• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, October 5, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Nga ajo luftë Serbia pushtoi 19.000 km. 2 në Kosovë e Maqedoni, duke u zgjeruar në 82% territor, me një popullsi prej afro një milion shqiptarësh dhe…”? Historia e masakrave serbe ndaj shqiptarëve

“Si mund të mendojë mbreti Nikollë i Malit të Zi, të imponojë me armë dhe me dhunë konvertimin fetar të myslimanëve shqiptarë…”/ Intervista e panjohur e Ismail Qemalit për gazetarin italian, prill 1913
“Në korrik 1958, me dekret të veçantë u kalua në ndarjen e re administrative, ku suprimohet njësia qark dhe si njësi më e madhe vendore…”/ Historia e ndarjes së administrative të Shqipërisë, nga 1912-a deri sot
“Edhe pse gjyshi ishte ‘Hero i Popullit’, 6 burra nga fisi ynë u pushkatuan, 12 u arratisën nga Shqipëria, 20 u burgosën dhe 55 familje u internuan deri në ‘91-in…”/ Dëshmia e dhimbshme e të arratisurit në Australi
“Kjo ministri e konsideron detyrë morale, t’ju falënderojë për kujdesin që treguat në vrasjen e Bajram Currit dhe lus kurdoherë sukses e…”/ Zbulohet telegrami i qeverisë së Zogut, 1 prill 1925
Kalendari Historik 15 Janar 2023
Shtypi grek: “Atentatori qëlloi mbi Hasan Prishtinën, pasi ai s’i dha 6000 dhrami që i’a kishte premtuar për vrasjen e…”/ Ngjarja e panjohur në 1933-in në Selanik
“Nga ajo luftë Serbia pushtoi 19.000 km. 2 në Kosovë e Maqedoni, duke u zgjeruar në 82% territor, me një popullsi prej afro një milion shqiptarësh dhe…”? Historia e masakrave serbe ndaj shqiptarëve
“Emnin e trimit Esat Pasha, e njeh Shqypnia dhe bota mbarë, kur bani luftra të rrepta në mbrojtje të Shkodrës…”/ Shkrimi i panjohur i ‘Përlindja e Shqypniës’ në 1913-ën
“Nga ajo luftë Serbia pushtoi 19.000 km. 2 në Kosovë e Maqedoni, duke u zgjeruar në 82% territor, me një popullsi prej afro një milion shqiptarësh dhe…”? Historia e masakrave serbe ndaj shqiptarëve
“Nga ajo luftë Serbia pushtoi 19.000 km. 2 në Kosovë e Maqedoni, duke u zgjeruar në 82% territor, me një popullsi prej afro një milion shqiptarësh dhe…”? Historia e masakrave serbe ndaj shqiptarëve

Nga SHERADIN BERISHA

Pjesa e parë

Memorie.al / Dhjetëvjeçari i dytë i shekullit XX, ishte një nga periudhat më të rënda, që po kalonte populli shqiptar gjatë tërë historisë së tij. Lufta e Parë Ballkanike që nisi në tetor të vitit 1912, solli ndryshime të mëdha në hapësirën gjeografike të Shqipërisë etnike. Shtetet fqinje: Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia, që përbënin ”aleancën ballkanike”, duke shfrytëzuar sukseset e kryengritjes së përgjithshme shqiptare të verës 1912 kundër ushtrisë osmane, në tetor-nëntor 1912, pushtuan gjysmën e teritoreve etnike shqiptare. Derisa Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës më 29 korrik 1913 e njohën Shqipërinë si shtet sovran, Kosova (me këtë territor të sotëm), Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Dibra, Kërçova, Struga, Ohri, Manastiri etj., mbetën nën pushtimin ushtarak serb. Këto shtete ortodokse, duke u bazuar në vendimet e padrejta të Konferencës së Londrës, në dëmë të Shqipërisë, përfituan këto territore:

a) Serbia nga kjo luftë pushtoi 19 000 km 2 (Kosovë e Maqedoni), duke u zgjeruar në 82% territor, me një popullsi prej afro një milion shqiptarësh që përbëjnë rreth 55% të saj;

Gjithashtu mund të lexoni

“Shoku Foto Çami: Kjo ngjarje mund të jetë nxitur nga armiku, siç bënim ne gjatë luftës në ndeshjet sportive…”/ Zbulohet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë, për ndeshjen “Naftëtari” – “Dinamo”, 5 qershor 1988

“Në mbledhjen e katërt, më 26-27 korrik 1993, në ‘Kodër të Trimave’ në shtëpinë e Fatmir Brajshorit, në Prishtinë – u emërtua shkurt: Lëvizja Popullore e Kosovës…”/ Historia e krijimit të UÇK-së

b) Mali i Zi pushtoi 62% territor, ku jetonin 190 mijë shqiptar, gati po aq sa kishte vet shteti malazez;

c) Bullgaria pushtoi 29% territor me rreth 3% popullsi shqiptare;

d) Greqia pushtoi 68 % të Çamërisë ku jetonin 67 % popullsi shqiptare.

Krijimi i hartave të reja shtetërore në Ballkan, për popullin shqiptarë ishte i papranueshëm, dhe duke qenë kështu qenë të detyruar ta vazhdojnë luftën për çlirimin e Kosovës me viset tjera shqiptare dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë londineze. Pas përfundimit të luftës së parë ballkanike, drejtuesit e kryengritjes Shqiptare: Elez Isufi, Bajram Curri, Isa Boletini, Sadik Ramë-Gjurgjeviku, Sali Hoxha e shumë prijës të tjerë u detyruan të tërhiqen në Shqipëri dhe qysh në muajt shkurt-mars të vitit 1913, filluan përgatitjet për një kryengritje të re kundër pushtuesve serbo-malazez.

Qeveria serbe, ndonëse përmes bashkëpunëtorëve të vet, të sojit të Esat Pashë Toptanit, Arif Hiqmetit etj., përcillte këmba-këmbës çdo lëvizje të krerëve shqiptar, ajo me kohë përforcoi zonën kufitare. Në të vërtet trupat ushtarake serbe, as që ishin tërhequr në vijën kufitare të përcaktuar nga Konferenca e Londrës. Përkundrazi, brenda territorit shqiptar, në mënyrë arbitrare kishte vendosur të ashtuquajturën “vijë strategjike”, në të cilën ngritën posta doganore, si: në Kukës, aty ku bashkohen Drini i Zi me Drinin e Bardhë, në Okushtan-Çermenik, në rrugën Elbasan-Dibër, në Qafë të Murit-në perëndim të Drinit të Zi përballë Dibrës dhe në Pogradec, për të siguruar kinse mbrojtjen nga sulmet e shqiptarëve.

Qysh në fillim të vitit 1913, kur regjimi serb instaloi një administratë ushtarake në Kosovë e në treva tjera të pushtuara shqiptare, gjendja e popullatës shqiptare u përkeqësua në të gjitha segmentet e jetës. Shqiptarët jetonin në mjerim të thellë, vuanin për buk dhe gjësende tjera ushqimore. Gjithashtu ndaj shqiptarëve bëheshin ndjekje, persekutime e vrasje të pafajshme. Ndaj tyre pa kurrfarë hetimesh e as gjyqesh bëhej ekzekutimi i dënimit me vdekje, ndërkohë që as s´mund të flitet për të drejtat tjera më elementare njerëzore.

Më 16 gusht 1913 Isa Boletini nga Malësia e Gjakovës, i shkruan një letër Ismail Qemalit dhe me shqetësim i flet për mjerimin dhe urinë që ka pllakosur malësorët e Gjakovës dhe kërkon ndihmën e Qeverisë së Vlorës. Në letër pos tjerash thuhet: ”…çdo skutë e Malësisë, gurë, shkëmb, gjithandej është mbushur plot me emigrantë të mjerë, të cilët kanë ardhur në gjendje jo të lypin, por të vdesin. Nuk ka zemër që duron përpara vajtimit të këtyre bijëve të atdheut…”!

Duke mbretëruar kjo gjendje atje, natyrshëm në pranverë të vitit 1913 u shtua numri i çetave shqiptare në Kosovë e gjetiu dhe filluan përgatitjet për një kryengritje çlirimtare. Një tablo realiste të gjendjes së rëndë në tokat e pushtuara shqiptare, na jep edhe socialdemokrati serb D.Tucoviqi në librin ”Serbia dhe Shqipëria”. Ai shkruante: “Kryengritja shqiptare e shtatorit, për shkak të së cilës Serbia u shtrëngua të mobilizojë përsëri afro tre divizione, është një shembull klasik që tregon se si shkaktohen luftërat koloniale. Okupimi i ushtrisë serbe shtrihej prej lindjes e deri në dyert e grykave dhe të qafë-maleve shqiptare.

Ky okupim e ndau bujkun prej arës, bagëtinë prej kullosave, kopetë prej lugjeve, fshatin prej mullirit, blerësin e shitësin prej tregut, rrethinën prej qytetit, kurse tërë popullsinë malore prej qendrave ekonomike dhe drithoreve të saj. Shqiptari i andejshëm (i Shqipërisë londineze – sh.b) nuk guxonte të shkelte më në tokën e tij që i kishte mbetë në këtë anë (në Kosovën e pushtuar – Sh.B.). Të gjitha burimet e jetës iu prenë. Populli i dëshpëruar dhe i uritur pa masë, së pari u lut të vijë lirisht në tregje. Por, kur iu ndalua edhe kjo, ndërmjet vdekjes nga uria dhe vdekjes nga plumbi, ai zgjodhi këtë të dytën (plumbin – Sh.B.). Me qëllim të koordinimit të veprimtarisë çlirimtare, krerët e krahinave të pushtuara do të mbajnë kontakte edhe me Ismail Qemalin.

Sipas një njoftimi të botuar në gazetën “Përlindja e Shqipnisë”, më 12 gusht 1913, Elez Isufi – udhëheqës i shquar i Dibrës, Ramadan Zaskoci nga Luma e Rexhep Bajraktari nga Hasi me shpurat e tyre, shkuan në Vlorë dhe u takuan e biseduan me kryetarin e Qeverisë së Përkohshme Ismail Qemalin,”… mbi gjendjen në malësi që përfaqësonin dhe mbi masat që duheshin marrë për të sunduar ato vise… sipas interesit të Shqipërisë.

Tani të nderuar bajraktarë, thuhej në atë njoftim, – presin të ikurit e ushtrisë serbe prej atyre viseve që të mund të venë në vendin e tyre e të zgjerojnë kësisoj fushën e qeverisë…” Ismail Qemaili në emër të Qeverisë, në këtë takim, edhe pse nuk kishte fuqi ushtarake e mjete financiare, u premtoi krerëve të Lumës, Dibrës e Hasit ndihmë për t´u çliruar nga pushtimi serb, por edhe i udhëzoi që, me t´u kthyer në krahinat e tyre, të organizonin kryengritjen kundër pushtuesve serb. Në fund të gushtit 1913 edhe Bajram Curri, Isa Boletini e Hasan Prishtina u ndodhën në Vlorë, ndërkohë që ky i fundit (në shtator) pranoi detyrën e ministrit në qeverinë e Vlorës.

KRYENGRITJA E DIBRËS

Një rol të veçantë në organizimin e kryengritjes shqiptare luajtën Elez Isufi, Ramadan Zaskoci, Qazim Lika etj., të cilët gjatë verës 1913 e deri në gjysmën e parë të shtatorit u morën në mënyrë intensive me përgatitjen e saj, ndërkohë që ky aktivitet ra shpejt në sy të pushtetit serb. Kështu, komandanti i garnizonit të Oroshit, kapiteni Vukotiq në mesin e qershorit 1913, i dërgonte një raport majorit Leovac në Lumë (në Vasije), me të cilin e njoftonte se ishte vënë në lidhje me disa mercenarë shqiptarë, të cilët mund të eliminonin këta krerë të rrezikshëm.

Komanda serbe në Lumë, më 26 qershor 1913, për këtë informacion, vuri në dijeni komandën supreme në Kosovë, duke theksuar se: ”Ndërprerja e veprimtarisë dhe e ndikimit të këtyre krerëve kishte rëndësi për pushtetin serb, jo vetëm për këto kohë të vështira, por edhe për të ardhmen”. Ndonëse, majori Leovac kishte kërkuar që për kokat e këtyre krerëve dhe shumë të tjerëve, të paguheshin nga 1000-1200 dinarë, në një përgjigje të nënshkruar më 8 korrik, nga Nikolla Pashiqi, ndër të tjera thuhet: ”Meqë njerëzit e përmendur janë të njohur si kriminelë…ndaj tyre duhet vepruar sipas ligjit. Në qoftë se duhen para, ato të merren nga kreditet ushtarake”.

Gjithashtu më 24 gusht 1913, inspektori i policisë së Shkupit njoftonte komandën supreme serbe se, Elez Isufi… gjendej në Dardhë dhe i ftonte shqiptarët për kryengritje. Prandaj propozonte shkatërrimin e fshatrave Reç, Dardhë, Kalis, prej nga vepronin të gjitha grupet e armatosura në Dibër e gjetiu. Së këndejmi, ai kërkonte që aradha e sigurimit në Zhirovnicë të përforcohej edhe me një çetë 7 për të eliminuar krerët shqiptarë.

Në historiografinë shqiptare deri më sot është thënë se kryengritja shqiptare e vitit 1913 ka filluar më 20 shtator në Dibër, ndërkohë që sipas një raporti të Kryetarit të Çarkut (naçallnikut) të Dibrës N. Çirkoviq, dërguar më 8 tetor 1913 Qeverisë serbe në Beograd, saktësohet se, kryengritja ka filluar në fillim të shtatorit 1913.

T´i referohemi këtij raporti

Naçallniku i Dibrës N.Çirkoviq në raportin e tij të gjatë, thotë se: “Më 1 shtator 1913, shqiptarët kishin filluar për t´i nxitur pararojat tona afër Pogradecit. Më 3 shtator në mes të pozitave dhe të fshatit Rinakaj, shqiptarët sulmuan patrullën serbe dhe me atë rast një ushtarë e vranë dhe një e plagosën. Për këtë është lajmëruar inspektori në Shkup.

Më 4 shtator është dhënë urdhëresa që të lëshohen pozitat e largëta dhe ushtria të tërhiqet afër kufirit të paraparë me Konferencën e Londrës. Më 5 shtator u bë proklamata e aneksimit të Dibrës…! Më 7 shtator, një njësi e fortë shqiptare e kishte sulmuar pararojën serbe te ura e Arasit.

Ajo e shpërndau atë dhe kishte kaluar në anën e djathtë të Lumit Dri (për këtë e kam lajmëruar inspektorin në Shkup). Më 8 shtator, shqiptarët me forca të mëdha e sulmuan Peshkopinë dhe atë sulm e morën në orën 6 të mëngjesit. Naçallniku i rrethit vërteton se në luftime ishin rreth 1200 shqiptarë… Prej Peshkopisë shqiptarët kryengritës janë orientuar në dy drejtime: njëri kah Dibra, ndërsa orientimi tjetër kah Zherovnica.

Naçallniku i rrethit në ato rrethana lajmëron se ai sulm ishte i tillë sa që ai s´ka mundur as teshat e veta për t´i veshur. Prandaj, në Peshkopi i ka mbetur e tërë arkiva me shifra… Njësia shqiptare që ka qenë në front kah Zherovnica aty-këtu i ka shkatërruar çetat tona (serbe), ndërsa në orën 8 në mbrëmje ishte në maje të Zherovnicës. Në Zherovnicë shqiptarët hyjnë në ora 9 të mëngjesit (e çliruan-Sh.B).

Udhëheqësi i njësisë së tyre i drejtonte 300 veta. Me këto forca udhëhiqnin Maliq Kroqishta, ndërsa me 350 të tjerë udhëhiqte Alil Kaloshi prej Dibrës së Poshtme. Njësia tjetër që e ndiqte ushtrinë tonë në drejtim të Dibrës më 9 shtator 1913, në mëngjes ishte nja 10 km. larg prej Dibrës (për këtë e kam lajmëruar inspektorin në Shkup).

Sipas marrëveshjes së lidhur me komandantin e Regjimentit XIX në Dibër, Dibra nuk ka guxuar të lëshohet pa luftë, prandaj unë menjëherë i kam dhënë disa udhëzime që në qytet të sigurohet rendi dhe së bashku më nën-punës të lëshohet qyteti vetëm atëherë kur ushtria të tërhiqet…! Rreth orës 10 e 30 minuta (më 9 shtator-Sh.B.) lufta zhvillohet në qytet, asisoj që plumbat kishin filluar të bien edhe në zyrën e naçallnikut.

Në orën 11 paradreke ushtria kishte filluar të tërhiqet… Në anën tjetër, qytetarët shqiptarë na sulmonin, si prej dritareve, ashtu edhe prej dyerve, ashtu që nuk kemi mundur as sytë t´i hapim prej zjarrit të pushkëve dhe me vështirësi të madhe e kemi shpëtuar kokën. Aq ka pasur plumba saqë me rastin e hipjes në kalë, një plumb e ka goditur mbrojtësin dhe ai ka vdekur në vend…! Saktësisht në ora 12 në mesditë Dibra kishte rënë në duart e shqiptarëve”.

Më tutje në raport thuhet: “Sipas të dhënave në ballë të kryengritësve shqiptarë ishin udhëheqësit: Elez Isufi dhe Mersim Dema si komandantë të përgjithshëm. Ndërsa si udhëheqës më të ulët kishin qenë: Selman Alia, Halil Kaloshi, Haxhi Llan Kaloshi. Është biseduar edhe për ardhjen e Isa Boletinit në Dibër, por askush nuk din asgjë për të, fakt ky që flet se nuk ka ardhur fare. Lidhur me këtë posa shqiptarët kishin hyrë në qytet, një pjesë kishte mbetur aty, ndërsa pjesa tjetër e ka vazhduar luftën kundër ushtrisë sonë”.

Atë ditë kryengritësit shqiptarë të drejtuar nga Elez Isufi dhe prijësit tjerë popullor: Sefedin Pustina, Selman Alia, Haxhi Llan Kaloshi, Isuf Xhelili, Mersim Dema, Iljaz Hoxha, Haziz Lila, Elez Koçi, sheh Sula, Dan Cami etj., organizuan sulmin e mëtejshëm të ndarë në disa kolona si në drejtim të Strugës e Ohrit, të Mavrovës e Gostivarit.

Dhe nga betejat e një pas njëshme luftëtarët shqiptarë çliruan: Gostivarin, Tetovën, Strugën, Ohrin…, ndërsa forcat serbe u tërhoqën me shpejtësi duke lënë 1000 ushtarë të vrarë, 300 ushtarë u zunë rob si dhe u kapën 12 topa e materiale tjera të shumta luftarake. Pas çlirimit të këtyre krahinave shqiptare, kryengritësit ngritën administratën në qytete e fshatra.

Naçallniku N. Çirkoviq në raportin e tij, dërguar autoriteteve qeveritare në Beograd thekson, se: “Me të hyrë të kryengritësve në qytet (Dibër-sh.b) beglerët e këtushëm menjëherë e formuan qeverinë: Sefejdin Pustina, Rizah Begu, dhe Sheh Latifi, ku për kryetar të asaj qeverie është zgjedhur: Sefejdin Pustina.” Z. Çirkoviq tregon edhe për mirësjelljen e kryengritësve shqiptarë ndaj ushtarëve serb, të plagosurve dhe të zënë robër. Ai shkruan: “Shqiptarët menjëherë e rregulluan telefonin në mes të Peshkopisë dhe Dibrës, e vejnë në përdorim aparatin që nuk përdoret në ushtrinë tonë.

Menjëherë e themeluan spitalin dhe filluan për t´i shëruar të plagosurit tanë (serbët). Shqiptarët ndaj të plagosurve dhe të zënëve robër janë sjellë me një korrektësi humane…”10, ndërkohë që krejt ndryshe do të sillen ushtarët serbë me popullsinë e pambrojtur shqiptare, me gratë dhe fëmijët, që i therën me bajoneta dhe i dogjën të gjallë në zjarr!!

SHTRIRJA E KRYENGRITJES NË KRAHINAT: LUMË – OPOJË – VËRRI

Pas kthimit nga Vlora, Ramadan Zaskoci së bashku me Qazim Likën, Sali Spahiun, Hoxhë Mehmetin, Ramadan Çejkun, Bajram Gjanën, Osman Litën, Dervish Bajraktarin, Sulë Elezin e patriotë të tjerë, në fillim të shtatorit 1913 në një mbledhje të ”Dheut”të mbajtur në Shtiqën 11 të Lumës, vendosën të mobilizojnë popullin e Lumës për luftë kundër pushtuesve serbë. Kuvende mobilizuese u mbajtën edhe në krahinat tjera shqiptare të pushtuara.

Ndonëse kryengritja shqiptare nisi në Dibër…, në gjysmën e dytë të shtatorit 1913 ajo u shtri edhe në drejtim të Kalasë së Dodës për të vazhduar me shpejtësi në Lumë, në Gorë, Opojë – Vërri, deri në Prizren dhe në krahinën e Hasit, të Krasniqes e të Gashit deri në Gjakovë.

Në këtë kohë kryengritësit shqiptarë kryesisht ishin përqendruar dhe luftonin në fshatrat e Kalasë së Dodës, në Rrafshin e Lumës dhe në fshatrat e Gorës…, sepse forcat më të mëdha serbe pikërisht në këto vende ishin të dislokuara më së shumti. Ndërkaq sipas të dhënave nga dokumentet serbe, luftimet më të përgjakshme u zhvilluan në Vasije, pastaj në Kalis ku u asgjësuan disa reparte serbe.

Prej këtu, mbeturinat e reparteve serbe u tërhoqën drejt Ujmishtit, ndërsa shumë ushtarë të regjimenteve X, XI e braktisën Lumën dhe u tërhoqën në drejtim të Vranishtit, kryeqendrës së atëhershme të Gorës. 12 Pas një përleshjeje të furishme, kryengritësit lumjanë morën garnizonin serbë në Ujmisht dhe këtu, bëhet ndarja e tyre në dy krahë-kolona.

– Krahu i djathtë, kolona e parë e përbërë nga malësorë të fshatrave të Lumës: Bushtricë, Kalis, Kala e Dodës, Radomirë, Çajë… nën udhëheqjen e Qazim Likës, Cen Dacit, Idriz Zholja, molla Tofikut etj., mori drejtimin: Buzmadhe – Topojanë – Gorë (Vranisht) – Opojë – Vërri – Prizren.

– Ndërkaq krahu i majtë, kolona e dytë nën udhëheqjen e Ramadan Zaskocit, Osman Litës, Ramadan Çejkut, Sali Spahisë, Mustafë bej Deshatit, Haxhi Nokës, Riza Matit e të tjerë, sulmuan forcat tjera të armikut në Bicaj, Nangë, Shtiqën, Gostil, kapin bregun e majtë të lumit “Luma” dhe përfundimisht ia mësynë Kullës së Lumës (ku takohen dy Drinat), si një qendër e rëndësishme e garnizonit ushtarak të armikut.

Sipas një lajmi të botuar në gazetën e kohës “Atdheu”, ”më 16 shtator 1913, kryengritësit e pushtojnë qytetin Luma (Kullën e Lumës). Një luftë e rreptë u bë afër atij qyteti. U morën masa të shpejta që t´i arrijnë e t´i përzënë shqiptarët” 14. Pas marrjes së Kullë Lumës, kryengritësit lumjanë u vunë në ndjekje të forcave serbe, të cilat morën rrugën në drejtim të Zhurit për të përfunduar në Prizren, duke kaluar në tërthoren përgjatë Drinit të Bardhë.

Derisa krahu i majtë (kolona e dytë) i kryengritësve, duke i ndjekur mbeturinat serbe mori nën kontroll të gjitha fshatrat e tërthorës Përbreg – Gjegjën – Bardhoc – Morinë – Vërmicë – Zhur dhe ndaluan në fshatin Poslisht të Vërrinit, kryengritësit e krahut të djathtë të frontit – (kolona e parë), me luftime të përgjakshme përparuan me sukses drejt Buzmadhes, Topojanit, Novosejt, Shishtavecit dhe kapin Zapodin, Vranishtin, Restelicën, Dragashin e hyjnë në Opojë./ Memorie.al

                                                        Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 5 Tetor 2026

Next Post

“Më 26 shkurt 1963, në ndeshjen ‘Korabi’– ‘Apolonia’, sportdashësit dibranë u bënë dëshmitarë të një ngjarjeje që në futboll nuk përsëritet më kurrë...”/ Historia e rrallë dhe unike në futbollin shqiptar

Artikuj të ngjashëm

“Shoku Foto Çami: Kjo ngjarje mund të jetë nxitur nga armiku, siç bënim ne gjatë luftës në ndeshjet sportive…”/ Zbulohet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë, për ndeshjen “Naftëtari” – “Dinamo”, 5 qershor 1988
Dossier

“Shoku Foto Çami: Kjo ngjarje mund të jetë nxitur nga armiku, siç bënim ne gjatë luftës në ndeshjet sportive…”/ Zbulohet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë, për ndeshjen “Naftëtari” – “Dinamo”, 5 qershor 1988

October 5, 2026
“Dhuna serbe ndaj popullit të Kosovës e viseve të saj, u shfaq edhe ndaj demonstratave të 1968-ës në Prishtinë, Tetovë etj., ku UDB-ja…”/ Dokumentet sekrete serbe, që u rrëmbyen nga shërbimet sekrete shqiptare
Dossier

“Në mbledhjen e katërt, më 26-27 korrik 1993, në ‘Kodër të Trimave’ në shtëpinë e Fatmir Brajshorit, në Prishtinë – u emërtua shkurt: Lëvizja Popullore e Kosovës…”/ Historia e krijimit të UÇK-së

October 4, 2026
Fëmija i Bulevardit “Stalin”
Dossier

Fëmija i Bulevardit “Stalin”

October 3, 2026
“Me konsolidimin e pushtetit të Ramiz Alisë, kanë nisur zhurmat e një prishjeje mes tij dhe të vesë së Hoxhës, pasi Nexhmija dhe fraksioni i saj kërkojnë që…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Shoku Manush, armiqtë do të thonë se ‘Ramiz Alia i pastroi kundërshtarët’, në intervistat e Dr. Pashkos te ‘Zëri Amerikës’, ka plot gjepura, ‘reformatori Fatos Nano…”!/ Debatet e Ramiz Alisë në plenum, 7 korrik ‘90

October 2, 2026
“Sabedin Azemi, Rrahman Morina dhe disa të tjerë iu bashkangjitur Serbisë, ne kërkuar dorëheqjen e tyre dhe nuk kemi dalë në sipërfaqe, por…”/ Rrëfimet e ish-minatorëve të Trepçes për grevën e ’89-ës
Dossier

“Sabedin Azemi, Rrahman Morina dhe disa të tjerë iu bashkangjitur Serbisë, ne kërkuar dorëheqjen e tyre dhe nuk kemi dalë në sipërfaqe, por…”/ Rrëfimet e ish-minatorëve të Trepçes për grevën e ’89-ës

October 3, 2026
“Gerold von Braunmühl u habit që pala shqiptare harxhonte kaq shumë para për t’u dukur si vend gjoja i begatë evropian, kur jetesa në Shqipëri, ngjante më shumë me Afrikën…”/ Dëshmia e rrallë e Robert Elsie
Dossier

“Më 2 tetor 1987, në Tiranë dhe në Bon u shpall vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, por…”/ Dëshmia e ish-anëtarit të delegacionit

October 2, 2026
Next Post
“Më 26 shkurt 1963, në ndeshjen ‘Korabi’– ‘Apolonia’, sportdashësit dibranë u bënë dëshmitarë të një ngjarjeje që në futboll nuk përsëritet më kurrë…”/ Historia e rrallë dhe unike në futbollin shqiptar

“Më 26 shkurt 1963, në ndeshjen ‘Korabi’– ‘Apolonia’, sportdashësit dibranë u bënë dëshmitarë të një ngjarjeje që në futboll nuk përsëritet më kurrë...”/ Historia e rrallë dhe unike në futbollin shqiptar

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme