• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, November 19, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Kryepeshkopi, Imzot Jak Serreqi, mbajti një qëndrim të vendosur, edhe pse iu ofrua një shpërblim i madh si shtetas malazias, në rast se do t’i bënte katolikët të firmosnin, por…”/ Kujtimet e Edith Durham

“Në Departamentin Amerikan të Shtetit, Faik Konica tha; Mbreti Zog, është personaliteti me më rëndësi, si në Shqipëri e tek ne shqiptarët, pasi…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
Fotografi me pamje të qytetit të Shkodrës rreth viteve 1879 – 1942
Rrethimi i Shkodres nga ushtria malazeze 1913
“Kryepeshkopi, Imzot Jak Serreqi, mbajti një qëndrim të vendosur, edhe pse iu ofrua një shpërblim i madh si shtetas malazias, në rast se do t’i bënte katolikët të firmosnin, por…”/ Kujtimet e Edith Durham
Fotografi me pamje të qytetit të Shkodrës rreth viteve 1879 – 1942
“Kryepeshkopi, Imzot Jak Serreqi, mbajti një qëndrim të vendosur, edhe pse iu ofrua një shpërblim i madh si shtetas malazias, në rast se do t’i bënte katolikët të firmosnin, por…”/ Kujtimet e Edith Durham

Pjesa e dytë

Memorie.al / “Lufta për Shkodrën” sipas kujtimeve të Edith Durham-it një shekull e ca më parë, shqipëruar nga Xhevat Lloshi, është padyshim një nga librat më të vyer në Panairin e Librit në Tiranë. Këto kujtimet të zonjës së famshme angleze vijnë për herë të parë të plota në shqip nga Shtëpia Botuese “Argeta LMG”/

                                                       Vijon nga numri kaluar

Kujtimet e Edith Durham

Gjithashtu mund të lexoni

“Një malësoreje që ishte afër nesh, i vdiq fëmija i vogël dhe nuk kishte dërrasë për të bërë arkivolin, nëna ime i dha djepin tim, por…”/ Dëshmia e dhimbshme e Sokol Mirakajt, për “ferrin” e Tepelenës

“Princi Danilo hyri në Kalanë e Shkodrës në 24 prill 1913, ngriti atje flamurin malazias dhe mori çelësat nga Esadi, i cili u nis menjëherë për Tiranë me ushtritë turke, pasi…”/ Kujtimet e Edith Durham

Ai më kërkoi që t’i rekomandoja një përkthyes, i cili të fliste serbisht dhe shqip. Përkthyes të tillë ishin shumë të paktë, në kundërshtim me “26.000 sllavët” që përmendte Popoviqi. Ne zgjodhëm dy. Ai nisi nga gjykatësit. Sipas Petarit, në Malin e Zi kishte vetëm një shumë të mirë. Ne e emëruam atë, në letër.

– Ju e kuptoni, – tha Petari, – se ne do t’i trajtojmë me drejtësinë më të madhe të gjithë ata që janë me ne. Për të tjerët nuk do të kemi asnjë mëshirë.

– Tamam ashtu siç kini bërë në Gjakovë tashmë, – ia preva unë.

– A keni ndonjë propozim për të bërë? – pyeti ai.

– Do të ishte mirë mendoj unë, derisa të vendoset më shumë rregull, që të mbeten në fuqi kapitulacionet dhe njëfarë kontrolli evropian.

– Ne nuk do të lejojmë asnjë ndërhyrje… – filloi Petari.

– Nuk ia vlen të diskutojmë, – i thashë unë, – qysh se, para së gjithash, çdo gjë është në dorën e Fuqive të Mëdha. –  Petari bëri edhe një përpjekje tjetër.

– A keni ndonjë ankesë për mënyrën se si zbatohet drejtësia tani?

– Sigurisht, ushtarët po e plaçkisin plakun Marko tamam si ujqër. – Më dha një urdhër me shkrim, që kjo të ndërpritej. Po a do të lejohesha gjithashtu që ta kapërceja Drinin dhe të shkoja për të ndihmuar fshatrat, që ishin djegur e plaçkitur nga serbët? – Ai papritmas mori zjarr.

– Nuk ka fshatra që të jenë djegur e plaçkitur nga serbët, – deklaroi ai. – Këtë gënjeshtër jua kanë thënë shqiptarët.

– Ma ka thënë Jovan Joviçeviqi, para pak kohe konsull i këtushëm. Ai më tha se ishte një skandal. – Petari u trondit.  – Unë dëshiroj të di gjithashtu nëse lejohet të ushqej të sëmurët dhe ata që po vdesin nga uria në qytet, apo në rast se ata e pranojnë ndihmën, do t’i kërcënoni me varje ose burgim, siç bëtë në Podgoricë?

Ai e dinte se kjo ishte e vërtetë dhe i shqetësuar në mënyrë të dukshme, më tha se; parole d’honneur, unë isha e lirë të ndihmoja cilin të doja. Ai bëhej sipas rastit i besueshëm, lutës, provokues dhe i përulur. Gati sa nuk qesha me zë të lartë, kur ai e mbylli me këto fjalë:

– Sado që detyra është e vështirë, ju duhet të paktën të pranoni, zonjushe, se në të gjithë Malin e Zi, unë jam i vetmi njeri me të vërtetë i aftë, për ta marrë përsipër këtë gjë.

Unë pothuaj ia dhashë të qeshurit. Puna ishte se kjo ishte llogaritur si një goditje për Luis Vojnoviqin. Unë mora përsipër ta ndihmoja me kusht që të zbatohej drejtësia e përpiktë, në rast se ai do të qëndronte, dhe i thashë: “Mirë u pafshim”. Ashtu siç e solli fati, nuk pata rastin ndonjëherë tjetër të flisja me të. Gjëja më kryesore për ta vënë në dukje nga kjo bisedë ishte, ndoshta. se ai nuk guxoi të mohonte qoftë edhe vetëm një nga akuzat e mia.

Koha kalonte si makth dhe dukej pa mbarim. Asnjë lajm nuk lejohej të vinte në qytet. Asnjë letër nuk mund të dërgohej dhe të merrej, përveçse me anën e ndonjë korrespondenti ose ndonjë të huaji tjetër, që vinte ose ikte. Mali i Zi ndërkaq punonte në mënyrë të ethshme që, me kërcënime ose premtime, ta bënte popullsinë të nënshkruante letra ku do të deklaronte se dëshironin t’i përkisnin Malit të Zi.

Njerëzit të tmerruar nuk dinin ç’të bënin. Ata nuk donin të ishin malazez, por anijet e Fuqive të Mëdha qëndronin pa vepruar dhe çdo shpresë për ndihmë po zhdukej. Ndoshta Fuqitë e Mëdha, në fund të fundit, kishin pranuar; fait accompli. Kryepeshkopi (Imzot Jak Serreqi), mbajti një qëndrim të vendosur. Atij iu ofrua një shpërblim i madh si shtetas malazias, në rast se do t’i bënte katolikët të nënshkruanin, por ai refuzoi, duke thënë se një gjë e tillë nuk duhej zënë në gojë në pallatin e tij.

Shumë patriotë të njohur u detyruan të arratiseshin natën dhe të fshiheshin, duke shpëtuar tamam në kohë, sepse të nesërmen vinin ushtarët për t’i arrestuar meqë u kishin thënë njerëzve: “Të mos firmosnin dhe Fuqitë e Mëdha do t’i shpëtonin”. Mali i Zi, gjithashtu, u orvat që t’i ngrinte myslimanët kundër katolikëve. Vendi gëlonte nga spiunët. Asnjë nuk guxonte të fliste.

Unë isha e zënë tërësisht me punën e ndihmës. Erdhën dy ndihmëse mjaft të afta,, zonjusha Bakston dhe zonjusha Robertson, kjo infermiere e kualifikuar. E vetme nuk do t’i kisha bërë ballë punës. Austriakët dhe italianët kishin një anije ndihmash që i priste, por nuk lejoheshin të vepronin derisa të sqarohej situata politike. Prej fshatarëve që zbrisnin nga malësia merrja fasule të thata nga ato që nuk i kishte prekur lufta.

Bënim vizita shtëpi më shtëpi gjithë mëngjesin, me ekstrakt lëngu mishi dhe me qumësht të kondensuar ushqenim njerëzit që po vdisnin dhe këto i kisha sjellë me vete, ndërsa pasditeve punoja te ambulanca për ata më pak të sëmurë, kurse atyre që po vdisnin urie, u shpërndaja racione fasulesh e orizi. Moti u bë shumë i nxehtë dhe puna në kasollet mbytëse e të ndyra, si dhe midis turmës së njerëzve, ishte rraskapitëse.

Turma ushtarësh lëvrinin në qytet. Pijetoret ishin mbushur plot. Ishte një kohë me shqetësime. Tregtarët filluan të ankoheshin se ushtarët po i vidhnin. Asnjë gazetë nuk vinte. Takova te ura e Bunës vojvodën Vukotiq, vëllanë e mbretëreshës. “Sa kohë keni që ndodheni këtu?”, më pyeti ai. “Po pres që të shoh hyrjen zyrtare të Mbretit”, i thashë unë. Atij nuk i erdhi mirë. “A është caktuar?” e pyeta.  “Jo”, m’u përgjigj.

E ndjeva vetën më të lumtur. Sidoqoftë, Fuqitë e Mëdha po bënin diçka. Më 3 maj gjeneral Martinoviqi, komandanti ushtarak, u nis me nxitim për në Cetinjë. Ne po rropateshim me masën tonë të të sëmurëve, pjesa më e madhe e të cilëve e mori veten me ushqim të kujdesshëm dhe me pak ilaçe të thjeshta. Erdhi lajmi se më datën 14, admirali britanik dhe përfaqësuesit e të gjitha fuqive të tjera, do të merrnin në dorëzim qytetin.

Ishte një gjë tepër e mirë për të qenë e vërtetë. Kisha shpresuar dhe kisha patur frikë për Shkodrën, gjatë muajve të vrenjtur të dimrit të gjatë. Dhe tani në të nxehtit e verës së hershme viti i pashpresë po zvarritej dal-ngadalë. Unë kisha frikë se mos madje në çastin e fundit Fuqitë e Mëdha, për të arritur qëllimet e tyre të veçanta, do të lejonin që kjo popullsi të martirizohej si gjakovarët dhe si popullsia e Gucisë. Më pas mund të ndodhte një masakër e madhe, e tillë si ajo që njoftohej nga Prizreni dhe afër Manastirit.

Në çastin e fundit malazeztë e panë se duhej të largoheshin dhe u hakmorën në mënyrë të poshtër. Qyteti u mbush plot me gra dhe burra malazez dhe besohej se ishin ata që i vunë zjarrin pazarit. Pazari gjithmonë qëndronte i mbyllur natën dhe gati të gjithë tregtarët ktheheshin në shtëpitë e tyre në qytet. Ai patrullohej krejt nga ushtarë malazez.

Pak pas mesnate shpërtheu një zjarr në tri pika njëherësh dhe për më tepër nisi në pjesët më të pasura të pazarit. Disa tregtarë që e diktuan zjarrin, u ndaluan nga ushtarët që të jepnin alarmin derisa të merrte mirë. Pastaj u bë e pamundur që të ndaloje flakët, derisa u shkatërrua krejt gjysma e pazarit. Unë shkova për të parë se ç’po ndodhte. Turma e malazezve, oficerë dhe të tjerë, qeshnin me të madhe.

Dyqanxhinjtë pranë zjarrit u munduan më kot të shpëtonin mallrat, pjesën më të madhe të të cilave e kishin grabitur malazeztë. Meqë e mohonin me paturpësi se ata ishin fajtorë dhe midis të tjerash, ngarkonin me faj austriakët, unë bëra hetime në Plavnicë e në Podgoricë dhe zbulova se një sasi gjërash të plaçkitura ishin atje dhe njerëzit lëvdoheshin me to.

Nuk mund të vihej në dyshim fajësia e Malit të Zi. Një zjarr i tillë nuk kishte rënë gjatë tridhjetë vjetëve; kjo ishte goditja e fundit që i dërrmoi shumë nga shkodranët e gjorë, të cilët shpresonin se me tregtinë që do të përtërihej, do ta merrnin veten nga humbjet e luftës.

Në qytet u hap fjala se malazeztë kishin ndër mend edhe atë ta digjnin natën tjetër. Por nuk besoja se do të guxonin ta bënin këtë. Më 14 maj herët ata filluan të kalonin urën dhe të dilnin nga qyteti.

Ishte një ditë e bukur vere. Lumi shkëlqente nga dielli. Nga larg u duk një benzinatë. Po vinte gjithnjë e më afër. Popullsia kishte përgatitur flamurët shqiptarë dhe dëshironte të hidhte trëndafila në këmbët e nënadmiralit Burnej, por për keqardhjen e tyre më të madhe, i ndaluan të shprehnin gëzimin.

Benzinata kaloi nën urën mbi të cilën po kalonin malazeztë në tërheqje. “Shihi ata anglezë trupmëdhenj e të shëndoshë”, tha dikush, duke bërë me shenjë nga marinarët. “Sikur të kishim edhe ne një qeveri që të na ushqente ashtu”.

Benzinata kaloi anës doganës së vjetër. Admiralët zbritën nëpër një dërrasë, u pritën nga disa autoritete malazeze dhe shkuan në qytet. Kishte mbaruar pikëllimi dhe tensioni i gjashtë muajve të gjatë. Shkodra kishte shpëtuar./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Një malësoreje që ishte afër nesh, i vdiq fëmija i vogël dhe nuk kishte dërrasë për të bërë arkivolin, nëna ime i dha djepin tim, por...”/ Dëshmia e dhimbshme e Sokol Mirakajt, për “ferrin” e Tepelenës

Next Post

“Te ngjarja e rëndë e rrëmbimit të anijes luftarake bashkë me motoskafin ku u arratisën 16 veta, efektivat u treguan frikacakë, nuk...”/ Letra Komitetit Partisë Shkodrës për Ramiz Alinë, 14 nëntor ‘90

Artikuj të ngjashëm

“Atë dita mbushja 10 vjeç dhe nata e parë që fjetëm në internim, ishte e tmerrshme, pasi fshatarët e kishin përdorur atë vend për banjë dhe kundërmonte vetëm erë…”/ Dëshmia e trishtë e Alma Liços
Personazh

“Një malësoreje që ishte afër nesh, i vdiq fëmija i vogël dhe nuk kishte dërrasë për të bërë arkivolin, nëna ime i dha djepin tim, por…”/ Dëshmia e dhimbshme e Sokol Mirakajt, për “ferrin” e Tepelenës

November 18, 2026
“Princi Danilo hyri në Kalanë e Shkodrës në 24 prill 1913, ngriti atje flamurin malazias dhe mori çelësat nga Esadi, i cili u nis menjëherë për Tiranë me ushtritë turke, pasi…”/ Kujtimet e Edith Durham
Personazh

“Princi Danilo hyri në Kalanë e Shkodrës në 24 prill 1913, ngriti atje flamurin malazias dhe mori çelësat nga Esadi, i cili u nis menjëherë për Tiranë me ushtritë turke, pasi…”/ Kujtimet e Edith Durham

November 19, 2026
“Një nga faktet më prekëse të jetës së Ymer Llugaliut, është lidhja që ruajti me ish-nxënësit e tij të Mirditës, pasi më 24 nëntor 2019, një grup ish-nxënësish…”/ Historia e rrallë e mësuesit nga Kosova
Personazh

“Një nga faktet më prekëse të jetës së Ymer Llugaliut, është lidhja që ruajti me ish-nxënësit e tij të Mirditës, pasi më 24 nëntor 2019, një grup ish-nxënësish…”/ Historia e rrallë e mësuesit nga Kosova

November 13, 2026
“Kush ishte ky njeri, një i persekutuar i burgjeve komuniste, a një dashurues i filozofëve dhe një njohës i pasionuar…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për ish-kolegun, deputet e shkrimtar
Personazh

“Kur frika dhe izolimi rëndonin mbi njerëzit e përndjekur nga regjimi komunist, prania e mësuesit Ymer Llugaliut në varrimin e Musine Kokalrit ishte…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit të njohur nga Kosova

November 14, 2026
“Kur komandanti i kampit, në prezencë të grupit që e shoqëronte, i tha gazetarit të dënuar; pse e paske ndërruar këtë profesion të bukur, me vagonin e Spaçit, ai…”/ Historia e panjohur e 10 janarit 1983
Personazh

“Edhe pse u gjend përballë një realiteti të vështirë ekonomik e shoqëror, Mirdita nuk iu bë asnjëherë një vend armiqësor, por…”/ Historia e panjohur e intelektualit kosovar që vuajti në burgjet e Enver Hoxhës

November 13, 2026
“Kur Agron Aranitasi, do vijë në Rrëshen për të sjellë fëmijët te ish- gruaja e tij, do përgjojmë banesën e Medin Çollakut, pasi ai…”/ Relacioni i Degës së Brendshme të Mirditës, qershor ’83
Personazh

“Miranda kishte dinjitetin dhe sjelljen e një zonje, sepse ishte dhe mbeti e tillë, sharmi aristokratik ia vinte më në pah, aty në internim në Kurbnesh mes maleve…”/ Refleksionet e publicisit dhe gazetarit të njohur

November 10, 2026
Next Post
“Nga që punonte me ‘Skoda’ në zonat kufitare, Xhevitit i hoqën patentën dhe e dërguan gomist te stacioni i trenit në Librazhd, ku më 25 korrik ’79, Sigurimi Shtetit …”/ Historia e trishtë e familjes Dosku

“Te ngjarja e rëndë e rrëmbimit të anijes luftarake bashkë me motoskafin ku u arratisën 16 veta, efektivat u treguan frikacakë, nuk...”/ Letra Komitetit Partisë Shkodrës për Ramiz Alinë, 14 nëntor ‘90

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme