• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, March 28, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Detyrat që na dhanë në Komitetin Qendror dhe vilën e Sigurimit, për misionin special në Jugosllavi me kolonelin e UDB-së dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-emigrantit

“Sigurimi i Shtetit më dërgoi më mision sekret në Jugosllavi, me ish-shefin e UDB-së të Malit të Zi, kolonelin Bllazhoviç, për…”/ Dëshmia e rrallë e ish-emigrantit
“Sigurimi i Shtetit më dërgoi më mision sekret në Jugosllavi, me ish-shefin e UDB-së të Malit të Zi, kolonelin Bllazhoviç, për…”/ Dëshmia e rrallë e ish-emigrantit
“Detyrat që na dhanë në Komitetin Qendror dhe vilën e Sigurimit, për misionin special në Jugosllavi me kolonelin e UDB-së dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-emigrantit
“Detyrat që na dhanë në Komitetin Qendror dhe vilën e Sigurimit, për misionin special në Jugosllavi me kolonelin e UDB-së dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-emigrantit
“Sigurimi i Shtetit më dërgoi më mision sekret në Jugosllavi, me ish-shefin e UDB-së të Malit të Zi, kolonelin Bllazhoviç, për…”/ Dëshmia e rrallë e ish-emigrantit
“Detyrat që na dhanë në Komitetin Qendror dhe vilën e Sigurimit, për misionin special në Jugosllavi me kolonelin e UDB-së dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-emigrantit
“Sigurimi i Shtetit më dërgoi më mision sekret në Jugosllavi, me ish-shefin e UDB-së të Malit të Zi, kolonelin Bllazhoviç, për…”/ Dëshmia e rrallë e ish-emigrantit
“Detyrat që na dhanë në Komitetin Qendror dhe vilën e Sigurimit, për misionin special në Jugosllavi me kolonelin e UDB-së dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-emigrantit
“Sigurimi i Shtetit më dërgoi më mision sekret në Jugosllavi, me ish-shefin e UDB-së të Malit të Zi, kolonelin Bllazhoviç, për…”/ Dëshmia e rrallë e ish-emigrantit
“Detyrat që na dhanë në Komitetin Qendror dhe vilën e Sigurimit, për misionin special në Jugosllavi me kolonelin e UDB-së dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-emigrantit
“Sigurimi i Shtetit më dërgoi më mision sekret në Jugosllavi, me ish-shefin e UDB-së të Malit të Zi, kolonelin Bllazhoviç, për…”/ Dëshmia e rrallë e ish-emigrantit
“Sigurimi i Shtetit më dërgoi më mision sekret në Jugosllavi, me ish-shefin e UDB-së të Malit të Zi, kolonelin Bllazhoviç, për…”/ Dëshmia e rrallë e ish-emigrantit
“Detyrat që na dhanë në Komitetin Qendror dhe vilën e Sigurimit, për misionin special në Jugosllavi me kolonelin e UDB-së dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-emigrantit
“Detyrat që na dhanë në Komitetin Qendror dhe vilën e Sigurimit, për misionin special në Jugosllavi me kolonelin e UDB-së dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-emigrantit
0
Shares
5.8k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

pjesa e dytë

Memorie.al/ publikon historinë e panjohur të familjes Gjeloshi nga Trieshi i Malit të Zi, nëpërmjet dëshmive të Zef Dod Gjeloshajt, njërit prej pinjollëve të saj, i cili në janarin e vitit 1950, pas konflikteve që familja e tij pati me regjimin titist, ku mbetën të vrarë disa djem të tyre si dhe ngjarjes kur familja Gjeloshi luftoi për disa orë kundra forcave ushtarake serbo-malazeze, pasi nuk pranoi ta dorëzonte një oficer serb (nipi i Gjoko Mirashoviç, “Hero i Popujve të Jugosllavisë” që ka dy buste në Mal të Zi), u kishte kërkuar besë, ai u detyrua dhe u arratis nga Mali i Zi, duke ardhur në Shqipëri, si emigrant politik. “Stabilizimi” i Zefit në kampin e Llakatundit të Vlorës, ku regjimi komunist i Enver Hoxhës mbante të izoluar rreth 800 shtetas jugosllavë me origjinë shqiptare, të cilët për shkak të politikës diskriminuese të regjimit titist ndaj popullsisë shqiptare, që jetonte në trojet e tyre etnike në Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoni, si dhe krimeve të Rankoviçit ndaj tyre, ishin arratisur dhe kishin ardhur në Shqipëri. Emërimi i Zefit, si mësues në rrethin e Lushnjes, ku në vitin 1951, Ministria e Punëve të Brendshme e thirri në Tiranë, dy oficerët, Petrit Arbana dhe Vilson Pecani që  mbulonin emigracionin jugosllav në Shqipëri, e ngarkuan me një mision sekret, duke e dërguar në Jugosllavi së bashku me kolonelin serbo-malazez, Petër Bllazhoviç, i cili kishte braktisur funksionin e Shefit të UDB-së, për Malin e Zi dhe kishte dalë në arrati. Çfarë detyrash kreu Zef Gjeloshaj në Jugosllavi, si përfundoi misioni sekret që i’u ngarkua nga Ministria e Brendshme në Tiranë dhe përse ai u dënua me 15 vite burg në Shqipëri, duke u akuzuar, se me dorën e tij kishte vrarë kolonelin e UDB-së?!

                                                Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Enver Hoxha u zgjodh sekretar i Përgjithshëm i PKSh-së, në Labinot të Elbasanit, në mars ’43, pasi e propozoi…”/ Dëshmia e rrallë e Naxhije Dume Kerenxhit, ish-ministrja e parë në ’44-ën

“Kur plasën fletë-rrufetë në Tiranë, një e tillë, i’u vu një profesori të fizikës, i cili lejonte në orën e mësimit, vajza me minifunde dhe…”/ Dëshmia e rrallë e regjisorit dhe karikaturistit të njohur

Zoti Gjeloshaj, kush ishin njerëzit që hynë në kontakt me kolonelin e Malit të Zi?

Në atë kohë Zbulimi Shqiptar, pra Drejtoria e Sigurimit të Shtetit që operonte jashtë Shqipërisë, dërgoi një grup special për të kontaktuar me kolonelin Bllazhoviç, në pyjet e Malit të Zi, ku ai qëndronte në arrati dhe në krye të atij grupi që u nis nga Tirana, ishte Jole Markoviç, i cili në atë kohë kryente detyrën e kryetarit të Emigracionit Jugosllav në Shqipëri. Një nga arsyet e dërgimit të Markoviçit në krye të grupit, ishte se ai e kishte kunat, kolonelin Bllazhoviç. Pas këtij takimi, u bë e mundur ardhja e tij në Shqipëri, pasi ata e tërhoqën dhe e sollën deri në kufi, e më pas në Tiranë.

Në ç’periudhë erdhi koloneli Bllazhoviç në Tiranë dhe nga kush u prit ai? 

Mesa më kujtohet, pasi i’u dorëzua autoriteteve përkatëse të Sigurimit të Shtetit, që kishin dalë ta prisnin në zonën kufitare të Shkodrës, ai u soll me shpejtësi në Tiranë dhe me të, kontaktuan autoritetet më të larta të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Informbyrosë. Aq e rëndësishme u konsiderua ardhja e tij në Tiranë, saqë atë erdhi për ta takuar enkas nga Moska kryetari i Informbyrosë, Judini.

Ku mbahej koloneli Bllazhoviç, gjatë kohës së qëndrimit në Tiranë dhe si trajtohej ai? 

Si fillim desha të them që ardhja e tij në Shqipëri, fillimisht u mbajt shumë e fshehtë, sepse për ardhjen e tij, kishin dijeni vetëm krerët më të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që mbulonin sektorin e Zbulimit, si dhe disa drejtues të Komitetit Qendror të PPSH-së, që merreshin apo mbulonin emigracionin politik jugosllav. Menjëherë pas ardhjes së tij në Tiranë, Bllazhoviçi, u sistemua në disa vila të posaçme, që ishin nën administrim nga Sigurimi i Shtetit. Atij i bëhej një trajtim special dhe në shumicën e rasteve, koloneli Bllazhoviç shoqërohej nga gjeneral Zoi Themeli, që në atë kohë ishte në detyrën e Shefit të Zbulimit Politik Shqiptar.

Sa kohë u mbajt Bllazhoviçi në Shqipëri dhe çfarë i’u kërkua atij nga Zbulimi Politik shqiptar?

Ai u mbajt deri nga fillimi i shtatorit të vitit 1951 dhe në atë kohë Zbulimi i kërkoi atij që të dërgohej me një mision tepër sekret, në Jugosllavi, ndërsa shoqëruesi i tij, do isha unë.

Përse u zgjodhët pikërisht ju për të shoqëruar kolonelin Bllazhoviç, në atë mision sekret?!

Po siç thashë dhe pak më lart, një nga arsyet kryesore ishte fakti se unë dija gjuhën dhe vendet ku do kryhej ai mision.

Kush dhe kur iu komunikua për të kryer këtë mision, së bashku me kolonelin Bllazhoviç?

Në vitin 1951, teksa unë punoja si mësues në fshatrat e Lushnjes, më njoftuan që të paraqitesha në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Tiranë. Pas njoftimit, unë erdha në Tiranë dhe në ministri, më priti sekretari i Komitetit Qendror të PPSH-së, Spiro Pano, së bashku me Vilson Pecanin. që mbulonte emigracionin në aparatin e Komitetit Qendror.

Vetëm ata të dy ju pritën?

Bashkë me ata të dy, ishin prezent dhe disa sovjetikë, që u prezantuan si shokë të Informbyrosë.

Koloneli Bllazhoviç, ishte me ju?

Po, patjetër, bashkë me mua aty ishte dhe koloneli Bllazhoviç, që asokohe ishte një burrë rreth të 60-ve.

Ju e kishit njohur më parë Bllazhoviçin apo e shihnit për herë të parë atë?

Emrin e tij unë e kisha dëgjuar në Mal të Zi, por e pashë për herë të parë aty, dhe m’u duk njeri i mirë.

Si u’a prezantuan kolonelin Bllazhoviç?

Spiro Pano dhe Vilson Pecani, pasi më prezantuan sovjetikët e Informbyrosë, më takuan dhe më prezantuan edhe me Bllazhoviçin, duke më thënë, se ai ishte një shok komunist i mirë dhe se luftonte për idealet internacionaliste. Po kështu ata më thanë që ai kishte njohje deri tek autoritetet më të larta në Mal të Zi, madje dhe me Presidentit Federativ të saj, Bllazho Jovanoviçin.

Sa kohë qëndruan në atë zyrë dhe çfarë ju thanë?

Qëndrova dy orë dhe pas prezantimit, Spiro dhe Vilsoni më komunikuan detyrën e misionit special, duke qenë dhe shoqëruesi i tij, pasi ai nuk dinte mirë shqip, ndërsa unë zotëroja serbo-kroatishten.

Ku konsistonte ky mision dhe cilat ishin detyrat që i’u dhanë? 

Si fillim, më thanë që kryetari i grupit (pasi këtë e quajtën grup), do të ishte Bllazhoviçi, ndërsa unë do të isha nën urdhrat e tij. Një nga detyrat kryesore që na u ngarkua, ishte krijimi i celulave komuniste anti-titiste në Jugosllavi, që do të vepronin nën urdhrat e Informbyrosë. Po kështu një detyrë tjetër që na dhanë, ishte se: nëse ai do të takonte autoritetet e larta të atij vendi, si ministra apo dhe gjeneralë, madje deri tek Bllazho Jovanoviçi, unë duhet të shkëputesha dhe nuk duhet që t’i dëgjoja bisedat e tyre. Pas kësaj na dhanë një shumë të madhe të hollash dhe na thanë që për çdo gjë, duhet të paguanim me para në dorë, që mos t’u ngelnim borxh fshatarëve serbo-malazezë, që do të na strehonin në male.

Vetëm këto ishin detyrat që i’u ngarkuan për këtë mision sekret?

Po, por përveç këtyre, unë isha i bindur, që kolonelit Bllazhoviç, i kishin dhënë letra dhe mesazhe për t’i dërguar në Jugosllavi, madje dhe nga vetë Enver Hoxha.

Mund të na thoni në lidhje me detyrat që i’u ngarkuan në atë mision sekret?

Një ndër detyrat kryesore që na u dha asokohe, ishte: “Më mirë të miqësoheni me shifrantin e Divizionit Ushtarak të Titogradit, se sa të bëni për vete 40 njerëz të thjeshtë. Aty tek ai, duhet të ngulmoni dhe të bëni të pamundurën që të miqësoheni sa më shumë me të”!

Çfarë ndodhi më pas me ju?

Pasi na dhanë të gjitha porositë specifike dhe këshillat e nevojshme për misionin special sekret, që ne do të kryenim në Jugosllavi, mua dhe kolonelin e UDB-së Bllazhoviç, na mbajtën për afro dy javë, nëpër disa vila sekrete në Tiranë, të cilat përdoreshin nga shërbimet sekrete të Zbulimit Shqiptar për nevojat e tyre.

Çfarë bëtë gjatë atyre dy javëve që qëndruat në ato ambiente, u ngarkuat me ndonjë përgatitje tjetër në kuadër të misionit që do të kryenit?

Nuk i’u nënshtruam asnjë lloj përgatitje të veçantë. Kjo ishte krejt e panevojshme, sepse ne i kishim shumë të qarta detyrat që do të kryenim dhe ato nuk kishin nevojë, për ndonjë përgatitje tjetër. Por gjatë atyre ditëve që qëndruam në Tiranë, na sillnin literaturë nga ato që dërgonte Informbyroja nga Moska, të cilat ishin kundër politikës që po ndiqte regjimi i Titos. Kjo literaturë ishte e përditshme për ne.

Kishit kontakte me persona të tjerë?

Kishim vazhdimisht kontakte, sepse gjatë gjithë atyre ditëve, kolonelin Bllazhoviç, vinin për ta takuar shumë nga kuadrot e lartë të Komitetit Qendror të PPSH-së, si dhe ushtarak madhor të Ministrisë së Brendshme të Drejtorisë së Zbulimit, me të cilët ai bisedonte gjatë dhe në të gjitha këto biseda unë isha i pranishëm duke kryer rolin e përkthyesit.

Çfarë bisedohej mes tyre?

Bisedat ishin nga më të ndryshmet, por kryesisht ishin marrëdhëniet në mes, Shqipërisë, Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik. Kjo mbizotëronte në të gjitha bisedat.

Me persona të tjerë patët kontakte ato ditë?

Më kujtohet se gjatë atyre dy javëve të qëndrimit tonë në vilën sekrete, vinte shpesh herë një shofer i Ministrisë së Brendshme, me pretekstin se ishte shofer gatishmërie dhe priste shefat e tij. Mua nuk më ishte thënë gjë për misionin e tij, por nuk ishte e vështirë ta kuptoje, që ai kishte një mision nga Zbulimi Shqiptar, për të bërë propagandë pranë kolonelit Bllazhoviç, duke i thënë se: “regjimi titist në Jugosllavi, ishte në grahmat e fundit, ndërsa Shqipëria po përparonte, duke ecur nën mësimet e Moskës dhe Stalinit të madh”!

Kur u nisët nga Tirana për në Jugosllavi dhe si e kaluat kufirin?

Në fillimin e shtatorit të vitit 1951, mua dhe kolonelin Bllazhoviç, na lajmëruan të bëheshim gati se do të udhëtonim natën në drejtim të kufirit me ish Jugosllavinë. Pasi u bëmë gati, duke sistemuar të gjitha materialet që do të na duheshin për misionin tonë, si dhe armatimet përkatëse, na hipën në një “Xhip” të Ministrisë së Brendshme, ku ndodheshin dhe dy oficer të Zbulimit Shqiptar, e së bashku udhëtuam në drejtim të Shkodrës. Misioni ynë ishte tepër sekret dhe për për këtë, as Dega e Punëve të Brendshme të Shkodrës, nuk kishte dijeni. Kjo u duk qartë, pasi makina kaloi direkt pa asnjë ndalim, drejt rrugës së Hanit të Hotit dhe ne zbritëm nga makinat, në afërsi të Hanit të Hotit, ku dy oficerët e Zbulimit Shqiptar, na shoqëruan deri në Malin e Greçes, në zonën e Kelmendit, ku ne fjetëm një natë në një vend sekret, i cili nga larg, ruhej me ushtarë. Të nesërmen, dy oficerët e Zbulimit Shqiptar, na çuan deri në vijën e kufirit, të cilën e kaluam pa ndonjë problem, sepse me porosinë e tyre nga Tirana, kufiri ishte lënë krejt i lirë, pa roje.

Në ç’drejtim udhëtuat dhe cili ishte itinerari juaj në tokën jugosllave?

Sipas detyrave tepër të qarta, që na ishin dhënë në Tiranë, qëllimi ynë ishte për të shkuar në drejtim të fshatit Piper, që ndodhej përtej Moraçës dhe rruga që do të bënim ne, ishte nëpër male e pyje të larta, që ishte shumë vështirë që t’i kaloje ditën dhe jo natën, siç ishim të detyruar të udhëtonim ne.

Kur mbërritët dhe gjatë rrugës kishit rrezik për t’u zbuluar nga rojet?

Megjithëse ne ecëm për disa ditë e net nëpër male dhe pyje, duke shmangur shumë rreziqe dhe në të ftohtin që po bënte megjithëse ishte muaji shtator, nuk mundëm që të arrinim në vendin e caktuar.

Për çfarë arsye nuk mbërritët?

Pas një udhëtimi të gjatë me shumë rreziqe, unë me kolonelin e UDB-Së, Peter Bllazhoviç, mbetëm për ditë të  në malin e Leva-Reka. Aty u bllokuam keq, kishim mungesë për ujë, ushqime kishim edhe për disa ditë të tjera. Ramë dakord që unë të zbrisja poshtë në lumin Leva-Reka, për të mbushur ujë dhe pas një rrugëtimi të gjatë, i mbusha paguret në lum, e u ktheva përsëri në vendin ku e kisha lënë kolonelin. Por për çudi, kolonelin nuk e gjeta më në vendin e caktuar, aty në shpellën ku e kisha lënë.

Çfarë kishte ngjarë?

Nuk e di, unë nuk lash vend pa kërkuar, si në shpellë, ashtu dhe jashtë saj, por nuk e gjeta!

Materialet që kishit marrë me vete, ishin në vendin ku ju po qëndronit, në shpellë?

Aty nuk gjeta asnjë gjë, nuk kishte asnjë shenjë! Ai i kishte marrë me vete të gjitha pajisjet që kishim, si dylbitë, automatikun, bombat e dorës, paratë, e gjithçka tjetër.

Çfarë bëtë ju më pas kur nuk e gjetët kolonelin aty?

Pasi nuk e gjeta kolonelin në vendin që e lashë, u fsheha diku jo shumë larg këtij vendi, me shpresë se mund të lidhesha përsëri me të. Por ajo pritje ishte e kotë dhe të nesërmen, unë vendosa që të tërhiqesha nga ajo krahinë që nuk e njihja dhe të udhëtoja, për në drejtim të territoreve të tjera shqiptare të Malit të Zi, vende që i njihja mirë. Qëllimi im ishte që të kryeja disa nga detyrat e tjera, që më kishin ngarkuar në Tiranë.

Cilat ishin dhe i kryet këto detyra?

Ato detyra nuk kishin ndonjë rëndësi të madhe, pasi ishin në plan të dytë, në misionin që na kishin ngarkuar.

Pas kryerjes së tyre, çfarë bëtë?

Pasi kreva me sukses një pjesë të detyrave, u nisa për në drejtim të Hanit të Hotit, ku duhet të kaloja kufirin shtetëror për të hyrë në Shqipëri.

Ku dhe si e kaluat kufirin?

Kufirin e kalova në një vend që na ishte caktuar që në Tiranë, në afërsi të Hanit të Hotit. Aty shkova dhe u dorëzova drejt në postën kufitare, ku sipas porosive që kisha marrë, ju dhashë numrin (kodin) dhe pas kësaj, ata u lidhën me Ministrinë e Punëve të Brendshme, për të më dërguar makinën, që do të më merrte mua për në Tiranë. Të nesërmen, pasi erdhi makina me dy oficerë të Zbulimit, unë udhëtova bashkë me ta për në Tiranë.

Ku iu dërguan dhe kush ju priti?

Sapo mbërritëm në Tiranë, mua më dërguan menjëherë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku më priti Vilson Pecani, Petrit Arbana dhe disa oficerë të Sigurimit të Shtetit. Bashkë me ta ishin dhe disa nëpunës të Komitetit Qendror të PPSH-së, që mbulonin sektorin e Informbyrosë.

Çfarë thanë ata kur ju panë të vetëm, pa kolonelin Bllazhoviç?

Në praninë e të gjithë atyre personave, unë raportova duke treguar me hollësi dhe saktësi të gjithë ngjarjen, si kishte ndodhur, duke filluar që nga hyrja jonë në tokën jugosllave dhe kthimin të vetëm pa kolonelin./Memorie.al

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 1 Tetor

Next Post

Kalendari Historik 2 Tetor

Artikuj të ngjashëm

“Nako Spiro në Plenumin e Beratit na kërkonte me insistim që ta hiqnim Enver Hoxhën, por ne…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dërguarit të Titos në Shqipëri
Intervista

“Enver Hoxha u zgjodh sekretar i Përgjithshëm i PKSh-së, në Labinot të Elbasanit, në mars ’43, pasi e propozoi…”/ Dëshmia e rrallë e Naxhije Dume Kerenxhit, ish-ministrja e parë në ’44-ën

March 27, 2023
“Kur plasën fletë-rrufetë në Tiranë, një e tillë, i’u vu një profesori të fizikës, i cili lejonte në orën e mësimit, vajza me minifunde dhe…”/ Dëshmia e rrallë e regjisorit dhe karikaturistit të njohur
Intervista

“Kur plasën fletë-rrufetë në Tiranë, një e tillë, i’u vu një profesori të fizikës, i cili lejonte në orën e mësimit, vajza me minifunde dhe…”/ Dëshmia e rrallë e regjisorit dhe karikaturistit të njohur

March 26, 2023
Letra për Komitetin Qendror: “Nënoficer Hyseni, pasi qëlloi katër herë mbi shefin e Prapavijës, Gavoçin, tentoi të arratisej në Zogaj, ku dhe u vra…”!/ Ngjarja e panjohur e 10 korrikut ‘82
Intervista

“Edhe pse në Bulqizë më mbronte komandanti i burgut, kolonel Hazbi Lamçe, njerëzit e Feçor Shehut, tentuan të më vrisnin…”/ Historia e panjohur e Xhaferr Kananit, që sfidoi Sigurimin e Shtetit

March 25, 2023
“Enver Hoxha është i zoti shumë, por pak del në rrethe, parvjet, ka qenë në Mirditë, Kukës, vjet ja ka mbajtur këtej…”/ Përgjimet e bisedës së Gjet Kadelit, me bashkëpunëtorin e Sigurimit
Intervista

“Mehmet Shehu më tha se, në burg duhet të ishin Feçor Shehu dhe Kopi Niko, dy kryetarët e Degëve të Shkodrës e Durrësit, që e kishin mendjen …”/ Dëshmia e “majorit” që sfidoi Sigurimin e Shtetit

March 25, 2023
“Në ’75-ën, mbasi isha shpallur ‘armik i popullit’ dhe prisja arrestimin, shkova në shtëpi, ku në orët e vona të natës, dogja dokumentet e librat në gjuhë të huaj…”/ Rrëfimi i trishtë i ish-gazetarit
Intervista

“Kur u vetë dorëzova në Degën e Brendshme të Durrësit, kryetari, kolonel Kopi Niko, i ra kokës me grushte, kurse kur erdhi ministri Kadri Hazbiu, më tha…”/ Historia e “majorit” që sfidoi Sigurimin e Shtetit

March 23, 2023
“Nga ‘Vila Lule’ që arkitekt Sotiri, i’a bërë dhuratë të shoqes, te Pista ‘Iliria’, me dashuritë e fshehta të vajzave gjermano-lindore që, për t’ju shmangur Sigurimit, ato…”/ Historia e panjohur e Plazhit të Durrësit
Intervista

“Në Degën e Brendshme të Durrësit, ndërhyra për dy mësues nga Vlora, të cilët akuzohehsin se kishin kapur dy vajza nga Elbasani dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Xhaferr Kananit, që sfidoi regjimin komunist

March 22, 2023
Next Post
Kalendari Historik 1 Tetor

Kalendari Historik 2 Tetor

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!