• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, November 18, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Qeveria italiane dhe kryeministri i Demokracisë Kristiane, Alcide de Gasperi, fajësoheshin që dështuan të bindnin Shqipërinë, që të kthente…”/ Si ndërhyri Enver Hoxha në zgjedhjet në Itali…?!

“Në maj 1951 u krijua ‘Lidhja e Refugjatëve Politikë Shqiptarë’ në Jugosllavi, e cila përfaqëson rreth 5000 shqiptarë atje dhe kontrollohet nga komunistët që…”/ Zbulohen dokumentet e CIA-s
“Ndërkohë që priste me armë në dorë që të mbushej avioni me karburant, i thanë se që të ulej në Tiranë, do të duhej që avioni të bënte edhe dy ndalesa të tjera në…”/ Aventura e studentit spanjoll në janar ’70-të
“Qeveria italiane dhe kryeministri i Demokracisë Kristiane, Alcide de Gasperi, fajësoheshin që dështuan të bindnin Shqipërinë, që të kthente…”/ Si ndërhyri Enver Hoxha në zgjedhjet në Itali…?!
“Qeveria italiane dhe kryeministri i Demokracisë Kristiane, Alcide de Gasperi, fajësoheshin që dështuan të bindnin Shqipërinë, që të kthente…”/ Si ndërhyri Enver Hoxha në zgjedhjet në Itali…?!
“Qeveria italiane dhe kryeministri i Demokracisë Kristiane, Alcide de Gasperi, fajësoheshin që dështuan të bindnin Shqipërinë, që të kthente…”/ Si ndërhyri Enver Hoxha në zgjedhjet në Itali…?!
“Qeveria italiane dhe kryeministri i Demokracisë Kristiane, Alcide de Gasperi, fajësoheshin që dështuan të bindnin Shqipërinë, që të kthente…”/ Si ndërhyri Enver Hoxha në zgjedhjet në Itali…?!
“Qeveria italiane dhe kryeministri i Demokracisë Kristiane, Alcide de Gasperi, fajësoheshin që dështuan të bindnin Shqipërinë, që të kthente…”/ Si ndërhyri Enver Hoxha në zgjedhjet në Itali…?!

Nga Ruben Avxhiu

Memorie.al / Zgjedhjet politike të vitit 1948, kanë qenë një nga më kyçet në historinë politike të Italisë. Ashtu si edhe sot, Moska financonte dhe mbështeste njërin krah politik. Ndryshe nga sot, atëhere SHBA-ës e kishte kuptuar lojën dhe financonte aktivisht krahun tjetër politik. Pas Luftës së Dytë Botërore, Europa Lindore, ishte vendosur nën sferën sovjetike me garnizone të fuqishme të Ushtrisë së Kuqe, në shumicën e vendeve. Qeveri pro-sovjetike ishin vendosur në pushtet me zgjedhje gjysmë-demokratike apo drejtpërdrejt të pandershme.

Ndarja ishte nënkuptuar në një nga takimet e Aleatëve të mëdhenj në Jaltë, po Moska e kishte bërë shumë shpejt realitet dhe tani shpresonte që në sferën e saj të futej edhe Greqia në fund të luftës së saj civile, si dhe vende si Italia e pse jo edhe Franca, nëse partitë komuniste fitonin në këto vende.

Për Italinë, sfida e madhe ishte viti 1948. Partia Komuniste pretendonte fitoren. Ishte në këtë klimë që papritmas Shqipëria u bë temë debatesh elektorale. Më konkretisht tema ishte fati i italianëve të mbetur në Shqipëri. Pjesa më e madhe e tyre ishin kthyer, por ata që ishin specialistë, sidomos në fushën e ndërtimeve dhe transportit, qeveria shqiptare refuzonte që t’i kthente.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ish varrezat katolike u mbajt mesha ku ishin 5 mijë veta, e hapi ish-prifti Simon Jubani, i dënuar politik, por disa katolikë të degjeneruar…”/ Zbulohen raportet sekrete dërguar Ramiz Alisë, 16 nëntor ‘90

“Aty u bë kasaphanë, vajzat i morën dhe i mbyllën në shkollë, ku zervistët i mbajtën dy net me radhë…dhe pasi i përdhunuan…”/ Dëshmia e rrallë mbi masakrat në Paramithi

Pesë vjet mbas kapitullimit të Italisë fashiste, këta njerëz që ishin sjellë si ushtarë ose si punonjës ëndërronin të ktheheshin në atdhe. Dihet që shqiptarët i trajtuan njerëzisht italianët, ndonëse kishin ardhur si pushtues apo bashkë me pushtimin.

Njerëzisht, në kuptimin që nuk i vranë për hakmarrje; u dhanë strehë dhe i mbajtën me bukë. Nga ana tjetër, ata u përdorën nga shqiptarët si punëtorë pa pagesë në punët e shtëpive, të fermave, të firmave etj. Italianët ishin gjithsesi mirënjohës për këtë mundësi.

Në fund të luftës, ashtu si me shumë prona private, edhe italianët “u shtetëzuan”. Qeveria e komunistëve zbuloi se kishte nevojë të madhe për specialistët e sjellë gjatë luftës. Shtetit të ri ishte i mbushur me armëmbajtës, të gatshëm për të mbivendosur “vullnetin e popullit”, po nuk kishte njerëz që mund të hartonin planet e mëdha të rindërtimit të vendit, nga infrastruktura, te ndërtesat e pushtetit të ri.

Në fusha të ndryshme të prodhimit e të shërbimeve ekspertët italianë të sjellë nga Fashizmi ishin një pasuri e madhe për komunistët. Ata i shfrytëzuan ata me zell, me të njëjtën mënyrë si përqafuan arkitekturën fashiste që kishte lënë Italia për të cilën ishin ankuar prej vitesh.

Kapitulli i parë i librit “From Stalin to Mao” e Elidor Mëhillit, ka një përmbledhje të mirë të kësaj dukurie, të përshkruar më parë, në një sërë librash e studimesh italiane për atë kohë.

Vajtimi i familjeve në Itali që ishin ndarë për së gjalli, ishte bërë tashmë çështje publike. Nga një anë mund të fajësohej qeveria italiane dhe kryeministri i Demokracisë Kristiane, Alcide de Gasperi, që kishin dështuar të bindnin Shqipërinë që të kthente këta civilë të pafajshëm.

Nga ana tjetër, de Gasperi dinte ta kthente mbrapsht debatin, sepse në fund të fundit, ishin miqtë e komunistëve italianë, komunistët e Shqipërisë, ata që po i mbanin italianët si pengje kundër vullnetit të tyre.

Në fund, Partia Komuniste Italiane, që ashtu si ajo e Shqipërisë, po vepronte nën petkun e Frontit Demokratike (Popullor), vlerësoi se debati për këtë problem po ia dëmtonte imazhin në popull. Kështu që ndërhyri pranë komunistëve shqiptarë me lutjen që të lironte italianët të ktheheshin në atdhe.

Në këto kushte, Enver Hoxha vendosi të lironte një grup prej tyre, në shenjë simbolike, në mënyrë që pa e zgjidhur problemin, të ndihmonte gjithsesi në zgjedhjet italiane Partinë Komuniste fqinje. (Enver Hoxha në atë kohë, në bashkëpunim me jugosllavët e Titos dhe për kënaqësinë por pastaj për bezdinë e Stalinit, ndihmonte edhe komunistët grekë në luftën e tyre civile përtej kufirit.)

Ishin kohë përmbysjesh të mëdha dhe nuk ishte hera e parë që Shqipëria e vogël do të përfshihej në to. Nuk e di sesa italianë u liruan më në fund. Në shënimet në fund të librit të Mëhillit, përmendet një takim mes Eugenio Reales, të Partisë Komuniste Italiane, me Ambasadorin Shqiptar në Paris, për të diskutuar këtë temë. Po puna e italianëve të ngecur në Shqipëri nuk u zgjodh në atë vit.

Ajo që u zgjodh në atë vit ishte e ardhmja e Italisë që i shpëtoi sferës së Moskës dhe zgjodhi rrugën e demokracisë kristiane dhe kapitalizmit. Kjo rrugë do të sillte më vonë një bum ekonomik, që do ta katapultonte në grupin e shtatë ekonomive të më fuqishme të botës.

Në atë kohë, diskutimet ishin të ashpra e plot akuza të rënda mes të dy palëve. “Lajmet e rreme” të sotme s’janë asgjë përballë thashethemeve të tmerrshme lokale të kohës që sprovonin karakteret e politikanëve. Batuta ime e preferuar e asaj fushate elektorale është: “Në kutinë e votimit, Stalini nuk të sheh se ç’po bën, por Zoti po”.

Frika nga Zoti e gërshetuar me frikën nga Stalini bënë që Demokracia Kristiane të fitonte zgjedhjet dhe pastaj të mbetej në pushtet në një mënyrë apo një tjetër, për gati gjysmëshekulli me radhë, bashkë me të këqijat që vijnë nga një qëndrim kaq i gjatë në pushtet.

Sot, kur bota po i afrohet përsëri një udhëkryqi tjetër të madh historik, të duket habi që liberalizmi është përsëri në modë. Bota rrotullohet rreth diellit, kurse historia e njerëzimit mesa duket, rreth vetë-vetes. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kosova u bë prej temave që e shoqëruan krijimtarinë dhe angazhimin intelektual të shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, pasi ai...”/ Refleksione për ekspozitën “Kosova e Kadaresë”

Next Post

Kalendari 18 Nëntor 2026

Artikuj të ngjashëm

“Në ish varrezat katolike u mbajt mesha ku ishin 5 mijë veta, e hapi ish-prifti Simon Jubani, i dënuar politik, por disa katolikë të degjeneruar…”/ Zbulohen raportet sekrete dërguar Ramiz Alisë, 16 nëntor ‘90
Dossier

November 18, 2026
“Në gusht 1944, forcat e Napolon Zervës sulmuan Filatin, masakruan popullsinë e Çamërisë, ku mbi 20 mijë veta braktisën trojet e tyre dhe 2.500 burra, gra, fëmijë e pleq u vranë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Aty u bë kasaphanë, vajzat i morën dhe i mbyllën në shkollë, ku zervistët i mbajtën dy net me radhë…dhe pasi i përdhunuan…”/ Dëshmia e rrallë mbi masakrat në Paramithi

November 18, 2026
“Po Ferron, përse nuk e vranë tek kërkonte burrin e saj të copëtuar, vallë nga bukuria e saj, pasi gra të tjera ishin çnderuar, i kishin…”/ Dëshmia e rrallë mbi masakrat e zervistëve ndaj çamëve

“Shqiptarë antikomunistë të grumbulluar te selia e OKB-së, për të protestuar kundër presidentit Ramiz Alia, u konfliktuan me bashkatdhetarët e tyre, të ardhur aty…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, shtator 1990
Dossier

“Demokracia është një koncept i gjerë, p.sh., Italia, ka 9 parti, por ka 45 vjet që njëra prej tyre është në fuqi, a është demokraci kjo…”?!/ Biseda e Ramiz Alisë me presidentin e Tanzanisë, shtator 1990

November 16, 2026
“Asnjë e drejtë nuk u njihet shqiptarëve në Jugosllavi, u mbyll televizioni shqiptar, u anulua shtypi, por edhe deputetët shqiptarë…”/ Biseda e Ramiz Alisë me kryeministrin e Finlandës, shtator 1990

Fotografi me pamje nga Fieri
Dossier

“Pasi kryetari i Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, ministri i Jashtëm i Rumanisë, i bëri presion Mehdi Frashërit, ky i dërgoi telegram urgjent Zogut…”/ Rrëfimi ndryshe i Xh. Staraveckës, për Kryengritjen e Fierit

November 14, 2026
Next Post
Kalendari 1 Nëntor 2026

Kalendari 18 Nëntor 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme