• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Nga Lezha, kujtoj mësuese Antonetën, shokët, Kastriotin, Nikolinin dhe Vasilin, kurse të dashurën në Tiranë…”/ Dëshmia e rrallë e afrikanit që, erdhi në ’67-ën dhe jeton ende Shqipëri

“Nga Lezha, kujtoj mësuese Antonetën, shokët, Kastriotin, Nikolinin dhe Vasilin, kurse të dashurën në Tiranë…”/ Dëshmia e rrallë e afrikanit që, erdhi në ’67-ën dhe jeton ende Shqipëri
“Nga Hotel ‘Breshka’, vilat e tregtarëve të Monarkisë, ku ‘prehej’ udhëheqja komuniste, te kampet e pushimit, kabinat dërrase, treni me qymyr dhe…”/ Historia e panjohur e Plazhit të Durrësit
“Nga Lezha, kujtoj mësuese Antonetën, shokët, Kastriotin, Nikolinin dhe Vasilin, kurse të dashurën në Tiranë…”/ Dëshmia e rrallë e afrikanit që, erdhi në ’67-ën dhe jeton ende Shqipëri
“Nga Lezha, kujtoj mësuese Antonetën, shokët, Kastriotin, Nikolinin dhe Vasilin, kurse të dashurën në Tiranë…”/ Dëshmia e rrallë e afrikanit që, erdhi në ’67-ën dhe jeton ende Shqipëri
“Nga Lezha, kujtoj mësuese Antonetën, shokët, Kastriotin, Nikolinin dhe Vasilin, kurse të dashurën në Tiranë…”/ Dëshmia e rrallë e afrikanit që, erdhi në ’67-ën dhe jeton ende Shqipëri

Nga Uvil Zajmi

Memorie.al / Në mesvitet ’60 – ’70-të, një tufë fëmijësh afrikanë, të zënë përdore e me sy të zmadhuar nga frika dhe kureshtja, vunë këmbë në Aeroportin e Rinasit. Ata ishin fëmijë, djem e vajza 7, 8, 9 e 10-vjeçarë që, fshehurazi nga Kinshasa, kishin braktisur vendin e tyre dhe me pantallona të shkurtra zbritën në Rinas, pa ditur gjuhën dhe pa asnjë njohje për vendin ku do të qëndronin për shumë vite. Ata nuk e dinin dhe ishin shumë të vegjël për të kuptuar dhe besuar se do të izoloheshin në atë vend të largët e të panjohur. Do të sistemoheshin, shkolloheshin, do të rriteshin, do të argëtoheshin në vende “të ndaluara” për shqiptarët, ndonjë do të quhej edhe agjent, shumë do të iknin, por pati edhe ndonjë që qëndroi, u martua e vazhdon të jetojë e punojë në Shqipëri.

I vetmi që ka qëndruar në Shqipëri, që jeton në Tiranë dhe punon si mjek reumatolog në Ambulancën e Vorës, është Urbain Massena. Djalë i një funksionari të lartë në qeverinë e Kongos, që u detyrua të largohej fshehur nga vendi për të shpëtuar jetën, duke u kthyer në një banor të pazakontë të Lezhës…!

Nga Kinshasa në Tiranë…!  

Gjithashtu mund të lexoni

“Po si ju shkon ndërmend o ‘të bekuem’, se me vendime politike të nji komunisti pervers si Enver Hoxha, do të ndërroni identitetin kombëtar shqiptar…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

  MOS ZBUKURONI FERRIN!

Gjithçka fillon pas vitit 1965, me grushtin e shtetit në Zaire dhe ardhjen në fron të diktatorit Mubuto, kur shumë kundërshtarë bashkë me familjet e tyre, mes tyre shumë fëmijë, largohen me ndihmën e Kryqit të Kuq dhe sistemohen në shtete të tjera, kryesisht në Europë. Ishin dy grupe, djem e vajza 10-12- vjeçarë që nisen nga Afrika me destinacion Shqipërinë, që u preferua nga afrikanët, si një vend europian ndryshe nga Kina apo dhe Kuba, që i’u propozua fillimisht. Në dhjetorin e vitit 1967, u nisën fshehurazi me anije nga porti i Brazavillit, deri në Tripoli të Libisë, pastaj me avion në Romë dhe prej andej zbresin në Rinas.

Ishte dimër, bënte ftohtë dhe afrikanët e rinj ishin ende me pantallona të shkurtra, pasi kishin lënë temperatura të larta në vendet e tyre. Ndërsa grupi nga Kenia do të sistemohej në Elbasan, ai prej 17 vetash nga Zaire, pasi kishte qëndruar gjashtë muaj në Shtëpinë e Fëmijës në Tiranë, transferohet në Vlorë, në konviktin e Shkollës Mjekësore. Por pas pak muajve, nga ky i fundit, largohen tre të parët, pasi nuk arrijnë të ambientohen dhe grupi reduktohet në 14 të rinj.

Një vit më vonë, tjetër ndarje: Në Vlorë qëndrojnë vetëm 9, ndër të cilët, Zhak Jambu me tri motrat e tij, Maria, Nikolet dhe Klodina, si dhe Liljana e, Elisabeta Mukeda, ndërsa pjesa tjetër nisen për në Lezhë.

Afrikanët në Lezhë…!

Nisur nga kushtet atmosferike, u mendua që afrikanët të vendosen në qytetin e Lezhës dhe fillimisht aty shkuan, Charl Moneng, Charl Devis e Urbain Massena. Pas dy vitesh (1973), me ta do të bashkohej edhe Izhen Mulele me Fosten Mynene. Ardhja e tyre ishte surprizë për banorët dhe në ditët e para e gjithë Lezha gumëzhinte.

Qytetarë të shumtë qëndronin në bulevard, kureshtarë për t’i parë nga afër, kur ata dilnin për shëtitje. Ndërkohë, të ardhurit u këshilluan të mos dilnin në foto e, të mos i tregonin askujt se ku ndodhen, nga frika se i vrisnin familjarët e tyre aty në atdheun e tyre të largët në kontinentin afrikan. Për t’u ambientuar e integruar në jetën e përditshme, secili prej tyre u mor në patronazh nga një bashkëmoshatar vendas, në mënyrë që të mësonin për gjuhën.

Ata u sistemuan në konviktin e qytetit, që ndodhej në kodër, poshtë kalasë, ndërsa merrnin edhe një pagesë mujore prej 1000 lekësh, (të vjetra) si dhe veshje e ushqim, gjithçka të garantuar nga shteti.

Muzikë dhe pantallona Blue – Jenas “Cowboy”!   

Duhet thënë se afrikanët nuk e dinin dhe nuk e kishin kuptuar se sistemi diktatorial që ata lanë në Zaire, ishte edhe më i ashpër në vendin e vogël komunist të Ballkanit, ku zgjodhën për të qëndruar. Sidoqoftë, të trajtuar ndryshe dhe më të lirë se shqiptarët, në veshje, shije, preferenca, patën ndikim në rininë dhe jetën e qytetarëve lezhianë. Sipër në konvikt, bashkë me konviktorët shqiptarë, ata i kalonin netët pa gjumë, me një magnetofon “Philips” dhe një radio “Sondra”, si të vetmet mjete argëtuese.

Izheni, mbante një kitarë në dhomë, të blerë në Tiranë dhe këndonte bukur këngët e Bitëllsave, Elvis Preslin, ato të Sanremos apo, që dëgjonin te Radio Luxemburg. Shpeshherë, afrikanët ishin problem në shkollë pasi, të premten largoheshin nga ora e fundit e mësimit, për të dëgjuar Hit Parade-n e famshëm të muzikës italiane të viteve ’70-të.

Aq i pasionuar ishte Izheni pas muzikës, saqë një herë, gjatë zborit njëmujor, ndërsa ishte dhënë sinjali për gatishmëri, në apel mungonin tre nxënës: Izhen Mulele, Agim Lubonja dhe Kastriot Kodheli. E shqetësuar, komanda dha alarmin për gjetjen e tyre, por shumë shpejt u zbuluan se ishin futur në një vend të fshehtë, duke kënduar këngën e njohur të Rollingstonsave “I can’t get no”! Ndërsa pantallonat e para “Blue Jeans” (“Cowboy”) i ka sjellë në Lezhë, Yrben Massena, në vitin 1972.

Nga një dajë e tij, por edhe me interesimin e nënës, shpeshherë i vinin pako me veshje nga Gjermania. Kështu mbërritën në Lezhë edhe një palë pantallona të tilla, të ngushta te gjuri dhe të gjera poshtë, tipike “Coëboy”, me inicialet e një këngëtari të famshëm italian, Don Baki. Yrbeni, si askush tjetër ,kishte një zemër të madhe, falte gjithçka. Kështu e mbajnë mend në Lezhë, miqtë e shokët e tij.

Datëlindja, sekret!  

Ka qenë një enigmë e madhe datëlindja e afrikanëve. Të ardhur pa asnjë dokument nga vendi i tyre, për shumë kohë e kanë mbajtur sekret këtë fakt, në veçanti, disa prej tyre, që aktivizoheshin e luanin me skuadrën e të rinjve të futbollit “Besëlidhja”, duke vënë në vështirësi edhe Federatën Shqiptare të Futbollit. Vetëm vite më vonë, kur kanë dashur të marrin viza për të udhëtuar jashtë Shqipërisë, janë detyruar apo kanë deklaruar datën e saktë të lindjes.

Ndërkohë, prania e tyre jo vetëm në Lezhë, por në çdo qytet që shkonin për të kaluar pushimet verore, krijonte një atmosferë ndryshe. Kurioziteti niste që në tren, ndërsa udhëtonin, për të vijuar në hotelet, ku vendoseshin, rrotull të cilëve mblidheshin shumë kureshtarë.

E drejta e studimit, e garantuar nga shteti shqiptar, me bursa falas  

Ndryshe nga maturantët që kishin përfunduar shkollën e mesme dhe aplikonin për atë të lartë, afrikanët e ndodhur në Shqipëri, përfitonin të drejtë studimi dhe bursë nga Ministra e Arsimit në fakultetet ku ata preferonin.

“Yrbeni, si kripa në gjellë”, kështu ka dëshirë ta përkufizojë kohën kur ka qëndruar dhe jetuar në Lezhë, ku u trajtua me shumë dashuri. Madje edhe të drejtën e studimit e siguroi ndryshe nga afrikanët e tjerë. E ka marrë nga Komitetit Ekzekutiv, drejtoria e arsimit e qytetit të Lezhës. “I’a kanë hequr një familjeje lezhjane, për të ma dhënë mua të drejtën e fakultetit”, shprehet ai me mirënjohje.

Paskëtaj erdhi në Tiranë, braktisi sportin, i’u përkushtua studimeve në Fakultetin e Mjekësisë. Ka qenë një student shumë i mirë dhe i përfundoi studimet me rezultate shumë të larta.

Vallëzimi i dyshimtë në tavernën e Hotel “Dajti”-t

 Ndërsa ishin në fakultet në Tiranë, të gjithë afrikanët ndiqnin modën dhe preferonin tavernën e Hotel “Dajti”-t. Ishin të privilegjuar, nuk i pengonte askush të futeshin brenda, ndonëse ishin të survejuar. Ata mund të argëtoheshin mes të huajsh, çdo fundjavë, çka nuk lejohej dhe ishte “mollë e ndalueme” për shqiptarët!

Por filluan dyshimet e para deri në akuza për lidhje spiunazhi me të huajt! Ai që do ta pësonte i pari, ishte dhe Zhak Mulele, i cili u mbajt për tre muaj në hetuesi. E liruan, me kushtin se duhet të largohej nga Shqipëria. I thirrën nënën, e cila erdhi për ta marrë në Tiranë, ndërsa motrat i lanë të vazhdojnë fakultetin. Po kështu, edhe Charl Momeng, e detyruan të lërë fakultetin që e përfundoi në Austri dhe sot jeton e punon si stomatolog në Gjermani.

I treti i dyshimtë që u largua, ishte Vitali Pakasa, afrikan i grupi të Vlorës që, u kthye në Kongo. Pasi përfunduan universitetin, të gjithë u larguan, ndërsa Urbain Massena, Yrbeni apo doktor Beni, ishte i vetmi që qëndroi në Shqipëri.

Yrbeni dhe e kaluara e tij 

Quhet Urbain Massena. Ka ardhur në Shqipëri kur ishte vetëm 7 vjeç, pikërisht në atë fund dhjetori 1967, kur duhet të festonte datëlindjen dhe jo të merrte rrugët. Urbain, ishte fëmijë i një familjeje të privilegjuar, madje i ati ishte anëtar të kabinetit qeverisës, deri para ardhjes së regjimit të Mobutos. Ka lindur në një ditë të shenjtë, më 25 dhjetor të vitit 1956, ditën e Krishtlindjes. Duhet të ishte me shumë fat, por jeta e tij nuk ka qenë e tillë!

Djali i ministrit të Punës, Zhuasen (dikur edhe trajner futbolli), Yrbeni është i dyti nga gjashtë djemtë e familjes Massena (nuk kishin motër). Të gjithë të fesë katolike, frëngjishtfolës, të larguar nga Zaire në fundvitet ’60-të.

Kur i blinte libra të dashurës së tij…?!

Ishte në gjimnaz kur ra në dashuri me një shoqe të klasës, por që nuk ia kishte shprehur dhe ajo nuk kishte kuptuar asgjë. Ndërsa luante futboll me të rinjtë, kishte konstatuar se çdo ditë rrobat e lojës apo të stërvitjes, i gjente të lara dhe të hekurosura. Mendonte se ishte pikërisht ajo, shoqja e klasës që ia bënte fshehurazi këtë surprizë, kur papritur zbulon se nuk ishte ajo, por shoqja e ngushtë e saj.

Por, Urbeni mendjen e kishte tek ajo që donte dhe jo tek ajo që e ndihmonte. “Ishte e zgjuar dhe kishte dëshirë të lexonte e të mësonte”, tregon ai. Dhe për t’i demonstruar simpatinë, me paratë që merrte, i blinte libra dhe ia dhuronte, por dashurinë nuk ia shprehu asnjëherë…!

Trazirat e vitit 1997, takimi me nënën dhe amaneti i saj

Deri në mbarim të shkollës së mesme, afrikanët nuk kishin të drejtë të aplikonin dhe të dilnin jashtë Shqipërisë. Gjithçka ndryshoi gjatë kohës së fakultetit dhe pas viteve ’80-të. Kur ishin në fakultet, i’u dha e drejta të dilnin jashtë një herë në dy vjet dhe duke qenë se, gjatë kohës si studentë merrnin një pagesë mujore 7000 lekë, u jepte mundësinë për të jetuar dhe për diçka më shumë. “Kurseja nga paratë dhe me to blija biletën”, tregon Urbeni.

Ai, vetëm një herë ka menduar të largohet nga Shqipëria, gjatë trazirave të ’97-ës. Por kur u takua për herë të parë dhe të fundit me nënën, Alfonsinë, gjatë tre muajve qëndrimi në Gjermani, amaneti i saj do të ishte i paharruar: “Mos e moho asnjëherë atë popull”! U kthye në Shqipëri për të vazhduar jetën, punën, por nënën nuk e pa më.

Shumë kujtime…! 

Kanë kaluar shumë vite prej kohës së gjimnazit, e megjithatë Urbeni, ruan shumë kujtime prej asaj kohe. Shumë momente të gëzuara të kaluara në shkollën e mesme “Hydajet Lezha”, të qytetit të Lezhës, me drejtor Mark Vujin, por edhe shumë njerëz të mirë që, i’u bënë si të familjes. Një ndër to ishte edhe Antoneta Ristani, mësuesja e matematikës, për katër vjet mësuese kujdestare, që u kthye në një nënë të dytë për të.

Duke qenë se afrikanët e ardhur flisnin frëngjisht e, për koincidencë edhe në shkollë gjuha e dytë ishte frëngjishtja, Yrbeni kujton me nostalgji mësuesen e lëndës, Antoneta Kolën (Kame). E me radhë, shokun e mikun e ngushtë, Kastriot Kodhelin, shtëpia e të cilit ishte bërë e dytë për të, si dhe kujdestarin e konviktit, Ferid Ramadanin, apo Petrit Rrapajn në Vlorë, Besnik Baren, (ish-deputetin Parlamentit Shqiptar). Nuk mund të harrojë ish-trajnerët, shokët e skuadrës, Nikolin Lorencin, Vasil Bicin, pa harruar Zhakun, që aktualisht ndodhet në Gjermani, tri motrat e tij në Francë, Austri e Itali, si dhe Charl Moneng, me të cilët mban një lidhje sistematike.

Pasioni për skulpturën, muzikën dhe boksin!   

 Artet figurative, skulptura është një tjetër hobi i Yrbenit. Mund të ishte bërë një skulptor i mirë, por e ka pasur të kufizuar kohën dhe mundësitë për ta ushtruar atë profesion. “Jam një admirues dhe punoj diçka, por gjithmonë në nivelet e një amatori.

Ndjek ekspozitat që hapen dhe artisti që më pëlqen, është skulptori, Odhise Paskali. Veprat e tij kanë art dhe ndjenjë”, shprehet ai për pasionet e tij. Ndërsa në muzikë, ka mbetur tek Elton Xhon.

Ndonëse vitet kalojnë, Elton Xhon, mbetet këngëtari idhull për të. Nuk e zëvendëson me asnjë, pasi shumë kujtime të kohës i ka të lidhura me muzikën e tij. Një tjetër idhull është, Kasius Klei, pasi në Kinshasën e tij, është zhvilluar sfida në boks e shekullit të XX-të, ajo midis Kleit (Muhamed Ali) dhe Xhorxh Foreman, në vitin 1974. Kur ai ishte në Shqipëri, ishte e pa mundur ta ndjekur, por që ruan një video-kasetë të atij takimi, që u ndoq nga e gjithë bota, pa përjashtuar as Shqipërinë komuniste.

Jeta në Tiranë e mjekut Massenën 

Ai është i vetmi afrikano-jugor i ardhur në vitet ’60-të, që nuk u largua nga Shqipëria. U rrit, u martua, u arsimua dhe sot punon si mjek në Shqipëri, të cilën e konsideron atdheun e dytë. Thotë se, as artist, as sportist, as mësues, nuk do ishte bërë më shumë se një mjek, që ka qenë dhe mbetet pasioni i tij kryesor.

Një jetë e nisur me dëshirën për t’u bërë mësues gjuhe, pastaj ardhja në një vend të panjohur, sistemimi në qytetin e Lezhës, më pas student në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, specializim në Spital dhe prej shumë vitesh në Vorë, në Poliklinikën e qytetit, ku punon si mjek reumautolog.

Nuk është kthyer asnjëherë në Kongo, ndërsa pasioni, korrektesa për punën, janë të rëndësishme për të. Marrëdhëniet me vajzën Eden, kanë qenë dhe mbeten shumë të rëndësishme, madje jetike për Dr. Massenën.

E lindur nga një bashkëjetesë me një vajzë shqiptare, pas divorcit, vajza bashkë me nënën është zhvendosur në Greqi. Këtu fillon edhe kalvari i problemeve pa fund për Massenën që, prej kohësh vazhdon proceset gjyqësore, në kërkim të rikthimit të mundësisë për ta përqafuar vajzën, pasi ka shumë vite që nuk e takon atë.

Çdo mëngjes është ndër qytetarët e parë të Vorës që në orën 7 e gjen në një lokal duke pirë kafen, pastaj në klinikë. Jeton në Tiranë në rrugën “Bardhyl”, ka një jetë të thjeshtë e modeste, nuk përdor makinë dhe nëse sheh fotot e viteve kur ka qenë student dhe dëgjon historinë e tij, të vjen në mëndje shprehja “C’est la vie”, që doktor Beni e thotë gjithmonë. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2022

Next Post

“Natën e 18 dhjetorit, Kadriu shkoi te Mehmeti dhe i tha; unë jam ministër e po trajtohem mirë, prandaj, mua dhe jo Feçorin, më kanë ngarkuar, që...”/ Akuzat e Ramiz Alisë në Byro, shtator ‘83

Artikuj të ngjashëm

“Po si ju shkon ndërmend o ‘të bekuem’, se me vendime politike të nji komunisti pervers si Enver Hoxha, do të ndërroni identitetin kombëtar shqiptar…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Art & Kulture

“Po si ju shkon ndërmend o ‘të bekuem’, se me vendime politike të nji komunisti pervers si Enver Hoxha, do të ndërroni identitetin kombëtar shqiptar…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 5, 2025
  MOS ZBUKURONI FERRIN!
Art & Kulture

  MOS ZBUKURONI FERRIN!

June 4, 2025
“Nga anëtar i “Debatikut” e partizan në Brigadën e 23 Sulmuese, drejtor i Teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit dhe aktor në role kryesorë të kinematografisë…” ! / Historia e panjohur e Gaqo Spirut
Art & Kulture

“Nga anëtar i “Debatikut” e partizan në Brigadën e 23 Sulmuese, drejtor i Teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit dhe aktor në role kryesorë të kinematografisë…” ! / Historia e panjohur e Gaqo Spirut

June 4, 2025
“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Art & Kulture

“I ‘infektuar’ nga ‘Lufta e Trojës’, nga Homeri dhe Eskili, shkrimtari Kadare, me ‘Përbindëshin’, shënoi ngjitjen në nivelin më të mirë të letërsisë europiane, pasi…”/ refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës.

June 3, 2025
“Pasi ia dënuan djalin Ugo, në burg politik, pse kishte ‘përgojuar’ sekretarin e parë, Nikolinin e përzunë nga teatri dhe kolegët ia kthyen shpinën, edhe kur ai u sëmur…”! / Historia e trishtë e artistit të famshëm
Art & Kulture

“Pasi ia dënuan djalin Ugo, në burg politik, pse kishte ‘përgojuar’ sekretarin e parë, Nikolinin e përzunë nga teatri dhe kolegët ia kthyen shpinën, edhe kur ai u sëmur…”! / Historia e trishtë e artistit të famshëm

June 2, 2025
“Njëri nga Selenica e Vlorës e, tjetri nga Dukagjini i Shkodrës, kanë ‘qëndisur’ me një gjuhë shqipe të artë, veprat e tyre, si ‘histori që nuk duhet të vdesin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit nga SHBA-ja, për dy shkrimtarët e njohur
Art & Kulture

“Njëri nga Selenica e Vlorës e, tjetri nga Dukagjini i Shkodrës, kanë ‘qëndisur’ me një gjuhë shqipe të artë, veprat e tyre, si ‘histori që nuk duhet të vdesin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit nga SHBA-ja, për dy shkrimtarët e njohur

June 2, 2025
Next Post
“Unë i thashë Kadriut të shkonte në Mallakastër dhe fliste kundër Mehmetit, e t’i thoshte atij që ne e arrestuam, se…”/ Plenum i V-të, kur “kryqëzohej” ministri Hazbiu!

“Natën e 18 dhjetorit, Kadriu shkoi te Mehmeti dhe i tha; unë jam ministër e po trajtohem mirë, prandaj, mua dhe jo Feçorin, më kanë ngarkuar, që...”/ Akuzat e Ramiz Alisë në Byro, shtator ‘83

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!