• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, May 22, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Duhet të thellohemi sa më shumë për, të gjetur materiale për veprimtarinë armiqësore të Kiço Ngjelës, Vasil Katit, me shokë, që t’ja japim Partisë.…”/ Akuzat e Musin Kroit nga Pekini, dhjetor 1975

“Kolonel Iljaz Ahmeti, drejtor i Prapavijës së Ushtrisë, faktoi privilegjet e ‘Bllokut’ dhe i tha Enverit, mos…”/ Kujtimet e ish-ministrit pa portofol, të shkruara në Beograd
“Duhet të thellohemi sa më shumë për, të gjetur materiale për veprimtarinë armiqësore të Kiço Ngjelës, Vasil Katit, me shokë, që t’ja japim Partisë.…”/ Akuzat e Musin Kroit nga Pekini, dhjetor 1975
Fotot e panjohura: Kur Enver Hoxha priste grupet marksiste-leniniste: ‘Nga Ernest Aust, Raul Marko e Fosko Dinuçi, te afrikanët që merrnin pjesë në kongreset e partisë dhe…’
“Duhet të thellohemi sa më shumë për, të gjetur materiale për veprimtarinë armiqësore të Kiço Ngjelës, Vasil Katit, me shokë, që t’ja japim Partisë.…”/ Akuzat e Musin Kroit nga Pekini, dhjetor 1975
Akuzat e Enverit: “Kiço Ngjela ishte arrogant, na thoshte; ‘tregtia është më jep, të jap, ç’hyn këtu politika’, por bashkë me tregtinë që bënte ai, po na…”
“Duhet të thellohemi sa më shumë për, të gjetur materiale për veprimtarinë armiqësore të Kiço Ngjelës, Vasil Katit, me shokë, që t’ja japim Partisë.…”/ Akuzat e Musin Kroit nga Pekini, dhjetor 1975
“Shoku Kadri na i ka fshehur deponimet e Hulusi Spahiut për Konferencën e Tiranës, se ai kishte folur me Ballukun, Ngjelën e Parllakun, për…”/ Plenumi i V-të, tetor ‘82
“Duhet të thellohemi sa më shumë për, të gjetur materiale për veprimtarinë armiqësore të Kiço Ngjelës, Vasil Katit, me shokë, që t’ja japim Partisë.…”/ Akuzat e Musin Kroit nga Pekini, dhjetor 1975
“Kolonel Iljaz Ahmeti, drejtor i Prapavijës së Ushtrisë, faktoi privilegjet e ‘Bllokut’ dhe i tha Enverit, mos…”/ Kujtimet e ish-ministrit pa portofol, të shkruara në Beograd
“Duhet të thellohemi sa më shumë për, të gjetur materiale për veprimtarinë armiqësore të Kiço Ngjelës, Vasil Katit, me shokë, që t’ja japim Partisë.…”/ Akuzat e Musin Kroit nga Pekini, dhjetor 1975

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dytë

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat janë pjesë e një dosje me siglën “Tepër sekret” që i përkasin vitit 1975, ku ambasadori shqiptar në Pekin, Behar Shtylla, me anë të një raport-informacioni dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, Ministrisë së Tregtisë dhe për njoftim sektorit të Jashtëm, pranë aparatit të Komitetit Qendror të PPSh-së, u bën me dije për, mbledhjen e zhvilluar në përfaqësinë tregtare në Pekin, lidhur me analizën e bërë në Ministrinë e Tregtisë së Jashtme në Tiranë, në gushtin e vitit 1975.  Diskutimet e bëra në mbledhjen e përfaqësisë tregtare shqiptare në Pekin, të mbajtur në datat 27 dhe 28 tetor të vitit 1975, ku përveç ambasadorit Shtylla, morën pjesë edhe Musin Kroi dhe Abdulla Dautaj, si zv/Sekretari i Organizatës bazë të Partisë. Mes diskutuesve të shumtë në atë mbledhje, e morën fjalën edhe Hysni Hoxha, Ilia Pulluqi, Skënder Thëllimi, Sotir Doraci, të cilët bënë kritika dhe hodhën akuza ndaj disa ministrave si: Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi, Kiço Ngjela dhe Vasil Kati, e gjithashtu edhe ndaj disa kuadrove dhe funksionarëve të Ministrisë së Tregtisë së Jashtme, si Andrea Manço, Sami Muhameti, etj., duke e konsideruar punën dhe veprimtarinë e tyre si armiqësore, që i kishin sjellë dëme të mëdha Partisë dhe popullit.

                                                                Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

“Kur Hilmi Kamatën e dënuan me birucë, shumë vonë ai pa se aty, ishte dhe një person tjetër, por i vdekur, me zgavrat e syve bosh, pasi ato ia kishin ngrënë…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Dokumenti me raport-informacionin e hartuar nga ambasadori shqiptar në Pekin, Behar Shtylla, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, Ministrisë së Tregtisë dhe për njoftim sektorit të Jashtëm pranë aparatit të Komitetit Qendror të PPSh-së, lidhur me mbledhjen e bërë në përfaqësinë e tregtare në Pekin

AMBASADA E R.P. TË SHQIPËRISË

             PEKIN

           4.12.1975

MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME

DREJTORISË SË I-rë

MINISTRISË SË TREGTISË

Shokut Marko Xega

                                            Për njoftim Komitetit Qendror të PPSH-së

                                                           Sektorit të Jashtëm

                                                                       T I R A N E

Bashkëngjitur ju dërgojmë një informacion mbi mbledhjen e Përfaqësisë Tregtare në Pekin, lidhur me analizën e Tregtisë së Jashtme që u bë në gusht të 1975 në Ministrinë e Tregtisë në Tiranë.

                               Ambasadori

                                Behar Shtylla

                                                               I N F O R M A C I O N

Mbi mbledhjen e analizës së Përfaqësisë Tregtare në Pekin.

Mbledhja u zhvillua në datat 27-28 Tetor 1975, nën frymën e vendimeve të Plenumit të 7 të K.Q., dhe mbi analizën e Tregtisë së Jashtme në Tiranë në datat 27-28 gusht 1975.

Në të, merrnin pjesë të gjithë punonjësit e përfaqësisë tregtare sh. Behar Shtylla, sh. Musin Kroi, dhe Zv/Sekretari i Organizatës bazë të Partisë, sh. Abdulla Dautaj.

 5. Tefta Pulluqi

Tha se solidarizohet, me propozimin për masat e marra ndaj Kiço Ngjelës dhe Vasil Katit. Ka konstatuar se këtu në Kinë, për sjelljet arrogante të Andrea Manços dhe Sami Muhametit, Kiço Ngjela nuk reagonte. Ajo, solli rastit e mbledhjes së analizës së përfaqësisë në Pekin në vitin 1972, gjatë së cilës ishte dhe delegacioni tregtar ku, merrnin pjesë dhe këta.

Industrial-impeksi, nuk gjen treg për të shitur konfeksionet për vitin 1976, dhe nga ana tjetër ka, mjaft detyrime pa plotësuar për kontratat e vitit 1974 dhe 1975 me Kinën. Këto mund t’i realizojë gjatë vitit 1976. Detyrë tjetër është përvetësimi i sektorit që i la Liri Lika. Premton se do të punojë për të riparuar dëmin që bëri armiku, dhe ta likuidojë atë sa më parë.

 6. Reshit Kërtusha

Tha se është dakord me masën e propozuar ndaj Kiço Ngjelës dhe Vasil Katit. Sjell një rast kur Andrea Manço, bëri çmos që të mos shkonin në Jugosllavi, inxhinieri i Uzinës ‘Dinamo’ dhe Reshit Kërtusha, të cilët do siguronin pjesët e këmbimit të “Gaz”-eve sovjetike, sepse ai donte të dërgonte ata që i serviloseshin.

Kur këta dy shokë, shkuan në zyrën e tij për t’i thënë se ishin caktuar nga Ministria e Tregtisë për të shkuar në Jugosllavi, dhe kërkuan udhëzimet përkatëse, Andrea Manço, në mënyrë përçmuese, i’u tha që të ktheheshin nga kishin ardhur, pasi Ministria e Tregtisë, ishte një tigër prej letre.

Premton se do të shtojë përpjekjet për të përvetësuar sektorin, e për realizimin e kontratave të prapambetura të pjesëve të këmbimit.

 7. Musin Kroi

Tha se konkluzionet e mbledhjes, kanë rëndësi të veçantë për përfaqësinë tregtare, se detyrat nuk mbarojnë me një mbledhje, se puna në Tregtinë e Jashtme nuk ka ecur mire, pasi ndikimi i Partisë atje, ishte i dobët.

Shoku Musin, theksoi se përfaqësia tregtare, ka kapur mjaft çështje dhe i ka bërë problem, dhe për këtë është ndihmuar dhe nga shoku Behar. Mirë është që këto të radhiten dhe të njoftohet Komiteti Qendror.

Mendoj se këto do i vlejnë K.Q. dhe Qeverisë për, të parë punën armiqësore të Kiço Ngjelës. Duhet të thellohemi sa më shumë për të gjetur materiale, që të vërtetojnë veprimtarinë armiqësore të Kiço Ngjelës, Vasil Katit, me shokë që t’ja japim Partisë, më mirë vonë se kurrë.

Çështjen e tregtisë me Japoninë, dhe me Iranin, ka karakter politik pasi, ka të bëjë me shpartallimin e bllokadës. Ne të shohim që të marrim kontakte dhe me vende të tjera të Azisë, si p.sh., Singaporin.

 8. Behar Shtylla 

Në fund e mori fjalën shoku Behar i cili, tha se mbledhja pati rezultat pasi, shokët diskutuan mirë. Gjithashtu theksoi se: puna armiqësore në Tregtinë e Jashtme, nuk është e ndarë nga puna armiqësore në Naftë. Tani Partia, ka marrë masa dhe puna është vënë në vijë të drejtë.

Duhet të thellohemi akoma dhe më tej, theksoi ai, pasi puna armiqësore e Kiço Ngjelës është njëkohësisht politike dhe ideologjike. Është i gjithi një front i bashkuar armiqësor, që nga Fadil Paçrami, e deri tek Beqir Balluku, që nga Abdyl Këllezi, e deri tek Kiço Ngjela.

Sepse gjërat nuk janë të rastit si, p.sh., Sami Muhameti njeriu i Kiço Ngjelës, ka dalë dhe si njeri i lidhur me Beqir Ballukun. Lipe Nashi, ishte i lidhur me Beqir Ballukun, ashtu si edhe me Abdyl Këllezin, Koço Theodhosin, e Kiço Ngjelën.

Ne, duhet të reflektojmë për këtë situatë që kanë krijuar ata. Edhe në marrëdhëniet me Kinën, të shikojmë rrënjët e të thellohemi. Shoku Theohar, informoi përfaqësinë tregtare, mbi zhvillimin e mbledhjes së analizës së Tregtisë së Jashtme në Tiranë, si dhe bëri autokritikë.

Ai, ka përgjegjësinë e tij si kuadër i vjetër dhe me eksperiencë që është. Nga këto gabime ai, ka nxjerrë mësime dhe gjatë mbledhjes në Tiranë, ai vetë e konstatoi këtë gjë dhe bëri mirë që diskutoi për herë të dytë. Asnjëri, nuk mendon ta vërë Theoharin me këta armiq.

Të gjithë ndjejmë përgjegjësi se, po t’i kishim parë gjërat me një sy tjetër, do ta kishim ndihmuar me kohë Partinë. Në rast se na dalin gjëra të tjera, edhe Theohari, por edhe të gjithë ne, t’ja themi Partisë.

Ne, propozuam masa për Kiço Ngjelën dhe Vasil Katin që, në mbledhjen kur punuam materialet e Plenumit të 7-të. Por me dëmet materiale që Kiço Ngjela e Vasil Kati, i kanë bërë Shtetit dhe Partisë, kjo çështje, do të shikohet më tej e, ti kalohet organeve gjyqësore.

Të gjithë shokët ta kenë mirë situatën në dorë. Secili, në sektorin e vet, por edhe një për të gjithë, e të gjithë për një. Edhe unë dhe shoku Musin, do të ndihmojmë për Tregtinë. Në marrëdhënie me shokët kinezë, të udhëhiqemi kurdoherë nga politika e Partisë sonë.

Moszbatimi në kohë i kontratave, ka të bëjë me ndërtimin e socializmit në të dy vendet tona. Si detyrë konkrete, të ndjekim plotësimin e vitit 1975 (eksport-import), si dhe të bëjmë studimin për eksportin tonë. Të përgatitemi e të punojmë energjikisht për vitin 1976, ku dhe jemi mbrapa.

Të shpejtojmë fillimin e bisedimeve në grup pune me Ministrinë e Tregtisë së Jashtme të Kinës. Nga Tirana, të kërkojmë të na plotësojë të dhënat e kërkuara, të dërgojë specifikimet për ato që nuk janë plotësuar, etj.

Të zbërthehet marrëveshja e 5 vjeçarit dhe të pasqyrohet në vitin 1976. Të përgatitemi që tani për planin e punës së vitit 1976. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

 Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Krahas diktatorësh gjakatarë si: Idi Amin, Zhan Bedel Bokasa, apo Dyvalje, gazetari italian, fuste dhe Nexhmije Hoxhën e Mira Millosheviç...”! / Refleksione pas një interviste në gazetë‘Panorama’

Next Post

Kalendari Historik 02 Korrik 2022

Artikuj të ngjashëm

“Si i lirova nga salla e gjyqit, katër shokët e mi të fëmijërisë, që kishin rrahur e plagosur përgjegjësin e tyre në burgun e Torovicës…”?! / Kujtimet e ish-prokurorit, miku i “vagabondëve” të Shkodrës
Dossier

“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

May 21, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Kur Hilmi Kamatën e dënuan me birucë, shumë vonë ai pa se aty, ishte dhe një person tjetër, por i vdekur, me zgavrat e syve bosh, pasi ato ia kishin ngrënë…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 21, 2025
“Inskenimet e kryepolicit, Veli Kondi, në kampin e internimit në Lushnje, ku ai i detyronte kosovarët që të…”/ Dëshmitë e rralla të Nazmi Berishës, që vuajti 20 vite burg
Dossier

“Pasi iu arratisën 6 pjestarë të familjes, dhe se paraqesin rrezikshmëri të theksuar për t’u arratisur edhe vetë, komisioni vendosi të internojë Nikollë Dakaj, me të gjithë…”/ Dokumenti sekret, janar 1967

May 21, 2025
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
Dossier

“Preng Biba prej Mirdite, u arratis nga burgu e doli në Jugosllavi e, më pas në SHBA-ës, ku u rekrutu prej forcave ushtarake dhe do të gjente vdekjen në luftimet e Vietnamit…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 20, 2025
“Kur mësuesi në Tepelenë, më ndaloi dhe më pyeti; nëse unë e doja babën tim, e i thashë po, ai mori vizoren dhe më goditi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të internuarit, Simon Mirakaj
Dossier

“Baballarë të arratisur, fëmijë që nuk i njohën kurrë prindërit, familje të ndara, frikë për të nesërmen, për atë që mund të vinte…”/ Historitë e panjohura të “njerëzve të ndaluar”, të Savrës, Bedatit, Gjazës etj.

May 19, 2025
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Shumë të burgosun, tuj mos durue torturën që i bante hetuesi i tij mizor, Ali Xhunga, t’iu luste atij me nji za të shuem: Aman bre burrë, për hatër t’Zotit, mos ma…”! Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 20, 2025
Next Post
Kalendari Historik 02 Korrik 2022

Kalendari Historik 02 Korrik 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!