• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, December 13, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Mund të vdesin fëmijët e vegjël, prandaj të rishihet urdhëri për heqjen e triskave të bukës ndaj familjeve, që kanë njerzit në burg, pasi…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i vitit 1955, me urdhrin e Kiço Ngjelës

“A e dini se çfarë tha Kiço Ngjela, kur e penguan Andrea Mançon të shkonte në Perëndim, pasi dyshohej se ai…” / Akuzat e Enverit në Plenumin i 7-të, maj ’75, ku u “zbuluan” grupet armiqësore!
“Xhaviti tha se Pilo Peristeri e ka ndarë kot gruan dhe morri një tjetër 20 vjet më të re, e cila është motra e…”/ Përgjimet e “Vigjilentit” për të internuarit e Zvërnecit
“Lista e zezë” e Enver Hoxhës…(pjesa e katërt)
“Kur ishim në spital në Paris, Hysniu më shprehu dyshimet e tij për Ramizin, duke më thënë; po ky…?! Kurse për Nexhmije Hoxhën, unë e dija vetë se ajo…”! / Dëshmitë e rralla dhe akuzat e Vito Kapos
“Enver Hoxha, më donte shumë, më ka ftuar edhe në shtëpi, për 60 vjetorin e tij dhe më thoshte; hajde këtu afër, kurse Nexhmija…”/ Dëshmia e rrallë e këngëtares së famshme
“Mund të vdesin fëmijët e vegjël, prandaj të rishihet urdhëri për heqjen e triskave të bukës ndaj familjeve, që kanë njerzit në burg, pasi…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i vitit 1955, me urdhrin e Kiço Ngjelës
“Mund të vdesin fëmijët e vegjël, prandaj të rishihet urdhëri për heqjen e triskave të bukës ndaj familjeve, që kanë njerzit në burg, pasi…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i vitit 1955, me urdhrin e Kiço Ngjelës
“Mund të vdesin fëmijët e vegjël, prandaj të rishihet urdhëri për heqjen e triskave të bukës ndaj familjeve, që kanë njerzit në burg, pasi…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i vitit 1955, me urdhrin e Kiço Ngjelës

– Kadri Hazbiu u ankua te Hysni Kapo, i cili e detyroi Kiço Ngjelën, të tërhiqte urdhrin që kishte dërguar nëpër institucione e dikastere –

Memorie.al / Një urdhëresë sekrete ishte shpërndarë në 8 qershor 1954 nga Ministria e Tregtisë, për t’u hequr triskat e ushqimit të gjithë familjeve të të burgosurve. Por një vit më vonë, Ministri i Tregtisë Kiço Ngjela, duket “ishte penduar”, pasi kishte kuptuar pasojat e saj. Fëmijët jetimë dhe me nëna të pamundura për punë, që ishin një pjesë e mirë e familjeve me të burgosur politikë në Shqipëri, kishin mbetur rrugëve të uritur e pa mundur të blinin as bukën thatë. Duke u nisur nga kjo gjendje, ministri Kiço Ngjela nxjerr një shkresë tjetër me 19 gusht 1955, ku vendos një shtesë, për të shmangur pasojat e urdhrit të një viti më parë. 

Ai ishte koshient se heqja e triskave të ushqimit në familjet e të burgosurve, do të thoshte se fëmijët e këtyre familjeve do të vdisnin nga uria. Shtesa në shkresën e re, sipas ministrit Kiço Ngjela; “ka për qëllim vetëm të evitojë vdekjen e personave që me të vërtetë do të ndodhen para një rreziku të tillë”.

Por gjithashtu ai nuk harron të shënojë në shkresë, se kjo nuk duhet kuptuar si një zbutje e urdhrit të parë. Sidoqoftë, ky “sinqeritet” i ministrit Kiço Ngjela, do të shkaktonte “tërmet” deri në kupolën më të lartë të regjimit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Edhe pse Pjetër Bogdani kishte vdekur, ai u zhvarros nga osmanët dhe u hodh si ushqim qensh në mes të sheshit të Prishtinës, pasi…”/ Historia e panjohur e kryeqytetit të Kosovës, sipas historianit Namani

“Babanë e vranë pas shpine shokët e tij partizanë, po ashtu edhe vëllanë tim ushtarak në 1970-ën, pasi e detyruan të vriste një deputet që do arratisej në ’63-in…”/ Dëshmia e rrallë e Limoz Dizdarit

Kjo ishte një shkresë e pakujdesshme, ku përdorej një gjuhë e patolerueshme për koracën e regjimit, gjuhë e cila mund të përdorej si armë nga propaganda antikomuniste. Ministri i Brendshëm Kadri Hazbiu, ishte i pari që kishte dhënë alarmin për këtë shkresë dhe nënvizonte fjalinë; “ka vetëm për qëllim të evitojë vdekjen e personave që me të vërtetë do të ndodhen para një rreziku të tillë”.

Pas tij, shqetësimi do të shkonte deri tek sekretari i Komitetit Qendror të PPSH-së, Hysni Kapo dhe nuk do të vononte të jepej urdhri, për t’i tërhequr mbrapsht të gjithë kopjet e kësaj shkresë të gabuar.

Lidhur me këto dhe të tjera, bën fjalë dokumenti arkivor që po publikojmë të plotë në këtë shkrim, ku ndodhet shkresa zyrtare e Kiço Ngjelës dhe letërkëmbimi me ish-kreun e Ministrisë së Punëve të Brendshme të asaj kohe, Kadri Hazbiu, ku ngrihet shqetësimi dhe jepet urdhri për ta tërhequr nga qarkullimi.

DOKUMENTI ARKIVOR ME RELACIONIN E MINISTRIT TË TREGTISË KIÇO NGJELA NË VITIN 1955, DËRGUAR KOMITETIT EKZEKUTIV TË QARKUT TË TIRANËS, KOMISIONIT TË KONTROLLIT TË SHTETIT, PROKURORISË SË PËRGJITHSHME DHE MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, LIDHUR ME HEQJEN E TRISKAVE TË BUKËS FAMILJEVE QË KISHIN NJERËZIT E TYRE NËPËR BURGJET POLITIKE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË

MINISTRIA E TREGTISË

Tiranë, 19/8/1955

Dega e Konvergjentëve

Nr.1507 prot.

Lënda: Mbi triskëtimin e familjeve të të burgosurve etj.

                                  KOMITETIT EKZEKUTIV TË K. P. TË QARKUT

                                              (Seksioni i Tregtisë)

Për njoftim

Komisionit të Kontrollit të Shtetit

PROKURORISË SË PËRGJITHSHME

MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME

                                   T I R A N Ë

Në lidhje me tonën nr.1511 sekret dt. 8/6/1954

Duke marrë parasysh se me zbatimin e urdhrit të sipërm në disa raste ka ndodhur që fëmijët jetimë ose me nënë të paaftë për punë, të kenë mbetur pa bukë për shkak të gjendjes së tyre ekonomike jashtëzakonisht të vështirë, me qëllim që nga pamundësia ekonomike të blenë bukën në tregun komercial, të mos rrezikohet jeta e këtyre fëmijëve, kjo ministri, urdhrit në fjalë, i bën këtë shtesë:

1) Kur nga zbatimi i urdhrit të sipërm konstatohet, se për shkak të gjendjes së keqe ekonomike rrezikohet jeta e familjes së fajtorit, t’urdhërohet zyrtarisht Seksioni Tregtisë për pajisjen e saja vetëm me triska buke dhe ushqimi, ndërsa ajo e veshmbathjes të mos jepet.

Për lëshimin e urdhrit në këto raste autorizohet vetëm kryetari i Komitetit Ekzekutiv K. P. Qarkut i cili duhet të marrë më parë mendimin e Komitetit të Partisë.

2) Kjo kompetencë që ju lihet Kryetarëve të Komit. Ekz. K.P. Qarqeve, të mos kuptohet si një zbutje e urdhrit nr.1511 sekr. dt. 8/ 6/ 1954, por ka vetëm për qëllim të evitojë vdekjen e personave që me të vërtetë do të ndodhen para një rreziku të tillë, prandaj duhet të zbatohet drejt dhe të mos çelen shtigje për vërtetimin e pakënaqësive ose privilegjeve, që patjetër do të dëmtojnë keqas dhe do të shtrembërojnë zbatimin e këtij urdhri.

3) Të kihet parasysh gjithashtu që triskat që do të jepen të mos bëhen objekt tregtie nga ana e familjeve përfituese, gjë kjo që shpesh herë është vërtetuar në të kaluarën dhe se në këto raste, për të siguruar jetesën, familjet në fjalë merren me matrapazllëqe të ndryshme, ndërsa fëmijët vegjël i heqin nga shkolla dhe i shtytin të lypin rrugëve ose të vjedhin. Prandaj të porositen organet vartësve për të treguar kujdes të posaçëm në këtë drejtim dhe kur konstatohen raste të tilla, triskat të mos jepen.

                                                                 Ministri

                                                           (Kiço Ngjela)

Me urdhër të ministrit

  Zv/ministri

(Zihni Muço) d.v.

                       Vërtetohet njësia me origjinalin

                       Kryetar i degës së konvergjentëve

                                      Kosta Taqo

Kc. Koço Taqo,

Dk. E. Shehu

Kop.14 dt.18/8/55

                                                            ***

                         Z/Kryeministrit

                        Shokut Hysni Kapo

Ky urdhër është lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe bën fjalë mbi triskëtimin e familjeve të të burgosurve etj.

Shoku Kadri Hazbiu është i mendimit se ky akt, i dërguar nëpër qarqe, mund të bëhet mjet në dorën e armikut për propagandë kundër pushtetit t’onë. Ai thotë se udhëzime të tilla duhen dhënë me gojë dhe propozon të tërhiqet mbrapsht ky urdhër (fjala është për frazat ku thuhet: ”…por ka vetëm për qëllim t’evitojë vdekjen e personave që me të vërtetë do të ndodhen para një rreziku të tillë…”, etj, etj,.).

Unë mendoj se vërtet është hartuar keq ky urdhër dhe pajtohem me mendimin e shokut Kadri.-

Sekretari i përgjithshëm:

                                Spiro Rusha

        29/VIII/1955. –

                              Sekret. Përgjith.

Ju njoftojmë se vërejtja e bërë nga M.P. Brendshme u gjet me vend nga zv. kryeministri Hysni Kapo, i cili porositi sot M. Tregtisë sh. Kiço Ngjela, që për frazeologjinë e përdorur të tërheqë letrat në fjalë. / Memorie.al

Koço Prifti

30.8.1955

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ngjitja ime në fron u bë në përputhje me kushtetutën Mbretërore shqiptare, por ajo duhet të ratifikohet nga populli dhe kur situata të më lejojë, unë...”/ Intervista e panjohur e Leka Zogut, Zvicër 1962

Next Post

“Regjizori Hysen Hakani më mori te filmi ‘Ndërgjegjja’ ku isha në rolin e një mësueseje të re, por aty kishte skena dashurie dhe...”/ Dëshmia e rrallë e aktores së njohur Roza Anagnosti

Artikuj të ngjashëm

“Edhe pse Pjetër Bogdani kishte vdekur, ai u zhvarros nga osmanët dhe u hodh si ushqim qensh në mes të sheshit të Prishtinës, pasi…”/ Historia e panjohur e kryeqytetit të Kosovës, sipas historianit Namani
Dossier

December 12, 2025
“Babanë e vranë pas shpine shokët e tij partizanë, po ashtu edhe vëllanë tim ushtarak në 1970-ën, pasi e detyruan të vriste një deputet që do arratisej në ’63-in…”/ Dëshmia e rrallë e Limoz Dizdarit
Dossier

“Babanë e vranë pas shpine shokët e tij partizanë, po ashtu edhe vëllanë tim ushtarak në 1970-ën, pasi e detyruan të vriste një deputet që do arratisej në ’63-in…”/ Dëshmia e rrallë e Limoz Dizdarit

December 11, 2025
“Ju lutem merrni masa që të lejohem të shkonj në Turqi te njerëzit e mi, pasi jam një copë vajzë, s’di as…”/ Zbulohet letra e rrallë e mbesës së Hasan Prishtinës, për Enver Hoxhën, nëntor ‘49

“Për shkollat shqipe në Filat, u caktua si përgjegjës Qamil Efendiu, por atij i dolën shumë pengesa nga autoritetet qeveritare, pasi…”/ Historia e panjohur e mësuesve të gjuhës shqipe në Çamëri

December 9, 2025
“Kur u punua ‘Letra e hapur e Partisë’ në fshatin Dhërmi, isha në presidium, por më kritikuan shumë, ndërsa për një komunist që kishte përdhunuar një vajzë të vogël…”/ Kujtimet e Petro Markos
Dossier

“Po ju dërgonj një çek 100 dollarë dhe ju lutem shumë t’i dorzohet nënës sime Sofia N. Rondo në Himarë…”/ Letra nga SHBA-ës për Enver Hoxhën, në ’68-ën, që s’mbrriti kurrë në duart e plakës 90 vjeçare

December 8, 2025
“Në informacionin tepër sekret dërguar shokut Enver Hoxha nga armiku Kadri Hazbiu, për vend-komandën e Këshillit të Mbrojtjes, ka mashtrime, pasi…”Zbulohet dokumenti i Sigurimit për objektin “Bunk-Art 1”

December 7, 2025
Next Post
“Regjizori Hysen Hakani më mori te filmi ‘Ndërgjegjja’ ku isha në rolin e një mësueseje të re, por aty kishte skena dashurie dhe…”/ Dëshmia e rrallë e aktores së njohur Roza Anagnosti

“Regjizori Hysen Hakani më mori te filmi ‘Ndërgjegjja’ ku isha në rolin e një mësueseje të re, por aty kishte skena dashurie dhe...”/ Dëshmia e rrallë e aktores së njohur Roza Anagnosti

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme