• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, November 23, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Duke soditur gjithë këtë histori shqiptare, kuptohet shumë qartë se varrezat e Rrmajt në qytetin e Shkodrës, janë për ne shqiptarët, si ato të Parisit për francezet dhe ato të Romës për italianët etj.

Historia e panjohur e Hafiz Ali Tarit që foli në varrimin e Fishtës dhe vuajti 20 vite burg, se denoncoi ideologjinë komuniste në Kinema Rozafat
“Në ish varrezat katolike u mbajt mesha ku ishin 5 mijë veta, e hapi ish-prifti Simon Jubani, i dënuar politik, por disa katolikë të degjeneruar…”/ Zbulohen raportet sekrete dërguar Ramiz Alisë, 16 nëntor ‘90
“Të mjerët na për patriotë që paskemi pasë, të cilët…”/ Letrat e harruara të Dom Lazër Shantojës për Imzot Mjedën, thesar i fshehur i letërsisë shqipe dhe një zë i mbytur në errësirën e diktaturës!
“Kryetari i Degës së Shkodrës, që u tha policëve; pse nuk i vratë të gjithë të burgosurit, ishte Petër Bullati, i cili u pushkatue ma vonë, sepse…“/ Kujtimet e 96 vjeçarit Lek Pervizi, nga Belgjika
“Shkodra kishte mir’prit’ kráh’háp nji magjistar, qi ndezte flakë do pluhna dhe lângje e, mândêj t’népte në dorë nji copë letër të trashë, ku ishe…”/ Historia e panjohur e dinastisë Marubi
Sot bota nuk dron shpifjet… dron të vërtetën!

Memorie.al / Nëse do nisemi nga mbishkrimet e disa epitafeve që janë skalitur nëpër pllakat e varreve të ndryshme që ndodhen në atë varrezë, nga ato që mund të lexohen në gjuhen, latine, italiane, e shqipe, rezulton se disa prej varreve janë të gjysmës se parë të shek. XVIII. Ndërsa, nga dokumentet e shkruara, rezulton se ipeshkvi i parë i varrosur këtu është, Imzot Anton Dodmasej, ipeshkv i Pultit në vitin 1816, pastaj Imzot Françesko Borci, ipeshkëv i Shkodrës në vitin 1823 e, me radhë. Në dokumentet e kohës, në afërsi të varrezave të vjetra dalin në pah edhe një palë varreza të tjera në lagjen “Badre”, të cilat janë quajtur Varrezat e “Topichit”, të themeluara nga ipeshkvi i Shkodrës, Imzot Gjon Topich, nga Spliti, rreth vitit 1858. Këto varreza si dhe ato të vjetrat shfaqen në hartën topografike të qytetit të Shkodrës, hartuar nga etërit Jezuit në vitin 1923.

Bartja e eshtrave të të vdekurve nga varrezat e reja në ato të vjetra, do të ketë ndodhur gjatë viteve 1930-1935, kur kjo lagje, sipas hartës topografike të vitit 1938, tashme figuron si vend i mirë-populluar me banorë të qytetit të Shkodrës. Duke parë rëndësinë historike dhe arkitekturore që kanë këto varrezat, Arqipeshkvi, Gaspër Thaçi, në vitin 1936, ndërmori aksionin duke bërë, zgjerimin meremetimin, risistemimin e varrezave dhe rindërtimin e një Kishe-kapelë të re më funksionale nga ajo e vjetra, e cila ishte në gjendje të keqe fizike.

Kjo Kishë- kapelë e cila e ka formën e Akropolit të Athinës, si dhe projekti i sistemimit të varrezave, u realizuan nga nxënësi i Atë Gjergj Fishtës, inxhinieri, Ludovik Zojzi. Puna e finalizuar u inauguruar në vitin 1937, nga vetë Kryepeshkopi i Shkodrës, Imzot Gapser Thaçi. Duke parë varret e vjetra që ndodhen në atë varrezë, por edhe ato më të rejat me syrin e një artisti profesionist, shihet qartë mjeshtëria e ndërtimit të tyre, që nuk ndryshon shumë edhe nga varrezat e vendeve të ndryshme të Evropës Perëndimore. Kjo tregon se qytetërimi post-osman në traditën kulturore të qytetit të Shkodrës, ka qenë i fuqishëm e i pranishëm gjatë rilindjes sonë kombëtare.

Më parë dhe sot flitet për gjurmët tona identitare, nga koha e lashtë dhe deri te rilindja jonë kombëtare. Flitet për varret e etërve dhe gjyshërve tanë, të cilët me vetëflijim, ringjallën kombin, historinë, gjuhen dhe kulturën evropiane. Flitet për vendet e shenjtëruara nga kujtimi i burrave e grave, që bënë Shqipërinë dhe ruajtën gjenin tonë nga tjetërsimi. Këto figura, me shpirt gjenden pranë Hyjit, kurse me trup e hir prehen në Varrezat e Rrëmajt.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ngushëllimet tona të thella për humbjen tragjike të bashkëshortit tuaj, një prej Presidentëve të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara…” / Zbulohet telegrami i Fan Nolit për Jacqueline Kennedy-n, 24 nëntor 1963

“Eksperienca ushtarake që kemi marrë nga republika e Kinës, po shfrytëzohet dhe po përshtatet për ushtrinë tonë, pasi ne jemi duke…”/ Takimi i Enver Hoxhës me kryeministrin kinez, Çu En Lai, mars 1965

Aty prehen familjet e Muzhanëve, Shirokajve, Sumajve, Marubëve, Jubanëve, Jakovëve, etj., persona të shquar që bënë emër në fusha të ndryshme në historinë e Shqipërisë: inxhinierët, Gjovalin Gjadri, Augustin Briot, (projektues i urës se Bunës, prefekturës së qytetit të Shkodrës), Ludevik Zojzi, Kol Idromeno…, piktorët: Pjetër Marubi, Simon Rrota…muzikologët: Prenkë Jakova, Pjetër Gaci, Leonard Deda…letrarët: Hilë Mosi, Kolë Mirdita, Frederik Rrepshja, Kolë Ashta …, mjekët: Dr. Frederik Shiroka, Terezina Suma e, shumë figura të tjera.

Në këto varreza prehen eshtrat e klerikëve, krijues të kulturës shqiptare: Atë Giacomo Jungut, Atë Anton Xanonit, Atë Pashko Bardhit, Dom Ndoc Nikajt, Dom Ndre Zadejës, etj.. Po këto varreza mbajnë misterin e eshtrave të: Dom Ndre Mjedës, At Gjergj Fishtës, dhe klerikëve të lartë kishtarë që dhanë kontribut të paçmuar në pavarësinë e Shqipërisë si: Imzot Karlo Pooten, Imzot Pashk Guerrini, Imzot Lazer Mjeda, dhe më vonë Imzot Gasper Thaçi; eshtrat e këtyre të fundit në vitin 1967, u tërhoqën nga katedralja e Shkodrës, për në varrezat e Rrmajt dhe sikur u zhduken duke mos lënë asnjë gjurmë.

Varreza e Rrmajt, janë te njohura edhe për diçka tjetër: për plumbat breshëri të lëshuar mbi dhjetëra klerikë katolik intelektualë, të pa fajshëm të ekzekutuar gjatë diktaturës komuniste në vitin 1945-1948. Ata u pushkatuan pa gjyqe e me gjyqe falsë, te muri i jashtëm i varrezave, buzë lumit Kir, pranë Çinarit të Zef Zorbës, për arsye se donin që Shqipëria të jetë Perëndimore. Ndër ta numërojmë: Ndre Zadeja, Lazer Shantoja, Çiprijan Nika, Giovani Fausti, Daniel Dajani, etj..

Kjo gjë ka bërë që, pas lirisë fetare në vitin 1990, e deri në ditët e sotme, aty të shtohet numri i atyre që shtegtojnë për t‘i nderuar jo vetëm të rënët në këto varrezave, por edhe të gjithë martirët e tjerë të pushkatuar, të vdekur nëpër burgje e arreste shtëpie, e të torturuar pafundësisht, anë e mbanë Shqipërisë, deri në vitin 1980. E bilanci ishte tmerrues, 2 argjipeshkvi, 5 ipeshkvi, 1 abat, 65 priftërinj dioqezanë, 33 françeskanë, 14 jezuitë, 10 seminaristë dhe 8 murgesha.

Diktatura komuniste për t’i zhduk gjurmët e krimit dhe kujtesën historike të varrezave, në vitin 1970-‘72, pat mbyllur varrezat e Rrmajt, duke i hapur ato në Stom Golem, për të gjithë qytetaret pa dallim besimi e kombësie. Pas përmbysjes se diktaturës dhe ardhjes se demokracisë, ishte momenti i paharruar kur me 4 nëntor 1990, pikërisht në këto varreza u celebrua mesha e parë nga Dom Simon Jubani, në praninë e një mase të madhe populli ende të frikësuar. Ishte ky një triumf i Zotit dhe gjakut të atyre që dhanë jetën për një Shqipëri ndryshe.

Odiseja e varrezave pas vitit 1990 dhe viti jubilar

Pas hapjes se këtyre varrezave, filloi odiseja jo e këndshme e kësaj varreze legjendare shumë shekullore. Nga dëshira e madhe që të gjithë të besimit katolik të jenë varrosur aty, madje edhe atyre të ulur nga malet, ndodhi tkurrja e hapësirës si lirë dhe mbivendosja e varrezave, madje erdhi deri tek shkatërrimi i varrezave pa emërtime dhe atyre qe nuk kishte kush për t’u kujdesur nga askush. Në këtë rrëmuje ndërtimesh të pa kontrolluara, kanë mundur të jenë zhdukur eshtrat e shumë personaliteteve të shquara, laike e kishtare.

Me qëllim të ruajtjes së vlerave urbaniste dhe marrjes në kontroll të situatës shkatërruese, Ministria e Kulturës me kërkesë të Zyrës Famullitare Shkodrës, në vitin 2007, varrezat i shpalli Monumet Kulture. Mirëpo as ky vendim qeveritar nuk solli rezultatin e duhur, për shkak se brenda varrezave vazhdonin të vepronin disa firma private të pa kontrolluara nga askush. Rreth këtij problemi kam ngritur në këmbë opinionin publik me një shkrim të botuar te Gazeta shqiptare dt. 15 prill 2011.

Zbutja e situatës shkatërruese erdhi pas emrit nga ana e Zyrës famullitare të një firme të vetme për mbikëqyrjen të plotë të varrezave dhe punës me vigjilente të famullitarit të atëhershëm, Dom Gjovalin Sukaj. Me emrin e famullitarit të ri të zyrës famullitare të Shkodrës, në vitin 2014, Dom Artur Jaku, varrezat u morën nën kontrolle të plotë, duke shpëtuar atë çfarë mund të shpëtohej.

Duke qenë se ky është vit jubilar, përvjetori i meshës së parë të celebruar në këto varreza me 4 nëntor 1990, nga Dom Simon Jubani, u pa nevoja për kryerjen e disa punimeve të domosdoshme në Kishën kapelë dhe në murin ballor rrethues. Me kërkesën e këtij viti të famullitarit të Shkodrës Dom Arturit, drejtuar Kryeministrit Edi Rama, Ministria e Kulturës mori përsipër financimin për restaurimin e Kishës kapelë të varrezave, punimet të cilat janë duke ecur me ritmin e duhur.

Kurse, punimet në murin rrethues ballorë janë duke u ndihmuar nga individët të caktuar nga Shkodra dhe diaspora shqiptare në Amerikë. Pritet çdo gjë të kulmojë me festen qendrore që do mbahet me 4 nëntor të këtij viti në qytetin e Shkodrës. Duhet theksuar së është në përfundim edhe harta topografike dhe planimetria e varrezave, e realizuar nga topografi Bepin Pistulli. Duke soditur gjithë këtë histori shqiptare, kuptohet shumë qartë se varrezat e Rrmajt, janë për ne shqiptarët, si ato çfarë janë të Parisit për francezet dhe ato të Romës për italianet etj../ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Eksperienca ushtarake që kemi marrë nga republika e Kinës, po shfrytëzohet dhe po përshtatet për ushtrinë tonë, pasi ne jemi duke...”/ Takimi i Enver Hoxhës me kryeministrin kinez, Çu En Lai, mars 1965

Next Post

“Ngushëllimet tona të thella për humbjen tragjike të bashkëshortit tuaj, një prej Presidentëve të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara...” / Zbulohet telegrami i Fan Nolit për Jacqueline Kennedy-n, 24 nëntor 1963

Artikuj të ngjashëm

“Ngushëllimet tona të thella për humbjen tragjike të bashkëshortit tuaj, një prej Presidentëve të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara…” / Zbulohet telegrami i Fan Nolit për Jacqueline Kennedy-n, 24 nëntor 1963
Dossier

November 23, 2026
“Eksperienca ushtarake që kemi marrë nga republika e Kinës, po shfrytëzohet dhe po përshtatet për ushtrinë tonë, pasi ne jemi duke…”/ Takimi i Enver Hoxhës me kryeministrin kinez, Çu En Lai, mars 1965
Dossier

“Eksperienca ushtarake që kemi marrë nga republika e Kinës, po shfrytëzohet dhe po përshtatet për ushtrinë tonë, pasi ne jemi duke…”/ Takimi i Enver Hoxhës me kryeministrin kinez, Çu En Lai, mars 1965

November 22, 2026
“Në librin e tij ‘Shqiptarë e Sllavë’, autori Lumo Skëndo shkruan se; qyteti dhe tërë kazaja e saj, kanë qenë një nga qendrat më aktive të propagandës…”/ Reportazh nga qyteti shqiptar i Tetovës

“Me duhanin që mbillni, doni të plotësoni nevojat e eksportit, por Kina për shembull, nuk përdor duhanin tuaj, kurse Spiro Koleka…”/ Takimi i Çu En Lait me Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun, 27 mars ‘65

“Kemi besim se Shkëlqesia e Juaj, do pranojë propozimit tonë kundër Izraelit, pasi…”/ Zbulohet letra e panjohur e ish-presidentit të Iranit, Seyed Ali Khamenei, dërguar Ramiz Alisë, më 13 tetor 1984

November 21, 2026
“Vizita e shokut Beqir në Pekin dhe bisedimet e frytshme me shokun Mao Ce Dun, ishin një kënaqësi e madhe për ne, por u gëzuam kur dëgjuam nga shoku Spiro…”/ Biseda e Enverit me Çu En Lain, mars ‘65
Dossier

“Vizita e shokut Beqir në Pekin dhe bisedimet e frytshme me shokun Mao Ce Dun, ishin një kënaqësi e madhe për ne, por u gëzuam kur dëgjuam nga shoku Spiro…”/ Biseda e Enverit me Çu En Lain, mars ‘65

November 22, 2026
Next Post
“Ngushëllimet tona të thella për humbjen tragjike të bashkëshortit tuaj, një prej Presidentëve të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara…” / Zbulohet telegrami i Fan Nolit për Jacqueline Kennedy-n, 24 nëntor 1963

“Ngushëllimet tona të thella për humbjen tragjike të bashkëshortit tuaj, një prej Presidentëve të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara...” / Zbulohet telegrami i Fan Nolit për Jacqueline Kennedy-n, 24 nëntor 1963

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme