• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, November 18, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Aty u bë kasaphanë, vajzat i morën dhe i mbyllën në shkollë, ku zervistët i mbajtën dy net me radhë…dhe pasi i përdhunuan…”/ Dëshmia e rrallë mbi masakrat në Paramithi

“Po Ferron, përse nuk e vranë tek kërkonte burrin e saj të copëtuar, vallë nga bukuria e saj, pasi gra të tjera ishin çnderuar, i kishin…”/ Dëshmia e rrallë mbi masakrat e zervistëve ndaj çamëve
“Kur Helen Pittard, e pyeti pronarin e Hotel ‘Europa’, Sokrat Shkrelin, se ç’ishte ajo këngë që ata burra e këndonin me aq pasion, ajo u habit kur ai i tha…”/ Aventura shqiptare e çiftit zviceran, në Shkodrën e 1920-ës
Fotografi me pamje të Sarandës
“Qëllimi kombëtar na detyron të dëbojmë shqiptarët, për t’u zbrazur fshatrat e tyre, pasi nuk ia vlen të merremi me 5-6 mijë paloshqiptarë…”/ Ana e panjohur e trajtimit të popullsisë çame në Greqi
“Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, i veshur me rrobat ushtarake të EDES, theri me dhjetëra shqiptar mysliman më 27 qershor 1944 në Paramithi dhe…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Memorie.al Çameria Lufta Italo-Greke, dimër 1940 - pranverë 1941, ROBILufta Italo-Greke, dimër 1940 - pranverë 1941, SPITAL

Nga Luan Rama

Pjesa e dytë

Memorie.al / Kushërira e parë e nënës time, përjetoi një histori pothuaj identike me personazhin e këtij tregimi, ku ajo mban të njëjtin emër. Po të njëjtin emër ka në tregim dhe ish burri i saj. Historinë e saj e dëgjova që i vogël. Ajo vinte shpesh në shtëpinë tonë. Sa herë afrohej viti i ri, vinte dhe na bënte bakllavanë e festës dhe unë vështroja i mahnitur flokët e saj të gjatë, të artë, me onde, që i binin gjer në mes, si të ishte një personazh përralle. Ishte Fero që kërcente bukur në dasma, që harrohej në vallen çame, që dehej për pak orë edhe pse në shpirt mbante gjithnjë atë tragjedi të madhe kur kishte parë vdekjen me sy: vdekjen e saj dhe vdekjen e shqiptarëve të Çamërisë. Ishte e bukur, si peri…! Tani ajo ka vdekur, po kështu dhe nëna ime, e megjithatë, historitë jetojnë gjithnjë, plagët janë gjithnjë aty.

                                               Vijon numrin e ardhshëm

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ish varrezat katolike u mbajt mesha ku ishin 5 mijë veta, e hapi ish-prifti Simon Jubani, i dënuar politik, por disa katolikë të degjeneruar…”/ Zbulohen raportet sekrete dërguar Ramiz Alisë, 16 nëntor ‘90

“Qeveria italiane dhe kryeministri i Demokracisë Kristiane, Alcide de Gasperi, fajësoheshin që dështuan të bindnin Shqipërinë, që të kthente…”/ Si ndërhyri Enver Hoxha në zgjedhjet në Itali…?!

Një heshtje e çuditshme ra papritur, një heshtje morti.– Po ç’të kanë bërë kështu, o burri im i mirë! Hapu varr dhe për mua! Dua të vdes me ty, Esati im i dashur! Esat! Ajo i fliste kufomës dhe të tjerë njerëz po afroheshin, meqë kishin dëgjuar klithmat e saj. Ndërkohë ndjeu një dorë që e preku në sup. Ktheu kokën dhe vështroi me egërsi nga njeriu që ishte në këmbë ballë saj. Por pas pak e njohu, ishte Jorgo, fqinji i tyre. – Eja, Fero, eja… eja ta marrim Esatin e gjorë! Ai u ul dhe kërkoi ta largonte nga kufoma e burrit të saj. Pranë kishte marrë një karrocë dore për të marrë trupin e Esatit…! Fero vështronte e tmerruar trupin e Esatit, që Jorgo po e vendoste tashmë mbi karro. Dhjetëra njerëz shikonin të shtangur atë skenë tmerri dhe morti. E mori kokën dhe ia vendosi në krahë e po kështu dhe krahët e përgjakur mbi trupin e tij.

– Eja, Fero, ta varrosim vëllain tonë të shtrenjtë. Tani nuk klithte më. Qëndronte e ngrirë, duke e mbështjellë me krahë trupin e saj pa mundur t’i hidhte hapat normalisht, e megjithatë zuri ta ndiqte fqinjin e tyre nga pas tek shkonte me karrocën që mbartte trupin e Esatit…! Esati i vdekur me sy meiti. As vetë ajo nuk e dinte ku shkonte, veçse ndiqte pa folur karrocën e Jorgos. Disa grekë që ishin aty hapnin rrugën dhe shikonin gjithë trisht atë grua të çmendur që ndiqte pas trupin e burrit të sakatuar. Pastaj gjithçka heshti. Të shtënat pushuan, klithmat e grave dhe të qarat e fëmijëve ndalën. Gjithçka ra në një heshtje varri. Asgjë nuk pipëtinte, as zogjtë, të cilët të tmerruar dhe ata nga breshëritë, kishin marrë arratinë…! Sa orë kishin kaluar në këtë zhgjëndërr të frikshme. Nga shkonte kështu?

Ishte një heshtje e çuditshme, e plotë, sikur të ishte në një botë tjetër, nëpër qiej apo nëntokë, në botën e të vdekurve. Papritur ajo ngriti kokën. Përgjoi. Një zhurmë makine u dëgjua nga rruga. E frikësuar ngriti kokën. E kuptoi që atje, në atë trung të vjetër e të nxirë ulliri me fëmijët që kishin pak kohë që flinin, kishte jetuar ende me ato çfarë kishte përjetuar ato ditë tmerri. Përgjoi përsëri dhe vërtet zhurma sa vinte dhe afrohej. Atëherë i shkundi fëmijët nga krahët e saj, duke u thënë: – Zgjohuni, Bedo, Hyso! Ejani, shpejt… Një makinë po vjen. Me ta në duar dhe bohçen hedhur krahëve, ajo u turr poshtë drejt rrugës, me vërtik. Kur arriti në rrugë mezi merrte frymë. Doli në mes të rrugës së vetmuar, ndërkohë që makina po i vinte përballë. Kur shoferi e pikasi, menjëherë ndaloi. E kuptoi që vinte përtej kufirit, siç kishte parë gjatë gjithë atyre ditëve çamët e vrarë e të gjymtuar nga kasaphana e madhe.

– Merrna dhe ne, o njeri i mirë… vijmë nga Filati! Shoferi doli nga kabina e kamionçinës dhe i bëri shenjë të hipnin nga pas.
– Ku do të shkoni? – Në Sarandë, ku tjetër? – Atje shkojmë dhe ne, – tha shoferi me një trisht në fytyrë, me sy të ngrysur e të dhimbur, duke parë atë grua me pamje të shpërfytyruar. Kur hipën pas makinës, ajo vuri re se ishin edhe dy njerëz të tjerë, një grua disi e thinjur dhe një plak i strukur mes dy dengjeve. Kishte kohë që flinte nga lodhja e madhe. Vinin nga Konispoli.

Duke mërmëritur, Fero u tundi kokën pa ditur ç’t’u thoshte. Makina u nis përsëri. Kishin bërë disa kthesa, kur gruaja pasi nxori një psherëtimë të thellë, e vështroi me dhimbje dhe e pyeti: – Nga vjen ti? – Nga Filati! – Kanë mbetur akoma çamë?

– Po, ka ende… E si mund t’i lënë shtëpitë? Gruaja e thinjur tundi kokën.

Fero vazhdoi: – Më shumë janë pleq…! Ruajnë shtëpitë, bagëtitë dhe tokat nga andartët. Tani nuk kursejnë as fëmijët. Vetëm vrasin, presin, u kërrejnë sytë! Fero uli kokën dhe vështroi nga fëmijët e saj. U përkul dhe i puthi në kokë të dy. Gruaja e vështroi në heshtje dhe nuk foli, veç buzët i kishte të mbledhura, sikur donte të përmbante klithmën e saj. – Po ju nga vini? – e pyeti Fero gruan me ata flokë të zbardhur para kohe.

– Nga Paramithia. Atje u bë kasaphanë, moj bijë. Na i vranë të tërë, baballarët, burrat, fëmijët…! Vajzat i morën dhe i mbyllën në gjimnaz. Zervistët i mbajtën dy net me radhë…! I përdhunuan dhe më në fund i lanë të shkonin. Të mjerat vajza, veç t’i shikoje, fshihnin fytyrat që të mos i shikonim. Qanin e klithnin, iknin si të marra…! Ja, ky ishte Zerva që mallkuar qoftë!

– Po tjetër? – Çfarë tjetër?… Kështu ndodhi dhe në fshatrat përreth, në Gardhiq, Kaminë, Karbunarë… kështu ndodhi dhe në Lopës, Arpicë, Kuç, Niste, në qytetin e Margëlliçit… Ç’të të them, moj motër! Na u nxi qielli dhe shtëpia! Makina ecte dhe dielli shkëlqente gjithnjë e më shumë. Gruaja me të zeza vazhdonte: – Ah moj bijë, vdekjes do t’ia tregoj këto thagma. Ishin të etur për gjak shqiptari. Na morën gjithçka, mall e pasuri, unazat, varëset dhe petkat e nusërisë… Më së fundi arritën dhe na dëbuan, me armë, me vdekje! Makina shkonte, duke zbritur drejt fushës. – I njeh Hadot e Paramithisë? – e pyeti papritur Fero. Gruaja ktheu kokën dhe e tundi lehtë nga ajo.

– Selman Hadon, plakun e vranë në sytë tanë dhe e tërhoqën zvarrë… I biri, Kadriu, kishte ikur bashkë me familjen. I mjeri plak! I shau, i mallkoi, i pështyu në fytyrë dhe ata e vranë!

Makina shkonte gjithë zhurmë. Fëmijët përkundeshin, flinin, kushedi në ç’ëndërr të frikshme, në ç’botë, kushedi në ç’greminë po zbrisnin. Herë pas here kokat e tyre tundeshin si të trembura nga ndonjë shfaqje e frikshme.

Ajo i mblodhi në prehrin e saj si të donte t’i mbronte nga ndonjë rrezik tjetër, që endej nëpër atë hapësirë të çuditshme, ku dhe era bënte një zhurmë misterioze, të frikshme: vu, vu, vu! Gjithçka i vinte rrotull në atë vorbull të madhe, ku përziheshin fytyra, pemë, duar të prera, trupa të hedhur tutje, të tjerë të shtrirë me sy nga qielli, sikur të donin të thonin lutjen e tyre të fundit. Fëmijët flisnin nëpër gjumë, në zhgjëndërr. Zuri të qante e heshtur, nën zë, me një rënkim të lehtë, sikur vetëm ai rënkim e mbante për të qëndruar ende me sytë nga dy pjellat e saj. Një dorë papritur e preku në sup. U drodh e llahtarisur, pa e ditur se nga i erdhi ajo dorë. Ktheu kokën anash dhe pa sytë e dhimbsur të gruas me atë shami të zezë në kokë. – Të të rrojë fëmija tani!… Ndërsa mua të zezës më vdiq nga plagët… E goditën në kokë. S’kam më zë të qaj, s’kam më lot të derdh. Përrenjtë e mi shteruan. Kushedi, perëndia do të më ndihë të bëj edhe një fëmijë!

Me sytë e saj të përlotur, disi të vagëlluar, ajo pikasi atë fytyrë të trishtë gruaje, që vdekja e fëmijëve e kishte ngurosur dhe ia kishte rrudhur buzët e shpirtin bashkë. Për një çast iu duk si një shtatore guri. Uli kokën përsëri e hutuar, duke menduar se si kjo grua e kishte pranuar kështu vdekjen e pjellës së saj. Papritur, njëri nga djemtë foli nëpër gjumë dhe ajo u gëzua që ata kishin mbetur gjallë. Makina mori një kthesë dhe tani po ngjitej në të përpjetë. Duhej të ishte pasdite vonë. I vinte gjumë, nanurisej, përkundej bashkë me ta, por imazhet që i shfaqeshin nuk e linin të prehej një çast, një çast të vetëm, të flinte pak, vetëm pak minuta që të mund të kishte forcë kur të mbërrinin në Sarandë. Koka iu var. Dhe ja, në çast iu shfaq përsëri kolonel Zerva, me qillotat e tij ushtarake, me kapën e tij dhe revolen në brez, tek ecte triumfator dhe jepte urdhra sa majtas-djathtas, për të vrarë burrat që nuk ishin larguar nga shtëpitë e tyre. Me rrobën e tij të zezë dhe mjekrën që i varej e tundej nga një gëzim i përmbajtur, prifti e ndiqte pas dhe ngrinte duart… “Këtej e tutje këtu s’do të dëgjohet më shqip!” – klithte Zerva.

Koloneli dukej si një mesazher i zi i një bote tjetër, i vetë vdekjes, dërguar në atë qytet të paqtë plot ullishta e diell. Vallë, a do ta gjente Shefqetin në Sarandë? Ku duhej ta kërkonte. Në ikje e sipër, një nga kushërirat i kishte thënë ta kërkonte në Sarandë, por se ku, as ajo nuk e dinte. Një pjesë tjetër e familjes ishte nisur drejt Gjirokastrës, pa lënë ndonjë lajm se do të qëndronin aty apo do të vazhdonin drejt Vlorës e Tiranës. Duke iu afruar Muzinës, fëmijët u zgjuan, ngritën kokat duke pyetur: – Mbërritëm, nënë?… Ku jemi këtu?… Vështronin përreth në atë qetësi të çuditshme, gati mortore që shtrihej përreth. – Edhe pak arrijmë! – u pëshpëriti ajo. Për një çast mbylli sytë dhe përsëri iu shfaq trupi i së varurës me mandilen në kokë, tundur nga era. Tani s’kishte më vetëm një të varur, por shumë.

Gra, burra, pleq, varur nëpër degë pemësh apo trarë shtëpish, të varur të shumtë, çka i dukej më një pyll të varurish. Po, pylli i të varurve të Çamërisë martire. Dhe atëherë, në atë makth të madh, menjëherë hapi sytë, me forcë, pasi vetëm ashtu mund t’i shpëtonte atij pylli të varurish aq të frikshëm. Tashmë i dukej se gjithë Çamëria që kishte lënë pas krahëve, ishte shndërruar në një varrezë të madhe, ku kishte veç gropa të hapura dhe pirgje dheu. Papritur ndjeu dorën e Bedos që e tërhoqi dhe e pyeste: – Nëno, a do të kthehemi përsëri në shtëpi? – Do të kthehemi, bir… do të kthehemi, ndoshta një ditë, kushedi? Ajo donte të shtonte diçka tjetër, por heshti. Ç’të thoshte? Pas kishte lënë qindra të vdekur, qindra shpirtra që kishin rënë theror. Për një çast, në të përpjetë, makina ndaloi. Motori i saj shfrynte dhe nxirrte avuj.

Shoferi zbriti, hapi kapakun e kamionçinës, shkoi drejt një burimi aty pranë me një kovë uji në dorë dhe nisi të ftohte motorin e nxehur. Rrugës, tek-tuk, refugjatë të ndryshëm që ishin nisur me kohë, kalonin të ngarkuar me plaçka mbi gomarë, e rrallë mbi ndonjë kalë. Ishin çamë, të gjithë, me fytyrat e tyre të vrara nga dhimbja, lodhja, pagjumësia dhe tmerri, kush me një deng në kurriz, një tjetër me bohçe, nëna, plaka hipur mbi gomarë dhe fëmijë të zbathur e plot lecka, që mezi ndiqnin hapin e të rriturve. Ishin muhaxhirë që shkelnin një tokë tjetër, por të ngjashme me të tyren: po ato lugina, kodrina me ullishta, pemë limonash e portokajsh. Më së fundi makina u nis përsëri dhe ja ku në majë të qafës, ata panë diellin që po zhytej tutje në horizontin e detit të kaltër, disi në të kuqërremtë. Po binte muzgu. Fëmijët zgjasnin kokat dhe vështronin nga ai det i qetë, pa dallgë.

Gjithçka ishte e bukur përreth. Dhe ajo gati e harroi llahtarën e jetuar, veten e saj, tek mblidhte pjesët e trupit të Esatit. Ishte e para herë që shikonte një det, për më tepër një det në perëndim, me një diell të përflakur që zhytej tutje në horizont, gjersa një çast, horizonti u skuq dhe pastaj, papritur, u shua. Po ky vend po i shfaqej si i vetmi vend i shpëtimit. Ishte vendi i lirisë. Makina tani zbriste gjithnjë drejt asaj qyteze të vogël dhe ja ku u shfaqën shtëpitë e para prej guri. Më së fundi, shoferi ndaloi buzë detit, në rrugën kryesore. Zbriti dhe uli barrierën e pasme. Fero u hodh përpara bashkë me një bohçe dhe pas saj edhe fëmijët. Qëndroi një çast e hutuar, pa ditur ç’të bënte dhe duke vështruar nga shoferi, zuri të qajë.

