• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Letra që babai i dërgoi nënës sime me 12 prill ‘45-së, dy ditë para pushkatimit, ku…”/ Dëshmia e së bijës të ekzekutuarit me Gjyqin Special

Raporti për Ramizin në ‘67-ën: Ja dokumentet e rralla, librat, dosjet, reliket dhe fondin e bibliotekave, që i’u sekuestrua religjioneve fetare

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon dëshmitë e rralla të znj. Teuta Merlika me origjinë nga fisi i njohur nga qyteti i Krujës, babai i së cilës, Reshiti, ishte një nga 17 të dënuarit me vdekje në Gjyqin Special, të zhvilluar në marsin e vitit 1945-së, që u ekzekutua më datën 14 prill të atij viti në Kodrën e Priftit. Kush ishte Reshit Merlika, çfarë lidhjesh kishte ai me kryeministrin Mustafa Kruja Merlika, pse e pranoi ai postin e federalit fashist, pse nuk u largua nga Shqipëria dhe çfarë thuhet në letrën që ai ia dërgoi bashkëshortes së tij më 12 prill 1945-së, vetëm dy ditë para pushkatimit?

Zonja Teuta, a mund të na thoni me pak fjalë se kush ka qenë babai juaj, Reshit Merlika?

Babai im, Reshit Merlika u lind në vitin 1913 në qytetin e Krujës prej nga është dhe origjina e familjes sonë. Babai ka pasur edhe tre vëllezër, të tjerë: Aliu, Sejdi dhe Faiku. Nëna e babait, d.m.th. gjyshja jonë, quhej Zoje dhe ajo gjithashtu ishte bijë nga qyteti i Krujës. Pas mbarimit të shkollës shtatëvjeçare në qytetin e Krujës, babai fitoi të drejtën e studimit për të ndjekur mësimet në shkollën Tregtare të Vlorës të cilën e përfundoi me rezultate shumë të mira në vitin 1931.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

Çfarë lidhje gjaku kishte babai juaj, me Mustafa Merlikën, ish-kryeministrin e Shqipërisë në periudhën e pushtimit fashist të vendit?

Babai ishte kushëri i parë, d.m.th. ata të dy i kishin baballarët vëllezër. Për Mustafa Merlikën është folur gjithnjë vetëm keq, por duhet të kemi parasysh, se ai ka qenë një patriot i madh që nga koha e ngritjes së flamurit në Vlorë në 1912-ën, ku ka firmosur bashkë me Ismail Qemalin e delegatët e tjerë, aktin e Pavarësisë. Gjatë kohës së Monarkisë së Zogut, Mustafai qëndroi jashtë Shqipërisë, si antizogist dhe ai u kthye në atdhe në vitin 1939. Duke menduar se vendi ynë do të fitonte pavarësinë duke përfituar nga lufta e shteteve të mëdha si Italia, Gjermania dhe Japonia, Mustafai pranoi postin e Kryeministrit të Shqipërisë, në një nga periudhat më të vështira që po kalonte vendi ynë. Këto ide të tij, përveç miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij të afërt, Mustafai, mundohej t’ua nguliste në mëndje edhe burrave të fisit Merlika. Kështu në këtë kontekste, babai im, Reshiti, në periudhën e pushtimit fashist të vendit, pranoi të vishej si federal, duke shërbyer në atë detyrë jo më shumë se gjashtë muaj, në qytetet e Krujës dhe të Durrësit.

Mustafain e nxiti babanë tuaj të vishej federal?

Nisur nga e kaluara e tij patriotike, shkollimi dhe autoriteti i jashtëzakonshëm, Mustafai, kishte një influencë të madhe në të gjithë burrat e fisit Merlika. Kur ai mori postin e kryeministrit të Shqipërisë nën pushtimin italian, ju lut babait, që të vishej si federal, duke i thënë: “Po nuk e bëmë ne këtë gjë, nuk mund t’ju themi dot të tjerëve”.

Pas kapitullimit të Italisë, me çfarë u mor babai juaj?

“Me sa di unë nga ato që më ka treguar nëna ime, Adile (Kovaçi) babai ka pas punuar si shofer me një automjet “Tatrra”.

Si dhe kur u arrestua babai juaj, Reshiti?

Babai u arrestua në fillimin e vitit 1945, nga forcat partizane të ndjekjes në katundin Mafsheq, afër Qafë-Shtamës në malësinë e Krujës, të cilat komandoheshin nga Rexh Deliu.

Përse nuk u largua babai juaj nga Shqipëria ashtu si shumë të tjerë, ose më saktë si Mustafa Kruja?

Babai nuk donte të largohej nga Shqipëria, sepse ai e ndjente veten krejt të pastër dhe nuk kishte bërë asgjë, që ta vriste ndërgjegjja. Ndonëse ai i kishte të gjitha mundësitë që të ikte nga Shqipëria, nuk u largua por qëndroi krejt i qetë, në shtëpinë e tij në Krujë. Po kështu desha të sqaroj, se edhe Mustafa Merlika nuk është larguar nga Shqipëria, për t’i shpëtuar ndjekjes së komunistëve. Vjeshta e vitit 1944, e gjeti Mustafanë në Vjenë të Austrisë, ku ai kishte shkuar për të kuruar djalin e tij, që më pas i vdiq, në një nga spitalet e atij qyteti. Kjo gjë vërtetohet edhe me faktin se Mustafai, po të kishte pasur si qëllim largimin nga Shqipëria, prej frikës së komunistëve, ai nuk do të linte këtu të gjithë pjesëtarët e tij të familjes, me grua e fëmijë.

Kur e mësoi familja juaj pushkatimin e babait, Reshitit?

Dy ditë para se ata të 17 të ekzekutoheshin tek Kodra e Priftit, babai i dërgoi një letër nënës, ku i shkruante që të mos bëhej merak dhe të kujdesej për ne fëmijët, pasi vëllezërit e tij, Aliu, Sejdi dhe Faiku, do t’i bëheshin vëllezër edhe asaj. Nga sa ishte shkruar aty, nuk ishte e vështirë të kuptohej, se ai po i linte amanetet e fundit para pushkatimit. Kështu që nëna e babës, Zoja, u interesua me anën e miqve të familjes sonë dhe mësoi, se më datën 14 prill 1944, ata do të ekzekutoheshin në periferi të Tiranës, në Kodrën e Priftit. Me sa më ka pas treguar nëna, atë ditë që ata të 17-të u dërguan për t’u pushkatuar, ka qenë ditë Bajrami. Kështu atë ditë, gjyshja Zoja, mori vëllanë tim të madh, Gimin dhe dolën në Pazar, për të blerë ndonjë gjë për festë (pasi ne jemi bektashian) dhe për të mësuar ndonjë gjë për babën, sipas fjalëve që u kishin thënë. Krejt rastësisht, teksa ata të dy ishin duke kaluar në një nga rrugët, afër qendrës së Tiranës, panë makinat me ushtarë e me disa njerëz, të lidhur që po kalonin aty afër tyre dhe u bënë kurioz për të parë, se kush ishin ata. Në ato momente që makinat kaluan fare pranë tyre, babai, Reshti që ishte afër spondës, i pa ata dhe u çua në këmbë duke u thënë: “Pse rrini rrugëve e nuk shkoni në shtëpi për të festuar Bajramin”?!

Çfarë bënë ata pas fjalëve të Reshitit?

Zoja e nisi Gimin tek një miku i familjes sonë dhe vetë u nis për në drejtim të Kodrës së Priftit. Ajo arriti që ta shihte të gjithë skenën e pushkatimit, nga një vend jo shumë larg ku ishte fshehur, që të mos e shikonin ushtarët. Ajo qëndroi aty e fshehur deri në orët e vona të natës dhe kur u larguan ushtarët, shkoi menjëherë aty tek vendi e hapi gropën, që nuk ishte shumë e thellë. Ajo mundi që ta dallonte babanë tonë dhe njëkohësisht djalin e saj, nëpërmjet rrobave që ia kishte çuar vetë, disa ditë më parë tek burgu i vjetër. Pasi i këputi një copë xhaketë dhe këmishë të përgjakur, ajo i futi aty në shishe të vogël, ku më parë kishte shkruar në një copë letër, emrin e tij. Pasi u sigurua për vendin e varrimit, gjyshja Zoje u kthye në shtëpi. Ato dy rroba të babait, gjyshja Zoje i ruajti si gjënë më të shtrenjtë të jetës dhe kur ndërroi jetë, ia dhanë me vete. Ajo shkonte vazhdimisht në atë vend dhe vinte nga një tufë me lule.

Sa vjeç keni qenë ju në atë kohë që u ekzekutua babai?

Unë kam qenë katër vjeç, vëllai i madh, Gimi, ishte shtatë vjeç, ndërsa vëllai i vogël, Genci, nuk e kishte mbushur vitin.
Pas pushkatimit të babait, ku u rritët ju?

Pas pushkatimit të babait, gjyshja Zoje, i tha nënës sonë, Adiles, që të kthehej tek prindërit e saj, pasi do të kishte shumë të vështirë për ta përballuar jetën dhe rritjen e tre fëmijëve të vegjël, për shkak të mbiemrit Merlika. Por nëna jonë nuk pranoi, duke thënë se do të rrinte në atë shtëpi, sa të ishte gjallë. Kështu ajo qëndroi tek Merlikat dhe na rriti ne tre fëmijëve, me njëqind halle. Nëna jonë Adilja, ka qenë një grua heroike dhe ajo na ka rritur ne, duke punuar në punët më të rënda në ndërtim. Ne na lanë pa shkollë dhe “lufta e klasave” e pesha e mbiemrit Merlika, na ndoqi pas gjithë jetën, deri në shembjen e regjimit komunist në vitin 1991″.

Përveç babait tuaj nga fisi Merlika a ka pasur të tjerë viktima të terrorit komunist?

Komunistët u sollën në mënyrën më barbare me fisin Merlika, duke pushkatuar dhjetë burra prej tyre, e duke burgosur e internuar me dhjetra të tjerë. Kështu përveç babait tonë, ata kanë pushkatuar edhe: Sul Merlikën, Sef Merlikën, Mer Merlikën, Man Merlikën, Haxhi Merlikën etj., historitë e të cilëve, i ka ditur shumë mirë vëllai im, Gimi, i cili ka ndërruar jetë.

Pas viteve ’90-të, a keni kërkuar për gjetjen e eshtrave të babait tuaj?

“Në vitin 1993, dy vëllezërit e mi, Gimi me Gencin shkuan në Kodrën e Priftit ku kishin filluar kërkimet, por ajo punë mbeti në mes.

Si e mësuat lajmin e gjetjes së eshtrave të 17 të ekzekutuarëve në Kodrën e Priftit?

Lajmin për gjetjen e eshtrave, mua ma tha vajza ime në telefon, pasi unë isha në Itali, në qytetin e Foxhias ku jetoj e punoj prej disa vjetësh. Sapo e mësova atë lajm, nuk më mbante më vendi dhe pasi plotësova dokumentet, erdha këtu në Tiranë. /Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share24TweetPinSendShareSend
Previous Post

Raporti për Ramizin në ‘67-ën: Ja dokumentet e rralla, librat, dosjet, reliket dhe fondin e bibliotekave, që i’u sekuestrua religjioneve fetare

Next Post

Letra sekrete e Enverit: Klerikët, me përjashtim të katolikëve, janë injorantë, dinë lutje përmendësh si hoxhallarët, por do i rrafshojmë nga faqja e dheut…”

Artikuj të ngjashëm

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj
Intervista

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

June 6, 2025
“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur
Intervista

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

June 6, 2025
“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

May 28, 2025
“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
Intervista

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

May 17, 2025
“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

April 30, 2025
“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

April 28, 2025
Next Post
Letra sekrete e Enverit: Klerikët, me përjashtim të katolikëve, janë injorantë, dinë lutje përmendësh si hoxhallarët, por do i rrafshojmë nga faqja e dheut…”

Letra sekrete e Enverit: Klerikët, me përjashtim të katolikëve, janë injorantë, dinë lutje përmendësh si hoxhallarët, por do i rrafshojmë nga faqja e dheut…”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!