• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, March 31, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“E torturuan për 30 muaj te ‘Shtëpia me gjethe’, ku si kufomë zvarritej i lidhur me hekura….” / Dëshmia e nipit, për ing. Xegën, Drejtorin e Gjeologjisë në tre regjime

“E torturuan për 30 muaj te ‘Shtëpia me gjethe’, ku si kufomë zvarritej i lidhur me hekura….” / Dëshmia e nipit, për ing. Xegën, Drejtorin e Gjeologjisë në tre regjime
“E torturuan për 30 muaj te ‘Shtëpia me gjethe’, ku si kufomë zvarritej i lidhur me hekura….” / Dëshmia e nipit, për ing. Xegën, Drejtorin e Gjeologjisë në tre regjime
“E torturuan për 30 muaj te ‘Shtëpia me gjethe’, ku si kufomë zvarritej i lidhur me hekura….” / Dëshmia e nipit, për ing. Xegën, Drejtorin e Gjeologjisë në tre regjime
“E torturuan për 30 muaj te ‘Shtëpia me gjethe’, ku si kufomë zvarritej i lidhur me hekura….” / Dëshmia e nipit, për ing. Xegën, Drejtorin e Gjeologjisë në tre regjime
“E torturuan për 30 muaj te ‘Shtëpia me gjethe’, ku si kufomë zvarritej i lidhur me hekura….” / Dëshmia e nipit, për ing. Xegën, Drejtorin e Gjeologjisë në tre regjime
“E torturuan për 30 muaj te ‘Shtëpia me gjethe’, ku si kufomë zvarritej i lidhur me hekura….” / Dëshmia e nipit, për ing. Xegën, Drejtorin e Gjeologjisë në tre regjime
“E torturuan për 30 muaj te ‘Shtëpia me gjethe’, ku si kufomë zvarritej i lidhur me hekura….” / Dëshmia e nipit, për ing. Xegën, Drejtorin e Gjeologjisë në tre regjime
47
Shares
12.3k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon historinë e panjohur të inxhinierit të parë shqiptar që ishte diplomuar për Gjeologji-Miniera në Toulousë të Francës, i cili pasi refuzoi disa oferta nga dy kompani të fuqishme britanike dhe franceze për të punuar në vendet e tyre, u kthye në Shqipëri në vitin 1932 ku Mbreti Zog e emëroi në detyrën e Drejtorit të Gjeologji-Minierave, funksion të cilin ai e ushtroi pa ndërprerje deri në vitin 1947, kur u arrestua nga Sigurimi i Shtetit. Miqësia e tij me diplomatët e huaj në periudhën e Monarkisë, që e ftonin në shtëpitë e tyre edhe për të luajtur poker dhe më pas me kolegun e tij, polakun, Zuber, u bënë shkak që ai të akuzohej si “intelektual borgjez” dhe për “sabotim”. Dëshmia e nipit të tij, Gjergji Xega, i cili tregon se në vitin 1947 kur xhaxhai i tij, Andrea, ishte Drejtor në Ministrinë që e drejtonte Nako Spiro, e arrestuan sepse ftoi për darkë në shtëpinë e tij misionin amerikan të UNRA-s.

Aty nga fillimi i vitit 1947 kur xhaxhai im Andrea Xega, ishte në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Minierave në Ministrinë e Ekonomisë që drejtohej nga Nako Spiro, ai ftoi në shtëpinë e tij misionin amerikan të UNRA-s dhe u shtroi atyre darkën e lamtumirës, meqë ato ditë ata do të largoheshin nga Shqipëria. Në momentin që xhaxhai po i përcillte miqtë e tij jashtë oborrit, një nga punonjësit e Sigurimit, u fut brenda në shtëpi dhe i kërkoi nënës së Andreas që t’i tregonte të gjithë emrat e atyre personave, që kishin marrë pjesë në atë darkë. Megjithëse ai nuk mori asnjë përgjigje nga gjyshja Aleksandra, u largua shumë shpejt në mënyrë që të mos e gjente aty Andrea. Të nesërmen e kësaj mbrëmje Ministri i anulloi Andreas një shërbim që ai e kishte planifikuar për në Kuçovë dhe teksa ai ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij që e kishte me qera, tek Mëhalla e Kukave në Rrugën e Dibrës, disa punonjës të Sigurimit i dolën përpara dhe e arrestuan”. Dëshmon për memorie.al Gjergji Xega ish baletmaestër në Teatrin e Operës dhe Baletit, i cili rrëfen gjithë historinë e xhaxhait të tij Andrea Xegës, shqiptarit të parë që u diplomua për Gjeologji-Miniera në Toulouse të Francës, në vitin 1932 dhe pasi kishte punuar për 15 vjet si Drejtor i Gjeologjisë në Ministri, në vitin 1947 u arrestua nga Sigurimi i Shtetit duke u akuzuar si agjent i anglo-amerikanëve. Kush ishte Andrea Xega, nga cila familje rridhte ai dhe si e përfitoi bursën e studimit për në Francë? Cilët ishin miqtë e ngushtë të tij, përse u arrestua nga regjimi komunist dhe për çfarë u akuzua? Si e vuajti Xega dënimin dhe përse kryeministri Mehmet Shehu e liroi para kohe? Lidhur me këto  të panjohura të Andrea Xegës e plot fakteve të tjera nga jeta e tij, bëhet fjalë në rrëfimin e nipit të tij, Gjergji Xega, i cili si artist e ka vuajtur gjatë hijen e xhaxhait të tij që ishte shpallur armik i popullit.

Student në Francë

Gjithashtu mund të lexoni

“Gjet Kadeli tha se; personalitetet më të shquara në burg, janë; Pjetër Arbnori, Nikoll Mazrreku e Simon Jubani, tani po afrohet koha e lirisë dhe ne…”/ Raporti i B.p. “Dardha”, burgu i Burrelit, 1975

“Gjet Kadeli deklaron se, është armik i betuar i Partisë e pushtetit dhe bashkë me Pjetër Arbnorin, Daut Gumenin e Uran Kalakulën, ata…”/ Denoncimet e agjentit “Dardha”, në burgun e Burrelit, në ’75-ën

Andrea u lind në vitin 1907, në qytetin e Korçës dhe ishte fëmija i dytë i Jorgji Xegës i cili punonte si këpucar në një nga rrugicat e pazarit të famshëm karakteristik, të Korçës dhe shtëpia e tyre ndodhej në Lagjen e Bregut të Lumit. Familja e Jorgji Xegës, origjina e së cilës është nga fshati Karpanjgjoz i krahinës së Oparit, asokohe jetonte në kushte mjaft të vështira ekonomike dhe babai i Andreas, që punonte si këpucar, kishte marrë si çirak djalin e madh të tij, Nikon, kurse djalin tjetër Andrean e dërgoi që të mësonte në Liceun Francez të qytetit të Korçës. Lidhur me këtë Gjergji Xega tregon: “Pasi xhaxhai Andrea e mbaroi Liceun francez me rezultate të shkëlqyera, ai mundi që të fitonte një bursë nga qeveria e asaj kohe, për të ndjekur studimet për Gjeologji-Miniera në Toulousë të Francës, ku ai mundi të regjistrohet pasi fitoi konkursin e pranimit, ndërmjet qindra kandidatëve duke marrë pikët e plota. Gjatë katër viteve që Andrea ndoqi studimet pranë atij fakulteti, ai krahas mësimeve vazhdoi edhe sportin duke u aktivizuar si portier me ekipin e futbollit të atij qyteti, ai e kishte pasion të madh futbollin dhe kishte luajtur që kur ishte nxënës në Liceun francez. Gjatë asaj periudhe që Andrea ndiqte studimet në Gjeologji-Miniera, ai i zhvilloi praktikat mësimore në disa nga minierat më të famshme të Botës si Alsac-Lorene, Ruhr, ato të diamantit në Afrikën e Jugut etj. Pas mbarimit të studimeve, kur Andrea mori diplomën me vlerësimin larta, krahas ofertave që i bënë disa pedagogë të tij, që ai të qëndronte për të punuar në Francë, katër studentë britanikë (dy djem e dy vajza) që ai i kishte shokë të kursit, iu lutën që të shkonte me ta në Angli, ku e priste një jetë luksoze dhe ai do të punonte në kompanitë më të famshme të Gjeologji-Minierave, që kishte Britania e Madhe. Andrea nuk ua plotësoi dot dëshirën as pedagogëve dhe as miqve të tij anglezë, në shoqërinë e të cilëve kishte kaluar katër vite që nuk do t’i harronte dot. Po kështu gjatë viteve të fakultetit Andrea, zuri miqësi të ngushtë me një vajzë që e kishte shoqe kursi e cila vinte nga një familje e dëgjuar e aristokracisë franceze dhe e donte shumë atë. Ajo iu lut Andreas, që të martoheshin bashkë, por ai nuk pranoi sepse jo vetëm që kishte lënë në Korçë, nënën Aleksandrën me tre motrat e dy vëllezërit, por edhe sepse ai e donte profesionin e tij dhe ishte një nacionalist, dhe para Shqipërisë nuk vinte asgjë tjetër, kujton Gjergji Xega për xhaxhanë e tij Andrean.

Drejtor i Gjeologjisë në Ministri në vitet 1932-1947

Pas mbarimit të studimeve Andrea Xega u kthye në Shqipëri dhe qeveria e Monarkisë së Zogut e emëroi atë në postin e Drejtorit të Drejtorisë në Ministrinë e Ekonomisë, të asaj kohe. Lidhur me këtë Gjergji kujton: “Pasi mbaroi studimet në Francë, duke qenë i pari shqiptar që diplomohej në atë degë, Andrea erdhi në Tiranë dhe ku u emërua si Drejtor i Gjeologjisë në Ministri. Nisur nga kjo, ai u vendos në një shtëpi me qera në mëhallën e Kukëve tek Rruga e Dibrës, ku qëndroi deri nga fundi i viteve ’30-të, nga ku më pas u vendos në Rrugën “Fortuzi” tek “Shtëpia e Kuqe”. Andrea e ndjente thellë përgjegjësinë që kishte marrë si Drejtor dhe gjatë asaj periudhe ai i’u përkushtua me gjithë fuqitë e pasionit atij profesioni, duke shkuar në çdo cep të Shqipërisë nga Jugu në Veri, kudo ku kishte miniera dhe ku ai mendonte që mund të kishte minerale. Andrea rrinte me orë të tëra në zyrë, duke punuar edhe pas orarit zyrtar duke e kthyer edhe shtëpinë e tij në studio, ku punonte me projektet dhe ku e vizitonin shumë kolegë të tij si Mark Boriçi (vëllai i Loro Boriçit), me familjen e të cilit u lidhën me një miqësi të ngushtë që do të vazhdonte gjatë. Po kështu gjatë atyre viteve Andrea, kishte miqësi të ngushtë edhe me Spiro Çipin, Eqerem Çabejn, Masar Dervishin (diplomuar në Austri) Petro Markon, familjet Qirko e Lismaku me të cilët e ruajti miqësinë deri në fund të jetës së tij. Ndonëse gjatë viteve të Monarkisë së Zogut, Andrea nuk u përzje me punët e politikës, ai ishte një nga intelektualët më të preferuar të legatave të vendeve perëndimore, që asokohe ishin të akredituara në Tiranë, të cilët shpesh e ftonin atë në shtëpitë e tyre, ku krahas bisedave të ndryshme, ata humbisnin për orë të tëra në lojën e pokerit, të cilën ai e kishte mësuar që nga koha e studimeve në Francë, kur frekuentonte këto ambientet ”, kujton Gjergji Xega.

Me polakun Zuber në Alpe

Duke qenë se inxhinier Andrea Xega, ishte një specialist i aftë (zotëronte frëngjishten, anglishten, greqishten, rumanishten dhe rusishten që e mësoi më pas në burg) dhe tepër korrekt në punën e tij, ai qëndroi në funksionin e Drejtorit të Drejtorisë së Gjeologji- Minierave, në Ministrinë e Ekonomisë për 15 vite nga viti 1932, kur mbaroi studimet, e deri në vitin 1947, duke ndërruar disa qeveri dhe tre regjime, Monarkinë, pushtimin fashist dhe regjimin komunist. Lidhur me këtë nipi i tij Gjergji tregon: “Ndonëse Andrea nuk kishte asnjë bindje apo preferencë politike, ai ishte antikomunist i vendosur dhe kur e pyesnin se nga anonte, ai u përgjigjej se: Shqipëria ishte gjithçka për të. Ndonëse ai nuk i donte komunistët që erdhën në pushtet, atë e mbajtën në postin e Drejtorit të Gjeologjisë, ngaqë ishte shumë i aftë dhe tepër korrekt në punën e tij. Që kur erdhi në Shqipëri inxhinieri i famshëm polak Zuber, kërkoi që të takohej menjëherë me Andrean, për të cilin kishte dëgjuar dhe i kishin folur që në vendin e tij. Me Zuberin, Andrea zuri një miqësi të ngushtë të shoqëruar edhe nga një ekip gjeologësh, ata bënë një ekspeditë në Alpet e Shqipërisë. Në vitin 1945 kur Zuberi ishte bërë gati për t’u kthyer në atdheun e tij Poloni, ai ia dhuroi Andreas të gjithë bibliotekën që kishte në Tiranë”, kujton Gjergji.

