• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, March 26, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Disa polic në kampin e Bedenit, i vunë një të burgosuri në kurriz, një karrocë plot me dhé, e kur u rrëzue, i ranë me shqelma. Ai ishte profesori…”/ Dëshmia rrëqethëse e intelektualit të njohur nga SHBA-ës

“Disa polic në kampin e Bedenit, i vunë një të burgosuri në kurriz, një karrocë plot me dhé, e kur u rrëzue, i ranë me shqelma. Ai ishte profesori…”/ Dëshmia rrëqethëse e intelektualit të njohur nga SHBA-ës
“Disa polic në kampin e Bedenit, i vunë një të burgosuri në kurriz, një karrocë plot me dhé, e kur u rrëzue, i ranë me shqelma. Ai ishte profesori…”/ Dëshmia rrëqethëse e intelektualit të njohur nga SHBA-ës
“Disa polic në kampin e Bedenit, i vunë një të burgosuri në kurriz, një karrocë plot me dhé, e kur u rrëzue, i ranë me shqelma. Ai ishte profesori…”/ Dëshmia rrëqethëse e intelektualit të njohur nga SHBA-ës
“Disa polic në kampin e Bedenit, i vunë një të burgosuri në kurriz, një karrocë plot me dhé, e kur u rrëzue, i ranë me shqelma. Ai ishte profesori…”/ Dëshmia rrëqethëse e intelektualit të njohur nga SHBA-ës
“Disa polic në kampin e Bedenit, i vunë një të burgosuri në kurriz, një karrocë plot me dhé, e kur u rrëzue, i ranë me shqelma. Ai ishte profesori…”/ Dëshmia rrëqethëse e intelektualit të njohur nga SHBA-ës
“Disa polic në kampin e Bedenit, i vunë një të burgosuri në kurriz, një karrocë plot me dhé, e kur u rrëzue, i ranë me shqelma. Ai ishte profesori…”/ Dëshmia rrëqethëse e intelektualit të njohur nga SHBA-ës
0
Shares
8k
VIEWS

Nga Sami Repishti

Memorie.al / Sami Repishti ka lindur në qytetin e Shkodrës në vitin 1924, në një familje me tradita patriotike. Gjyshi i tij, ka qenë luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 1878-ën, ndërsa babai ka luftuar kundër synimeve të pushtuese serbo-malazeze. Pasi përfundoi studimet e mesme në vendlindje, ai fitoi një të drejtë studimi në Itali, ku u diplomua në Universitetin e Firences, në Fakultetin e Historisë Moderne. Më 1945-ën, u arrestua nga Sigurimi i Shtetit dhe dënua me 15 vjet burg politik, i akuzuar për “agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”, prej të cilëve vuajti 10 vjet, kryesisht në kampin e Bedenit të Kavajës, Vloçisht dhe kënetën e Maliqit. Pas daljes nga burgu, pasi punoi disa kohë si punëtor dhe karpentier, në një ndërmarrje ndërtimi, më 22 gusht të vitit 1959, arratiset nga Shqipëria dhe kaloi në Jugosllavi, ku fitoi statusin azilantit politik për në SHBA-ës. Në vitin 1977, në Francë, ai mori titullin Doktor Shkencash në Filozofi. Sami Repishti, është ndër shqiptarët e parë të Amerikës, që më 1965-ën, para Kongresit Amerikan, kërkoi që Kosovës t’i jepej pavarësia. Ne vitin 1968, ai formoi organizatën “Rinia Shqiptare Kosovare, në Botën e Lirë”. Në nëntor të vitit 1982, së bashku me Arshi Pipën, organizuan Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën, me pjesëmarrjen e 14 profesorëve evropianë dhe amerikanë, duke i bërë edhe peticion, njërit prej zyrtarëve të Parlamentit Evropian, Otto von Habsburg. Në vitin 1978, u angazhua dhe krijoi shoqërinë “Kosova Relief Fund, USA, Inc.”, për ndihmë financiare familjeve të persekutuara në Kosovë, fondacion të cilit i qëndroi në krye gjer në vitin 2000. Për më se dhjetë vjet, ka mbajtur rubrikën mbi Kosovën për gazetën “Dielli”.  Në vitin 1986, ai kërkoi hapjen e Zyrës Amerikane në Prishtinë, që u realizua me sukses në vitin 1996 dhe atë kosovar në Washington, që u aprovua nga Presidenti i 46-të i SHBA-së Mr. William Jeferson Clinton (1993). Repishti është gjithashtu bashkëthemelues i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (1986) dhe drejtor ekzekutiv (1989-1992), bashkëthemelues i American Friends of Albania e sekretar/arkëtar i saj (1992-1996), bashkëthemelues i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC 1996) dhe president i parë (1996-1998) – grupi i lobimit më me ndikim në Washington D.C. Aktualisht ai vazhdon të merret me studime shqiptare dhe mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Ai gjithashtu është marrë me studime, botime librash dhe shkrime të ndryshme. Shkrimi që kemi përzgjedhur për publikim, është marrë nga kujtimet e tij dhe bën fjalë për periudhën kur ai vuante dënimin si i burgosur politik, në Beden të Kavajës, në tharjen e kënetës.

NJË SHOK DHE NJË MËSUES

Në fillim të qershorit 1948, në kënetat e Bedenit të Kavajës, shkarkohej karvani i të burgosurve. Në një faqe kodre një rresht barakash të mëdha mbulue me teneqe të vjetra dhe rrethue me rrogoza, ishin caktue për banimin e tyne. Nga të katër anët telat me gjemba katër metra të naltë thurshin të shpeshtë, një hapsinë prej rreth nji çerek hektari.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ’72-in dhe tani në hetuesi, Gjet Kadeli s’është thyer e s’ka folur asgjë, por është dënuar për agjitacion e propagandë dhe tani, mori pjesë në rebelimin e Spaçit…”/ Raporti i Pëllumb Kapos, Krujë ‘73

“Këtu populli vuan për bukën e gojës, tha Gjeta; pasi të ardhurat shkojnë për Komitetin Qendror që shëtisin jashtë shtetit me familjet e tyre e shpenzojnë…”/ Denoncimi i Kujtim Prushit, Krujë 1972

Në kandet kulla roje, ku ushtarë të pajisun me mitraloza, ndjekshin me kujdes çdo lëvizje dhe ndalojshin nën kërcënimin e vdekjes që t’i afroheshe gardhit. Ma se 900 fatkeq ishin rrasë përbrenda. Ishte kampi, që ma vonë u njoh si kampi fatkeq i Bedenit.

Na kishin organizue në brigada e kompani. Dhe na urdhnonte ndonjë llom i shoqnisë. Përkulshim kurrizin që në mëngjes herët dhe në baltat me insekte dhe gjarpërinj, zhyteshim nën të rame të shkopinjve, që dora e policëve luente pa mëshirë.

Punojshim pa pushim, kokën ulun, rrobet qull në djersë, trupin të thamë nga vuejtja dhe krahë e kambë të këputun nga puna e randë, mezi bajshim ato lëvizje ritmike, monotone që nxirrshim dheun dhe baltën jashtë, në nji sasi që na thuhej se ishte “norma”.

Në mbramje, në kamp rreshtoheshim për të bekuemen bukë dhe pa mujt me shndërrue fjalë as bisedë me shokët, këputë e mbarue nga lodhja, shtriheshim pa la, pa u pastrue në do currle të vjetra, që vetëm na i quejshim shtrat.

                                                                            * * *

Si çdo ditë jemi rreshtue për punë. Asht agim. Kur drita hapet e merr dheun, na nisemi. Një karvan pa rresht, pa formë. Rrethue nga rojet me dru, shtyheshim me i ikë të fundit që na bjen pa mëshirë. S’mund t’i afrohemi të parit që na bjen pse ngutemi. Anave s’lejojnë me ndejë, ngrihen, durojnë në kurriz shkopijtë pa numër e, vihen përsëri për rrugë. Një pamje që ende më dredh trupin!

U rrëzue një ditë një shok. Bash pranë meje. Para se të ulesha me e ndihmue, një dorë e fuqishme e çoi pothuajse peshë. Atëherë e ndihmova edhe unë. Po ktheheshim në kamp dhe bashkë me peshën e lodhjes së ditës, të dy mbajtëm deri në vend një trup që dukej se kishte orët e fundit. Gjatë gjithë rrugës nuk folëm. Para kazermës e lëshuem të sëmuerin përtokë. Nuk lëvizte.

Thërrasim infermierin, që për fatin tonë asht me të vërtetë një hero. E merr me kujdes dhe e vendos në shtrat. Nga pamja që muer fytyra e tij, kuptuem gjithçka. Ulë mbi kokë të atij që po jepte shpirt, shndërruem dy fjalët e para me atë që kishte ndimue të sëmuerin bashkë me mue. Që atë ditë fillova të shoqnohem me mikun tim.

Gjejshim rastin kur grumbull shkojshim e vijshim për punë me u përshëndetë e me folë. Në kamp ishte ma e rrezikshme. Një ditë, mbasi i tregova emrin tim, më tha se quhej Hamdi Gjoni. Kishte krye studimet fetare në Medresen e Tiranës dhe kishte rrokë pushkën që në rininë e parë me shërbye atje ku e thirrte detyra. Kishte pamje burrnore.

Një trup të fortë që kurrë s’u lodh. Një buzë me gaz, me kaq lehtësi sa që kuptohej se ishte e natyrës së tij. Fliste ngadalë e me bindje për gjithçka shqiptonte. Më pëlqeu që në fillim dhe kur ma vonë filluem të njihemi si duhet, fillova edhe ta due. Në orët e vështira të punës, në ditët e pafund të vuejtjeve në kamp, na u afruem. Ishte ma i pjekun, më këshillonte. Ishte ma praktik, më ndihmonte.

Dhe në qëndrimin e tij stoik, guximtar dhe të papërkulun, unë fillova të shoh një shembull që jeta e përditshme nuk më jepte shpesh. Një figurë që më tërhiqte, që më bani për vete, që e deshta dhe më frymëzoi besimin në vetvete dhe vendosmëni. Në mes të një deti mjerimi, ai u ba për mue një ishull mbështetjeje dhe përkrahjeje. Isha i lumtun, kisha gjetë një shok.

                                                                           * * *

Gjatë punës, jo shumë larg nga ne, policët dhe shërbëtorët e tyne po përpiqeshin, tue sha e tallë, me vu në kurrizin e një burri rreth 40 vjet, një karro dore plot me dhe. Ishte një pamje e përditshme. Të sëmurët, pleqtë, të dobëtit, rriheshin e mundoheshin çdo ditë.

Atyne u kërkohej puna, shumë punë, dhe kur fuqia shterej krejt, atëherë fillonte tortura. Burri që po mundohej të qëndronte në kambë nën peshën e randë të dheut, ishte i thatë dhe i dobët nga trupi. Nuk ishte i gjatë. Nga një palë kambë të holla, që dridheshin nga dobësia, duhej mbajtë pesha e një skeleti që i numëroheshin eshtnat e ijeve.

Mbas pak u rrëzue përtokë. Filluen atëherë shkelmat e atyne që na i quejshin komandanta dhe shkopijtë e policëve me divizë. Ma shumë se një dorëzuen shpirtin në vend në këso rastesh.

– “Të poshtër”! Ndëgjova zanin e Hamdiut afër meje. E shikova si me çudi! Një këso fjalësh mund të kushtonte jetën.

– “E kam shok” – më tha. Nuk folëm ma gjatë. Një oficer po na shikonte që nga nalt. Ulëm kokën dhe lëvizjet e lopatës ndoqën njëra-tjetrën. Më shpjegoi kur u kthyem në kamp: “Është nga vendi im, – më tha, – “ka qenë profesor dhe një nga më të parët luftëtarë. Është shumë i mirë dhe e dua shumë. Do të të njoh me të. E quajnë Bego Gjonzeneli”.

E takova profesorin mbas asaj dite shpesh herë. Mbas fjalëve të para të zakonshme për jetën që po kalojshim, ishte gjendja e re e krijueme që na jepte brumë për bisedë. Pak ditë mbas rezolucionit të Informbyrosë të qershorit 1948, na detyruen të ndigjojmë leximin e gazetës. Rrijshim ulun në oborrin e kampit në një diell përvëlues me ndigjue leximin e gazetës.

Rrijshim ulun në oborrin e kampit në një diell përvëlues me ndigjue lexime të gjata me orë të tana fjalimesh hipokrite që mbaheshin anë e kand vendit. Por na, kishim një tjetër kujdes, do të zgjaste edhe ma gjatë kjo gjendje që dukej se po lëkundej në themel? Askush nuk dinte gja me saktësi.

Na kishin vetmue hermetikisht dhe çdo përpjekje me marrë kontakt me botën e jashtme, ishte e pamundun. Isha ende i ri. Ndigjojshe me andje fjalët e mendimet e të tjerëve. Por dëshirojshe ma shumë bisedën me profesorin. E kam ende parasysh. Shtrihej në tokën e thatë, mbështetë në brrylin e djathtë.

Gjithmonë me dy ose tre të tjerë. Mendohej vazhdimisht. Mandej sikur dëshironte me tregue atë që mendonte. Fliste ngadalë, shumë rrjedhshëm dhe me një lidhje mendimesh që të bante për vete. Ishte i shqetsuem për fatin e vendit dhe tonin. I shpëtuem vdekjes në Beden. Pak muej ma vonë u pamë në kënetat e Maliqit. U përqafuem si miq të vjetër.

                                                                         * * *

Na e morën nga mesi ynë, pa dijtë gja, një ditë shtatori. As nuk munda me e përshëndetë. Hamdiu më tregoi se ai dhe katër të tjerë po ktheheshin në burgun e Vlorës. Nuk kuptova gja.

“Do ta marrësh vesh ma vonë, – tha. – Lamtumirë, ndoshta, përgjithmonë”!

Mbeta shtang prej habie. Pashë vetëm se si me duart e lidhuna, pesë shokë po hyjshin në një kamion, të shqnuem nga roje ushtarake të armatosuna.

Në fundin e marsit asht përvjetori i asaj masakre që unë e mora vesh dy muej mbas. Më treguen se shtatë ishin ekzekutue, për një tentativë arratisjeje nga burgu. Ndër të parët profesori dhe Hamdiu. Lajmi më erdhi papritun dhe efekti më gozhdoi në vend. Kisha mbetë i ngrimë në kambë pa dijtë se çka me thanë.

Unë nuk do t’i shifsha ma dhe zani i tyne nuk do të tingëllonte ma në rrethin e shoqnisë sonë. Hodha sytë mbi shokët vlonjatë, që, zakonisht, rrijshin me të. Ishin të premë. Kokën ulun, duket se ende nuk e kishin marrë veten nga humbja e randë. U përpoqa atëherë të marr vesh për ditët e tyre të fundit. Më thanë se kanë përbuzë mëshirën e ofrueme.

E besova. E kisha ndigjue me veshët e mi valën e urrejtjes së tyne sa herë që binte fjala. Ndihesha kryenaltë për vendosmërinë e tyne. Sikur më frymëzonte bindje në drejtësinë e idealit tim.

Po kur në brendinë time mundohem me vështirësi me u bindë se ata kanë vdekë, nuk jetojnë ma, nuk do të jetojnë ma në rrethin tonë, një ndjesi dhimbjeje sikur më shtrëngon gjoksin, më ndrydh zemrën dhe në fytyrën time, regjë nga dielli e era, rrokullisen pa dashtë dy pika lotë.

E gjithë ditën jetoj shpirtnisht me ta. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Dy policët e qëlluan dhe e gjakosën Markun, pasi menduan se marmelatën e thartuar, ai e donte kur të arratisej, por në fakt, ai ja çonte nënës...”/ Historia e pabesueshme e burgut të Spaçit

Next Post

Kalendari Historik 7 Nëntor 2022

Artikuj të ngjashëm

“Ai tha; tani pritet dita ditës, që vendi ynë të sulmohet, se në afërsi të kufijve tanë në det, kanë ardhur Flota Sovjetike dhe Amerikane, por këta…”/ Raporti i B.p. “Mbrehija” nga Mamurrasi, shtator 1968
Personazh

“Në ’72-in dhe tani në hetuesi, Gjet Kadeli s’është thyer e s’ka folur asgjë, por është dënuar për agjitacion e propagandë dhe tani, mori pjesë në rebelimin e Spaçit…”/ Raporti i Pëllumb Kapos, Krujë ‘73

March 26, 2023
“Gjet Kadeli tha; mos u mërzit, se unë do arratisem me makinën e ambasadës belge, që do vij të më marrë në Mamurras dhe prej aty…”/ Raporti sekret i marsit  1967, nga B.p. “Manushaqja”
Personazh

“Këtu populli vuan për bukën e gojës, tha Gjeta; pasi të ardhurat shkojnë për Komitetin Qendror që shëtisin jashtë shtetit me familjet e tyre e shpenzojnë…”/ Denoncimi i Kujtim Prushit, Krujë 1972

March 24, 2023
“Gjet Kadeli më tha, se daja i tij, kapiten i parë, i tregoi se gjeneral Gjin Marku, kaloi me veturën e tij pa targa në Mamurras, brenda kishte disa të arratisur…”/ Raporti i bashkëpunëtorit “Mbrehja”, tetor 1961
Personazh

“Unë kam rregullar armë zjarri si, çifte pistoleta, etj., dhe kam modifikuar edhe fishekë, por të gjitha këto, i kam bërë pa leverdi ekonomike…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
Personazh

“Edhe pse nuk kisha as tokë dhe as lopë si anëtarët e kooperativës, kryetari Muharrem Seferi, nuk më jepte largimin, dhe më tha; mua nuk ke për t’ma pa hajrin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
“Xhaviti thotë se; unë i kam shkruar vetëm udhëheqësit kryesor të Partisë, duke i thënë të mos krekoset si gjel, pasi…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, në ’81-in
Personazh

“Babai im, u arrestua për vrasjen e Bardhok Bibës, por në korrik 1950, ai theu burgun e Rrëshenit dhe u arratis më pas në Jugosllavi, me vëllanë tim, Gjonin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë, 1972

March 21, 2023
“Te burgu i Tiranës, fillimisht oficeri i rojës s’na i pranoi ushqimet dhe pas pak, na tha se…”/ Historia e trishtë e ruses, që në 1975-ën, i’a pushkatuan të shoqin,  kryeinxhinierin e Naftës
Personazh

“Te burgu i Tiranës, fillimisht oficeri i rojës s’na i pranoi ushqimet dhe pas pak, na tha se…”/ Historia e trishtë e ruses, që në 1975-ën, i’a pushkatuan të shoqin, kryeinxhinierin e Naftës

March 21, 2023
Next Post
Kalendari Historik 3 Nëntor 2022

Kalendari Historik 7 Nëntor 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!