• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, March 21, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Aleksandër Kondo rrihet me njerëzit dhe me policët, ndjek modën e huaj, inçizon e dëgjon magnetofonin me zë të lartë, me muzikë xhazi…”/ Dosja sekrete

“Aleksandër Kondo rrihet me njerëzit dhe me policët, ndjek modën e huaj, inçizon e dëgjon magnetofonin me zë të lartë, me muzikë xhazi…”/ Dosja sekrete
“Aleksandër Kondo rrihet me njerëzit dhe me policët, ndjek modën e huaj, inçizon e dëgjon magnetofonin me zë të lartë, me muzikë xhazi…”/ Dosja sekrete
“Aleksandër Kondo rrihet me njerëzit dhe me policët, ndjek modën e huaj, inçizon e dëgjon magnetofonin me zë të lartë, me muzikë xhazi…”/ Dosja sekrete
“Aleksandër Kondo rrihet me njerëzit dhe me policët, ndjek modën e huaj, inçizon e dëgjon magnetofonin me zë të lartë, me muzikë xhazi…”/ Dosja sekrete
“Aleksandër Kondo rrihet me njerëzit dhe me policët, ndjek modën e huaj, inçizon e dëgjon magnetofonin me zë të lartë, me muzikë xhazi…”/ Dosja sekrete
“Aleksandër Kondo rrihet me njerëzit dhe me policët, ndjek modën e huaj, inçizon e dëgjon magnetofonin me zë të lartë, me muzikë xhazi…”/ Dosja sekrete
“Bashkëpunëtori ‘Studenti’ u takua me Aleksandër Kondon afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’ pas kthimit nga Rumania…”/ Dosja voluminoze e Sigurimit për sportistin e famshëm
“Aleksandër Kondo rrihet me njerëzit dhe me policët, ndjek modën e huaj, inçizon e dëgjon magnetofonin me zë të lartë, me muzikë xhazi…”/ Dosja sekrete
“Aleksandër Kondo rrihet me njerëzit dhe me policët, ndjek modën e huaj, inçizon e dëgjon magnetofonin me zë të lartë, me muzikë xhazi…”/ Dosja sekrete
“Aleksandër Kondo rrihet me njerëzit dhe me policët, ndjek modën e huaj, inçizon e dëgjon magnetofonin me zë të lartë, me muzikë xhazi…”/ Dosja sekrete
“Aleksandër Kondo rrihet me njerëzit dhe me policët, ndjek modën e huaj, inçizon e dëgjon magnetofonin me zë të lartë, me muzikë xhazi…”/ Dosja sekrete
“Aleksandër Kondo rrihet me njerëzit dhe me policët, ndjek modën e huaj, inçizon e dëgjon magnetofonin me zë të lartë, me muzikë xhazi…”/ Dosja sekrete
“Aleksandër Kondo rrihet me njerëzit dhe me policët, ndjek modën e huaj, inçizon e dëgjon magnetofonin me zë të lartë, me muzikë xhazi…”/ Dosja sekrete
0
Shares
2.9k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dytë

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Aleksandër Kondos, legjendës së peshëngritjes shqiptare që humbi jetën në moshën 27 vjeçare, në rrethana tragjike dhe ende të pa zbardhura plotësisht, gjatë një aksidenti automobilistik në Quens New York të SHBA-ve, ku ishte vendosur si emigrant politik pas arratisjes nga Shqipëria në majin e vitit 1985, duke qëndruar në Jugosllavinë e asaj kohe, pas kthimit të ekipit kombëtar nga Kampionati Europian i Peshëngritjes, që ishte zhvilluar ato ditë në Poloni.  Dosja e plotë voluminoze e ish-Sigurimit të Shtetit, në ngarkim të Aleksandër Kondos, e de-klasifikuar prej Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra faqe që i përkasin periudhës nga viti 1981 kur filloi ndjekja operative dhe survejimi i rregullt ndaj tij nga ana e shërbimeve sekrete të regjimit komunist, e deri në vitin 1987, kur ajo dosje ua arshivua përfundimisht, pas vdekjes së tij tragjike.

Në Tiranën e fillim viteve ’80-të, jo vetëm për sportdashësit e shumtë por edhe më gjerë tek të rinjtë e kryeqytetit shqiptar, ra në sy dhe spikati një djalosh i ri asokohe në moshën 20 vjeçare, si për portretin e fizikun e tij, ashtu dhe për pamjen e jashtme, me veshjet e modës dhe në krah qafë hedhur çantën e sportit, e në supin tjetër një radio-magnetofon të madh, që ai i sillte nga jashtë shtetit, kur dilte me ekipin kombëtar të peshëngritjes në aktivitet ndërkombëtare. Ai ishte Aleksandër Kondo, pjesëtar i ekipit të peshëngritjes “Dinamo” të Ministrisë së Punëve të Brendshme (ku asokohe shërbente si ushtaraku i lartë në Gardën e Republikës, edhe i ati i tij), dhe gjithashtu i ekipit kombëtar, i cili në ato kohë, falë edhe vlerësimit dhe trajtimit të diferencuar, që i bënte regjimi komunist në fuqi disa sporteve të rënda, kishte arritur rezultate të larta edhe në arenën ndërkombëtare.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur shau udhëheqjen e Partisë, unë i thashë; ti Gjet Kadeli, je armik i betuar, ndërsa Kujtim Prushi, shtoi se do ta denonconte në Degën e Brendshme dhe…”/ Raporti me dëshminë e Fran Gjon Gjinaj, Mamurras, 1972

“Përveç dajës sonë, Dr. Faik Sharofi, i cili pa pyetur aspak për pasojat, na takoi para pallatit, kur po nisej makina për internim, edhe sopranoja e njohur…”/ Dëshmia nga SHBA-ës, e studiuesit Agron Alibali

Emri i Aleksandër Kondos si sportist filloi të bëhej gjithnjë dhe më i njohur, sidomos pas rezultateve të tij të larta të arritura në vitin 1984, në Pallatin e Sportit “Partizani” të kryeqytetit, kur ai fiksoi shifrat 200 kg. (në stilin e shtytjes) duke elektrizuar mijra sportdashës, (atë ditë më shumë spektatorë ishin jashtë pallatit të sportit se sa brenda tij), të cilët nën duartrokitjet e shumta, nuk largoheshin nga sheshi para pallatit, pa e parë nga afër atë djalosh, që i kishte mahnitur me rezultatet dhe performancën e tij. Që nga ajo kohë, Sandër Kondo, pothuaj u kthye në një mit në Tiranë dhe Shqipërinë e asaj kohe, pasi rezultatet e tij erdhën gjithnjë e në ngritje, jo vetëm në kampionatet kombëtare, por edhe në arenën ndërkombëtare ku ai vazhdimisht kishte rezultate të larta.

Por shumë e shumë më tepër nga kjo periudhë kohe kur Sandër Kondo, ishte në kulmin e karrierës, emri i tij u bë edhe më i njohur dhe filloi të diskutohej në mbarë vendin, në fundin e majit të vitit 1985, kur gjatë një aktiviteti ndërkombëtar në kuadrin e Kampionatit Evropian të Peshëngritjes që zhvillohej në Varshavë të Polonisë, (ku ai ngriti 210 kg.), Kondo nuk u kthye më në Shqipëri, por së bashku me shokun e tij të ekipit, shkodranin Xhelal Sukniqin, nga Mali Zi shkuan në Beograd, në pritje për të fituar azilin politik për në SHBA-ve.

Ngjarja e arratisjes së dy sportistëve shqiptarë bëri bujë të madhe jo vetëm për shkak të emrit dhe famës së madhe që kishte Aleksandër Kondo asokohe, por edhe për shkak se ajo ngjarje u bë objekt “sherri” në mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, pasi Tirana zyrtare asokohe akuzoi hapur publikisht (në gazetën “Zëri i Popullit”), autoritetet jugosllave, duke thënë se dy sportistët shqiptarë ishin rrëmbyer prej shërbimeve sekrete jugosllave (UDB-së) dhe kërkoi kthimin e tyre në atdhe.

Por ai pretendim i Tiranës zyrtare, nuk kishte asgjë të vërtetë, pasi Kondo dhe Sukniqi e përgënjeshtruan atë në takimin që u bë në Beograd, në mes përfaqësuesve të ambasadës shqiptare dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të saj, e palës jugosllave, ku Sandër Kondo, pasi shau mbarë e prapë regjimin komunist të Enver Hoxhës, tentoi të godiste me tavëll duhani edhe diplomatin shqiptar, që ngulte këmbë se ai duhej të kthehej në Shqipëri, ku e priste familja dhe gjithë shoqëria.

Pas kësaj, Sandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi fituan azilin politik për në SHBA-ve, ku Sukniqi ndodhet akoma, ndërsa Kondo, humbi jetën në një aksident automobilistik, më 1 maj të vitit 1987, (gjithnjë sipas versionit zyrtar të regjimit komunist të asaj kohe), dhe eshtrat e tij u kthyen në Shqipëri  në vitin 2003.

Në këtë dosje hidhet dritë dhe bëhet e ditur, vlerësimi, trajtimi dhe i gjithë survejimi e përndjekja, që i është bërë asokohe nga ana e regjimit komunist të Enver Hoxhës, një prej sportistëve më në zë të Shqipërisë, siç ishte Aleksandër Kondo, i cili ishte mjaft i njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Nisur edhe nga ky fakt, Memorie.al do e publikoj të plotë dosjen në fjalë (me faksimilet përkatëse), në disa numra.

                                                     Vijon nga numri i kaluar

  Të dhënat biografike të Aleksandër Kondos në dosjen e Sigurimit të Shtetit në vitin 1982

                                                                                                                  SEKRET

                                                                                                        Ekzemplar i vetëm 

                                                                                                       Tiranë më 12.1.1982

                            VËRTETIM BIOGRAFIK I KOMPLIKUAR

 E bërë për Degën e VIII të M.P. të Brendshme, e kërkuar nga p.op. P.P. (për klubin sportiv “Dinamo”)

ËSHTË KËRKUAR TË VËRTETOHET: Aleksandër Kondo, biografia e tij.

JANË VËRTETUAR: Aleksandër Kondo, i biri i Vangjelit dhe i Antigonit, lindur në Fier më 1960, me origjinë nëpunës i pushtetit popullor, me kombësi e shtetësi shqiptare, i paorganizuar në Parti, i padënuar, i pamartuar, me arsim 8 vjeçar, është ushtar në klubin sportiv “Dinamo”, banon në Lagjen 8, rruga “V. Pasho”, p. 27. shk. 2. ap. 25.

I përmenduri, pasi mbaroi shkollën 8 vjeçare, futet në punë, nxënës në ekonomi dhe aktualisht është ushtar, në Klubin Sportiv “Dinamo”. Karakterizohet, si djalë i urtë, i sjellshëm si në punë ashtu dhe jashtë saj, mban sjellje të mira morale.

Babai i tij Vangjel Nisi Kondo, ka lindur në fshatin Pish Poro të Fierit, në 1932. Gjatë regjimit të Zogut dhe okupacionit, nuk ka aktivitet. Pas çlirimit, ka mbaruar shkollën, ka dalë oficer dhe ka punuar në reparte të ndryshme. Aktualisht është Shef Shtabi në Gardën e RPSSH, është A.P.

Nëna e tij Antigoni Gjergj Kondo, ka lindur në Berat, në lagjen “Kushtrimi” në vitin 1937, në një familje me qëndrim të mirë politik, dhe në marrëdhënie pune, njihet me sjellje të mirë moralo-shoqërore. Vëllezërit e tij, Dhimitraqi dhe Rolandi, i pari është ushtar, i dyti në marrëdhënie pune, dhe janë me sjellje të mira moralo-shoqërore.

Motrat e tij Valentina, Florika, dhe Lindita, e para është martuar me një oficer nga Fieri, i cili është shoqërues në Drejtorinë e II të M.P. të Brendshme, dy të tjerët janë në shkollë. Ka një xhaxha, Shef Policie në DPB të Gjirokastrës, është A.P.

Karakterizohet se: Gjatë regjimit të Zogut, nuk janë marrë me politikë, gjatë okupacionit kanë simpatizuar Luftën Nacionalçlirimtare. Mbas çlirimit e aktualisht, mbajnë qëndrim të mirë moralo-politik e shoqëror. Të burgosur, të dënuar, dhe të arratisur jashtë shtetit, nuk del që të ketë njeri.

Të dhënat për përpilimin e kësaj biografie janë marrë nga M.P. dhe V.P. të cilët i njohin në bllok, i njoh dhe vetë.

             PUNTORI OPERATIV                                                           SHEFI I SEKSIONIT

                          B.K.                                                                                   R.B.

  ZV/DREJTORI I PUNËVE TË BRENDSHME

                         S.B. 

                    DAKTIL

                      N.M. 

Raporti i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës, për bisedën që ka bërë bashkëpunëtori i Sigurimit të Shtetit, me pseudonimin “I penduari”, me Aleksandër Kondon, më 2 qershor 1983

                                                                                                           E mori p. op. V.K.

                                                                                                          E dha b.p. “I penduari”

                Tiranë më 2.6.1983

                          EKSTRAKT

Mbi të dhënën e b.p. “I penduari”

B.p. informon se nga mesi i muajit mars, është takuar me Aleksandër Kondon tek hotel “Peza”. Gjatë bisedës me të, Aleksandri i ka nxjerrë disa monedha floriri dhe dollarë të cilat, i kishte në një portofol. Ai i propozoi B.p. që t’i gjente disa të tjera pasi i duheshin, se do të dilte jashtë shtetit me ekipin e shtangistëve të “Dinamos”.

Gjithashtu Aleksandri i tha atij se kur të dali jashtë në aeroport do të më vijë një pjesëtar i familjes, sikur do të më sjelli diçka për të ngrënë rrugës dhe brenda, do ketë futur dollarët dhe florinjtë. Pasi u kthye nga jashtë, Aleksandri i tha B.p. se ato plaçkat, i mora ashtu siç të thashë dhe kam marrë plot tesha, prandaj po munde të më gjesh ca të tjera, se së shpejti do të dalim sërish jashtë shtetit.

                                      “I penduari”

 Detyra: Takohu me Aleksandrin dhe mëso se ku i ka gjetur dollarët dhe florinjtë. Si i ka justifikuar ai ato jashtë shtetit me shokët e tij.

Vlerësim: E dhëna ka vlerë operative, pasi bën fjalë për nxjerrjen e valutës jashtë shtetit.

Masa operative: E dhëna të shtypet në një kopje dhe t’i kalohet

                                               p. op. H.C.

                                    PUNTORI OPERATIV

                                           Vasil Kacorri 

Dëshmia e Aleksandër Kondos para Punëtorit Operativ, për revistat pornografike që morri në Spanjë, dollarët dhe substancave anabolike që përdornin peshëngritësit

Kur isha në Kampionatin Europian në Spanjë, bleva disa revista pornografike në dyqane dhe bëra gabimin më të madh që i mora këto. Këto revista pornografike unë i bleva vetëm për t’i parë për kuriozitet dhe më pas mu mbush mëndja për t’i blerë, një gabim që s’më falet. Që këto revista t’i kenë parë të tjerët, unë këtë nuk e di, por nga copat e revistave që janë hequr, me siguri që duhet të m’i ketë marrë shoku i dhomës. Unë bëra një gabim të madh dhe një budallallëk.

Këto revista, nuk kisha si qëllim që t’i ekspozoja, por thjesht i mora nga një pasion i çastit. Nuk kam ç’të them tjetër rreth këtyre. Përsa i përket anabolikëve, unë nuk e di se çdo të thonë, por kam marrë vesh që t’i kenë blerë në farmacitë tona, vetëm ato anabolizantë që merren me recetë. Përsa i përket të tjerëve, po kështu dhe mua, na është bërë kontroll nga mjekët tanë këtu nëpër gara, por dhe jashtë shtetit.

Përsa i përket dollarëve, unë nuk i kam marrë ndonjëherë prandaj edhe në doganë nuk kam pasur më tepër se 20 mijë lekë mall. Nuk jam ngatërruar ndonjëherë për këto gjëra dhe kam qenë korrekt për çdo gjë jashtë shtetit. Sa herë që kam dalë me trajnerët dhe përgjegjësat e ekipit jashtë shtetit, ata janë sjellë shumë mirë dhe më kanë mbajtur afër, dhe unë kam qëndruar në grup me shokët. Për çfarë thashë janë të gjitha të vërteta.

                                   Aleksandër Kondo

                                                                                                          Dhënë Re “Dinamo”

                                                                                                           Marrë p. op. H. C.

                                                            R A P O R T

Dt 31.8.1983

B.p. njofton se në një bisedë që ka bërë me……………..ky i fundit i tha atij: isha në shtëpinë e A.H. në Kombinat dhe kur dola më përcolli vëllai i tij që e ka mjek dhe më tha se kur kishte takuar Aleksandër Kondon, ai u kishte thënë se neve duhet të jemi të lirë, duhet të shkojë njeriu ku të dojë, ku të ketë qejf. Mjeku i ishte përgjigjur se Aleksandri, nuk bën mirë që flet kështu, veçanërisht ti.

Në një bisedë tjetër që kishte bërë me………………….i kishte thënë në lidhje me trajtimin ushqimor sportiv, ky kishte vazhduar ti thoshte që në vendin tonë ka të varfër që nuk hanë mirë. …………………..i ishte përgjigjur se: në vendin tonë nuk ka të varfër, dhe se të gjithë punojnë e jetojnë.

Pas kësaj Aleksandri nuk i ishte përgjigjur më. B.p. në bisedat që ka bërë me………………….ky i ka thënë atij se unë si………………nuk jam dakord po të më pyesin që Aleksandri të shkojë jashtë shtetit se të turpëron, bën hatanë, e arratiset. Ai është një turp për vendin tonë dhe për Klubin Sportiv “Dinamo”.

                               “Dinamo”

Sqarim: Aleksandër Kondo, ka dhe materiale të tjera që bëjnë fjalë për veprime të ndryshme, për përdorim droge, vjedhje, grindje, etj.,…………………është……………….i tij.

Vlerësim: E dhëna ka vlerë pasi bën fjalë për nuancat e agjitacionit e propagandës armiqësore të Aleksandër Kondos në ngarkim të të cilit, ka edhe të dhëna të tjera.

Detyra: Me Aleksandër Kondon, b.p. nuk ka mundësi të bisedojë, por në lidhjet e tij mund të kërkojë hollësira për kohën që ka qenë jashtë, rrethin shoqëror të tij., etj.

Masat operative: E dhëna të shtypet në një kopje dhe të analizohet duke i bërë dhe një informacion Ministrisë për t’a penguar për të dalë jashtë shtetit, në bazë të të dhënave materiale që ka. Të shikohet mundësia e thirrjes dhe pyetjes së vëllait të A.H. dhe po qe se problemi qëndron, të këshillohet duke marrë parasysh dhe materialet e tjera që ka për të.

                               Puntori Operativ

                                         H.C.

                                                                                                                       SEKRET

                                                                                                               Ekzemplar Nr 1

                                                                                                           Tiranë më 30.3.1984

                                               VËRTETIM BIOGRAFIK I PLOTË

Bërë për Degën e Organizim Kompletimit të MPB-së, kërkuar nga p. op. B.D.

ËSHTË KËRKUAR TË VËRTETOHET: Aleksandër Kondo, biografi e tij.

JANË VËRTETUAR: Aleksandër Kondo, i biri i Vangjelit dhe i Antigonit, lindur në Fier më 1960, me origjinë nëpunës i pushtetit popullor, me kombësi e shtetësi shqiptare, i paorganizuar në Parti, i padënuar, i pamartuar, me arsim 8 vjeçar, me profesion punëtor në uzinën e veglave bujqësore, banon në Lagjen 1, rruga “H. Sufa”, pallati 2, shkalla 4, apartamenti 70.

I përmenduri me vështirësi, ka mbaruar arsimin 8 vjeçar, ka qëndruar pak kohë pa punë dhe ka filluar nxënës mekanik në Uzinën e Veglave Bujqësore. Njëkohësisht është marrë me sportin e ngritjes së peshave. Shërbimin ushtarak e kreu në Klubin Sportiv “Dinamo”, ku u mor dhe me sport. Pas ushtrie, filloi punë përsëri në Uzinën e Veglave Bujqësore, ku është problem për in-disiplinim. Ai merret me peshëngritje dhe është kampion i vendit të tij.

Aleksandri karakterizohet, si njeri skandaloz, dhe problem i klubit “Dinamo” nga ku është përjashtuar disa herë. Rrihet me njerëzit, dhe me ruajtës të rendit, i pëlqen vetja, ndjek modën e huaj, incizon e dëgjon duke e hapur magnetofonin me zë të lartë për të dëgjuar muzikë të huaj (xhazi). Zihet me prindërit e tij.

Në personin e tij, nuk ka asgjë të mirë përveç të metave dhe rrezikshmërisë që paraqet. Për personat e tjerë, është problem i bllokut të banimit. Babai i tij Vangjel Kondo, është me detyrë Shef i Shtabit të Brigadës Rezerviste të Gardës së RPSSH. Por ai, nuk ka ditur të punojë në familje, qoftë me gruan e tij me të cilën ka mosmarrëveshje, qoftë me dhe me fëmijët që janë problem i bllokut, për shfaqje të huaja dhe akte rrugaçërie.

Nënë Antigoni nga Berati, familje me qëndrim të mirë, punëtore në furnitore në NT Industriale. Vëllezërit Rolandi, punon në Uzinën “Traktori” dhe Dhimitraqi, është mundës dhe nuk punon. Ai manifeston akte rrugaçërie, etj. Motra Valentina, është pa punë, Florika, vazhdon arsimin e mesëm, ndërsa Lindita, arsimin fillor.

Karakterizohet se familja e tij, në përgjithësi nga ana politike, s’ka asgjë negative, por në aspektin shoqëror, lë shumë për të dëshiruar.

Ato janë problem për kryesinë e Frontit dhe për K.S. “Dinamo”. Të dhënat janë marrë nga…………………….të cilët e njohin në pallat, dhënë p. op. H.C. e B.V. të cilët njohin Aleksandrin dhe aktivitetin e tij. Nuk jam dakord që Aleksandri të merret polic.

                       PUNTORI OPERATIV                                   ZV DREJTORI I PUNËVE TË BRENDSHME

                              P.S.                                                                                  D.B.

                                                28.5.1984

Raporti i Zv / Drejtorit të Punëve të Brendshme të Tiranës, me propozimin që Aleksandër Kondo të hiqet nga Klubi Sportiv “Dinamo”

Porosia është dhënë që të pengohet. I kam këshilluar që ai, ka sjellë nga jashtë revista me përmbajtje pornografike. Të propozohet për t’u hequr nga Klubi Sportiv “Dinamo”.

                                         D. B. 

                                      29.5.1984

                                        Dakord

Bëni relacionin dhe biografinë

Në muajin maj të 1984, me porosi të udhëheqjes së Ministrisë, Aleksandër Kondo u thirr nga unë dhe Shkëlzen Bajraktari. Atij i’u kërkua llogari lidhur me materialet pornografike që kishte sjellë jashtë shtetit. Aleksandri, bëri autokritikë për këtë dhe për sjelljet jo të mira të tij. Ai premtoi se në të ardhmen do të bëhet i mirë në çdo drejtim. Me të u punua 3-4 orë dhe ai u porosit që në të ardhme të ruajë figurën e tij, më pas u la i lirë. /Memorie.al

         D. B.

                                                Vijon  në numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Një triptik për Visarin... poezia, burgu, miqësia

Next Post

Poezia, burgu, miqësia…, një triptik për Visar Zhitin!

Artikuj të ngjashëm

“Todi Lubonja shprehet se hetuesi i tij i ka thënë: koka nuk do të mbetet mbi supe po s’i pranove këto, ose do të varim dhe…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, tetor ‘76
Personazh

“Kur shau udhëheqjen e Partisë, unë i thashë; ti Gjet Kadeli, je armik i betuar, ndërsa Kujtim Prushi, shtoi se do ta denonconte në Degën e Brendshme dhe…”/ Raporti me dëshminë e Fran Gjon Gjinaj, Mamurras, 1972

March 20, 2023
“Përveç dajës sonë, Dr. Faik Sharofi, i cili pa pyetur aspak për pasojat, na takoi para pallatit, kur po nisej makina për internim, edhe sopranoja e njohur…”/ Dëshmia nga SHBA-ës, e studiuesit Agron Alibali
Personazh

“Përveç dajës sonë, Dr. Faik Sharofi, i cili pa pyetur aspak për pasojat, na takoi para pallatit, kur po nisej makina për internim, edhe sopranoja e njohur…”/ Dëshmia nga SHBA-ës, e studiuesit Agron Alibali

March 20, 2023
“Ai u takua me Bardhe Gjomarkaj Bicin te shtëpia e saj në Milot dhe ajo i tha se Gjet Kadelin. e kishte mik e i vinte keq që e kishin arrestuar, pasi ai…”/ Raporti sekret i B.p. “Elida”, shtator ‘72
Personazh

“Ai u takua me Bardhe Gjomarkaj Bicin te shtëpia e saj në Milot dhe ajo i tha se Gjet Kadelin. e kishte mik e i vinte keq që e kishin arrestuar, pasi ai…”/ Raporti sekret i B.p. “Elida”, shtator ‘72

March 19, 2023
“Vuajta 32 vjet në burgjet komuniste, se shkrova gabim, ‘Rroftë Komiti Qendror’ dhe se pikturova shqiponjën pa yll në Revoltën e Spaçit”/ Historia tragjike e ish-drejtorit të Burgut Burrelit
Personazh

“Të merren masa shumë të rrepta që, pas arrestimit, Gjet Kadelin, të lidhur ta çojmë në shtëpi, për kontrollin e banesës së tij dhe…”/ Udhëzimi i kryetarit të Degës së Brendshme të Krujës, gusht 1972

March 18, 2023
“Enver Hoxha është i zoti shumë, por pak del në rrethe, parvjet, ka qenë në Mirditë, Kukës, vjet ja ka mbajtur këtej…”/ Përgjimet e bisedës së Gjet Kadelit, me bashkëpunëtorin e Sigurimit
Personazh

“Enver Hoxha është i zoti shumë, por pak del në rrethe, parvjet, ka qenë në Mirditë, Kukës, vjet ja ka mbajtur këtej…”/ Përgjimet e bisedës së Gjet Kadelit, me bashkëpunëtorin e Sigurimit

March 18, 2023
Ramizi në Byro: “Sigurimi në gjumë në ikjen e 9 vetave, por në esfelt shkofshin këta dhe 90 si këta! Me vagabondët s’mbahet Shqipëria…”/ Analiza e arratisjes së “Dukati”-t
Personazh

“Në vazhdim të bisedës, ai tha; për shpirt, udhëheqësin e partisë dhe kryeministrin, qysh nesër i vras, nuk i lë të gjallë dhe në vend të tyre…”/ Raporti sekret i B.p. të Sigurimit, “Çesma e Trojës”, Laç, 1973

March 16, 2023
Next Post
Poezia, burgu, miqësia…, një triptik për Visar Zhitin!

Poezia, burgu, miqësia…, një triptik për Visar Zhitin!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!