• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, November 5, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

Ja si u masakruan të therur me bajoneta nga patrulla serbe, 5 burra nga fshati Sopot i Zerqanit, 3 prej të cilëve vëllezër të së njejtës familje..

Hysen  Likdisha

Rrëfen për “Memorie.al”, Isa Kola, 92 vjeç, nga Sopoti i Zerqanit, mbi bazën e kujtimeve të familjes së tij, mbi këtë ngjarje, në të cilën  ka marrë pjesë edhe gjyshi i tij,  Qerim Kola.

Kujtojmë se me tërheqjen e Perandorisë Osmane, nga Rumelia, pra edhe nga Dibra, në fillimvitin 1912, shtetet ballkanike, shfaqën orekset e tyre, për zaptimin e trojeve shqiptare.  Të gjithë këto shtete, nisën bisedime të fshehta e drejtpërdrejta, për ndarjen e Shqipërisë në copa për vete. Pikërisht në këtë kuadër Dibra, ra pre e sulmeve të ushtrive serbe, të cilat vijuan për 9 vite rresht, nga 1913 deri në 1921. Masakrat, barbarizmat, djegia e fshatrave, plaçkitja, vrasjet ditën me diell, të burrave dhe grave, në sy të fëmijëve, duke i therur me bajoneta, jashtë çdo caku njerëzor, shkuan deri në vrasje të 3 vëllezërve të së njëjtës familje, duke çuar kështu në zhdukjen e saj. Ka plot dokumente të kohës që dëshmojnë për këto masakra të serbëve mbi popullsinë e fshatrave të Dibrës.  Në plotësim të shpalosjes së këtyre masakrave, një dëshmi e gjallë mbetet ajo që dha për “Memorie.al”, 92 vjeçari Isa Kola, njohës i mirë i historisë së Grykës së Madhe (Zerqanit). por edhe më gjërë Dibrës,.

Ja ç’farë rrëfen ai për një masakër të serbëve, në fshatin Sopot të Zerqanit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur u mor vesh se, ne gratë e personelit të ambasadave të huaja në Tiranë, kishim organizuar një llotari, më thirri në zyrë shefi i madh dhe…”/ Historia e lotarive klandestine, që shteti i dinte, por s’i ndaloi dot kurrë!

“Kur lundronim në thellësi në perëndim të Sazanit në thellësinë 40 metra, nëndetësja filloi të zhytej, por komandanti na tha se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të Bazës së Pashalimanit, Mëhill Marku

– Ka qenë një mëngjes janari i vitit 1920, kur në rrugët e fshatit Sopot, ja beh patrulla serbe, e cila si zakonisht bënte krehjen e zonës, për armë e plaçkitje, për t’i hapur rrugën ushtrisë serbe, në sulmet e saj për pushtimin e Dibrës.  Patrulla duke kaluar në lagjen Mustafanje, të këtij fshati, është parë nga nëna e Muharrem Zenelit, e ndodhur në oborrin e shtëpisë.  Teksa ka dëgjuar të artikulohet fjala pushka, nga patrulla, ajo ka mërmëritur me vete duke lëshuar mallkimin; -“shtatë pushkë ju rafshin”. Porsa marrin vesh për mallkimin e plakës, patrulla bastis shtëpinë e saj, në kërkim të gjetjes së armëve.  Pasi nuk mundi të gjej armë, kanë marrë me vete të zotin e shtëpisë, Muharremin. Ndërkohë patrulla serbe urdhëron që të gjithë burrat e fshatit të grumbullohen tek lisi i kuvëndit ke varrezat. Komandanti i patrullës serbe, u ka bërë thirrje fshatarëve të dorëzojnë armët.  – Armë, nuk kemi, ka thënë Muharrem Zeneli. – Si nuk keni armë, -tha komandanti serb.  Nëna jote tha që shtatë pushkë ju rafshin, -vijoi komandanti dhe urdhëroi ta rrahin me shkopinj.  Për të ndërprerë masakrimin që serbët po i banin bashkëfshatarit të tyre, ngrihen 3 vëllezërit e fisit kamberi, Selim, Ali dhe Hajredin Kamberi dhe deklarojnë se nuk kanë armë.  – Ne vetëm të bëjmë pushkë druri për t’i dorëzuar, se të tjera nuk kemi, -thotë Sal Kamberi. Siç dhe u duk, komandanti serb, i mirinformuar për armëmbajtje të fshatarëve, jep urdhërin për kontroll në shtëpinë e kamberëve. Gjatë kontrollit, në hajatin (ahurin) e lopëve, patrulla serbe gjen 3 pushke austriake. Kaq mjaftoi që patrulla serbe të niste masakrimin e banorëve të këtij fshati.  Pas rrahjes në grup të fshatarëve, komandanti urdhëron veçimin nga turma, të 6 prej tyre, për t’i vrarë: Selim Kamberi, Ali Kamberi, Hajredin Kamberi, vëllezër, Sal Kamberi, Muharrem Zeneli dhe Tahir Hoxha.  Në fjalën e tij të fundit para ekzekutimit, Muharrem Zeneli, i thotë kryeplakut të fshatit, Xhabir Zeneli;

-“Mos mi ler në shpirt 4 napolonat, që ja kam borxh Ahmet Lokës.  Pasi e dëgjoi këtë serbi, lëshoi si nëpër dhëmbë; – “lirojeni qenin të punojë e coptohet vetë për të larë borxhin, duke i falur kështu jetën. Ndërkohë 5 të tjerët, Selim, Ali dhe Hajredin Kamberi, vëllezër, Sal Kamberi dhe Tahir Hoxha, i vrau duke i therur me bajoneta në oborrin e shtepise në sy të fëmijëve. Masakra të tilla, si kjo e Sopotit, vijon të tregojë 92 vjeçari Isa Kola, kanë vijuar edhe në fshatra të tjerë të Grykës së Madhe, si Zerqan, Valikardhë, Peladhi, si dhe Dushaj, Dragu, e Vajkal në Bulqizë, ku serbët kanë msakruar në mënyrë makabër luftëtarët e këtyre fshatrave, në mbrojtje të trojeve të tyre, duke i therur me bajoneta, në sy të fëmijëve, duke mos kursyer as vrasjen e grave, siç dhe ka ndodhur në Dragu të Bulqizës.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Çfarë më tha Namiku për akuzat e Sigurimit si ‘agjent i UDB-së’ dhe ‘atentatin ndaj Enverit në ’84-ën” / Dëshmia e bashkëshortes dhe për vizitën e Bekim Fehmiut tek ata në Laç...

Next Post

Relacioni sekret për Enverin: Në mbledhjen e RTSH-së u tha se: Todi Lubonja ua futi kontrabandë Festivalin e 11-të, Partisë, popullit dhe punonjësve të Radio-Televizionit…

Artikuj të ngjashëm

“Kur u mor vesh se, ne gratë e personelit të ambasadave të huaja në Tiranë, kishim organizuar një llotari, më thirri në zyrë shefi i madh dhe…”/ Historia e lotarive klandestine, që shteti i dinte, por s’i ndaloi dot kurrë!
Intervista

November 4, 2025
“Kur lundronim në thellësi në perëndim të Sazanit në thellësinë 40 metra, nëndetësja filloi të zhytej, por komandanti na tha se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të Bazës së Pashalimanit, Mëhill Marku
Intervista

“Kur lundronim në thellësi në perëndim të Sazanit në thellësinë 40 metra, nëndetësja filloi të zhytej, por komandanti na tha se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të Bazës së Pashalimanit, Mëhill Marku

October 11, 2025
“Pas problemeve me Mehmet Shehun, Enveri pyeti ku ishte kartela e tij dhe s’donte të kishte akses në të, as ministri Shëndetësisë, drejtori i Klinikës Speciale …”!/ Dëshmia e rrallë e mjekut personal të Hoxhës

September 25, 2025
“Më kanë quajtur agjent të KGB-së, se jam rekrutuar nga zbulimet e huaja, se më ka errur sytë vajza e bukur e një gjenerali nga Moska, por…”/ Dëshmia e rrallë fshatarit nga Sofratika, që u bë gjeneral në Rusi!

September 24, 2025
“Unë me shoqen time të Konservatorit, ‘Alluçka’, shkuam te presidenti rus, Putin, ku ishte edhe presidenti i SHBA-së Bush, kancelari Shnajder, Shirak etj, dhe i thamë…”/ Dëshmia e rrallë e Dhora Lekës

September 20, 2025
“Kur Kadri Hazbiu e njoftoi Enver Hoxhën në një nga mbledhjet e Byrosë Politike, se; vdiq Tuk Jakova, Enveri shpërtheu në të bërtitura dhe i tha…”! / Dëshmia e rrallë e kompozitores Dhora Leka

September 23, 2025
Next Post
Relacioni sekret për Enverin:  Në mbledhjen e RTSH-së u tha se: Todi Lubonja ua futi kontrabandë Festivalin e 11-të, Partisë, popullit dhe punonjësve të Radio-Televizionit…

Relacioni sekret për Enverin: Në mbledhjen e RTSH-së u tha se: Todi Lubonja ua futi kontrabandë Festivalin e 11-të, Partisë, popullit dhe punonjësve të Radio-Televizionit…

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme