• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Polici-xhelat i Spaçit, që s’na linte të hanim, shokët që vdiqën në galeri dhe si do më zhduknin fizikisht, pas letrës që bëra…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

“Polici-xhelat i Spaçit, që s’na linte të hanim, shokët që vdiqën në galeri dhe si do më zhduknin fizikisht, pas letrës që bëra…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
“Kur mjekun e njohur e dënuan me 10 vjet burg politik për; ‘rrezikshmëri të theksuar shoqërore’, në gjithë Durrësin, u fol se…”/ Historia e dhimbshme e vëllait të akademikut nga Kosova
Memorie.al
Memorie.al
“Todi Lubonja shprehet se hetuesi i tij i ka thënë: koka nuk do të mbetet mbi supe po s’i pranove këto, ose do të varim dhe…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, tetor ‘76
“Polici-xhelat i Spaçit, që s’na linte të hanim, shokët që vdiqën në galeri dhe si do më zhduknin fizikisht, pas letrës që bëra…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

Nga Xhevahir Gradica  

-Një rrëfim i pazakontë nga Kujtim Kaziu, për policët e kampit që torturuan mizorisht të burgosurit dhe i lanë të vdisnin nëpër galeritë e minierës-  

Memorie.al / Ishte dimri i vitit 1979, kur Kujtim Kaziu, kishte përfunduar në burgun Spaçit, si i burgosur politik. Përveç torturave nga xhelatët, puna në minierë ishte shumë e rëndë për të burgosurit e pangrëne, e të paveshur. Kujtim Kaziu, i kujton me shumë dhimbje shokët e tij që u mbijetuan torturave çnjerëzore në atë burg, por më shumë në mendje, i kanë mbetur dy të rinjtë, që vdiqën në zgafellet e asaj miniere, në burgun e Spaçit.

“Në galeri temperatura ishte 60 gradë dhe plasje vape, kurse jashtë temperatura ishte -17 gradë dhe sapo nxirrnim vagonin, mbuloheshim në avull bore nga kondensimi i temperaturës së trupit, me atë që ishte jashtë. Në këto fronte, kam punuar me Haxhi Hoxhën (ish-kreu i organizatës antikomuniste në Shkozet, që ra në burg në moshën 18 vjeç), Sokrat Manen, Bujar Gjinin, Ali Gjuzin, etj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

Dy vetë shtynim deri në 1 km, vagonin 2 tonësh të mbushur me pirit. Ishim të rinj dhe e përballonim mundin e madh. Në front kishte edhe djem të fuqishëm, që ndihmonin të tjerët, si: Bedri Blloshmi, Zef Bushgjoka, Foto Stefani. Në galeri, rrinim lakuriq dhe këmbët na qulleshin nga uji që depërtonte në çizme.

Na trajtonin si skllevër. Ushqeheshim shumë keq, me 700 gr. – 800 gr. bukë në ditë dhe supë me spinaq, që kur fusnim lugën, mbushej me zhavorr, ngase spinaqi nuk lahej fare, futej në kazan me gjithë baltë” – rrëfen ish- i burgosuri Kujtim Kaziu, me origjinë nga rrethi i Krujës.

Për ish-të burgosurin politik, Kujtim Kaziu, nuk mund të harrohen fytyrat e egra të policëve – xhelatë të burgut të Spaçit, që kurrë nuk u ngopën me torturat, urinë dhe keqtrajtimin e atyre djemve dhe burrave, që padrejtësisht po vuanin dënimin në burgun famëkeq të Spaçit. Pjetër Koka është një prej tyre.

“Xhelati i Spaçit, Pjetër Koka edhe për të ngrënë bukën e mykur dhe supën me krimba, miza e gurë, na mbante dy orë në rresht, jashtë në të ftohtin e Spaçit, në temperaturë deri në –20 gradë. Kur ktheheshim në kamp, të rraskapitur e të torturuar, na zhvishnin lakuriq, për të parë nëse kishim me vete ndonjë mjet të fortë, levë, dërrasë a sende të tjera.

Në vitin 1984, gjatë punës, theva këmbën. Ndenja dy javë në Rrëshen dhe më pas në spitalin e burgut në Tiranë. Më vunë në allçi dhe më transferuan në burgun e Shënkollit në Lezhë. Dy vite më pas, transferohem në kampin e ndërtimit të Bulqizës së Re. Më kishte marrë malli të shikoja një krutan. Me kamion, vjen një shofer nga Fushë-Kruja, i cili sillte materiale ndërtimi.

Ishte Sejfulla Halili dhe unë e njihja. Ishim rritur me të dhe më kishte marrë malli. Edhe ai dukej se donte të fliste me mua, pasi kishte të njëjtin mall. Mora guximin dhe fola me të. Sapo iku kamioni, më janë sulur oficeri i punës, Kol Toska, polici Beqir Vreneçi dhe polici tjetër, Ndue Jaku. Më futën në kapanon dhe më lidhën për krevati.

Morën një ristelë dhe më nxinë trupin, duke më qëlluar sa njëri-tjetri, deri sa u lodhën. Nuk lëviza dot për më shumë se një javë, nga plagët. Në vitin 1988, një pjesë të të burgosurve na dërguan për të bërë kampin e Tërnovës, pastaj tek Reparti 325 (burgu) në Tiranë, për ndërtime të reja, në kampin e Bardhorit në Kavajë dhe së fundi, për të bërë vilat tek “Blloku”, në Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, te Plepat në Plazhin e Durrësit.

Këtu edhe u lirova, në 31 mars 1990, duke dalë gjallë, pasi kishin nisur të ndiheshin proceset e përmbysjes së atij sistemi të ndyrë, vrasës e barbar”, kujton Kujtim Kaziu.

Torturat dhe synimi për të na eliminuar fizikisht…!

“Unë kam parë më sytë e mi se si kanë mbetur në galeri të burgosur, si kanë vdekur ata duke kërkuar ndihmë dhe si janë gjymtuar e masakruar. Në vitin 1983, isha në front, në galeri. Pranë frontit tim, punonte Luc Vukaj nga Vermoshi i Shkodrës dhe Manush Çuka nga Erseka. Fronti kishte vetëm 4 vagonë pirit. Polici i punës, quhej Dod Ndreka, kurse brigadier i lirë, Preng Deda.

Ata panë frontin dhe duhej të vendosnin për të lejuar punimet, apo jo. Galeria kishte dhënë shenja shembje të dukshme dhe këtë, si Luca, edhe Manushi, i’a bënë të qartë. Të dy ishin djem të rinj, ishin dënuar për tentativë arratisje dhe agjitacion e propagandë. Polici dhe brigadier, u dha urdhër të futeshin në galeri. “O normën, o shpirtin”, – u thanë ata dy të rinjve.

Luc Vukaj dhe Manush Çuka, u frikësuan pasi u kërcënuan se, nuk dilnin gjallë nga galeria nëse nuk futeshin në front. Kishte kaluar mesi i natës. Ishim turni i tretë. Galeria dha shembjen tjetër dhe pas pak, një masiv i madh ra mbi të dy. Dëgjova britmat e Lucës, që erdhën e u shuan.

Manushi kishte tub ajri në gojë dhe meqë tubi i mbeti jashtë masivit të shembur, ne mundëm ta çanim materialin e ta nxirrnim të gjallë. Luc Vukajn e nxorën pas tre ditësh që kishte mbetur në galeri. Mesa më kujtohet, asnjëri prej tyre nuk i kishte mbushur 20 vitet. Pas kësaj ngjarje, Manushi nuk u bë më njeri. Tmerri që pa dhe që përjetoi, i dha goditje të sistemit mendor”, kujton me lot në sy Kujtim Kaziu.

Kujtimi tregon dhe se si protestonin pas aksidenteve të qëllimshme apo dhe vrasjeve në burg. “Sa herë që ndodhnin aksidente të rënda dhe vdekje, për shkak të mossigurimit të kushteve teknike, ne gjenim mënyra e protestonim. Nuk ishte i pari Luc Vukaj që mbeti në galeri. Meqë unë e pashë me sytë e mi të gjithë skenën e vdekjes së llahtarshme të Lucës, i shkrova një letër Hekuran Isait.

Atëherë Hekurani ishte ministër i Brendshëm. I tregova me hollësi se si kishte ndodhur ngjarja. Unë shkrova në këtë letër, që ia dërgova ministrit (për ta postuar, i dhashë korrierit të burgut), se; polici Dod Ndreka dhe brigadieri Preng Deda, ishin shkaktarët e vdekjes së të burgosurit Luc Vukaj. Por letra, nuk kishte dalë nga burgu i Spaçit. Këtë e mësova jo shumë ditë më pas.

Një i burgosur, më tregoi se asnjë letër nuk shkonte as në shtëpitë tona, pa u lexuar nga komanda e burgut. Kështu, kishte ndodhur edhe në këtë rast, edhe pse unë i drejtohesha ministrit. Më thërritën në komandë, më bën presion, më këshilluan, se po të hapja gojë, për atë që kisha parë, do të më vrisnin. Policia e burgut, pra ata që kishin miqësi me dy autorët e krimit, donin të më eliminonin fizikisht.

Kur e morën vesh të burgosur që më njihnin, nuk më linin vetëm asnjë çast dhe aksidenti që pësova në galeri një vit më pas, më shpëtoi nga vrasja. Unë nuk u futa në galeri për 2 javë. Nuk flija gjumë dhe u bëra me fiksime. Më dilnin para Luc Vukaj dhe Manush Çuka, britmat dhe lëngimet e fundit të Lucës, të burgosurit që gërmonin materialin, me lopata e thonj. Shumë nga të burgosurit e ndërgjegjes, janë ndeshur në këto kampe, me të tilla gjëra që nuk besohen.

Shumë u ekzekutuan në një formë a në një tjetër, duke u deklaruar si: “vdekje aksidentale”, të tjerë u gjymtuan apo humbën kujtesën. Shumë u ndanë nga gratë e fëmijët dhe pësuan depresion. Por, pati edhe nga ata që mbijetuan për të dëshmuar krimet dhe masakrat e atij regjimi”, shprehet me dhimbje në fund të rrëfimit të tij, ish-i burgosuri politik, Kujtim Kaziu, nga rrethi i Krujës. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 14 Dhjetor 2022

Next Post

“Kampi i Tepelenës u ‘inaugurua' me vdekjen e prindërve të mi, eshtrat e të cilëve, i morëm natën pas ca kohësh dhe i mbajtëm në shtëpi...”/ Dëshmia tragjike e nipit të Abaz Kupit

Artikuj të ngjashëm

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës
Personazh

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

June 5, 2025
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 4, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!
Personazh

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë
Personazh

“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit
Personazh

“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
Next Post
“Kampi i Tepelenës u ‘inaugurua’ me vdekjen e prindërve të mi, eshtrat e të cilëve, i morëm natën pas ca kohësh dhe i mbajtëm në shtëpi…”/ Dëshmia tragjike e nipit të Abaz Kupit

“Kampi i Tepelenës u ‘inaugurua' me vdekjen e prindërve të mi, eshtrat e të cilëve, i morëm natën pas ca kohësh dhe i mbajtëm në shtëpi...”/ Dëshmia tragjike e nipit të Abaz Kupit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!