• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, July 7, 2022
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Ne vendosëm që nga grupi i Xhafer Devës, Ali Riza Osmani, me pseudonimin ‘Oskar’, të zbarkonte me parashutë në Mirditë, për…”/ Dëshmia e të birit të Kapidanit të Oroshit

Studiuesi nga SHBA-ës: “Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luejti rolin ma vendimtar…” /Historia e panjohur e atdhetarit të madh
Studiuesi nga SHBA-ës: “Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luejti rolin ma vendimtar…” /Historia e panjohur e atdhetarit të madh
Studiuesi nga SHBA-ës: “Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luejti rolin ma vendimtar…” /Historia e panjohur e atdhetarit të madh
Studiuesi nga SHBA-ës: “Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luejti rolin ma vendimtar…” /Historia e panjohur e atdhetarit të madh
Studiuesi nga SHBA-ës: “Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luejti rolin ma vendimtar…” /Historia e panjohur e atdhetarit të madh
Studiuesi nga SHBA-ës: “Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luejti rolin ma vendimtar…” /Historia e panjohur e atdhetarit të madh
“Si e plagosëm kryeministrin Mustafa Kruja dhe pse e anulluam vrasjen e Xhaferr Devës, që do e kryeja unë…”?! / Dëshmia e Astrit Lekës, që morri pjesë në 44 aksione
gjermanet-ne-tirane-mitrovica-dhe-deva-me-pas
“Në spitalin civil u çel dhoma e destinueme për të vdekunit dhe u panë të shtrirë 10 kufoma”?! / Dosja hetimore e 4 shkurtit ’44, ku figurojnë të vrarë vetëm …
Raporti sekret i vitit 1968: “Fadil Hoxha dhe Veli Deva u ankuan te Tito për hidrocentralin që do përmbyste 33 fshatra në Gjilan…”/ Informacioni për Hysni Kapon
Më 16 nëntor ’44, gjermanët na vranë nënën dhe xhaxhanë, kurse qindra të tjerë i shpëtoi Padër Mëshkalla…/Dëshmia e të birit të kreut të Ballit Kombëtar
“Kur një shoqe e ngushtë i tha Nexhmijes se: ‘Shano po vdes për bukë’, ajo ia ktheu: ‘akoma nuk ka ngordhur…”?! / Dëshmia e të birit të ish ministrit, për të motrën, një nga “Vajzat me kordele të kuqe”
0
Shares
539
VIEWS

Nga Idriz Lamaj

Pjesa e njëmbëdhjetë

                                       Nga veprat e apostujve të Shqipënisë etnike

                                                          Xhafer Deva

Gjithashtu mund të lexoni

“Në bregun e djathtë të Dnjeprit, gjatë verës së vitit 1933, rreth tre mijë fëmijë nga 7 deri 12 vjeç, bij kulakësh, u lanë të vdisnin urie, ndërsa…”! / Krimet monstruoze të “Baba Stalinit”

“Sala i penduar, pasi i’u kërkoi falje shokëve, shkoi drejt telave me gjemba të kampit, ku breshëria e armëve të rojeve…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të burgosurit të Vloçishtit

                                Në dritën e letrave të veta dhe zbulesa të tjera të mërgatës

Parathënie

Memorie.al/ Ndoshta si shumë të tjerë, edhe unë, shpeshherë shfletoj letrat me miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi, që nuk janë më në këtë jetë. Duke i shfletuar ato, për një çast shpalosen kujtime që më duket se disa prej tyre mund t’i shërbejnë historisë tonë. Pastaj, kthehem te vetëdija për gjendjen e e sotme të rëndë në atdheun etnik, shkaktuar nga çatrafilimi i politikës shqiptare, e them me vete: “Vallë, çfarë mund të shërbejnë në këtë kohë të zymtë kujtimet e mia për të tjerët ose letrat e njerëzve të vdekur?”

Pa qenë ndjellës ogurzi i pesimizmit, duke menduar si gjithmonë për një të ardhme më të mirë, kthehem tek detyrimet e mia ndaj miqve të mi dhe si një vëzhgues i akullt i kohës, pa asnjë pretendim shërbimi historik, kur më jepet mundësia e botimit, shkruaj atë që kam në mend, gjithnjë të mbështetur në shkrimet dhe në letrat e tyre. Ky parim ndiqet edhe në këtë libër për Xhafer Devën. Xhafer Devën e njoha në person, kemi këmbyer vizita dhe kemi pasë letërkëmbim të dendur.

Kam kaluar ditë pushimi në shtëpinë e tij dhe kam trashëguar të gjithë korrespondencën e Xhafer Devës me Rexhep Krasniqin, shokun e tij më të ngushtë, për mëse 40 vjet. Mbas shumë vjetësh, bisedova në telefon me të bijën dhe dhëndrin e zonjës Deva. Në bisedë e sipër, duke përfituar nga miqësia e vjetër, pyeta për letrat e tij dhe më njoftuan se të gjitha i kishte Qefali Hamdia, mik i familjes së tyre.

Në qershor të vitit të kaluar (2001) shkova në Kenosha, Wisconsin, mysafir i Qefali Hamdisë, për të shikuar korrespondencën e Xhafer Devës, të cilën ia kishte dërguar zonja Deva vite më parë, kur ajo, për shkak të moshës së thyer, po mbyllte shtëpinë e vet për të vajtur në shtëpinë e 5 së bijës dhe të dhëndrit, zonjës Burgl Dagmar dhe Rev. Dennis Logie.

Mbasi lexova pjesën kryesore të letrave, në ato gjuhë që i merrja vesh, mora me vete më shumë se një mijë faqe të korrespondencës së tij, ku përfshihet një periudhë mbi 30 vjet, 1945 – 1978. Xhafer Deva foli dhe shkroi shtatë – tetë gjuhë. Korrespondenca e tij është: shqip, anglisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht, turqisht dhe serbisht. Letrat dhe shkrimet e Xhafer Devës, me përjashtim të atyre me shkronja të turqishtes së vjetër dhe të serbishtes me shkronja cirilike, kryesisht janë të shkruara me makinë, të mbajtura mirë dhe të renditura si mbas alfabetit, me personat që ai kishte të bëjë.

Aty përfshihen edhe letrat e tij familjare. Ai ruajti me kujdes kopjen e çdo letre që dërgoi dhe çdo letre që mori. Zonjës Oswalda Deva, të bijës Burgl, dhëndërrit Dennis Logie dhe z. Qefali Hamdia me familje, i’u shprehi falënderimet më të përzemërta për besimin që më dhanë. Me mirënjohje të veçantë kujtoj këtu ndihmesën që më dhanë vëllezërit – Kapidan Nue Gjomarkaj dhe Nikoll Gjomarkaj, në përgatitjen e njërit prej kapitujve më të rëndësishëm të këtij libri.

Kapidan Nou, përveç vënies në dispozicion të lëndës mbi marrëdhëniet e Xhafer Devës me ‘Bllokun Kombëtar Indipendent’ dhe dërgimin e parashutistëve në Shqipëri e në Kosovë, shqyrtoi bashkë me mua secilin dokument të asaj periudhe, dhe formuluam tekstin në formë bisede; ndërsa Nikolla, deshifroi letrat, transkriptoi dhe përktheu nga italishtja, materialet e papublikuara deri më sot, të cilat u botuan në këtë kapitull.

                                                                  Vijon nga numri kaluar

                                                Jeta dhe veprimtaria e Xhafer Devës në mërgim

                                                        – Kosova në kohën e Shqipnisë etnike –

Xhafer Deva në dritën e letrave të veta  

Marrëdhëniet e Xhafer Devës me ‘Bllokun Kombëtar Indipendent’ dhe misionet e tyre parashutiste në Shqipëri e Kosovë

Të shohim përmbledhtas, se cili ishte Xhafer Deva në rrafshin e organizimit politik, dhe më vonë të atij luftarak. Duke biseduar me Kapidan Nue Gjomarkajn, rreth hyrjes së grupeve parashutiste të Xhafer Devës në Kosovë, realizuar me përpjekje të përbashkëta midis ‘Bllokut Kombëtar Indipenden’t dhe ‘Grupit Kosovar’, ai tha: “Me ardhjen e Xhafer Devës në Romë në fillim të vitit 1948, filloi një bashkëpunim i sinqertë dhe serioz. ‘Grupi Kosovar’ i cili bënte pjesë në ‘Bllok’ si koalicion i përbashkët në luftën antikomuniste kundër regjimit te Enver Hoxhës dhe në përpjekje për realizimin e Shqipnisë etnike, udhëheqësit e ‘Bllokut’ jo vetëm që i kishin vu atij çdo gjë në dispozicion, por e shikonin atë si nji prej figurave kyçe në bashkëpunim të hartimit të strategjisë politike dhe luftarake.

Xhafer Deva, tue pasë mbështetjen e plotë të ‘Bllokut’, ia filloi punës sa arriti me u konsiderue nji ndër personalitet politike ma të fuqishme të mërgatës. Në bashkëpunim me ne, ai rekrutoi luftërat e lirisë për dërgimin e misioneve parashutiste në Kosovë. ‘Blloku Kombëtar Indipendent’, që e kishte për zemër çështjen e Kosovës dhe realizimin e Shqipnisë etnike, e theksonte në nenin e parë të Statutit të vet, se nuk mund të hiqte dorë prej saj si hoqën shumë të tjerë ose mbetën vetëm deklarativ. Në përgatitjen e strategjisë për hedhjen e parashutistëve kosovarë, na bashkërisht vendosëm që zbarkimi i grupit të Devës me në krye kapiten Riza Ali Osmanin, njoftun me pseudonimin “Oskar”, të bëhej në Mirditë, e vetmja krahinë që i epte sigurinë me pritje dhe përcjellje deri në Malsi të Gjakovës – Tropojë, për të hy në Kosovë”.

Qëndrimi politik i Xhafer Devës ndaj çështjes shqiptare në përgjithësi dhe asaj të Kosovës në veçanti, shprehet qartë në këtë letër që i dërgon Tahir Zajmit, për t’ua shpërndarë edhe shokëve të tjerë kosovarë.

I dashtuni Tahir! Nga udhëtimet e shpeshta që kam pas kohët e fundit, nuk kam pas mundësi të të shkruej, por as prej teje nuk kam marrë letra. Tashi prap në udhëtim për në Egjipt e ndoshta dhe në Turqi – po me duhet me të shkrue si Ty ashtu dhe shokëve të tjerë, për të sqarue gjendjen lidhun me rekrutimet që Komiteti “Shqipëria e Lirë” ka fillue të bëjë në Greqi dhe në Turqi. E quej për detyrë për të spjegue me anën tuaj, edhe pse z. Mentor Çoku, asht ngarkuem me bë udhëtime dhe me i njoftue kosovarët lidhun me gjendjen e krijueme dhe pikëpamjet e mija, për me mund pastaj me dhanë mundësinë që secili prej kosovarëve të veproj si mbas asaj që e gjen ma të arsyeshme.

Me gjithë ato që do t’iu shpjegoj dhe hollësitë që ka me i’u dhanë lidhun me ngjarjet dhe rekrutimet në fjalë, asht nevoja që të keni edhe prej meje me shkrim porositë e mia. Siç e dini, mundimet tona të deritashme për me mund me hy në familjen tonë Shqiptare si grup në vete, koshient dhe faktik që nuk pretendojmë me përfaqsue drejtpërsëdrejti interesat e Shqipnisë, por vetëm kërkojmë realizimin e dëshirave tona mbështetun në nji program tonin që përmblidhet me shumë pak fjalë dhe asht me u bë pjesë integrale e Shqipnisë, jo që nuk kanë gjetë kuptimin ma të vogël në grupet politike që janë të përfaqsueme sot në Komitetin “Shqipëria e Lirë”, por kanë gjetë edhe kundërshtimin e tyre, ose ma mirë edhe të atyre që kanë pranue pa kundërshtimin ma to vogël urdhrat e të huajve, që ‘Grupi Kosovar’ asht nji grup irredent dhe juridikisht duhet të konsiderohet si nji grup i Jugosllavisë.

Si vërtetim të përpjekjeve tona, shërben ma së miri ‘Protokolli i Aleksandrisë’ dhe si vërtetim i qëndresës së anëtarëve të Komitetit “Shqipëria e Lire” ndaj problemit te Kosovës, deklarata e të ndjerit Mit’hat Frashëri, për sa i përket çështjes së Kosovës dhe pranimi i z. Sait Kryeziu në këtë Komitet, jo si Kosovar, por si përfaqësues i rezistencës shqiptare, pa u konsultue me grupin tonë. Po ky Komitet, “Shqipëria e Lirë”, ka marrë vendimin me rekrutue tashti edhe kosovar “irredent” dhe secila parti që përfaqësohet në këtë Komitet, drejton delegatët e vet në Greqi dhe në Turqi – ku shumica e kosovarëve, mezi hanë nji kafshatë bukë – për t’i rekrutue.

Përfundimi asht që shqiptari i Kosovës, asht shqiptar vetëm kur kanë nevojë për te (për të shtue numrin e anëtarëve të nji partie dhe me bë reklamë me të se përfaqëson shumicën), por asht jugosllav nga pikëpamja juridike dhe nuk meriton të jetë i përfaqësuem bashkë me vëllaznit shqiptar. Edhe disa prej nesh, ma mirë me thanë prej kosovarëve, që pretendojnë me pas mbarë popullin e Kosovës në xhepin e tyre, si për shembull: Rexhep Mitrovica, Adem Selimi, Ibrahim Kelmendi, për hesap të ‘Ballit’, dhe Hysen Tërpeza me shokë, për hesap të ‘Legalitetit’ kanë pranue – arsyet e tyre, nuk kam mund t’i kuptoj deri tash – që të bëjnë propagandë midis kosovarëve, për t’u regjistrue në radhët e nji partie ose tjetre, tue argumentue se vetëm në këtë mënyrë mund te kryejnë detyrën ndaj atdheut, tue harrue krejtësisht, se derisa mos të jemi të përfaqësuem aty ku duhet, si grup në vete, në qarqet ndërkombëtare, zëni i Kosovës nuk ndigjohet dhe mbetet i mbytun vetëm midis ne shqiptarëve.

Tue parapa po këto vepra të disave dhe pozitën tonë shumë të vështirë në pikëpamje politike të shqiptarëve të Kosovës – me gjithë akuzat që më janë bë dhe vazhdojnë të më bâhen, po nga këta persona, tue me cilësue edhe si njeri që nuk pranoj këshilla dhe jam diktator – kam këshillue të gjithë, aty ku kam mund, dhe jam përpjekë me çdo kusht me ruajt bashkimin tonë dhe vazhdimisht kam thanë se kurrsesi, nuk duhet të shkrihemi brenda partive politike të Shqipnisë së 1913-së. Tashi ma tepër se kurrë insistoj po në këtë pikë, për të vetmen arsye që na kosovarët vetëm të bashkuem dhe krejtësisht të pavarur prej partive politike të Shqipnisë, mund t’i shërbejmë ma me dobi e dinjitet dhe ti mbetemi besnik ndjenjave të mbarë popullsisë shqiptare të Kosovës.

Për me qenë të dobishëm dhe për të mos humbun të drejtat tona, tue pranue faktin e zhvillimit të ngjarjeve për të cilat ne nuk mund të jemi përgjegjës, kam pas bë nji farë marrëveshje me të vetmin kosovar në Komitetin “Shqipëria e Lirë”, z. Sait Kryeziu, i cili na kishte premtue se brenda Komitetit, do të kryente detyrën e tij ndaj Kosovës. Ne mbajtëm zotimin tonë për të mos i luftue. Tani shihet qartë se edhe z. Kryeziu, ose asht bë viktimë e intrigave të shokëve të tij ne Komitet, ose nuk çan kush kryet për te. Ne të gjithë e dimë se z. Sait Beu, asht bë anëtar i Komitetit me imponimin e anglezëve dhe jo me mbështetjen normale të ndonjë grupi partiak ose i zgjedhun nga shokët e tij të Komitetit. Sa i përket rekrutimit të kosovarëve ne partitë politike të Shqipnisë, qoftë përkrahësit e Sait beut, Hysen Terpezës apo Adem Gllavicës, ju, shokët e mi, duhet vet të gjykoni se në çfarë shkalle kemi arritë. Ju do të më pyetni si këshillon ti?

Po ju përgjigjem me sinqeritetin ma të madh. Deri sa nuk i përulen zotit e Komitetit nji marrëveshjeje ku interesat tona gjejnë nji respekt të merituem, në daçin me anën e përfaqësimit të z. Seid Kryeziu, në daçin me anën intransigjent në këtë pikë që asht ana e jonë, e them se asnjë kosovar nuk duhet të regjistrohet për rekrutim. Me gjithë këtë – si përherë – kam për detyrë me thanë mendimin tim dhe secili kosovar, mbasi ta ketë ndigjue këtë mendim, le të veprojnë si ia merr mendja; por e them troç, qëndrimi i sotshëm i Rexhep Mitrovicës, Adem Gllavicës dhe Hysen Terpezës, nuk i shërben çështjes tonë në emigracion dhe interesave tona kolektive në mbrojtje të Kosovës. Ju uroj mirëvajtje dhe ju lutëm të gjithëve të pranoni z. Mentor Çoku, ashtu siç e meriton, si nji anëtar besnik i parimeve tona si në të kaluemen ashtu edhe sot – të fala të përzemërta, Xhafer Deva Romë, 31 gusht, 1950.

Presionet politike të Devës për të futë çështjen e Kosovës si subjekt të veçantë brenda Komitetit “Shqipëria e Lirë” e detyrojnë z. Hasan Dosti, kryetarin e Komitetit, që personalisht të kërkonte takim me Devën dhe të përpiqej, brenda të gjitha mundësive politike të Komitetit, që çështja të zgjidhej pa u bë tepër e bujshme. Në një letër të Devës dërguar Sait Kryeziut lexojmë:

I ndershmi Sait Bej. Kam nderin t’ju parashtroj sa vijon: Zotni Hasan Dosti, Kryetari i Komitetit “Shqipëria e Lirë”, më nderoi me vizitën e tij që më bani dje në orën 18 në banesën time ‘Albergo Londra’, mbasi që kishte shfaqë dëshirën me anën e zotni Mentor Çokut, për nji bisedë me mue. Në bisedën politike që zhvilloi z. Dosti ne prezencën e z. Çoku, shfaqi nevojën e nji bashkëpunimit të ngushtë në mes shqiptarëve të Kosovës në emigracion, që kishte me qenë në dobi të çështjes së Kosovës.

Zotni Hasan Dosti, me këtë rast dhe konfidencialisht shprehu keqardhjen e tij se me gjithë të gjitha përpjekjet e tij, Lidhja e Prizrenit, për arsye të gjendjes politike Ballkanike që ndjekin vendet Perëndimore, nuk ka asnjë mundësi të përfaqësohet si organizatë e veçantë brenda strukturave të Komitetit. Tue paraqitë të gjitha falënderimet e mia si dhe të të gjithë kosovarëve në emigracion, për interesimin dhe përpjekjet e tij rreth çështjes së Kosovës shqiptare, i’u luta që çdo gjë ta shqyrtonte drejtë për së drejti me zotnin tënde si anëtar i Komitetit dhe kryetar i Partisë së Bujqve dhe Katundarëve, por nji herit edhe si kosovar. Tue vu në dukje edhe nji herë rëndësinë e çastit, Ju lutem që të keni mirësinë me u interesue pranë Kryetarit t’uej që të shqyrtoni në mënyrën ma serioze të gjitha sugjerimet e zotni Hasan Dostit. Mbasi që personalisht brenda kohës 24 nandor dhe 5 dhjetor, nuk do të gjendem në Romë, ngarkoj z. Mentor Çoku, që të vazhdojë bisedimet me Ju. Kur unë të kthehem në Romë do të bisedojmë së bashku.” Me nderime, Xhafer Deva, Romë, 15 nandor, 1950.

Letrës së Xhafer Devës, Kryeziu i përgjigjet me mirënjohje të thellë për “përpjekjet që banë për forcimin e pozitës t’ime brenda Komitetit”, duke e siguruar se: “interesat e Kosovës do ti mbrojë në secilin rast dhe do ti vejë para çdo prioriteti tjetër:.” (Nga letra e z. S. Kryeziut dërguar Devës me 18 nëntor 1950). Në korrespondencën e Devës shihet se ai vepron në tri drejtime paralele:

  1. Rekruton kosovar për misione parashutiste në Kosovë, duke bërë plane për zbarkim të mëvonshëm masiv në Tropojë.
  2. Përgatit terrenin për bindjen e amerikanëve që operacionet ushtarake të mos izoloheshin vetëm në Shqipëri por të bëheshin plane edhe për shpërthimin e luftës në Jugosllavi, duke thyer kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës.
  3. Në mungesë të një force të mjaftueshme kosovare për thyerjen e kufirit, ai siguron mbështetjen e Kapidanit të Mirditës, Gjon Marka Gjoni, i cili i premton se forcat e tij do t’i vinte nën komandën e Xhafer Devës dhe siguron mbështetjen e plotë të kolonel Muharrem Bajraktarit. Xhafer Deva i realizon të tri planet në saje të qëndrimit të tij këmbëngulës. Kontaktet e Devës me Muharrem Bajraktarin duket se janë të shpeshta, megjithëse në dosjet e korrespondencës së tij, ndodhen vetëm tri letra të z. Bajraktari.

Në njërën prej tyre ai shkruan:

“I dashuni z. Deva. Kapidan Gjon Marka Gjoni, në letrën që më dërgon, shënon se z. Juej jeni kthye në Romë dhe njofton se i keni shpjegue mirëfilli për sa biseduam rreth miqësisë që ekziston ndërmjet meje e Zotnis së Tij, për këtë kujdesje ju faleminderit shumë. Për çështjen që biseduam u interesova por tash për tash asht negative, më kanë dhanë shpresa se ma vonë do t’a studiojnë planin tënd. Siç e konstatoni, situata e përgjithshme asht mjaft nervoze, por duket se rreth interesave tona shpresat janë ma të gjalla, kthimi jonë në atdhe parashihet. Këtë herë me kaq, Ju bëj të fala të përzemërta, miku i juaj Muharrem Bajrkatari”. Memorie.al

                                                                  Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

 Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 09 Maj 2022

Next Post

Dokumenti i Sigurimit: “Myrtezai do takohej në Durrës me emigrantin jugosllav Qerim Jakupin, agjent i mundshëm i UDB-së, që shkoi te legata turke…”/ Raporti i rezidentes “Rozmaria”

Artikuj të ngjashëm

Dosja sekrete: “Në një nga dhomat e banesës së Tuk Jakovës, kemi vendosur agjentin ‘Maja e Leklit’, i cili…”/ Relacioni i Drejtorit të Sigurimit, Nën/Kolonel, Zylfi Saliu, Berat, 1955
Personazh

“Në bregun e djathtë të Dnjeprit, gjatë verës së vitit 1933, rreth tre mijë fëmijë nga 7 deri 12 vjeç, bij kulakësh, u lanë të vdisnin urie, ndërsa…”! / Krimet monstruoze të “Baba Stalinit”

June 30, 2022
“Dy vëllezërit nga Dukagjini që ndezën revoltën dhe përse e pranuam për negociata, Drejtorin e Burgjeve…”/ Dëshmia e rrallë e organizatorit të Revoltës së Spaçit
Personazh

“Sala i penduar, pasi i’u kërkoi falje shokëve, shkoi drejt telave me gjemba të kampit, ku breshëria e armëve të rojeve…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të burgosurit të Vloçishtit

June 26, 2022
“U dëgjua një batare automatiku dhe mësuam se roja kishte vra një të burgosur nga Kruja, që…”/ Kujtimet e ish – zv / ministrit të Brendshëm për Kampin e Vloçishtit
Personazh

“Komandant Tasi, kapter Zeneli, rreshter Hitoja, tetar Aliu, polic Skënderi, ishin në garë të vazhdueshme me njëri tjetrin, kush shpik torturën më…” / Kujtimet e ish-të burgosurit, për “Kënetën e vdekjes”!

June 25, 2022
“Për ato që i kemi bërë ne popullit shqiptar, s’na mbetet tjetër, veçse të lagemi me benzinë dhe…”! / Reagimi i ish-të dënuarit, për intervistën e Nexhmije Hoxhës, me gazetarin italian
Personazh

“Për ato që i kemi bërë ne popullit shqiptar, s’na mbetet tjetër, veçse të lagemi me benzinë dhe…”! / Reagimi i ish-të dënuarit, për intervistën e Nexhmije Hoxhës, me gazetarin italian

June 24, 2022
“Poshtërimi dhe tortura ishin kënaqësitë më të mëdha që ndjenin toger Hakiu, aspirant Syrjai, kapterët Selfo, Tomi, Ismaili, etj., ndaj të internuarve në Tepelenë…”! / Dëshmitë dhimbshme të Eugjen Merlikës
Personazh

“Ndërsa Visar Zhiti ngjitej në podium për të marrë ‘Çmimin Ndërkombëtar të Poezisë’ në San Felice Circeo, m’u kujtua viti 1981, kur ai në galerinë e Spaçit…”/ Kujtimet e panjohura të Eugjen Merlikës

June 24, 2022
“Ti nëna ime, i fillove vuajtjet në një kasolle të Shijakut, e vazhdove në Grabian, Tepelenën famëkeqe, burgun e Vlorës etj., sepse ishe e reja e Mustafa Krujës…”/  Dëshmitë tragjike të Eugjen Merlikës
Personazh

“Ti nëna ime, i fillove vuajtjet në një kasolle të Shijakut, e vazhdove në Grabian, Tepelenën famëkeqe, burgun e Vlorës etj., sepse ishe e reja e Mustafa Krujës…”/ Dëshmitë tragjike të Eugjen Merlikës

June 22, 2022
Next Post
Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit: “U arratisa, pasi UDB-ja zbuloi organizatën tonë…” / Historia e panjohur e ish-Konsullit shqiptar në Zvicër, që u burgos dy herë nga Tito dhe dy herë nga Enver Hoxha

Dokumenti i Sigurimit: “Myrtezai do takohej në Durrës me emigrantin jugosllav Qerim Jakupin, agjent i mundshëm i UDB-së, që shkoi te legata turke…”/ Raporti i rezidentes “Rozmaria”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!