• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, May 10, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Tentuan të kalonin klonin, u qëlluan nga plumbat e kufitarëve dhe qeni tyre, që i bëri copash, historia tragjike e shtatë djemve tiranas në 1989-ën…

Tentuan të kalonin klonin, u qëlluan nga plumbat e kufitarëve dhe qeni tyre, që i bëri copash, historia tragjike e shtatë djemve tiranas në 1989-ën…
“Sipas një të dhëne të Sigurimit, komandanti i Korpusit të Shkodrës, është në shërbim të UDB-së…”! / Letra për Komitetin Qendror, tetor ‘82
Tentuan të kalonin klonin, u qëlluan nga plumbat e kufitarëve dhe qeni tyre, që i bëri copash, historia tragjike e shtatë djemve tiranas në 1989-ën…
Tentuan të kalonin klonin, u qëlluan nga plumbat e kufitarëve dhe qeni tyre, që i bëri copash, historia tragjike e shtatë djemve tiranas në 1989-ën…
Tentuan të kalonin klonin, u qëlluan nga plumbat e kufitarëve dhe qeni tyre, që i bëri copash, historia tragjike e shtatë djemve tiranas në 1989-ën…
Tentuan të kalonin klonin, u qëlluan nga plumbat e kufitarëve dhe qeni tyre, që i bëri copash, historia tragjike e shtatë djemve tiranas në 1989-ën…
Tentuan të kalonin klonin, u qëlluan nga plumbat e kufitarëve dhe qeni tyre, që i bëri copash, historia tragjike e shtatë djemve tiranas në 1989-ën…

Nga Dashnor Kaloci

Memorie.al publikon historinë tragjike të shtatë djemve kryeqytetas që vendosën të arratiseshin nga Shqipëria në shtatorin e vitit 1989 në fshatrat Rrajcë-Skënderbe të Librazhdit. Nga vrasja e Kujtim Xhajës me 60 plumba dhe ajo me qenin e kufirit që shqeu Ilir Serjanin në prezencën e ushtarëve dhe komandantit të postës, e gjithë ngjarja e rrëfyer nga Vjollca Sula, e veja e Ylli Sulës, protagonist kryesor i atij grupi….

Plani i arratisjes

Pasi përfitoi nga dy amnistitë që u dhanë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës për një pjesë të burgosurve politikë në vitet 1982 dhe 1986, Ylli Sula u lirua nga burgu pasi kishte vuajtur për më shumë se njëmbëdhjetë vjet dënimin, si i burgosur politik. Pas daljes nga burgu ai mundi që të sistemohej në punë, në fonderinë e Uzinës së Autotraktorëve “Enver Hoxha” në Tiranë. Lidhur me këtë, e veja e Ylli Sulës, Vjollca, dëshmon: “Koha e lirimit të Yllit nga burgu në vitin 1986, shënon dhe me njohjen e martesën tonë. Që në takimet e para, Ylli më tregonte për jetën e tij të vështirë dhe plot peripeci që kishte kaluar nëpër burgje. Unë i thosha që ta harronte atë kohë, por ai nuk e kishte të lehtë për arsye se atë vazhdonte ta ndiqte dhe ta survejonte Sigurimi i Shtetit edhe pas lirimit nga burgu. Në atë kohë kudo që shkonim ne të dy, e kishim ndonjë njeri të Sigurimit, që na ndiqte nga pas në çdo hap që hidhnim. Sapo uleshim në ndonjë stol në lulishtet e Lushnjes ku banoja unë, apo në Tiranë kur vija për të takuar si të fejuar që ishim, ai më thoshte të ktheja kokën prapa dhe më tregonte njeriun që na ndiqte. Ylli nervozohej shumë nga ky fakt dhe herë-herë fliste me zë të lartë që ta dëgjonin njerëzit e Sigurimit, duke sharë mbarë e mbrapsht. Duke mos pasur asnjë lloj sigurie për jetën dhe duke qenë në ankth se mos nga çasti në çast do të arrestohej nga Sigurimi i Shtetit, aty nga fundi i muajit gusht të vitit 1989, Ylli vendosi që të arratisej nga Shqipëria. Planin për arratisje ai e kishte bërë me një shokun e tij të ngushtë që quhej Kujtim Xhaja, i cili vinte shpesh në shtëpinë tonë dhe bisedonin gjatë me Yllin. Bashke me Yllin e Kujtimin, në grupin që do të arratisej bënin pjesë dhe katër persona të tjerë të cilët ishin: Agim Sula, (vëllai i vogël i Yllit) Bani, nipi i tyre (djali i vëllait të Yllit, Metit) Petro Pishtari, Ilir Serjani (student) dhe një person tjetër nga lagjja  jonë që fatkeqësisht nuk ja mbaj mënd emrin. Nga i gjithë grupi prej shtatë vetash, përveç nipit të Yllit, Banit, të gjithë të tjerët kishin vuajtur nëpër burgjet e regjimit komunist, si të dënuar politik. Agimi kishte bërë gjashtë vjet burg dhe punonte në Kombinatin e Mishit, Kujtimi nëntë vjet, Petro kishte bërë burg e internim dhe sapo ishte liruar, ndërsa të tjerët kishin bërë më pak vite burg. Plani i Yllit për t’u arratisur në atë kohë, u bë për arsyen se ne kishim djalin të shtruar në spital dhe Ylli mendonte se Sigurimit të Shtetit, nuk do t’i shkonte mëndja se ai do të arratisej në atë kohë, që kishte djalin e sëmurë”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Hamitin e kishim në tabelën e nderit, ndiqte pak modën e mbante flokët e gjata, por kur afroheshim me varkat afër kufirit, ai na thoshte…”! / Dëshmia në hetuesi për peshkatarin që e ktheu UDB-ja në ’76-ën

“Lilo Zeneli mbante në duar nji gjenerator të ngjashëm me nji mulli bloje orizi, kurse Xhemal Selimi, rrotullonte rreth veshëve të mij fijet e korrentit…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit, për torturat në hetuesi

Zbulimi i grupit në klon nga kufitarët

Për  planin e arratisjes së grupit të kryesuar nga Ylli Sula dhe si u realizua ai, Vjollca Sula tregon: “Në atë kohë që Ylli me gjashtë pjesëtarët e tjerë të grupit vendosën përfundimisht të arratiseshin dhe caktuan edhe datën kur do niseshin në drejtim të kufirit, ata u betuan se për planin e tyre nuk do t’i tregonin as dhe njerëzve më të afërt të familjeve. Por Ylli ishte i vetmi që më tregoi mua, duke më dhënë dhe porositë se si duhej të veproja, në rast se atyre do t’u dështonte plani i arratisjes. Takimi i fundit dhe nisja për në drejtim të Librazhdit, u bë nga shtëpia jonë në një mëngjes shtatori të vitit 1989. Njoftimi për ditën e nisjes u bë vetëm një natë përpara, në mënyrë që të eliminohej çdo dyshim për secilin nga pjesëtarët e grupit. Ata u nisën me tren dhe siç më ka treguar Ylli, kur zbritën në Librazhd, u ndanë në dy grupe dhe lanë vendin e takimit në fshatin Rrajcë, që ndodhet vetëm pak km. në lindje të qytetit të Përrenjasit. Ylli me shokët e tij kishin vendosur për t’u arratisur ditën e djelë, për arsye se ushtarët e kufirit ishin më të shkujdesur. Pas takimit në fshatin Rrajcë, ata u nisën në drejtim të kufirit shtetëror, që ndodhet më sipër atij fshati, në sektorin e quajtur Skënderbe. Në atë sektor që ndodhet fare afër kufirit, ata mbërritën rreth orës tre e gjysëm të natës. Pasi arritën aty, Ylli nxori pincat që kishte marrë me vete, për të prerë telat e klonit dhe në momentin që i kishin prerë ato, Petro Pishtarit i ngeci mënga e xhaketës në telin e korrentit që ishte dhe teli sinjalizues i klonit, që jepte sinjalin në postën më të afërt për shkelje kufiri. Menjëherë pas dhënies së sinjalit, u bë alarm dhe nga dy postat kufitare të Rrajcë-Sutaj dhe Rrajcë-Skëndërbe, u nisën rreth gjashtëdhjetë ushtarë të ndarë në dy grupe. Ata kryen rrethimin e plotë të tyre dhe për rreth dy orë pa pushim, qëlluan me automatikë pa e ndaluar për asnjë çast zjarrin”.

Vrasja e Kujtimit, Iliriani e shqyen qeni 

“Përreth dy orë që ata ishin nën zjarrin e automatikëve të ushtarëve të kufirit, asnjë prej tyre nuk lëvizi nga vendi, por të gjithë shtrëngoheshin sa më fort pas gurëve e shkëmbinjve. Në një moment aty rreth orës pesë e gjysëm ku po zbardhte dita, Ilirian Serjani u çua në këmbë për të kaluar klonin, por ai u kap i gjallë nga rojet kufitare. Njëri nga ushtarët e lidhi me tela dhe një tjetër i vuri grykën e nxehtë të automatikut në gojë dhe i tha: “A do të vdesësh nga ky, apo nga qeni i kufirit?”. Iliriani krejt i tmerruar iu përgjigj: “Nga qeni”. Pas asaj kufitarët i ndërsyen qenin e madh të kufirit, i cili iu hodh përsipër dhe pasi e shtriu në tokë, filloi ta shqyente. Në atë kohë, Ylli që ishte disa hapa më larg, mbuloi sytë me duar ngaqë nuk e shikonte dot shokun e tij, që klithte nga hungërimat e qenit, që e kafshonte pa pushim. Teksa Ylli shikonte Iliriani me copëra mishi dhe rrobash të përziera, kafshoi fort buzën e tij sa i plasi gjaku. Në atë kohë nga alarmi që ishte dhënë, aty ishte grumbulluar pothuaj i gjithë fshati Rrajcë, duke u orientuar nga ulërimat e qenit. Duke parë Iliriani nën dhëmbët e qenit, vëllai i Yllit, Agimi, së bashku me Kujtim Xhajën, u ngritën dhe vendosën të dorëzoheshin. Por në ato momente në drejtim të tyre u derdhën dy karikatorë automatiku dhe Kujtimi mbeti i vrarë në vend, me rreth gjashtëdhjetë plumba në trup e gjaku i rridhte rrëke. Në pak minuta, trupi i vdekur i Kujtimit u bë i verdhë, i bardhë, e më pas ngjyrë mavi. Në atë çast që u vra Kujtimi, Ylli u ngrit në këmbë dhe me një thikë të vogël në dorë u afrua të godiste qenin, që nuk e lëshonte Ilirjanin, por në atë moment disa ushtarë iu hodhën përsipër dhe e lidhën me tel me gjemba, duke e goditur me dru ku të mundnin. Pas Yllit u kapën dhe të tjerët, e ashtu të lidhur me tela me gjemba këmbë e duar, ata i hipën në një makinë ushtarake, që kishte ardhur me ushtarë të tjerë për përforcim të kufirit. Pasi i sistemuan të gjithë në karrocerinë e makinës, bashkë me Ilirjanin, që nuk kuptohej në ishte i gjallë apo kishte vdekur, kufomën e Kujtim Xhajës, ushtarët e lidhën me tel pas makinës dhe e tërhoqën zvarrë, në një pjesë të madhe të rrugës nën vështrimin e fshatarëve. Më pas kufomën e tij e hipën në makinë dhe u vunë tek këmbët e shokëve të tij, që ashtu të lidhur i mbanin të shtrirë në karroceri. Më pas ata i çuan në postën e Degës së Brendshme të Librazhdit, ku për më shumë se një muaj ata u torturuan mizorisht. Pas një muaji ata i nxorën në gjyq dhe i dënuan për “Tradhti të lartë”, me dënime nga pesë vjet.”, e përfundon dëshminë e saj rrëqethës, Vjollca Sula, lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në shtatorin e vitit 1989./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share11TweetPinSendShareSend
Previous Post

"Groposja e shenjtë: Si një prift shpëtoi reliket e Argjipeshkvisë nën regjimin e Enver Hoxhës"

Next Post

Dokumenti sekret: Kur oficeri i kufirit Koço Danaj, në vitin 1974 detyroi Enverin të ndalonte filmin italian “Gruaja më e bukur”…?!

Artikuj të ngjashëm

“Hamitin e kishim në tabelën e nderit, ndiqte pak modën e mbante flokët e gjata, por kur afroheshim me varkat afër kufirit, ai na thoshte…”! / Dëshmia në hetuesi për peshkatarin që e ktheu UDB-ja në ’76-ën
Dossier

“Hamitin e kishim në tabelën e nderit, ndiqte pak modën e mbante flokët e gjata, por kur afroheshim me varkat afër kufirit, ai na thoshte…”! / Dëshmia në hetuesi për peshkatarin që e ktheu UDB-ja në ’76-ën

May 10, 2025
“Dom Lekë Sirdanin dhe Dom Pjetër Çunin, pasi i torturuan çnjerëzisht në seksionin e Koplikut, i hodhën të gjallë në një pus ujrash të zeza dhe…”/ Krimi makabër më 31 korrik 1948
Dossier

“Lilo Zeneli mbante në duar nji gjenerator të ngjashëm me nji mulli bloje orizi, kurse Xhemal Selimi, rrotullonte rreth veshëve të mij fijet e korrentit…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit, për torturat në hetuesi

May 9, 2025
“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit
Dossier

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit

May 9, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Edhe pas goditjeve me dru që më bënte hetuesi Siri Çarçani në kokë e trup, duke më la në gjak, po u mbajsha në këmbë, por kur ai kapi një dru të ndezur nga stufa…”!/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 8, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Fadil Rizai dha jetën në krye të detyrës prandaj ai të shpallet ‘Dëshmor i Ndërtimit të Socializmit’, ose t’i jepet një Medalje Trimërie, sepse dhe si familje…”/ Letra për Degën e Brendshme të Shkodrës

May 9, 2025
“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat
Dossier

“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat

May 8, 2025
Next Post
Memorie.al

Dokumenti sekret: Kur oficeri i kufirit Koço Danaj, në vitin 1974 detyroi Enverin të ndalonte filmin italian “Gruaja më e bukur”…?!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!