• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, February 3, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 05 Korrik

Korrik
0
Shares
172
VIEWS

1927 – Vdes në moshën 73 vjeçare, Albert Kossel. Kossel, ishte një biokimist gjerman dhe pionier në fushën e studimit të gjenetikës. Atij iu dha Çmimi Nobel në Mjekësi në vitin 1910, për kontributin e tij në përcaktimin e përbërjes kimike të acideve nukleike, dhe të substancës gjenetike, në brëndësi qelizave biologjike.

 

 

1934 – Gjatë së “Enjtes së përgjakshme”, policia hap zjarr ndaj puntorëve grevistë, në qytetin e San Franciskos. Greva e përgjithshme e puntorëve të portit të këtij qyteti, zgjati 83 ditë, dhe ajo arriti kulmin me vdekjen e dy puntorëve të cilët u qëlluan nga policia. Por më pas sindikata e tyre do të arrinte që ta zgjidhte grevën me mjete paqësore.

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 03 Shkurt 2023

Kalendari Historik 02 Shkurt 2023

 

1948 – Aktet e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit krijojnë sistemin kombëtar të shëndetit publik në Mbretërinë e Bashkuar. Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS) është termi ombrellë për sistemin e kujdesit shëndetësor të financuar nga vetë publiku i Mbretërisë së Bashkuar. Që nga viti 1948 është financuar nga taksimi i përgjithshëm.

 

 

1962 – Pavarësia zyrtare e Algjerisë shpallet pas një lufte 8-vjeçare me Francën. Lufta e Pavarësisë së Algjerisë filloi në nëntor 1954 dhe përfundoi në vitin 1962. Edhe pse shpesh vëllavrasëse ajo, përfundimisht bashkoi algjerianët dhe shihte në të, vlerën e pavarësisë dhe filozofinë e antikolonializmit në vetëdijen kombëtare.

 

 

1975 – Lind në Buenos Aires, Hernan Crespo. Crespo, është një trajner profesionist i futbollit argjentinas dhe ish-lojtar. Ai shënoi mbi 300 gola në një karrierë që zgjat 20 vjet. Në nivelin ndërkombëtar, ai shënoi 35 gola dhe është golashënuesi i katërt, pas Aguero, Batistuta, dhe, Messi. Ekipet e tij ishin Lazio, dhe Milan.

 

 

1987– Nderron jetë Vexhi Buharaja, ka qenë letrar, orientalist, epigrafist dhe përkthyes shqiptar nga osmanishtja e persishtja, i persekutuar gjatë regjimit komunist. Falë tij mund të lexohen në gjuhën shqipe materiale si të Rilindjes Kombëtare e Lidhjes së Prizrenit, ashtu edhe veprat klasike të letërsisë perse. Me ardhjen e komunistëve në pushtet, nëntor 1944, për pak kohë punoi në Berat si referent në Shtëpinë e Kulturës. Më 1946 e burgosin, duke e akuzuar se bënte propagandë kundër qeverisë komuniste të Shqipërisë. Pasi doli nga burgu, u detyrua të bënte punë të rënda fizike për të mbijetuar. Më pas u pranua në punë si mësues,duke dhënë lëndën e gjuhës ruse të mësuar në burg. Në vitin 1965 e pranuan në Sektorin e Historisë së Mesjetës, pranë Institutit të Historisë në Tiranë. Mblodhi, përktheu në shqip, transkriptoi rreth 250 mbishkrime osmane. Duke u mbështetur në këtë material, shkroi studimin me titull: “Mbishkrimet turko-arabe në vendin tonë si dëshmi historike”, të cilin e ka lexuar si kumtesë në Konferencën e Dytë Shkencore të Studimeve Albanologjike, që i zhvilloi punimet në Tiranë, më 12-18 janar 1968. Më 1975 në maj u dëbua nga puna në Institutin e Historisë.Ndërroi jetë në vendlindje, në Berat, me 5 korrik 1987, në moshën 67 vjeçare.

 

1996 – Delja Dolly, bëhet gjitari i parë i klonuar nga një qelizë e rritur. Dolly u klonua nga Keith Campbell, Ian Wilmut, dhe kolegët e tij në Institutin Roslin, dhe kompanisë së bioteknologjisë PPL Therapeutics, me qendër në Edinburgh. Financimi për klonimin e Dolly u sigurua nga PPL Therapeutics, dhe Ministria e Bujqësisë.

 

 

2006 – Koreja e Veriut teston katër raketa me rreze të shkurtër, një raketë me rreze të mesme, dhe një Taepodong-2, me rreze të gjatë veprimi. Rraketa e koduar, Taepodong-2 raportohet se dështon, duke shpërthyer në ajër mbi Detin e Japonisë. Këto prova rraketore, alarmuan ndjeshëm komunitetin ndërkombëtar.

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Diskutimi i Enverit në mbledhjen e Byrosë Politike: “Ti Ramadan Xhangolli, je një fodull i rrezikshëm dhe nën drejtimin tënd Korça ka….”/ Akuzat ndaj Sekretarit të Komitetit të Partisë

Next Post

Dokumentet sekrete: “Nëse Franca në mënyrë të njëanshme do t’a dekorojë Kadarenë me ‘Legjionin e Nderit’, atëhere ne…”/ Korespodenca me ambasadën shqiptare në Paris në ’85-ën

Artikuj të ngjashëm

Kalendari Historik 03 Shkurt 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 03 Shkurt 2023

February 2, 2023
Kalendari Historik 01 Shkurt 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 02 Shkurt 2023

February 1, 2023
Kalendari Historik 01 Shkurt 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 01 Shkurt 2023

January 31, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 31 Janar 2023

January 30, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 30 Janar 2023

January 29, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 29 Janar 2023

January 28, 2023
Next Post
Fotot e panjohura / Selia e ambasadës shqiptare në Paris dhe emrat e oficerëvë të Sigurimit të Shtetit (Zbulimi Politik) që shërbyen aty nga viti 1945, deri në 1991-in

Dokumentet sekrete: “Nëse Franca në mënyrë të njëanshme do t’a dekorojë Kadarenë me ‘Legjionin e Nderit’, atëhere ne…”/ Korespodenca me ambasadën shqiptare në Paris në ’85-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!