Nga Filip Guraziu
-Me rastin e 118 vjetorit të lindjes, 30 mars 1908 – 09 janar 1999 –
Memorie.al / I lindun në Shkodër në rrugën e Gurazezve (“G’juhadol”) më 30 mars 1908, Tonin Guraziu vendoset familjarisht në vjetin 1912 në Itali, ku kreu shkollën fillore, të mesme dhe akademinë filarmonike (Akademia Filarmonike Mbretnore – Bologna). I mrekulluem prej artit italian, si dhe prej koncerteve klasike që pati mundësi të ndiqte, falë vizionit përparimtar të familjes, Tonin Guraziu dha shejat e para të tаlentit dhe u lidh kështu me muzikën në nji dashuni të përjetshme, е cila nuk do ta tradhtonte kurrë. Mbasi u diplomue në Akademinë Mbretërore në Bologna, ku u vlerësua me notën maksimale (30/30), në vjetin 1931, ai kthehet në Shqipni, ku nisё edhe serinë e koncerteve të раrа, që shënojnë fillimin e veprimtarisë së brezit të parë të artistëve profesionistë shqiptarë.
- Tonin Guraziu asht pianisti i parë shqiptar i diplomuem prej nji Akademie Filarmonike Europiane (La Regia Accademia Filarmonica di Bologna, 29.03.1931).
- Pianisti Tonin Guraziu, së bashku me sopranon Marija Paluca Kraja, janë nismëtarët e koncerteve të para me muzikë klasike në historinë e muzikës shqiptare. (Kino “Rozafa”, Mars 1936, Shkodër)
- Tonin Guraziu asht themeluesi i katedrës së рiаnоs pranё Liceut Artistik në Tiranё.
- Tonin Guraziu asht koncertmaestri i realizimeve të para në skenë të veprave operistike në Shqipni.
- Tonin Guraziu asht pianisti i parë shqiptar që në bashkëpunim me Orkestrën Simfonike të Filarmonisë së Tiranës përformuen në mjedisin e Teatrit Popullor Tiranë në vjetin 1954 koncertin për piano e orkestër të kompozitorit Grieg.
- Tonin Guraziu ёshtё themeluesi i katedrës së рiаnоs pranё Institutit të Nartё të Arteve.
- Tonin Guraziu asht kompozitori i parë shqiptar që ka kompozue muzikë për artin e baletit klasik; ‘Rozafa-balet me nji akt’, vjeti 1951.
Vetë-shembja e diktaturës komuniste e gjeti pianistin e parë shqiptar Tonin Guraziun, plot 82 vjeç. E megjithatë skena mbeti mbretnia e tij. Sfidoi vjetët e shumta që mbante mbi shpinë e në moshën 88-vjeçare zotnoi skenën e Tatrit “Migjeni” të qytetit të tij të lindjes, tue përformue koncert në piano me rastin e aktivitetit përkujtimor të 60 vjetorit të Koncerit të parë me muzikë klasike në historinë e muzikës klasike shqiptare (Shkodër, Mars 1936), kurse në moshën 90 vjeçare (Prill 1998), përformoi me sukses koncertin e tij (të fundit) në skenën prestigjioze të Teatrit të Opera e Baletit – Tiranë. Ashtu i mbështetun mbas pianos, në celuloid fiksohen këto momente të pakthyeshme edhe për historinë e muzikës.
Koncerti i parë, përkrah Marije Krajes
Ishte vjeti i largët 1936, muaji mars. Falë Revistës ‘Cirka’, shënohet organizimi e të parit koncert me muzikë klasike në Shqipëri. Salla e Kino “Rozafës” në Shkodër ishte e mbushun plot e përplot. Përpara nji publiku të zgjedhun dhe shumë entuziast, përformuen sopranoja Marie Paluca (Kraja) dhe pianisti Tonin Guraziu. Kështu nisi! U shënue koncerti i parë i muzikës klasike edhe në Shqipëri.
Jo vetëm kompozitorë të mëdhej botnorë, si List e Shopen, por edhe kangë shkodrane të përpunuem për piano. Sukses i padiskutueshëm! Festa vijoi në “Kafen e Madhe”, ku shkodranët ishin jo vetëm nismëtarë, por edhe dëshmitarë të kësaj pike kthese në historinë e muzikës në Shqipni. Tashma rruga duket se u hap! Koncerti nuk mbeti vetëm në Shkodër, por shkoi edhe në nji tjetër cep të Shqipnisë, ku kultura ishte jo pak e zhvillueme. Edhe në Korçë, suksesi qe i padiskutueshëm!
Magjia e Tefta Tashko Koços
Hera e parë që, Tonin Guraziu, ndiu zanin e saj, ishte vjeti 1936. Ishte prezent në sallë kur Tefta Tashko po jepte koncert në Tiranë. Tonini i rrfehet ditarit të tij: “Ajo këndonte shumë mirë, ishte elegante dhe e shkollueme në Paris”. Nji vjetë mbrapa, s’bashku me sopranon Tefta Tashko, përformuen nji koncert pranë Radio Bari-Itali, me rastin e hapjes së panairit “Fiera di Levante”.
Në vjetin 1938, ata dhanë nji tjetër koncert bashkë, në Elbasan, kurse në fillim të vjetit 1939, në prag të pushtimit të Shqipnisë prej fashistëve, ata ndërmorën nji turne në Shqipninë e Jugut (Durrës, Kavajë, Fier dhe Vlonë). Ditarit i rrëfehet vazhdimisht pianisti, e mbas këtij turneu, shkruen: “Në Vlonë, publiku ishte ma i ngrohtë”. Këto koncerte në Shqipni u pasuen prej nji pjesëmarrje të gjanë artistësh, në veprimtarinë artistike ndërkombëtare, “Maggio Fiorentino”, në maj të vjetit 1939, në Firenze.
Krijimet e botueme për herë të parë
Megjithëse për dekada të tana, pianisti Tonin Guraziu, i diplomuem në Akademinë Filarmonike të Bolonjës, në vitin e largët 1931, ishte pedagog në konservatorin tonë, krijimet e tij pak janë ngjitë në skenë. Janë pjesë pianistike të krijueme me qëllim, për me lanë jashtë tekstet, tue refuzue në kët mënyrë (në heshtje) me i thur lavde komunizmit.
Pjesët pianistike të kompozueme prej pianistit Guraziu, gjatë periudhës së diktaturës komuniste në Shqipëri, për të parën herë botohen në librin “Tonin Guraziu, nji jetë në piano”, me autor Filip Guraziu, në bashkëpunim me artistat e mirënjohun Robert Radoja e Adelina Hoxha, në vitin 2007. / Memorie.al
- “Oh sa pranë të dy jemi”- Romancë
- “Rozafa”- Balet me 1 akt
- “Vallja e zanave”- Vals lento
- “Mbrritja e Rozafës”- Alegreto
- “Vokalica e Rozafës”- Lento
- “Vallja e burrave”- Lento
- “Lumi i Matit”- Alegro
- “Kruja”- Epopeja e Gjergj Kastriotit
- “Gjirokastra”- Fantazi
- “Fantazi malcore”- maj 1952
- “Humoreska”- Alegro
- “Kanga e fyellit”- Kushtuar mbesës
- “Pastorale”- Lento
- “Skerco”- Alegreto, nëntor 1956















