• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, March 27, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 2 Tetor

Kalendari Historik 1 Tetor

October 2020 Calendar Cute

0
Shares
249
VIEWS

1944 – Trupat naziste gjermane të Wermacht-it dhe divizionet Waffen-SS shtypin brutalisht Kryengritjen e armatosur të Varshavës, një prej revoltave më të famshme të Luftës së Dytë Botërore. Luftimet ndërmjet partizanëve të rezistencës polake, dhe gjermanëve do të zgjasnin 63 ditë dhe të dy palët luftuese do të humbnin rreth 20.000 vetë. Si rezultat afro 80 përqind e kryeqytetit polak Varshavë do të shkatërrohej.

 

1951 – Lind në Wallsend të Anglisë muzikanti dhe aktori i famshëm britanik Gordon Matthew Thomas Sumner, i njohur ndryshe si Sting. Sting do të bëhej i njohur në botë për interpretimet e tij muzikore në rrymat, jazz, rock, reggae, dhe ëorldbeat. Nga kritikët e artit ai do të konsiderohet si një nga 100 këngëtarët më të famshëm në botë të shekullit. Ai është nominuar 111 herë dhe ka fituar 47 çmime kombëtare dhe nëdrkombëtare të rëndësishme si American Music Awards, dhe Grammy.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 27 Mars 2023

Kalendari Historik 26 Mars 2023

1958 – Shteti i Guinea-s në Afrikën Perëndimore, shpall pavarësinë nga Franca, pas afro një shekulli pushtimi kolonial. Guinea do të bëhej një nga kombet më të reja në Afrikë dhe në Botë, por ajo do të ishte njëkohësisht edhe një nga vëndet më të varfra të rajonit ku bën pjesë. Me një popullsi prej 12 milionë banorësh, Ahmed Seku Toure do të shpallej, Presidenti i parë i saj.

 

1968 – Në Meksikë, Presidenti i këtij vëndi, Diaz Ordaz, urdhëron trupat ushtarake që të qëllojnë mbi demostruesit e dhunshëm në Mexico. 10 ditë para nisjes së Lojrave Olimpike Meksikë 1968, me mijëra studentë dhe puntorë dolën të protestonin për pagat e ulëta, korrupsionin qeveritar, dhe nivelin e lartë të varfërisë që prej vitesh kishte kapluar Meksikën. Si pasojë e të shtënave afro 400 vetë u vranë dhe mbi 1000 u plagosën. Të arrestuarit do ta kalonin numrin 2000. Kjo do të njihet ndryshe në histori si Masakra e Tlatelolco-s.

 

1973 – Vdes në Helsinki në moshën 76 vjeçare, atleti finlandez Paavo Nurmi. Nurmi do të konsiderohej si një nga atletët më të famshëm finlandezë të shek XX. Në moshën 23 vjeçare Paavo Nurmi do të fitonte tre medalje ari dhe një argjendi në olimpiadën e Antwerp 1920. Ndërsa në Paris 1920 dhe Amsterdam 1924, ai do të fitonte 8 medalje midis të cilave 6 ari dhe dy argjendi.

 

1992 – Forcat Speciale të Policisë braziliane, ndërhyjnë brutalisht në revoltën e të dënuarve në Burgun e Sigurisë së Lartë në Carandiru të Sao Paolo-s. Si pasojë e përleshjeve midis të dënuarve dhe policisë braziliane, 111 vetë do të humbnin jetën dhe me qindra të tjerë do të plagoseshin rëndë. Çdo vit me dhjetra vetë humbin jetën si pasojë e kushteve të rënda të burgjeve në Brazil.

 

2018 – Vritet në moshën 59 vjeçare, gazetari dhe disidenti i familjes mbretërore saudite Jamal Khashoggi. Khashoggi, prej kohësh kishte qënë një kritik i fortë i Riadh-it zyrtar, dhe kështu që ai në vitin 2017 kërkoi azil politik në Turqi. Vrasja dhe më pas masakrimi i trupit të tij u krye në ambjentet e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll nga njerëz të besuar të Princit Saudit Mohammed bin Salman.

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Detyrat që na dhanë në Komitetin Qendror dhe vilën e Sigurimit, për misionin special në Jugosllavi me kolonelin e UDB-së dhe...”/ Dëshmia e rrallë e ish-emigrantit

Next Post

“Pasi më mbajtën një vit në vilat sekrete të Sigurimit, më arrestuan, duke më akuzuar se gjatë misionit në Jugosllavi me kolonelin e UDB-së,...”/ Dëshmia e ish-emigrantit

Artikuj të ngjashëm

Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 27 Mars 2023

March 26, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 26 Mars 2023

March 25, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Mars 2023

March 24, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 24 Mars 2023

March 23, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 23 Mars 2023

March 22, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 22 Mars 2023

March 21, 2023
Next Post
“Sigurimi i Shtetit më dërgoi më mision sekret në Jugosllavi, me ish-shefin e UDB-së të Malit të Zi, kolonelin Bllazhoviç, për…”/ Dëshmia e rrallë e ish-emigrantit

“Pasi më mbajtën një vit në vilat sekrete të Sigurimit, më arrestuan, duke më akuzuar se gjatë misionit në Jugosllavi me kolonelin e UDB-së,...”/ Dëshmia e ish-emigrantit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!