• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, October 17, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Si detyra dhe propozime sugjerojmë që të aplikohet Operacioni i ‘letrave helmuese’ me postë, kundër udhëheqësve të lartë të regjimit komunist në Shqipëri, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

“Divizioni ushtarak i Korçës ka komandant Nezir Met’hasanin, komisari Eleftherios Kasnetsis, që është gjithashtu ndërlidhës i qeverisë së Shqipërisë me guerrilasit komunistë grekë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
“Anija ‘Petrovski’ e regjistruar në BRSS, gjatë lundrimit ndaloi në Durrës mes datave 10 dhe 15 janar 1952, ku shkarkoi 12 tanke të një tipi të ri, që ngjanin me modelin T-34…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
“Oficeri N. K. i repartit 9181 në Tiranë, është shumë i rrezikshëm, sepse tha kur të bëhet luftë, të parin do vras …”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit për ushtarakët
“Nga ‘Historia e Sigurimit të Shtetit’, e botuar në vitin 1974, nxirren mjaft të dhëna rreth diktaturës, si… “/ Ana e panjohur e krimeve të regjimit komunist, shqiptaro-jugosllav
“Xhavit Qesja, Pëllumb Dishnica dhe Maqo Çomo, presin me padurim rrëzimin e pushtetit dhe të tre ngritën dolli për…”/ Përgjimet e “Shkëlzenit” në kampin e Zvërnecit
“Pëllumb Dishnica tha se në ‘Pallatin e Brigadave’ ku është kuzhinieri i Zogut, udhëheqësit me familjet e tyre…”/ Përgjimet e të internuarve në Ishullin e Zvërnecit

Pjesa e tetë

Memorie.al / CIA ka publikuar dokumente ku flitet për organizimin e pushtetit lokal në Tiranë dhe ata që ishin në krye të saj, duke filluar nga Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të rrethit, Prefektura, etj, si dhe seksionet përkatëse që ishin në vartësi të tyre. Po kështu, pas emrave që u publikun nga CIA mbi drejtuesit e Sigurimit të Shtetit, kanë dalë në dritë dhe drejtuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme. CIA ka publikuar disa dokumente të tjera mbi shërbimet e sigurisë, teksa tregohet e si sovjetikët nisën reformimin në Ushtrinë shqiptare që asokohe ishte nën drejtimin e ministrit të Mbrojtjes Popullore, gjeneral-major Beqir Ballukut.

                                                           Vijon nga numri kaluar

Shkurt 1954

Gjithashtu mund të lexoni

“Nëntoger Galiardi dhe kapiten Carboni, u takuan me komandantin Kadri Hoxha, i cili pyetjes: Çdo bëhet me oficerët italianë’, iu tha:…”/ Dokumentet e panjohura për tragjedinë e “Kolonës Gamuci”, 15 tetor ‘43

“Në Fondin e Solidaritetit, është edhe ai i lënë me testament për PPSh-në, nga mikja amerikane, Imogene Johnson, por do ketë zhurmë, sepse ligji i ri i zgjedhjeve nuk e lejon…”/ Raporti i Agim Popa, janar 1991

Organizmi i pushtetit vendor dhe Ministria e Brendshme

Komiteti Ekzekutiv i Tiranës është në fakt ish-organizata e bashkisë së qytetit dhe është vendosur pikërisht në ish-ndërtesën e bashkisë. Ai ka një kryetar, një sekretar dhe 11 anëtarë që kanë secili përgjegjësi për çështje të veçanta të administratës si tregtia, financat, planifikimi, ndëritmi, arsimi, strehimi puna e gjendja civile.

Zgjedhjet bashkiake mbahet çdo dy vjet; të fundit janë mbajtur në 1952. Anëtarët e komiteteve emërojnë krerët e komiteteve të lagjeve të Tiranës, të cilat edhe ato ndahen në sektorë të ndryshëm të funksioneve. Anëtarët e këshillave të lagjeve zgjidhen pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.

Në maj 1951 zyra e strehimit u transferua nga komiteti ekzekutiv në qendër, në një ndërtesë në bulevardin Shqipëria e Re, prej numrit të madh të aplikantëve. Funksioni kryesor i Ministrisë së Brendshme, është në fakt ai i drejtimit të Sigurimit të shtetit. Ajo ka dhe tre degë kryesore sipas tre ndarjeve administrative të Tiranës.

Personat e mëposhtëm kanë mbajtur role të rëndësishme administrative në Komitetin Ekzekutiv të Tiranës deri në vitin 1952: Bim Sina, kryetar i Komitetit Ekzekutiv, i lindur në Tiranë, i martuar me një punonjëse të zyrave të tij, të quajtur Merushe Shapllo. Të dy kanë qenë partizanë gjatë luftës dhe janë komunistë të flaktë. Në raportimet e fundit Sina ka qenë në ngarkim të Arkivës Sekrete.

Selaudin Bekteshi, sekretar i komitetit ekzekutiv, i lindur në Tiranë, 28 vjeç, i martuar pa fëmijë. Edhe ky ka qenë partizan dhe është komunist i flaktë. Murat Mema, anëtar përgjegjës i seksionit të Tregtisë. I lindur në Tiranë, 32 vjeç, ish-partizan dhe komunist i flaktë. Qazim Mema (pa lidhje me Murat Mema), përgjegjës i Financave, i lindur në Tiranë, ish-partizan.

Tetor 1954

Ushtria Popullore

Në fund të vitit 1953, u krye një riorganizim i Ushtrisë Popullore të Shqipërisë, sipas udhëzimeve të zyrtarëve sovjetikë. Disa brigada këmbësorie në Korçë, Tiranë, Gjirokastër e të tjera, u shpërbënë dhe në vend të tyre u krijuan 3 trupa ushtrie me brigada dhe regjimente këmbësorie. Një njësi me autoblinda u vendos në fshatin Zemblak, e varur nga regjimenti Korçës. Një njësi këmbësorie është stacionuar gjithashtu në Bilisht. Njësitë janë armatosur me pushkë sovjetike, disa prej të cilave me snajper.

Këto batalione nuk kanë automjete transporti, por vetëm kafshë si kuaj dhe mushka, me të cilat tërheqin artilerinë. Këto njësi kryejnë stërvitje çdo ditë. Rreth 20 oficerë kanë shkuar në batalionet e Korçës, për të marrë pjesë në stërvitjet e kryera në lartësitë e Voskopojës, të cilat zgjatën tre javë. Deri në mes të vitit 1954, komandanti i batalionit të kësaj zone, është kapiten Zarifi nga Poloska, i cili u zëvendësua nga kolonel Lulzim Skëndo nga Kurveleshi.

Disa burime kanë konfirmuar se prezenca e kaq shumë oficerëve në një batalion, vjen për arsye se brigadat kanë strukturë administrative të ngjashme me regjimentet dhe në rast mobilizimi ato mund të bëhen regjimente. Në kazermat e këmbësorisë së Bilishtit, është vendosur dhe njësia e artilerive. Kjo është e armatosur me topa sovjetikë kalibër 75 mm. Transporti i tyre bëhet me mushka. Nuk dihet saktësisht sesa mushka i përkasin njësisë së artilerisë, pasi ato rrinë së bashku me mushkat e këmbësorisë, por së bashku arrijnë në rreth 120 kokë.

Trajnimi dhe rekrutimi

Një numër oficerësh që janë të liruar nga ushtria, thirren herë pas here me letra për stërvitje dymujore. Rezidentët e zonës së Devollit kanë raportuar për stërvitje të batalionit të këmbësorisë të stacionuar në Bilisht. Në fillim të tetorit 1954 në zyrën e rekrutimit të Bilishtit u paraqitën banorët e zonës që duhet të kryenin shërbimin ushtarak.

Njerëzit u ekzaminuan nga komiteti dhe ata që u zgjodhën për shërbimin e rojeve kufitare, filluan menjëherë stërvitjen. Ndërsa të tjerët u liruan dhe flitet se do të nisnin shërbimin disa muaj më vonë. Prej vitit 1954, kohë zgjatja e shërbimit ushtarak në Shqipëri është zgjatur nga dy, deri në tre vjet, ndërsa për forcat ajrore dhe detare, nga tre, në katër vjet. Informacionet vijnë nga njerëz që shërbejnë në ushtri.

Kazermat e Bilishtit

Kazermat ndodhen në daljen juglindore të qytetit pranë rrugës automobilistike Korçë-Kristalopigji. Ato janë dy ndërtesa njëkatëshe guri dhe një dykatëshe, ku janë vendosur batalioni i këmbësorisë dhe njerëzit e artilerisë. Në ndërtesën dykatëshe ka gjithashtu marangozë, rrobaqepës e këpucëbërës. Uji për kazermën vjen nga depozita e Bilishtit, ashtu si dhe energjia elektrike, nga rrjeti kryesor.

Kazerma është e rrethuar me tela me gjemba, ndërsa po ndërtohet edhe një mur ndarës me rrugën automobilistike. Gjatë ditës kazermat ruhen nga një roje e vendosur në hyrje të kampit dhe ka gjithashtu dy posta të përhershme me mitraloza. Kisha e Argjia e Parashqevisë pranë varrezave të Bilishtit, shërben si depo municioni për batalionin dhe është e rrethuar me tela me gjemba.

Ushtria e punës

Në fund të gushtit, komandanti i policisë së Bilishtit, kapiten Beqir Alia, mblodhi banorët dhe mbajti një fjalim ku përpiqej të bindte të rinjtë t’i bashkoheshin ushtrisë vullnetare të punës, duke argumentuar se puna ishte e nevojshme për të ndërtuar rafinerinë e naftës së Cërrikut. Por prej faktit se vetëm një person pranoi të aplikonte, autoritetet u detyruan të merrnin punonjës me pagesë.

Në fshatin e Bilishtit ka dhe rreth 15 banorë të armatosur, të cilët duhet të ndihmojnë policinë sa herë që është e nevojshme, për të ngritur prita ose në operacione ndjekjeje. Një nga këta është Ahmet Çakerri, i cili është më i besueshmi për autoritetet, sepse është komunist. Sa herë që ka nevojë për ndihmë, policia i drejtohet atij.

Fortifikimet e kufirit

Deri në prill 1954, banorët e Kapshticës nuk mund të kalonin nga rruga automobilistike Kapshticë-Kristalopigji, për të arritur te kullotat e bagëtive në anën jugore. Por më vonë rruga u hap dhe fshatarët mund të kullosnin kafshët deri pranë kufirit. Më parë një zonë e atjeshme ka qenë e minuar, e cila u spastrua nga autoritetet.

Rreth 75 për qind e banorëve të Bilishtit janë myslimanë dhe 25 për qind janë kristianë ortodoksë. Por fshati nuk ka Hoxhë dhe xhamia është kthyer në kinema, prandaj banorët nuk i kryejnë ritet fetare. Po ashtu dhe popullsia ortodokse nuk shkon në kishë, sepse ata që e bëjnë këtë, tallen nga të rinjtë komunistë të fshatit.

Në Bilisht ka vetëm një prift ortodoks, që jep meshën të dielave në Kishën e Shën Anasthasios. Emri i tij është Kristo Llafazani. Bilishti ka një spital me rreth 60 shtretër. Spitali ka një doktor që është diplomuar në Tiranë dhe 5 infermierë (3 femra e 2 meshkuj). Vizitat mjekësore janë falas për të gjithë.

Të shtruarit në spital duhet të paguajnë 40 lekë çdo ditë për trajtimin, plus mjekimet, të cilat duhet t’i blejnë nga persona që marrin pako nga jashtë shtetit, prej mungesës së mjekimeve në Shqipëri. Prej kushteve të rënda të jetesës, shumë banorë janë të prekur nga tuberkulozi, veçanërisht të rinjtë.

27 maj 1952

                        Memorandum

Komente të Jacob T. Beam në lidhje me Shqipërinë dhe çështje të lidhura

Në lidhje me dokumentet e strategjisë së Luftës së Ftohtë dhe për qëllime të përgjithshme operacionale, po ju kaloj disa deklarata dhe observime të bëra nga zoti Beam, i cili është zyrtari i dytë i ambasadës tonë në Beograd. Ai sapo është kthyer nga Beogradi, pas një mandati një-vjeçar. Beam është një observues i mprehtë politik dhe pikëpamjet e tij duhet të jenë me interes për ne.

Në lidhje me Shqipërinë, zoti Beam mendon se jugosllavët i qëndrojnë politikave të tyre të një viti më parë. Politika e tyre është të vazhdojnë të ruajnë gjerat të ziejnë ngadalë në Shqipëri, por nuk pranojnë të bëjnë diçka që do të trazonte regjimin aktualisht, prej frikës së ndonjë reprezaljeje nga sovjetikët.

Ata vazhdojnë të mendojnë se nëse Jugosllavia sulmohet nga Lindja, ata menjëherë do të pushtojnë të gjithë Shqipërinë, dhe me sa dihet, ata nuk pranojnë që në këtë pushtim të lejojnë pjesëmarrje nga Greqia apo vende të tjera. Jugosllavët besohet të kenë disa agjentë që hyjnë e dalin nga Shqipëria, të cilët janë mjaft të informuar mbi gjendjen aktuale në vend.

Situata në Shqipëri

Që prej vitit 1048 kur regjimi i Titos u prish me Bashkimin Sovietik, Shqipëria është izoluar nga kontakti tokësor me vendet satelite sovjetike. Kjo, përveç terrenit të ashpër të vetë vendit dhe traditave të vjetra klandestine të shqiptarëve, veçanërisht në zonat tri-bale të veriut, duken se e bëjnë Shqipërinë një objektiv premtues për operacione klandestine, me objektiv përmbysjen e regjimit aktual komunist.

Prezenca e një numri të madh refugjatësh shqiptarë në Evropë, sugjeron zhvillimin e një qendre politike jashtë Shqipërisë, të përbërë nga përfaqësues të elementëve anti-totalitarë dhe miqësorë ndaj politikave të SHBA-së për Ballkanin, që mund të shërbejnë si një pikënisje për elementët anti-komunistë brenda Shqipërisë.

Shërbimet e inteligjencës amerikane dhe britanike në verën e vitit 1949, ishin përgjegjës për formimin e Komitetit Kombëtar të “Shqipërisë së Lirë” (NCFA), që është një qendër politike e përfaqësuesve të refugjatëve demokratikë shqiptarë, dhe që mund të shërbejë si një mbulim për operacionet e fshehta në Shqipëri. Dhe prej atëherë operacionet e degëve politike dhe ushtarake janë kryer në emrin e NCFA.

Propozimi

NCFA është një grupim përfaqësues i refugjatëve shqiptarë që vepron si pikë fokusimi për ata që janë të interesuar përfundimisht për çlirimin e Shqipërisë. Grupimi vepron si një mbulim zyrtar për aktivitetet jozyrtare të CIA-s dhe shërben si një vegël për denoncimin publik të çështjes së shqiptarëve të robëruar në Shqipëri. Ai kontrollohet nga CIA dhe shërbimet britanike të MI6. Krerëve të NCFA u është bërë e qartë se në asnjë rast nuk konsiderohen si “Qeveria në ekzil” e Shqipërisë.

Detyra dhe propozime

Botimi i gazetës “Albania” në gjuhën shqipe, dhe përdorimi i përmbajtjes së saj kryesore për broshurat e propagandës së lëshuar nga ajri në Shqipëri. Botimi në kohën e duhur të njoftimeve periodike mbi Shqipërinë, i publikuar në anglisht, frëngjisht e italisht, i shpërndarë në agjencitë kryesore të shtypit perëndimor. (Përgatitja e përmbajtjes së botimit Shqipëria është kryer sipas projektit OBTUSE, i cili mbështetet dhe asistohet nga OBLIVIOUS).

Përgatitja e teksteve të broshurave të propagandës dhe shkrimet e transmetimeve klandestine në radio. Operacioni i “letrave helmuese” me postë, kundër liderëve të lartë të regjimit komunist në Shqipëri. Monitorimi i Radio-Tiranës, monitorim i shtypit botëror për lajme mbi Shqipërinë, që mund të përdoren në programin tonë të propagandës. Lidhjet me grupet e emigrantëve, veçanërisht me ato që bëjnë pjesë në Komitetin Kombëtar të Shqipërisë së Lirë./ Memorie.al

                                                                   Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Nëntoger Galiardi dhe kapiten Carboni, u takuan me komandantin Kadri Hoxha, i cili pyetjes: Çdo bëhet me oficerët italianë’, iu tha:...”/ Dokumentet e panjohura për tragjedinë e “Kolonës Gamuci”, 15 tetor ‘43

Artikuj të ngjashëm

“Nëntoger Galiardi dhe kapiten Carboni, u takuan me komandantin Kadri Hoxha, i cili pyetjes: Çdo bëhet me oficerët italianë’, iu tha:…”/ Dokumentet e panjohura për tragjedinë e “Kolonës Gamuci”, 15 tetor ‘43
Dossier

“Nëntoger Galiardi dhe kapiten Carboni, u takuan me komandantin Kadri Hoxha, i cili pyetjes: Çdo bëhet me oficerët italianë’, iu tha:…”/ Dokumentet e panjohura për tragjedinë e “Kolonës Gamuci”, 15 tetor ‘43

October 16, 2026
“Ushtrinë s’e fusim dot me armë kundër demokratëve, por t’ju japim shkopinj dhe kamzhik komunistëve e të mobilizojmë Skraparin…”/ Biseda e Ramiz Alisë me Hekuranin e Xhelil Gjonin, 14 dhjetor ‘90-të
Dossier

“Në Fondin e Solidaritetit, është edhe ai i lënë me testament për PPSh-në, nga mikja amerikane, Imogene Johnson, por do ketë zhurmë, sepse ligji i ri i zgjedhjeve nuk e lejon…”/ Raporti i Agim Popa, janar 1991

October 16, 2026
“Një prej këtyre grupeve, ‘Balli Kombëtar’ i drejtuar nga Ali Këlcyra, është ndarë nga ‘Balli Kombëtar Agrar’ në vitin 1950 dhe ka kërkuar të pranohet në komitet si…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Një prej këtyre grupeve, ‘Balli Kombëtar’ i drejtuar nga Ali Këlcyra, është ndarë nga ‘Balli Kombëtar Agrar’ në vitin 1950 dhe ka kërkuar të pranohet në komitet si…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

October 17, 2026
“Nga Fondi i Solidaritetit që ka Sekretariati i Komitetit Qendror për vitin 1989, të vihet në dispozicion për nevoja të partive marksiste-leniniste, një shumë…”/ Urdhri sekret i Ramiz Alisë, 22 shkurt ‘89
Dossier

“Nga Fondi i Solidaritetit që ka Sekretariati i Komitetit Qendror për vitin 1989, të vihet në dispozicion për nevoja të partive marksiste-leniniste, një shumë…”/ Urdhri sekret i Ramiz Alisë, 22 shkurt ‘89

October 16, 2026
“Nexhmije Hoxha ka gënjyer në librin e saj, ku thotë se; Ramize Gjebrea, qau kur u vra Misto Mame, pasi vetë ajo…”/ Refleksionet e Liri Belishovës, para se të ndahej nga jeta
Dossier

“Drejtoria e agjitacion-propagandës e Komiteti Qendor të PPSH-së drejtohet nga Nexhmije Hoxha, kurse aktivitetet e saj organizohen nga Liri Belishova, e cila është…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

October 16, 2026
“Kthimi i shumës prej 4 milionë dollar, nuk është bërë, pasi…”/ Zbulohet dokumenti “Tepër sekret”, me relacionin e drejtorit të përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë, për Komitetin Qendror, dhjetor 1988
Dossier

“Kthimi i shumës prej 4 milionë dollar, nuk është bërë, pasi…”/ Zbulohet dokumenti “Tepër sekret”, me relacionin e drejtorit të përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë, për Komitetin Qendror, dhjetor 1988

October 16, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme