• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Për emigracionin shqiptar, Vatikani ka dërguar priftërinj dhe ka çelur kisha në SHBA-ës, Francë, Gjermani, etj., kurse në Romë ka dërguar tre…”/ Relacioni sekret i Drejtorit të Zbulimit në ’74-ën

“I Lumi Shtjefën Kurti, dëshmitar i Kishës Martire”/ Dosja Shtjefën Kurti – Vrasja e porositur e një Rilindasi –

Dashnor Kaloçi             

Memorie.al publikon disa dokumente sekrete të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat i përkasin vitit 1974, ku ndodhet një raport-informacion i hartuar nga Drejtori i Drejtorisë së Zbulimit Shqiptar, Jonuz Mersini, dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së, ku ai i bën me dije lidhur me “intesifikimin e punës armiqësore të Vatikanit, kundër Republikës Popullore të Shqipërisë, Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi, në periudhën 1973-’74, duke e maskuar atë nën petkun e aktiviteteve fetare”.  Raport-informacioni i plotë i shefit të Zbulimit Shqiptar lidhur me Selinë e Shenjtë në Vatikan, ku midis të tjerash thuhet: “Për të punuar në drejtim të emigracionit Vatikani, ka shpërndarë priftërinj dhe ka çelur e po çel kisha në SHBA-ës, në Francë, në Belgjikë, Itali, Jugosllavi, Gjermani, etj. Në Romë, është formuar një grup drejtues të të gjithë këtyre aktiviteteve që, përbëhet nga priftërinjtë: Daniel Gjeçaj, Gjeto Radi, Injac Perolli, etj”. 

Dokumenti sekret me raport-informacion e hartuar nga Drejtori i Drejtorisë së Zbulimit Shqiptar, Jonuz Mersini, dërguar Komitetit Qendror të PPSh-së, lidhur me: “Intesifikimin e punës armiqësore të Vatikanit, kundër Republikës Popullore të Shqipërisë, Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi, në periudhën 1973-’74”

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                   

Gjithashtu mund të lexoni

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit

“Edhe pas goditjeve me dru që më bënte hetuesi Siri Çarçani në kokë e trup, duke më la në gjak, po u mbajsha në këmbë, por kur ai kapi një dru të ndezur nga stufa…”!/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

DREJTORIA E III – të         

                                                                                                                    Sekret                                        

                                                                                                           Ekzemplar Nr. 4

                                                                                                        Tiranë më 18.2.1974

                                                       I N F O R M A C I O N

Nga të dhënat e një burimi tonë të besuar na rezulton:

1 – Këto dy vitet e fundit Vatikani, ka intensifikuar veprimtarinë e tij armiqësore kundër vendit tonë dhe Kosovës, duke e maskuar atë nën aktivitetet fetare.

Përveç veprimtarisë direkt që zhvillon në forma e mjete të ndryshme kundër vendit tonë, nga të dhënat rezulton se ai po bën një punë intensive fetare, si në drejtim të Kosovës e viseve shqiptare në Jugosllavi, ashtu dhe në drejtim të emigracionit reaksionar e kosovar në vendet e Perëndimit.

Në drejtim të Kosovës Vatikani synon:

A – Të forcojë në masë, ndjenjat fetare dhe, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë të influencojë në këtë drejtim dhe në Shqipëri. Në rast ndryshimi të situatës në Shqipëri, Kosova do të jetë baza nga ku do të furnizohet me kuadro fetarë, vendi ynë.

B – Të ndalojë emigrimet familjare të kosovarëve drejt Perëndimit. Sipas burimit Vatikani, nuk është për shpërnguljen e kosovarëve përgjithmonë. Ata, inkurajojnë dhe aprovojnë vetëm emigrimin e përkohshëm për qëllime pune.

Për këtë problem, Vatikani ju ka tërhequr vërejtjen dhe tre priftërinjve shqiptarë të cilët, për përfitime personale, kanë tërhequr në SHBA-ës, një numër të madh familjesh kosovare.

Për të arritur këto qëllime Kleri Katolik në Kosovë, bashkëpunon ngushtë me Kishën Katolike të Kroacisë dhe Sllovenisë, sidomos për përgatitjen e priftërinjve dhe murgeshave shqiptare.

Deri tani në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare, janë hapur disa kisha Katolike me qendër në Ferizaj, Shkup, dhe Prizren. Janë hapur gjithashtu dhe 13 degë të instituteve femërore fetare për Kosovën, ku mësojnë afro 160 murgesha me kombësi shqiptare.

Në drejtim të emigracionit reaksionar dhe kosovar, Vatikani zhvillon një aktivitet të gjerë, sidomos për pjesën e besimit Katolik.

Në këtë drejtim ai synon: 

A – Të mbajë gjallë ndjenjat fetare dhe t’i aktivizojë ata, në veprime të kësaj natyre. I nxit që nëpërmjet korrespondencës dhe formave të mundshme këta, të influencojnë dhe tek njerëzit e tyre që kanë në Shqipëri për të mos e braktisur fenë dhe Zotin.

B – Ta kenë emigracionin reaksionar, nën kontrollin dhe influencën e vetë edhe si forcë politike për ta përdorur në situata të favorshme kundër vendit tonë. Këtu Vatikani, punon me kujdes për të mos ju kundërvënë zbulimeve të huaja sidomos atij amerikan, që e konsideron emigracionin si, pronë të vetën.

Për të punuar në drejtim të emigracionit Vatikani, ka shpërndarë priftërinj dhe ka çelur e po çel kisha, në SHBA-ës, në Francë, në Belgjikë, Itali, Jugosllavi, Gjermani, etj.

Në Romë, është formuar një grup drejtues të të gjithë këtyre aktiviteteve që përbëhet nga priftërinjtë: Daniel Gjeçaj, Gjeto Radi, Injac Perolli, etj.

2 – Burimi shpjegoi edhe qëllimin e fushatës së Vatikanit për problemin e priftit Shtjefën Kurti. Për një kohë Vatikani, shpresoi se edhe në Shqipëri, ashtu si dhe në të gjitha vendet revizioniste, do të kishte një rehabilitim gradual të fesë.

Për këtë arsye, sektorët që merren me Shqipërinë në Vatikan, morën orientim që jo vetëm mos të flasin kundër pushtetit tonë, por edhe të kërkonin rrugë për të kontaktuar e për tu afruar me ne.

Kur e panë se kjo, nuk pati rezultate dhe lufta në drejtim të fesë u ashpërsua, atëherë u vendos që të ndërmerrej një fushatë kundër persekutimeve fetare në Shqipëri, dhe për këtë u përdor si shkak rasti i Shtjefën Kurtit.

Duhet shtuar, theksoi burimi se, krerët e Vatikanit besojnë se prifti realisht është pushkatuar për faktin se ka pagëzuar një fëmijë, dhe se nëna e fëmijës është akoma në burg.

Qëllimi i fushatës ka qenë:

A – Të influencojë që qeveria shqiptare, të ndërpresë veprimet e ndërmarra ndaj fesë dhe priftërinjve, si dhe t’u krijohen atyre kushte më të mira jetese.

B – Të influencojë negativisht në qëndrimin e emigracionit në drejtim të vendit tonë, veçanërisht tek kolonitë dhe te emigracioni kosovar.

Fushata, nuk dha rezultatet e dëshiruara dhe Vatikani nuk është i kënaqur. Prandaj edhe ata e ndërprenë këtë fushatë. Për këtë influencojë dhe kërcënimi që i bëmë ne Vatikanit, me anë të shtypit për bashkëpunim me fashizmin.

Artikullin tonë që trajton këtë çështje, e kanë analizuar në Vatikan dhe në diskutime, kanë pranuar se aty ka një të vërtetë, por se kjo gjë i takon së shkuarës dhe që vetë Papët e mëvonshëm e kanë dënuar. Sidoqoftë ata, i tremben publikimeve të mëtejshme të këtyre materialeve. Memorie.al

                       Drejtori i Drejtorisë së III-të

                                   Jonuz Mersini

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ndërsa Visar Zhiti ngjitej në podium për të marrë ‘Çmimin Ndërkombëtar të Poezisë’ në San Felice Circeo, m’u kujtua viti 1981, kur ai në galerinë e Spaçit...”/ Kujtimet e panjohura të Eugjen Merlikës

Next Post

Kalendari Historik 25 Qershor 2022

Artikuj të ngjashëm

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit
Dossier

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit

May 9, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Edhe pas goditjeve me dru që më bënte hetuesi Siri Çarçani në kokë e trup, duke më la në gjak, po u mbajsha në këmbë, por kur ai kapi një dru të ndezur nga stufa…”!/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 8, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Fadil Rizai dha jetën në krye të detyrës prandaj ai të shpallet ‘Dëshmor i Ndërtimit të Socializmit’, ose t’i jepet një Medalje Trimërie, sepse dhe si familje…”/ Letra për Degën e Brendshme të Shkodrës

May 9, 2025
“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat
Dossier

“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat

May 8, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Kam 6 vjet gruan pa punë, jetoj me 1 mijë lekë të vjetra në muaj, jetë fukarenjsh, prandaj të tradhtuen shokët e tu, Beqir Balluku me Petrit Dume e Parllakun, se…”/ Letra e Hamit Myrtja për Enver Hoxhën

May 8, 2025
“Gjyqi ndaj inxhinierëve të kënetës së Maliqit, ishte edhe një mjet propaganda, për të justifikuar dështimet dhe vështirësitë që regjimi komunist…”/ Refleksionet e studiueses së njohur
Dossier

“Para pushkatimit, kur Zyrika Mano i tha të shoqit Vasilit; do ri shihemi në qiell, ndërhyri prokurori kriminel Nevzat Haznedari, duke i thënë…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të kampit politik të Vloçishtit

May 6, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01 Qershor 2022

Kalendari Historik 25 Qershor 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!