• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, July 7, 2022
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

Dosja sekrete me survejimet: “Aleksandër Kondo shprehet: Hë mo, a do bëjë gjë ai Sekretari i I-rë i Partisë, apo jo, a do t’i rrisë rrogat, apo….”?! / Raporti i Sigurimi të Shtetit

Dosja sekrete me survejimet: “Aleksandër Kondo shprehet: Hë mo, a do bëjë gjë ai Sekretari i I-rë i Partisë, apo jo, a do t’i rrisë rrogat, apo….”?! / Raporti i Sigurimi të Shtetit
Dosja sekrete me survejimet: “Aleksandër Kondo shprehet: Hë mo, a do bëjë gjë ai Sekretari i I-rë i Partisë, apo jo, a do t’i rrisë rrogat, apo….”?! / Raporti i Sigurimi të Shtetit
Aleksander Kondo/Memorie.al
Dosja sekrete me survejimet: “Aleksandër Kondo shprehet: Hë mo, a do bëjë gjë ai Sekretari i I-rë i Partisë, apo jo, a do t’i rrisë rrogat, apo….”?! / Raporti i Sigurimi të Shtetit
“Bashkëpuntori ‘Studenti’ u takua me Aleksandër Kondon afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’ pas kthimit nga Rumania…”/ Dosja voluminoze e Sigurimit për sportistin e famshëm
Dosja sekrete me survejimet: “Aleksandër Kondo shprehet: Hë mo, a do bëjë gjë ai Sekretari i I-rë i Partisë, apo jo, a do t’i rrisë rrogat, apo….”?! / Raporti i Sigurimi të Shtetit
Dosja sekrete: “Aleksandër Kondo rrihet me njerëzit dhe me policët, ndjek modën e huaj, inçizon e dëgjon manjetofonin me zë të lartë, me muzikë xhazi…”/ Raporti i Sigurimit të Shtetit
Dosja sekrete me survejimet: “Aleksandër Kondo shprehet: Hë mo, a do bëjë gjë ai Sekretari i I-rë i Partisë, apo jo, a do t’i rrisë rrogat, apo….”?! / Raporti i Sigurimi të Shtetit
Dosja sekrete: “Aleksandër Kondo rrihet me njerëzit dhe me policët, ndjek modën e huaj, inçizon e dëgjon manjetofonin me zë të lartë, me muzikë xhazi…”/ Raporti i Sigurimit të Shtetit
Dosja sekrete me survejimet: “Aleksandër Kondo shprehet: Hë mo, a do bëjë gjë ai Sekretari i I-rë i Partisë, apo jo, a do t’i rrisë rrogat, apo….”?! / Raporti i Sigurimi të Shtetit
Dosja sekrete: “Aleksandër Kondo rrihet me njerëzit dhe me policët, ndjek modën e huaj, inçizon e dëgjon manjetofonin me zë të lartë, me muzikë xhazi…”/ Raporti i Sigurimit të Shtetit
Dosja sekrete: “Aleksandër Kondo rrihet me njerëzit dhe me policët, ndjek modën e huaj, inçizon e dëgjon manjetofonin me zë të lartë, me muzikë xhazi…”/ Raporti i Sigurimit të Shtetit
0
Shares
1.1k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Pjesa e tretë

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Aleksandër Kondos, legjendës së peshëngritjes shqiptare që humbi jetën në moshën 27 vjeçare në rrethana tragjike dhe ende të pazbardhura plotësisht, gjatë një aksidenti automobilistik në Quens New York të SHBA-ve, ku ishte vendosur si emigrant politik pas arratisjes nga Shqipëria në majin e vitit 1985, duke qëndruar në Jugosllavinë e asaj kohe, pas kthimit të ekipit kombëtar nga Kampionati Europian i Peshëngritjes që ishte zhvilluar ato ditë në Poloni.  Dosja e plotë voluminoze e ish-Sigurimit të Shtetit në ngarkim të Aleksandër Kondos, e deklasifikuar prej Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra faqe që i përkasin periudhës nga viti 1981 kur filloi ndjekja operative dhe survejimi i rregullt ndaj tij nga ana e shërbimeve sekrete të regjimit komunist, e deri në vitin 1987, kur ajo dosje ua arshivua përfundimisht, pas vdekjes së tij tragjike.

Në Tiranën e fillim viteve ’80-të, jo vetëm për sportdashësit e shumtë por edhe më gjerë tek të rinjtë e kryeqytetit shqiptar, ra në sy dhe spikati një djalosh i ri asokohe në moshën 20 vjeçare, si për portretin e fizikun e tij, ashtu dhe për pamjen e jashtme, me veshjet e modës së huaj, i cili në krah qafë mbante çantën e sportit që s’e hiqte kurrë nga supi dhe në krahun tjetër një radio-magnetofon të madh, që ai i sillte nga jashtë shtetit kur dilte me ekipin kombëtar të peshëngritjes në aktivitet ndërkombëtare. Ai ishte Aleksandër Kondo, pjesëtar i ekipit të peshëngritjes “Dinamo” të Ministrisë së Punëve të Brendshme (ku asokohe shërbente si ushtaraku i lartë në Gardën e Republikës, edhe i ati i tij), dhe gjithashtu i ekipit kombëtar, i cili në ato kohë, falë edhe vlerësimit dhe trajtimit të diferencuar që i bënte regjimi komunist në fuqi disa sporteve të rënda, kishte arritur rezultate të larta edhe në arenën ndërkombëtare.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në bregun e djathtë të Dnjeprit, gjatë verës së vitit 1933, rreth tre mijë fëmijë nga 7 deri 12 vjeç, bij kulakësh, u lanë të vdisnin urie, ndërsa…”! / Krimet monstruoze të “Baba Stalinit”

“Sala i penduar, pasi i’u kërkoi falje shokëve, shkoi drejt telave me gjemba të kampit, ku breshëria e armëve të rojeve…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të burgosurit të Vloçishtit

Emri i Aleksandër Kondos si sportist filloi të bëhej gjithnjë dhe më i njohur, sidomos pas rezultateve të tij të larta të arritura në vitin 1984, në Pallatin e Sportit “Partizani” të kryeqytetit, kur ai fiksoi shifrat 200 kg. (në stilin e shtytjes) duke elektrizuar mijra  sportdashës, (atë ditë më shumë spektatorë ishin jashtë pallatit të sportit se sa brenda tij), të cilët nën duartrokitjet e shumta, nuk largoheshin nga sheshi para pallatit, pa e parë nga afër atë djalosh, që i kishte mahnitur me rezultatet dhe performancën e tij. Që nga ajo ditë, Sandër Kondo, pothuaj u kthye në një mit në Tiranë dhe Shqipërinë e asaj kohe, pasi rezultatet e tij erdhën gjithnjë e në ngritje, jo vetëm në kampionatet kombëtare, por edhe në arenën ndërkombëtare ku ai vazhdimisht kishte rezultate të larta.

Por shumë e shumë më tepër nga kjo periudhë kohe kur Sandër Kondo, ishte në kulmin e karrierës, emri i tij u bë edhe më i njohur dhe filloi të diskutohej në mbarë vendin, në fundin e majit të vitit 1985, kur gjatë një aktiviteti ndërkombëtar në kuadrin e Kampionatit Europian të Peshëngritjes që zhvillohej në Varshavë të Polonisë, (ku ai ngriti 210 kg.), Kondo nuk u kthye më në Shqipëri, por së bashku me shokun e tij të ekipit, shkodranin Xhelal Sukniqin, nga Mali Zi shkuan në Beograd, në pritje për të fituar azilin politik për në SHBA-ve.

Ngjarja e arratisjes së dy sportistëve shqiptarë bëri bujë të madhe jo vetëm për shkak të emrit dhe famës së madhe që kishte Aleksandër Kondo asokohe, por edhe për shkak se ajo ngjarje u bë objekt “sherri” në mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, pasi Tirana zyrtare asokohe akuzoi hapur publikisht (në gazetën “Zëri i Popullit”), autoritetet jugosllave, duke thënë se dy sportistët shqiptarë ishin rrëmbyer prej shërbimeve sekrete jugosllave (UDB-së) dhe kërkoi kthimin e tyre në atdhe.

Por ai pretendim i Tiranës zyrtare, nuk kishte asgjë të vërtetë, pasi Kondo dhe Sukniqi e përgënjeshtruan atë gjë në takimin që u bë në Beograd, në mes përfaqsuesve të ambasadës shqiptare dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të saj, e palës jugosllave, ku Sandër Kondo, pasi shau mbarë e prapë regjimin komunist të Enver Hoxhës, tentoi të godiste me tavëll duhani edhe diplomatin shqiptar, që ngulte këmbë se ai duhej të kthehej në Shqipëri, ku e priste familja dhe gjithë shoqëria.

Pas kësaj, Sandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi fituan azilin politik për në SHBA-ve, ku Sukniqi ndodhet akoma, ndërsa Kondo, humbi jetën në një aksident automobilistik, më 1 maj të vitit 1987, (gjithnjë sipas versionit zyrtar të regjimit komunist të asaj kohe), dhe eshtrat e tij u kthyen në Shqipëri  në vitin 2003.

Të gjitha këto tashmë janë të njohura prej vitesh, pasi për Aleksandër Kondon si legjenda e peshëngritjes shqiptare është shkruar shumë dhe babai i tij, Vangjel Kondo, ka dhënë disa intervista si në median e shkruar dhe vizive, madje janë bërë dhe disa dokumentarë televizivë, për të gjithë jetën dhe historinë e tij, deri ditën që u nda nga kjo jetë. Por përsëri, “Çështja Aleksanër Kondo”, ende nuk është zbardhur plotësisht, sidomos ajo pjesë që ka të bëjë me vdekjen e tij tragjike e cila vazhdon të mbetet e mbuluar me mister, si dhe survejimin që i është bërë atij nga ana e Sigurimit të Shtetit Shqiptar dhe segmenteve të tij që në vitin 1981, gjë e cila u bë publike për herë të parë nga ana e Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, e drejtuar nga znj. Gentjana Mara Sula, e cila në vitin 2018, i dorëzi dosjen familjes Kondo, apo më saktë babait të tij, Vangjel Kondo.

Në atë dosje që z. Vangjel Kondo i’a ka besuar eksluzivisht për botim Memorie.al, hidhet dritë dhe bëhet e ditur, vlerësimi, trajtimi dhe i gjithë survejimi e përndjekja, që i është bërë asokohe nga ana e regjimit komunist të Enver Hoxhës, një prej sportistëve më në zë të Shqipërisë, siç ishte Aleksandër Kondo, i cili ishte mjaft i njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Nisur edhe nga ky fakt, Memorie.al do e publikoj të plotë dosjen në fjalë (me faksimilet përkatëse), në disa numra të rubrikës dossier.

                                                  Vijon nga numri i kaluar

Dokumenti sekret në kartotekën e Sigurimit të Shtetit me listën e bashkëpunëtorëve që ndiqnin dhe survejonin Aleksandër Kondon dhe lista e familjarëve, që mund të ndiqeshin për kontrollin e tij

                                                                                                               Sekret

                                            Fleta e kontrollit në kartotekë

Lutemi të kontrolloni dhe na njoftoni nëse figuron i regjistruar në evidencën operative personi i poshtë shënuar

Mbiemri – Kondo

Emri – Aleksandër

Atësia – Vangjel

Datëlindja – 1960

Vendlindja – Fier

Vendbanimi – L. 1, Rr. Haxhi Sufa, P. 2,

Uzina – elektromekanike,

Profesioni – Punëtor,

Kombësia – Shqiptare, Shtetësia – Shqiptare

                                                                                       Puntori Operativ

                                                                                                 O.  F.  

                                                                                    Tiranë më 10.5.1984 

Ju njoftojmë se personi i kërkuar nga ju ka të dhëna P. op.

   O.F. 

Datë 11.5.1984

Lista e B.p. që e kanë pasur dhe e kanë në lidhje

“Studenti”

“I penduari”

“Dinamo”

“Shqiponja”

Lista e p.op. që drejtojnë B.P. ose njihen me materialet e dosjes.

   F. Z. 

          Lista e lidhjeve familjare miqësore dhe shoqërore me interes operativ

Vangjel Nisi Kondo, babai, është përjashtuar nga Partia dhe ka dalë në lirim si officer.

Antigoni Gjergj Kondo, nëna.

Dhimitraq Vangjel Kondo, vëllai, njeri i çrregullt.

Roland Vangjel Kondo, vëllai, njeri korrekt.

Florika Vangjel Kondo, motra, i mire.

Lindita Vangjel Kondo, motra, i mire.

Valentina Vangjel Kondo, motra.

Lista e personave që implikohen në veprimtarinë e objektit

Xhelal Sukniqi, i arratisur

Dëshmitë e agjentit të Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Shqiponja”, për bisedat e Aleksandër Kondos kundër regjimit komunist

                                                Dhënë agjenti “Shqiponja”

                                            Marrë nga P. OP. N.GJ. e G.B.

Tiranë më 1.6.1985

 R a p o r t

B.p. informon se ditët e fundit është takuar përsëri me……………………. Me të është biseduar rreth largimit të dy peshëngritësve shqiptarë nga ekipi kombëtar në Titograd të Jugosllavisë. Sipas mendimit të…………………..të dy peshëngritësit janë arratisur, domethënë janë larguar vetë. B.p. nga………………….ka mësuar se peshëngritësi shkodran…………………..ka pasur shoqëri të ngushtë me …………………………..banues në Tiranë që ka qënë çiklist me “Partizanin” dhe që ka lënë sportin.

Ai është një djalë me flokë të kuqe. Sipas……………….para nisjes së ekipit për në Poloni L. i ka dhënë………………………..një kartënonedhë 1000 dollarëshe, që të blinte ndonjë rrobë me qëllim që të thyente kartënonedhën. Pasi kështu, nuk kishte mundësi që ti kthente diferencën L. Tani……………………….ka shumë frikë se mos i kthejnë dy peshëngritësit, ose mos del puna e dollarëve dhe atë e thërrasin e marrin ndonjë masë ndaj tij.

Edhe………………………merret me shitblerje valute. B.p. i ka parë floririn si dhe di që A. shet veshje të jashtme vetëm me dollarë. Shpeshherë A. shprehet: “Hë mo, a do bëjë gjë ai Sekretari i I-rë i Partisë apo jo, a do t’i rrisë rrogat apo jo”?!

“Shqiponja”

Vlerësim: E dhëna ka interes pasi del se dy peshëngritësit kanë marrë dollarë jashtë më mënyrë të jashtëligjshme.

Detyrë: Në këtë drejtim nuk i’u dha.

Masa operative: Të shtypet e dhëna në 4 kopje, për Aleksandër Kondon, për Xhelal Sukniqin, për A.B. dhe për L.K. dhe ti kalojë Degës së MES

Korespondenca e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit me Hetuesinë e Përgjithshme, për Aleksandër Kondon e Xhelal Sukniqin

                                   MINISTRIA E PUNËVE TË BRËNDSHME

                                     Fondi: DREJTORIA I SIG.SHTETIT

Sektori: DEGA I 

Model 7 

Viti 1985

Dosja Nr. 85

Titulli i dosjes: KORRESPONDENCË MIDIS MPB DHE HETUESISË SË PËRGJITHSHME PËR ALEKSANDËR KONDON DHE XHELAL SUKNIQIN QË REFUZUAN TË KTHEHEN NË ATDHE. 

 Ka filluar më 6.6.1985

Ka mbaruar më 4.6.1985

                           REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË

                               MINISTRIA E PUNËVE TË BRËNDSHME

 DREJTORIA E PARË

 Nr. 4227

                                                 Sekret 

                                          Ekzemplar Nr. 2 

                                        Tiranë më 6.6.1985

 Lënda: Për Aleksandër Kondon dhe Xhelal Sukniqin

                                            HETUESISË SË PËRGJITHSHME

 TIRANË

Më poshtë po japim disa të dhëna biografike, për të përmendurit në lëndë:

  1. Aleksandër Kondo, i biri i Vangjelit, i lindur në Fier në vitin 1960 dhe me banim në Tiranë, i padënuar, i paorganizuar në parti, i fejuar me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me punë polic në Drejtorinë e Punëve të Brendshme Tiranë. I sipërpërmenduri rrjedh nga një familje me të kaluar të mirë moralo-politike. Babai i tij është oficer në organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe AP. Të tillë janë xhaxhai dhe burri i motrës. Të dënuar, të arratisur jashtë shtetit dhe internuar, nga rrethi i tij familjar dhe miqësor, nuk ka. Mbështetur më sipër për Aleksandër Kondon, është dhënë disa herë mendim pozitiv, dhe është lejuar të dalë 8 herë jashtë shtetit, me ekipin kombëtar të peshëngritjes.
  2. Xhelal Sukniqi, i biri i Nuhit, i datëlindjes 1961, lindur në Shkodër dhe me banim po aty, me arsim të mesëm të pambaruar, punëtor, i padënuar, i paorganizuar në parti, me kombësi e shtetësi shqiptare, me punë në Uzinën e Telit në Shkodër. Xhelal Sukniqi, rrjedh nga një familje me të kaluar të mirë moralo-politike. Dy vëllezërit, motra, dy kunetërit, dhe disa kushërinj të parë, janë antar të PPSH-së. Nga rrethi i tij familjar e miqësor, nuk ka, të arratisur jashtë shtetit, të pushkatuar, të dënuar, apo internuar, me përjashtim të dajës së tij Nuh Lika, i cili ka qenë dënuar për agjitacion e propagandë, dhe që ka vdekur në vitin 1983. Mbështetur sa sipër, për Xhelal Sukniqin, është dhënë 5 herë mendim pozitiv për të dalë jashtë shtetit, nga DPB Shkodër, dhe Dega e Sigurimit të Ushtrisë.

                   ZV. MINISTRI I PUNËVE TË BRËNDSHME

                              Zylyftar Ramizi

Raporti i Sigurimit të Shtetit drejtuar Hetuesisë së Përgjithshme për udhëtimet që kanë bërë jashtë shtetit, Aleksandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi, për aktivitetet sportive ndërkombëtare

                         REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË

                                MINISTRIA E PUNËVE TË BRËNDSHME

   DREJTORIA E PARË

     Nr. 4227

                                                 Sekret 

                                             Ekzemplar Nr. 2 

 Tiranë më 6.6.1985

 Lënda: Për Aleksandër Kondon dhe Xhelal Sukniqin

                                         HETUESISË SË PËRGJITHSHME

                                                    TIRANË

 Të përmendurit në lëndë, kanë dalë jashtë shtetit si më poshtë: 

 Aleksandër Kondo 

Rumani, prej datës 18.11.1981 deri më 25.11.1981

Jugosllavi, prej datës 13.9.1982 deri më 29.9.1982

Turqi, prej datës 20.10.1982 deri më 27.10.1982

Turqi, prej datës 21.4.1983 deri më 29.4.1983

Algjeri, prej datës 11.5.1983 deri më 18.5.1983

Greqi, prej datës 16.11.1983 deri më 21.11.1983

Spanjë, prej datës 25.4.1984 deri më 2.5.1984

Poloni, prej datës 17.5.1985 deri më 28.5.1985

Xhelal Sukniqi 

Jugosllavi, prej datës 13.9.1982 deri më 29.9.1982

Turqi, prej datës 20.10.1982 deri më 27.10.1982

Poloni, prej datës 17.5.1985 deri më 28.5.1985

                Relacion i Sigurimit të Shtetit mbi shkaqet e arratisjes së Aleksandër Kondos

                                                                      SEKRET

                                                               Ekzemplar i vetëm 

Tiranë më 20.7.1985

                  RELACION MBI SHKAQET E ARRATISJES SE ALEKSANDER KONDOS

 Aleksandër Kondo, ka qenë disa herë jashtë me ekipin e peshëngritjes. Para arratisjes, ka qenë në Spanjë dhe atje, nuk ka mbajtur qëndrim të mirë. Dhe kjo del, edhe nga relacioni që ka bërë për këtë gjë P.op. D.L. që ka shoqëruar ekipin në Spanjë.

Nga ana jonë duke njohur jo vetëm qëndrimin moralo-politik të familjes së tij, por edhe qëndrimin e tij si person, është dhënë mendim negativ për shkuarjen e tij në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që u zhvillua në maj të 1985. Ky mendim është bazuar në disa materiale e të dhëna, që kemi pasur në ngarkim të tij.

Sepse ai, ka përdorur stimulues të ndryshme gjatë garave, dhe kur ka qenë në Spanjë, ka sjellë me vete një revistë pornografike, është shoqëruar me elementë të paformuar dhe, ka qenë njeri i çrregullt e pa princip. Pas përfundimit të kampionatit në Poloni ekipi ynë, mbërriti në Titograd, ku do të priste autobuzin tonë për ti marrë.

Në atë kohë të gjithë shokët, shpërndahen. Po kështu edhe Aleksandri largohet së bashku me shokun e tij Xhelal Sukniqi, dhe nuk u kthye më tek shokët. Sesi janë larguar, nuk dihet gjë por dihet që kanë kërkuar strehim politik. Aktualisht të dy, ndodhen në Jugosllavi. /Memorie.al

                      PUNTORI OPERATIV           SHEFI I SEKSIONIT TË PARË

                                   F.Z                                        N.S.                                           

                                               Vijon në numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 15 Qershor

Next Post

Kalendari Historik 16 Qershor

Artikuj të ngjashëm

Dosja sekrete: “Në një nga dhomat e banesës së Tuk Jakovës, kemi vendosur agjentin ‘Maja e Leklit’, i cili…”/ Relacioni i Drejtorit të Sigurimit, Nën/Kolonel, Zylfi Saliu, Berat, 1955
Personazh

“Në bregun e djathtë të Dnjeprit, gjatë verës së vitit 1933, rreth tre mijë fëmijë nga 7 deri 12 vjeç, bij kulakësh, u lanë të vdisnin urie, ndërsa…”! / Krimet monstruoze të “Baba Stalinit”

June 30, 2022
“Dy vëllezërit nga Dukagjini që ndezën revoltën dhe përse e pranuam për negociata, Drejtorin e Burgjeve…”/ Dëshmia e rrallë e organizatorit të Revoltës së Spaçit
Personazh

“Sala i penduar, pasi i’u kërkoi falje shokëve, shkoi drejt telave me gjemba të kampit, ku breshëria e armëve të rojeve…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të burgosurit të Vloçishtit

June 26, 2022
“U dëgjua një batare automatiku dhe mësuam se roja kishte vra një të burgosur nga Kruja, që…”/ Kujtimet e ish – zv / ministrit të Brendshëm për Kampin e Vloçishtit
Personazh

“Komandant Tasi, kapter Zeneli, rreshter Hitoja, tetar Aliu, polic Skënderi, ishin në garë të vazhdueshme me njëri tjetrin, kush shpik torturën më…” / Kujtimet e ish-të burgosurit, për “Kënetën e vdekjes”!

June 25, 2022
“Për ato që i kemi bërë ne popullit shqiptar, s’na mbetet tjetër, veçse të lagemi me benzinë dhe…”! / Reagimi i ish-të dënuarit, për intervistën e Nexhmije Hoxhës, me gazetarin italian
Personazh

“Për ato që i kemi bërë ne popullit shqiptar, s’na mbetet tjetër, veçse të lagemi me benzinë dhe…”! / Reagimi i ish-të dënuarit, për intervistën e Nexhmije Hoxhës, me gazetarin italian

June 24, 2022
“Poshtërimi dhe tortura ishin kënaqësitë më të mëdha që ndjenin toger Hakiu, aspirant Syrjai, kapterët Selfo, Tomi, Ismaili, etj., ndaj të internuarve në Tepelenë…”! / Dëshmitë dhimbshme të Eugjen Merlikës
Personazh

“Ndërsa Visar Zhiti ngjitej në podium për të marrë ‘Çmimin Ndërkombëtar të Poezisë’ në San Felice Circeo, m’u kujtua viti 1981, kur ai në galerinë e Spaçit…”/ Kujtimet e panjohura të Eugjen Merlikës

June 24, 2022
“Ti nëna ime, i fillove vuajtjet në një kasolle të Shijakut, e vazhdove në Grabian, Tepelenën famëkeqe, burgun e Vlorës etj., sepse ishe e reja e Mustafa Krujës…”/  Dëshmitë tragjike të Eugjen Merlikës
Personazh

“Ti nëna ime, i fillove vuajtjet në një kasolle të Shijakut, e vazhdove në Grabian, Tepelenën famëkeqe, burgun e Vlorës etj., sepse ishe e reja e Mustafa Krujës…”/ Dëshmitë tragjike të Eugjen Merlikës

June 22, 2022
Next Post
Qershor

Kalendari Historik 16 Qershor

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!