• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, May 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Xhavit Qesja ka thënë se e gëzon fakti për masat që janë marrë nga udhëheqja, pasi tani do ngrihet rinia dhe inteligjenca për të…”/ Raporti i agjentit në burgun e Burrelit

“Xhavit Qesja ka thënë se e gëzon fakti për masat që janë marrë nga udhëheqja, pasi tani do ngrihet rinia dhe inteligjenca për të…”/ Raporti i agjentit në burgun e Burrelit
Historia e dhimbshme e disidentit komunist, që vuajti 32 vite burg: “Nuk pranoi të bënte autokritikë kur e thirri shoku Enver në zyrë dhe …”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit të Shtetit

“Për bandën e Xhevdet Mustafës dhe për Enver Hoxhën, bënë komentet e tyre, Gjet Kadeli, Daut Gumeni, Spartak Ngjela dhe Uran Kalakula, duke thënë…”/ Raporti i agjentit “Shkëmbi”, Burrel, 1982

Dashnor Kaloçi

Pjesa e njëzet e tetë

Memorie.al publikon një dosje arkivore voluminoze të nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën “Tepër sekret” që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës, familja e të cilit gjatë periudhës së pushtimit të vendit, 1939-1944, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste, duke qenë një ndër bazat kryesore të saj dhe vuri në dispozicion të gjithë pasurinë që kishte, pasi Xhaviti ishte një ndër anëtarët e parë të Partisë Komuniste Shqiptare për rrethin e Krujës, duke drejtuar batalionin partizan Krujë-Ishëm dhe Brigadën e 22 Sulmuese. Karriera politike e Xhavit Qeses pas mbarimit të Luftës, ku ai u emërua dhe shërbeu në detyra të larta në Ushtrinë Shqiptare, aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së, e disa rrethe të vendit, nga ku u dërgua me studime në Bashkimin Sovjetik, ku qëndroi deri në vitin 1957, kur ai u njoftua që të kthehej urgjent në Shqipëri, pasi kishte shprehur hapur pikëpamjet e tij pro vijës politike që po ndiqte udhëheqësi kryesor i Kremlinit, Nikita Hrushov, për dënimin e kultit të Stalinit. Biseda e Enver Hoxhës me Xhavit Qesen në zyrën e tij në Komitetin Qendror, ku ai e kritikoi ashpër për pikëpamjet e gabuara që ai kishte shfaqur gjatë periudhës së studimeve në Moskë, duke i bërë thirrje që të reflektonte dhe të bënte autokritikë, por Xhaviti e refuzoi sugjerimin e sekretarit të parë të Partisë së Punës së Shqipërisë, gjë e cila u bë shkak që ai të mos lejohej të shkonte më në Bashkimin Sovjetik për të përfunduar studimet, por të dërgohej me punë si nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, nga ku një vit më vonë, do të përjashtohej nga radhët e Partisë, e do të internohej në Ishullin e Zvërnecit, ku regjimi komunist mbante të izoluar disa nga ish-kuadrot e lartë partiakë dhe shtetërorë, të cilët i kishte dënuar për pikëpamjet e tyre antiparti. Kalvari dhe persekucioni i gjatë i Xhavit Qeses nga viti 1957 deri në 1990-ën, ku ai kaloi plot 32 vite në burgje dhe internime, duke qenë një nga të rrallët e dënuar të burgut të Burrelit që bëri greva të gjata urie në shenjë proteste për trajtimin dhe qëndrimin e egër që po mbante regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj tij. Dosja e plotë formulare, hetimore dhe gjyqësore në ngarkim të Xhavit Qeses, e cila publikohet për herë të parë nga Memorie.al, ku ndodhen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që pasqyrojnë ndjekjen dhe përgjimet ndaj tij, raportet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit me pseudonimet e tyre, korrespodenca me letrat që ai u dërgonte instancave të larta partiake dhe shtetërore, si dhe udhëheqësve më të lartë të PPSh-së, deri në vitin 1991 që u lirua nga burgu!

                                                           Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit

“Edhe pas goditjeve me dru që më bënte hetuesi Siri Çarçani në kokë e trup, duke më la në gjak, po u mbajsha në këmbë, por kur ai kapi një dru të ndezur nga stufa…”!/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Relacioni i Punëtorit Operativ të burgut të Burrelit, Kamber Haxhahj, mbi të dënuarin Xhavit Qesja

                                                                 RELACION

                                                “MBI TË DËNUARIN XHEVIT QESJA”

I dënuari Xhevit Qesja, i biri Hajdarit i datëlindjes 1920, lindur në Krujë, tash i dënuar për krimin e veprimtarisë armiqësore, si element anti-parti, ka mbrojtur me vendosmëri pikëpamjet anti-marksiste të revizionistëve Jugosllav. Nga viti 1970 deri në gusht të vitit 1972, ka qenë duke vuajtur dënimin në repartin 307 Tepelenë. Me urdhër të Ministrisë transferohet për të vuajtur dënimin në repartin 321 Burrel.

Gjatë kohës në këtë repart ka mbajtur qëndrim armiqësor, ka fol me urrejtje për Partinë dhe pushtetin popullor, në drejtim të tij ka dhënë B.P. “Pëllumbi”, është njeri me pretendime, kërkon më shumë nga ç’i takon në kundërshtim me rregullat. Gjithashtu bën çmos për të kompromentuar personelin e shërbimit.

 Tepelenë, me 18/IX/1972                                                              Punëtori Operativ

                                                                                                            Kamber Haxhahj

Raport-informacioni i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Esat Lata, mbi bisedën e bëra nga Xhavit Qesja me të dënuarin tjetër, Dilaver Radëshi

                                                                 EKSTRAKT

                                     PËR XHAVIT QESEN I NXJERR NGA INFORMACIONI I T.O.

Xhavit Qesja – Të të bëj edhe unë një pyetje Dilo – (D. Radëshit).

Në telegramin e Kinezëve thuhet kështu: që Shqipëria, P.P.SH. ka bërë një luftë dhëmb për dhëmb kundër social-imperializmit sovjetik e imperializmit amerikan për triumfin e revolucionit botëror, pastaj më poshtë thotë: le të bashkohemi për të luftuar së bashku imperializmin, revizionizmin dhe reaksionin d.m.th., kundër imperializmit dhe revizionizmit, reaksionit ………… ndërsa ky është shumë i dobët.

 Datë 4/XII/1972                                                              PUNËTORI OPERATIV

                                                                                                    ESAT LATA

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Esat Lata, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Beni”, lidhur me bisedat e bëra nga të dënuarit në burgun e Burrelit

Dhënë agjenti “BENI”

Marrë P.Op. Esat Lata

Burrel më 9/2/1973

Nr. 176

                                                             Raport datë: 9/2/1973

Dihet që Bedriu i hedh prej vitesh filozofit e tija në fletore. Disa herë i janë marrë ose i kanë nisur ai në emër të Kryeministrit. Edhe tani janë grumbulluar mbi 20 fletore që nga viti 1968-1969, të cilat i ka futur në një kuti kartoni të shoqëruar me një letër të gatshme në emër të Kryeministrit, në rast se tentohet t’i merren nga Organet e Sigurimit. Fletoret që gjeti roja gjatë kontrollit, ishin në përgjithësi nga ato të arkës së tij.

Në përgjithësi nga bisedat në Tepelenë ai pak shpresa kishte se do të mund t’i nxirrte ato nga burgu edhe sikur të lirohej, prandaj ishte përgatitur për një gjë të tillë. Elementi i ri pas bisedës së fundit me Operativin dhe marrjen e dy fletoreve, ishte që tek ai dhe tek Halimi, Bardhyli, Dilaveri e tjerë, lindi dyshimi se mos pregatitet një proçes i dytë për të dënuar Bedriun edhe një here, për të penguar që të dal nga burgu pas dy vjetësh që i mbaron dënimi. Xhaviti nuk e përjashton një mundësi të tillë, por nuk beson për këtë.

Vetë Bedriu ka krijuar bindje të plotë, prandaj qysh të nesërmen paketoi kutinë e tij me fletore, i vuri adresa me rrobe nga jashtë për Kryeministrin, ka pregatitur në një qese një palë çorape leshi, fanellat e tjera, dhe pret të arrestohet nga dita në ditë. Në biseda të ndryshme me Halimin, Dilaverin, nga ai (Bedriu), mund të presësh çdo gjë, se këto nuk ndryshojnë kurrë për të mirë dhe se gabon shumë rëndë ai që beson se mund të kthehen në rrugën e ligjit. Në bisedat me atë, ka thënë se: nuk do të kthehet i gjallë në shtëpi, se ato nuk e lënë të lirë deri sa të vdes dhe se në qoftë se lirohet, me njëherë do të internohet përsëri.

Halimi e përkrah në këto mendime, duke sharë udhëheqjen dhe duke e cilësuar si kriminele, bisha etj. Edhe Bedriu me Dilaverin përsërisin shpesh shprehje të tilla. Ai i ka thënë se Bedriut, kur të mbarojë dënimin nuk do të merren më me atë dhe do të lenë të qetë në shtëpi, po qe se ai nuk do t’ju jap shkas për të vënë dorë mbi të.

Ai kohët e fundit është ftohur me Bedriun, bile nja një javë pas një zënie për shkak se deshi të ankohej Bedriu kundër Mustafa Lilës, që merr letrat rekomande, nuk folën fare, tani flasin por janë ftohur, shkaku është se ai nuk e duron më kur flet vet ose mbështet budallallëqet e Halim Xhelos kundër udhëheqjes sonë dhe mbi gjendjen në vend dhe këtë pakënaqësi ai nuk ka mundur ta fsheh.

Edhe Xhaviti nuk ka më atë respekt dhe mendim që kishte më para për Bedriun, kështu në treshen Bedri, Xhavit dhe ai, është krijuar një e çarë, ku Bedriu është tërhequr menjë anë, ndërsa Xhaviti dhe ai, rrinë gjithashtu bashkë dhe janë lidhur ngushtë, megjithëse që të dy kundërshtarë të pa pajtueshëm me udhëheqjen tonë, ato, d.m.th., Bedriu dhe Xhaviti, ndryshojnë shumë nga njëri tjetri, Xhaviti është shumë më i moderuar se Bedriu.

Xhaviti në bisedat me atë, e quan ……………spiun ordiner të Kadri Hazbiut, ai Xhaviti, thotë se sa herë e nxjerrin jashtë vetëm ……., ai vetë i raporton Flamurit. Edhe atë ditë që u thirr Bedriu dhe ju morën fletoret, ai tha se gjysëm ore para tij, u thirr……….., gjoja nga komandanti, por në fakt nga Sigurimi dhe u pyet për fletoret e Bedriut dhe të nesërmen kur erdhi Kamberi, erdhi edhe u zu me…….., ai i tha atij, se këto janë lojërat e Flamurit, për të mbuluar takimin e djeshëm të………….dhe gjoja për të persekutuar, një argument që sjell ai për……….. janë edhe shpenzimet e shumta që bën ai.

Vetëm në muajin Janar ai shpenzoi (………) 190 lek të reja për ushqime, kurse vetëm për abonime 171 lekë, duke u abonuar në 12 organe, kjo i ka rënë në sy të gjithëve, vetëm kafe bleu rreth 1 kg. në muaj dhe ngeli në korridor, duke ju lutur njërit e tjetrit, që ta qeras me kafe. Xhaviti thotë se………. megjithëse është në burg, vazhdon të marr pensionin që merrte në Zvërnec, prej 1200 lekësh. Në bisedat me atë, Xhaviti ka shprehur dyshimet e tij edhe për Halimin, Kadriun, Miçon, Pandelinë e ndonjë tjetër, megjithëse duhet thënë se ai vuan nga spiuno-mania.

Halimi ka arritur në një pikë të tillë, që nuk e duron më burgun, jo me vite, por edhe me muaj, prandaj i rritet tensioni dhe shan nga mëngjesi deri në darkë me fjalët dhe shprehjet më të ndyra udhëheqjen e Partisë dhe të shtetit dhe udhëheqës të veçantë, duke i cilësuar edhe me emra. Kjo e detyron shpesh herë atë që të dalë nga dhoma me marifet, për të mos e dëgjuar.

Edhe Vangjeli me Dilaverin e quajnë veten specialist për çështjet Kineze dhe vazhdimisht mundohet të gjejë edhe të krijojë kontradikta në marrëdhëniet Shqiptaro – Kineze, prandaj edhe faktet detyrohet ti kthejë së mbrapshti. Sigurisht nuanca për probleme të veçanta ndërmjet dy Partive tona vihen re edhe në shtyp, por ai mundohet të vërtetoi, se ne do të prishemi me Kinezët shumë shpejt.

Agjenti “BENI”

Vlerësimi i të dhënave:

E dhëna ka vlerë sepse kemi të bëjmë me armik të rrezikshëm të Partisë, të cilët shprehen me urrejtjen më të madhe ndaj Partisë dhe udhëheqjes së saj.

Detyrë: Kur të raportoni herë tjetër, jepni konkretisht për secilin, gjërat ashtu siç i flet, duke i dhënë shkoqitur për secilin, të mos përdoret në asnjë mënyrë emri juaj, por vetëm përemri vetor, në vetë të tretë, njëjës, mos u bëni shkak për të humbur besimin me bisedat e tepërta dhe me agjitacionin e tepruar në favorin tonë.

Kini kujdes në krijimin e rrethanave të favorshme për zhvillimin e bisedave, kur të raportoni mos i konfondoni gjërat.

Masat Operative: E dhëna të shtypet në pesë kopje dhe të vendosën në fashikujt e personave që implikohen për Halimin, Bedriun, Xhavitin, Dilaveërin dhe Bardhylin.

                              Punëtori Operativ

                                 Esat Lata

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Esat Lata, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Beni”, lidhur me bisedat e bëra nga të dënuarit në burgun e Burrelit

Dhënë agjenti “Beni”

Marrë P. Op. Esat Lata

Burrel, më 10.41973

Nr. 177

                                                                  R A P O R T 

Dt. 10.4.1973

Ai raporton se Xhavit Qesja thotë se kjo masë nga një anë më gëzon, se do të bëj që të rritet rezistenca në radhët e rinisë e inteligjencës dhe do të shpejtojë ditët kur ajo do të fillojë të reagojë në mënyrë aktive ndaj Diktaturës së Proletariatit.

                                                                                                              “Beni”

Vlerësimi i të dhënave:

  • E dhëna ka vlerë, pasi ky i dënuar i quan masat e marra, si të vetmet masa të cilat do të shpejtojnë ditën që do të ngrihet rinia kundër Diktaturës së Proletariatit.

Detyrë: Agjentit iu dha si detyrë që të bisedojë me këtë të dënuar, rreth masave që ka marrë Partia kohët e fundit mbi ruajtjen nga ndikimet e huaja.

Masat Operative:

E dhëna u shtyp në një kopje, vetëm në një kopje, për pjesën q bën fjalë për Xhavit Qesen.

                                 Punëtori Operativ

                                    Esat Lata

Shënim: E dhëna është e rëndësishme dhe përputhet plotësisht me materialet e T.O. T’i relatojmë Degës së VIII-të, propozojeni për 200 lekë shpërblim. Të bisedojmë me Kryetarin që t’i japim libra të dyve, Xhavitit dhe “Benit”.

              11.4.1973

          Shefi i Seksionit

                  R. Hoxha

U pa nga Zv/Kryetari Ismail Musta

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Esat Lata, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Beni”, lidhur me bisedat e bëra nga të dënuarit në burgun e Burrelit

Dhënë Agjenti “Beni”

Marrë P. Op. Esat Lata

Burrel, më 29.5.1973

Nr. 175

                                                                R A P O R T

Ai raporton se edhe Xhavit Qesja që erdhi nga spitali që kishte mundur të mësonte nga të sëmurët e tjerë, të burgosur apo të paraburgosur, Xhaviti kishte marrë vesh se shikimi i stacioneve të huaja televizive, pothuaj vazhdon si më parë, pasi stacioni i Titogradit, qenka shumë i fortë dhe mund të merret me antenë dhome, kurse nëpërmjet Beogradit, shikohet Italia.

Xhaviti na tregoi për pakënaqësitë lidhur me spitalin e burgut dhe me zënien që kishte pasur me kryetarin e Degës të Tiranës, për të cilin kishte bërë letër udhëheqësit kryesor të partisë. Këtë është shtruar në infermieri dhe është shumë i kënaqur, i duket vetja si në Sanatorium.

                                                                                                       “Beni”

Vlerësimi i të dhënës:

E dhëna ka vlerë, se ky i dënuar është kundër masave që ka marrë Partia për luftën kundër ndikimeve të huaja revizioniste.

Detyrë:

Agjentit nuk i’u dha detyrë pasi e dhëna u morr nga kutia sekrete.

Masat Operative:

E dhëna ku bën fjalë për Xhavit Qesen, u shtyp në një kopje dhe do të vendoset në dosjen formulare të tij. Memorie.al

                                    Punëtori Operativ

                                        Esat Lata

                                                     Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 18 Dhjetor

Next Post

Kalendari Historik 19 Dhjetor

Artikuj të ngjashëm

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit
Dossier

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit

May 9, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Edhe pas goditjeve me dru që më bënte hetuesi Siri Çarçani në kokë e trup, duke më la në gjak, po u mbajsha në këmbë, por kur ai kapi një dru të ndezur nga stufa…”!/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 8, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Fadil Rizai dha jetën në krye të detyrës prandaj ai të shpallet ‘Dëshmor i Ndërtimit të Socializmit’, ose t’i jepet një Medalje Trimërie, sepse dhe si familje…”/ Letra për Degën e Brendshme të Shkodrës

May 8, 2025
“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat
Dossier

“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat

May 8, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Ende pa mbarue mirë fjalën Lilo Zeneli, që nuk u sillte keq me mue, prej mbrapa do të më vinte nji nga ato shuplakat e forta të Kasem Troshanit, i cili…/ ! Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 7, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Kam 6 vjet gruan pa punë, jetoj me 1 mijë lekë të vjetra në muaj, jetë fukarenjsh, prandaj të tradhtuen shokët e tu, Beqir Balluku me Petrit Dume e Parllakun, se…”/ Letra e Hamit Myrtja për Enver Hoxhën

May 8, 2025
Next Post
Kalendari Historik 1 Dhjetor

Kalendari Historik 19 Dhjetor

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!