• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, July 31, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Dokumentet sekrete: “Nëse Franca në mënyrë të njëanshme do t’a dekorojë Kadarenë me ‘Legjionin e Nderit’, atëhere ne…”/ Korespodenca me ambasadën shqiptare në Paris në ’85-ën

“Si i përjetoi protestat masive dhe pushkatimin e Çausheskut, stafi i ambasadës sonë në Bukuresht, ku unë…”/ Rrëfimi i rrallë i gazetarit Rezar Xhaxhiu
Dokumentet sekrete: “Nëse Franca në mënyrë të njëanshme do t’a dekorojë Kadarenë me ‘Legjionin e Nderit’, atëhere ne…”/ Korespodenca me ambasadën shqiptare në Paris në ’85-ën
Dokumentet sekrete: “Nëse Franca në mënyrë të njëanshme do t’a dekorojë Kadarenë me ‘Legjionin e Nderit’, atëhere ne…”/ Korespodenca me ambasadën shqiptare në Paris në ’85-ën
Dokumentet sekrete: “Nëse Franca në mënyrë të njëanshme do t’a dekorojë Kadarenë me ‘Legjionin e Nderit’, atëhere ne…”/ Korespodenca me ambasadën shqiptare në Paris në ’85-ën
Dokumentet sekrete: “Nëse Franca në mënyrë të njëanshme do t’a dekorojë Kadarenë me ‘Legjionin e Nderit’, atëhere ne…”/ Korespodenca me ambasadën shqiptare në Paris në ’85-ën
Dokumentet sekrete: “Nëse Franca në mënyrë të njëanshme do t’a dekorojë Kadarenë me ‘Legjionin e Nderit’, atëhere ne…”/ Korespodenca me ambasadën shqiptare në Paris në ’85-ën
Dokumentet sekrete: “Nëse Franca në mënyrë të njëanshme do t’a dekorojë Kadarenë me ‘Legjionin e Nderit’, atëhere ne…”/ Korespodenca me ambasadën shqiptare në Paris në ’85-ën

Dashnor Kaloçi

Pjesa e parë

Memorie.al publikon disa dokumente arkivor të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, me siglën “Tepër Sekret”, të cilat i përkasin vitit 1985, ku ndodhet një korespondencë e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, me ambasadën shqiptare në Paris, lidhur me kërkesën e palës franceze dhe presidenti të asaj kohe, François Mitterrand, të cilët kërkonin që të nderonin shkrimtarin e njohur shqiptarë Ismail Kadare, me dekoratën “Legjioni i Nderit”, e cila ishte dekorata më e lartë që shteti francez akordonte për të shtetasit e huaj. Korespondenca e plotë në mes diplomatit Kujtim Hysenaj me eprorët e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, si: Ministri, Reiz Malile,  zv / Ministri Sokrat Plaka etj., lidhur me kërkesën e palës franceze, si dhe udhëzimet që i vinin atij nga ‘qendra’, se si duhej të vepronte dhe si t’u përgjigjej diplomatëve francezë në takimet e bisedat me ta!

Në mesin e viteve ’50, kur në Bashkimin Sovjetik, falë liderit të sapoardhur në fuqi Nikita Sergejeviç Hrushçovi dhe mbështetësve të tij, po kryhej procesi i destalinizimit, diku në Itali filloi të qarkullonte një libër, tip broshure, ku përshkruheshin me detaje tmerret e luftës civile (1918-1922), në atë vend stërmadh ku kishte “triumfuar” Revolucioni i Tetorit, që solli në fuqi bolshevikët.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kundëradmirali juaj që erdhi nga Sevastopoli për inspektim, i cili kishte zakon të pinte, kapi një oficerin tonë në bazën e Pashalimanit dhe…”/ Biseda e Enverit me Mikojanin dhe Andropovin, Moskë 1960

“Afrimi i ditës së lirimit, për të burgosurit politikë, shoqërohej detyrimisht nga një ankth i madh, pasi nuk e dije aspak, se pas daljes nga dera e hekurt, mund të të priste…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

Libri “Doktor Zhivago”, që ishte shkruar si tip pamfleti nga shkrimtari rus Boris Pasternak, thuhej se ishte mbështetur, financuar dhe shpërndahej nga shërbimet sekrete të SHBA-ve (CIA), të cilat donin t’i bënin të ditur botës mbarë se nga çfarë ‘djepi’ kishte dalë ajo ‘pjellë’ e regjimit stalinist, që vetë disa nga protagonistët e aktorët e tij po e demaskonin dhe po i’a çirrnin maskën.

Pas Italisë, po nën kujdesin dhe patronazhin e plotë të amerikanëve (të kamufluar nën Fondacionin “Rockefeller”), ai libër që vazhdonte të çudiste botën mbarë, arriti të futej edhe në vetë Bashkimin Sovjetik. Kështu, ndërsa udhëheqja staliniste e Moskës mundohej ta fshinte apo t’i nxirrte ‘jashtë’ ato tmerre që kishin përjetuar pothuaj të gjithë popujt që jetonin në të gjitha republikat e BRSS-së, amerikanët i’a fusnin “kontrabandë” përsëri brenda.

Dhe në kuadrin e gjithë kësaj fushate ‘letraro-politike’ të sponsorizuar nga amerikanët, asokohe emri i Pasternakut dhe libri i tij kapën “majat” e botës dhe autori u propozua për çmimin ‘Nobel’, i cili i’u akordua në vitin 1958. Edhe pse nga presionet e shumta, ai refuzoi që ta merrte çmimin ‘Nobel në Letërsi’, misioni i amerikanëve tashmë ishte kryer më së miri.

Kremlinit ajo gjë i’u kthye në bumerang, pasi refuzimi i Pasternakut bëri bujë më të madhe se ç’do të kishte bërë po ta pranonte atë çmim. Po kështu, pothuaj në të njëjtën periudhë kohe që amerikanët kishin filluar ‘aksionin Pasternak’, lideri komunist i Jugosllavisë, Josip Broz Tito, i kishte dalë ‘zot vetë’ një ‘aksioni’ të tillë me shkrimtaro-politikanin serbo-boshnjak Ivo Andriç.

Thuhet se nuk kishte takim zyrtar apo privat ku vetë Marshalli Tito të mos fliste dhe promovonte me miqtë dhe të ftuarit e tij “gjenialitetin” e shkrimtarit sllav që “po ndriste me veprën e tij”, botën mbarë. Vepër ku përshkruhej “bashkim-vëllazërimi”, në atë vend me gjashtë republika e shumë etni të Ballkanit. Dhe, falë mbështetjes e promovimit të Titos, edhe Ivo Andriç arriti që në vitin 1961 të kurorëzohej me çmimin ‘Nobel në Letërsi’, edhe pse “bashkim-vëllazërimi” të cilit ai ‘i këndoi’ në veprën e tij, rezultoi veçse një fasadë, po të kemi parasysh luftërat që mbytën në gjak pothuaj të gjitha republikat e saj në fillimin e viteve ’90-të!

Plot 15 vjet më vonë (në 1985-ën), një histori krejt ndryshe nga ajo e Titos me Andriçin ndodhte në Shqipëri. Ajo me shkrimtarin e njohur Ismail Kadare dhe diktatorin komunist Enver Hoxha e pasuesin e tij Alia (ngjarja e ka zanafillën kur Enveri ishte ende gjallë).

Ndërsa asokohe Franca dhe personalisht presidenti François Mitterrand, kishin ndërmarrë “aksionin” për nderimin e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, fillimisht me ‘Legjioni i Nderit’ (dekorata më të lartë që jepte Franca), dhe më pas për t’a propozuar si kandidat për çmimin ‘Nobel në Letërsi’, vetë vendi i tij, apo më saktë udhëheqja komuniste nuk e pranonte kurrsesi këtë gjë.

Madje jo vetëm kaq, por Tirana zyrtare u bënte të ditur francezëve se: “Në rast se Franca do ta ndërmerrte në mënyrë të njëanshme një veprim të tillë, atëherë…”.

Kjo gjë dhe mjaft makinacione të tjera tejet të rafinuara (tipike komuniste), bëhen të ditura për herë të parë nga këto dokumente zyrtare (që gjenden në arkivat e shtetit shqiptar), që publikohen për herë të parë dhe të plota në faqet e këtij libri.

Informacioni i diplomatit Kujtim Hysenaj nga ambasada shqiptare në Paris, për Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë

Drejtoria e Dytë

                                               I n f o r m a c i o n

Mbrëmë, në pritjen tek francezët, dolën sa më poshtë:

  1. Këshilltari Impereto më tha se dëshironte të bisedonte zyrtarisht me mua lidhur me dekorimin që ata kanë ndërmend t’i bëjnë Ismail Kadaresë. Bëhet fjalë për “Legjionin e Nderit”, më e larta dekoratë franceze. Mendoj që të pritet. Për dekoratën t’i thuhet se do të bisedojmë me të interesuarin dhe pastaj do t’i japim përgjigje.
  2. Këshilltari tregtar tha se prej disa ditësh është zhvilluar në Paris një mbledhje në Ministrinë e Industrisë ku merrnin pjesë përfaqësues nga Dhoma të Tregtisë, MTJ dhe organizata më e madhe e kompensimit, lidhur me rrugët e zgjerimit të tregtisë me vendin tonë. Nuk dinte hollësira.
  3. Ambasadori pyeti a u kthye sh. Andon dhe nëse shkoi në Francë. U interesua si ecin marrëdhëniet me R.F.Gj. Pasi i bëra të qarta se nuk di hollësira përveç faktit që bisedohet për gjetjen e një zgjidhjeje të problemit, tha se nga anglezët nuk ka gjë të re.

Sipas tij, në Angli ka konservatorë edhe më të mëdhenj sesa vetë Thatcher dhe se është vështirë të gjendet një zgjidhje që të shpëtojë fytyrën, kur ka një vendim të Gjykatës së Hagës.

21.11.1985

                         Kujtim Hysenaj

Shënimet nga titullarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë

Lidhur me pikën e parë, shoku ministër shënon:

  • Të vihet në informacionin e udhëheqjes, por të sqarohet se përse e japin “Legion d’Honouer”.

Më duket se kanë qenë ekspedita ushtarake mercenarësh në Afrikë etj.
Për pikën e dytë miratoni sa shënon shoku Sokrat.

(firma) 25.11.1985

Telegrami tepër sekret i zv / ministrit të Punëve të Jashtme, Sokrat Plaka, për ambasadën shqiptare në Paris

Telegrami shifër                                                            Tepër Sekret

 Nr. i Fletës 103                                                             SH I F R I M

Nr. 4957

Adresa: Ambasadës Paris

Koncepti: Ambasada këtu ka kërkuar mendimin tonë për dhënien e

  1. Kadaresë të Legjionit të Nderit.
    Çështjen e kemi në studim. Për dijeni. Memorie.al

      (Sokrat Plaka)

                                                Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 05 Korrik

Next Post

“Më pëlqyen vjershat e një vajze të re poete, por ajo më dërgoi dy letra, ku me fodullëk, sa s’kërkonte t’i…”/ Diskutimi i Enverit në mbledhjen me shkrimtarët dhe artistët në ’65-ën

Artikuj të ngjashëm

“Kundëradmirali juaj që erdhi nga Sevastopoli për inspektim, i cili kishte zakon të pinte, kapi një oficerin tonë në bazën e Pashalimanit dhe…”/ Biseda e Enverit me Mikojanin dhe Andropovin, Moskë 1960
Dossier

July 30, 2025
“Kur Kosta Gjordeni i plagosur bërtiste; ‘më qëllun komunistat, kriminelat, të dënuarit H. Tabaku, L. Shkëmbi e N. Skrapari afrohen, por breshëria e armëve…”/ Kujtimet e ish-të burgosurve të Qafë-Barit
Dossier

“Afrimi i ditës së lirimit, për të burgosurit politikë, shoqërohej detyrimisht nga një ankth i madh, pasi nuk e dije aspak, se pas daljes nga dera e hekurt, mund të të priste…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

July 31, 2025
“Për herë të parë në një qeveri shqiptare, nisi të funksiononte ‘Zyra e Sigurimit Publik’, apo ‘Drejtoria e Policisë Shqiptare’, ku u emërua…”/ Historia e panjohur e shkollës së Xhandarmërisë në Gjirokastër

“Ore shokë, Avzia Nela s’asht burr i keq, po në anët tona, na jena të lidhun me fjalën, kush e qet, quhet besëpremë. E pra, kjo asht arsye, që Avzia hesht…”/ Dëshmitë e rrallë të ish-të burgosurit politik
Dossier

“Me Avzi Nelën u njoha në burgun e Burrelit dhe kur e liruan, nuk e lanë të shkonte në fshatin e tij, por në një kasolle të mjerë e, kur shkuan që ta arrestojnë përsëri, ai…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

July 30, 2025
Fotografi me pamje të Sarandës
Dossier

“Në mëngjesin e 29 korrikut 1944, forcat britanike filluan sulmin nga deti, drejt pozicioneve të gjermanëve dhe beteja vazhdoi gjithë ditën, por ne…”! / Dëshmia e ish-partizanit, për çlirimin e Himarës

July 28, 2025
“Në kampin e Fush-Krujës, kishte dhe të burgosur ordinerë, si shkrimtari Selman V., ish-kreu i organizatës Pionerit, i cili me Janaq T., në 1946-ën, organizuan rrahjen time në gjimnaz…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës
Dossier

“Duke studiuar filozofin kobzi Egezia, ‘këshilltarin e vdekjes’, Mustafa Bajraktari filloi të humbte shpresat dhe një ditë, me copa çarçafi të bëra si litar, ai…”/ Historia e trishtë e filozofit autodidakt nga Tropoja

July 28, 2025
Next Post
“Më pëlqyen vjershat e një vajze të re poete, por ajo më dërgoi dy letra, ku me fodullëk, sa s’kërkonte t’i…”/ Diskutimi i Enverit në mbledhjen me shkrimtarët dhe artistët në ’65-ën

“Më pëlqyen vjershat e një vajze të re poete, por ajo më dërgoi dy letra, ku me fodullëk, sa s’kërkonte t’i…”/ Diskutimi i Enverit në mbledhjen me shkrimtarët dhe artistët në ’65-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme