• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, February 13, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Diktatura komuniste e Enver Hoxhës i hoqi nga dora penelin dhe i dha furçën e bojaxhiut, duke menduar se e çarmatosën, por ai…”/ Historia e panjohur e skenografit të Teatrit të Durrësit, Zef Ujka

Nga Gëzim Kabashi

Memorie.al / Disa kohë më parë, artistët durrsakë të skenës festuan 61-vjetorin e krijimit e teatrit “Aleksandër Moisiu” të qytetit bregdetar. E bashkë me të përkujtuan edhe një prej njerëzve që kontribuuan më shumë në rritjen e këtij institucioni artistik, skenografin Zef Ujkaj. Zefi vdiq më 18 janar të vitit 1990. Kam qenë shumë i ri, kur skenografin e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, e degdisën në një punë tjetër, që nuk kishte asnjë lidhje me formimin dhe aftësitë e tij.

Zef Ujkaj do ta kalonte pjesën tjetër të jetës, duke punuar si bojaxhi. Ishte viti 1975 dhe sistemi diktatorial, që e transferoi apo “qarkulloi” siç njihej atëherë fjala më e butë, e goditi rëndë Zef Ujkën. Vetëm 39 vjeç, në kulmin e energjive të tij krijuese, atë e larguan nga skena ku “ndërtoi” me dhjetëra pamje të realitetit ku jetonte dhe ku do të donte të jetonte.

Kolegët aktorë e regjisorë, por edhe punonjësit e Parkut të Mallrave që kanë punuar me të, vazhdojnë të respektojnë kujtimin e njeriut të kulturuar, që kontribuoi në jetën artistike të Durrësit, jo vetëm si skenograf e piktor, por edhe si vizionar i mendimit kulturor. Ne, bashkëqytetarët më të rinj në moshë, e kujtojmë tek lëvizte në qytet me pardesynë të lidhur në mes dhe me mustaqet e dendura, që përpiqeshin të fshihnin trishtimin.

Gjithashtu mund të lexoni

“Konti Durazzo dhe Moxarti biseduan rreth kësaj pjese, pasi para disa vitesh ai ishte përpjekur ta vinte atë në skenë në Teatrot e Vjenës, madje ai me Rusoin…”/ Historia e panjohur e familjes së famshme Durazzo

“Durazzo-t ishin koleksionistë arti dhe në sallonet e pallateve të tyre, si në ‘Via Balbi’ dhe ‘Palazzo Durazzo-Reale’, mbanin tablotë…”/ Historia e familjes së famshme, me origjinë shqiptare

Pasioni për pikturën

Zefi u lind në Tiranë më 16 mars 1936. “Pikturën e kishte pasion dhe gjithë kohën e lirë rrinte duke pikturuar, nga gjymat në oborr deri te gjyshja e te ne vëllezërit” – shkruante dikur vëllai i tij i ndjerë, Gjergj Ujkaj. “Gjyshja I thoshte: “Hiq dorë nga ai zanat, se nuk ia ka parë hajrin njeri” – kujton Gjergji.

Por pasioni ishte më i fortë. Gjatë gjimnazit Zefi nisi të vizitonte studion e skulptorit të njohur Sabri Tuçi, në Durrës. Punimet e djaloshit tërhoqën vëmendjen e specialistëve dhe megjithëse 20 vjeç, ndjek mësimet në Liceun Artistik të Tiranës. Nuk do të zgjaste shumë.

Pas disa muajsh thirret të kryejë shërbimin ushtarak, sigurisht në një brigadë pune, pasi rridhte nga një “familje e deklasuar”. Por Zefi nuk dorëzohet. E përfundon Liceun dhe bashkënxënësit mbajnë mend suksesin e punës, me të cilën mbrojti diplomën, “Nusja kosovare”.

Një tablo që entuziazmoi edhe pedagogët e tij të shquar Nexhmedin Zajmi, Abdurrahim Buza e Sadik Kaceli. Zef Ujkaj u bë skenografi zyrtar i teatrit “Aleksandër Moisiu”, falë një rrethane fatlume. Paraardhësi i tij doli në pension.

Do të fillonte një periudhë krijimi, në të cilën nuk mjaftonte muza e piktorit. Teatri si art kolektiv, kërkonte idetë e të gjithëve nga regjisori e aktorët, deri te ndriçimi e fonia. Me Zefin skenografia u bë një nga pikat më të forta të teatrit të Durrësit.

“Zefi nuk qe vetëm skenograf i klasit të parë, por e hidhte vështrimin edhe mbi lojën e aktorëve dhe në artin e regjisorit”-kujton “Artisti i Popullit” Gjergj Vlashi. Ato njohuri të thella nuk i kishte fituar në shkollë sepse atë ia mohuan, por me punë këmbëngulëse, me impenjim serioz. Si intelektual i mirëfilltë, Zefi u formua në tryezën e punës me libër dhe penel në dorë”-shkruan regjisori i njohur Vlashi.

Artisti i formuar

Por me gjithë ndihmesën e madhe që kishte dhënë në skenografi Zefin e larguan nga teatri pikërisht në kohën e pjekurisë e kur mund të jepte më shumë. Larguan nga teatri edhe bashkëshorten e tij, aktoren e njohur Filika Ujkaj, duke ia rënduar gjendjen ekonomike të familjes. Zefin e dërguan të punonte… bojaxhi. Edhe atje, si gjithmonë ai ishte dinjitoz dhe punëtor.

“Në Parkun Mallrave respekti për të qe i lexueshëm dhe masiv”– shprehet Kujtim Plangarica, një nga shokët e afërt të punës. “E thërrisnin Baca Zef” – kujton Plangarica, duke vazhduar: “Ashtu natyrshëm jashtë organikës, u krijua një vend pune si disenjator ndonëse, ndonjë zë i veçuar thërriste: Ehh, ai bojaxhiu që ju e quani piktor”.

Diktatura i hoqi nga dora penelin dhe i dha furçën e bojaxhiut. “Mendonte se kështu e kishte çarmatosur, por Zefit mund t’ja thyeje penelin, por nuk mund t’ja mposhtje shpirtin e papërkulur, burrërinë, karakterin e fortë dhe integritetin shpirtëror dhe mendor” – shprehet regjisori Gjergj Vlashi.

Vazhdoi të punojë në kavalet si një piktor me aftësi të spikatura, siç dallohet veçanërisht te “Portreti i gjyshes”, “një hetim psikologjik që të mrekullon”, siç shkruan Gjergj Vlashi.

“Tablonë e fundit e jetë së tij, Zefi e punoi në ballkonin e shtëpisë dhe ua kushtoi dy vajzave të mrekullueshme, Xheinit dhe Silvit, të cilat së bashku me Filikën, i rritën plot kujdes prindëror.

Zef Ujkaj i ndjeu ndër të parët rrymat e ngrohta të demokracisë që nisën të fryjnë në acarin e diktaturës; dalloi shenjat e para të një agimi të ri që po lindte pas natës së gjatë. Plot 35 vjet më parë, u fik pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 54-vjeçare. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Edhe studiuesit turq, që janë më të interesuar, deri më sot në këtë pikë, nuk janë përqendruar tek roli i Hasan Tahsinit në krijimin e universitetit të Stambollit...”/ Refleksionet e osmanologut të njohur

Next Post

“Shtabi i Përgjithshëm Enver Hoxhës, ngarkoi Sami Bahollin e Kadri Hoxhën, të bisedonin me vëllezërit Balliu, për t’i kthyer me Partinë Komuniste, por ata...”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Funarësi

Artikuj të ngjashëm

“Konti Durazzo dhe Moxarti biseduan rreth kësaj pjese, pasi para disa vitesh ai ishte përpjekur ta vinte atë në skenë në Teatrot e Vjenës, madje ai me Rusoin…”/ Historia e panjohur e familjes së famshme Durazzo
Art & Kulture

February 8, 2026
“Durazzo-t ishin koleksionistë arti dhe në sallonet e pallateve të tyre, si në ‘Via Balbi’ dhe ‘Palazzo Durazzo-Reale’, mbanin tablotë…”/ Historia e familjes së famshme, me origjinë shqiptare
Art & Kulture

“Durazzo-t ishin koleksionistë arti dhe në sallonet e pallateve të tyre, si në ‘Via Balbi’ dhe ‘Palazzo Durazzo-Reale’, mbanin tablotë…”/ Historia e familjes së famshme, me origjinë shqiptare

February 9, 2026
“Në ’73-in erdhi Kadare në Milano me disa shokë për të më takuar dhe kur ai më tha; ‘Kodra, duhet të dërgosh në Tiranë disa katalogë, se nuk të njohin’, unë…”! / Dëshmia e rrallë e Ibrahim Kodrës

February 7, 2026
“Kur Zajmi i dërgoi një kartolinë me një riprodhim të tij, titulluar ‘Diga e Drinit’, ku dukeshin disa punëtorë të hidrocentralit, Ibrahim Kodra iu përgjigj…”/ Historia e panjohur e piktorit të famshëm shqiptar

“I sapoardhur në Shqipëri e në Vlorë dhe nuk dija asnjë fjalë shqip, ishte Dionisi që pati durimin të merrej me mua, si vëllai im i madh…”/ Dëshmia e rrallë e Timo Fllokos, për shkrimtarin që u shua dje në Athinë

February 4, 2026
“Në njëvjetorin e vdekjes së poetit, nën kujdesin e revistës ‘Shkëndija’ më 1941, Koliqi boton syzimin, ‘Fishta interpret i shpirtit shqiptar’, ku ai shprehet…”/ Refleksionet e studiueses së njohur

“Shtabi i Përgjithshëm Enver Hoxhës, ngarkoi Sami Bahollin e Kadri Hoxhën, të bisedonin me vëllezërit Balliu, për t’i kthyer me Partinë Komuniste, por ata…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Funarësi

“Shtabi i Përgjithshëm Enver Hoxhës, ngarkoi Sami Bahollin e Kadri Hoxhën, të bisedonin me vëllezërit Balliu, për t’i kthyer me Partinë Komuniste, por ata...”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Funarësi

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme