• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, July 15, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Myrtezai do takohej në Durrës me emigrantin jugosllav Qerim Jakupin, agjent i mundshëm i UDB-së, që shkoi te legata turke…”/ Raporti i rezidentes “Rozmaria”

“U arratisa, pasi UDB-ja zbuloi organizatën tonë…” / Historia e panjohur e ish-Konsullit shqiptar në Zvicër, që u burgos dy herë nga Tito dhe dy herë nga Enver Hoxha

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dhjetë

Memorie.al/ publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet dosja voluminoze (formulare, hetimore dhe gjyqësore), e Myrteza Bajraktarit me origjinë nga Gostivari, i cili pasi mbaroi shkollën e mesme në qytetin e Tetovës, në vitin 1952. Filloi studimet e larta në Universitetin e Shkupit, në degën e Filozofisë, ku krahas mësimeve ai u punësua edhe si gazetar në gazetën “Flaka e Vllaznimit” që botohej në Shkup, nga ku e largojnë shpejt, pasi botoi një artikull ku dilte hapur kundër shpërnguljes së shqiptarëve të Jugosllavisë, për në Turqi dhe si rezultat, u emërua si mësues në shkollën 7-vjeçare “Shaban Zeneli” të Kumanovës.  Arrestimi i Myrtezait nga UDB-ja në vitin 1952, pasi ai bënte pjesë në një organizatë të fshehtë të quajtur, ‘Organizata Nacional-Demokrate Shqiptare’ dhe dënimi i tij me shtatë vite burg politik, të cilat i vuajti në burgun e Nishit dhe të Idrizovës. Arratisja nga Jugosllavia dhe ardhja në Shqipëri, ku pasi qëndroi disa kohë në kampin e internimit në Seman të Fierit, i’u dha e drejta e shkollës së lartë, duke u diplomuar në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1971, arrestohet dhe dënohet me shtatë vite burg politik, me akuzën “agjitacion e propagandë”. 

                                                 Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Qyteti modern e ka zanafillën e tij në shekullin e XV-të, kur Iljaz bej Mirahori, nën hyqmin e Sulltan Mehmetit II-të, zhvilloj Korçën dhe…”/ Historia e panjohur e bamirësit të madh, dhëndrit të Sulltan Bajazitit

“Bazna i tha, se nuk ishte aq budalla sa t’ia jepte dokumentet, pa marrë sterlinat, përndryshe, do t’ua shiste sovjetikëve…”/ Historia e panjohur e agjentit shqiptar, që u dha gjermanëve planet e anglo-amerikanëve

Dokumenti tepër sekret me raport-survejimin e objektit individ me pseudonimin “Rrapi”, i hartuar nga refreni i survejimit Thimi Laçi, nga lidhur me ndjekjen e survejimin e Myrteza Bajraktarit në qytetin e Tiranës

                                                                                                            Tepër sekret

                                                     RAPORT-SURVEJIMI

 Mbi survejimin e objektit individ me pseudonimin “Rrapi”.

                                Datë,9/VII/1966

Në orën 8, 05’, Objekti doli se bashku me Myzafer Abdurrahman Ademin nga shtëpia Nr.115, në rrugën “Qemal Stafa” dhe në orën 8.10’ u nda nga Myzaferi para Kinema “Partizani” dhe pasi kaloj rrugës “28 nëntori”, në orën 8.12’, takohet në verandën e Bar-“Sahati”, me Adi Gashin dhe Ismet Fezullahun, ulet në një tavolinë me ta dhe fillon bisedën me ta.

Në orën 9.00, takohet po në prani të këtyre personave me Neshat Useinin banues……………………….dhe bisedon me të për 0.2’, mandej ndahet me Neshatin dhe vazhdon përsëri bisedat me dy personat e mësipërm. Në orën 9.20’ në tavolinën ku qëndronte Objekti, u ul dhe bisedonte me të edhe Shezai Haxhi Ademi me profesion mjek.

Në orën 9 e 55’ Objekti ndahet nga personat e lartpërmendur dhe në orën 10.00’ u fut në Hotel “Vollga”, për 0.3’ doli dhe shkon në dhomën e pritjes së Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në orën 10.05’, del nga Ministria e P. të Brendshme dhe kaloj pjesën tek Bar-“Sahati”, takohet me dy persona me këto karakteristika: i pari kishte këmishë sejlon, trup mesatar, i moshës 25-27 vjeç, me një dhëmb floriri, pantallona kafe doku. I dyti me moshë mesatare 25-27 vjeç, me trup mesatar, me flokë gështenjë, këmishë të bardhë kambriku, pantallona doku ngjyrë gri, të dy njihen nga Punëtori Operativ, Orhan Bllaohari.

Objekti u ul në një tavolinë me ta dhe qëndron me ta deri në orën 11.30’, në këtë kohë të dy personat e lartpërmendur, ndahen dhe kalojnë në drejtime të ndryshme, ndërsa Objekti qëndron në vend, pasa disa minutash shkon te Ministria e P. të Brendshme, e bëri mbi pesë herë.

Në orën 13.00’, u ul përsëri në verandën e Bar “Sahati”-t me dy personat që përshkruhen me karakteristika, ku ishin gjithashtu edhe Adi Osmani dhe Ismet Fezullai. Në orën 13.45’, të gjithë personat e lartpërmendur, ngrihen, ndahen me Objektin dhe shkojnë në drejtime të ndryshme, ndërsa Objekti qëndron tek Bar “Sahati”, dhe në orën 14.00’, u fut në shkallën Nr.5, apartamenti 57-70.

Në orën 16.15’, Objekti dolli nga shkalla Nr. 5, i shoqëruar me Adi Gashin, i cili është takuar edhe herë të tjera, kalojnë në drejtim të pjacës dhe në orën 16.23’, i hipën taksisë Nr. 25-59 Tr. e kalojnë në drejtim të rrugës………në orën 16.35’, taksia i shkëputet survejimit. Në orën 18.40’, Objekti vjen nga drejtimi i Rrugës “Bulevardi Stalin”, dhe shkon në verandën e Bar “Sahati”-t, takohet me Ismet Fejzullan që ishte ulur në një tavolinë më vete. Ismeti është takuar edhe më datën 8/7/’66.

Në orën 18.45’, Objekti dhe Ismeti ngrihen nga tavolina e kalojnë rrugës “28 nëntori”, dhe në orën 28.50’, para Hotel “Vjosës”, takohet me Adi Gashin, si bisedojnë për 0.1’, në këmbë, pastaj largohen që të tre, bëjnë xhiro pjacën dhe në orën 20.00’, futen në Kafe “Sahati”, këtu ulen në një tavolinë dhe pinë kafe deri në orën 20.30’, në këtë kohë vjen të takohet objekti Jashar Gjoni dhe qëndrojnë të gjithë duke biseduar.

Në orën 20.45’, ngrihen që të gjithë nga tavolina dhe para kafes Objekti dhe Jashari, ndahen nga personat e tjerë dhe në orën 20.47’, shkojnë qëndrojnë para Komitetit Ekzekutiv, si qëndrojnë deri në orën 21.25’, në këtë kohë largohen e kalojnë pjacës dhe në orën 21.35’, u futën në shtëpinë Nr.115, për 0.5’, dalin dhe kalojnë rrugëve të ndryshme dhe në orën 21.55’, futen në lulishte Bar “Sahati”, këtu qëndrojnë duke pirë. Në orën 23.00’, Objekti me Jasharin doli nga Bar “Sahati”, dhe kalojnë pjacës dhe në orën 24.20’, u futën në shtëpinë Nr.13, në rrugën “Dhimitër Kamarada”.

        REFERENTI I SURVEJIMIT

               (Thimi Laçi)

Dokumenti ‘Tepër sekret’ me vendimin e transferimin e dosjes formulare në ngarkim të Myrteza Bajraktarit, nga Lushnja në Tiranë, i hartuar nga Punëtori Operativ Novruz Bano dhe i miratuar nga Shefi i Seksionit, Gjysh Tafili, e Zv / Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme Lushnje, Ropi Çifligu

                            Aprovohet                                                                   Tepër sekret

 Zv/ Kryetari i Degës së P. Brendshme                                         Lushnje, më 11/X/1966

       Ropi Çifligu

                                                              V E N D I M

 MBI TRANSFERIMIN E DOSJES FORMULARE NË 2/A MYRETZA BAJRAKTARI

Unë Punëtori Operativ i Degës së Punëve të Brendshme, të rrethit Lushnje, Novruz Bano, mbasi pashë materiale të dosjes së përpunimit në 2/A, të Myrteza Bajraktarit.

                                    GJETA:

Se: Myrteza Bajraktari, i biri i Fahriut dhe i Remzies, i dt. 1933, lindur në Gostivar dhe banues në Shkup të Jugosllavisë dhe në vitin 1962 ka ardhur si emigrant në Shqipëri, beqar, me kombësi shqiptare dhe shtetësi jugosllave.

I përmenduri kohët e fundit, ka shkuar nga Lushnja në Tiranë, pasi vazhdon studimet në universitet në degën për Gjuhë të Huaja, objekt ky që kontrollohet nga Drejtoria e P. Brendshme, Qarkut Tiranë.

I udhëhequr nga instruksioni i evidencave agjenturalo-operative, njoftuar me urdhrin e Ministrisë P. Brendshme, Nr.540, (A) Rez. Personal, dt.31/7/1955

                           V E N D O S A:

Që dosjen e përpunimi me Nr.958, të objektit në 2/A, i cili përpunohet si agjent jugosllav, t’ja dërgoj nëpërmjet kartotekës, Drejtorisë P. Brendshme, Tiranë, në mënyrë që të vazhdojë përpunimi i tij i mëtejshëm.

 Punëtori Operativ                                                                  Shefi i Seksionit të I-rë

    Novruz Bano                                                                              Gjysh Tafili

Dokumenti sekret me raportin e Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Xhevat Lluri, me të dhënat e agjentit “Presheva”, lidhur me disa informacione për emigranti jugosllav, Myrteza Bajraktari

                                                                                   Marrë: P. Op. Xhevat Lluri

                                                                                   Dhënë: Agjent “Presheva”

                                                                                    Elbasan, më 2/11/1968

                                                          R A P O R T

Burimi njofton se para disa kohësh, ka qenë në Tiranë tek kushëri i vet, Shefki Berisha, atje ka takuar edhe me dhëndrin e Shefkiut, i quajturi Myrteza Bajraktari, emigrant jugosllav i cili sot vazhdon Fakultetin Gjuhë-Letërsi në Universitet. Ka për grua, Lejla Berishën, e bija e Shefkiut.

Gjatë bisedave që janë bërë në shtëpi, Myrtezai e ka pyetur burimin për Vehbi Hasën, dhe Ibrahim Hasën, me banim në Fushë-Mbret, Elbasan, të cilët janë banor të lagjes së burimit dhe i ka thënë burimit, se: dua t’i takoj, se kam një porosi, mbasi në Jugosllavi kemi kaluar mirë.

Ndonjë bisedë tjetër, nuk u bë dhe burimi nuk e zgjati. Vetëm se, edhe xhaxhait të burimit, Sejdi Berisha, kur ka qenë në Tiranë, te Shefkiu, përsëri Myrtezai është interesuar për ata dhe i ka thënë xhaxhait të burimit, se: këta kanë një xhaxha në Turqi dhe ai ka qejf me i tërheq në Turqi, si Vehbiun dhe Ibrahimin.

Se çfarë qëllimi ka ky, thotë burimi, unë nuk e di, po kështu dhe çfarë njeriu është ky emigrant, por interesimi që bëri për këta, më tërhoqi vëmendjen.

Burimi thotë se: kushëriri i tij, Shefki Berisha, banon në Tiranë, përballë Stadiumit “Dinamo”, se si quhet lagja nuk e di, punon këpucar në një punëtori në Rrugën e “Elbasanit”, gruaja e tij (kushëririt), është mbesa e Osman Gazepit. Vajza e tij që ka marrë Myrtezai, ka mbaruar Liceun Artistik dhe punon në Radio-Tirana, ndërsa Myrtezai në universitet.

                                        “Presheva”

Sqarim:

Vehbi e Ibrahim Hasa, janë vëllezër, babai dhe xhaxhai i tyre, Xhem Gostivari, janë ekzekutuar si kriminelë lufte, janë me origjinë nga Gostivari i Jugosllavisë, Vehbiu përpunohet në 2/B, kohët e fundit kanë takuar edhe një turist ardhur nga Turqia, i quajtur, Emin Behxhet Serjani, i ardhur në Lushnje, por me rekomandim, ka takuar edhe me këta në Elbasan dhe ka qëndruar dy ditë.

Detyrë:

Juve, në rast se do të shkoni përsëri në Tiranë, interesohuni dhe takoni me të dhe bisedoni, në rrastë se pyet përsëri për këta, i thuaj: nga i njeh ti dhe që kur ke që nuk je takuar me ta. Nga ana tjetër, në rrastë se vjen në Elbasan, na njoftoni dhe neve kur të vijë dhe sa ditë do të rrijë, me cilin do të bisedojë, mundohuni që të takoheni edhe juve me të, dhe çfarë bisedash do të bëjë si me ju dhe të tjerët.

              Masat Operative:

  1. Do të verifikohet kush është emigranti Myrteza Bajraktari dhe qëndrimi i tij këtu, po kështu dhe vjehrri i tij, Shefki Berisha.
  2. Në rrastë se , do të vij në Elbasan, do të merret në survejim me cilin tjetër do të takojë dhe do të drejtohet agjentura për të mësuar çfarë do të bisedojmë me Vehbiun dhe Ibrahimin, gjatë takimit.
  3. Të interesohemi çfarë lidhje ka Vehbiu me këtë emigrant, mos janë lidhje miqësore, apo diçka tjetër?

Shënim:

U verifikua me P.Op. Orhan Plasarin, efektiv i Ministrisë dhe na tha se këtë material, t’ja dërgojmë Drejtorisë së Punëve të Brendshme, Tiranë.

                            P.Op. Xhevat Llluri

                            Shokut Bajram Luçi

Dokumenti Tepër sekret i hartuar nga Punëtori Operativ i Sigurimit të Shtetit, Leko Gurmi, nëpërmjet rezidentes, “Deshati”, me të dhënat e bashkëpunëtores së Sigurimit me pseudonimin “Rozmaria”, lidhur me disa të dhëna për emigrantin jugosllav, Myrteza Bajraktari

                                                  Marrë: P.Op. Leko Gurmi, nëpërmjet rezidentes, “Deshati”

                                                                       Dhënë B.p. “Rozmaria”

                                                                                Tepër Sekret

                                                                       Lushnje, më 23/9.1968

                                                            R A P O R T

Burimi njofton se më datën 23/9/1968, në shtëpinë e burimit, shkoi gruaja e Qerim Jakupit, e quajtur Lumturi Suku. Gjatë bisedave familjare, Lumturia i thotë burimit se: me datën 22/9/1968, burri i saj, Qerimi, kishte shkuar në qytetin e Durrësit dhe atje kishte takuar një shokun e tij kosovar, që ja thonë “Myrteza”, që rri në Tiranë.

Ky Myrtezai, tha Lumturia, kishte lënë fjalë me burrin tim, Qerimin, që të takoheshin në Durrës, për të biseduar. Burri (Qerimi), thotë Lumturia, më tha, se kishte takuar atë shokun e tij, Myrtezanë dhe Myrtezai e kishte udhëzuar Qerimin që të mos fliste me njeri, në këto situatë, por të qëndroj sikur nuk merr vesh se çfarë bëhet, se po fole me njeri, është shumë e rrezikshme.

                                 “Rozmaria”

Masat agjenturale-operative:

  1. Të verifikohet emri ekzakt i Myrtezait, që thuhet se banon në Tiranë, se kush është ky dhe a është e vërtetë që të figurojë një emër i tillë kosovar në Tiranë.
  2. Mbasi të sqarohet, raporti t’i dërgohet Drejtorisë së Punëve të Brendshme, Tiranë, për të vlerësuar këtë raport që bën fjalë për Myrtezanë.
  3. Drejtoria e Punëve të Brendshme, Tiranë, mirë është të sqarojë në se vërtet, me datën 22/9/1968, Myrtezai ka shkuar në Durrës, për këtë, të njoftohemi dhe neve.

Sqarim:

Qerim Jakupi, është emigrant kosovar, mban shtetësinë jugosllave, ka kërkuar riatdhesim në Turqi dhe më vonë në Jugosllavi. Në vitin e kaluar, ka marrë takim me përfaqësuesit e Legatës Turke në Tiranë. Është nën kontrolloni 2/B si agjent u mundshëm i Zbulimit Jugosllav. Në drejtim të tij, disponohen materiale ilegale të reja, për aktivitet armiqësor. Myrtezai, u sqarua nga P.O. Sali Shatri, se quhet Myrteza Bajraktari dhe është student në universitet.

B.p. “Rozmaria”, duhet thënë, se nuk duhet të na gënjejë, mbasi të dhënat e saj, vërtetohen edhe nga burime të tjera. Memorie.al

Lushnje, më 10/X/1968                                                                   Punëtori Operativ

                                                                                                                 Leko Gurmi

                                                        Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

 Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ne vendosëm që nga grupi i Xhafer Devës, Ali Riza Osmani, me pseudonimin ‘Oskar’, të zbarkonte me parashutë në Mirditë, për…”/ Dëshmia e të birit të Kapedanit të Oroshit

Next Post

Kalendari Historik 10 Maj 2022

Artikuj të ngjashëm

“Qyteti modern e ka zanafillën e tij në shekullin e XV-të, kur Iljaz bej Mirahori, nën hyqmin e Sulltan Mehmetit II-të, zhvilloj Korçën dhe…”/ Historia e panjohur e bamirësit të madh, dhëndrit të Sulltan Bajazitit
Personazh

July 12, 2025
“Bazna i tha, se nuk ishte aq budalla sa t’ia jepte dokumentet, pa marrë sterlinat, përndryshe, do t’ua shiste sovjetikëve…”/ Historia e panjohur e agjentit shqiptar, që u dha gjermanëve planet e anglo-amerikanëve
Personazh

“Bazna i tha, se nuk ishte aq budalla sa t’ia jepte dokumentet, pa marrë sterlinat, përndryshe, do t’ua shiste sovjetikëve…”/ Historia e panjohur e agjentit shqiptar, që u dha gjermanëve planet e anglo-amerikanëve

July 11, 2025
“Ishte një nga themeluesit e Ansamblit të Këngëve e Valleve, i diplomuar shkëlqyer në Institutin e Regjisurës e Koreografisë ‘Lunacharsky’, por regjimi komunist e largoi…”/ Historia e panjohur e mjeshtrit Kaceli

July 4, 2025
“Ervis Gega me familjen e saj, hyri në ambasadën gjermane në korrik 1990, duke i dhënë rryshfet policëve dhe…”/ Shkrimi i gazetës së njohur gjermane “Spigel”, për drejtuesen e Filarmonisë Klasike të Bonit

July 2, 2025
“Thanas Dino nga Gjirokastra, më pyeste dhe më këshillonte: ‘shiko, se ai njeri është i pazhbirilueshëm, mos i beso, ai ka rezerva, thotë s’shkruaj…”! / Refleksionet e mikut të ngushtë të Kadaresë

“Pasi e detyruan të zhvishej, e varën për këmbësh, me kokëposhtë, së bashku me një prift katolik, i cili kishte vdekur nga torturat.…”/ Historia e panjohur e Qazim Dervishit, gjyqtari i parë ndërkombëtar i futbollit
Personazh

“Pasi e detyruan të zhvishej, e varën për këmbësh, me kokëposhtë, së bashku me një prift katolik, i cili kishte vdekur nga torturat.…”/ Historia e panjohur e Qazim Dervishit, gjyqtari i parë ndërkombëtar i futbollit

July 2, 2025
Next Post
“U arratisa, pasi UDB-ja zbuloi organizatën tonë…” / Historia e panjohur e ish-Konsullit shqiptar në Zvicër, që u burgos dy herë nga Tito dhe dy herë nga Enver Hoxha

Kalendari Historik 10 Maj 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme