• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, January 7, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Hetuesi, njeri tërë vese e krime, ngulmoi ta përdhoste atë krijesë të re, të pafajshme, donte të përlyente virgjërinë motrore, por vajza…”/ Historia e panjohur e Marie Tucit

“Hetuesi, njeri tërë vese e krime, ngulmoi ta përdhoste atë krijesë të re, të pafajshme, donte të përlyente virgjërinë motrore, por vajza…”/ Historia e panjohur e Marie Tucit
“Musine Kokalarin e kisha shoqe qelie, ajo më tregonte se Enveri e adhuronte, kishte ndjenja për të dhe njëherë ai…”/ Dëshmia tronditëse e vajzës që u lind në Korfuz dhe vuajti 12 vite burg
Memorie.al
“Minia ishte ndihmësmjeke dhe Sigurimi e arrestoi qëllimisht ditën e dasmës e kur vdiq në burg, e la me amanet që ta vishnin me fustanin e nuses…”/ Dëshmitë e Agim Mustës, për gratë e burgosura
“Hetuesi, njeri tërë vese e krime, ngulmoi ta përdhoste atë krijesë të re, të pafajshme, donte të përlyente virgjërinë motrore, por vajza…”/ Historia e panjohur e Marie Tucit
“Hetuesi, njeri tërë vese e krime, ngulmoi ta përdhoste atë krijesë të re, të pafajshme, donte të përlyente virgjërinë motrore, por vajza…”/ Historia e panjohur e Marie Tucit
“Hetuesi, njeri tërë vese e krime, ngulmoi ta përdhoste atë krijesë të re, të pafajshme, donte të përlyente virgjërinë motrore, por vajza…”/ Historia e panjohur e Marie Tucit

Nga Kolec Çefa

Memorie.al / Maria! Kjo vajzë e re dhe e hijshme trashëgonte gjakun fisnik të popullit tonë, që i qarkullonte nder dej, si gen shqiptar, plot vitalitet race. Pajisë me virtyte, ajo dha shpresa që herët për një jetë plot urtí, dëshira për dije, impulse për veprimtari të dobishme. Kishte një fytyrë të hijshme plot dritë sinqeriteti, dy sy të butë e të urtë, ndriçue nga dashamirësia e zemrës e, nder buzë një qeshje e gjallë e gëzueshme, të bante për vete. Të shikonte me dashunì, të dëgjonte me vëmendje e, dialogonte njerëzishëm.

Në bisedë, mes interesës, arsyes e dashunisë, anonte nga dashunia. Fjala e saj, e bazueme në virtyt; sjellja, në hire; vepra, në fenë e gjallë. Fjala përherë e ambël, sjellja përherë e njerëzishme, vepra përherë e dobishme për të tjerët. Kishte një shpirt transparent, sepse nuk i shërbente gënjeshtrës, së keqes.

Ishte ose virtyt i dhanun nga nalt, ose i trashiguem, ose i fituem në rrjedhje të viteve. Edhe kur komunistët shpërndanë shoqatat e urdhënat religjiozë, mbyllen shkollat klerikale, rrënuen lterët e kishave, ajo u ruajt nga ndryshku i shpirtit, nga kalbëzimi i veseve, nga zvetënimi i mëkatit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Arshi Pipa, nji za i kurajshëm i vlerave, gladiator i paepun i arenave t’gegnishtes dhe personifikimi i të përsosunes së disidentit në jetë e në vepër…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur  

“Kur Esat Pasha e përdori xhandarmërinë për interesat vetjake, ambicioze kundër qeverisë kombëtare, Hafiz Ali Podgorica me patriotët e tjerë…”/ Historia e panjohur e kryebashkiakut të Durrësit në 1913-ën

Kjo lule virtyti mbeti ma shumë “motër”, se vajzë, ma shumë shpirt se trup, ma shumë ejell se njeri. Virtytet e shpirtit e lulet e kopshtit kundërmojnë erë të kandshme!

Shoqnia e sotme po sjell sytë ma shumë, jo kah politikanët, as kah të aftit për shpikje, por kah këto krijesa shpirtmira, që vet flijohen në shërbim të të tjerëve, në atë rrugë që ndoqi Nanë Tereza, se: “Pa dashuní dhe flijim, jeta nuk ka kuptim”!

Pak biografi

Vajza e njohun e Nikollë Mark Tucit dhe e Dilës Fusha, lindi më 12 mars 1928, e u pagëzue mandej me emnin e bukur Marie. Familja e saj jetonte në fshatin Ndërfushëz të Mirditës, me rrajë të vjetra fetare e, ndjenja të njohuna patriotike. Qe familje fetare e antikomuniste.

Rridhte nga trungu i dëgjuem i Prengë Bibë Dodës, nënkryetar i lidhjes së Prizrenit, shumë vjet i internuem në Anadoll të Turqisë, pjesëmarrës nder veprimtari politike e ndeshtrasha shoqnore, mik i Abatit të Mirditës.

Edhe gjyshi i Mariës, përmendet në Mirditë, si trim e patriot, madje këndohet në kangë popullore, se luftoi kundër turqve e veglave të tyne, në Mirditë. Tue mos durue dhunën turke, ai, së bashku me Ndue Gjonin, vranë Bimbashin turk, që dogji kullat e Oroshit.

Dhe u rrit Maria mes kujdesit, përkëdheljeve e dashunisë prindërore, tue ndigjue lutjet e kangët për fe e, për atdhe. E dëshirueme mbas Kishës e shkollës, mësimet e fillores e të mesmen ,i kreu në shkollën e “Motrave Stigmatine”, ku dijet e morali përvetësoheshin mirë, ku merrej një kulturë perëndimore e, rritej e forcohej karakteri. Për natyrë, e moçme e me vullnet, ajo u dallue në mësime.

Mandej mohoi gëzimet e jetës në lulen e rinisë, hyni në rrugën e vështirë të “Motrave Stigmatine”, e u formue të jetojë për idealet “Fe e Atdhe”, e u aftësue të luftojë për të mbrojt bindjet e veta. Ndonëse erdhën kohë të vështira, ajo u tregue e guximshme, madje luftarake.

Monsinjor Frano Gjini, arriti të ndërhyjë që dy vajzat mirditore: Maria e Davida e Gjonmarkaj, si të afta, të edukueme mirë e të pregadituna, të emnoheshin mësuese në Mirditë. Por shpejt lufta e klasave, e transferoi Marien në një fshat shumë të largët të Mirditës. Dhe atje pati rezultate shumë të mira. Fshatarët filluen ta thërrasin; “vajzë me tipare burrnore”.

Vrasja e Bardhok Bibës, qe një pretekst i shfrytëzuem shpejt për të shtrie terrorin e kuq. Në Mirditën e panënshtrueme lehtë, filluan shpejt burgosjet, mbarë e mbrapshtë, internimet me faj e pafaj, pushkatimet me proces e pa proces. Mirdita provoi çdo me thanë diktaturë e proletariatit komunist e anti-katolik. Siç deklaroi ma vonë një prokuror kriminel: “Lleshërat, Prengërat, Zefërat, i kemi marrë mbarë e mbarë, e i kemi likuiduar si armiqtë e popullit”.

Këtê fat provoi edhe familja e Maries, dhe vetë Maria, e cila u arrestue me 10.08.1949. Po në atë ditë u arrestue edhe i vëllai. Ndërsa e motra, edhe ajo aktivizue me “grupin e studentëve”, me axhën, u internuan në Tepelenë. Ajo që harrohet përsëritet! E futën në një birucë të errët, pa dritë, pa ajër, pa jetë!

E nisën hetuesinë me miklime mashtruese, e vazhduan me provokime e kërcënime, për ta përfundue me tortura deri në vdekje. Hetuesi, njeri tërë ves e krim, ngulmoi ta përdhoste atë krijesë të re, të pafajshme, por vajza, gjak fisi e bijë virtyti, ishte edukue nga stigmatinet, të përballonte tërbimin e furishëm të mëkatit të flligshtisë e, të urrejtjes klasore. Ai donte të përlyente virgjërinë motrore, donte të thyente burrninë e Gjomarkajve.

Një shoqe nga burgu, Olimbi Baruti, ka dëshmue: “Maria ishte e zgjuar, trime, besonte shumë e lutej shumë në burg. Ishte kundërshtare e komunizmit ateist. Një herë në muaj, merrte diçka nga familja, përmes një mike shtëpie, të cilën e shpërndante ndër shoqet”.

Ndërsa e bashkëburgosuna, Vida Matlija (vdekë 1994), ka deklarue si vijon: “Gjatë të ftohtit, rrinim të përqafuara, për t’u ngrohur. Biruca e burgut ishte plot ujë, që pikonte edhe në dyshek. Atë e çuan në spital, në kushte të rënda shëndetësore…”!

Por kjo martire virtyti e demokracie, dëshirën për jetë e shihte në dashurinë për njerëzit, bukurinë e jetës e shihte në shërbimin ndaj tjerëve; qëllimin e jetës e shihte në qëllimin e motrave stigmatine. Dhe të tria këto i zbutnin vuajtjet, i pakësonin dhimbat, i hiqnin frikën në ato orë torturash.

Zef Margjini, i përndjekuni i komunizmit, në veprën; “Ecje e një shqiptari drejt lirisë”, shkruan për Marie Tucin: “Një vajzë rreth 20 vjetëve, kam njohë personalisht atë dhe familjen e saj, u arrestue për motive pikëpamjesh dhe iu nënshtrue torturave të tmerrshme: e zhveshën dhe e futën në një thas të madh dhe me te futën edhe një mace; thesin ia lidhën rreth qafës e pastaj, policët kriminelë, i binin maces me shkopinj, ta egërsonin, ta hakërronin. Kafsha, tue mos pasë kah me dalë, gërdhishte trupin e vajzës…”! (faqe 38).

“Më tingëllojnë ende nder veshë fjalët e saj, – më tregon motër Virgjina. – Shkova në spital dhe duke ecur në korridorin e gjatë të spitalit, dëgjova një zë: ‘Motër Virgjina, a nuk po më njeh, jam Maria’! Gati më shpërthyen lotët. U mbajta’. ‘Më ka thanë kryetari i Degës, – vazhdoi Maria, – do të bëj të mos njohë as familja yte’. Dhe vërtetë, ishte bërë për të mos u njohur”!

Edhe ish të burgosurat; Terezina Zorba, Drita Kosturi e Ana Daja, tregojnë nga sa kanë ndëgjue atëherë: “Torturat për të, kanë qenë nga ma të ndryshmet dhe nga ma të tmerrshmet: uji i hjedhun gjatë ditës e gjatë natës në dyshek, uria, korrenti elektrik, shuen në lulen e rinisë jetën e saj. Atë e kanë zhveshë dhe i kanë futë macen në pjesën e poshtme të trupit. Ishte dobësue aq shumë, sa nuk u njihte. E pra, kishte qenë vajzë mjaft e hijshme!

Një letër e shkrueme prej saj, që nuk mujtëm me e nxjerrë prej burgut, do të ishte një dëshmi bindëse e veprës çnjerëzore, e kriminelëve të Sigurimit të Shtetit. “Ditët e mija po mbarojnë. Dëshira e Kolonelit për të më marrë jetën, u realizue.

Kriminelët e tij, nuk lanë torturë pa provue në trupin tem”! Siç ka deklarue Luçie Kola, ish e burgosun, e cila i ngjante shumë në pamje Maries: “Kur hetuesi më ka pa të varun për krahësh, âsht tmerrue, se ka kujtue se ishe Maria, e cila kishte vdekë para pak kohe”. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Komanda e Lartë italiane e Lindjes, do të lejojë futjen e divizionit në zonën e Dibrës, ose të Korçës, por jo në Elbasan, sepse...”/ Ditarët e luftës të ushtarakut madhor gjerman, Helmuth Greiner, 1943-1944

Next Post

Kalendari Historik 22 Nëntor 2024

Artikuj të ngjashëm

“Kur dola nga burgu pas dhjetë vitesh vuajtjesh e izolimi, takova ministrin Ramiz Alia, ish-nxënësin tim në gjimnazin e Tiranës dhe ai…”/ Dëshmia e rrallë e Arshi Pipës, për studiuesin francez
Personazh

“Arshi Pipa, nji za i kurajshëm i vlerave, gladiator i paepun i arenave t’gegnishtes dhe personifikimi i të përsosunes së disidentit në jetë e në vepër…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur  

January 7, 2026
“Për herë të parë në një qeveri shqiptare, nisi të funksiononte ‘Zyra e Sigurimit Publik’, apo ‘Drejtoria e Policisë Shqiptare’, ku u emërua…”/ Historia e panjohur e shkollës së Xhandarmërisë në Gjirokastër
Personazh

“Kur Esat Pasha e përdori xhandarmërinë për interesat vetjake, ambicioze kundër qeverisë kombëtare, Hafiz Ali Podgorica me patriotët e tjerë…”/ Historia e panjohur e kryebashkiakut të Durrësit në 1913-ën

January 6, 2026
“Për fat të keq, varri Qazim beut nuk ka qenë i shënuar dhe deri më 27 nëntor 1997, shumica e qytetarëve në Strugë, nuk ia kanë ditur se…”/ Historia e trishtë e djalit të dytë të Ismail Qemal Vlorës
Personazh

“Për fat të keq, varri Qazim beut nuk ka qenë i shënuar dhe deri më 27 nëntor 1997, shumica e qytetarëve në Strugë, nuk ia kanë ditur se…”/ Historia e trishtë e djalit të dytë të Ismail Qemal Vlorës

January 6, 2026
“Kur e panë se Qazim beu s’doli katër ditë nga shtëpia, se s’kishte gjurmë në oborrin e mbuluar nga bora, fqinjët e tij, familja Laçka, u futën…”/ Mister i vdekjes së djalit të dytë të Ismail Qemalit, në dhjetor 1953
Personazh

“Kur e panë se Qazim beu s’doli katër ditë nga shtëpia, se s’kishte gjurmë në oborrin e mbuluar nga bora, fqinjët e tij, familja Laçka, u futën…”/ Mister i vdekjes së djalit të dytë të Ismail Qemalit, në dhjetor 1953

January 7, 2026
“Qazim bej Vlora në moshën 66 vjeçare, u martua me Behije Sherif Masllafin (Ohrin), grua e ve 29 vjeçare, që kishte katër fëmijë…”/ Historia e panjohur e djalit të dytë të Ismail Qemalit që trashëgoi arkivin e tij
Personazh

“Qazim bej Vlora në moshën 66 vjeçare, u martua me Behije Sherif Masllafin (Ohrin), grua e ve 29 vjeçare, që kishte katër fëmijë…”/ Historia e panjohur e djalit të dytë të Ismail Qemalit që trashëgoi arkivin e tij

January 7, 2026
“Edhe studiuesit turq, që janë më të interesuar, deri më sot në këtë pikë, nuk janë përqendruar tek roli i Hasan Tahsinit në krijimin e universitetit të Stambollit…”/ Refleksionet e osmanologut të njohur
Personazh

“Falë ndërhyrjes së ambasadorit Austro-Hungarez në Stamboll, kontit Grafit Zichy dhe përkujdesjes së Primatit armen, në korrik 1877, Prend Doçi u largua për në Romë…”/ Historia e panjohur e Abatit të Oroshit

January 2, 2026
Next Post
Kalendari Historik 1 Nëntor 2024

Kalendari Historik 22 Nëntor 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme