• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, June 15, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Dy policët e qëlluan dhe e gjakosën Markun, pasi menduan se marmelatën e thartuar, ai e donte kur të arratisej, por në fakt, ai ja çonte nënës…”/ Historia e pabesueshme e burgut të Spaçit

“Pasi pushkatuan dajën, babai vdiq në burgun e Burrelit, disa policë erdhën në shtëpi dhe morën nënën që ishte yll e bukur, jo për ta arrestuar, por….”/ Dëshmia rrëqethës e ish-të burgosurit nga Berati
“Pasi pushkatuan dajën, babai vdiq në burgun e Burrelit, disa policë erdhën në shtëpi dhe morën nënën që ishte yll e bukur, jo për ta arrestuar, por….”/ Dëshmia rrëqethës e ish-të burgosurit nga Berati
“Dridhem, kur kujtoj kocka të thyera njeriu, jo metaforike, të gjetura andej-këndej, në gropat e malit të Dajtit, në kampin e Ballshit, të Spaçit, në oborrin e burgut të Burrelit dhe…”/ Refleksione të ish-të dënuarit politik
“Kur banonim në Gjirokastër, Enver Hoxha i propozoi disa herë Aurelias për fejesë dhe pasi mori refuzimin e prerë të saj, ai u betua që…”/ Kujtimet e italianit, nipi i ish-portierit të Kombëtares shqiptare
Memorie.al

Nga Luan Myftiu  

Pjesa e tretë

Memorie.al / Luan Myftiu lindi në Berat në vitin 1933 dhe që në moshë të vogël mbeti jetim, pasi i ati, patriot i nderuar dhe mbështetës i “Ballit Kombëtar”, dënohet me pushkatim në vitin 1945, por më pas, i falet jeta dhe vdiq pas pak vitesh në burgun e Burrelit ku vuante dënimin. E ëma e Luanit, dhe ajo nuk arriti të dilte gjallë prej psikiatrisë, ku u flak pa mëshirë. Mes vuajtjesh që e ndoqën dita ditës, me shumë përpjekje, Luani arriti të vazhdonte shkollën Pedagogjike në Berat dhe filloi punën si mësues. Por gjatë gjithë kësaj kohe ai ishte nën survejimin e vazhdueshëm të organeve të Sigurimit të Shtetit dhe në vitin 1975, ai arrestohet dhe dërgohet në hetuesi. “Ç’kam bërë”? – do të pyeste Luani hetuesin…! “…Je mish i therrur që ne mbajmë në frigorifer, kur na duhet të marrim, të dënojmë që të shohin ata të rinjtë që këndojnë kanconeta”, – i’u përgjigj hetuesi. E dënojnë 10 vjet dhe dërgohet në Spaç, ku ai vuan të gjithë dënimin. Mbas vitit 1990, vjen në Tiranë ku merr pjesë aktive në proceset demokratike dhe angazhohet me shkrime të ndryshme kryesisht në gazetën “Liria”, organ i Shoqatës së ish-të Dënuarëve dhe Përndjekurve Politik të Shqipërisë. Luan Myftiu është marrë dhe me letërsi, duke lëvruar gjininë e tregimit, të cilin e kishte me shumë pasion. Ka botuar një ese me titull “Nën territorin komunist”, si dhe ka përkthyer “Aforizma të papërshkruara ndonjëherë”, të Oscar Wilde si dhe “Net të bardha”, të Dostojevskit.

                                              Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi profesor Xhemal Broja më pyeti nëse unë isha i kënaqur me notën nëntë që më kishte vënë në provim dhe unë i thashë; po, ai shtoj; dhjeta i takon…”/ Dëshmia e rrallë e Timo Fllokos

“Ndër torturat më shtazarake që pësojmë në burgun e Burrelit, s’parit është tymi i druve ose i qymyrgurit që ndezet në mangall dhe…”/ Letra e panjohur e Simon Jubanit për Komitetin Qendror, dhjetor ‘71

TOPI ME MARMELATË

Kur në Kampin e “Riedukimit” mbaronte rituali i përjavshëm i arrestimeve, befas aty binte një nga ato heshtjet e frikshme, në të cilat ankthi i së panjohurës bëhej gati po aq mundësojë sa dhe ai i frikës nga vdekja. Dhe, meqë shpesh ri dënoheshin kështu ata që ishin më të përmbajtur, kuptohet ç’parandienin për veten ata që e mallkonin komunizmin edhe në gjumë.

Këto ishin çaste, ku diktatura përpiqej të mbillte nënshtrim dhe korrte një shpirt rebel te viktimat e saj; çaste kur solemnitetin e terrorit e prishte edhe mjaullima e një maceje, që i kanë shkelur padashur bishtin. Dhe ja këto situata, në të cilat dhuna i lëshon padashur terren guximit, që bëjnë të ndodhin nganjëherë gjëra sa tragjike aq dhe qesharake.

Një ditë, tamam në kohën ku posa kishte marrë fund “rrëmbimi i zogjve prej skifterit”, në kamp u dëgjua një zhurmë jo e zakontë. Britmat e dy kapterëve që po goditnin dikë me shkelma, përziheshin me rënkimin e një djaloshi, që linte të kuptohej sikur thoshte: “Qëlloni, bre, se bukur fort e keni nisur”! Në këto çaste, kur zakonisht më të trembur e shohin veten xhelatët, mbërriti vrap në vendngjarje vetë komandanti i burgut.

– Ç’ka bërë?! – pyeti, kur pa të dënuarin e gjakosur.

– Ndërsa kampi ndodhet në kapanone, ky mbledh copa marmelatash në mensë! – tha njëri prej kapterëve.

-Tjetër?

– Kur ne nisëm ndëshkimin, na prishi qetësinë duke bërtitur: “I dua për nanën”! “I dua për nanën”.

– Tjetër?

– Marmelatat i kishte mbledhur në formë topi me gazetën “Zëri i popullit”!

– Ç’e do ti këtë marmelatë? – e pyeti befas komandanti malësorin.

Djali nuk foli.

– Fol, bre! Përse të duhet…?! Dhe, kur erdhi të shtonte “E di ç’të bëj unë”! – vuri re qafën e djalit të hollë si shkop dhe sytë që i kishin vënë rrathë të errët, ndaj u përmbajt e u klithi vartësve:

– Kush i kishte lënë atje marmelatat”?!

– Të dënuarit! Ata, të cilëve ne ua japim si antidotë, kur i futim në minierë – tha kapteri.

– Dhe pse s’i kanë ngrënë?!

Polici u përkul te veshi i “kapos” dhe belbëzoi: “Janë të thartuara”!

-Ashtu? Ëhë, e mora vesh! – dhe komandanti iu kthye djalit:

“Domethënë, i do si ushqim, kur të arratisesh”?!

– Jo, komandant, i dua për…

– Lidheni! – gjëmoi zëri rëndë.

Çudi! Atë ditë fajtori nuk u mbajt në qeli. Nuk u torturua nga skuadra ndëshkimore. Të gjithë u habitën, por kërshëria nuk zgjati, se shumë shpejt u mor vesh që mjeku ushtarak i burgut kishte deklaruar që djali ishte aq i sëmurë, sa edhe po ta lije të lirë të shkonte vetë në shtëpi, ai nuk do mundej. Rasti ma solli të mësoja diçka më tepër për jetën e këtij malësori. Dhe ja ç’më tha një kushëri i tij që ndodhej i burgosur këtu, në kamp.

“Mos e shiko tani, por Marku (se Mark e quanin djalin) ka qenë një çamarrok aq i shkathët, sa shokët ia kishin vënë nofkën ‘kaproll’. Dhe vërtet me kaprollin ngjante, kur kërcente ashtu gur më gur pas të atit për të mbledhur bimë mjekësore, se i ati kishte prerë padashur krejt dorën në sharrat e shtetit dhe pas kësaj, e kishin lënë pa punë, duke e akuzuar madje se këtë e paskësh bërë me qëllim. Ishte në mes ajo puna e biografisë, vëlla! Nejse!

Djali u lidh fort me të atin, aq sa harroi se kishte edhe një nënë, e cila priste t’i falte ndonjë gëzim. Ishte i vogël, i gjori Mark, për të kuptuar se tërë vrazhdësia e nënës buronte nga frika e saj për fundin që i priste, tek shihte të shoqin të rrinte edhe pa ngrënë për t’u lënë diçka më tepër fëmijëve të uritur. Vetëm kur i ati shkoi e vdiq papritur, djalit, veç dhimbjes, sikur i kishte mbetur pak qejfi me të: kur pyeste veten përse nuk e pati lajmëruar, makar duke u ankuar një herë.

Por, kur pa një ditë të ëmën duke qarë me fotografinë e të shoqit në duar, u pendua aq shumë për sjelljen e tij ndaj saj, sa nisi t’i jepej me një dashuri të pazakontë. Dhe mrekullohej tek shihte se si zbutej ajo ashpërsi burrërore në fytyrën e kësaj malësoreje, që edhe zërin e kishte si të ndonjë kapedani hijerëndë. Ndërsa e ëma, që nuk ishte natyrë përkëdhelëse, e rriti me aq kujdes dhe ia ruajti aq shumë sedrën, sa djali e ndjeu herët përbuzjen e ambientit komunist të qytezës…”!

Këtu kushëriri s’di pse u shkëput befas nga ngjarja dhe u hodh në një shteg, që të nxirrte shkurt te fundi i kujtimeve. Kur Marku u kërkoi hetuesve përse e kishin arrestuar, u çudit tek i thanë që shkaku ishte një ëndërr, që ky ua paskësh treguar nja dy shokëve të tij. Në gjumë i qe shfaqur Krishti i ringjallur, që i kishte thënë se do të sillte në tokë mbretërinë e dashurisë dhe të barazisë mes njerëzve.

– Cilën barazi do zotërote, more?! – klithi hetuesi, duke e qëlluar djalin në fytyrë.

– Mos kërkon shuarjen e luftës së klasave?! Megjithatë, ne do të të mëshirojmë më shumë edhe se ai Krishti yt, duke të izoluar vetëm nja dy pesëvjeçarë…!

Kur nisën torturat e egra që të pranonte akuzën e stisur, Marku, gjatë atij “ferri”, e bëri zakon të mendonte për të ëmën dhe motrat e vogla, që tash e tutje nuk kishte kush t’i ndihmonte. Një ditë me sinqeritetin fëminor që e dallonte, ai kishte pyetur komandantin e burgut nëse lejohej të shitej aty gjak dhe lekët t’ia kalonin familjes, por i madhi i kampit kishte bërë sikur nuk kishte dëgjuar.

Humori i Markut ndryshoi nga dita që formoi “Topin me marmelatë”, të cilin e kishte lejuar t’ia jepte së ëmës, pikërisht polici që e kishte thirrur për takim duke e tallur: “Hajde marmelata”…!

E ëma i vinte një herë në muaj dhe i sillte vetëm një kile gështenja të ziera, të cilat ky nuk i hante vetë, po ua ndante shokëve, që ta uronin për shëndetin e njerëzve të shtëpisë. Vetëm kur u bindën vetë që Marku i kishte ditët të numëruara, policët nisën ta lejonin të nxirrte jashtë telave “Topin me marmelatë”.

E gjora nënë ia merrte atë dhe i lante rrugët me lot, kur mendonte që nuk kishte t’i sillte të birit, makar një byrek të thjeshtë, bërë nga duart e saj. Një ditë, papritur, qëndrimi i personelit policor ndaj të burgosurve ndryshoi, sepse duket diçka e madhe kishte ndodhur. Nisën të dëgjohen zëra për një falje të madhe. Ca kapterë po afroheshin me të burgosurit që të mësonin prej gojës së tyre ç’mendim kishin për ta.

Madje kishte që shpreheshin se jo të gjithë e paskëshin merituar një dënim kaq të rëndë. Ca shkonin edhe më tej, duke thënë se shumë madje ishin dënuar edhe kot. Pastaj erdhën në kamp disa persona, që nxitnin të dënuarit të bënin lutje për falje.

Mirëpo, çudi! Asnjë i burgosur nuk bëri një kërkesë të tillë. Duket të gjithë e morën këtë si ndonjë kurth të ri. Kjo e shqetësoi komandën, prandaj, një ditë hyri në kamp vetë komisari, i cili, duke mos e duruar këtë përbuzje të hapur ndaj zemërgjerësisë së partisë, iu drejtua Markut, që mendonte se nuk do të mundohej ta kundërshtonte.

-Hë, more Mark! A do me ba lutje për të shkue te nana?

Pasi heshti një hop, djali belbëzoi:

– Jo…, komisar…!

– Si…?! Pse…?! – sokëlliu njeriu i partisë.

– Po unë s’kam ba ndonjë krim, që të lutem për falje!

-Ashtu ?!! – kërciti dhëmbët komisari.

– S’ke faj ti! – klithi polici, që shoqëronte eprorin. – Kur të kemi lënë ne të nxjerrësh jashtë kampit edhe topa me marmelatë…?!

Marku nuk i ngriti më sytë nga toka…! Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Shoku Enver, legjenda ishte kështu, ne do arrestonim Teme Sejkon, kurse sovjetikët do mbanin adresën, sikur ai ishte atje në Akademi... /Debatet e Kadri Hazbiut në mbledhjen e Byrosë, 8 tetor ‘82

Next Post

“Disa polic në kampin e Bedenit, i vunë një të burgosuri në kurriz, një karrocë plot me dhé, e kur u rrëzue, i ranë me shqelma. Ai ishte profesori...”/ Dëshmia rrëqethëse e intelektualit të njohur nga SHBA-ës

Artikuj të ngjashëm

“Pasi profesor Xhemal Broja më pyeti nëse unë isha i kënaqur me notën nëntë që më kishte vënë në provim dhe unë i thashë; po, ai shtoj; dhjeta i takon…”/ Dëshmia e rrallë e Timo Fllokos
Personazh

“Pasi profesor Xhemal Broja më pyeti nëse unë isha i kënaqur me notën nëntë që më kishte vënë në provim dhe unë i thashë; po, ai shtoj; dhjeta i takon…”/ Dëshmia e rrallë e Timo Fllokos

June 14, 2026
“Skënder Daja, që do të pushkatohej pak ditë më pas, ditën e parë të revoltës, bisedoi fshehtas me një ushtar të vend-rojeve, me të cilin…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit për Revoltën e Spaçit
Personazh

“Ndër torturat më shtazarake që pësojmë në burgun e Burrelit, s’parit është tymi i druve ose i qymyrgurit që ndezet në mangall dhe…”/ Letra e panjohur e Simon Jubanit për Komitetin Qendror, dhjetor ‘71

June 14, 2026
“Mbas revolucionit ushtarak në Egjipt në vitin 1959, duke qenë edhe në lidhje familjare dhe miqësore me Mbretin Faruk, u detyrua të largohet dhe…”/ Historia e panjohur Arslan bej Libohovës
Personazh

“Mbas revolucionit ushtarak në Egjipt në vitin 1959, duke qenë edhe në lidhje familjare dhe miqësore me Mbretin Faruk, u detyrua të largohet dhe…”/ Historia e panjohur Arslan bej Libohovës

June 14, 2026
“Enver Hoxha, na jepte lëndën e ‘Moralit’ dhe ai nuk ulej kurrë në tavolinën e mësuesit, por në bankat e para, me djemtë dhe vajzat, pasi ai…”/ Dëshmia e rrallë e ish-liceisit të Korçës
Personazh

“Nga Lushnja shkonim në Burrel për të parë babanë e burgosur, një udhëtim raskapitës, pasi i binim nga Bulqiza, por rojet na i merrnin ushqimet, i hapnin ato …”/ Dëshmia e rrallë e Bujar Nepravishtës

June 7, 2026
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
Personazh

“Oficeri i Postës i rrëmbeu automatikun ushtarit dhe zbrazi gjithë fishekët mbi trupin e Haxhiut, Haxhi Llëçi, kryetar i Komitetit Ekzekutiv i Bilisht, i hoqi viktimës..”/ Historia tragjike e familjes Barolli

June 7, 2026
“Në atë farë skene të kampit të Spaçit, doli i pari i burgosuri Dhimitër Furxhi, njihej, aktor i vërtetë profesionist, i cili filloi të…”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur, ish-i dënuar politik
Personazh

“Atë ditë gushti 1967, kur ne u ndamë për të mos u takuar më, pasi Mustafa u arratis në Jugosllavi, ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë për djaloshin nga Tropoja që e ktheu UDB-ja dhe u flijuan në burgun e Burrelit

June 4, 2026
Next Post
“Disa polic në kampin e Bedenit, i vunë një të burgosuri në kurriz, një karrocë plot me dhé, e kur u rrëzue, i ranë me shqelma. Ai ishte profesori…”/ Dëshmia rrëqethëse e intelektualit të njohur nga SHBA-ës

“Disa polic në kampin e Bedenit, i vunë një të burgosuri në kurriz, një karrocë plot me dhé, e kur u rrëzue, i ranë me shqelma. Ai ishte profesori...”/ Dëshmia rrëqethëse e intelektualit të njohur nga SHBA-ës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme