• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, July 13, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Asht prifti, vllau i Dedës që punon me mue, ti ke shok t’nipin, atë qe i bjen kitarës, ka dalë prej burgut, e si duket .…”/ Historia e panjohur e Kardinal Ernest Troshanit

“Me ‘koha e V. Rëmbecit’, nënkuptonin masakrat e fundviteve ’40-të, e ‘T. Markos’, e ‘S. Vullkanit’, po ato tmerre, e ‘H. Pelës’, përdhunimet e burrave të zamanit…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit
“Dom Simoni ishte i vrarë shpirtërisht, jo nga vuajtjet e burgut apo, problemet e demokracisë së brishtë por, nga kolegët dhe drejtuesit e Kishës në Shkodër, pasi…”/ Historia e panjohur e fratit rebel
“Krishtlindjet në kohën e komunizmit: Fotot e panjohura të Dom Ernest Troshanit duke dhënë meshë”
Papa Françesku, me Kardinalin shqiptar Ernest Simoni, për bekimin ‘Urbis et Orbi’ me rastin e Pashkëve, 2023
“Krishtlindjet në kohën e komunizmit: Fotot e panjohura të Dom Ernest Troshanit duke dhënë meshë”
“Kryehetuesi, zotni Qemali, më tha; ‘Fol për Fishtën, thuej të vërtetën, edhe kur të dalësh, thuej asht patriot, asht artist, – e përsëriti me delikatesë, – por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-Ipeshkvit të Shkodrës
“Groposja e shenjtë: Si një prift shpëtoi reliket e Argjipeshkvisë nën regjimin e Enver Hoxhës”

Nga Pjetër Logoreci

Memorie.al / Me sa më kujtohet ka kenë vjeti 1980, …ndoshta ‘81, ditë terrori, kur mund të “ndodhte gjithçka”: …kur mund të delshe nadje në punë, por të mos ktheheshe në darkë e, familjes t’i kriste në derë Operativi Sigurimit të Shtetit e polici i lagjes, me lajmrue se djali asht arrestue si armik…, kur kojshija sigurims të përgjonte “hymje daljet” e bisedat që ja mundsonte dyshemja me dërrasë e “muret” da’ me fibër, …kur ‘Zanin e Amerikës’, Radio Londrën e Radio Vatikanin’ i ndijshim të mshehun nën jorgan o batanije…., pra, kur pushteti i të kuqve ishte ma agresiv se kurrë.

Banojshim në nji ngrehinë që kishte kenë stallë bagëtish e familjes Ndoc Xhuxhës te “Arra Madhe”… e përballë, në nji si oborr, ku lajshim e ndejshim teshat, kishte dy ditë që ulej nji i moshuem me pamje të vuejtun. I ndrojtun, i lodhun ma shumë prej halleve se prej vjetve, i krrusun, e kryet e mbluem me flokë të bardhë të dendun, që i jepshin pamje fisnikut.

Mbasi varte në pemë xhaketën e vjetrueme dokut (si xhaketë burgu), xente vend në nji qoshe tuj i dhanë kurrizin kalimtarëve, mos me ra në sy, nxirrte prej shtrajcet vaktin e mesditës të pshtjellun në nji facoletë, bante kryq e fillonte me hanger çka kish marrë prej shpijet.

Gjithashtu mund të lexoni

“Për Shqipërinë u ngrit pranë ministrisë së Jashtme italiane një departament, besuar Zenone Beninit, mik fëmijërie i Cianos; më pas u dërgua në Tiranë Piero Parini, i cili…”/ Ana e panjohur e pushtimit italian

“Brenda një ore, nga grumbulli i njerëzve, përafërsisht mbi 3 mijë veta që ishin vendosur në oborr dhe shesh, asnjë nuk mbeti në këmbë…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të Masakrës së Tivarit, prill ‘41

Të mjerin, komunalja e kishte sjellë punëtorë krahut me pastrue kanalet e rrugës. Punonte me kazmë e lopatë pa ndërpre tuj u ndalë veç me fshi djersen në fytyrën e rreshkun prej diellit përvëlues e pluhnin e makinave, që i kalojshin pa pushim përbri.

Tanë kohen më sillej në krye fytyra e tij, si e njoftun, por s’muejshe me e përcaktue se kush ishte e ku e kishe pa, derisa e pashë tuj u përshëndetë me tim atë i cili ma zgjidhi enigmën.

– “Kush asht ai burrë…, – e pyeta, – më duket si ftyrë e njoftun”?

– “Ti e njeh, i ke kenë edhe n’shpi”, ….m’u përgjigj aj, tuj m’shtue kuriozitetin.

– “Asht prifti, vllau i Dedës që punon me mue…, ti ke shok t’nipin, atë qe i bjen kitarës…! Ka dalë prej burgut, e si duket e kanë çu punëtorë n’Komunale.…”!

– “Dhe vazhdojnë me e ‘denue’ tuj e qitë n’rrugë me pastrue kanalet, me qëllim me e turpnue ndër njerz qi e njohin”, … ja ktheva i ndezun prej zemërimit rinor.

– “Mos u shkangullo, njeriu sa ka jetën ka shpresën, besoj se ka me ardhë ndoj ditë e bardhë edhe për ne, se nuk i kena ba gja askujt e, kena jetue gjithmonë me faqe të bardhë. Mandej ti je tuj e provue vetë n’kurriz tand,- …m’kujtoj im atë, – …s’të lanë me shkue na s’të lanë me shkue na asnji shkollë tjetër përveç gjimnazit, të paktën në nji shkollë zanatit, se për universitet s’bahet fjalë”.

Personazhi i vuejtun i kujtimit tem ishte Dom Ernest Simoni Troshani, i cili u ba për mue shembull se si duhet me durue e përballue situatat e vështira të jetës.

I duruemi i fituemi.

Çka ndodhi ma vonë me Ernestin, jena dëshmitarë dhe e dimë të gjithë, që Vatikani e ngriti n’statusin ma t’naltë për nji klerik, tuj e ba ‘Kardinal Ernest Troshani’, ktë prelat që vuejti për 18 vjet mundimet e Krishtit n’burgjet e diktaturës, por që mbet gjithnji shëmbëlltyrë e mirësisë, besimit n’Zot, qëndresës e sakrificës./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Gegnishtja dhe liria e asocimit: nji paradoks shqiptar!

Next Post

Kalendari 7 Janar 2026

Artikuj të ngjashëm

“Për Shqipërinë u ngrit pranë ministrisë së Jashtme italiane një departament, besuar Zenone Beninit, mik fëmijërie i Cianos; më pas u dërgua në Tiranë Piero Parini, i cili…”/ Ana e panjohur e pushtimit italian
Dossier

July 12, 2026
“Brenda një ore, nga grumbulli i njerëzve, përafërsisht mbi 3 mijë veta që ishin vendosur në oborr dhe shesh, asnjë nuk mbeti në këmbë…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të Masakrës së Tivarit, prill ‘41
Dossier

“Brenda një ore, nga grumbulli i njerëzve, përafërsisht mbi 3 mijë veta që ishin vendosur në oborr dhe shesh, asnjë nuk mbeti në këmbë…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të Masakrës së Tivarit, prill ‘41

July 12, 2026
“Në Tivar u gjetëm në shënjestër të pushkëve dhe mitralozave të vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe tarracë të shtëpive e…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të masakrës në 1 prill ‘45

July 13, 2026
“U quajt ‘Ura e Vezirit’, për nder të Mehmet Pashë Bushatit, vezir i Shkodrës, që paria e Spasit, Pistës, Trunit, Lajthizës dhe Sakatit…”/ Historia e panjohur e urës së famshme që komunistët i vunë minat në ‘78-ën

July 11, 2026
“Të gjithë nisën një jetë të re, nga Lindja e Mesme, në Australi, madje dikush në Europë apo SHBA-ës, si bashkëpunëtor i CIA-s, KGB-së apo Stasi-t…”/ Si u fshehën “kasapët” të Luftës së Dytë Botërore?!

July 10, 2026
“Masakra e Tivarit, u përgatit nga kreu i udhëheqjes jugosllave edhe pse më vonë A. Rankoviçi etj., këtë ngjarje e cilësuan si ‘incident të shkaktuar nga shqiptarët’…”/ Ana e panjohur e gjenocidit serb, më 1 prill ‘45!

Kalendari 1 Janar 2026

Kalendari 7 Janar 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme