Memorie.al /publikon për herë të parë fotot e ndërtesës së selisë së ambasadës së Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, e vendosur në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo ambasadë, do të shërbente si një nga rezidencat diplomatike më të rëndësishme të Tiranës zyrtare, jo vetëm në kontinentin amerikan, por edhe në mbarë botën. Në vitin 1955 kur ajo u inagurua, dhe deri në 1972-in, selia diplomatike e Republikës Popullore të Shqipërisë në OKB, do të qëndronte në rrugën 86 të zonës 446 East. Më pas nga viti 1972 dhe deri në 1990-ën, zyrat e saj u transferuan vetëm pak metra më poshtë në rrugën 87, të zonës 250 East, të Neë Yorkut.
Në vitet 1945 – 1955, si ambjente për atashimin e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, do të përdoreshin zyrat e ambasadës jugosllave dhe më pas asaj sovjetike të vendosura në Ëashington DC. Kjo ndërtesë në vitet 1955-1991 do të shërbente njëkohësisht dhe si një nga qëndrat e Drejtorisë së Tretë të Sigurimit të Shtetit (Zbulimit Politik), e cila përveç organizatës ku ishte atashuar, do të mbulonte nga ana e rezidenturës territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë.
Një nga detyrat kryesore prëgjatë 35 viteve të ekzistencës së saj gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë do të ishte, survejimi dhe tentativa për t’u infiltruar në rradhët e emigracionit politik antikomunist shqiptar në SHBA dhe Kanada. Disa nga eksponentët më të njohur të kësaj drejtorie, që do të shërbenin të kamufluar si diplomatë në këtë ambasadë, ishin: Nesti Kopali, Kleanth Andoni, Todi Rizo, Kozma Moja, Sokrat Como, Ilia Zhulati, Mëno Dedaj, Hidai Xhafa, Mark Tusha, Bashkim Spaho, etj./ Memorie.al
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016