• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, March 23, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Letra për Enverin: “Unë as sot nuk i pranoj në shtëpinë time, dy kushërirat e para nga nëna, të cilat janë…”/ Autokritika e dytë e Mehmet Shehut, 12 nëntor ‘81

Akuzat e Rita Markos: “Shoku Mehmet i ofendon rëndë njerëzit, siç bëri me ministrin Viktor Nushi e Nesip Ibrahimin, që e detyroi të qante, sepse…”/ Mbledhja e Byrosë, 17 dhjetor ‘81
Letra për Enverin: “Unë as sot nuk i pranoj në shtëpinë time, dy kushërirat e para nga nëna, të cilat janë…”/ Autokritika e dytë e Mehmet Shehut, 12 nëntor ‘81
Letra për Enverin: “Unë as sot nuk i pranoj në shtëpinë time, dy kushërirat e para nga nëna, të cilat janë…”/ Autokritika e dytë e Mehmet Shehut, 12 nëntor ‘81
Akuzat e Enverit: “Mehmeti edhe Fiqreti ka bërë faje të mëdha, ajo ka botuar pa leje referate, pa të cilën nuk lejohen edhe ato të…”/ Mbledhja e Byrosë, 17 dhjetor ‘81
Letra për Enverin: “Unë as sot nuk i pranoj në shtëpinë time, dy kushërirat e para nga nëna, të cilat janë…”/ Autokritika e dytë e Mehmet Shehut, 12 nëntor ‘81
Letra për Enverin: “Unë e dhashë aprovimin për fejesën e djalit, Skënderit, me vajzën e prof. Turdiut, duke u nisur nga…”/ Autokritika e dytë e Mehmet Shehut, 12 nëntor ‘81
0
Shares
2.3k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Pjesa e njëzetë

Memorie.al publikon disa dokumente të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), ku ndodhet një dosje voluminoze me materiale arkivore të cilat mbajnë siglën ‘Tepër sekret’, të cilat i përkasin periudhës së viteve 1981-1982, me raporte, relacione, dëshmi, informacione, proçes-verbale të mbledhjeve të Byrosë Politike dhe sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, etj., duke filluar nga ajo që u mbajt për të shqyrtuar dhe analizuar autokritikën e ish-kryeministrit Mehmet Shehu në dhjetorin e vitit 1981, për shkak se kishte lejuar fejesën e djalit të tij, Skënderit, “me një vajzë e cila në rrethin e saj familjar kishte disa të arratisur politikë”, mbledhja maratonë e Byrosë Politike e pasdites së 17 dhjetorit të tij viti që vazhdoi deri në orët e vona të asaj nate, ku u shqyrtua ai problem me debatet dhe diskutimet e të gjithëve anëtarëve që “kryqëzuan” ish-kryeministrin Shehu, mbledhja e paradites së 18 dhjetorit, pas lajmit se kryeministri Mehmet Shehu kishte vrarë veten, mbledhja maratonë e Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së e datës 20 shtator të vitit 1982, me temë: “Analiza e gabimeve të rënda të Kadri Hazbiut, të kryera gjatë periudhës kur ai ishte zv/ministër dhe ministër i Punëve të Brendshme”, ku Enver Hoxha nisi fillimisht akuzat ndaj Kadri Hazbiut, duke e joshur atë si “besnik i Partisë”, (në mënyrë që ai “t’ja hapte zëmrën Partisë”, duke folur kundër ish-kryeministrit Mehmet Shehu), ku që në fillim të fjalës së tij, Enveri u shpreh: “Pas puçistëve në ushtri, zbuluam grupin tradhtar në ekonomi të Abdyl Këllezit, Koço Theodhosit dhe Kiço Ngjelës me shokë. Edhe këtë grup e zbuluam ne këtu, nuk e zbuloi Sigurimi i Shtetit. Po kështu mund të themi edhe për zbulimin e grupit të Fadil Paçramit, të Todi Lubonjës dhe të një sërë njerëzish të tjerë të lidhur pas tyre, si Ismail Kadareja me shokë, nuk e zbuloi Sigurimi, por ajo punë armiqësore u zbulua nga ana e Komitetit Qendror”, etj.! Të gjitha këto dhe të tjera dokumente me siglën ‘Tepër sekret’, do të publikohen në disa numra me radhë, ekskluzivisht nga Memorie.al

                                                        Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

Dokumenti ‘Tepër sekret’ me korrespodencën ndërmjet Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut në datat 19 dhe 28 tetor të vitit 1981, pas autokritikës së ish-kryeministrit Mehmet Shehu, dërguar Enver Hoxhës dhe Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së, lidhur me fejesën e djalit të tij, Skënderit, me “një vajzë me përbërje shumë të keqe politike”!

                                                                                                           Tepër sekret

“Projekt-autokritikë” (“Autokritika e parë”) që Mehmet Shehu i ka dërguar shokut Enver Hoxha dhe “Autokritika” (Variant i dytë) drejtuar shokut Enver Hoxha dhe shokëve të Byrosë Politike të Komitetit Qëndror si dhe proces-verbali i mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së, datë 17 – 18 dhjetor  1981: Për analizën e gabimit të rëndë të kryer nga ish-anëtari i Byrosë Politike, Mehmet Shehu, lidhur me fejesën e djalit me një vajzë  me përbërje shumë të keqe politike. 

Dokumenti arkivor me letrën e ish-kryeministrit Mehmet Shehu, dërguar Enver Hoxhës dhe Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, ku ndodhet autokritika e dytë e tij, në lidhje me “gabimin që kishte bërë për fejesën e djalit të dytë, Skënderit, me vajzën e prof. Qazim Turdiut”!

I dashur shoku Enver,

Të dashur shokë të Byrosë Politike

  1. Te ne në socializëm, në bazë të mësimeve marksiste-leniniste të Partisë, nuk mund të merren të ndarë e të veçuar familja e personi nga shoqëria dhe kur familja e personi i takojnë revolucionit e socializmit, interesi i familjes e i shoqërisë duhet të jenë e janë kurdoherë në harmoni. Po përse ka ekzistuar tek unë ky sentimentalizëm i veçantë, me karakter mikroborgjez për Skënderin, sentimentalizëm që nuk vërehet tek unë dhe për të dy djemtë e tjerë? Kjo ndodh shokë, (e them në kofidencë shoqërore dhe vëllazërore), se me këtë djalë, me Skënderin, unë kam pasur për një kohë të gjatë shqetësime shpirtërore të theksuara.

Kjo ka qenë ana subjektive e çështjes, që më mbërthen fort me sentimentalizmin tim, që bëri të errësoj tek unë në këtë rast, logjika marksiste, që më hodhi në vuajte shpirtërore vërtet të padeklaruara, por të rënda dhe të vazhdueshme, saqë, duke e mbivlerësuar këtë faktor subjektiv e psikologjik, e duke mos e vënë në balancë si dhe sa duhet edhe anën tjetër, anën politiko-ideologjike të çështjes, më çoi më në fund gjer atje që të gaboj siç gabova.

Në këtë mendim e veprim të gabuar timin në këtë rast, bazë nisjeje, është dhe rrëmbimi, veprimi jo i shtruar, jo i thelluar sa duhet, se po të isha thelluar, do të shihja e do ta kisha kuptuar me siguri se gjykimi e veprimi im, ishte jo vetëm në kundërshtim me interesin e Partisë, por edhe kundër interesit të familjes dhe djalit tim, por vetëm u trullosa për një çast, saqë nuk arrita që t’i vlerësoja drejt të dy aspektet e çështjes dhe në këtë rast të veçantë, në mendimin tim, siç e thashë edhe më parë, prevaloj e mbisundoi, aspekti i ndjenjave mbi atë të logjikës së shëndoshë dhe nuk ndodhi e kundërta, ashtu siç duhej të kishte ndodhur, po të qe se tek unë, në ato momente do të mbisundonte logjika marksiste mbi ndjenjën sentimentaliste mikroborgjeze.

E them se kjo, është njëra nga arsyet që më çoi në gabimin që bëra, sepse po ta gjykoja e ta shqyrtoja thellë çështjen dhe jo rrëmbyer, siç e gjykova në fakt, do ta kuptoja se një mendim e veprim i gabuar, ishte si në dëm të interesit të Partisë, po ashtu e në dëm të interes të familjes sime, e cila gjatë gjithë jetës së saj, nuk ka barë një gabim të këtillë, si edhe kundër interesit të vetë djalit. Prandaj kam bindjen e plotë, se po ta gjykoja çështjen thellë, shtruar e me gjakftohtësi, sentimentalizmi mikroborgjez, nuk do të mund të ma errësonte mendimin revolucionar dhe atëherë unë nuk do ta kisha bërë atë gabim.

E kam këtë bindje, se fakti është se unë as sot, nuk pranoj në familjen time, dy kushërirat e para të mijat (nga nëna), të cilat kanë qenë të martuara, qysh para Luftës, njëra me një fshatar të pasur, që pastaj u bë dhe ballist, kurse tjetra e martuar me djalin e njërit që ka qenë ndër udhëheqësit e Luftës së Vlorës (1920), kundër italianëve, por që, djali i tij, (i shoqi i kushërirës sime), u bë ballist dhe luftoi me ne, me armë në dorë gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare. Kurse në rastin e fejesës së djalit tim, gabova rëndë, për arsyet që përmenda më lart dhe që do të vazhdoj t’i shtjelloj më poshtë.

Do të desha të theksoja se unë nuk duhet të kisha bërë këtë gabim, qoftë edhe sikur të bëhej realitet, ai dyshim dhe ajo frikë që unë kisha për jetën e djalit, e që më çuan në gabimin e rëndë që bëra. Por unë e realizova që në këtë rast, kisha bërë një gabim të rëndë, vetëm atëhere kur më kapi prej dore shoku Enver dhe më tha: “Ç’po bën kështu Mehmet”!?

Atëhere po, e mblodha vetën menjëherë dhe i thashë shokut Enver, se gabimi do të ndreqej me çdo kusht dhe me këtë fjalë: “me çdo kusht”, kisha parasysh edhe mundësinë që djali të më thoshte: “Unë ta parashtrova çështjen dhe aprovimin vetë më dhe. Unë të thashë që, po të mos aprovohej propozimi im, mund edhe të mos i futesha kësaj pune, se akoma s’kisha marrë kontakt për bisedimet për fejesë me vajzën dhe fundi i fundit, martesa për mua, mund edhe të mos behet fare problem”, e pastaj djali të kalonte në gabim akoma dhe më të rëndë, gjer në dëshpërim ekstrem.

Kështu mendoja unë, i nisur gjithmonë nga ato konsideracione që thashë, por Skënderi, megjithëse bëri faj që nuk zgjodhi ndonjë vajzë, sipas kritereve politike shoqërore, që i kishim rekomanduar unë dhe Fiqreti, por vajti dhe ra në vajzën që thashë, ai ruajti gjakftohtësinë dhe reagoi drejt, pikërisht siç e parashikoi shoku Enver dhe jo siç admetohej edhe një mundësi ekstreme e këtillë, me supozimin tim subjektivist, jo realist, sentimentalist dhe mikroborgjez.

Unë e kuptoj tash rrezikshmërinë e mënyrës së gjykimit që i bëra kësaj çështjeje, duke mbivlerësuar faktorin psikologjik (ndjenjën subjektiviste, sentimentalizmin mikroborgjez ndaj djalit), dhe duke mos vënë në balancë në shkallën e duhur, që të mbisundonte plotësisht, faktori tjetër, faktori ideologjik klasor, logjika marksiste-leniniste. Por ky gabim i imi, u shfaq në rrethanat e veçanta që përmenda më sipër dhe nuk mendoj se është karakteristikë e përgjithshme tek unë.

Unë kurrë nuk do të lejoj më në veten time, që të mendoj e të veproj siç veprova në këtë rast të veçantë, kur, me gabimin që bëra, preka parimin e Partisë, mbi luftën e klasave dhe kurdoherë do të zbatoj me përpikëri të gjitha parimet e Partisë në të gjitha fushat e jetës.

  1. Një element tjetër negativ që më çoi mua në këtë gabim të rëndë, është edhe karakteri im i rrëmbyeshëm, shumë herë impulsive në jetë, në punë dhe në marrjen e vendimit. Ky element negative në karakterin tim, ka qenë pothuajse i përhershëm, gjatë gjithë jetës sime, si para Luftës, ashtu dhe gjatë Luftës, dhe pas Luftës. Impulsiviteti shfaqet tek unë edhe në jetën familjare.

Unë këtë element negativ në karakterin tim, e kam njohur, edhe publikisht dhe e njoh, në raste të ndryshme, kam bërë edhe autokritikë dhe jam përpjekur që ta luftoj atë, sepse e di, që nuk është një veti normale, veçanërisht për një komunist dhe sidomos për një udhëheqës. E si rezultat i luftës sime kundrejt këtij elementi negative në karakterin tim, kam pasur edhe ndonjë përmirësim, por jam i ndërgjegjshëm se kjo e metë, nuk është zhdukur akoma dhe siç thashë nga koha në kohë shfaqet edhe gjatë punës, sikurse shfaqet edhe në jetën familjare.

Qe pikërisht ky element negativ, njëri nga faktorët dhe elementët negative që më çuan mua të gaboj edhe në lidhje me fejesën e djalit. Kështu, i shtyrë nga temperamenti im i rrëmbyer, unë shpejtova, precipitova: meqenëse djali do të nisej ato ditë për në Suedi, për të vazhduar studimet pasuniversitare, thashë se do të ishte mirë që fejesa të bëhej para se ai të largohej. Dhe kështu, nga shpejtimi e precipitimi, e keqja u konkretizua.

Po të mos isha shpejtuar në këtë rast, po të kisha menduar që fejesa të bëhej më vonë, të paktën nga fundi i vitit, atëhere kur djali mund të vinte prap nga Suedia, me rastin e pushimeve të Vitit të Ri, me siguri që ose vetë do të isha thelluar në përmbajtjen e kësaj çështjeje, do të kisha reflektuar e do të tërhiqesha nga ky vendim i gabuar për fejesën, ose do të bisedoja dhe do të këshillohesha me shokët, të cilët që patjetër që do të më ndihmonin e do të më thoshin se, një fejesë e tillë s’duhet bërë.

Në të vërtetë në rastin e fejesës së djalit tim të dytë, Skënderit, unë e shpejtova aq shumë, saqë edhe me Fiqretin, nuk gjykova dhe nuk e shqyrtova gjerë e gjatë dhe nga të gjitha anët çështjen, kurse me dy djemtë e tjerë dhe me bashkëshortet e tyre, as që bisedova fare, por e thashë mendimin tim duke u shpejtuar, duke vepruar kështu, në mënyrë krejt të gabuar, sikur për një çështje të tillë familjare, djalit (Skënderit), “i mjaftonte vetëm mendim im”! Duke reflektuar tashti për këtë çështje, gjykoj se kjo është si të thuash, një mendjemadhësi që e ka burimin te ai koncept i së kaluarës, sipas së cilit, “për çështje të tilla familjare, fjalën e fundit e ka kryetari i familjes.

Në të vërtetë, atëhere kur shfaqa mendimin tim duke aprovuar që të bëhej fejesa, as që më shkoi nëpër mënd një gjë e tillë, por as që të përpiqem të gjej shkaqet e arsyet që më çuan në atë gabim, them se ndoshta, edhe ky ka qenë një faktor. Ose një element negativ, që ka ndikuar për keq në marrjen e atij vendimi të gabuar. Unë e njoh dhe e di si një veti të karakterit tim, që shfaqet edhe në punën time, është shpejtësia në marrjen e vendimit. Natyrisht ka edhe raste të tjera që duhet marrë vendimi shpejt, sepse në ato raste, po s’u morr vendimi shpejt, vonesa të dëmton. Veçse, edhe kur vendimi duhet marrë shpejt, ai prapë se prap, duhet të jetë i peshuar mirë, për të qenë i drejtë.

Por këtu, në rastin e gabimit tim, në lidhje me fejesën e djalit, nuk e kam fjalën për faktorin kohë, këtu nuk është fjala për marrjen e vendimit brenda pesë minutash, brenda pesë orësh, apo brenda pesë ditësh. Në këtë rast, nuk është kjo kryesorja, megjithëse edhe kjo ka rëndësinë e vet. Kryesorja këtu mendoj se është matja, peshimi i anëve negative dhe pozitive të çështjes, para se të marrësh vendim, është vënia në balancë e të gjitha anëve të çështjes, për të cilën gjykon, e pluseve dhe minuseve, e pastaj, pasi të kesh vepruar kështu, të vendosësh drejt, në bazë të interesit të Partisë dhe të shoqërisë.

Ky është një parim i përgjithshëm në marrjen e çdo vendimi. Por kur vendimi ka karakter politik dhe ideologjik, shoqëror, atëhere ky parim, merr karakter më të mprehtë, absolut. Dhe në rastin e fejesës së djalit tim, unë gabova pikërisht edhe për faktin se u shpejtova, si në pikëpamjen e faktorit kohë, ashtu edhe në pikëpamjen e faktorit përmbajtje.

Në qoftë se ky element negativ, në mënyrën time të të vepruarit, në karakterin dhe në stilin tim të punës, do të shfaqej vazhdimisht e në çdo rast në jetën e në punën time, në rast se ky element negative, d.m.th., rrëmbimi në marrjen e vendimit do të qe një karakteristikë e përhershme dhe e përgjithshme në jetën dhe në veprimtarinë time, kjo do të ishte e dëmshme. Unë e di se ky element negativ në karakterin tim, ka ekzistuar dhe ekziston, por nuk mendoj se ai është i përhershëm dhe i përgjithshëm, por është i tillë që shfaqet në raste të veçanta, siç qe dhe rasti i fundit i fejesës së djalit tim.

Megjithatë ky element negative në karakterin tim, po nuk u mbajt kurdoherë parasysh nga unë dhe po nuk u luftua vazhdimisht nga ana ime, me qëllim që ta zhduk dhe që ai të mos përsëritet në rastet kur nuk duhet marrë vendimi i shpejtë, atëhere kjo, do të ishte edhe në dëm të Partisë, që është kryesorja e kryesores, por edhe në dëmin tim si komunist, si revolucionar. Por unë besoj se kam forca për ta luftuar e për ta zhdukur këtë element negativ dhe ky gabim i rëndë që bëra, do të më vlejë si një mësim i madh për të bërë kthesë rrënjësore, drejt përmirësimit, gjer në zhdukjen e këtij elementit negativ në karakterit tim. Memorie.al

                                                   Vijon në numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 25 Mars 2022

Next Post

”Prefekti i Tiranës, pasardhësi i themeluesit të qytetit, Sulejman Pashë Bargjinit, ka të vetmin merak, që nuk ka...”/ Libri i udhëtarit suedez, që vizitoi Shqipërinë në ’35-ën

Artikuj të ngjashëm

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960
Dossier

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
“Një veturë e zezë e Sigurimit më ndjek nga pas, i vetmi njeri, të cilit i pata treguar se do të arratisesha, më ka…”/ Refleksionet e djalit të ish-kryeministrit, Mehmet Shehu
Dossier

“Pak minuta para se të vdiste, Fiqrete Shehu, më kërkoi t’i merrja kostumin e mire, që kishte në garderobën e burgut dhe më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë, në Zejmen, në ’88-ën

March 19, 2023
Memorie.al
Dossier

“Gjatë pushimeve në Vlorë, kur Sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë, Enver Hoxha, të shkëmbente vizita me Mehmet Shehun, të gjente momentin, për…”/ Deponimet e Fiqret Shehut, gusht ‘83

March 18, 2023
“Nga themelues të shoqërisë aksionare të duhanit në kohën e Monarkisë, në mjekë, matematikanë, muzikantë e shkrimtarë të famshëm…”/ Historia e panjohur e familja elbasanase Kongoli
Dossier

“Nga themelues të shoqërisë aksionare të duhanit në kohën e Monarkisë, në mjekë, matematikanë, muzikantë e shkrimtarë të famshëm…”/ Historia e panjohur e familja elbasanase Kongoli

March 19, 2023
Next Post
”Prefekti i Tiranës, pasardhësi i themeluesit të qytetit, Sulejman Pashë Bargjinit, ka të vetmin merak, që nuk ka…”/ Libri i udhëtarit suedez, që vizitoi Shqipërinë në ’35-ën

”Prefekti i Tiranës, pasardhësi i themeluesit të qytetit, Sulejman Pashë Bargjinit, ka të vetmin merak, që nuk ka...”/ Libri i udhëtarit suedez, që vizitoi Shqipërinë në ’35-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!