Shtrëngoi buzët nga keqardhja. Ç’t’i thoshte?… – Ke njeri këtu? – Po… do të kërkoj. Të të rrojë fëmila, vëlla! Ai e përqafoi dhe puthi fëmijët. Pastaj me çiftin në makinë, me atë grua të zbardhur që qante me ngashërim, vazhdoi për më tutje. Fero ndoqi një çast makinën, duke përshëndetur me dorë atë grua të trishtë që s’fliste dot e që mbahej ende pas vdekjes së birit të saj. Por dora i mbeti në ajër. Makina ishte zhdukur në kthesën e parë. Pikërisht atë çast, në atë udhë të shkretë nga njerëzit, përballë atij deti të paqtë në muzgun që sapo kishte rënë, ajo u ul dhe nisi të qajë me një ulërimë mbytëse.  Fëmijët iu hodhën në trup si të donin ta mbronin nga ajo dhimbje që po i çante zemrën. Tashmë e kishte lënë pas pyllin e të varurve dhe e kishte kapërcyer Qafën e Botës…! / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 18 Nëntor 2026

Next Post

“Princi Danilo hyri në Kalanë e Shkodrës në 24 prill 1913, ngriti atje flamurin malazias dhe mori çelësat nga Esadi, i cili u nis menjëherë për Tiranë me ushtritë turke, pasi...”/ Kujtimet e Edith Durham

Artikuj të ngjashëm

“Në ish varrezat katolike u mbajt mesha ku ishin 5 mijë veta, e hapi ish-prifti Simon Jubani, i dënuar politik, por disa katolikë të degjeneruar…”/ Zbulohen raportet sekrete dërguar Ramiz Alisë, 16 nëntor ‘90
Dossier

“Në ish varrezat katolike u mbajt mesha ku ishin 5 mijë veta, e hapi ish-prifti Simon Jubani, i dënuar politik, por disa katolikë të degjeneruar…”/ Zbulohen raportet sekrete dërguar Ramiz Alisë, 16 nëntor ‘90

November 18, 2026
“Inxhinier Kujtim Beqiri, që për shkak të lidhjeve të tij me ‘Ballin Kombëtar’ gjatë Luftës së Dytë Botërore, konsiderohej nga regjimi; një armik natyral, pranoi se…”/ Refleksionet e historianes së njohur
Dossier

“Qeveria italiane dhe kryeministri i Demokracisë Kristiane, Alcide de Gasperi, fajësoheshin që dështuan të bindnin Shqipërinë, që të kthente…”/ Si ndërhyri Enver Hoxha në zgjedhjet në Itali…?!

November 17, 2026
“Po Ferron, përse nuk e vranë tek kërkonte burrin e saj të copëtuar, vallë nga bukuria e saj, pasi gra të tjera ishin çnderuar, i kishin…”/ Dëshmia e rrallë mbi masakrat e zervistëve ndaj çamëve
Dossier

“Po Ferron, përse nuk e vranë tek kërkonte burrin e saj të copëtuar, vallë nga bukuria e saj, pasi gra të tjera ishin çnderuar, i kishin…”/ Dëshmia e rrallë mbi masakrat e zervistëve ndaj çamëve

November 18, 2026
“Shqiptarë antikomunistë të grumbulluar te selia e OKB-së, për të protestuar kundër presidentit Ramiz Alia, u konfliktuan me bashkatdhetarët e tyre, të ardhur aty…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, shtator 1990
Dossier

“Demokracia është një koncept i gjerë, p.sh., Italia, ka 9 parti, por ka 45 vjet që njëra prej tyre është në fuqi, a është demokraci kjo…”?!/ Biseda e Ramiz Alisë me presidentin e Tanzanisë, shtator 1990

November 16, 2026
“Asnjë e drejtë nuk u njihet shqiptarëve në Jugosllavi, u mbyll televizioni shqiptar, u anulua shtypi, por edhe deputetët shqiptarë…”/ Biseda e Ramiz Alisë me kryeministrin e Finlandës, shtator 1990
Dossier

“Asnjë e drejtë nuk u njihet shqiptarëve në Jugosllavi, u mbyll televizioni shqiptar, u anulua shtypi, por edhe deputetët shqiptarë…”/ Biseda e Ramiz Alisë me kryeministrin e Finlandës, shtator 1990

November 16, 2026
Fotografi me pamje nga Fieri
Dossier

“Pasi kryetari i Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, ministri i Jashtëm i Rumanisë, i bëri presion Mehdi Frashërit, ky i dërgoi telegram urgjent Zogut…”/ Rrëfimi ndryshe i Xh. Staraveckës, për Kryengritjen e Fierit

November 14, 2026
Next Post
“Princi Danilo hyri në Kalanë e Shkodrës në 24 prill 1913, ngriti atje flamurin malazias dhe mori çelësat nga Esadi, i cili u nis menjëherë për Tiranë me ushtritë turke, pasi…”/ Kujtimet e Edith Durham

“Princi Danilo hyri në Kalanë e Shkodrës në 24 prill 1913, ngriti atje flamurin malazias dhe mori çelësat nga Esadi, i cili u nis menjëherë për Tiranë me ushtritë turke, pasi...”/ Kujtimet e Edith Durham

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme