• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, July 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Disa familje të vjetra shkodrane, kanë ardhur aty nga Turqia, Egjipti, Arabia, Dardanelet, Maroku, Tunizia, Algjeria, Siria, Dagestani, Sudani, etj., si p.sh…”/ Libri i studiuesit të njohur nga Shkodra

“Nga Vezirë të Sulltanit e sundimtarë të pashallëkut të Shkodrës, te deputetë, kryetar bashkie, ministra e kryeministra, e deri funksionarë të lartë të Partisë së Punës…”/ Saga e panjohur e Bushatllinjve
“Disa familje të vjetra shkodrane, kanë ardhur aty nga Turqia, Egjipti, Arabia, Dardanelet, Maroku, Tunizia, Algjeria, Siria, Dagestani, Sudani, etj., si p.sh…”/ Libri i studiuesit të njohur nga Shkodra
“Disa familje të vjetra shkodrane, kanë ardhur aty nga Turqia, Egjipti, Arabia, Dardanelet, Maroku, Tunizia, Algjeria, Siria, Dagestani, Sudani, etj., si p.sh…”/ Libri i studiuesit të njohur nga Shkodra
“Kur më caktuen me punë në breg të liqenit të Shkodrës, afër kufinit, mendova se erdh koha me u arratis, por ish-shoku i burgut, më këshilloi…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, nga SHBA-ja
“Në luginën e Valbonës, banon fisi mysliman Krasniqi, i cili nuk e meriton aspak namin e keq që ka, si popull armiqësor dhe i egër, pasi…”/ Kujtimet e albanologut të njohur nga Austria
Fotografi me pamje të qytetit të Shkodrës rreth viteve 1879 – 1942
Fotografi me pamje të qytetit të Shkodrës rreth viteve 1879 – 1942

– Libri “Shkodra dhe motet”, i Hamdi Bushatit, ku flitet edhe për prejardhjen e huaj, të disa familjeve shkodrane –

Memorie.al / “Mësuesi i popullit” Hamdi Bushati (1896-1983), që rrjedh nga nji ndër familjet e nderueme dhe ma të njohtuna shkodrane, ka ba me shumë përkushtim, kambëngulje dhe me ndershmënì shkencore e pune të palodhun, tue konzultue mijra dokumenta dhe libra si dhe tue mbledhë të dhana direkt nga goja e popullit, librin dyvolumsh me vlerë të madhe historike “SHKODRA DHE MOTET” -“ TRADITË, NGJARJE, NJERËZ”- të botuem (mbas vdekjes së tij) në Shkodër, në vitin 1999, me rreth 1200 faqe dhe me nji aneks 120 faqesh, me titull; “Pamje gjenealogjike familjesh shkodrane”.

I biri i Tij, mësuesi i njohtun z. Nexhmi Hamdi Bushati, në “Dy fjalë për botuesin”, ndër të tjera shkruen: “Për botimin e kësaj vepre, kanë treguar interesim të veçantë punonjësit e Muzeut Historik të Shkodrës dhe ata të Fototekës “Marubi”, me në krye drejtorin, Z. Mentor Quku, që angazhoi dhe të ndjerin Vehbi Troshani, për daktilografimin me cilësi të lartë të këtij dorëshkrimi.

Po kështu meritojnë mirënjohje Z. Ali Kazazi e Visar Baia, që arritën të sensibilizojnë dashamirësit e nismave kulturore, duke mundësuar sponsorizimin e botimit të kësaj vepre. Me këtë rast, e ndjej për detyrë të falenderoj zotërinjtë; Prof. Dr. Zija Shkodra, Faik Luli, Islam Dizdari dhe Menduh Dërguti, që me përgatitjen e tyre profesionale dhe me sugjerimet e tyre të kualifikuara, ndihmuan që ky punim të dilte sa më serioz”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Gjatë atyre 64 ditëve, që unë me Pjetër Arbnorin, prisnim të na merrnin nga qelia, për të na ekzekutuar, Pjetri ishte shumë i sigurtë, që neve do të na falej jeta, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

“Duke udhëtuar nga Ura e Bunës në Shirokë, motobarka ‘Mitro Xhani’, nga ngarkesa e madhe u mënjanua dhe ranë në ujë 50 veta…”! / Dokumentet sekrete të tre ngjarjeve që tronditën Shkodrën, në ’79-ën

Në kapitullin e VI-të; “Familjet shkodrane me prejardhje të huej” ( faqe 283-312 ) të volumit të dytë, studiuesi i njohtun shkodran Hamdi Bushati, shkruen si ma poshtë vijon: “Siç dihet historikisht, kur Sulltan Mehmeti II-të e pushtoi Shkodrën, shumë familje kristjane e lanë vendin dhe u larguan nga qyteti. Shtëpitë që lanë kristjant, ua dhanë myslimanëve.

Nga kjo kuptohet mirë se ata mysliman, të cilëve iu dorëzuan shtëpitë e kristjanve të ikur, nuk ishin të gjithë shqiptar të konvertuar në islam, ndër ato vitet e okupacionit, ata ishin turq ose, me kombësi të tjera jo shqiptare. Instalime myslimansh me prejardhje të huaj, kanë vazhduar të vërtetohen deri në kohët e fundit, të pushtimit osman të Shkodrës. Krahas myslimanëve erdhën edhe kristjan.

Nga pikëpamja etnografike dhe historike, duhet ditur prejardhja e familjeve të shqiptarizuara si myslimanë, ashtu kristjanë. Me gjithë gjurmimet tona mbi këto familje, që ekzistojnë sot në Shkodër, duhet të kenë mbetur pa u përmendur edhe të tjera, por shpresojmë t’i zbulojmë më vonë. Njëkohësisht kjo është një çështje politiko-komplekse, që meriton për t’u studiuar. Krahas interesit historik, ky proces paraqet edhe vlerë shoqërore, sepse evidenton psikologjinë e shkodranit, bujarinë e tolerancën e tij, ndaj ‘jabanxhinjve’.

Duhet ditur se në Shkodër ka edhe familje të shuara, sidomos në periudhën e sëmundjeve epidemike, sikurse murtaja, kolera, etj., të shekujve XVIII-të e XIX-të. Me rast, edhe këto familje do të mundohemi t’i zbulojmë, deri ku mundemi. Për prejardhjen e familjeve që jemi duke i përshkruar, nuk kemi dokumente konkrete, përveç të dhënave tradicionale, të vetë pjesëtareve të atyre familjeve, të cilët kanë dëgjuar nga pleqtë e tyre.

1) Të ardhur nga Turqia, Egjipti, Arabia, Dardanelet, Maroku, Tunizia, Algjeria, Siria, Dagistani, Sudani, etj: Familjet e ardhura nga këto vende, përbëjnë numrin më të madh të familjeve të ardhura në Shkodër. Në këtë studim, nuk përmenden të gjitha familjet e ardhuna nga këto vende, por vetëm ato familje që janë ma të njohtunat, si; familja Raxhimi (imam nga Egjypti), familja Djepaxhija (tregtar nga Konje e Anadollit), familja Bërdicaj (të ardhun nga Anadolli, qysh në fillim të invazionit osman dhe të vendosun në fshatin Bërdicë), familja Dërguti (nga Vilajeti i Ajdinit në Anadoll, të vendosun në lagjen Dërgut), Çukejt (artilier nga Turqia), Çakejt (personalitet zyrtar nga Çanak-Kalaja-Dardanele), Kashejt (nga Spanja, mbas zhgatrrimit të dinastisë islame),

Sheh Muhamet Magribi (imam nga Maroku), Dilaverit (ushtarak nga Turkia), Bilanët (pregatitës ilaçesh, nga krahina Bilan, e Anadollit), Kalajajt (oficer jeniçersh, të ardhun që në kohët e para të invazionit osman), Abdurrahmanët (oficer turk, nga Egjipti), Rust (nëpunës), familja Kalact, familja Shehi (shehler me origjine arabe), familja e Nelit, te Molla Dautit (origjinë egjiptiane), familja Dizdart (dizdar në kalà, i ardhun nga Izniku i Bruzës së Anadollit), fisi i Sheh Qazim Hoxhës, (ushtarak nga qyteti i Kastamonit të Anadollit),

Familja Axhemi (ushtarak nga Trabzuni i Azisë së Vogël), familja Boksejt (ushtarak nga Anadolli), familja Muhamet Shehu, (hoxhë nga viset e Azisë së Vogël), familja Jenishehri (nga qyteti i vilajetit Hudaveqindar të sanxhakut Ortugal), familja Hysejt, (oficer nga Izmiri i Anadollit), familja Xhemil Tulejmani, (tekstilist nga qyteti Humus, i Sirisë), familja Mexhidi, (me prejardhje nga Degistani), familja Behrej, (ushtarakë që nga fillimi i pushtimit osman), familja Allajbegve, (kolonel me origjinë turke), familja Hadrejt, (mytevli-administrator kujdestar), familja Sala-Isuft, (grek i bamë mysliman).

– Zezakët e shqiptarizuar (të mbiquejtunit “Harapet“) në Shkodër, që formojnë nji numër të vogël, janë përgjithësisht me origjinë nga Sudani egjiptian. Janë të sjellur si skllevër nga tregtarët, sidomos nga detarët ulqinakë. Këto janë blerë ndër tregjet e Algjerisë, të Tunizisë, të Sirisë, etj…! Këto përmenden veçanërisht pranë vezirve Bushatllij…! Familjet katolike dhe ortodokse, nuk kanë mbajtur kurr harpë, ose harapesha…! Këto kanë shërbyer vetëm ndër familjet borgjeze e aristokrate myslimane, të cilat i kanë trajtuar si bashkëfamiljart e shtëpisë, ku kanë jetuar.

2) Familjet të ardhura nga Armenia, Greqia, Austria, Italia:

nga Armenia: të dëbuar prej turqve, nga Mustafa Qemal Ataturku, si familja Johanexhan, (punonjës zorrësh bagëtish), familja Hagopi, (teknik dhe përpunues mëndafshi), familja Muzali, (mjek) nga Greqia: familja Kacarosi, (nëpunës depoje duhani), familja Ronkali, (rrobaqepës), familja Idromeno, (arkitekt e piktor).
Të ardhun nga Austria, Vjena: familja Ingriz, (këpucar dhe nji nga sindikalistët e parë në Shkodër), nga Italia: familja Scanietti (artist), familja Zamputti, (mjek), familja Tedeschini, (mjek që nga 1760), familja Benussi, (farmacist). Edhe rreth këtyre familjeve, jepen të dhëna të vlefshme historike. Numri i tyre nuk është i ndjeshëm.

3) Podgoriçajt, të ardhur nga Mali i Zi: Emigrantët Podgoriçan, u dynden drejt Shkodrës, në katër periudha: 1). Gjatë sundimit të Bushatlinjve, 2). Mbas Kongresit të Berlinit, 3). Gjatë Luftës së I-rë Botërore, 4). Gjatë Luftës së II-të Botrore”. Podgoriçajt janë familje sllave mysliman, nga Podgorica, si p.sh.; Shpuza, Nikshiqi, o në përgjithësi nga Mali i Zi. Familjet podgoriçane ma të hershme, sidomos ato të dyndjes së parë, e ndjejnë veten shqiptar dhe mjaft prej tyre, kanë bërë shqiptarizimin e emrave, duke hjekur mbrapa-shtesën slave; “iq”.

Familja më e hershme dhe më e përmendura në këtë studim, asht familja Alivoda (Alivodoviq), prej nga rrjedh sot familja Podgorica, familja Bajri, e cila dikur quhej Muxhiq, familja Mandia (Mandiq), familja Osmani (Osmanagiq), familja Haveri (Haveriq), familja Uruçi (Uruçeviq), familja Bebeziq, familja Sykaj (Sykniq), Juka (Jukniq), Llukaqi (Llukaqeviq), Halluni (Hallunoviq), familja Striniq, familja Boshnjaku, nga Bosnja, etj.

4) Të ardhur nga tokat shqiptare, Ulqini, Tuzi, Kraja: Ka pasë emigracion shqiptarësh në Shkodër, edhe nga tokat shqiptare në Mal të Zi, si Ulqini, Tuzi, Kraja. Duhet të them se emigracioni i podgoriçajve, i ulqinakëve, etj., i ka dhanë shkas ndryshimit të disa zakoneve tradicionale shkodrane”.

Në fund të pjesës së dytë. jepen kumtesat vlerësuese të kësaj vepre. nga: Prof. Dr. Jup Kastrati, Prof. Dr. Gazmend Shpuza. të cilën e quen “Enciklopedi Albanologjike për Shkodrën dhe shkodranët”, As. Prof. Dr. Artan Haxhi, As. Prof. Dr. Simon Pepa, Islam Dizdari, Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. As. Prof. Dr. Mahir Hoti, Mentor Kopliku, shkrimtari i njohtun Fadil Kraja, Nikolla Spathari, Ahmet Osja, Artes Llazani. si dhe Nexhmi Hamdi Bushati.

Libri i studiuesit të njohun, Hamdi Bushati, ka pasë nji jehonë jo të vogël në shtypin shqiptarë, si: “Gazeta Shqiptare”, me dt. 11.10.1998, “Rilindja Demokratike”, me dt. 20.10.1998, “Rimkambja” me dt. 20.10.1998, “Drita Islame”, tetor 1998, “Albania”, më dt. 21.10.1998, “Drita e Dijes”, me shtator dhe tetor 1998, “Perla”, në nr.4 1998, revista “Klan”, në nr. 84 1998, etj. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 20 Tetor 2024

Next Post

"Yllin e ‘Heroit të Popullit’, e fituan edhe të vdekurit pas ferrës, edhe ata që s'kishin hedhur një pushkë, edhe kush ra nga mani mbi hunjtë e gardhit, madje edhe kalamajtë që...”! / Refleksionet e ish-të dënuarit të Spaçit

Artikuj të ngjashëm

“Tiranasi që i kërkoi komandantit të rrinte më shumë në qeli, pasi…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, për historitë e çuditshme në burgjet e Enver Hoxhës
Dossier

“Gjatë atyre 64 ditëve, që unë me Pjetër Arbnorin, prisnim të na merrnin nga qelia, për të na ekzekutuar, Pjetri ishte shumë i sigurtë, që neve do të na falej jeta, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

June 30, 2025
Dossier

“Duke udhëtuar nga Ura e Bunës në Shirokë, motobarka ‘Mitro Xhani’, nga ngarkesa e madhe u mënjanua dhe ranë në ujë 50 veta…”! / Dokumentet sekrete të tre ngjarjeve që tronditën Shkodrën, në ’79-ën

June 30, 2025
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
Dossier

“Kur kryetari i trupit gjykues, Llazi Polena, na komunikoi vendimin, ku unë dhe Pjetër Arbnori, ishim dënuar me vdekje, me pushkatim, menjëherë ndjeva se…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

June 29, 2025
“Duam të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë, – na thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes me në krye Beqir Ballukun…”/ Dëshmia e rrallë e specialistit të aerodromeve ushtarake
Dossier

“Duam të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë, – na thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes me në krye Beqir Ballukun…”/ Dëshmia e rrallë e specialistit të aerodromeve ushtarake

June 28, 2025
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
Dossier

“Kryetar i trupit gjykues në gjyqin tonë, ishte Ll. Polena, me ca veshë si opingë, prokuror S. Kapllani, kurse antar, R. Nepravishta, një kapadai, që hiqej si intelektual, pasi ai…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

June 28, 2025
Plot 23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore Shqiptare
Dossier

Plot 23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore Shqiptare

June 28, 2025
Next Post
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   

"Yllin e ‘Heroit të Popullit’, e fituan edhe të vdekurit pas ferrës, edhe ata që s'kishin hedhur një pushkë, edhe kush ra nga mani mbi hunjtë e gardhit, madje edhe kalamajtë që...”! / Refleksionet e ish-të dënuarit të Spaçit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme