• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, May 21, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ahmet Hoxha, pasi kishte vuajtur 20 vite, duke u arratisur dy herë, të tretën, bashkë me Sali Çakon, arriti deri në kufi, por…”/ Ngjarje dhe personazhe të panjohur të burgut të Spaçit

“Te disa varre përballë burgut të Spaçit, prehet edhe një i afërm i ish-diktatorit Hoxha, që vdiq kur vuante dënimin aty dhe kur e pyesnin; çfarë e ke Enverin, ai…”/ Dëshmia e rrallë e ish-gardianit
“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
“Todi Lubonja shprehet se hetuesi i tij i ka thënë: koka nuk do të mbetet mbi supe po s’i pranove këto, ose do të varim dhe…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, tetor ‘76
Memorie.al

Nga Reshat Kripa

-Historia e panjohur e gazetarit dhe shkrimtarit Halil Laze, e një vështrim mbi librin e tij ‘Arratisja e pamundur’-

Memorie.al / Qysh në faqen e parë të librit ‘Arratisja e pamundur’, e autorit Halil Laze, ndeshim në thirrjen e një të dënuari politikë, në kampin e Spaçit, ose në “vendin ku dreqnit çilnin zogj“, siç e quanin vendasit: “O Zot, a do të ketë një njeri që do të shkruajë këto vuajtjet tona”? Dhe ky njeri që do të shkruante për ato vuajtje, do të ishte ai, biri i dëshmorit të Luftës Nacional-Çlirimtare, por edhe nipi i dy të rënëve, nga radhët e ‘Ballit Kombëtar’, gazetari i njohur i një gazete ushtarake që, papritur dhe pa kujtuar, ashtu si dhe shumë miq të tij, ishte shndërruar në “armik të pushtetit popullor” dhe, si pasojë, vuante dënimin në po atë kamp, ku kishte vuajtur edhe  i dënuari i kampit të Spaçit, që citova më lart. Ky njeri ishte një djalosh i ri, pa mbushur ende tridhjet vjet, i sapomartuar dhe me një djalë, që nuk i kishte kaluar të dy vjetët. Ky njeri ishte Halil Laze.

Shfletoj faqet e librit dhe çuditërisht më duket vetja, sikur jam burgosur përsëri, sikur punoj si skllav, nëpër kampet e tmerrshme të punës së detyruar. Më dalin parasysh kampet e Maliqit, Bedenit, Urës Vajgurore, Vlashukut, Shtyllasit, Bulqizës, Rinasit, Thumanës, Zadrimës dhe plot të tjerë të periudhës time.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi iu arratisën 6 pjestarë të familjes, dhe se paraqesin rrezikshmëri të theksuar për t’u arratisur edhe vetë, komisioni vendosi të internojë Nikollë Dakaj, me të gjithë…”/ Dokumenti sekret, janar 1967

“Preng Biba prej Mirdite, u arratis nga burgu e doli në Jugosllavi e, më pas në SHBA-ës, ku u rekrutu prej forcave ushtarake dhe do të gjente vdekjen në luftimet e Vietnamit…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

Çuditërisht, tmerret e atyre kampeve, më dukeshin të njëjtë me atë të Spaçit, të përshkruar me mjeshtëri nga autori. Dhe nuk mund të ishte ndryshe. Regjimi diktatorial, që kishte gllabëruar vendin, nuk mund të vepronte ndryshe!

Makbethët e shekullit të njëzetë, ishin zhytur në gjak dhe për çdo ditë fundoseshin më thellë në ato pellgje, që i krijuan vetë. Para syve më del shkodrani që, pasi kishte marrë lajmin se e kishte lënë e shoqja, ishte drejtuar drejt telave me gjemba, për t’i dhënë fund jetës.

Gjakpirësit mund ta kapnin dhe ta kthenin në kamp. Por jo, ata donin gjak, ndaj filluan të gjuajnë me armë në drejtim të tij, nga të gjitha anët. Dhe kur mbeti i plagosur rëndë atje, e lanë pa ndihmë në mes të telave, deri sa dha frymën e fundit.

Ai ishte një emigrant i kthyer nga Franca. Kjo gjë i kishte kushtuar burgun. E kishin akuzuar si agjent francez. Dënuar me pesëmbëdhjetë vjet burg. Asnjë nuk e përmendte emrin e tij. Të gjithë e thërrisnin “francezi“. Nuk i vinte njeri i afërm. Vetëm shokët e kampit, e ndihmonin herë pas here. Më së fundi, nuk mundi të duronte më. U hodh mbi telat e kampit, ku dha jetën, nën breshërinë e plumbave të gjakësorëve.

Minoritarin Aristotel, e kishin arrestuar pa mbaruar shkollën e mesme, së bashku me shokun e tij, Kostën. Tani ishte i sëmurë rëndë. Kanceri po e bluante. Një dhimbje e fortë e mundonte. Në ato momente, dilte jashtë dhe thërriste duke iu drejtuar qiellit: – “Oooooo Zoooot! Oooooo nëëëëneeee”!

Kosta e kapte dhe duke lotuar të dy, futeshin në infermieri. Por komanda nuk e besonte. E quanin simulant. Bile njëherë, e dënuan duke e futur në birucë. Ndërsa ai lutej që të vdiste, për të shpëtuar nga vuajtja.

Duke lexuar librin, të dalin para syve shume figura të shquara dhe të nderuara, që nuk u thyen kurrë para makinës monstruoze, që pillte vazhdimisht spiunë dhe provokatorë. Në morinë e këtyre, më lejoni të përmend Çezar Toron, që ishte burgosur pothuajse familjarisht, së bashku me Ylviun dhe Qazimin.

Inxhinierin mekanik (Laureat i Çmimit të Republikës) Ismail Farkën që, gjatë studimeve, ishte dashuruar me një ruse, me origjinë hebraike, gjë që do bëhej shkak për burgosjen e tij, pa marrë parasysh se ishte nipi i Ije Farkës, në shtëpinë e së cilës, kishte bujtur edhe krye diktatori Enver Hoxha.

Xhelal Koprenckën, ballistin e njohur që ishte dënuar tre herë deri atëhere dhe e prisnin edhe dy dënime të tjera, ky i fundit kapital, pasi kishte guxuar t’i shkruante një letër Ramiz Alisë dhe Hysni Kapos. Vangjel Lezhon dhe Fadil Kokomanin, dy gazetarët e afirmuar, që u pushkatuan bashkë me Xhelalin, për të njëjtin motiv.

Qani Sadikun, që nuk duroi dot denoncuesin e tij t’i dilte para syve, apo Xhafer Agarajn, që nuk ndenji më shumë se dhjetë ditë brigadier, pasi nuk njihte se ç’ishte nënshtrimi. Jamarbër Markon, birin e poetit të njohur, Petro Marko dhe piktorin e shquar, Ali Osekun.

Bardhosh Gjonzenelin nga Vlora, birin e profesorit të shkollës tregtare, pushkatuar në vitin 1951 dhe Thoma Grillon, që kishte guxuar të godiste me këpucë portretin e diktatorit. Seit Bathoren, ish-mikun e Babë Myslymit dhe Kryetar i Këshillit Popullor.

Ai e pyeti Babën, se; kush e kishte fajin që Beqir Balluku ishte në burg dhe i tregoi në mirëbesim, se në shtëpi kishte një depozitë plot me armatime. Por nuk kishte shkuar akoma atje, kur e arrestuan dhe dënuan, për t’u kthyer papritur në; “armik të popullit dhe pushtetit popullor”.

Motivi kryesor i librit, siç theksohet edhe në titull, është dëshira e përhershme e të burgosurve, për të këputur prangat e robërisë, për të fluturuar të lirë. Detajet e kësaj arratisje, jepen në libër nëpërmjet dialogut, të personazheve të veprës. Disa janë pro, të tjerë kundër. Disa janë për arratisje masive, të tjerë për të veçantë.

Mbi të gjitha të bie në sy figura e Ahmet Hoxhës, që kishte bërë njëzet vjet burg dhe kishte edhe shumë të tjera për të bërë. Ishte prototipi i të panënshtruarit. Dy herë kishte tentuar të arratisej. Herën e parë, nëpërmjet një makine që kishte prurë çimento në kamp. Hipën në makinë, e ndez atë dhe duke thyer derën, u larguan. U strehua te një kushëriri i tij, që i tradhtoi, duke i spiunuar në organet e Sigurimit, që i kapën në gjumë.

Herën e dytë, sulmuan murin e lart të rrethimit, por përsëri pa rezultat. Pas çdo tentative, një ridënim. Herën e tretë, tentoi së bashku me Sali Çakon. Mundën të arrinin deri afër kufirit. Por duhej kaluar lumi. Ahmeti, nuk dinte not. Saliu u mundua ta merrte me vete, por nuk mundi. Një gjë e tillë, i detyroi të ktheheshin, kur ishin gati në mes të tij. I kapën dhe ridënuan përsëri. Ahmetin me vdekje. Simbolin e rezistencës, e ekzekutuan me ndjenjën e lirisë në zemër.

Ahmeti ishte një nacionalist me zemër të madhe. Kur ndodhej në kalanë e Gjirokastrës, si i internuar, së bashku me të ëmën, vizitohen nga gjeneral Halim Xhelua. Në atë kohë, Ahmeti ishte fare i vogël. Kur i pa gjenerali, tha: – “Edhe këtë do ta vrasim, kur të rritet”. “Fati” e pruri, që të ishin të dy në spitalin e burgut.

Halimi ishte rëndë. Ahmeti i shërbeu deri sa ai u shërua. – “Përse nuk më le të vdisja”?! – e pyeti Halimi, dhe Ahmeti u përgjigj: – “Unë nuk jam lëkurëkuq. Dua që këtu, të njohësh kush janë shqiptarët e vërtetë”.

Pak kohë më vonë, kur mori vesh vetëvrasjen e Halimit, Ahmeti ndau cigare, për shpirtin e tij. Fisniku e tregoi fisnikërinë, edhe në momente të tilla. Libri ka përshkrime mjaft të goditura. Në to shprehet dhimbja e autorit, për jetën e vrarë. Shprehet malli për lirinë, për të afërmit e shtëpisë.

Ja si shkruan ai: “Mbeta shumë keq. Instinktivisht futa kokën poshtë currilit të ujit dhe ndenja ashtu për disa çaste. Më pushtoi një trishtim i madh. Po mendoja si në ethe: – Pse më torturon kaq shumë, o Zot?! Pse më jep shpresën, guximin dhe arsyen dhe pastaj më braktis?! Pse të rri e të vuaj kështu, ditë e netë të tëra, pa asnjë të nesërme?! Pse s’më flet një fjalë?! Vetëm një! Nuk e kupton, se sa shumë po vuaj?!

Uji që dilte nga një tub i shpuar, më rridhte nëpër kokë, më mbulonte gjithë fytyrën dhe, pasi mblidhej te mjekra, binte poshtë tek një lugth betoni. Më dukej sikur në atë çast, po lahesha me të gjithë lotët e nënave shqiptare. Edhe me lotët e nënës time. Me të gjithë lotët e motrave shqiptare. Edhe të motrës time. Me lotët e grave. Edhe të gruas time. Po lahesha me lotët e fëmijëve shqiptarë. Edhe me lotët e djalit tim, për të cilin më kishte përvëluar malli.

Shumë prekës është takimi i autorit me t’ëmën. Një nëne që i janë vrarë të dy burrat. I pari partizan dhe i dyti, vëllai i ‘Heroit të Popullit’ Asim Zenelit, “aksidentalisht“. Një nëne që i ishin vrarë dy vëllezër. I pari me çetat balliste dhe i dyti pushkatuar, pas mbarimit të Luftës. Një nëne që i kishin burgosur të birin, kur në shtëpinë e saj, vinte për vizitë vetë Enver Hoxha.

Ky episod më kujtoi nënën time që erdhi nga Vlora në Bulqizë dhe nuk e lejuan të më takonte, pasi unë isha dënuar, sepse kishim përkujtuar tridhjetepesë vjetorin e Luftës së Vlorës, më 1920! Atëhere u detyrua të ikte me zemër të thyer, duke ia dhuruar ato pak ushqime që kishte sjellë, një nëne dibrane që vinte të takonte të birin.

Ja si shkruan autori: Ç’tmerre e ç’drama kishte kaluar nëna e ime! Dhe ja tashti ndodhej përsëri në tmerrin e pushtetit. Motra ishte në universitet dhe takimet me mua, pa dyshim, nënën e vinin në pozitë shumë të vështirë. Lufta e klasave, ishte shpikja më djallëzore dhe më e paskrupull që ka nxjerrë mendja njerëzore në gjithë historinë e saj.

Lufta e klasave, ishte një kafshë parahistorike (goxillë) që shkeltë, shqepte, shtypte, shqyente, shpërthente e shkatërronte gjithçka. Lufta e klasave, ishte; të gjithë kundër të gjithëve!

Një mbresë të thellë të le episodi i fëmijës së oficer Aliut, që shkonte për ta vizituar doktor Isufi. Të burgosurit mahniten para fytyrës së bukur dhe të pafajshme të fëmijës. Ky episod më kujtoi atë me një tjetër doktor Isuf, Isuf Hysenbegasin e paharruar, në kampin e Vlashukut, në vitin 1953. Djali i operativit të kampit, kriminelit toger Ademi, ishte sëmurë rëndë.

Doktori e vizitoi, ndërhyri te një i burgosur që kishte një penicilinë oleoze, që në atë kohë ishte shumë e rrallë dhe e shpëtoi djaloshin. Por krimineli jo vetëm që nuk ia ktheu më penicilinën, por e dënoi të burgosurin, me izolim në birucë. Nuk thotë kot një fjalë e urtë popullore: – “Gjersa ujku mbetet ujk, ai do plumb dhe jo pambuk”! Por doktori ishte njeri humanitar dhe jo egërsirë, si togeri kriminel.

Takimi në kaush me ish akademistin që kishte mbaruar në Itali, pjesëmarrësin në Luftën Nacional-Çlirimtare dhe komandantin e mjeteve të blinduara pas lufte, dënuar me grupin e deputetëve, i la mbresa të thella. Tri herë i dënuar, ai i tha se kishte bërë njëzet vjet burg dhe tashti ishte dënuar edhe me dhjetë vjet të tjera. Ishte shtatëdhjetë e gjashtë vjeç dhe nuk e dinte, në se do të rronte sa t’i mbaronte edhe këto vite.

Në këtë kohë iu kujtua historia e fotoreporterit dhe kinooperatorit të parë në Shqipëri, Makut, (Mandi Koçi), me të cilin kishin qenë në kaush kur e kishin arrestuar. Ishte shtatëdhjetë e katër vjeç dhe gjykata e kishte dënuar, me njëzet e pesë vjet burgim. Në fjalën e tij të fundit kishte thënë me ironi:

– “Vini dorën në zemër dhe më dënoni me njëzet e gjashtë vjet, në mënyrë që kur të dal i riedukuar, të jem plot njëqind vjeç”.

Episodet ndjekin njeri-tjetrin. Secili më i bukur por edhe më i dhimbshëm se tjetri. Ashtu si vetë jeta e një të burgosuri. Në këto momente më kujtohet shprehja e dramaturgut francez Pjer Korneji, në tragjedinë ‘Sidi’: “Unë jam i ri, është e vërtetë. Por në njerëzit e mëdhenj, vlera nuk matet me numrin e viteve”.

Halil Laze u nda para kohe nga ne, por jeta e tij, aktiviteti i tij letrar, e rendisin në radhën e njerëzve të shquar të vendit tonë. Ai do të mbetet i tillë përgjithmonë në mendjet tona. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Për të denuemit me vdekje, Sigurimi kishte ‘zbulue’ metodën e thyemjes së kockave të kambëve, para ekzekutimit, me qëllim që...”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, nga SHBA-ja

Next Post

Kalendari Historik 9 Dhjetor 2023

Artikuj të ngjashëm

“Inskenimet e kryepolicit, Veli Kondi, në kampin e internimit në Lushnje, ku ai i detyronte kosovarët që të…”/ Dëshmitë e rralla të Nazmi Berishës, që vuajti 20 vite burg
Dossier

“Pasi iu arratisën 6 pjestarë të familjes, dhe se paraqesin rrezikshmëri të theksuar për t’u arratisur edhe vetë, komisioni vendosi të internojë Nikollë Dakaj, me të gjithë…”/ Dokumenti sekret, janar 1967

May 21, 2025
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
Dossier

“Preng Biba prej Mirdite, u arratis nga burgu e doli në Jugosllavi e, më pas në SHBA-ës, ku u rekrutu prej forcave ushtarake dhe do të gjente vdekjen në luftimet e Vietnamit…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 20, 2025
“Kur mësuesi në Tepelenë, më ndaloi dhe më pyeti; nëse unë e doja babën tim, e i thashë po, ai mori vizoren dhe më goditi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të internuarit, Simon Mirakaj
Dossier

“Baballarë të arratisur, fëmijë që nuk i njohën kurrë prindërit, familje të ndara, frikë për të nesërmen, për atë që mund të vinte…”/ Historitë e panjohura të “njerëzve të ndaluar”, të Savrës, Bedatit, Gjazës etj.

May 19, 2025
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Shumë të burgosun, tuj mos durue torturën që i bante hetuesi i tij mizor, Ali Xhunga, t’iu luste atij me nji za të shuem: Aman bre burrë, për hatër t’Zotit, mos ma…”! Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 20, 2025
“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972
Dossier

“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

May 18, 2025
“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës
Dossier

“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës

May 18, 2025
Next Post
Kalendari Historik 1 Dhjetor 2023

Kalendari Historik 9 Dhjetor 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!