Nga Beqir Sina
-Kur publicist dhe gazetari i njohur i “Zërit të Amerikës”, shkruante për ndarjen nga jeta të Kapidan Nikoll Gjon Markagjoni (Gjomarkaj), pinjolli i fundit i familjes së njohur të Derës së Gjomarkajve-
Memorie.al / Në Queens – New York, jep frymën e fundit, më 15 maj 2018, në moshën 90 vjeçare, Kapidan Nikoll Gjon Markagjoni (Gjomarkaj), pinjolli i fundit i familjes së njohur të Derës së Gjomarkajve që, njihen ndër shekuj si: Kapedanët e Mirditës. Ky lajm hidhëroj së tepërmi anëtarët e familjes, miqtë, dashamirët, bashkëluftëtarët dhe bashkëvuajtësit e tij nga burgjet politike dhe kampet e internimit në Shqipëri, nga që Nikolla, është edhe djali i fundit i Gjon Marka Gjonit, por qe patë kaluar edhe një jetë me këta njerëz. Kapidan Nikoll Gjon Markagjoni (Gjomarkaj), ndërroi jetë, i rrethuar nga bashkëshortja, tre fëmijët dhe anëtarët e ngushtë të familjes në shtëpinë e tij, ku ai banonte prej vitesh në Queens – New York.
Për dy ditë në radhë, anëtarët e familjes, miqtë e dashamirët e tij, së bashku me dhjetëra bashkatdhetar, bënë homazhe në shtëpinë mortore “Fox Funeral” (ditën e enjte dhe të premten, me 17 dhe 18 maj 2018).
Ditën e Shtunë në Kishën “Our Lady Queens of Martyrs” në Forest Hills, Queens NY, u mbajt një procesion të cilin e udhëhoqi meshtari i njohur, Dom Pjetër Popaj, i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”.
Arkivoli i mbuluar me flamurin kuq e zi me shkabën dy krenare me trupin e të ndjerit, me të gjitha nderimet, u varros ditën e shtunë në varrezat Mount St. Mary Cemetery Flushing, Queen County, New York, duke i dhënë lamtumirën e fundit këtij pinjolli i fundit i familjes së njohur të Derës së Gjomarkajve, që njihen ndër shekuj si Kapidanet e Mirditës.
Të gjithë procesionin dhe ceremoninë e varrimit, e udhëhoqën anëtarët e ngushtë të familjes, së Kapedanit, si dhe miku i madh i kësaj familje, Tom Mrijaj:
Në fjalim e përmotshëm, ish-gazetari i “Zërit të Amerikës”, Gjek Gjonlekaj, një mik i kësaj familje, i cila ka botuar në gjuhën angleze dhe shqip, librin “ Kanuni i Lekë Dukagjinit” (botuar nga Shtëpia botuese: “Gjonlekaj Publishing Company”, New York, në vitin 1989), tha, se kishte ardhë për të thënë dy fjalë nga që nuk mundej të rrinte, pa i thënë në këtë ditë kumti për të gjithë familjen, miq dhe dashamirët të kësaj familje të madhe mirditore, me tradita ta vyera kombëtare – pra, në mortin e Kapidan Nikoll Gjon Markagjoni (Gjomarkaj).
“Sepse, e kisha si një obligim moral të lidhjeve të mija të veçanta me këtë familje prej disa dekadave në mërgim, ngase lidhjet e mija me këtë familje, filluan pikërisht atëhere kur botova ‘Kanunin e Lekë Dukagjinit’, shqip – anglisht, para pothuajse tridhjet vjetësh” tha ai.
Zoti Gjonlekaj, i cila ka një veprimtari të gjatë me komunitetin shqiptar, kujtojë gjatë fjalës së tij se gjithmonë, kishte pasur takime me Nikollën, dhe ai i tregonte me shumë dashuri dhe pasion gjithmonë për “Kanunin” e Lekë Dukagjinit.
“Madje, tha ai, – Kapidani – Nikolla, – më tregonte shumë gjëra që unë personalisht nuk i kisha dëgjuar më parë, pavarësisht se unë isha dhe botuesi i këtij libri në Amerikë, dhe jam marrë shumë me këtë vepër në publikimin e saj. Dhe, mendojë që edhe studiues e dijetar nga institutet dhe universitet që kanë organizuar konferenca rreth studimit të Kanunit të Lekë Dukagjinit, kam bindjen se nuk kanë ditur aq shumë sa Kapedani i Mirditës, sa njohuri të gjëra kishte ai, që nuk janë të shkruara rreth Kanunit”.
“Kanuni i Lëkë Dukagjinit”, tha botuesi i këtij libri, në dy gjuhët angleze dhe shqip, përmban pothuajse 30 kapituj, të veçanta, që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me shtëpinë e Gjon Marka Gjonit, “Kanuni thotë: “Dera e Gjon Markut, është gurë themeli i Kanunit, që në anglisht do të thotë se House of Gjon Markaj ishte The home-stone Code of Lek Dukagjini” .
Pra, këtu bëhet fjalë për rëndësinë që ka pasur kjo shtëpi në interpretimin e ligjeve dhe të zakoneve shqiptare dhe vendimeve të ndryshme gjyqësore, i cili sot mund të shihet si një pa dyshim edhe si një “Gjyq i Lartë – Suprem Court” i të gjitha viseve të veriut të Shqipërisë në atë kohë, kur nuk kishte kushtetutë, atëherë kur mungonte ligji i shkruar dhe vepronte kodi moral i njerëzve kudo në botë.
“Çka do të thotë se; e gjithë kjo histori e gjatë i përket kësaj familje të madhe me një prejardhje pothuajse 600 vjeçare e cila, në atë kohë ishte një dinasti apo principatë që u zgjerua në shumë territore shqiptare, në veri të Shqipërisë. Ku bie në sy për çdo njërin edhe emërtimi i saj MIRDITE, ose pagëzimi me këtë emër kaq të bukur dhe të dashur, emër më i bukur në të gjithë globin, që nuk e gjenë askund në planetin, tonë të quhet një vend “Good Day” apo “si i themi ne shqip “Mirëdita”.
Më tej Gjonleka, tregojë edhe një diçka të cilën ai e quajti shumë interesante : “ Ka qenë një ceremoni diplomimi në vitin 2003, ku koincidenca, pra vajza ime Theresa Gjonlekaj, u diplomua në Hunter Kolegj – Nju Jork, në të njëjtin kolegj me një Gjonmarkaj. Teksa, po vështroja listën e emrave të atyre që diplomoheshin atë ditë , në broshurën e këtij Kolegji, në renditjen alfabetike të mbiemrit më ra në sy menjëherë edhe një emër i dëgjuar, ishte pikërisht Mark Gjonmarku, i cili diplomohej atë ditë në Hunter College, në të njëjtën ditë me time bijë Theresa GjonLekaj”.
“Dhe, natyrisht mua menjëherë më shkojë mendja te familja e madhe e Mirditës ajo e Kapedanit Gjonmarkaj, i cili, qe një nga figurat kryesore të kësaj krahine dhe gjithë Shqipërisë, mbrojtjen e trojeve shqiptare, dhe në luftën kundra komunizmit”, tha Gjonlekaj.
Më pas, Gjonlekaj gjatë fjalës së tij, foli kontributin dhe luftën që ka bërë kjo familje dhe familjet e mëdha të veriut për Bashkimin Kombëtar. “Pavarësisht, se Shqipëria, dhe trojet shqiptare ishin nën pushtimin italian, – tregojë Gjonlekaj, – duhet treguar se shumë shqiptar luftuan dhe punuan për këtë bashkim, qysh në atë kohë, të pushtimit, duke kërkuar e luftuar vetëm për Shqipërinë Etnike”.
“Pra, – theksojë ai – ishin këta shqiptar patriot e atdhetar, që për herë të parë pas shumë dekadash të pushtimeve dhe ripushtimeve, që nga perandoria otomane, serbët dhe grekërit të tokave shqiptare, luftuan edhe me armë në dorë kundër pushtuesve, edhe për bashkimin e të gjitha trojeve etnike shqiptare në Ballkan”.
“Edhe, në kushtet e pushtimit italian ishin nacionalistët ata që luftuan për Shqipërinë dhe lufta e tyre ishte një sukses i asaj kohe që e realizuan Gjon Markagjoni, Kol Bib Mirakaj, Mustafa Kruja, dhe shumë të tjerë. Edhe, sado që studiuesit e historianët e Shqipërisë, e kanë vënë në diskutim këtë periudhë, ajo do të ishte një sukses për këta nacionalist të vërtet dhe periudha më e lavdishme e këtyre patriotëve dhe atdhetarëve”, tha Gjonlekaj.
Duke i quajtur ata patriot e atdhetar që janë brezi i dytë më i dedikuari i çështjes shqiptare, pas rilindjes tonë kombëtare, kur edhe u krijua shteti shqiptar.
“Pra, – ishte në traditën e Mirditës, – u shpreh Gjonlekaj, – me dhënë burra të tillë atdhetar dhe patriot të flakët. Dhe, në veçanti do të shquhet ndër shekuj Kulla e Markagjonit, ku nga mesi i kësaj familje kanë dalë shumë personalitete të njohura të çështjes kombëtare. Ku i parafundit ishte Gjon Marka Gjoni, i cili përmendet edhe në librin e Kol Bib Mirakajt, “Qëndresa e një Kombi”, teksa ai thotë se: “Qëndresa e fundit antikomuniste, e cila mund të quhej edhe epopeja e Gjon Marka Gjonit”.
“E cila, si mbas meje, – tha ai – e vërtetojë dhe e tregojë me vepra se Dera e Markagjonavje Kapedanëve të Mirditës, ishte një derë e njohur e antikomunistëve të përbetuar, qendrës së tyre, edhe rrënjën e atyre anëtarëve të kësaj familje, apo burgosjen dhe internimin në burgjet e kapet e tmerrshme të Enver Hoxhës, për një Shqipëri të lirë e demokratike, pa yllin e komunizmit mbi kokë, siç ishte dhe djali i tyre, i ri fare. Mark Gjon Marku, që u vra në luftën me çetat komuniste.
Për të cilin ka shkruar edhe poeti i njohur Ernest Koliqi, i cili i kushton një poem – një elegji atij dhe Ndoc Mirakës, poezi këto që mund të konsiderohen edhe si dy poemat më të bukura të letërsisë shqipe.
Mirëpo, dëshirojë të them se: “Këto familje vazhdojnë të ruajnë me mishërim traditën e tyre. Familja e Gjon Markaj, sot është është me 25 anëtar e cila, shpresojmë se një ditë do të kthehet në atdhe dhe do të japin sado pak kontributin e tyre ashtu si të parët e tyre”.
Meshtari, Dom Pjetër Popaj – i cili kreu lutjen dhe bekimin foli edhe për të ndjerin. Kapidanin Nikoll Gjonmarkaj, në lamtumirën e fundit, i cili vdiq, në moshën 90 vjeçare, si pinjolli i fundit i familjes së njohur të Derës së Gjomarkajve, që njihen ndër shekuj si Kapidanet e Mirditës.
“Në Orosh të Mirditës në Derën e Kapidanit Gjon Marka Gjoni, u lindën fëmijët: Marku, Ndoja, Lleshi, Deda e Nikolla, si dhe Dava, Gjela, Marta, Dila dhe më e vogla Bardha, ata kanë i lindur mes shkrepave të Oroshit në Mirditës, që s’u mposht as nga torturat e regjimit komunist, duke bëri vite të tëra burg dhe internime, nëpër burgjet e kampet e internimit nën diktaturën komunistë në Shqipëri”, tha Dom Pjetër Popaj, duke i dhënë një nderim të veçantë kësaj familje.
Si mik i ngushtë i kësaj familje dhe udhëheqës i këtij procesioni, foli edhe Sekretari i Përgjithshëm të Lidhjes së Tretë Shqiptare të Prizrenit në SHBA-ës, studiuesi dhe publicist, Tomë Mrijaj – autor i disa librave përfshirë edhe atë për familjen e njohur të Derës së Gjomarkajve, që njihen ndër shekuj si Kapidanet e Mirditës.
Miraj në emër të familjes, dha një falenderim të posaçëm të gjithë pjesëmarrësve në këtë ceremoni mortore dhe varrimin e Kapidan Nikoll Gjon Markagjoni (Gjomarkaj), pra nderimet që ju bën për dy ditë dhe pjesëmarrjen në varrim.
Po ashtu, ai lexojë edhe telegramet e ngushëllimit që dërguan kryetari i Lidhjes së Prizrenit në emër të saj z. Ismet Berisha.
Telegramin e ngushëllimit i Shoqatës se Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit”, me rastin e kalimit në amshim të Kapidan Nikollë Gjomarkajt, dhe mesazhet e ngushëllimit nga Arqipezhvi i Tivarit, Rrok Gjolleshaj, Don Anton Kçira, Don Nike Ukgjini, zotërinjtë, Mergim Korca, Paul Tedeschini, Sami Repishti e tjerë.
Kush ishte Kapidan Nikoll Markagjoni?
Kapidan Nikoll Gjon Markagjoni (Gjomarkaj) ka lindur në Orosh, Mirdita, më 1928. Nikolli ishte 17 vjeç kur, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes, gratë dhe fëmijët, në vitin 1945 u internuan në kampin në Berat. Pas kampit në Berat, kjo familje u transferua në kampet e tjera të detyruara të punës në Shqipëri.
Ata ishin në kampin: Uznoves – Kuçovës sot, në rrethin e Beratit; Shijakut; Valias Tiranë, dhe më pas në kampin famëkeq Turan – Tepelenë dhe pastaj fshatrat malore në rrethin e Gramshit dhe në Elbasan, Maliq – Korçë, Delvinë, Porto Palermo – Himarë, kënetat e Vlorës, dhe Lushnjes.
Ndërsa disa pjesëtar të kësaj familje, kaluan mbi 45 vjet në burgjet e Enver Hoxhës, burgun e Burrelit dhe Spaçin e Mirditës.
Vetë ai punoi për disa vjet në kushte të tmerrshme dhe tortura çnjerëzore në kapet e punës së detyrueshme, së bashku me shumë anëtar të familjeve të mëdha dhe nacionaliste shqiptare përfshirë edhe familjen time, që ka qenë në të gjitha këto burgje dhe kampe internimi .
Në prill të vitit 1945, familja e Kapidanit të Mirditës u arrestua dhe u mbajt në shtëpinë e z. Guljem Luka në Shkodër. Kjo shtëpi ishte ngjitur nëpër rrugët e shtëpisë së Gjon Markagjonit, shtëpisë së tyre familjare, e cila u konfiskua dhe u shndërrua në komandën qendrore të Sigurimit të Shtetit. Shtëpia e Guljem Lukës, u kthye në një burg të vërtetë me mure rrethuese dhe roje policore.
Prej aty, në qershor 1945, u torturuan anëtarët e kësaj familje së bashku me familje të tjera të cilat i sillnin nga fshatra të thella në veri. Ata në fillim nga Shkodra u internuan në kampin e Beratit, ndërsa i dërgonin të punonin në fushat e Uznovës dhe Kuçovës, në grumbullimin e karkalecave të cilët ishin përhapur me shumicë dhe dëmtonin të mbjellurat bujqësore në atë kohë.
Si mbas kujtimeve të Jonuz Ndreut, thuhet se në maj 1949, Nikolla me 9 miq nga Dibra, u arratisën nga kampi Turhan në Tepelenë, duke u përplasur edhe me armë nëpër malet e ashpra të kësaj krahine, me forcat e Ushtrisë dhe të Sigurimit, ku tre prej tyre u kapën. Ndërsa, gjashtë të tjerët, devijuan rrugën dhe u nisën për në kufi në drejtim të ish-Jugosllavisë, dhe hynë në Jugosllavi në anën e Maqedonisë.
Ikën nga “shiu dhe ranë në breshër”, sepse një ish-shërbëtor i UDB-së jugosllave, në zonë, ku ata kaluan kufirin, i quajtur Mustafa Leshi, nga Dibra e Madhe, që i binte të ishte një i afërm i Haxhi Leshit, i dorëzojë ata në kazermat serbe, duke ua përshpejtuar procedurën, për t’i rikthyer ata përmes policisë jugosllave. Kështu që Mustafa Lleshi, me ndihmën e shefave serb, të cilëve u shërbente, u përpoq t’i kthente 6 të arratisurit, përfshirë edhe Nikollë Gjonmarkaj, te forcat e kufirit shqiptar.
Por, siç tregon Jonz Ndreu, që ishte në mesin e këtyre të arratisurve, për fat të mire, ata nuk u dorëzuan tek forcat shqiptare në kufi sepse, dikush nuk i besonte deklaratave që kishte bërë për të gjashtët, Mustafa Lleshi.
Ata u liruan dhe pas një qëndrimi klandestin te disa miqtë e tij nga Dibra, Nikolla, vet i gjashti, u kthye përsëri në kufi por kësaj radhe për në Itali, duke u pranuar më në fund si refugjatë politikë në Itali, ku kaloi së bashku me anëtarët e tjerë të familjes së tij, disa vjet atje.
Ndër miqtë që ikën me Nikollën, ishin: Abdullah Kaloshi, Xhelal Dine, të cilët nuk jetojnë më dhe Jonuz Ndreu, që jeton në veri në Nju Jork.
Nikolla, si mbas rrëfimeve, qëndroi shtatë vjet në Jugosllavi, ku gëzonte respektin e emigrantëve nacionalistë shqiptarë, të cilët ishin të vetëdijshëm për sakrificat që familja e tij kishte vuajtur nën regjimin komunist.
Në nëntor 1956, në Itali, ai iu bashkua babait të tij, Gjon Marka Gjoni dhe vëllait Ndue Gjomarku. Gjatë mërgimit të tij në Perëndim, Nikoll Gjomarku, mbajti poste të shquara të shtypit brenda partisë politike “Blloku Kombëtar Indipendent”, i themeluar nga babai i tij, Gjon Marka Gjoni dhe vëllai i madh Ndue Gjomarku.
Nikolli, u kthye në Shqipëri pas rënies së komunizmit në vitin 1994 dhe u bashkua me vëllain e tij, të mbijetuar atëhere, Dedën dhe me motrat Marta dhe Bardha, së bashku me nipin e tij të ri Gjon Mark Gjomarkaj dhe Kristinën dhe Çelestina Markagjoni, të cilët i takonte për herë të pare, që pas arratisjes së tij të guximshme. Ai u bashkua me ta në shtëpinë e tyre familjare në Shkodër, në atë që thirret “Kulla e Gjonmarkajt”. Nikoll ishte i martuar dhe ka tre fëmijë; Mark, Alex dhe Anna Maria. E gjithë familja aktualisht jeton në Nju Jork. Memorie.al