• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, September 19, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Edhe pse i gjithë qyteti ishte nën kontrollin e gjermanëve, që patrullonin kudo nëpër lagje, mjeku hebre. M.L., doli nga shtëpia ku ishte strehuar dhe i shpëtoi…”/ Historia e rrallë në Beratin e 1944-ës

Dëshmia e rrallë: “Kur vetë gjermanët shpëtonin hebrenjtë në Shqipni në vjetin 1944, duke i…”/ Historia e panjohtun e djaloshit shkodran, Ludovik Deda, ish-ushtarak i tyne
Zbulohet vendimi i qeverisë së Zogut në ’39-ën për dhënien e vizave izraelitëve dhe letra e konsullit Rauf Fico: “Kurrnji çifut s’asht kthye në Gjermani, se do internohej në Dachau e Buchenwald”
Memorie.al
Memorie.al

Nga Dilaver Xhelili

Memorie.al / Qyteti mbi 2400-vjeçar i Beratit nuk është thjesht një qytet muze, ai është një dëshmi e gjallë e një qytetërimi të lashtë mikpritës. Familjet beratase përveçnjë kulture tashmë të njohur në shekuj, njihen edhe për mikpritjen e ngrohtë dhe bujare. Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, familjet beratase kanë hapur dyert për strehimin e familjeve të ardhura nga përtej kufijve. E pikërisht për familjet hebreje dhe ato të Çamërisë që erdhën në Shqipëri.

Familjet hebreje kanë mbërritur në Berat nga fundi i vitit 1942. Kështu pohon një nga banoret e lagjes së re, i quajtur Isuf Qolja. Në familjen e tij është strehuar familja hebreje e Jakov David Esherit, e përbërë nga pesë veta. Edhe pse pas kaq shumë vitesh, i zoti i shtëpisë i mban mend të gjithë.

Ai kujton djalin e Davidit, të kryefamiljarit hebre dhe me radhë të gjithë pjesëtaret e tjerë të familjes, të cilët i kanë lënë përshtypje të rralla. Familja hebreje kishte ardhur nga Prishtina, nga frika e një okupimi gjerman në jug të Evropës. Por kjo nuk ishte e vetmja familje hebreje e strehuar në qytetin-muze.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pas koncertit, një grup prej 50 vetash afër Pallatit të Kulturës hodhi parulla armiqësore si: ‘Poshtë qeveria e Enver Hoxhës’, ‘Liri-demokraci’, ‘Rroftë Ismail Kadareja’…”/ Raporti për Ramiz Alinë, 4 dhjetor ‘90

“Polemikat mes kryeministrit Enver Hoxha dhe zëvendës-kryeministrit Tuk Jakova, kanë përfunduar me arrestimin e këtij të fundit, pasi…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Në Berat ishin dhe familjet Civeja, Drakoniku, Bukaroj, Xhufi, Zaganjori, Çipi, me banim ne Lagjen e Re dhe “Murat Çelebi”, që pritën me ngrohtësi hebrejtë. Madje familja e Qani Çevejes, u liroi hebrenjve të gjithë shtëpinë dykatëshe me tetë dhoma, dhe vetë i zoti i shtëpisë, zbriti në një palë shtëpi të vogla përdhese, që i kishte lënë kur hyri në shtëpitë e reja.

Familja e madhe beratase u ngushtua më shumë në dy dhomat e dikurshme, për të ndihmuar miqtë të cilët kërkonin ndihmë dhe luftonin për ekzistencë. Djali i Qaniut, Shyqyriu, e kujton mirë atë kohë, edhe pse ishte shumë i ri. Ai tregon se në shtëpinë e tij u vendosen 7 familje hebreje të cilat arritën t’i shpëtonin masakrës gjermane. Hebrejtë kanë lënë te Shyqyriu mbresa të pashlyeshme.

Si u shërbeu mjeku hebre H.L., banorëve të “Mangalemit”?

Familje të tjera hebre u vendosen dhe në familjet e lagjes Mangalem të qytetit të Beratit e pikërisht në familjen Vruhas. Hebrejtë që u strehuan në këtë lagje ishin njerëz të shkolluar me profesione të ndryshme.

Kryefamiljari i njërës prej familjeve hebreje ishte një mjek shumë i zoti. Të moshuarit e lagjes “Mangalem” tregojnë se kjo lagje u bë dhe qendra shëndetësore ku vizitoheshin banorët, nga mjeku hebre në mënyre të fshehtë.

Mjeku hebre, H.L., shkonte çdo ditë nëpër shtëpitë beratase, duke vizituar të moshuarit si dhe çdo person të sëmurë që kishte nevoje për të. Ai kalonte fshehurazi nëpër sokakët e lagjes me qëllim qe t’i shpëtonte syrit grabitqar të gjermanëve që ndodheshin në këtë qytet. Banorët tregojnë se mjeku hebre arriti të shpëtonte dhe një fëmijë që ishte në gjendje të rëndë.

Sipas tyre ora shënonte 24.00 e mbrëmjes së një prej atyre ditëve, kur sapo pushtuesit gjermanë kishin zbarkuar në Shqipëri dhe kishin mbërritur në Berat. “Moti ishte i keq. Shiu s’kishte të pushuar dhe stuhia ishte e fuqishme. Fëmija që banonte në lagjen Helvek, po digjej nga temperatura e lartë”, tregojnë të moshuarit.

Mjeku hebre, sapo e mori vesh një gjë të tillë, i ndihmuar nga errësira e plote dhe moti i keq, për të shpëtuar nga rrethimi gjerman, i shkon në ndihmë fëmijës që po luftonte me vdekjen. Ky ishte një akt që mjeku hebre e kreu në Berat dhe që fitoi simpatinë e të gjithëve. Edhe falë asaj, ai u bë shumë i njohur e popullor në të gjithë qytetin e Beratit.

Ndihma e tij vazhdoi gjatë, derisa u largua nga Shqipëria drejt vendit të tij. Sipas banorëve të moshuar edhe lagja Hevlek, ku mjeku shpëtoi nga vdekja fëmijën, strehoi 6 familje hebreje. Sipas dokumenteve arkivore, rezulton se në qytetin e Beratit u vendosën gjatë Luftës 20 familje hebreje të identifikuara.

Sipas banorëve mund të ketë patur dhe familje të tjera të strehuara, por që nuk janë të dokumentuara, pasi në kushtet e ardhjes së tyre në Shqipëri, nuk mund të bëhej fjalë për regjistrim. Isuf Qolja, kujton: “Jakovi thoshte shpesh ‘edhe kaposhi mos të këndojë në oborr”.

Mikpritja dhe kujdesi që treguan familjet beratase, për strehimin dhe mbajtjen e hebrenjve

Është për t’u vënë në dukje mikpritja dhe kujdesi që treguan familjet beratase për strehimin dhe mbajtjen e hebrenjve, duke pasur mbi supe dhe rrezikun e madh, që u kanosej nga nazistët gjermanë. Kur hynë forcat gjermane në Berat, më 15 nëntor 1943, pothuajse të gjithë familjet hebreje nuk u larguan, sepse ndiheshin të sigurt në shtëpitë beratase.

Kështu edhe pse qyteti-muze ishte mbushur plot me pushtues gjermanë, gjatë 10 muajve që familjet hebreje qëndruan në qytet, asnjë prej tyre, nuk u zbulua nga pushtuesit gjermanë, duke mos dëmtuar asnjërën prej tyre.

Pasditen e 12 shtatorit 1944, forcat gjermane nën presionin e partizanëve u larguan nga Berati dhe u dislokuan në fushën e aviacionit të Urës së Hasan Beut. Pas kësaj, nazistët gjermanë një pasdite shtatori qëlluan mbi Beratin më tepër se gjysmë ore me artiljeri.

Qytetarët beratas të cilët menduan se ky sulm ishte paralajmërim për një tjetër sulm të forcave këmbësore brenda në qytet, lanë shtëpitë dhe u larguan drejt periferisë për t’u mbrojtur.

Isuf Qolja, bashkë me familjen e tij u largua për tek një mik në fshatin Zhogan, ndërsa Qani Cebeja në fshatin Polikesht. Por këto dy familje fisnike beratase edhe pse braktisën shtëpitë i tyre, nuk braktisën familjet hebreje që kishin strehuar.

Ata i morën me vete në shtëpitë e miqve. Familjet beratase u kthyen në shtëpitë e tyre, vetëm kur forcat gjermane u dëbuan nga Kuçova dhe Ura e Hasan Beut (“sot Ura Vajgurore), më 18 tetor të vitit 1944. Banorët pohojnë se edhe familjet e tjera hebreje, nuk u braktisën nga beratasit.

Të moshuarit kujtojnë se hebrejtë dalloheshin për cilësitë që kishin: urtësinë, korrektesën dhe ndershmërinë. Ata mbijetuan. Punuan dhe vetë për të nxjerrë bukën e gojës. Dikush shiste ndonjë metrazh që kishte sjellë me vete, të tjerë si ambulantë shisnin prodhime sheqeri, ndërsa të shkolluarit, mjekët e farmacistët, shërbyen në gjithë qytetin.

Gratë qepnin jorganë dhe merrnin porosi për punë dore. Familjet hebreje ikën nga Berati pas çlirimit të vendit në fillim të vitit 1945.

Në muzeun e Holokaustit në Izrael, mbi faqen e një guri të madh janë gdhendur edhe emrat e 20 familjeve shqiptare beratase, që strehuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, dëshmi kjo që nxjerr në pah vlerat pozitive të popullit shqiptar, mikpritjen e bujarinë. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

 Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 11 Shtator 2022

Next Post

“Gjet Kadeli ngriti flamurin, Fetah Debrova prishi stendën e emulacionit dhe atyre të prapavijës, donte t’u priste kokat, veshët, hundët e...”/ ‘Revolta e Spaçit’, maj ’73, raportet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit

Artikuj të ngjashëm

“Ai, iu kundërvu shkollës së mesme ‘Naim Frashëri’, hodhi në oborrin e saj fletushka me përmbajtje kundër-revolucionare, si…”/ Historia e tragjike e njeriut që kundërshtoi prishjen e kishave e xhamive në 1967-ën
Dossier

“Pas koncertit, një grup prej 50 vetash afër Pallatit të Kulturës hodhi parulla armiqësore si: ‘Poshtë qeveria e Enver Hoxhës’, ‘Liri-demokraci’, ‘Rroftë Ismail Kadareja’…”/ Raporti për Ramiz Alinë, 4 dhjetor ‘90

September 19, 2026
“Enver Hoxha vdiq më 11 prill ‘85, një muaj pas ardhjes së Gorbaçovit në pushtet, zia në Shqipëri zgjati 9 ditë, por përveç Castros, Çausheskut dhe Kim Il Sung, ngushëllimet…”/ Shkrimi i panjohur e gazetarit rus
Dossier

“Polemikat mes kryeministrit Enver Hoxha dhe zëvendës-kryeministrit Tuk Jakova, kanë përfunduar me arrestimin e këtij të fundit, pasi…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 19, 2026
“Një vizitor në Shqipëri, gjen pamje në disa rrugë, që të kujtojnë fillimin e këtij shekulli, burra dhe gra me lopata, sfurqe e shata, tufa delesh, dhish e lopësh…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, maj 1990-të
Dossier

“Në Japoni, që në klasën e parë u thonë fëmijëve: ‘vendi ynë është i varfër, prandaj duhet të mësojmë e të punojmë’, kurse në shkollën tonë…”/ Diskutimi Gramoz Rucit në plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, korrik ‘90

September 19, 2026
“Inxhinier Kujtim Beqiri, që për shkak të lidhjeve të tij me ‘Ballin Kombëtar’ gjatë Luftës së Dytë Botërore, konsiderohej nga regjimi; një armik natyral, pranoi se…”/ Refleksionet e historianes së njohur
Dossier

“Një ish-i burgosur i kampit të Vloçishtit thotë se në vitin 1948 aty kanë vdekur më shumë se 130 njerëz dhe komandanti i kampit ishte Tasi Marko, një mjeshtër i torturave…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 19, 2026
“Shoku Koço Kokëdhima gëzon respekt në radhët e rinisë, djalë me kulturë, por shokët drejtues të Partisë kanë vërejtje për të; ‘mendjemadh, i nxituar dhe…”/ Raporti i Fatos Nanos për Ramiz Alinë, shtator 1990
Dossier

“Shoku Koço Kokëdhima gëzon respekt në radhët e rinisë, djalë me kulturë, por shokët drejtues të Partisë kanë vërejtje për të; ‘mendjemadh, i nxituar dhe…”/ Raporti i Fatos Nanos për Ramiz Alinë, shtator 1990

September 18, 2026
“Serbia është në gjendje të trillojë dhe jo vetëm, t’i mbledhë faktet e vrasjeve të atyre plakave dhe pleqve dhe t’i botojë në libra, siç bënë me librin…”/ Refleksionet e publicisti të njohur Bedri Halimi
Dossier

“Serbia është në gjendje të trillojë dhe jo vetëm, t’i mbledhë faktet e vrasjeve të atyre plakave dhe pleqve dhe t’i botojë në libra, siç bënë me librin…”/ Refleksionet e publicisti të njohur Bedri Halimi

September 17, 2026
Next Post
Memorie.al

“Gjet Kadeli ngriti flamurin, Fetah Debrova prishi stendën e emulacionit dhe atyre të prapavijës, donte t’u priste kokat, veshët, hundët e...”/ ‘Revolta e Spaçit’, maj ’73, raportet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme