• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, March 28, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Dy element armiq, të maskuar si instruktorë të Komitetit të Partisë të Durrësit, shkuan në ndërmarrjen “8 Nëntori” Sukth, ku…”/ Letra e Enver Hoxhës për mashtrimin e madh në ’52-in

“Në qytetin e Durrësit ka një borgjezi tregtare të rafinuar, se agjentura e jashtme italiane, jugosllave e të tjera, punojnë aty…”/ Letra e Byrosë Politike të K.Q. të PPSH-së në 1953-in
“Në qytetin e Durrësit ka një borgjezi tregtare të rafinuar, se agjentura e jashtme italiane, jugosllave e të tjera, punojnë aty…”/ Letra e Byrosë Politike të K.Q. të PPSH-së në 1953-in
“Në qytetin e Durrësit ka një borgjezi tregtare të rafinuar, se agjentura e jashtme italiane, jugosllave e të tjera, punojnë aty…”/ Letra e Byrosë Politike të K.Q. të PPSH-së në 1953-in
Ministri i Brendshem Mehmet Shehu gjate nje mbledhjeje ne vitet 50-te
“Në qytetin e Durrësit ka një borgjezi tregtare të rafinuar, se agjentura e jashtme italiane, jugosllave e të tjera, punojnë aty…”/ Letra e Byrosë Politike të K.Q. të PPSH-së në 1953-in
“Në qytetin e Durrësit ka një borgjezi tregtare të rafinuar, se agjentura e jashtme italiane, jugosllave e të tjera, punojnë aty…”/ Letra e Byrosë Politike të K.Q. të PPSH-së në 1953-in
“Në qytetin e Durrësit ka një borgjezi tregtare të rafinuar, se agjentura e jashtme italiane, jugosllave e të tjera, punojnë aty…”/ Letra e Byrosë Politike të K.Q. të PPSH-së në 1953-in
“Në qytetin e Durrësit ka një borgjezi tregtare të rafinuar, se agjentura e jashtme italiane, jugosllave e të tjera, punojnë aty…”/ Letra e Byrosë Politike të K.Q. të PPSH-së në 1953-in
“Në qytetin e Durrësit ka një borgjezi tregtare të rafinuar, se agjentura e jashtme italiane, jugosllave e të tjera, punojnë aty…”/ Letra e Byrosë Politike të K.Q. të PPSH-së në 1953-in
E Hoxha M Shehu K Theodhosi K Ngjela gjate nje mbledhjeje ne Tirane. 1961
0
Shares
396
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga Arkivi Qendror I Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), që i përket muajit dhjetor të vitit 1952, ku ndodhet një letër e Sekretarit të Përgjithshëm të Komitetit Qendror të PPSH-së, Enver Hoxha, dërguar të gjitha organizatave bazë të partisë në terren dhe në ushtri, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në rrethin e Durrësit, ky dy persona,  “elementë armiq”, shkuan në Ndërmarrjen Bujqësore Shtetërore “8 Nëntori” të Sukthit, ku u paraqitën si instruktorë të Komitetit të Partisë së atij rrethi dhe sekretari i asaj organizatë, pa i njohur dhe pa u kërkuar asnjë dokument, i pranoi ata dhe u’a paraqiti organizatës bazë së partisë, si të deleguar nga Komiteti i Partisë së rrethit. Pas kësaj, ata morrën pjesë në mbledhjen e organizatës bazë të partisë së sektorit të fshatit Kullë, ku kërkonin llogari dhe informata me karakter ekonomik e mbanin shënime në blloqet e tyre, e pasi qëndruan disa ditë duke shkuar për dreka dhe për darka te shtëpitë e tyre, duke u kontrolluar dokumentet e partisë anëtarëve të asaj organizate, në fund u dhanë edhe “planet e punës” për të ardhmen!

Dy elementë armiq të maskuar si instruktore të Komitetit të Partisë, janë paraqitur në organizatën bazë të Partisë në NBSH-në “8 Nëntori”. Sekretari i organizatës bazë, pa i njohur fare dhe pa u kërkuar asnjë dokument, i pranon këta në organizatën bazë dhe ua paraqit komunistëve si instruktorë të komitetit të Partisë. Duke përfituar nga mungesa e plotë e vigjilencës, ata kanë ndejtur aty ditë me radhë dhe kanë vepruar lirisht për qëllimet e tyre armiqësore. Kanë bërë mbledhjen e grupit të Partisë të një sektori pune (sektori i “Kullës”), kanë kontrolluar dokumentat e Partisë, kanë marre informata me karakter ekonomik duke i shënuar në blloqet e tyre dhe, më se fundi, u kanë bërë dhe “planin e punës”. Duke u vërtitur aty lirisht për shumë ditë, kanë zënë miqësi me komunistet, duke shkuar nëpër shtëpitë e tyre, ku për drekë, e ku për darkë, njëri prej elementeve armiq ka arritur që me një anëtar partie të bëhet “burazer”.

Kështu thuhet në mes të tjerash në një letër të Sekretarit të Përgjithshëm të Komitetit Qendror të PPSH-së, Enver Hoxha, që mban datën 8 dhjetor të vitit 1952, e cila u dërgohet të gjitha organizatave bazë të partisë në terren dhe ushtri, ku u bëhet me dije duke u dhënë një informacion të hollësishëm, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në rrethin e Durrësit, ku dy persona, “element armiq”, shkuan në Ndërmarrjen Bujqësore Shtetërore, “8 Nëntori” të Sukthit, duke u paraqitur si instruktorë të Komitetit të Partisë së rrethit të Durrësit që asokohe drejtohej nga Nonda Baka me origjinë nga fshati Vuno I Vlorës. Për më shumë rreth kësaj, na njeh dokumenti në fjalë që Memorie.al e publikon të plotë dhe për herë të parë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

Letra e Enver Hoxhës dërguar të gjitha organizatave bazë të partisë

LETER DERGUAR ORGANIZATAVE TE PARTISE TERREN DHE NE USHTRI MBI MUNGESE VIGJILENCE TE THEKSUAR NE ORGANIZATEN BAZE Tu PARTISE NE NDERMARRJEN BUQESORE SHTETERORE “8 NENTORI” SUKTH

                                                                             8 dhjetor 1952

 KOMITETIT TE PARTISE TE RRETHIT TE DURRESIT

Për njoftim: GJITHE KOMITETEVE PARTISE NE RRETHE DREJTORISE POLITIKE TE USHTRISE POPULLORE DREJTORISE POLITIKE TE MINISTRISE SE PUNEVE TE BRENDSHME

Në analizat që herë pas here ka bërë Byroja Politike ose Sekretariati i Komitetit Qëndror të PPSH-së, për çështje të ndryshme të organizatës së Partisë të atij rrethi, janë konstatuar dobësi serioze si rrjedhim i një pune të pamjaftueshme organizative e politike, para së gjithash, nga komiteti i Partisë dhe aparati i tij. Ngjarja që ka ndodhur në organizatën bazë të Partisë në Ndërmarrjes Bujqësore Shtetërore “8 Nëntori” në Sukth, është një tjetër fakt i rëndësishëm që vërteton një gjë të tillë.

Në organizatën bazë të Partisë në NBSH-në “8 Nëntori” në Sukth, nuk është punuar për të forcuar jetën e brendshme të organizatës, për të forcuar kombativitetin e komunistëve, për të rritur aktivitetin e tyre dhe sidomos për të mprehur vigjilencën revolucionare bolshevike që duhet të karakterizojë komunistët. Përkundrazi vendin e këtyre atje e ka zënë plogështia dhe vigjilenca e komunistëve është vënë në gjumë. Kjo ngjarje tregon qartë se udhëheqja e Partisë në rrethin tuaj nuk është si duhet në krye të organizatës që ajo drejton. Dhe ja se në forma, aspak të lejueshme dhe krejtësisht të papajtueshme me kujdesin që duhet të kenë komunistët për të ruajtur Partinë e tyre nga goditjet e elementit armik, është zhvilluar kjo:

Dy elementë armiq të maskuar si instruktore të Komitetit të Partisë, janë paraqitur në organizatën bazë të Partisë në NBSH-në “8 Nëntori”. Sekretari i organizatës bazë, pa i njohur fare dhe pa u kërkuar asnjë dokument, i pranon këta në organizatën bazë dhe ua paraqit komunistëve si instruktorë të komitetit të Partisë. Duke përfituar nga mungesa e plotë e vigjilencës, ata kanë ndejtur aty ditë me radhë dhe kanë vepruar lirisht për qëllimet e tyre armiqësore. Kanë bërë mbledhjen e grupit të Partisë të një sektori pune (sektori i “Kullës”), kanë kontrolluar dokumentat e Partisë, kanë marre informata me karakter ekonomik duke i shënuar në blloqet e tyre dhe, më se fundi, u kanë bërë dhe “planin e punës”.

Duke u vërtitur aty lirisht për shumë ditë, kanë zënë miqësi me komunistet, duke shkuar nëpër shtëpitë e tyre, ku për drekë, e ku për darkë, njëri prej elementeve armiq ka arritur që me një anëtar partie të bëhet “burazer”. Sekretari i organizatës bazë, sekretari i grupit të Partisë ku u zhvillua mbledhja dhe gjithë komunistët e tjerë, i kanë pranuar këto qorrazi dhe pa sjellë asnje dyshim në punën e hapët armiqësore të këtyre elementëve, ata janë gjendur krejtësisht të çarmatosur, përpara këtyre elementëve armiq dhe janë treguar të pazot për të ruajtur Partinë. Por kjo nuk është e tëra. Komiteti i Partisë i atij rrethi, e merr vesh gjithë ketë ngjarje mbas dy muaj e gjysmë dhe jo nëpërmjet organizatës bazë ose aparatit të tij, por nga Dega e Brendshme.

Komiteti Qendror vihet në dijeni të këtij fakti vetëm mbas 6 ditësh dhe u desh ndërhyrja e tij që ngjarja të vlerësohej drejt, të sqarohej mirë dhe të merreshin masat e nevojshme për të dënuar rreptësisht ketë mungesë vigjilence kaq flagrante. Sekretariati i Komitetit Qendror të PPSH vendosi përjashtimin nga Partia të sekretarit të organizatës bazë, aprovoi masat e marrura nga byroja e komitetit të Partisë për përjashtimin nga Partia të një anëtari të Partisë dhe të tre kandidatëve të Partisë dhe rekomandon që të shikohen edhe një herë gabimet dhe fajet e sekretarit të grupit të Partisë të sektorit të “Kullës”, të kësaj ndërmarrjeje.

Sekretariati i Komitetit Qendror të PPSH-së vendosi gjithashtu t’i tërhiet vëmendja byrosë së Komitetit të Partisë dhe veçanërisht sekretarit të parë të Komitetit (Nonda Baka, shënimi ynë). Fakti i mësipërm tregon qartë se nuk është përfituar sa duhet nga eksperienca dhe mësimet e çmueshme të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, e të shokut Stalin, nuk është përfituar sa duhet nga eksperienca dhe mësimet e Partisë sonë, për t’i bërë organizatat e Partisë sa me vigjilente dhe luftarake për zbatimin e vijës së saj dhe për të ruajtur Partinë nga armiku i klasës. Kongresi II-të i PPSH-së shtroi përpara organizatave të Partisë dhe gjithë komunistëve forcimin e vazhdueshëm të vigjilencës revolucionare, si një konditë themelore për forcimin e unitetit ideologjik dhe organizativ të Partisë sonë për të bërë që të dështojnë tentativat e armiqve të jashtëm e të brendëshm, që përpiqen të sabotojnë ndërtimin socialist të vendit tonë.

Ne raportin e Komitetit Qendror para Kongresit II-të të PPSH-së thuhet: “Në gjithë sukseset që ka korrur Partia në luftën kundër bandave të spiunëve e të diversantëve jugosllavë, vigjilenca duhet të dhjetëfishohet, pse titistët dhe agjentët e tyre, do të përpiqen të depërtojnë në Parti nëpërmjet elementeve të dobët që do t’i shpëtojnë vigjilencës së Partisë”. Organizatat e Partisë dhe komunistet, në sajë të mësimeve të shokut Stalin dhe të Kongresit II-të të PPSH-së, kanë luftuar për forcimin e vigjilencës revolucionare në Parti dhe në masat punonjëse, duke e konsideruar ketë si një nga konditat me të rëndësishme për ndërtimin me sukses të bazave të socializmit në vendin tonë. Shumë komunistë dhe patriotë jane treguar vigjilentë dhe trima në luftë kundër diversantëve si p.sh. komunistët Sotiraq Dhami (nga Pogradeci), Prenk Caka (nga Lezha), patriotët Hekuran Dalip Saraçi (nga lokaliteti Lekaj i Kavajës), Hamdi Bogdani (nga fshati Skëndërbej i lokalitetit Rajcë Pogradec).

Por për fat të keq në rrethin tuaj, sikundër thamë më lart, ka pasur shfaqje të një mendjelehtësie të çuditshme dhe është harruar porosia e Partisë mbi nevojën që të forcohet vazhdimisht vigjilenca revolucionare. Duhet të keni parasysh se vendi ynë është gjeografikisht i rrethuar nga armiq të betuar të socializmit e të popullit tonë. Në periudhën e kalimit në të cilën ndodhet vendi ynë, lufta e klasave nuk zbutet. Armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm nuk do ta zbutin luftën e tyre kundër pushtetit popullor dhe popullit tonë, por do t’i shumëfishojnë përpjekjet e tyre për të sabotuar ndërtimin e socializmit në vendin tonë. Prandaj ka qenë dhe është gjithnjë e domosdoshme që çështjen e forcimit të vigjilencës revolucionare, çështjen e ruajtjes së fitoreve të popullit dhe te Partisë sonë t’a bëni detyrë kryesore të të gjithë komunistëve dhe të të gjitha masave punonjëse.

Eksperienca e lëvizjes punëtore, mbas Luftës së Dyte Botërore, ka vërtetuar edhe një herë me së miri se imperializmi dhe agjentët e tij, i drejtojnë goditjet në radhë të parë kundër partive komuniste dhe punëtore, të cilat janë pararoja dhe organizatorët e luftës së popujve për paqen dhe socializmin. Ngjarja në organizatën bazë të NBSH-së “8 Nëntori” në Sukth është një mësim i vlefshëm për gjithë Partinë, por veçanërisht për rrethin tuaj, duhet të jetë një mësim dhe shkak për të shikuar drejt dhe thellë gjithë punën. Duhet ta keni të qartë se gabime dhe lëshime të kësaj natyre ndodhin patjetër atje ku puna politike dhe organizative e Partisë është e dobët. Një nga detyrat më të rëndësishme, është forcimi i rolit të organizatave bazë të Partisë, forcimi i lidhjeve me to, Komiteti Qendror i PPSH-së në letrën e tij “Të zbatojmë drejt politikën e Partisë në cilësimin e kulakëve në fshat”, u heq vëmendjen për lidhjet e dobëta me organizatat bazë të Partisë dhe masat punonjëse. Me sa duket një gjë e tillë nuk është pasur si duhet parasysh.

Duhet t’u siguroni një ndihmë te vazhdueshme dhe sistematike organizatave bazë të Partisë. Njihni thellë se si zhvillohet jeta e brendshme e tyre, si rritet aktiviteti i komunistëve, si luftojnë ata për zbatimin e vijës së Partisë. Komiteti i Partisë duhet të jetë i informuar me kohë për anët negative që konstatohen në jetën e organizatave bazë të Partisë dhe të marrë masa për likuidimin që në lindjen e tyre. Ato nuk duhet të lejohen qe të trashen si në rastet që konstatohen në rrethin tuaj. Zhvillimi i një pune të gjerë edukative me komunistët për lartësimin e nivelit të tyre politik e ideologjik, për ngritjen e ndërgjegjes së tyre, është një tjetër detyrë e rëndësishme. Të inkurajohet pjesëmarrja aktive e komunistëve në jetën e Partisë, duke u bazuar kjo në zhvillimin e një kritike dhe autokritike të shëndoshë dhe sidomos të kritikës nga poshtë.

Të luftohen qëndrimet indiferente ndaj problemeve të Partisë, qëndrimet oportuniste ndaj armikut të klasës dhe lëshimet para gabimeve dhe dobësive që konstatohen. Duhet të luftohet pa mëshira mendimi i rrezikshëm se lufta e klasave vjen duke u shuar dhe se armiku nuk do të bëjë përpjekje për të dëmtuar veprën tonë ndërtimtare, tani që Partia jonë është në fuqi dhe ka korrur një serë suksesesh të mëdha. Eshtë e domosdoshme që t’u jepet fund vendosmërisht shfaqjeve të mendjelehtësisë politike. Të edukohen komunistët që të jenë vigjilente kundrejt çdo tentative të armikut dhe të ruajnë me rigorozitetin më të madh sekretet e Partisë dhe të shtetit. Vigjilenca revolucionare duhet të jetë cilësia e çdo komunisti në luftën për zbatimin e detyrave të Partisë, për forcimin e mëtejshëm të Partisë dhe të Republikës sonë Popullore, në luftën për ruajtjen e paqes dhe ndërtimin e socializmit në vendin tonë.

Në analizën që duhet t’i bëjë gjendjes plenumi i atij komiteti në mbledhjen e tij më të afërme, duhet të nxjerrë mirë shkaqet nga të cilat kanë rrjedhur gabime të tilla të rënda. Duhet të analizohet sidomos situata në Komitetin e Partisë, puna e aparatit të Partisë dhe në mënyrë te veçantë të dalë përgjegjësia e njerëzve që nuk kanë punuar mirë. Plenumi i Komitetit të Partisë duhet të caktojë masa konkrete për forcimin e punës organizative e politike të Partisë në rrethin tuaj.

Kjo letër së bashku me rezultatet e analizës që do të bëni ju, të punohet në të gjitha organizatat bazë të Partisë dhe t’u vlejë atyre për të rishikuar gjithë punën e tyre në këtë drejtim. Në mënyrë te veçantë komunistët e organizatës bazë në NBSH-në «8 Nëntori» t’i bëjnë një analizë te thellë punës së tyre, të shkunden nga plogështia, të forcojnë çdo ditë e me tepër vigjilencën revolucionare të Partisë, sepse vetëm kështu do të mbajnë me nder titullin e lartë te anëtarit të Partisë sonë të lavdishme. /Memorie.al

Për Komitetin Qëndror të PPSH-së

 Sekretari i Përgjithshëm

     Enver Hoxha

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Aeroplanët anglez kanë mitralue dy makina ku kan mbet të vram dhe të plagosun edhe disa rom, që gjermanët i kan marrë me mjekue e operue në spitalin e tyne në…”/ Dokumentet e panjohura

Next Post

Kalendari Historik 05 Maj

Artikuj të ngjashëm

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit
Dossier

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

March 26, 2023
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 24, 2023
“Nga ushqimi, fjetja, takimet me familjen dhe masat ndëshkimore, te shpërndarja e të dënuarëve në burgjet e kampet e fshehta për…”/ Historia e panjohur e të burgosurve politik e ordiner, në vitet 1945-‘90
Dossier

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 23, 2023
“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960
Dossier

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
Next Post
Maj

Kalendari Historik 05 Maj

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!