Arrestimi nga Sigurimi i Shtetit në 1947

Ndonëse ing. Andrea Xega punoi si Drejtor i Gjeologjisë deri në vitin 1947, ai ishte futur në listat e kundërshtarëve politik që me ardhjen e komunistëve në pushtet, të cilët e kishin cilësuar dhe e shikonin si “intelektual borgjez”. Lidhur me këtë Gjergji kujton: “Krisja e madhe në mes Andreas e pushtetit komunist, ndodhi pas dënimit të Sulo Klosit, inxhinierit dhe shokut të ngushtë të tij, i cili u arrestua dhe u dënua me vdekje, me varje në litar aty në minierën e Rubikut, ku ai punonte. Në gjyqin e Sulos, u përmend dhe emri i Andreas, i cili kishte dijeni për gjoja sabotimet që ishin bërë në miniera dhe që nga ajo ditë ndaj tij filluan survejimet nga ana e Sigurimit të Shtetit.  Nga fillimi i vitit 1947 kur Andrea ishte ende në funksionin e Drejtorit të Gjeologjisë, ai ftoi për darkë në shtëpinë e tij, misionarët e UNRA-s, të cilët ato ditë do të largoheshin nga Shqipëria. Pasi mbaroi darka dhe Andrea me pjesëtarët e tjerë të familjes ishte duke i përcjellë miqtë, deri në fund të rrugicës së shtëpisë, një punonjës i Sigurimit që e ndiqte vazhdimisht u fut nga muri në oborrin e shtëpisë dhe i tha nënës së tij Aleksandrës, që t’i tregonte emrat e atyre që ishin në atë darkë. Ndonëse ai nuk mori asnjë përgjigje nga nënë Sandra, u largua me të shpejtë që të mos e gjente aty Andrea. Të nesërmen e asaj nate Ministri i Ekonomisë i anulloi Andreas një shërbim që ai kishte planifikuar për në Kuçovë dhe teksa ishte duke u kthyer në shtëpi, tre civilë të Sigurimit e ndaluan dhe pasi e njoftuan se “në emër të popullit” ishte i arrestuar, i vunë prangat”, dëshmon Gjergji për arrestimin e xhaxhait tij .

Dënohet fillimisht me vdekje, dhe vuan 17 vjet burg

Pas arrestimit Andrean e dërguan për t’i bërë hetuesinë tek “Shtëpia me gjethe”, ku e mbajtën për dy vjet e gjysëm duke e torturuar që të pranonte akuzat si “agjent i anglo-amerikanëve dhe sabotimin në miniera”. Lidhur me këtë Gjergji tregon: “Andrea nuk pranoi asnjë nga akuzat që iu bënë dhe mundi të shpëtonte i gjallë nga torturat, vetëm në sajë të përgatitjes së lartë fizike që kishte. Megjithëse Andre nuk pranoi asnjë nga akuzat, gjyqi e dënoi me vdekje dhe pas dy vitesh, Kuvendi Popullor ia fali jetën dhe ia la dënimin me 101 vite burg. Gjatë asaj kohe i kishin larguar nga Tirana nënën dhe motrat e tija, si dhe i ishte pushkatuar vëllai Koço Xega, i cili punonte si teknik në pusin e naftës në Pekisht. Po kështu pas arrestimit atij i sekuestruan të gjithë pasurinë së bashku me bibliotekën, që i kishte dhuruar inxhinieri Zuber, e cila i dhimbte dhe më shumë nga çdo gjë, që i morën komunistët. Në atë kohë që iu fal dënimi me vdekje, ne na u dha mundësia që të merrnim një takim me të dhe kur shkuam në burgun e Tiranës, pamë një kufomë që tërhiqej zvarrë pas hekurave, duke çaluar dhe fytyrën që e kishte të mbuluar nga leshrat që nuk ia kishin qethur. Në atë gjendje që ai ishte katandisur, ne nuk e njohëm dhe e takuam vetëm kur na e tregoi polici. Sekuestrimin e bibliotekës, Andrea e mësoi vetëm kur i çuan për të përkthyer një nga librat që ai kishte pasur në atë bibliotekë. Më pas dënimi iu ul në 25 vite dhe atë e dërguan në burgun e Bulqizës, ku drejtori i saj, Todo Manço e trajtonte shumë mirë dhe e caktoi si drejtues të Degës Teknike. Në vitin 1961 kur Andrea vuante dënimin në burgun e Bulqizës, atje shkoi dy herë për inspektim kryeministri Mehmet Shehu, i cili pasi e falenderoi, që e kishte nxjerrë nga prapambetja atë minierë, e pyeti se çfarë kërkonte nga ai. Andrea i tha që ta lironin nga burgu dhe ta linin të punonte në profesionin e tij. Kryeministri Mehmet Shehu, ia plotësoi kërkesën Andreas dhe e liroi nga burgu para kohe, kur ai kishte vuajtur 17 vite burg. Pasi doli nga burgu Andrea u martua me vajzën e Themistokli Lakos (në Korçë) dhe punoi disa kohë si pedagog në Politeknikumin “7 Nëntori” e më pas në Institutin e Projektimit të Minierave, ku ai u bë autor i 27 Projekteve të zbatuara në vendin tonë”, rrëfen  Gjergji Xega, për xhaxhanë Andrean, të parin shqiptar që ishte diplomuar për Gjeologji-Miniera në Francë, i cili vdiq në vitin 1989, pasi kishte vuajtur 17 vite në burgjet e regjimit komunist, të Enver Hoxhës, për të vetmin “faj” se ishte “intelektual borgjez”./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share47TweetPinSendShareSend

Previous Post

Publikohen fotot e panjohura të mbledhjes ku u njoftua legalizimi i Partisë Demokratike / Nga Berisha, Meksi, Hajdari, Pashko, Zogaj, Pollo, Selami e Ruli, te Budina, Ben Lika, Zenel Hoxha, Ilir Dizdari etj…

Next Post

Kalakulla, prefekti i Mosulit dhe kryebashkiaku i Tiranës që vdiq në mjerim, në shtëpi me qera / Historia e panjohur e mikut të ngushtë të Ataturkut që Zogu e nderoi...

Artikuj të ngjashëm

Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
Personazh

“Gjet Kadeli tha se; personalitetet më të shquara në burg, janë; Pjetër Arbnori, Nikoll Mazrreku e Simon Jubani, tani po afrohet koha e lirisë dhe ne…”/ Raporti i B.p. “Dardha”, burgu i Burrelit, 1975

March 30, 2023
Memorie.al
Personazh

“Gjet Kadeli deklaron se, është armik i betuar i Partisë e pushtetit dhe bashkë me Pjetër Arbnorin, Daut Gumenin e Uran Kalakulën, ata…”/ Denoncimet e agjentit “Dardha”, në burgun e Burrelit, në ’75-ën

March 29, 2023
Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
Personazh

“Përveç se ka shprehur mendimin për terror ndaj udhëheqjes, Gjeta e vazhdon aktivitetin e tij armiqësor, duke kontaktuar me shoferë jugosllavë…”/ Denoncimi i B.p. “Mbrehija”, Mamurras 1972

March 28, 2023
Memorie.al
Personazh

“I pandehuri Gjet Kadeli, së bashku me disa të dënuar të tjerë, nga më kryesorët e aktivët, ka ngritur flamurin në kamp dhe…”/ Vendimi i gjykatës së Rrëshenit, për pjesëmarrësit e Revoltës së Spaçit

March 27, 2023
“Ai tha; tani pritet dita ditës, që vendi ynë të sulmohet, se në afërsi të kufijve tanë në det, kanë ardhur Flota Sovjetike dhe Amerikane, por këta…”/ Raporti i B.p. “Mbrehija” nga Mamurrasi, shtator 1968
Personazh

“Në ’72-in dhe tani në hetuesi, Gjet Kadeli s’është thyer e s’ka folur asgjë, por është dënuar për agjitacion e propagandë dhe tani, mori pjesë në rebelimin e Spaçit…”/ Raporti i Pëllumb Kapos, Krujë ‘73

March 26, 2023
“Gjet Kadeli tha; mos u mërzit, se unë do arratisem me makinën e ambasadës belge, që do vij të më marrë në Mamurras dhe prej aty…”/ Raporti sekret i marsit  1967, nga B.p. “Manushaqja”
Personazh

“Këtu populli vuan për bukën e gojës, tha Gjeta; pasi të ardhurat shkojnë për Komitetin Qendror që shëtisin jashtë shtetit me familjet e tyre e shpenzojnë…”/ Denoncimi i Kujtim Prushit, Krujë 1972

March 24, 2023
Next Post
Kalakulla, prefekti i Mosulit dhe kryebashkiaku i Tiranës që vdiq në mjerim, në shtëpi me qera / Historia e panjohur e mikut të ngushtë të Ataturkut që Zogu e nderoi…

Kalakulla, prefekti i Mosulit dhe kryebashkiaku i Tiranës që vdiq në mjerim, në shtëpi me qera / Historia e panjohur e mikut të ngushtë të Ataturkut që Zogu e nderoi...

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!