• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, August 29, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

Gegnishtja dhe liria e asocimit: nji paradoks shqiptar!

“Në dhjetor ’66-të, teksa shkova për stërvitje si zakonisht te këndi ‘Spartak’, trajneri ekipit, më doli para dhe me lot në sy…”/ Dëshmia e trishtë e legjendës së basketbollit shqiptar
Mul Delia, Bajraktari i Hotit dhe të parët e tij deri në 16 breza, me një histori gati 500 vjeçare
Mahir Domi, kollosi i letrave shqipe i diplomuar në Grenoble, që në moshën 9 vjeçare, ishte abonuar në gazetat e Monarkisë, dhe “Dielli” të Bostonit e “Shqipëria e re” të Kostancës
“Në Elbasan, rebelët e Haxhi Qamilit dogjën flamurin kombëtar, duke thirrur ‘ngordhi sorra’ dhe…”/ Kujtimet e panjohura të ish-sekretarit të Fan Nolit
Mul Delia, Bajraktari i Hotit dhe të parët e tij deri në 16 breza, me një histori gati 500 vjeçare
Memorie.al

Nga FILIP GURAZIU

Memorie.al / Ekziston nji paradoks që nuk mund të kalohet pa u vu re prej askujt që beson në shtetin e së drejtës dhe në aspiratën europiane të Shqipnisë. Ky paradoks lidhet direkt me lirinë e asocimit dhe me të ardhmen e gjuhës historike të shqiptarëve: gegnishtes. Me themelue nji shoqatë në mbrojtje të gjuhës gegë, me objektiv rivlerësimin e gegnishtes dhe vendosjen e saj në vendin e meritueshëm në ndërthurje me gjuhën standarde të 1972 (çka nënkupton kërkesën për rishikimin e atij vendimi), në Shqipni nuk ka qenë e nuk asht e mundun.

Kjo situatë nuk lidhet me mungesën vullnetit e as për pengesa burokratike, por për nji arsye thelbësore: në Shqipni liria e asocimit mbetet e kushtëzueme!

Në letër, Kushtetuta shqiptare e garanton këtë të drejtë. Por në praktikë, çdo shoqatë qytetare duhet me marrë miratimin e gjykatës për m’u themelue. Pa regjistrim gjyqësor, shoqata nuk njihet, nuk vepron, nuk ekziston.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ndërkohë që Qamili hynte dhe dilte nga studio e tij me piktura në duar, policia do ta akuzonte si matrapaz që merrej me punë të fshehta kundër partisë dhe…”/ Historia e panjohur e piktorit të famshëm

“Duke kujtuar burgjet, persekutimet dhe dhunën e gjenocidin etnik serb ndaj Kosovës, poezia e tij shpreh shpirtin e lënduar…”/ Refleksionet e publicists së njohur nga SHBA-ja, për poetin Agim Gjakova

Ky nuk asht nji formalitet i pamenduem, përkundrazi i menduem shumë me hollësi, mbasi mbron parimet ideologjike të atyne nostalgjikëve që ende janë “zâ parë” në demokracinë e brishtë shqiptare! Me pak fjalë: vepron nji mekanizëm që e shndërron nji të drejtë themelore kushtetuese në nji leje.

Në demokracitë europiane, liria e asocimit asht nji e drejtë direkte. Qytetarët organizohen me vullnet të lirë në nji shoqatë e shteti ndërhyn vetëm ex post (mbrapa) në rast abuzimesh apo shkeljesh të randa ligjore. Kur ndërhyrja bahet ex ante, pra përpara se shoqata të ekzistojë, atëherë nuk kemi ma liri, por kontroll.

Rasti i gegnishtes e nxjerr këtë problem në dritë të plotë. Nuk kemi të bajmë me nji lëvizje radikale e as me rrezik për rendin publik, kemi të bajmë me kulturë, me trashëgimi gjuhësore, me pluralizëm për mos hupjen e vlerave të shqiptarizmit, por edhe pse asht kështu, edhe kjo fushë mbetet e cenueshme kur shprehja e saj varet prej vullnetit të nji gjyqtari.

Themelimi i shoqatave në Europë (si shembull në Itali) nuk përfaqëson nji akt proteste simbolike, por nji domosdoshmëni demokratike. Asht e vetmja mënyrë për me garantue atë që duhet me qenë normale: të drejtën e qytetarëve për m’u organizue pa i kërkue leje shtetit për me ekzistue si subjekt shoqnor.

Kjo situatë shtron nji pyetje thelbësore për demokracinë shqiptare: nji shtet nuk gjykohet vetëm prej deklaratave kushtetuese, por prej mënyrës se si i lejon qytetarët me i ushtrue realisht të drejtat e tyne që i lejon kushtetuta.

Kur ndërmjet normës kushtetuese dhe praktikës krijohet nji hendek i qëndrueshëm, kemi të bajmë me nji problem politik, jo thjesht teknik.

Në qoftë se Shqipnia synon me qenë pjesë e Evropës, duhet me pranue nji parim të qartë: liria e asocimit nuk asht nji favor i shtetit, as nji akt gjyqësor. Asht nji e drejtë qytetare.

Derisa kjo të kuptohet dhe të zbatohet, mbrojtja e gegnishtes dhe bashkë me të pluralizmi kulturor do të vazhdojë paradoksalisht m’u realizue ma lehtësisht jashtë Shqipnisë se sa brenda saj. Kjo asht nji e vërtetë që nuk i shkon për shtat asnji demokracie që pretendon të jetë europiane./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur e panë se Qazim beu s’doli katër ditë nga shtëpia, se s’kishte gjurmë në oborrin e mbuluar nga bora, fqinjët e tij, familja Laçka, u futën...”/ Mister i vdekjes së djalit të dytë të Ismail Qemalit, në dhjetor 1953

Next Post

“Asht prifti, vllau i Dedës që punon me mue, ti ke shok t’nipin, atë qe i bjen kitarës, ka dalë prej burgut, e si duket .…”/ Historia e panjohur e Kardinal Ernest Troshanit

Artikuj të ngjashëm

“Ndërkohë që Qamili hynte dhe dilte nga studio e tij me piktura në duar, policia do ta akuzonte si matrapaz që merrej me punë të fshehta kundër partisë dhe…”/ Historia e panjohur e piktorit të famshëm
Art & Kulture

August 27, 2026
“Duke kujtuar burgjet, persekutimet dhe dhunën e gjenocidin etnik serb ndaj Kosovës, poezia e tij shpreh shpirtin e lënduar…”/ Refleksionet e publicists së njohur nga SHBA-ja, për poetin Agim Gjakova
Art & Kulture

“Duke kujtuar burgjet, persekutimet dhe dhunën e gjenocidin etnik serb ndaj Kosovës, poezia e tij shpreh shpirtin e lënduar…”/ Refleksionet e publicists së njohur nga SHBA-ja, për poetin Agim Gjakova

August 27, 2026
“Bashkë me Revolucionin Kulturor, kinezët sollën edhe gripin ‘Hong Kong’, ku sipas mjekut të njohur, në Tiranë pati 300 vdekje dhe…”/ Dëshmitë e poetit dhe  shkrimtarit të njohur nga SHBA-ës
Art & Kulture

“Agim Gjakova është një nga figurat më interesante dhe jetëgjatë të letërsisë shqipe, ka një histori njerëzore dhe krijimtari të jashtëzakonshme, pasi…”/ Refleksionet e publicistes së njohur nga SHBA-ja

August 27, 2026
“Shuteriqi e mbrojti Koço Kostën, pas novelës së tij te ‘Nëntori’, kur ishte dhënë porosia që ‘të fshikullohej’, madje deri për burg…”/ Dëshmia e poetes dhe shkrimtares së njohur Natasha Lako

August 24, 2026
“Kur Skënder Sallaku, si sekretar partie i Estradës dhe Luan Zhegu, si zëvendës i tij, e pyetën regjizorin Leka Bungon, se ç’mendim kishte për Enver Hoxhën, ai iu tha…”/ Historia e bujshme në ‘89-ën
Art & Kulture

“Pas mbledhjes urgjente në Lidhje ku na komunikuan fjalën e Enverit për Festivalin e 11-të, që na ra si bombë, Shuteriqi më shpëtoi mua dhe Simon Gjonin, nga prangat…”/ Dëshmia e rrallë e Zhani Cikos

August 22, 2026
“Vepra e Natasha Lakos dhe Mevlan Shanajt, duhet parë edhe si një bashkëpunim artistik, që i jep dokumentarit një identitet…”/ Refleksione mbi filmin e ri “Nikolla i zemrës së Tiranës”
Art & Kulture

“Vepra e Natasha Lakos dhe Mevlan Shanajt, duhet parë edhe si një bashkëpunim artistik, që i jep dokumentarit një identitet…”/ Refleksione mbi filmin e ri “Nikolla i zemrës së Tiranës”

August 18, 2026
Next Post
“Asht prifti, vllau i Dedës që punon me mue, ti ke shok t’nipin, atë qe i bjen kitarës, ka dalë prej burgut, e si duket .…”/ Historia e panjohur e Kardinal Ernest Troshanit

“Asht prifti, vllau i Dedës që punon me mue, ti ke shok t’nipin, atë qe i bjen kitarës, ka dalë prej burgut, e si duket .…”/ Historia e panjohur e Kardinal Ernest Troshanit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme