• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, March 29, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Tuku thotë se; Mehmeti e kërcënoi shokun Koço Theodhosi, duke i thënë se, po nuk e bëre këtë punë, të varë tek rrapi…”/ Raport-survejimi i “Vigjëlentit”, Vlorë ‘57

“Tuk Jakova kishte si qëllim që të rrëzonte udhëheqjen e Partisë dhe të dilte vetë …”/ Dokumentet e panjohura të ish-Sigurimit të Shtetit, për zëvendësin e Enver Hoxhës!
“Tuku thotë se; Mehmeti e kërcënoi shokun Koço Theodhosi, duke i thënë se, po nuk e bëre këtë punë, të varë tek rrapi…”/ Raport-survejimi i “Vigjëlentit”, Vlorë ‘57
“Tuk Jakova kishte si qëllim që të rrëzonte udhëheqjen e Partisë dhe të dilte vetë …”/ Dokumentet e panjohura të ish-Sigurimit të Shtetit, për zëvendësin e Enver Hoxhës!
“Tuku thotë se; Mehmeti e kërcënoi shokun Koço Theodhosi, duke i thënë se, po nuk e bëre këtë punë, të varë tek rrapi…”/ Raport-survejimi i “Vigjëlentit”, Vlorë ‘57
“Tuku tha se; nafta na ka lanë fukarenj, pasi shteti ynë nuk ka asnjë fitim nga ai sektor dhe kur isha në qeveri, unë…”/ Raport-survejimi i “Nuredinit”, Berat, 1955
“Tuku thotë se; Mehmeti e kërcënoi shokun Koço Theodhosi, duke i thënë se, po nuk e bëre këtë punë, të varë tek rrapi…”/ Raport-survejimi i “Vigjëlentit”, Vlorë ‘57
“Tuk Jakova kishte si qëllim që të rrëzonte udhëheqjen e Partisë dhe të dilte vetë …”/ Dokumentet e panjohura të ish-Sigurimit të Shtetit, për zëvendësin e Enver Hoxhës!
“Tuku thotë se; Mehmeti e kërcënoi shokun Koço Theodhosi, duke i thënë se, po nuk e bëre këtë punë, të varë tek rrapi…”/ Raport-survejimi i “Vigjëlentit”, Vlorë ‘57
“Tajar Zavalani i përktheu instruksionet për komunistët jugosllavë, kurse Zai Fundo…”/ Letrat e panjohura të Sejfulla Malëshovës nga Leningradi
“Tuku thotë se; Mehmeti e kërcënoi shokun Koço Theodhosi, duke i thënë se, po nuk e bëre këtë punë, të varë tek rrapi…”/ Raport-survejimi i “Vigjëlentit”, Vlorë ‘57
Ymer Dishnica
0
Shares
3.9k
VIEWS

Dashnor Kaloçi                    

Pjesa e gjashtëmbëdhjetë

Memorie.al/ publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet një dosje voluminoze që i përket Tuk Jakovës, i cili që nga periudha e Monarkisë së Zogut, ishte një nga krerët kryesorë të Grupit Komunist të Shkodrës, i dënuar me burg politik në gjyqin e famshëm të vitit 1938, së bashku me Qemal Stafën e Vasil Shanton, pjesëmarrës në mbledhjen themeluese të Partisë Komuniste Shqiptare dhe anëtar i Komitetit Qendror Provizor të saj, që nga mbledhja themeluese e 8 nëntorit të vitit 1941, komisar politik i Brigadës së Parë Sulmuese dhe Korparmatës së Parë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, ku nga mbarimi i Luftës, në nëntorin e vitit 1944 e deri në 1955-ën, mbajti disa funksione dhe detyra të larta partiake e shtetërore, si: anëtar i Byrosë Politike dhe sekretar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare, ambasador fuqiplotë i Republikës Popullore të Shqipërisë në Beograd, President i Sindikatave të Shqipërisë, ministër i Financave dhe zv/Kryeministër i qeverisë shqiptare, të kryesuar nga Enver Hoxha etj. E gjithë dosja voluminoze (formulare dhe hetimore) që publikohet për herë të parë nga Memorie.al., ku ndodhen me qindra dokumente të panjohura, në ngarkim të ish-gjeneral-leitnant Tuk Jakovës, (“Hero i Popullit”), të cilat i përkasin periudhës së viteve 1951-1959, kur ai pas kontradiktave të shumta, që kishte me Enver Hoxhës që nga mbarimi i Luftës, në vitin 1951 u përjashtua si anëtar i Byrosë Politike dhe në 1955-ën, u përjashtua edhe nga Komiteti Qendror i PPSh-së, duke u shkarkuar edhe nga të gjitha funksionet e partiake e shtetërore, që kishte mbajtur deri në atë kohë, u internua familjarisht në rrethin e Beratit, ku pasi punoi disa kohë si përgjegjës i Repartit të Zdrukthëtarisë në atë qytet, në 1957-ën, u dënua me izolim në Kalanë e Kaninës së rrethit të Vlorës, ku dhe u arrestua në vitin 1958, duke u dënuar me 20 vjet burg, i akuzuar si “tradhtar e armik i popullit”, deri sa vdiq në spitalin e Burgut të Tiranës në vitin 1959, në rrethana misterioze! Çfarë thuhet në dokumentet sekrete (relacione, fotografi, kartela, formularë, raport-informacione, shënime, proces-verbale, raporte-survejimi, plane-masash, letra denoncuese, etj.) që i përkasin periudhës 1955-1959, kur ai ishte në ndjekje dhe survejim të vazhdueshëm nga organet e Sigurimit të Shtetit, cilët ishin oficerët e organeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që ishin ngarkuar për vëzhgimin e tij dhe emrat e pseudonimet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit, që e mbanin atë nën kontroll të rreptë?!

                                                  Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi i uroj mirëseardhjen, Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…”/ Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit, në ’82-in

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Raqi Zavalani, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Vigjilenca”, lidhur ndjekjen e survejimin e Tuk Jakovës në rrethin e Vlorës, ku ai ishte i internuar

Vlorë, më 4.11.1957                                                           Marrë nga P.Op. Raqi Zavalani

                                                                                              Dhënë nga B.p. “Vigjëlenti”

                                                          R A P O R T

Mbi demokracinë e unitetin e Partisë:

Përsa i përket demokracisë në Partinë tonë, thotë Tuku e Hulusiu, nuk është e plotë; pasi çdo A.P. nuk i lejohet të shtrojnë ato që mendon dhe që janë të vërteta, p.sh., Tuku thotë se ato që unë shtrova në plenium, ishin të drejta dhe ashtu i mendoja unë, kurse mua, pse i shtrova këto, morën të gjitha këto masa, janë thyer normat leniniste në Parti, e përjashtojnë Mitën, sikur e nxjerrë çifligari bujkeshën nga çifliku, ashtu e ka përjashtuar Liri Belishova.

Shtypet Konferenca e Tiranës, pse atje bëjnë shokët pyetje të drejta, siç është rasti i marrëdhënieve me Jugosllavinë, diskutojnë gjendjen ekonomike të vendit, pyesin për punën e Koçi Xoxes dhe kundra tyre merren masa deri në internimin e tyre. Po kështu thotë dhe Hulusiu për ato që i ka biseduar me sh. Beqir Balluku dhe që më vonë pasi e ka thirrur organizata bazë e Partisë. Në Konferencën e Tiranës, thotë Hulusiu, se jugosllavët nuk kanë bërë asnjë ndërhyrje, porse kjo është shpifje.

Përsa i përket unitetit dhe ky mungon, pasi në plenium nuk ka kritika as autokritikë mbi të metat, mbasi anëtarët e pleniumit kanë frikë, p.sh. të kritikojnë sh. Mehmet, ose sh. Enver, porse bëjnë amin, nga kjo lind dhe kulti i individit, p.sh. sh. Mehmet i thotë shokut Koço Theodhosi, që në rast se nuk e bën këtë punë të varë tek rrapi.

Mbi ligjshmërinë socialiste:

Në ligjshmërinë socialiste ka gabime të shumta, thotë Tuku e Hulusiu. Kjo duhet filluar që nga Koçi Xoxe, i cili sipas mendimit tyre, nuk duhesh të pushkatohesh. Për Njazi Islamin që vrau veten, thotë Tuku, nuk ka qenë armik. Kurse për Sali Ormenin, thotë se e kanë vrarë dhe nuk është e vërtetë që të ketë vrarë veten.

Po kështu thonë se; pa asnjë faj u pushkatuan Dali Ndreu e Liri Gega, se akuza ‘në shërbim të një shteti të huaj’ nuk është e vërtetë, sidomos për Dalinë. Gjithashtu thotë se; edhe dënimi i Pajo Islamit, thotë Hulusiu, është i pa drejtë dhe për masat karshi tyre janë të pa drejta, e njerëzve të tjerë të këtij kallëpi. Prandaj në këtë drejtim ka gabime të rënda e të pa falshme.

Mbi gjendjen ekonomike:

Përsa i përket gjendjes ekonomike jo të mirë, këtë e kishin me drejtimin e keq që bëhet nga ana e aparatit shtetëror, me burokracinë e madhe që ekziston, sidomos në Komisionin e Planit të Shtetit, tek sh. Spiro Koleka, të cilin e cilësojnë prototipi i burokratit, me krijimin e shumë hallkave administrative që janë të panevojshme, me mbajtjen e shumë të forcave të Ministrisë Brendshme, me mungesën e kontrollit, etj.

Përsa i përket ngritjes së Kooperativave Bujqësore, nuk është e vërtetë, thonë, se ngrihen në baza vullnetarizmi, por me forcë. Se ai që del e pengon, e bëjnë kulak. Përsa i përket shpalljes së kulakëve, nuk ka qenë i drejtë, thotë Tuku, udhëzimi i Komitetit Çentral që është nxjerrë në vitin 1949. Kurse heqjen  e triskëtimit, e konsiderojnë si një sukses nga ana politike, porse Hulusiu thotë se; po ta krahasojmë standardin e vitit 1938, ka qenë më mire, mbasi vlefta e lekut të atëhershëm me sot, është 1 me 40 lek të sotshëm.

Mbi Sejfulla Malëshovën e Ymer Dishnicën:

Po të shikohen sot ato që ka shtruar Sejfulla Malëshova, thotë Tuku e Hulusiu, mjaft çështje dalin të drejta, tue marrë për bazë se si po punojnë shokët e Kinës, ndërsa Partia jonë akoma sot mbas 11 vjetësh, i thotë armik e shërbëtor i borgjezisë. Kurse për Ymerin, thotë Hulusiu, vet ashtu i thanë për të vepruar në Mukje, e pastaj morën masa dhe sot i thonë armik, i cili është dakord, e po i shërben popullit shumë mirë.

Mbi udhëheqjen:

Përsa i përket udhëheqjes e sidomos shumë keq flasin për shokun Enver Hoxha, tue i thënë; mish me dy sy. Thonë se gjatë Luftës, është strehuar ndër tregtarët Selfua dhe Omari, se gjatë Luftës vetëm se është fshehur dhe kemi mbetur tue e kërkue, nuk mendon aspak për gjendjen e vendit, por gjithçka ta bëjnë si në Bashkimin Sovjetik, tue mos menduar si t’i përshtatet vendit e aplikon eksperiencën sovjetike në mënyrë shabllone, kështu është për kolektivizimin, për aparatin shtetëror, etj.

Është element që bën ashtu si thonë dhe e ndërron pllakën vetëm për të siguruar vendin që ka.

Për Mehmet Shehun, thonë se është ekstremist, karrierist.

Për shokun Spiro Koleka, burokrat, i cili shumë herë është, kritikuar dhe nuk ka guxim me kritiku.

Për shoqen Liri, thonë se është llafazane dhe ajo më e vendosura për mos rregullimin e marrëdhënieve me Jugosllavinë.

Për shokun Gogo, thonë se është punëtor i ndërgjegjshëm, por nuk është i zhvilluar.

Për shokun Beqir, thonë se është i mire, e më pak i përlyem në këto çështje.

Për shokun Kadri Hazbiu, thonë se i ka lyer duart me gjak.

Si përfundim: Tue u bazua në gjendjen e sotme, ata thonë se; kjo gjendje mund të rregullohet si në parti brenda ashtu dhe me Jugosllavinë. Tue e hequr shokun Mehmet Shehu e Liri Belishovën, si element që kanë penguar në përmirësimin e marrëdhënieve me Jugosllavinë, këtë lojë mos ta lozi sh. Enver dhe në vendin e sh. Mehmet, me vu sh. Beqir Balluku.

Kurse me ardhjen e Zhukovit, tue lexue fjalimin e tij e të sh. Enver, thonë se tashti duhet të rregullohen marrëdhëniet me Jugosllavinë, mbasi e sigurojnë dhe shokët sovjetik, por kjo marrëdhënie do rregullohet pa marrë masa kundër personave, mbasi ashtu e lyp gjendja politike.

Mbi marrëdhëniet e Tukut me Bedrinë, Dhorën e Xhafer Vokshin:

Nga diskutimet e deritashme, ka dalë se Tuku ka shkue tek Bedri Spahiu në Elbasan dhe ka bisedue këto çështje:

  1. Mbi masat e marruna karshi tyre, të cilat i kanë quajt të pa drejta.
  2. Mbi marrëdhëniet me Jugosllavinë.
  3. Mbi rehabilitimin e Koçi Xoxes.
  4. Mbi normat leniniste në Parti. Në atë takim kanë ndenjur shumë vonë dhe mbasi janë fikur dritat, kanë ndenjur me qiri.

Me Xhafer Vokshin:

Këta janë takuar në Berat, nuk e di me siguri, në kohën kur po zhvillohej Konferenca e Tiranës, ku Xhaferi i ka thënë; a don me i shkrue letër Konferencës, kurse Tuku i është përgjigjur; jo, por në rast se më thërrisni, do shkoj.

Me Dhora Lekën:

Me këtë person ka patur takime ma të shpeshta, e cila e ka informuar Tukun për sa i përket marrëdhënieve me Jugosllavinë, mbasi ajo, siç thotë Tuku, takonte me Cveton.

Me Cveton është takuar dhe e shoqja e Tukut, Mita. Dhora ka shkue dhe tek Bedriu dhe i ka kërkue dhe Frano Jakovës, Rezolucionin e Plenumit VIII-të, i cili ja ka gjetur dhe ja ka dhënë.

Mbi Hulusi Spahiun:

Ky deri tashti nuk ka nxjerr se me kë ka biseduar, por thotë; kemi diskutu me Tahir Kadarenë, mbi planet 15 vjeçar të bletëve dhe të pyjeve, plane këto bombastike e qesharake./Memorie.al

            Datë 4/XI/1957                                                                                  “Vigjilenti”

                                                Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Historia tragjike: “Nanë Lajde Arapin, s’e lanë të priste ngushëllime për të birin, sepse ai ishte ‘anmiku’ i Shqipnisë dhe…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi

Next Post

Ukraina/“Historia e panjohur e një populli që refuzon të vdesë”?!

Artikuj të ngjashëm

“Pasi i uroj mirëseardhjen, Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…”/ Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit, në ’82-in
Dossier

“Pasi i uroj mirëseardhjen, Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…”/ Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit, në ’82-in

March 29, 2023
“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit
Dossier

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

March 26, 2023
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 24, 2023
“Nga ushqimi, fjetja, takimet me familjen dhe masat ndëshkimore, te shpërndarja e të dënuarëve në burgjet e kampet e fshehta për…”/ Historia e panjohur e të burgosurve politik e ordiner, në vitet 1945-‘90
Dossier

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 23, 2023
“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960
Dossier

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
Next Post
Ukraina/“Historia e panjohur e një populli që refuzon të vdesë”?!

Ukraina/“Historia e panjohur e një populli që refuzon të vdesë”?!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!