• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, September 17, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“E njihnim për ‘mit’hatist’ me bindje të çlirëta, me edukatë të përsosur, kulturë të gjerë, intelekt brilant, i hapur ndaj kujtdo, aq sa…”/ Historia e panjohur e shkodranit që vuajti 30 vjet dhe vdiq në burg

“Kosta R., nga Bistrica, që pretendonte se po bënte një studim shkencor për krimbat, i bëri letër Kryesisë së Kuvendit Popullor, që t’i shtynin datën e lirimit edhe ca vite…”/ Historia e pabesueshme në kampin e Repsit
“E njihnim për ‘mit’hatist’ me bindje të çlirëta, me edukatë të përsosur, kulturë të gjerë, intelekt brilant, i hapur ndaj kujtdo, aq sa…”/ Historia e panjohur e shkodranit që vuajti 30 vjet dhe vdiq në burg
“E njihnim për ‘mit’hatist’ me bindje të çlirëta, me edukatë të përsosur, kulturë të gjerë, intelekt brilant, i hapur ndaj kujtdo, aq sa…”/ Historia e panjohur e shkodranit që vuajti 30 vjet dhe vdiq në burg
“Babai hapi shkollat e para dhe themeloi Shoqërinë “Vllaznia”, që në 1910-ën, por u burgos nga italianët, Noli, Jakomoni dhe nga komunistët me 20 vite në Burrel…”/ Historia e dhimbshme e Sheuqet Mukës

Memorie.al / Regjimi komunist, duke e dënuar tri herë e, duke e lënë në burg për gati 30 vjet, i shkatërroi jetën ushtarakut të lartë të diplomuar në Itali, por nuk shkatërroi njeriun, Zef Ashta. Megjithëse vuante një burgim të gjatë e të pashpresë, Ashta u kthye në një model shpresëdhënës, për të burgosurit politikë. Këtu po sjellim një profil të tij, mbështetur në mbresat e  jashtëzakonshme, të një ish-të dënuari politik, të ri në moshë, që e njohu në burg dhe nuk e harroi kurrë. Zef Ashta është një nga ish-të dënuarit politikë me më shumë vite burg në Shqipëri. U dënua për herë të parë kur ishte 33 vjeç dhe, nga ajo kohë, përndjekja ndaj tij nuk u ndal.

“Oficeri me Akademi Ushtarake, Zef Cin Ashta, lindur në Shkodër në vitin 1913, u dënua tre herë nga komunistët dhe vdiq në burg në vitin e 30-të të vuajtjes së dënimit. Vuajti saktësisht 29 vjet, 5 muaj e 25 ditë. Një jetë e shkuar kot dhe e kaluar me shumë mundime. Pothuaj asnjë ditë e bardhë nga viti 1946 e deri në vdekje në vitin 1979. Një histori nga të shumtat e njerëzve të shkolluar, që vuajtën nën një regjim injorantësh”, shkruan studiuesi Kastriot Dervishi, në një shkrim dedikuar atij.

E megjithatë, siç tregon ish-i dënuari, Shkëlqim Abazi, përgjatë librit “Spaçi”, botim i ISKK, (Instituti i Studimit të Krimeve të Komunizmit), Zef Ashta, nuk u mposht, por u shndërrua nga një oficer karriere, në atdhetar dhe shërbestar të nacionalizmit e shqiptarizmës në burg. Abazi, që e pati edhe mësues italishteje në Spaç, i kushton oficerit, në këtë libër, një pjesë të veçantë, të cilën po e sjellim me shkurtime.

“Kur do më transferonin në Spaç – shkruan Abazi – në shtator 1970, miqtë ma rekomanduan, si një ndër personat që duhej ta takoja, për të më orientuar në mjedisin e ri.

Gjithashtu mund të lexoni

“Me krijimin e Brigadës së VII-të në Skrapar, ai caktua shef i seksionit politik të saj dhe në të gjithë veprimtarinë e tij, pati pranë, partizanen legjendare…”/ Historia e panjohur e Myqerem Fugës

“Studiuesi thekson paditurinë e vënë re për një fenomen të rrallë ndër shqiptarët, nga ana e ish-oficerit të Vehrmaht-it gjerman, Peinsipp, për rrëmbimin e nuseve…”! / Refleksionet e publicistit të njohur

Ishte një shtat-imët mbi pesëdhjetë e pesë-gjashtëdhjetë vjeç, i hequr, i thatë, i kërrusur, larg identikitit të oficerit shtatmadh. Por timbri i butë, delikatesa dhe takti prej zotërie, e bënin interesant.

…Ai përçonte virtytet e martirit në sjelljen model e karakterin e paepur dhe shpaloste qetësinë olimpike të intelektualit modern, me qëndresën morale. Në atë personalitet qenë pleksur, besimi i idealistit, te e nesërmja më e mirë, me fisnikërinë e nacionalistit të kulluar, që i blatoi Atdheut dashurinë pa kushte edhe kur iu bë njerkë.

Ai ishte mik i sinqertë, i gjindshëm dhe i sakrificës pa u bërë i bezdisshëm. Një etalon modestie, ndershmërie, përsosmërie, zgjuarsie, trimërie dhe një shtyllë morale, ku gjenin mbështetje të rinjtë.

Ndonëse në kushte jo komode dhe në vështirësi, atëbotë që shumëkush mund të ish dhënë, ai rezistoi, duke shpalosur vlerat e qytetarisë shkodrane.

Zefi përfaqësonte tipin e përkorë, me një det virtytesh. Te ai qe ndërthurur edukata kristiane, me jetesën spartane, ndoshta e ngulitur nga vitet e studimeve akademike në Itali, qe pleksur elegance, me sqimën dhe disiplina me fjalën e nderit, të konsoliduara gjatë shërbimit në radhët e Ushtrisë Kombëtare, cilësi që gërshetoheshin me gjakftohtësinë dhe sensin e gjykimit në situata të pazakonta.

Poligloti par ekselence, zotëronte në perfeksion italishten e vjetër dhe moderne, latinishten, greqishten e vjetër, frëngjishten, spanjishten.

…Me gjithë erudicionin, s’u hoq me të madh…!

Ndonëse s’na përkonte mosha, origjina, profesioni, përgatitja, gjeta në personin e tij, drejtuesin ideal.

Tek ai shihnim të moshuarin energjik, misionarin e përkushtuar, personin që s’e përfilli lokalizmin, përkundrazi i përçmonte nxitësit e kësaj dukurie. Për të ishin të papranueshme dasitë, ndaj edhe ndërtoi marrëdhënie të denja, për zotërinj.

E njihnim për “mit’hatist” me bindje të çlirëta, mirëkuptues logjikë ftohtë me edukatë të përsosur, kulturë të gjerë, intelekt brilant, i hapur ndaj bashkëbiseduesit, sa dëgjonte me durim çdo kundërshtar, madje i linte hapësirë, të shpreheshin pa i ndërprerë dhe s’iu kundërvihej edhe kur e fyenin me fjalor banal, ndaj e mbanin për polemist të shkëlqyer.

Qysh në krye e njoha shëndetlig, por s’e dëgjova të ankohej. Vuante nga një koleksion sëmundjesh, por duronte shkërmoqjen e eshtrave dhe copëtimin e mushkërive kavernoze, me stoicizëm martiri.

Bash për këtë, i nevojitej ushqim paksa më cilësor, që s’kishte mundësi ta siguronte, sepse ishte gjashtë qindësh permanent; edhe kur e nxirrnin në punë, e çonin në brigadën e mirëmbajtjes, që gjithsesi s’ia shtonte racionin, me ndonjë thërrmijë më tepër.

Nga familja s’para kishte ndihma, sepse e motra stërmundohej t’i gjendej, po ishte tejet e vobektë dhe e kish të pamundur të vinte shpesh në Spaç, për shkak të largësisë dhe mungesave financiare, ndaj rrekej t’i niste tek-tuk, ndonjë pako të varfër dhe letra, sa për ta mbajtur në korrent të të rejave të fundit. Kështu i mbetej kazani…!

Ne miqtë, ia njihnim vështirësitë dhe orvateshim t’i gjendeshim, po ai refuzonte. Një herë desha t’i falja diçka, po u ndjeva keq kur m’u kthye:

“L’moshën e ndajnë të pasunit, në raste festash, gëzimesh apo hidhnimesh, për f’mijët jetimë, vejushat, të dobëtit, sakatët, të vobektët, po njitu, jena të tan’ të tillë or mik”!

Ashtu ishim vërtet, por edhe ne kishim sajuar metoda origjinale: organizonim një sofër bukë, kur na vinte familja dhe në krye ulnim krenarët, si Zefi.

Në të ri, iu përkushtua karrierës dhe çështjes kombëtare. Më pas e arrestuan dhe e dënuan dhe më pas ende, e liruan, por e arrestuan sërish, ndaj s’mundi të krijonte familje. Gjithë dashurinë për fëmijët e munguar, e hodhi te bashkëvuajtësit”.

Skeda e dënimeve të Zef Ashtës, publikuar nga Kastriot Dervishi:

Dënimi i parë

U arrestua më 26.11.1946. Gjykimi iu bë së bashku me personalitete të tjera, që banonin në Shkodër si: Xhemal Naipi, Shaqir Omari, Shefqet Muka, Ismail Muhaj, Bep Negri dhe Nexhat Boriçi. Sulmoheshin me akuza kontradiktore, por themelisht si kundërshtarë të regjimit. Zef Ashta, herë fajësohej si ushtarak e, herë si anëtar i ‘Ballit Kombëtar’.

Mbi të rëndonte akuza e stërvitjes së forcave të ‘Ballit Kombëtar’, që do luftonin “kundra partizanëve të popullit jugosllav”, mbështetur në nenet e ligjit nr.372. U gjykua nga Gjykata Ushtarake e Zonës Ushtarake Shkodër. Me vendimin datës 23.6.1947, gjykata i deklaroi fajtorë dhe fillimisht i dënoi me vdekje (iu kthye dënimi me burgim), ndërsa Zef Ashtën me 10 vjet dhe Nexhat Boriçin, 15 vjet burgim. U lirua nga burgu, më 30.8.1951.

Dënimi i dytë

Dy vjet pasi ishte liruar nga burgu, u arrestua sërish më 19.3.1953. Akuzohej me nenet 72, 74, 226, të Kodit Penal, se nga viti 1949, kur vuante dënimin, kishte biseduar me persona të tjerë, për organizimin e vlefshëm për të ardhmen, duke shtuar radhët e “organizatës fashiste të Ballit Kombëtar”.

Veprimtarinë thuhej se kish vazhduar edhe pas daljes nga burgu. Quhej fajtor për dëgjimin e radiove të huaja perëndimore, prej të cilave bënte “propagandë luftë”.

Në mënyrë qesharake akuzohej se kjo do i sillte dëme paqes në botë dhe socializmit në përgjithësi. Po ashtu thuhej se kishte marrë një ftesë, për t’u arratisur me një shok e, këtë nuk e kish denoncuar.

Gjykata Popullore e Shkodrës e përbërë, me vendimin nr.311, datë 26.8.1953, e deklaroi fajtor, në bazë të neneve të sipërme dhe e dënoi me 14 vjet burgim. Pasuria nuk i konfiskohej, sepse nuk kishte. U lirua më 7.2.1964.

Dënimi i tretë e, vdekja në Spaç

Disa muaj pas lirimit nga dënimi i dytë, Zef Ashta, u arrestua prapë, më 28.7.1965. Akuzohej se së bashku me ish-bashkëvuajtësin, Gjeto Ramën, kishin bërë përpjekje për arratisje, por u kapën nga forcat kufitare, në postën e Muriqanit.

Gjykata i konsideroi se; ishin “elementë me mbeturina të theksuara mikroborgjeze”, që “villnin vrer kundër pushtetit popullor”. Vepra e tyre konsiderohej me “rrezikshmëri të madhe shoqërore”, sepse “ndihmonte veprimtarinë e armiqve të jashtëm”.

Gjykata e Qarkut Shkodër e përbërë, me vendimin nr.30, datë 8.10.1965 i deklaroi fajtorë, në bazë të nenit 64/10 të Kodit Penal dhe i dënoi të dy, me 17 vjet burgim. Në vitin 1973, Zef Ashta u kërkua të ri-dënohej në revoltën e Spaçit, por për mungesë provash, u lirua nga akuzat. Pas disa vitesh, vdiq në këtë kamp, më 5.6.1979. Memorie.al

Marrë nga Kujto.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 11 Shtator 2024

Next Post

“Vlonjati bëri epokë në burgje dhe u bë i famshëm, për atentatin e munguar, që do t'iu bënte anëtarëve të Byrosë Politike, në festimet e 50-të vjetorit të Pavarësisë, por...”/ Dëshmia e rrallë, ish-të burgosurit të Spaçit

Artikuj të ngjashëm

“Me krijimin e Brigadës së VII-të në Skrapar, ai caktua shef i seksionit politik të saj dhe në të gjithë veprimtarinë e tij, pati pranë, partizanen legjendare…”/ Historia e panjohur e Myqerem Fugës
Personazh

“Me krijimin e Brigadës së VII-të në Skrapar, ai caktua shef i seksionit politik të saj dhe në të gjithë veprimtarinë e tij, pati pranë, partizanen legjendare…”/ Historia e panjohur e Myqerem Fugës

September 16, 2025
“Studiuesi thekson paditurinë e vënë re për një fenomen të rrallë ndër shqiptarët, nga ana e ish-oficerit të Vehrmaht-it gjerman, Peinsipp, për rrëmbimin e nuseve…”! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Studiuesi thekson paditurinë e vënë re për një fenomen të rrallë ndër shqiptarët, nga ana e ish-oficerit të Vehrmaht-it gjerman, Peinsipp, për rrëmbimin e nuseve…”! / Refleksionet e publicistit të njohur

September 13, 2025
“Hugo Adolf Bernatzik, është autor i një prej librave më të njohur e që ka pasur më shumë tirazh mbi Shqipërinë, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për veprën “Udhëtim në vendin e shqiptarëve”!

September 12, 2025
“Duke mos gjetur një mënyrë tjetër për ta eliminuar, me justifikimin se po e dërgonin në Gjermani, një natë policët e morën nga burgu i Tiranës dhe…”/ Historia e panjohur e priftit gjerman, Dom Jozef Marksen

September 5, 2025
“Llazi do ikte në Pojan të Fierit me Drita Kosturin, por ajo s’vajti dhe atë ditë na njoftuan se vdiq nga infarkti, por kur nëna ime e lau, i pa pas koke…”! / Dëshmia e rrallë e gruas së majorit amerikan, “Llarry Post”!

Dëshmia e italianit Paolo Saggioti: “Tarasconi solli 150 napolona flori dhe me sugjerimin e anglezëve ne bëmë një sabotim, duke i vënë zjarri në Kuçovë…”/ Gjyqi i ‘Deputetëve’
Personazh

“’Lary Post-in’ e torturonte vetë Koci Xoxe, e pyeste se çfarë i kishte dhënë ai Enverit…”! / Historia e panjohur e Llazar Papapostolit, majorit nga SHBA-ja, që u akuzua si “ndërlidhës” i Mehmet Shehut

September 5, 2025
Next Post
“Vlonjati bëri epokë në burgje dhe u bë i famshëm, për atentatin e munguar, që do t’iu bënte anëtarëve të Byrosë Politike, në festimet e 50-të vjetorit të Pavarësisë, por…”/ Dëshmia e rrallë, ish-të burgosurit të Spaçit

“Vlonjati bëri epokë në burgje dhe u bë i famshëm, për atentatin e munguar, që do t'iu bënte anëtarëve të Byrosë Politike, në festimet e 50-të vjetorit të Pavarësisë, por...”/ Dëshmia e rrallë, ish-të burgosurit të Spaçit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme