• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, December 11, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Ç’më tha prifti nga Shkodra në burgun e Spaçit, për tim et, ish-partizan i plagosur dy herë, që si drejtor i Bonifikimit të Lezhës, kishte…”/ Dëshmia e ish-oficerit të Marinës, i dënuar politik

“Fatmiri, polici zemërmirë që më shoqëroi nga burgu i Tiranës pa më lidhur me pranga, kur mbërritëm në Spaç, më tha…”/ Dëshmia e ish-oficerit të Marinës, i dënuar politik
“Fatmiri, polici zemërmirë që më shoqëroi nga burgu i Tiranës pa më lidhur me pranga, kur mbërritëm në Spaç, më tha…”/ Dëshmia e ish-oficerit të Marinës, i dënuar politik
“Poezitë që shkruaja kundër regjimit kur isha i internuar në Shtyllas, ja tregova një bashkëvuajtësi, por ai shkoi menjëherë në Degën e Brendshme dhe…”/ Dëshmia e trishtë e ish-të burgosurit politik

Nga Maksim Rakipaj    

Pjesa e dytë

 -Pjesë nga libri “Gjallë pas mbytjes së anijes”, i publicistit, përkthyesit dhe shkrimtarit Maksim Rakipaj, ish-oficer i Marinës Tregtare, që vuajti burgjeve të regjimit komunist, si i dënuar politik-

                                            Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Në 1878-ën, në shtëpinë Kolë Çobës në Shkodër, kishte piano dhe fëmijët e tij studionin në konservatorët e Italisë…”! / Historia e panjohur e familjes aristokrate, që u persekutua nga regjimi komunist

“Pas vdekjes së gruas dhe vajzës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndëri dhe dy vajzat e tij, por Kupeliani e vazhdoi korrupsionin në të gjithë administratën…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez  

Memorie.al / Shtator-tetor ’79. Kam mbi tre muaj që jam në Spaç. Vazhdoj me shumë mundim punën e rëndë të minatorit. Puna rëndohet edhe më shumë sepse nga 7-8 atmosferë që duhet të jetë presioni i ajrit që, duhet të vijë në martel, nuk arrin kurrë më shumë se 4 atmosferë dhe baromina, bën vetëm zhurmë e pluhur dhe nuk hap birat në shkëmb. Mua më qëllon, për çudi, të punoj në fronte ku fortësia e shkëmbit është shumë e lartë. Më duhet të rri 4 orë mes pluhurit të martelit që, me zor të arrij të mbyll ciklin e punës. E pres me kënaqësi të madhe përfundimin e turnit, lahem me ujë të ftohtë brenda në galeri, vishem dhe zbres me brigadën për të hyrë në kamp. Kam zënë shumë shokë të rinj këtu, nga e gjithë Shqipëria. Vijnë nga profesione të ndryshme; mësues, si: Ron Çobani dhe Visar Zhiti, shkrimtarë si Halil Laze, piktorë etj. Me bindje politike nga më të ndryshmet: ka eurokomunistë(!), ballistë, zogistë, pro rusë, pro amerikanë e ku ta di unë. Nga të gjitha shtresat. Ka prej tyre që kanë lindur internimeve, që vazhdojnë traditën familjare në burgjet komuniste, gjyshi-baba-biri…!

Ka edhe prej nomenklaturës së lartë komuniste, jo aq shumë sa në Ballsh, por ka edhe këtu. Ka edhe si puna ime, që nuk di ku të rreshtohem…!? Im atë e filloi luftën si ballist dhe e mbylli si partizan i plagosur dy herë.

Pas lufte, oficer në artileri, më pas në xhenio (mbasi u shpall kulak i ati, gjyshi im, dhe i dënuan një vëlla dhe i pushkatuan tjetrin pa gjyq në burg). Puna si oficer në xhenio, duke punuar me ushtarë të “deklasuar”, e mbante gjithnjë nën tension.

Frika nga përmendja e biografisë e bënte të punonte më shumë se të tjerët. Ra në sy si organizator i shquar dhe “lart”, e kishin me sy të mirë. Njohjet dhe ish-partizanllëku luanin shumë rol. Në vitin 1960, e çmobilizuan nga ushtria kur ishim me banim në Sarandë dhe im atë punonte në ndërtimin e hidrocentralit të Bistricës.

Ndërhyrja e Rrahman Hankut si zv/ministër Ndërtimi, e shpëtoi edhe nga rreziku i përjashtimit nga partia. Ndihmoi edhe njohja me Dashnor Mamaqin e, disa të tjerë. Na transferuan në Shkozet.

Na strehuan në disa ndërtesa që fillimisht ishin projektuar për depo dhe wc-të i kishim jashtë banesës. Babai u dërgua si drejtor kantieri për bonifikimin e kënetës rreth Lezhës. “Për një vit Xhafer, pastaj do të të rregullojmë pranë familjes në Durrës”, – …edhe një vit, edhe një vit… u bënë plot 13 vjet larg familjes! Letrat anonime që vinin në Komitetet e Partisë, që mbulonin zonën ku punonte im atë, nuk ndalonin asnjëherë…!

“Si është e mundur që i biri i kulakut dhe vëllai i një të dënuari politik, me 17 vjet burg dhe me vëlla të pushkatuar, të drejtojë një ndërmarrje”!? “A e di Partia që…”? Gjithsesi, në vitin 1976, tim atë e përjashtuan nga partia me motivacion: “Ka zbutur luftën e klasave, ka ndihmuar në vazhdimësi elementë me biografi të keqe.

Për këtë gjë ka ndikuar edhe prejardhja familjare e Xhafer Rakipajt”. Plagët e marra në luftë dhe puna vetëmohuese, nuk u llogaritën. Biografia ishte e para, që nganjëherë Partia bënte sikur nuk e dinte…!

Partia e dinte, por raste si i tim eti, nuk ishin të paktë në Shqipërinë e atyre viteve. “Dy milion popull jemi, dalim të gjithë kushërinj me njëri tjetrin…” – i kish thënë babait një shok i veti, që kish marrë urdhër të gjente katër inxhinierë ndërtimi për një byro speciale në Tiranë.

Duhej të ishin inxhinierë të aftë dhe me eksperiencë, por, (mbi të gjitha) me biografi të kulluar…! “Nuk gjeta asnjë për be, nuk e di si të raportoj atje lart, hall i madh…”!

Unë në Spaç e kisha më të lehtë, nuk i zgjidhja njerëzit sipas bindjeve politike, por sipas karakterit. I dëgjoja me durim shpjegimet që më bënin dhe mësoja prej tyre. Duke dëgjuar histori të njerëzve që patën jetuar kohën e luftës, mësova të gjykoj ndryshe nga sa kisha mësuar në shkollë.

Duke biseduar me Ahmet Kolgjinin, Murat Kalaverin etj., fillova ta shoh me sy tjetër periudhën e Monarkisë, arsyet e lindjes së Monarkisë ne atë kohë, personalitetin kompleks të Mbretit Ahmet Zog i I-rë.

Jo më me urrejtjen që na kishin ushqyer në shkollë. As me adhurim, por me respektin që duhet të kemi për krijuesin e shtetit modern shqiptar, që u mundua të manovronte në kohë të turbullta, pa aleatë, vetëm me armiq, me bashkëpunëtorë që nuk e kishin aspak problem t’u shiteshin të huajve. Por nuk do të zgjatem më tej, sado që ka shumë për të thënë.

…Pata marrë një letër nga familja. Shkova e mora kur tellalli i kampit thirri emrin tim. E lexova i mallëngjyer letrën, kur, sapo e futa në xhep, më afrohet dikush që nuk e njihja. Rreth të dyzetave, palltos ngjyrë kafe të burgut i kishte lidhur në brez një fije litari të bardhë dhe kjo e përgjasonte me një murg françeskan…!

– Më falni për shqetësimin, zotni, por nuk mundem me ndejt pa ju pvetë…! Nigjova që murët një letër me mbiemrin Ragipaj…?! A e keni gjà Xhafer Ragipajn?

– Po – i thashë – Xhafer Rakipaj është im atë…!

– Mos! Ça e paska gjetë të shkretin Xhafer… me djalë në burg.

– Xhaferi është në shtëpi – i thashë – unë jam në burg, jo ai…!

– Nuk di pse keni ra ju në burg, zotni, nuk më intereson me e ditë dhe nuk ju njoh. Por më lejoni të prezantohem… unë jam me mbiemër Hardhia. Gjithë burrat e fisit tonë, o jan pushkatue, o jan ndër burgje dhe familjet punojnë për pesmdhet lek dita në kooperativë…!

Në punë shteti nuk na pranojshin, veç kur erdh Xhaferri në bonifikim. Aj vu dorë dhe na mori në punë. Pati edhe boll sherre prej nalt, por ka qëndrue, na ka mbrojt…! Ma bajn punën, prandaj i mbaj…! Iku Xhaferri prej bonifikimit të Lezhës, u fik dielli për ne…!

M’i ço shumë, shumë të fala zotit Xhaferr… prej fisit të Hardhive i thuj, aj na mban mend. U ndjeva mirë, u ndjeva shumë mirë. U ndjeva më ngrohtë, më “i pranuar” në Spaç.

Por e ndjeva më fort dashurinë e lezhjanëve për tim atë, mbas lirimit tim. Na kanë ardhur për urim në shtëpi më shumë njerëz nga Lezha se sa nga Durrësi, pa mohuar këtu ngrohtësinë që na ofroi Shkozeti im. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 01 Shkurt 2023

Next Post

“Përveç ndihmës së sulltanit, shqiptarët mund të llogarisnin në favor të tyre kundër serbëve, përkrahjen e Vienës...”/ Projekti antishqiptar ose “Naçertania” e Ilia Garashaninit, ish-kryeministër i Serbisë

Artikuj të ngjashëm

“Në 1878-ën, në shtëpinë Kolë Çobës në Shkodër, kishte piano dhe fëmijët e tij studionin në konservatorët e Italisë…”! / Historia e panjohur e familjes aristokrate, që u persekutua nga regjimi komunist
Personazh

“Në 1878-ën, në shtëpinë Kolë Çobës në Shkodër, kishte piano dhe fëmijët e tij studionin në konservatorët e Italisë…”! / Historia e panjohur e familjes aristokrate, që u persekutua nga regjimi komunist

December 10, 2025
“Pas vdekjes së gruas dhe vajzës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndëri dhe dy vajzat e tij, por Kupeliani e vazhdoi korrupsionin në të gjithë administratën…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez   
Personazh

“Pas vdekjes së gruas dhe vajzës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndëri dhe dy vajzat e tij, por Kupeliani e vazhdoi korrupsionin në të gjithë administratën…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez  

December 9, 2025
“Aventura e tij për të hyrë fshehurazi në ‘Bllok’ i kushtoi shtrenjtë, e arrestuan dhe e mbajtën në birucat e Sigurimit ku…”/ Historia e panjohur e gazetarit libanez që solli eshtrat e Pashko Vasës në Shqipëri
Personazh

“Aventura e tij për të hyrë fshehurazi në ‘Bllok’ i kushtoi shtrenjtë, e arrestuan dhe e mbajtën në birucat e Sigurimit ku…”/ Historia e panjohur e gazetarit libanez që solli eshtrat e Pashko Vasës në Shqipëri

December 10, 2025
“Unë kisha besuar tek shqiptarët, ata e meritonin fatin europian që po ndërtojnë me kaq vrull sot, ju që më dhatë bukë dhe shtroje, konak dhe besë, nuk…”/ Çfarë shkruante Edit Durham për shqiptarët?
Personazh

“Unë kisha besuar tek shqiptarët, ata e meritonin fatin europian që po ndërtojnë me kaq vrull sot, ju që më dhatë bukë dhe shtroje, konak dhe besë, nuk…”/ Çfarë shkruante Edit Durham për shqiptarët?

December 8, 2025
“Kur gruaja e Aleksandër Moisiut, i tha Viktor Eftimiut; jeni i vetmi njeri që mund ta lironi atë prej gjermanëve, ai…”/ Historia e panjohur e dramaturgut të famshëm me origjinë nga Boboshtica
Personazh

“Kur gruaja e Aleksandër Moisiut, i tha Viktor Eftimiut; jeni i vetmi njeri që mund ta lironi atë prej gjermanëve, ai…”/ Historia e panjohur e dramaturgut të famshëm me origjinë nga Boboshtica

December 6, 2025
“Pasi oficerët e Sigurimit tentuan ta përdhunonin e internuan në Grabjan të Lushnjes, ku ajo bleu 10 metra litar e bashkë me nënën…”/ Historia rrëqethëse e një prej vajzave më të bukura të Tiranës
Personazh

“Shpend Sollaku Noè, Gëzim Hajdari dhe Jozef Radi… përbënin një ‘Trekendësh Bermude’… në rrethin e Lushnjes, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, ish-i internuar në fshatrat e Myzeqesë

December 6, 2025
Next Post
“Projekti ose ‘Naçertania” e Ilia Garashaninit, synonte shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike dhe…”/ Libri i ri i gazetarit, publicistit dhe diplomatit të njohur

“Përveç ndihmës së sulltanit, shqiptarët mund të llogarisnin në favor të tyre kundër serbëve, përkrahjen e Vienës...”/ Projekti antishqiptar ose “Naçertania” e Ilia Garashaninit, ish-kryeministër i Serbisë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme