• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, November 11, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

Dëshmia e rrallë e Skifter Këlliçit: “Çfarë më tha Ramiz Alia për odisenë e filmit ‘Pas gjurmëve’ dhe arsyen e urdhrit të tij më 1986, që unë të mos jepja më ‘Rubrikën Sportive’ në RTSH”?

Dëshmia e rrallë e Skifter Këlliçit: “Çfarë më tha Ramiz Alia për odisenë e filmit ‘Pas gjurmëve’ dhe arsyen e urdhrit të tij më 1986, që unë të mos jepja më ‘Rubrikën Sportive’ në RTSH”?
Dëshmia e rrallë e Skifter Këlliçit: “Çfarë më tha Ramiz Alia për odisenë e filmit ‘Pas gjurmëve’ dhe arsyen e urdhrit të tij më 1986, që unë të mos jepja më ‘Rubrikën Sportive’ në RTSH”?
“Mehmet Elezi më tha që redaksinë e ‘Zëri i Rinisë’ e kishte telefonuar njëri e, u kishte thënë se: ‘u krijua Partia Demokratike’…”/ Mbledhja e Byrosë me Ramiz Alinë, ditën e ekzekutimit të Çausheskut, 25 dhjetor ‘89
Dëshmia e rrallë e Skifter Këlliçit: “Çfarë më tha Ramiz Alia për odisenë e filmit ‘Pas gjurmëve’ dhe arsyen e urdhrit të tij më 1986, që unë të mos jepja më ‘Rubrikën Sportive’ në RTSH”?
“Tito na dha dorën dhe kur filloi të bisedonte me një vajzë bukuroshe, e shoqja, Jovanka…”/ Dëshmia e rrallë e shqiptarit nga Trieshi

Nga Skifter Këlliçi

– Odiseja  e trishtë e filmi të Kinostudios “Shqipëria e Re” që  fitoi çmimin e Presidentit të Republikës së Italisë në Festivalin Ndërkombëtar të Xhifonit, (Itali), më 1979 –

Memorie.al / Këto ditë në faqet e këtij portali që unë e ndjek me shumë dëshirë dhe  kërshëri çdo ditë këtu Waltham, (Boston), lexova disa kujtime  ose më saktë një prozë poetike  me kujtime, shkruar nga Herion Mustafaraj. Është një emër shumë i njohur nga fëmijë dhe prindër, sepse në vitet ’70-të të shekullit të kaluar ai, fëmijë 10-12 vjeçar, u bë protagonist në disa filma që edhe sot shihen me kureshtje nga fëmijët e brezit të sotëm dhe kam bindje se kështu  do të ndodhë dhe me fëmijët e brezave të ardhshëm. M’u kujtua dhe Herioni që në këtë film luan rolin e Skënderit, njërit prej personazheve kryesore të këtij filmi, sepse në ato vite, bazuar në romanin tim për fëmijë ‘Pas gjurmëve’, pata shkruar një skenar filmi artistik me të njëjtin titull, të cilin  regjisorja e jashtëzakonshme, Xhanfise Keko, bashkë me filma të saj të tjerë e shndërroi edhe atë ndër filmat e saj më të mirë të Kinostudios ‘Shqipëria e Re’. Bashkë me Herionin m’u kujtua një ngjarje e trishtë, që lidhet me këtë film të cilën po ua rrëfej lexuesve të kësaj media online.

Ishte një mbrëmje e 2 shtatorit të vitit 1979. Një mbrëmje e paharruar për mua, sepse të nesërmen do të martohesha. Dhe ja, papritur, në derë u dëgjuan trokitje. E hapa dhe pashë që në mesore u fut tërë gaz miku im, gazetari i njohur, Napoleon Roshi, asokohe shefi redaksisë së jashtme të gaztës “Bashkimi”. Mbante në dorë një fletë nga ato të buletineve të Agjensisë Telegrafike Shqiptare, të cilën, ma zgjati dhe më tha: “Filmi ‘Pas gjurmëve’ ka fituar çmimin  Special në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë në Xhifoni në Itali. Urime dhe ty si skenarist i tij!”. Dhe më përqafoi. Nënës iu mbushën sytë me lot nga gëzimi.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në tetor ‘81, kur isha i ftuar në Panairin e librit në Frankfurt, m’u afrua një burrë i gjatë e i hijshëm që, me njëfarë mëdyshjeje, më foli: quhem Martin Camaj, a mund…”/ Rrëfimi i rrallë e Kadaresë

“Brenda ditës u shitën 30 mijë kopjet e ‘Dimrit…’, Kadare u mbyll brenda pallatit kubist, Bulevardi Madh ngrysej pa çiftin tërheqës Kadare, Sigurimi donte kokën e tij…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

Pikërisht në një ditë gëzimi të rrallë, shtohej dhe një gëzim po kaq i rrallë. Lexova fletën që më zgjati. Lajmi ishte  marrë nga Agjensia Telegrafike Italiane “Ansa”. Në të shkruhej se; “Pas gjurmëve”, film i regjisores së talentuar, Xhanfise Keko dhe me skenar timin, kishte fituar çmimin e “Presidentit të Republikës Italiane”, midis 95 filmash nga 75 vende të botës. Pastaj jepeshin hollësi se si presidenti Festivalit të Filmit, Guziboti, në ceremoninë dhënies së dhënies së çmimeve e kishte cilësuar filmin shqiptar si një befasi të këndshme dhe se pjesëtarët e jurisë, që ishin mbi 1500 fëmijë të pranishëm në ditët e festivalit, juri me të vërtetë shumë origjinale, e kishin pëlqyer këtë film pa masë. Kishte në atë lajm të zgjeruar edhe jehonën e e festivalit dhe të filmit në shtypin italian.

“Nesër ky lajm do të botohet në faqet e para të shtypit”,- më tha Napoleoni, duke më përqafuar edhe një herë. – “Nuk është vetëm sukses i Xhanfisesë, yti, i grupit krijues, por i tërë artit tonë kinematografik”. Të nesërmen me sabah shkova me nxitim në librari dhe bleva “Zërin e Popullit”, Bashkimin, “Dritën”, gazeta që botoheshin të dielën, por më kot, – ky lajm nuk ishte botuar jo më në faqen e parë, por as të fundit. Ndeza radion, më pas dhe televizorin, por, përsëri më kot: për këtë ngjarje as edhe një njoftim. Shkova dhe takova në shtëpi Napoleonin dhe i rrëfeva se ç’kishte ndodhur. Mbeti edhe ai i habitur. “Mbase njoftimi  do të botohet të martën”, – më tha, sepse të hënave nuk botoheshin gazeta.

Por as të hënën, as të martën, as edhe një ditë ky njoftim nuk u botua. U habit edhe Xhanfiseja, e cila ishte edhe e shoqja e kineastit të njohur, Endri Keko. Me që kishin mik të ngushtë, Dritërë Agollin, (jo vetëm një nga drejtuesit kryesorë dhe një figurë të madhe letrare, por gjithashtu edhe anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së), ata të dy nxituan të takonin edhe atë, që të merrnin vesh se si ishte e mundur që të mos bëhej i njohur publikisht një sukses i tillë!

Të mos harrojmë se Kinostudioja “Shqipëria e Re” deri atëherë me filmin “Lulekuqet mbi mure”, të regjisorit të njohur Dhimitër Anagnosti, kishte fituar çmimin e Parë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmi në Beograd dhe një çmim tjetër po në Festivalin për fëmijë në Xhifoni me filmin “Beni ecën vetë”, sipas skenarit të shkrimtarit të shquar Kiço Blushi, me regji të vetë Xhanfisesë, pa dyshim regjisorja më e mirë edhe sot për filma për fëmijë dhe me njohje ndërkombëtare.

Kështu që këtyre sukseseve i shtohej edhe një i tretë. Por as Dritëroi nuk nxori gjësendi në dritë. Pas disa ditësh doli në shesh kjo e vërtetë sa e ankthshme, aq edhe qesharake: Njoftimi për këtë sukses, as nuk botohej, as jepej në RTSH, me urdhër të Komitetit Qendror dhe as që do të bëhej ndonjë mbledhje, siç ndodhte në të tilla raste, sepse çmimi ishte dhënë nga… presidenti i Republikës Italiane!..

Ishte më të vërtetë një budallallëk më brirë. E para, sepse presidenti italian, që në atë kohë ishte Pertini, një njeri aq popullor edhe për veprimtarinë e tij antifashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore, nuk kishte qene fare në këtë ceremoni dhe, e dyta, ky çmim ishte simbolik dhe i përhershëm për këtë festival, pavarësisht se cili president ishte në Itali.

Ja përse as Dritëro Agolli, as drejtori i atëhershëm i Kinostudios, Vangjush Zallëmi, as Endri Keko, edhe ai regjisor i njohur, nuk kishin mundur të çanin këtë mur të lartë që ngrinte “Kupola e Kuqe”, me justifikimin se në shtypin tonë nuk mund të publikohej kurrë dhënia çmimit të mësipërm një filmi shqiptar…nga një president i një vendi kapitalist, si Italia. Ç’dogmatizëm!.

Dhe të mos harrojmë se, siç u mor vesh më pas, për tërheqjen e këtij çmimi, në Xhifoni, një qytet i vogël pranë Napolit, kishte shkuar atasheu kulturor i ambasadës sonë në Romë, që në fakt ishte punonjës i Sigurimit të Shtetit. Ai ishte vënë në pozitë kur gazetarë e kineastë, i  kishin bërë pyetje për zhvillimet e kinematografisë shqiptare dhe artit tonë, të cilave, s’do mend, e kishte pasur të vështirë t’u përgjigjej. Doemos, nuk mund te ndodhte ndryshe, kur në këtë festival nuk kishte shkuar të paktën regjisorja e filmit, që ishte kërkuar atje me shumë insistim nga organizatorët e festivalit

Kisha një shok të ngushtë në Komitetin Qendror, me të cilin kisha mbaruar studimet, i cili kishte lidhje të drejtpërdrejta me Ramiz Alinë. Por më kot. Edhe ai më këshilloi që të mos merresha më me këtë çështje. Dhe të mos harrojmë, se vetë Ramiz Alia në janar të vitit 1979, pasi kishte pare filmin “Pas gjurmëve”, e kishte pëlqyer dhe kishte dhënë porosi që të përgëzoheshin edhe autorët, duke më përfshirë edhe mua si autor i skenarit.

Me këtë rast e shoh të arsyeshme t’ë ndalem shkurt, me përmbajtjen e këtij filmi. Më 1972, kisha botuar romanin “Pas gjurmëve”, vazhdimi i ngjarjeve të romanit tjetër “Kujtimet e mëhallës së vjetër”, të dy vepra për fëmijë, temë që kurrë nuk e kisha trajtuar, duke qenë se nuk kisha qenë dhe nuk as sot nuk jam i aftë të shkruaj qofte edhe një përrallë për fëmijë.

Por në këto romane kisha përshkruar ngjarje të fëmijërisë sime, sidomos të “Pas gjurmëve”, ngjarjet e të cilit zhvillohen në vitet e para të pasçlirimit, gërshetuar me veprime aventureske: dy vëllezër binjakë, siç isha në fakt unë dhe im vëlla, Luani, me shokë, ndërmarrin aksione për zbulimin e një keqbërësi, fshehur pas pamjes së një plaku babaxhan. Ata i bëjnë këto veprime edhe ditën edhe natën duke u kacavjerrë nga dritarja e dhomës së tyre me çarçafë të lidhur si litarë në rrugë dhe duke sajuar më tej episode komiko-dramatike.

I nxitur nga disa shokë shkrova edhe skenarin e mësipërm, bazuar në këtë roman të cilin, më pas, Xhanfise Keko e pëlqeu. Pas vërejtjeve të redaksisë së skenarëve në Kinostudio, skenari iu nënshtrua edhe kërkesave të vetë regjisores së talentuar dhe redaktorit, Muharrem Skënderi. Kështu, më 1979, filmi përfundoi së xhiruari dhe montuari. Në rolet kryesore luanin fëmijët Ylli Trajçe, Herion Mustafaraj, Genci Mosho, aktori i madh, Sulejman Pitarka; kompozitor i filmit ishte Nikolla Zoraqi, piktor Shyqyri Sako, më fjalë te tjera, grup krijues me të vërtetë autoritar.

Por ja ç’na dilte. Pas suksesit nëpër kinematë tona, pas fjalëve të mira, madje edhe në gazetën “Zëri i Popullit”, që shkruante vetëm për vepra të njohura letraro-artistike, vinte një arritje edhe më e madhe, këtë radhë në arenën ndërkombëtare, njoftim që nuk jepej as në shtyp as në RTSH, sepse “çmimin e paskësh dhënë …Presidenti i Republikës Italiane….”!? Njerëzit më pyesnin ndërkohë se ç’kishte ndodhur që çmimi nuk publikohej në shtyp! Bëra mirë atëherë që qepa gojën,  sepse mund ta ndërlikoja veten në situata jo të këndshme, po të shkonte fjala atje…lart, ku edhe mund të më akuzonin se po bëja propagandë armiqësore duke ngulur këmbë për një çmim të tillë…!

Erdhi kështu fundi i janari të vitit 1980. Një të shtunë vonë në mbrëmje, krejt rastësisht, mora vesh se filmi “Pas gjurmëve” do të shfaqej  të nesërmen në ekranet e TVSH-së. Menjëherë në mëngjesin e së dielës i telefonova shokut tim në Komitetin Qendror, që t’i bënte një telefon Ramiz Alisë dhe t’i shpjegonte se; nuk kishte arsye që para se të fillonte filmi, të mos jepej njoftimi se ky film kishte fituar çmim ndërkombëtar…! M’u përgjigj se e kishte të vështirë që ta bënte këtë, aq më tepër që ishte e diel.

Atëherë më lindi një ide tjetër, që doli e hajrit.

I shkova në shtëpi Alfons Gurashit, telekronistit tonë të njohur në RTSH. E dija që ai kishte miqësi me Dhimitër Tonën, drejtor i drejtorisë së Shtypit në Komitetin Qendror të PPSH-së. Dhe kjo, sepse Alfonsi, si autor i telekronikave për udhëheqësit më të lartë, kishte pasur rast të njihej drejtpërdrejt edhe me Enver Hoxhën dhe Ramiz Alinë dhe se kronikat e tij, para se të transmetoheshin, i kontrollonte gjithnjë edhe Dhimitër Tona.

I shpjegova Alfonsit se si ishte puna, dhe për fat të mirë ai nuk ngurroi t’i telefononte në praninë time, drejtorit të madh të Shtypit. Ky i fundit, nga ana tjetër e telefonit, premtoi se do t’i jepte përgjigje më pas. Dhe kështu ndodhi. Nuk di se më kë bisedoi Dhimitër Tona. Siç mora vesh më vonë, me Ramiz Alinë. Por fakti është se u dha pëlqimi që në njoftimin që do të jepej në TVSH, para fillimit të filmit, duhej theksuar se filmi…tashmë bërë… “legjendë”, kishte fituar çmim, por jo “të Presidentit të Republikës Italiane”, por thjesht çmimin e Tretë.

Përsëri “Havazi i Mukës”, se tjetër ishte çmimi i tretë dhe tjetër çmimi në fjalë. Por nuk kisha nge të mendoja për këtë çinformim!…! Shkova bashkë me Alfonsin në zyrën e programacionit të TVSH-së. Atje vetë formulova njoftimin. U ktheva në shtëpi. Isha i tendosur e mezi prisja të vinte ora e shfaqjes së filmit. Kisha ende frikë se mos nga lart ishin bërë pishman. Sidoqoftë, njoftova Xhanfisenë për gjithçka që kisha bërë. U gëzua pa masë.

Erdhi ora 21.00. Në ekran u shfaq paraqitësja e programit që shqiptoi këto fjalë: “Dhe tani do të shfaqim filmin artistik shqiptar ‘Pas gjurmëve’, prodhim i Kinostudios ‘Shqipëria e Re’. Ky film ka fituar çmimin e Tretë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë në Xhifoni, (Itali), të vitit 1979, midis 95 filmave nga 75 vende të botës”.

Të nesërmen pa dalë mirë nga shtëpia, njerëz që i njihja dhe nuk i njihja, më thoshnin: “Urime për çmimin, urime për filmin! Sukses i madh…”! Kjo ndodhte gjashtë muaj pasi filmi ishte nderuar me këtë çmim në një festival kaq të rëndësishëm…! Dhe mund të kishin kaluar edhe gjashtë vjet dhe “Pas gjurmëve”, mund të kishte vazhduar të…humbiste gjurmët. Vetëm e vetëm sepse kishte pasur “mëkatin” të fitonte çmimin e …”Presidentit të Italisë”!

Në vitin 2007, i ndodhur tashmë prej shumë vitesh në SHBA-ës, një shok, gazetar i njohur, kishte bërë në një gazetë një intervistë me Ramiz Alinë, tashmë në pension dhe me dha numrin e telefonit të tij në shtëpi: 245-935 dhe adresën e emalit: [email protected]. I dërgova një emali me adresën e mësipërme. I kujtova shkurt për rekomandimin që kishte dhënë ai për çmimin me të cilin ishte lauruar filmi “Pas gjurmëve” në Festivalin Ndërkombëtar…!

I kujtova gjithashtu se si ai, në verën e vitin 1986, kur ishte jo vetëm sekretar i parë i Komitetit Qendror të PPSH-së, por edhe president i Shqipërisë, kishte dhenë urdhër që unë të mos drejtoja më tutje ‘Rubrikën sportive’ në TVSh, sepse; “u ngjaja komentatorëve sportivë italianë’.

Çuditërisht më ktheu këtë përgjigj: “Ashtu ishin kohët”.

Epilog

Që atëherë e deri sot kanë kaluar 46 vjet nga këto ngjarje. Filmi “Pas gjurmëve”, krahas filmave të tjerë shqiptarë,

shfaqet sipas rasteve në të gjitha kanalet televizive shqiptare dhe ato të Diasporës. Madje, atë mund ta shohë çdo teleshikues në televizorin e vet, mjafton të klikojë titullin e filmit. Por ende pas gati gjysmëshekulli,

poshtë titullit të tij nuk janë vendosur këto radhë: “Ky film ka fituar çmimin e Presidentit të Italisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë në Giffoni, Itali, 1979”, si, siç ndodh kudo në botën e qytetëruar.  Deri në vitin 1992, një shtatore e vogël simbolike dhe një diplomë që dëshmonte për këtë ngjarje të veçantë në historinë Kinematografisë Shqiptare, ishte vendosur në një nga stendat e Ekspozitës “Shqipëria Sot”, krahas simboleve

dhe diplomave që kishin fituar filma të tjerë shqiptarë. Por me prishjen e kësaj ekspozite, veç zhdukjes së objekteve që të vendosura në këtë ekspozitë, u zhdukën edhe ato. (Uroj të ruhen diku). Edhe simboli dhe diploma./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ramazani me Ali Kelmendin, e shoqëruan Llavrenti Berian për në Shëngjergj, ku ia dorëzuan Islam Shtëpanit, i cili çoi në...”/ Historia e rrallë e aventurës shqiptare të ish-ministrit të Brendshëm të Stalinit

Next Post

“Zv.kryeministri grek, deklaroi se me bashkimin e Gjermanisë, do ndryshohen kufijtë, Korçën dhe Gjirokastrën ta marrë greku...”/ Zbulohet biseda e Ramiz Alis me ministrin e Jashtëm sovjetik, Shevarnaze, Nju Jork ‘90

Artikuj të ngjashëm

“Para se të ndahej nga jeta, Martini ka djegur gjithë korrespodencën që kishte me kolegjin dhe me Pater Zef Valentinin, pasi…”/ Dëshmia autores së dokumentarit “Martin Camaj, i papërsëritshëm”!
Art & Kulture

“Në tetor ‘81, kur isha i ftuar në Panairin e librit në Frankfurt, m’u afrua një burrë i gjatë e i hijshëm që, me njëfarë mëdyshjeje, më foli: quhem Martin Camaj, a mund…”/ Rrëfimi i rrallë e Kadaresë

November 7, 2026
Mbledhja e vitit ’61: “Mark Gurakuqi e sulmoi Kadarenë në shtyp me gjuhën e Enver Hoxhës, duke analizuar poezinë e tij ‘Laçi’…”/ Dëshmia e shkrimtarit të njohur, Skifter Këlliçi
Art & Kulture

“Brenda ditës u shitën 30 mijë kopjet e ‘Dimrit…’, Kadare u mbyll brenda pallatit kubist, Bulevardi Madh ngrysej pa çiftin tërheqës Kadare, Sigurimi donte kokën e tij…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

October 30, 2026
“Kur Hariton e morën për ta ekzekutuar, ai fare i qetë palosi fletën e romanit që po lexonte dhe shkoi bashkë me policët…”/ Historia e tragjike e familjes Bezhani, që hapi bankën e parë në Vlorë në 1850-ën
Art & Kulture

“Në vitin e ri 1936, me rastin e pritjes së organizuar në Pallatin Mbretëror, të ftuarve iu kërkua që të vinin me veshje të tipit perëndimor, pasi…”Refleksionet e studiuesit të njohur, për Monarkinë e Zogut

October 25, 2026
“I mërzitshmi dhe i padurueshmi R.P., i jep Kadaresë një lajm gati të pabesueshëm; ‘Lasgushi, ka pasur këtë verë, një histori dashurie…”/ Ngjarja e panjohur e dy kolosëve të letrave shqipe
Art & Kulture

“Para se Kadare të fitonte jehonë të gjerë ndërkombëtare, lexuesit perëndimorë e njihnin Ballkanin, kryesisht përmes autorëve si Ivo Andriç dhe Nikos Kazantzakis…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

October 24, 2026
“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Art & Kulture

“Në Perëndim, studiuesit mbetën të habitur, kur Kadare fliste për lirinë, pushtetin dhe fatin njerëzor, me një forcë artistike origjinale, të cilën kritikët francezë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

October 23, 2026
Si na ndihmoi Prof. Dhimitër Shuteriqi në vitin 1967, duke debatuar me ministrin Thoma Deliana, që të shpëtonim nga shkatërrimi shumë objekte të kultit, që i konsideruam si monumente kulture?
Art & Kulture

Si na ndihmoi Prof. Dhimitër Shuteriqi në vitin 1967, duke debatuar me ministrin Thoma Deliana, që të shpëtonim nga shkatërrimi shumë objekte të kultit, që i konsideruam si monumente kulture?

October 3, 2026
Next Post
“Zv.kryeministri grek, deklaroi se me bashkimin e Gjermanisë, do ndryshohen kufijtë, Korçën dhe Gjirokastrën ta marrë greku…”/ Zbulohet biseda e Ramiz Alis me ministrin e Jashtëm sovjetik, Shevarnaze, Nju Jork ‘90

“Zv.kryeministri grek, deklaroi se me bashkimin e Gjermanisë, do ndryshohen kufijtë, Korçën dhe Gjirokastrën ta marrë greku...”/ Zbulohet biseda e Ramiz Alis me ministrin e Jashtëm sovjetik, Shevarnaze, Nju Jork ‘90

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme