• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, February 5, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në momentin që një djalë i ri po vinte dinamitin në qafën e bustit të diktatorit Hoxha, një ish-oficer i Policisë, nxori pistoletën e qëlloi…”/ Dëshmia e ish-kryebashkiakut të Shkodrës

“Shkaku dhe pasoja” në kontekstin e botëkuptimit shqiptar
“Në momentin që një djalë i ri po vinte dinamitin në qafën e bustit të diktatorit Hoxha, një ish-oficer i Policisë, nxori pistoletën e qëlloi…”/ Dëshmia e ish-kryebashkiakut të Shkodrës
“Më 2 prill ‘91, kujtoj të bijën e artistit të madh Gjok Vata e cila bëri një akt heroik: kërceu mbi tankun që Dega e Brendshme kishte sjellë aty dhe…”/ Dëshmia e studiuesit të krimeve të komunizmit
“Në dhjetor ’66-të, teksa shkova për stërvitje si zakonisht te këndi ‘Spartak’, traineri ekipit, më doli para dhe me lotë në sy…”/ Dëshmia e trishtë e legjendës së basketbollit shqiptar
“Kur katili më goditi me shkelma në protezën prej druri, iu drejtova: kjo këmbë nuk ndjen dhimbje, se…”/ Dëshmia e trishtë e organizatorit të demonstratës së 13 janarit ’90-të, në Shkodër
“Më 2 prill ‘91, kujtoj të bijën e artistit të madh Gjok Vata e cila bëri një akt heroik: kërceu mbi tankun që Dega e Brendshme kishte sjellë aty dhe…”/ Dëshmia e studiuesit të krimeve të komunizmit
0
Shares
296
VIEWS

Nga Filip Guraziu

Pjesa e njëmbëdhjetë

Memorie.al / Nji nder masat, e reja, “liberale” të regjimit komunist shqiptar, ishte dekretimi i ligjit (Maj 1990), se nuk e konsideronte ma, kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme, si tradhti kombëtare, por vetëm shkelje ligjore, që kishte si pasojë pak muaj burg. Shumë shqiptarë n’atë periudhë, të inkurajuem prej ligjit të ri, iu vërsulën kufirit për me jetue të lirë, larg terrorit komunist. 

Nji pjesë, mbërritën me e kalua kufirin, disa fatzi të tjerë jo, sepse në kufi u përballën me tradhtinë, karakteristike komuniste, të cilët, në kundërshtim me ligjin që ishte dekretua, përdorën armët kundër tyre, tue vra brenda nji kohe të shkurtë, 56 shqiptarë të pafajshëm!

Gjithashtu mund të lexoni

“Cikli epik kushtuar Kosovës pasqyron në veçanti, kujtesën kolektive e cila si e tillë dëshmon si për faktet historike, ashtu edhe për…”/ Libri i ri i studiuesit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Turqia theu me forcë Lidhjen e Prizrenit, krahu radikal i së cilës kërkonte të krijonte një shtet të pavarur, që do t’i dëshmonte Europës…”/ Libri i ri i studiuesit dhe diplomatit të njohur

Vrasja në kufi e të riut, 17 vjeçar, Pëllumb Pëllumbi, në qershor 1990, ngjalli nji zemërim, kaq të fortë të rinisë, sa që  transformoi ceremoninë e varrosjes së tij (16 qershor 1990), – me arkivolin e të ndjerit në krah, nëpër rrugët e Shkodrës, – në nji demonstratë proteste, të ashpër antikomuniste.

Për herë të parë, mbas gati gjysmë shekullit diktaturë, u hodhën parulla antikomuniste, publikisht, ku në qendër të tyre ishte vejusha e zezë, e diktatorit.

Ajo që na pat bë shumë përshtypje, ishte mosveprimi i Sigurimit të Shtetit kundër protestuesve, në ditën e 16 qershorit! Diçka po ndryshonte…! Ndryshim i habitshëm ishte edhe leja për me dalë jashtë shtetit; kush kishte mundësi me pas nji ‘garanci mikpritje në Itali’ (prej të afërmve, miqve etj.), mund të merrte vizën, prej ambasadës italiane.

Liberalizimi (prej zorit) i politikës komuniste shqiptare solli inskenimin dhe nxitjen e mija shqiptarëve, të super mërzitur prej diktaturës dhe varfërisë, për me mësye ambasadat e huaja, dhe me kërkue strehim politik. Kjo ndodhi me 2 korrik 1990.

Aventura përfundoi me sukses, sepse vendet europiane i dhanë azil politik, të gjithë atyre, që kishin hy në ambasada, si edhe i sistemuan me dokumente, shtëpi dhe punë, në vendet e tyre.

Filluan, pak ka pak, me u lirue edhe të burgosun politikë, nji prej të cilëve ishte edhe Dom Simon Jubani (mik i familjes time). Me atë rast, i patëm bë familjarisht nji vizitë kortezie, për me e urue për lirimin prej burgut.

Kur dolëm, ai na përcolli deri te dera e oborrit, dhe na tha: “Me ndihmë të Zotit, kam shpresë se, këtë vit do t’i lusim Kërshëndellat në Kishë”.

Ne u çuditëm, dhe bame urimin. Kur u ndamë prej tij, biseduam në mes nesh: “I shkreti Dom Simon, paska dalë jo mirë me mend prej burgut, pasojë e torturave, me goditje në krye”, por, profetësia e Dom Simonit, u realizua!

Me 4 Nëntor 1990, Dom Simon Jubani zhvilloi lutjen e parë publike, mbas ndalimit të fesë prej komunistëve, te Kapela e varreve të Rrmajit, gjë që u përsërit me 11 Nëntor, kurse me 16 Nëntor, u bë lutja e myslimanëve, te Xhamia e Plumbit.

Duhet kujtue dhe vlersue fakti se, në lutjet fetare të mësipërme, morën pjesë katolik dhe mysliman, së bashku, çka i jep vlerë kombit shqiptar!

Me 8 dhjetor 1990, shpërtheu Lëvizja e Studentëve kundër diktaturës komuniste, kjo datë shënon fillimin e periudhës së pluralizmit politik në Shqipni. Ndryshimi politik i programit të partisë komuniste, mori shpejtësi.

Mbas tre ditëve, u shpall themelimi i partisë së re demokratike (Partia Demokratike), kurse me 13 dhjetor 1990, rinia shkodrane e mbështetun edhe prej qytetarëve, organizuan nji demonstratë të dhunshme, në rrugët e qytetit, në të cilën u thyen xhamat e dyqaneve dhe u plaçkitën (dukuri të pashmangshme në nji vend të varfër, si Shqipnia ku, mbijetonte nji popull i uritur).

Nuk më kujtohet, se, pse atë ditë, isha në Shkodër dhe jo në punë në fshat, kështu që u bashkova me demonstruesit, në sheshin para ndërtesës së sotme të Bashkisë dhe u bana dëshmitar i hedhjes në erë, me dinamit, në qafë të monumentit të diktatorit komunist, Enver Hoxha.

Mbasi monumenti u coptue prej dinamitit, “gavroshat” e Shkodrës, e pshurrne para të tanve, veçse përpara veprimit, u tregun “të sjellshëm”, sepse deklaruan me zë të naltë: “Ftojmë nanat dhe motrat tona të na kthejnë shpinën”!

Në ato momente, super emocionuese nuk më hiqet prej mendjes, veprimi i nji oficeri të policisë (në pension), i cili prej “tronditjes së fortë psikike që provoi”, gjatë përjetimit të përdhunimit të idhullit të tij (diktatorit komunist), nxori revolverin e qëlloi mbi personin që, po vente kurorën e dinamitit në qafën e bustit të diktatorit!

Fatmirësisht, plumbi nuk dëmtoi askënd, unë isha në pozicion vetëm 6 m., larg, dhe pashë gjithçka!

Ai, enveristi kriminel, mbasi qëlloi për vrasje, u mundue me u largue me shpejtësi, por nuk mbërriti me shkue larg, pse nji grumbull i madh njerëzish, i ndërprenë rrugën. I tmerruar, sepse rrezikonte linçimin publik, u fut për me shpëtue, në mjedisin e Bankës Agrare.

Turma e egërsueme e ndoqi mbrapa, thirrjet për linçim vazhduan gjatë, por nëpunësit e bankës, e fshehën dhe nuk e dorëzuan kriminelin. Me kalimin e kohës, e me të butë, gradualisht u qetsua gjendja, dhe turma u shpërnda sepse, atë ditë, kishin tjetër objektiv…! Memorie.al

                                                        Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Nga Tepelena, ai me gjashtë shokët e tij, ikën e kaluan kufirin për në Jugosllavi, por, i afërmi i Haxhi Lleshit, shefi i UDB-së për Dibrën e Madhe, i dorzoi...”/ Historia e panjohur e të birit të Gjon Marka Gjonit

Next Post

“E vërteta e akuzave të Haxhi Lleshit me shpifje dhe trillime ndaj familjes time e ndaj meje, që nga periudha e Luftës e deri...”/ Reagimi i ish-ministres së Arsim-Kulturës, të para viteve ’90-të

Artikuj të ngjashëm

“Ndërsa për Bogdanoviçin, shqiptarët ishin vegla në duart e turqve, për Samarxhiçin, ishin vegla të Selisë së Shenjtë…”/ Kur ideologjia serbe, krijonte imazhin e shqiptarit armik…!
Dossier

“Cikli epik kushtuar Kosovës pasqyron në veçanti, kujtesën kolektive e cila si e tillë dëshmon si për faktet historike, ashtu edhe për…”/ Libri i ri i studiuesit dhe diplomatit Bashkim Trenova

February 5, 2023
Prizren,_group_photo,_1878
Dossier

“Turqia theu me forcë Lidhjen e Prizrenit, krahu radikal i së cilës kërkonte të krijonte një shtet të pavarur, që do t’i dëshmonte Europës…”/ Libri i ri i studiuesit dhe diplomatit të njohur

February 3, 2023
“Në 4 shkurt ’44, kishim në dispozicion 200 deri 300 vetë të armatosur, nga Regjimenti “Kosova” dhe elementë besnikë të Kadri Cakranit…”/ Dëshmia e panjohur e sekretarit të ministrit Deva
Dossier

“Në 4 shkurt ’44, kishim në dispozicion 200 deri 300 vetë të armatosur, nga Regjimenti “Kosova” dhe elementë besnikë të Kadri Cakranit…”/ Dëshmia e panjohur e sekretarit të ministrit Deva

February 3, 2023
“Ftohen familjet, far e fis, ose shokët dhe çdo qytetar, që di emrat e martirëve të 4 shkurtit 1944, t’i njoftojë ata …”/ Çfarë shkruante gazeta “Bashkimi”, më 3 shkurt ’45?
Dossier

“Ftohen familjet, far e fis, ose shokët dhe çdo qytetar, që di emrat e martirëve të 4 shkurtit 1944, t’i njoftojë ata …”/ Çfarë shkruante gazeta “Bashkimi”, më 3 shkurt ’45?

February 3, 2023
“Ashtu si Çubrilloviçi, edhe Gjoko Perin, në qershor 1937, sugjeron transferimin e një pjesë të shqiptarëve të Kosovës në…”/ Libri i ri i publicistit dhe diplomatit të njohur
Dossier

“Ashtu si Çubrilloviçi, edhe Gjoko Perin, në qershor 1937, sugjeron transferimin e një pjesë të shqiptarëve të Kosovës në…”/ Libri i ri i publicistit dhe diplomatit të njohur

February 2, 2023
“Unë jam dëshmitar i shumë arrestimeve ‘në emër të popullit’ nga Sigurimi i Shtetit dhe pas çdo arrestimi, ne thoshim…”/ Dëshmia e rrallë nga Italia e poetit disident
Dossier

“Unë jam dëshmitar i shumë arrestimeve ‘në emër të popullit’ nga Sigurimi i Shtetit dhe pas çdo arrestimi, ne thoshim…”/ Dëshmia e rrallë nga Italia e poetit disident

February 2, 2023
Next Post
“E vërteta e akuzave të Haxhi Lleshit me shpifje dhe trillime ndaj familjes time e ndaj meje, që nga periudha e Luftës e deri…”/ Reagimi i ish-ministres së Arsim-Kulturës, të para viteve ’90-të

“E vërteta e akuzave të Haxhi Lleshit me shpifje dhe trillime ndaj familjes time e ndaj meje, që nga periudha e Luftës e deri...”/ Reagimi i ish-ministres së Arsim-Kulturës, të para viteve ’90-të

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!