• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, September 18, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Nana ishte e moshueme dhe s’mujti me na ndjek burgjeve, mua e vllaun, kjo i ngeli motrës, Marijes, e cila plot 37 dimna e 37 vera…”/ Dëshmitë rrëqethëse të Dom Nikollë Mazrekut

Dëshmia e rrallë e Ipeshkvit, Dom Zef Simoni: “Me rastin e vizitës së Hrushovit në Shqipni, në ‘Pallatin e Brigadave’ kjenë thirre edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare dhe kur Enveri i tha…”
“Si i njoha disa nga klerikët katolikë  në burgjet e Enver Hoxhës, të cilët…”/ Kujtimet e panjohura të intelektualit që vuajti 21 vite në ‘ferrin’ komunist
“Unë përkthyesi i Dom Nikoll Mazrrekut që gozhdoi priftin italian, Cordignano, i cili sulmoi bërthamën e ekzistencës shqiptare në ‘Rivista d’ Albania’ në 41-in,”
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al

Nga Dom Nikollë Mazreku

Pjesa e tretë

Memorie.al /  Marie Gjoka, qysh në moshë të re u përball me përndjekjen politike, mbasi, aty nga fundi i vitit 1946, vëllanë, Dom Nikoll Mazrekun, e arrestojnë dhe ai kaloi në burgje e internime, gjithë periudhën e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës dhe pasuesit të tij, Ramiz Alisë. Vëllain tjetër, Rrokun, e pushkatuan, në vitet e para të ardhjes në fuqi të regjimit komunist enverian edhe pse ai ishte krejt i pafajshëm! Maria, kaloi një jetë të tërë mbas burgjesh e kampesh, ku shkonte për të ndihmuar të vëllanë, Dom Nikollën dhe bashkëshortin e saj, që e arrestuan vetëm pak kohë mbas martesës. 

NJË MOTËR QË SHKRUAN TË VËRTETËN E DHIMBSHME…! –

Gjithashtu mund të lexoni

“Me krijimin e Brigadës së VII-të në Skrapar, ai caktua shef i seksionit politik të saj dhe në të gjithë veprimtarinë e tij, pati pranë, partizanen legjendare…”/ Historia e panjohur e Myqerem Fugës

“Studiuesi thekson paditurinë e vënë re për një fenomen të rrallë ndër shqiptarët, nga ana e ish-oficerit të Vehrmaht-it gjerman, Peinsipp, për rrëmbimin e nuseve…”! / Refleksionet e publicistit të njohur

                            (Fragment nga libri “CIRKA KUJTIMESH TË HIDHURA” të Marije Gjoka Mazreku)

                                                              Vijon nga numri i kaluar

                                     SHPREHJE MIRËNJOHJE MOTRËS SË DASHUR MARI

                                                             (DOM NIKOLL MAZREKU)

Me anë të këtyre pak rreshtave dua të shpreh me shkrim atë falënderim të madh për motrën time, Marije, gjë që, në shumë raste, para njerëzve të ndryshëm, e kam shprehur me fjalë. Ju them me plot gojën se, duke dashur me vu në dukje vuajtjet e saj, theksoj: Burgun e madh e ka ba kjo!

E kam shpirtin të vrarë pse mbi të randuen pasojat e burgut tim dhe të pushkatimit të vëllait, Rrokut. Iu mohuan të gjitha të drejtat dhe mbi të rëndoi persekutimi, përbuzja e shprehja ogurzezë “të prekun politikë”. E pra, fëmijët ishin të rregullt në punë e në sjellje. Janë pikëllime apo plagë vuajtjet që kaluam nën persekutimin komunist, plagë që bren e gjëmonë deri në thellësi të shpirtit.

Kur unë prej famullisë së Tiranës, u emërova famullitar në Kryezi – Pukë, bashkë me nanën mora dhe motrën Marije dhe vëllanë, Rrokun. Aty shpërtheu mbi mua stuhia komuniste, si mbi të gjithë Klerin Katolik.

Përpara arrestuan vëllanë, me akuza haptaz të shpifura. Së shpejti, mbas Rrokut, edhe mua më përplasën për 37 vjet nëpër burgje e internime, ndërsa Rrokun, krejt të pafajshëm, e pushkatuan në famullinë time më 25.12.1950.

Nana e shkretë ishte e moshueme e s’mund të na merrte mbrapa, kështu që vuajtjet e pasojat e burgjeve dhe të internimeve të mia, rënduan mbi jetën e kësaj motre. Edhe pse në atë kohë ishte 17 vjeçe, asaj i lashë amanet kishën, nanën dhe qelën (shtëpinë e priftit).

Me porosi të Monsinior Vinçens Prendushit, kjo ka mbajtun hapun kishën e famullisë, u ka ra kambanave për 15 vjet, ka ndihmue të interesuemit me dëshmi pagëzimi, të nxjerruna prej regjistrit përkatës.

Por, preokupimi kryesor për të kam qenë unë. As fëmijët e vet nuk i rregullonte pa më rregullue mue. Vërtet se kam vuajtur shumë, por, më në fund, arrita pragun e lirisë.

Në kohën e burgjeve të mia, të cilat zgjatën 37 vjet, kjo motër e nderuar, ishte tepër e re dhe, në fillim e vazhdimisht, kishte nevojë për mbështetjen vëllazërore, por ja që mbeti vetëm për t’i dalë zot vetes dhe ne.

Kjo tregon shumë raste trishtimi e vuajtjeje që ka kalue në atë periudhë, për t’u rrëqethë trupi. Padrejtësitë, presionet, keqtrajtimet, përbuzjet, kurthet e ulëta të djajve komunistë e sa të zeza të tjera…!

Shto, mandej, udhëtimet mbi kamionë të ngarkuar me dërrasa, trena apo materiale të tjera, me qindra kilometra rrugë, që nga Puka e deri në Tepelenë, në të ftohtë e ngricë apo në vapë që të zë frymën.

Dhe kjo jo pak por 37 dimna e 37 vera. Dhe pas lirimit tim, motrës sime të shkretë, për shumë kohë i ka mbetur ndër veshë rropama e dyerve të hekurta të burgut famëkeq të Burrelit, me ata shula e me ata dryna tue u çelë e tue u mbyllë me shkapetje. Policë e oficerë gjithë prepotencë, arrogancë e kërcënime.

Kur nisej për takim, ishte e ngrohur në zemër se vinte të takohej me njerëzit e saj, por kur largohej, duke ua kthyer shpinën e duke i lënë në vuajtje, atëherë për të ishte gjë e tmerrshme. Ajo ndahej nga ne duke dënesur si fëmija.

Dua të dal pak jashtë teme, duke shënuar se nëpër këto shtigje të hidhëta kanë kalue dhe shumë nana e motra të tjera, të cilat kanë la me lot zemre e malli rrugët e burgjeve, njëlloj si motra ime. Kanë përjetuar edhe ato presione e masakra, përbuzje e fyerje nga gjenocidi komunist. Të gjitha këto nana dhe motra i kujtoj me respekt e dhembshuri të thellë.

Kështu, pra, kemi vuajtun ne të burgosurit, por baraz me ne, e disa herë më tepër se ne, kanë vuejtë njerëzit tanë. Për mue ka vuejtë shumë kjo motër, që nuk më asht ndarë asnjëherë e në asnjë kohë. Edhe pse mbi të rëndon barra e jetës familjare, me të ardhuna të pakta, duke rritë gjashtë fëmijë…!

Dhe bashkëshorti i saj, burri i urtë dhe zemër gjanë, Bibë M. Gjoka, jo vetëm nuk e ka pengue me ardhë tek ne, por ka ardhë edhe ai vetë shumë herë në takim dhe, për shkakun tone, ka ba dy vjet burg politik.

Kur e shleva dënimin, 25 vjet burg e 12 internim, nuk mbeta në udhëkryq, pse motra e dashur Marije, së bashku me të tjerë, me dëshirën e zemërbardhësinë e të gjithë familjes, erdhën e më morën nga burgu, më strehuan në shtëpinë e tyre dhe organizuan më së miri festën e lirimit tim.

Vazhdimisht gëzoj respekt e shërbim në këtë familje nga të gjithë. Motra tanimë asht e moshueme dhe e pikëllueme nga vdekja e dy djemve të saj në moshë të re e, barra e madhe e shërbimit bie mbi nusen e shtëpisë, Kristinën, që më gjendet pranë pa u kursyer.

Falënderoj Zotin për dritën që lëshoi në vendin tonë. Por kujtimet e idhëta nuk shlyhen kollaj, kur të burgosurit trajtoheshin pa mëshirë, kur detyroheshim me ba normën me çdo kusht ndër këneta në ujë deri në brez, ku ushujzat na pinin edhe atë pikë gjak që na kishte mbetë…!

Shumë qenë të burgosunit që vdiqën ndër ato mundime. Ah! Vaj! Ata jo vetëm nuk u kthyen tek të dashunit e tyre, por mbetën edhe pa varr, ku nanat, nuset, fëmijët të mund të vinin një lule malli e dhimbje e të derdhnin një pikë lot…! Memorie.al

Me shumë respekt! Dom Nikollë Mazreku

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në vitet 1947-’48, në Burrel vdiqën 720 të dënuar dhe Banush Goxhaj me Vangjel Rrëmbecin, urdhëronin rojet që kufomat t’i përcillnin me...”/ Dëshmitë e rralla të dënuarit, që vuajti 37 vjet

Next Post

Kalendari Historik 12 Tetor 2022

Artikuj të ngjashëm

“Me krijimin e Brigadës së VII-të në Skrapar, ai caktua shef i seksionit politik të saj dhe në të gjithë veprimtarinë e tij, pati pranë, partizanen legjendare…”/ Historia e panjohur e Myqerem Fugës
Personazh

“Me krijimin e Brigadës së VII-të në Skrapar, ai caktua shef i seksionit politik të saj dhe në të gjithë veprimtarinë e tij, pati pranë, partizanen legjendare…”/ Historia e panjohur e Myqerem Fugës

September 16, 2025
“Studiuesi thekson paditurinë e vënë re për një fenomen të rrallë ndër shqiptarët, nga ana e ish-oficerit të Vehrmaht-it gjerman, Peinsipp, për rrëmbimin e nuseve…”! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Studiuesi thekson paditurinë e vënë re për një fenomen të rrallë ndër shqiptarët, nga ana e ish-oficerit të Vehrmaht-it gjerman, Peinsipp, për rrëmbimin e nuseve…”! / Refleksionet e publicistit të njohur

September 13, 2025
“Hugo Adolf Bernatzik, është autor i një prej librave më të njohur e që ka pasur më shumë tirazh mbi Shqipërinë, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për veprën “Udhëtim në vendin e shqiptarëve”!
Personazh

“Hugo Adolf Bernatzik, është autor i një prej librave më të njohur e që ka pasur më shumë tirazh mbi Shqipërinë, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për veprën “Udhëtim në vendin e shqiptarëve”!

September 12, 2025
“Duke mos gjetur një mënyrë tjetër për ta eliminuar, me justifikimin se po e dërgonin në Gjermani, një natë policët e morën nga burgu i Tiranës dhe…”/ Historia e panjohur e priftit gjerman, Dom Jozef Marksen
Personazh

“Duke mos gjetur një mënyrë tjetër për ta eliminuar, me justifikimin se po e dërgonin në Gjermani, një natë policët e morën nga burgu i Tiranës dhe…”/ Historia e panjohur e priftit gjerman, Dom Jozef Marksen

September 5, 2025
“Llazi do ikte në Pojan të Fierit me Drita Kosturin, por ajo s’vajti dhe atë ditë na njoftuan se vdiq nga infarkti, por kur nëna ime e lau, i pa pas koke…”! / Dëshmia e rrallë e gruas së majorit amerikan, “Llarry Post”!
Personazh

“Llazi do ikte në Pojan të Fierit me Drita Kosturin, por ajo s’vajti dhe atë ditë na njoftuan se vdiq nga infarkti, por kur nëna ime e lau, i pa pas koke…”! / Dëshmia e rrallë e gruas së majorit amerikan, “Llarry Post”!

September 5, 2025
Dëshmia e italianit Paolo Saggioti: “Tarasconi solli 150 napolona flori dhe me sugjerimin e anglezëve ne bëmë një sabotim, duke i vënë zjarri në Kuçovë…”/ Gjyqi i ‘Deputetëve’
Personazh

“’Lary Post-in’ e torturonte vetë Koci Xoxe, e pyeste se çfarë i kishte dhënë ai Enverit…”! / Historia e panjohur e Llazar Papapostolit, majorit nga SHBA-ja, që u akuzua si “ndërlidhës” i Mehmet Shehut

September 5, 2025
Next Post
Kalendari Historik 1 Tetor 2022

Kalendari Historik 12 Tetor 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme