• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, June 3, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Autokritika e dytë e Mehmet Shehut, 12 nëntor ’81: “Po të ishte këshilluar Fiqreti me shoqen Nexhmije, para se të bënim fejesën e djalit do të…”/ Letra për Enverin

“Shoku Enver dhe shoku Ramiz, pa ditur gjë për rrethin familjar të Qazim Turdiut, erdhën dhe…”/ Dokumenti ‘Tepër sekret’, 17 dhjetor, 1981
Autokritika e dytë e Mehmet Shehut, 12 nëntor ’81: “Po të ishte këshilluar Fiqreti me shoqen Nexhmije, para se të bënim fejesën e djalit do të…”/ Letra për Enverin
“Jo Sigurimi, por Partia zbuloi puçistët e Ballukut, sabotatorët e Këllezit, të artit e kulturës me Paçramin, Lubonjën e Kadarenë…”/ Dokumenti ‘Tepër sekret’, mbledhja e Byrosë, e ’82-it
Autokritika e dytë e Mehmet Shehut, 12 nëntor ’81: “Po të ishte këshilluar Fiqreti me shoqen Nexhmije, para se të bënim fejesën e djalit do të…”/ Letra për Enverin
“Enver Hoxha s’ka gisht në eliminimin e babait tonë, pasi Nexhmija me djalin e madh, Ilirin…”/ Dëshmia e rrallë nga Belgjika, e të birit të Ndue Marashit
Autokritika e dytë e Mehmet Shehut, 12 nëntor ’81: “Po të ishte këshilluar Fiqreti me shoqen Nexhmije, para se të bënim fejesën e djalit do të…”/ Letra për Enverin
Autokritika e dytë e Mehmet Shehut, 12 nëntor ’81: “Po të ishte këshilluar Fiqreti me shoqen Nexhmije, para se të bënim fejesën e djalit do të…”/ Letra për Enverin

Dashnor Kaloçi

Pjesa e njëzetenjë

Memorie.al publikon disa dokumente të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), ku ndodhet një dosje voluminoze me materiale arkivore të cilat mbajnë siglën ‘Tepër sekret’, të cilat i përkasin periudhës së viteve 1981-1982, me raporte, relacione, dëshmi, informacione, proçes-verbale të mbledhjeve të Byrosë Politike dhe sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, etj., duke filluar nga ajo që u mbajt për të shqyrtuar dhe analizuar autokritikën e ish-kryeministrit Mehmet Shehu në dhjetorin e vitit 1981, për shkak se kishte lejuar fejesën e djalit të tij, Skënderit, “me një vajzë e cila në rrethin e saj familjar kishte disa të arratisur politikë”, mbledhja maratonë e Byrosë Politike e pasdites së 17 dhjetorit të tij viti që vazhdoi deri në orët e vona të asaj nate, ku u shqyrtua ai problem me debatet dhe diskutimet e të gjithëve anëtarëve që “kryqëzuan” ish-kryeministrin Shehu, mbledhja e paradites së 18 dhjetorit, pas lajmit se kryeministri Mehmet Shehu kishte vrarë veten, mbledhja maratonë e Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së e datës 20 shtator të vitit 1982, me temë: “Analiza e gabimeve të rënda të Kadri Hazbiut, të kryera gjatë periudhës kur ai ishte zv/ministër dhe ministër i Punëve të Brendshme”, ku Enver Hoxha nisi fillimisht akuzat ndaj Kadri Hazbiut, duke e joshur atë si “besnik i Partisë”, (në mënyrë që ai “t’ja hapte zëmrën Partisë”, duke folur kundër ish-kryeministrit Mehmet Shehu), ku që në fillim të fjalës së tij, Enveri u shpreh: “Pas puçistëve në ushtri, zbuluam grupin tradhtar në ekonomi të Abdyl Këllezit, Koço Theodhosit dhe Kiço Ngjelës me shokë. Edhe këtë grup e zbuluam ne këtu, nuk e zbuloi Sigurimi i Shtetit. Po kështu mund të themi edhe për zbulimin e grupit të Fadil Paçramit, të Todi Lubonjës dhe të një sërë njerëzish të tjerë të lidhur pas tyre, si Ismail Kadareja me shokë, nuk e zbuloi Sigurimi, por ajo punë armiqësore u zbulua nga ana e Komitetit Qendror”, etj.! Të gjitha këto dhe të tjera dokumente me siglën ‘Tepër sekret’, do të publikohen në disa numra me radhë, ekskluzivisht nga Memorie.al

                                                    Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

Dokumenti ‘Tepër sekret’ me korrespodencën ndërmjet Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut në datat 19 dhe 28 tetor të vitit 1981, pas autokritikës së ish-kryeministrit Mehmet Shehu, dërguar Enver Hoxhës dhe Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së, lidhur me fejesën e djalit të tij, Skënderit, me “një vajzë me përbërje shumë të keqe politike”!

                 Tepër sekret

“Projekt-autokritikë” (“Autokritika e parë”) që Mehmet Shehu i ka dërguar shokut Enver Hoxha dhe “Autokritika” (Variant i dytë) drejtuar shokut Enver Hoxha dhe shokëve të Byrosë Politike të Komitetit Qendror si dhe proces-verbali i mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së, datë 17 – 18 dhjetor  1981: Për analizën e gabimit të rëndë të kryer nga ish-anëtari i Byrosë Politike, Mehmet Shehu, lidhur me fejesën e djalit me një vajzë  me përbërje shumë të keqe politike. 

Dokumenti arkivor me letrën e ish-kryeministrit Mehmet Shehu, dërguar Enver Hoxhës dhe Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, ku ndodhet autokritika e dytë e tij, në lidhje me “gabimin që kishte bërë për fejesën e djalit të dytë, Skënderit, me vajzën e prof. Qazim Turdiut”!

Ka pasur edhe raste kur më është dashur që me ndërgjegje të jem treguar impulsiv. Bile edhe eksploziv, dhe sepse në këto raste të veçanta, kjo është bërë kurdoherë kundër armikut gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, ose në ndonjë rast, edhe në luftën kundër revizionistëve modern. Por, ndërsa në ato raste që përmenda duhej marrë vendimi shpejt, por i drejtë, këtu, në rastin e fejesës së djalit tim, që s’ka asnjë ngjashmëri me situatën e luftës së armatosur dhe me raste të tjera kur duhej marrë vendimi i shpejtë, në këtë rast duhej gjykuar medoemos shtruar, pa u nxituar, me gjakftohtësi, duke u matur mirë.

Këtu shpejtimi im, ishte jo vetëm i panevojshëm, por edhe i dëmshëm, në radhë të parë për interesat e Partisë, sepse, cenohej parimi i luftës së klasave, të Partisë, dhe po të mos ndreqej, siç u ndreq, mund të ndikonte negativisht edhe te të tjerët, në zbatimin e kritereve e të parimeve klasore të Partisë, në raste lidhjesh martesore. Dhe unë e kuptoj thellë, se sa i dëmshëm do të ishte një veprim i tillë, po të mos ndreqej, siç u ndreq, me ndihmën e Partisë, personalisht të shokut Enver. Prandaj jam edhe plotësisht i vendosur që të mos bëjë kurrë më një gabim të ngjashëm me të, të asaj natyre dhe kategorie.

Në këtë rast, unë e siguroj shokun Enver dhe gjithë shokët e tjerë të Byrosë Politike, se në të ardhmen, këtë element negative të karakterit tim, do ta luftoj me forcë, ju siguroj se do të jem, gjithmonë i matur dhe i shtruar, kur nuk duhet shpejtuar, në marrjen e vendimit, natyrisht, pa u treguar edhe i lëkundur e i ngadalshëm në rastet kur situata e kërkon që të merret vendimi i shpejtë dhe i prerë.

  1. Mendoj se një element tjetër negative që më çoi mua në gabimin e rëndë që bëra, për fejesën e djalit tim, ka qenë, ndoshta, ndjenja se “unë kam imunitet”, ndaj influencës së armikut të klasës, ndaj oportunizmit, ndaj rrezikut të djathtë.

Në vendimin që mora, për fejesën e djalit me vajzën e Qazim Turdiut, mendova se, me që “vajza është e mirë dhe mban qëndrim moralo-politik të mirë”, siç më informuan, kurse “familja e saj e ngushtë, s’mban lidhje me farefisin e saj armiqësor”, – në këto kushte, mendova unë atëhere, “s’ka se si, të influencojë ajo vajzë në familjen tonë për të keq, por, në të kundërtën, do të influencojmë ne për të mirë tek ajo”, pa u thelluar në këtë rast, veç të tjerëve, siç thashë më lart, edhe në atë se ç’efekt negativ do të kishte te të tjerët ky veprim i gabuar i imi, në zbatimin e veprimeve të Partisë, në luftën e klasave, në raste martesash, ose dhe në raste të tjera.

Mendoj se ky gjykim i gabuari imi, qëndron mbi sfondin ideologjik të gabuar të “imunizimit tim, nga influence e armikut të klasës”, dhe unë mendoj se kjo ndjenjë imunizimi, e ka burimin tek ajo që, gjatë gjithë jetës sime si komunist, unë nuk kam qenë kritikuar për gabime të karakterit oportunist në luftën e klasave të kësaj shkalle dhe të kësaj natyre, siç është gabimi im i tashëm në lidhje me fejesën e djalit.

Nuk mund të them se ndjenja e imunizimit ndaj influencës së ideologjisë armike, ka qenë dhe është e kristalizuar në mënyrë të ndërgjegjshme tek unë, por në një shkallë ose në një tjetër, qoftë edhe në embrion, duket se ajo ka ekzistuar, siç vërtetohet edhe me faktin e fejesës së djalit me vajzën e Qazim Turdiut.

Po të ndodhte që kjo ndjenjë imunizimi, ndaj influencës së ideologjisë armike, të lejohej që nga gjendja embrionale, të mbinte, dhe nga mbirja të rritej e të përgjithësohej “të lulëzonte” atëhere, ajo do të çonte patjetër në pozita të zakonshme, oportuniste dhe liberaliste, gjë që do të përbënte rrezik për Partinë. Por unë kurrë nuk do ta lejoja këtë në veten time dhe do ta shuaj atë patjetër, siç po e shuaj këtë ndjenjë që në embrion. Natyrisht do të luftoj dhe do ta shuaj këtë ndjenjë të dëmshme, në radhë të parë nëpërmjet kujdesit dhe luftës që duhet të bëje vetë në veten time, që në çdo rast, në çdo veprim e qëndrim timin, të ruhem nga çdo ndjenjë e tillë e huaj.

Duhet të jetë kjo ndjenjë imuniteti si edhe sentimentalizmi mikroborgjez ndaj fëmijëve, që kanë shkaktuar tek unë atë qëndrim, që jashtë familjes të jem i ashpër, në familje të ndodhë që të jem i butë dhe tolerant. Nuk them se nuk e kam zhvilluar luftën e klasave në këto drejtime edhe brenda në familje, bile ndonjëherë kam kaluar edhe në teprime, gjer në ashpërsi, ndaj familjeve në këtë luftë, por ajo, lufta e klasave brenda në familje, nuk është zhvilluar nga ana ime, me metoda pedagogjike e familjare e të nevojshme e siç duket, këtu brenda në familje, ajo nuk ka qenë në shkallën e duhur, që të jepte dhe efektin e duhur. Edhe në këtë drejtim, unë do të luftoj vendosmërisht, për të përmirësuar patjetër gjendjen dhe jam i bindur se ajo do të përmirësohet dhe do të vijë në frontin ideologjik, me familje plotësisht me normat e Partisë.

  1. Një faktor tjetër, ose element negativ i karakterit tim që mendoj se ka influencuar dhe që më ka çuar në gabimin që bëra, ka qenë edhe subjektivizmi edhe njëanshmëria. Unë gjithmonë jam përpjekur që të mos të bie në subjektivizëm dhe në njëanshmëri. Por jeta ka treguar, siç tregon dhe rasti i gabimit tim të kohëve të fundit, se përpjekjet dhe lufta ime në këtë drejtim, nuk kanë qenë në shkallën e duhur, që të çonin në atë që unë të mos bie asnjëherë në subjektivizëm dhe në njëanshmëri, d.m.th., në metodën metafizike, të shikimit të kësaj çështje.

Shikimi i çështjes së vajzës së Qazim Turdiut dhe të familjes së saj e ka burimin në mënyrën dhe në metodën metafizike, që u përdor nga unë në këtë rast, në subjektivizmin në shqyrtimin e kësaj çështje dhe kjo tregon se unë jam i çliruar plotësisht nga subjektivizmi në gjykimin për njerëzit dhe se ai, subjektivizmi, në një mënyrë ose në një tjetër, ndodh që është prezent në gjykimin tim, në raste të veçanta për çështjet dhe fenomenet. Nuk mund të them se metoda metafizike, njëanshmëria dhe subjektivizmit, karakterizojnë gjithë jetën dhe gjykimin tim revolucionar, por them se, subjektivizëm dhe njëanshmëri, ka akoma tek unë.

Po të kisha vënë unë në balancën e gjykimit të çështjes së familjes së Qazim Turdiut të gjitha anët komplekse të kësaj çështje, ashtu siç duhej t’i vija, por që s’i vura, për arsyet që thashë, atëhere patjetër që do të konstatoja se, ndërsa ana “pozitive” e kësaj familje peshonte të themi, një gram, anët negative të saj, peshonin 10 tonelata dhe atëhere, do të hapja sytë dhe do të hiqja dorë nga konkluzioni i gabuar që të aprovoja fejesën e djalit tim me vajzën e Qazim Turdiut. Unë ju siguroj se edhe në këtë aspekt të çështjes, për të luftuar e zhdukur këtë element negative të mendimit e të veprimit, do të bëj kthese rrënjësore dhe se nuk do të bie kurrë në gabime në të cilat të çon subjektivizmi dhe njëanshmëria në gjykimin e çështjeve.

  1. Në faktor ose element negative që mund të ketë çuar në atë që ndonjë shok ose njerëz të veçantë që mund ta kishin marrë vesh veprimin që po bëhej për lidhjen e fejesës të djalit tim me vajzën e Qazim Turdiut përpara se të konkretizohej kjo fejesë dhe nuk erdhën tek unë, me iniciativën e tyre, për të më sinjalizuar ose për të më kritikuar për hapin e gabuar që po hidhja në këtë rast, mendoj se është edhe një element i tillë i karakterit tim, siç është edhe mungesa, në mjaft raste e taktit të nevojshëm që praktikohet nga unë sidomos në kërkuarjen e llogarisë për zbatimin e detyrave, gjë që lidhet edhe me temperamentin tim të rrëmbyer.

Natyrisht, llogari për zbatimin e vendimeve ne duhet të kërkojmë medoemos. Kështu na mësojnë Partia dhe shoku Enver, këtë e dikton edhe vetë jeta. Por Partia e shoku Enver na mësojnë se na porosisin edhe që kërkuarja e llogarisë duhet bërë me taktin e duhur, me metoda partie, që edhe llogarinë ta kërkojmë si duhet edhe i kritikuari të ndreqet, por edhe të inkurajohet ai për të zhdukur të metat dhe jo që ai të vritet shpirtërisht.

Nuk mund të them se krejt metoda ime për kërkuarjen llogari është e gabuar, por them se ka teprime, ka edhe raste ashpërsie të tepruara, që në disa raste, i kalon caqet e metodës së drejtë që duhet përdorur në kërkuarje llogari. Metoda e kërkuarjes llogari për zbatimin e detyrave jo gjithmonë me taktin e duhur nga ana ime ndaj vartësve ka pasur raste që edhe i ka vrarë shpirtërisht të kritikuarit, pavarësisht se kritika mund të ketë qenë e drejtë. Natyrisht, këtyre shokëve që edhe janë vrarë shpirtërisht nga kritika ime, që është bërë pa taktin e duhur, kur ka qenë rasti, unë e kam kërkuar ndjesë me sinqeritet të plotë. Dhe është në natyrën time që shumë shpejt pendohem kur arrij në një teprim të tillë. Aq sa nxehem shpejt në raste të këtilla, aq shpejt edhe pendohem. Pendohem shpejt në këto raste, saqë ndodh që edhe gjumi s’më zë gjersa t’i kërkoj ndjesë, personalisht ose edhe publikisht, shokut të prekur, kur ka qenë rasti.

Do të desha të them se mendoj që mungesa e taktit të duhur nga ana e ime në kërkuarjen e llogarisë për zbatimin e detyrave, që disa herë është edhe e ashpër, është një ndër shkaqet e atij fakti që shokët ngurojnë të më vënë në dukje të metat, të më kritikojnë në kohën e duhur për gabimet e mija, siç është p.sh. edhe rasti i mosvënies në dukje të të metave që kanë vërejtur në zhvillimin e luftës së klasave në familje nga ana ime, për të cilën fola më sipër. Unë do të përpiqem dhe do të luftoj me të gjitha forcat që ta ndreq këtë gjendje, ta përvetësoj taktin e duhur në bërjen e kritikës dhe kërkuarjen e llogarisë për zbatimin e detyrave dhe kam besim se do ta ndreq, në radhë të parë me ndërgjegjen dhe me përpjekjet e mija, por edhe me ndihmën e shokëve. Dhe që të mund të inkurajojë kritikën e shokëve ndaj meje, do përpiqem që nga njëra anë, unë vetë të bëj më shumë autokritikë ndaj gabimeve, të metave dhe mungesave të mija dhe nga ana tjetër, t’i dërgojë më me tepër vëmendje e kujdes vërejtjet, mendimet dhe kritikat e të tjerëve.

  1. Mbyllja në vetvete kur është rasti për çështje familjare mendoj se është një element tjetër negative që ndikoi tek unë në bërjen e gabimit tim për të cilin po flas. E them këtë, sepse kam bindjen e plotë se gabimi që bëmë, me siguri do të ishte evituar po të isha këshilluar me shokun Enver, ose qoftë edhe me ndonjë shok tjetër, ose po të ishte këshilluar, të themi Fiqreti me shoqen Nexhmije ose dhe me ndonjë shoqe tjetër, para se të vendosnim për fejesën e djalit. Por atëhere unë mendova: “Të mos e shqetësoj shokun Enver për një çështje të këtillë”. Dhe mendova kështu duke u nisur nga gjykimi e ndjenja se i gjithë vlerësimi im për çështjen e fejesës që u bë mu duk i drejtë, duke u nisur unë nga ai kënd vështrimi i gabuar që thashë – metafizik, subjektivist, sentimentalist mikroborgjez. Edhe në këtë çështje unë influencova te Fiqreti për keq.

Por, kur më shkundi shoku Enver, atëhere mu bë fare e qartë nëse në bazën e këtij gabimi që bëra, qëndronte edhe mendimi i gabuar që “çështjet familjare janë çështje familjare”, kurse “çështjet shoqërore, janë çështje shoqërore”. Unë në teori e di që çështjet familjare janë edhe çështje shoqërore e për ne komunistët janë edhe çështje partie dhe ato nuk ndahen e nuk mund të ndahen nga njëra-tjetra. Dhe duke u nisur po nga ky gabim, u arrit në thellimin e mëtejshëm të tij nga ana ime, saqë shoku Enver e shoku Ramiz, pa ditur gjë mbi rrethin e keq familjar të Qazim Turdiut, duke mos u shkuar atyre kurrë ndërmend se unë do të kisha lidhur fejesën e djalit me vajzën e një familjeje me përbërje politiko-shoqërore të keqe, me rreth armiqësor, erdhën si shokë e vëllezër, e më uruan për fejesën (dhe për shtëpinë që më rindërtoi Partia), ndaj të cilëve unë jam fajtor dhe u kërkoj ndjesë me sinqeritet komunist e me ndërgjegje të vrarë. Memorie.al

                                                         Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 25 Mars 2022

Next Post

“Kur benzina u shtrenjtua, një shqiptari të squtë, i shkoi ndërmend të sjellë disa karroca kuajsh të përdorura italiane dhe…”/ Libri i suedezit që vizitoi Shqipërinë në ’35-ën

Artikuj të ngjashëm

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

May 31, 2025
“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Dossier

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 31, 2025
“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia
Dossier

“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia

May 30, 2025
Next Post
“Kur benzina u shtrenjtua, një shqiptari të squtë, i shkoi ndërmend të sjellë disa karroca kuajsh të përdorura italiane dhe…”/ Libri i suedezit që vizitoi Shqipërinë në ’35-ën

“Kur benzina u shtrenjtua, një shqiptari të squtë, i shkoi ndërmend të sjellë disa karroca kuajsh të përdorura italiane dhe…”/ Libri i suedezit që vizitoi Shqipërinë në ’35-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!