• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, April 24, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Arifi shkoi në Athinë, ku ishte aksioner i ‘DAG Film A.E.’, e cila ishte firma e parë kinematografike e Greqisë…”/ Historia e panjohur e dy vëllezërve shqiptarë Arif dhe Abedin Dino, në letrat europiane

“Në ato kohë, Arifi dashurohej me një turke të bukur që quhej Guli, të cilën një mbrëmje vonë, në Jenikoi buzë Bosforit, ai…”/ Historia e dy vëllezërve shqiptarë Arif dhe Abedin Dino në letrat europiane
“Dinejtë e Çamërisë”: Historia e panjohur e familjes që shkriu pasurinë dhe talentin për pavarësinë e Shqipërisë
“Në ato kohë, Arifi dashurohej me një turke të bukur që quhej Guli, të cilën një mbrëmje vonë, në Jenikoi buzë Bosforit, ai…”/ Historia e dy vëllezërve shqiptarë Arif dhe Abedin Dino në letrat europiane
“Mes Sami Frashërit dhe aktores Mari Karyan, bukuroshes së famshme të Stambollit, kishte një histori dashurie që rezultoi tragjike, pasi ajo vdiq gjatë abortit…”/ Historia e panjohur e dijetarit të madh shqiptar
“Si mik me Konicën, i lindi kureshtja për të vizituar Shqipërinë dhe për të nxjerrë disa tipa shqiptarësh…”/ Historia tragjike e piktorit të famshëm Paul Nocquet, ku punët e tij si “Gratë e Sulit”, etj., janë në Luvër
“Faiku shton: por kur quajm vjershëtor të madh, Naim Frashërin, një bërës toto e tatatash, ç‘fjalë do të mbetet për një Gjergj Fishtë…”?! / Polemika e Nonda Bulkës me Faik Konicën, gusht 1937

Nga Luan Rama

Pjesa e dytë

Memorie.al / Në dialogun e tij me poetin e madh francez Alain Bosquet, Jashar Qemali kujtonte në Paris rininë e tij dhe miqësinë me dy vëllezërit shqiptaro-turq, Arif dhe Abedin Dino, nipat e Abedin Pashë Dinos, një prej figurave të shquara të lëvizjes kombëtare të kohës së Lidhjes së Prizrenit dhe djemtë e Rasih Dinos, një nga firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë shqiptare, por dhe emisar besnik që Qemal bej Vlora, e dërgoi pranë kancelarive europiane, për njohjen e shtetit të ri shqiptar…! Arifin, Jashar Qemali e cilësonte si frymëzuesin e tij shpirtëror, që siç shkruante ai; “përmes tij unë zbulova rrugët që të çonin te njeriu. Që para se Dinot të vinin në Adana, unë e njihja emrin e tyre dhe kisha dëgjuar për ta. Kisha lexuar poezitë e Arifit dhe kisha parë vizatimet e Abedinit. Në fillim u njoha me Arifin dhe i dëgjoja shumë këshillat e tij. Arifi ishte një admirues i Rimbaud (Rembosë), madje e dinte përmendësh.

                                                               Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Gjatë bisedës, Lasgushi përmendi vetëm Ismail Kadaren, kuptohet për mirë, si dhe emrat botërorë: Lermontov, Heine dhe Leopard, duke thënë se…”/ Dëshmia e rrallë e aktorit dhe regjisorit të njohur

“Zgjedhje të lira dhe Qeveri që buron nga Parlamenti dhe që bazohet mbi të, kjo zgjidhje është formalisht me normale, veç duhet liri shtypi serioze…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, në vitin 1936

Në Greqi, grekët e njihnin për një mjeshtër të madh të vizatimit, siç e pikasën në tablotë e ekspozuara në Athinë apo dhe në afishen e Festivalit të Delfit të pikturuar nga ai, në maj të vitit 1930. Arifit i pëlqente shumë dhe Apollinaire, miku i shqiptarit të madh Faik Konica. Madje dhe në revistën Albania të Faikut, ai kishte botuar shkrime në mbrojtje të Shqipërisë. Shkruante vargje nën frymëzimin e Apollnaire:

Në orën blu,

Lëngu njitet nga dega

Drejt mollës,

Eva e kafshon,

Lëngu kërcen

hyn dhe lag

buzë zjarri,

që gjithnjë kanë etje”!

Ja dhe një tjetër poezi dashurie, kushtuar “princeshës F.S.”, siç shkruan ai në frëngjisht, me titullin Lettre d’amour (Letër dashurie):

“Dora tënde e bardhë

mund të më shpëtojë

nga simuni[3]i çmendurisë.

Nëse je

ajo që adhuroj

Eja.

Ndryshe

fshije këtë letër,

varrose këtë letër,

në kriptin

e dashurive të tua

të vdekura”.

Shpesh, poezia e tij është dhe enigmatike, si në poezinë Gota e thyer, e shkruar në frëngjisht me titullin Verre brisé.

“Në tarracën me pllaka mermeri,

dymbëdhjetë gota u thyen,

kaskadë e qeshure kristaline

në copëza të vogla… fine…,

Mbrëmje mermeri të përgjakur,

natë varreze

në mëngjes qelqi i thyer,

rimerr të qeshurën e tij prej drite”.

Poezia e tij e frymëzonte gjithnjë Jashar Qemalin, ashtu si dhe linja poetike e vizatimit të tij. “Ditët që nuk shkoja në punë rrija me Arifin, nga mëngjesi në mbrëmje. Bisedonim për teatrin antik, Homerin, epopenë hitite të Kumarbi, Gilgameshin, dhe si gjithnjë për pikturën. Arif Dino ishte një piktor i madh. Ai nuk ekspozonte dhe nuk ua tregonte pikturat e tij veçse miqve. Shkruante poezi në turqisht dhe në frëngjisht”.

Padyshim që Dino ishte një nga poetët më imagjinues të Turqisë së asaj kohe dhe nga më modernët, por që mbeti i panjohur, pasi ai shkroi pak, ndryshe nga itinerari i gjatë letrar i Nazim Hikmetit, një poet po aq modern për kohën. Arifi shkruante:

“Shikim i dyfishtë.

Çfarë sheh

në zemrën time?

– Shoh

shkallë të rrënuara.

Asnjë aktor.

Asnjë spektator.

Dhe në skenën

e hijes,

heshtja që

ngashëren,

dramë e përjetshme

në zemër të përjetshme!”

Përmes poezisë së tij, Arifi kështu na çon në të tjera botë:

“I lodhur, dielli ulet mbi një çati.

E dëshpëruar hëna e rrëmbeu rrufepritësin

dhe bukuroshja këndoi:

Ti më do sepse unë të largohem

por unë i fshihem vetes

Dhe jehona e rizgjuar, duke u shtiqur do murmurisë

Heshtje”.

Shumica e poezive të Arifit, të shkruara drejtpërdrejt në frëngjisht, kanë humbur apo janë grisur nga vetë ai. Poezia “Triptik hebre” mund të cilësohet si një poezi e nivelit të lartë, e po të njëjtit nivel me poetët e mëdhenj modernë të asaj kohe, në metropolet e Europës:

“Nga më e bukura e sulamitëve

lulet e pemës së shenjtë të judesë,

nga parfumi yt buron dhe rilind

tempulli burimi dhe dafina

dhe nga ty tek unë zgjohet

ritmi vallja dhe volupteti yt,

pasi buza tënde është refleks

i pjatës së artë e

të përgjakur të Salomesë…”!

… Kështu shkruante poeti. Në këtë poezi është jo vetëm forca e fjalës dhe e figurës, por edhe kultura e tij mbi historinë biblike dhe judaizmin. Historia e kokës së prerë të Jean-Baptiste, rivjen dhe ulet në poezinë e tij, midis ngazëllimit dashuror dhe përgjakjes së një pjate të artë.

Kur vdes nëna e tij, më 27 nëntor të vitit 1930, Arifi shkruan poezinë, De Profundis:

“Të qeshura, gëzim

të qara, dhimbje

dhe vdekja që vjen pas

nëna ime ka vdekur”.

Edhe kinemaja ishte gjithashtu një nga pasionet e tij: amerikani Grifith, sovjetiku Eizenshtein, si dhe gjermani revolucionar Piscator. Siç shkruan studiuesi Nikos Stillos, i cili u është referuar kujtimeve të Ilia Vasilas, mik i Arifit në Greqi, “Arifi u shpërngul në Athinë, ku ishte bashkëpunëtor dhe aksioner i DAG Film A.E., e cila ishte firma e parë kinematografike e Greqisë, e themeluar në vitin 1920, prej vëllezërve Gaziadhi, me prejardhje prej Stambollit.

Në Athinë punoi si piktor, por edhe si aktor dhe një prej filmave më të njohur prej meje, të kinematografisë pa zë, ku ka luajtur ai, është: Porti i lotëve, i DAG Film, i xhiruar në vitin 1928, me protagonistë Athanasia Mustakën dhe Emilio Veaqin. Pas shfaqjes së parë të këtij filmi, e cila u bë në janar të vitit 1929, u rikthye në Stamboll dhe filloi të shkruajë kritikë arti në revistën Yeni Adam.

Me kthimin e tij në Stamboll, në vitin 1929, sipas shkrimeve të Osman Kurrizit, të cilat janë ende të pabotuara në një libër, ai solli me vete edhe muzikantin nga Preveza, klarinetistin e njohur, Niko Xharën, për të vazhduar më tej studimet e tij, gjë që ia siguroi ai, duke i dhuruar edhe një klarinetë turke, e cila sot gjendet në koleksionin e të birit të Niko Xharës, Dhimitrit.

Në vitet 1939-1942, duke botuar poezi në revistën përparimtare Yeniler, ai hyri në lëvizjen kundër pushtimit fashist dhe për pasojë u internua në qytetin e vogël Mecitozu të krahinës Çorum të Turqisë, kurse më vonë në Adana, së bashku me të vëllain e vet, Abedinin. Në vitin 1951 u rikthye në Stamboll, në shtëpinë e vogël që mori në lagjen “Kuzguncuk”, në pjesën aziatike Uskudar të atij qyteti, ku jetoi i vetmuar vitet e fundit të jetës së tij, pasi nuk ishte i martuar, ku edhe vdiq më 30 mars 1957”.

Kështu, tek Arifi pikëtakoheshin të tria llojet e artit: piktura, poezia dhe filmi. Dhe çdo krijim i tij ishte shprehje e filozofisë së tij humaniste, ishte një dëshirë për përsosjen shpirtërore të njeriu.

“Do të isha vetë Zoti

nëse do të isha tërësisht Njeri

i lirë.

Po Zoti (nëse ekziston)

a është vërtet

i lirë?”

Dhe në një tjetër poezi ai shtonte:

“S’dua të jem zero

të shtoj pas njëshit

vlerat e tij.

S’dua të jem zero

para njëshit të zhbëj

vlerat e tij.

Unë jam baras me njëshin”.

Entretiens avec Bosquet, botimet “Gallimard”. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Shqyptarë, ase vagabondët jashta pune e jashta Shqypnie, ase ndryshe kemi sharrue me t’egër e me të butë, pasi rreziku ma i madh i Shqypnisë, janë...”/ Çfarë thoshte At Gjergj Fishta, në vitin 1921?

Next Post

“Kur kryeprokurorja bukuroshe e pyeti; i pandehur, fol shkurt e saktë, a e keni kryer dhunimin dhe marrëdhënie... me nxënësen tuaj, që ju akuzon, ai...”/ Historia e padëgjuar me mësuesin Astrit Rizaj!

Artikuj të ngjashëm

“I mërzitshmi dhe i padurueshmi R.P., i jep Kadaresë një lajm gati të pabesueshëm; ‘Lasgushi, ka pasur këtë verë, një histori dashurie…”/ Ngjarja e panjohur e dy kolosëve të letrave shqipe
Art & Kulture

“Gjatë bisedës, Lasgushi përmendi vetëm Ismail Kadaren, kuptohet për mirë, si dhe emrat botërorë: Lermontov, Heine dhe Leopard, duke thënë se…”/ Dëshmia e rrallë e aktorit dhe regjisorit të njohur

April 19, 2026
“Zgjedhje të lira dhe Qeveri që buron nga Parlamenti dhe që bazohet mbi të, kjo zgjidhje është formalisht me normale, veç duhet liri shtypi serioze…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, në vitin 1936
Art & Kulture

“Zgjedhje të lira dhe Qeveri që buron nga Parlamenti dhe që bazohet mbi të, kjo zgjidhje është formalisht me normale, veç duhet liri shtypi serioze…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, në vitin 1936

April 4, 2026
“Ai ishte jo vetëm i yni, por edhe i disa familjeve të tjera shqiptare, ai ishte një mik i madh i shqiptarëve, për të cilët…”/ Historia e panjohur e Prof. Dr. Robert Baird Shuman, autor i 60 veprave të botuara
Art & Kulture

“Ai ishte jo vetëm i yni, por edhe i disa familjeve të tjera shqiptare, ai ishte një mik i madh i shqiptarëve, për të cilët…”/ Historia e panjohur e Prof. Dr. Robert Baird Shuman, autor i 60 veprave të botuara

March 30, 2026
“Laokoonti’ i heshtur: vuajtja, maskimi dhe disidenca e fshehtë e Ismail Kadaresë në regjimin komunist, është forma më e lartë e rezistencës, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit dhe botuesit të njohur
Art & Kulture

“Laokoonti’ i heshtur: vuajtja, maskimi dhe disidenca e fshehtë e Ismail Kadaresë në regjimin komunist, është forma më e lartë e rezistencës, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit dhe botuesit të njohur

April 1, 2026
“Falë Revistës ‘Cirka’, në mars 1936, në Kino ‘Rozafat’, organizohet i pari koncert me muzikë klasike në Shqipëri, ku para nji publiku të zgjedhun…”/ Historia e panjohur e pianistit të famshëm Tonin Guraziu
Art & Kulture

“Falë Revistës ‘Cirka’, në mars 1936, në Kino ‘Rozafat’, organizohet i pari koncert me muzikë klasike në Shqipëri, ku para nji publiku të zgjedhun…”/ Historia e panjohur e pianistit të famshëm Tonin Guraziu

March 29, 2026
“Kur ai priste të vazhdonte studimet e larta, për arsye biografie, i’a ndërprenë ëndrrën dhe ai u detryrua të punonte…”/ Historia e panjohur e poetit Gjok Beci, që filloi universitetin në moshën 47 vjeçare
Art & Kulture

“Kur ai priste të vazhdonte studimet e larta, për arsye biografie, i’a ndërprenë ëndrrën dhe ai u detryrua të punonte…”/ Historia e panjohur e poetit Gjok Beci, që filloi universitetin në moshën 47 vjeçare

March 28, 2026
Next Post
“Të dhënat sekrete shtetëror, Zbulimit Sovjetik, ja jepte me agjenten Valentina Peza dhe këshilltarit të ambasadës sovjetike në Tiranë…”! / Akt-akuza që çoi në plumb, vëllanë e sekretarit të Enver Hoxhës

“Kur kryeprokurorja bukuroshe e pyeti; i pandehur, fol shkurt e saktë, a e keni kryer dhunimin dhe marrëdhënie... me nxënësen tuaj, që ju akuzon, ai...”/ Historia e padëgjuar me mësuesin Astrit Rizaj!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme