• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, October 5, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Sport

“Më 26 shkurt 1963, në ndeshjen ‘Korabi’– ‘Apolonia’, sportdashësit dibranë u bënë dëshmitarë të një ngjarjeje që në futboll nuk përsëritet më kurrë…”/ Historia e rrallë dhe unike në futbollin shqiptar

“Më 26 shkurt 1963, në ndeshjen ‘Korabi’– ‘Apolonia’, sportdashësit dibranë u bënë dëshmitarë të një ngjarjeje që në futboll nuk përsëritet më kurrë…”/ Historia e rrallë dhe unike në futbollin shqiptar
“Ja çfarë ngjau me notarin e famshëm italian, Paulo Pinto, në hotel ”Adriatik” në Vlorë, që ai s’mundi të përshkonte dot me not kanalin e Otrantos…”! / Misteri i ngjarjes, në fundin e qershorit 1985
“Më 26 shkurt 1963, në ndeshjen ‘Korabi’– ‘Apolonia’, sportdashësit dibranë u bënë dëshmitarë të një ngjarjeje që në futboll nuk përsëritet më kurrë…”/ Historia e rrallë dhe unike në futbollin shqiptar
“Më 26 shkurt 1963, në ndeshjen ‘Korabi’– ‘Apolonia’, sportdashësit dibranë u bënë dëshmitarë të një ngjarjeje që në futboll nuk përsëritet më kurrë…”/ Historia e rrallë dhe unike në futbollin shqiptar
“Më 26 shkurt 1963, në ndeshjen ‘Korabi’– ‘Apolonia’, sportdashësit dibranë u bënë dëshmitarë të një ngjarjeje që në futboll nuk përsëritet më kurrë…”/ Historia e rrallë dhe unike në futbollin shqiptar

Nga UVIL ZAJMI

Memorie.al / Rastet kur fati i skuadrave fituese apo i kualifikimeve historike është vendosur nga pika e bardhë nuk janë të pakta dhe shpesh janë shoqëruar me drama të paharruara. Nga turnetë kontinentalë e botërorë deri te futbolli shqiptar, penalltitë kanë prodhuar histori të veçanta. Ishte Anton Mazreku ai që ideoi dhe aplikoi për herë të parë në Shqipëri praktikën që fituesi të përcaktohej pas pesë penalltive klasike, në një kohë kur kjo procedurë ende nuk ishte miratuar zyrtarisht nga FIFA dhe UEFA. Dhe historia nis me një rekord unik në Peshkopi, ku ekzekutimi i penalltive vijoi edhe ditën tjetër. Për të ardhur më pas te finalja e Kupës së Republikës në vitin 1963, te 7 penalltitë e realizuara nga Ramazan Rragami në “Vllaznia” – “Besa”, te Mujo Targaj që imitonte Panenkën me penalltinë “lugë”, te rekordi i 23 penalltive në “Qemal Stafa” dhe, më së fundi, te “Dinamo”, fituese e Kupës së Shqipërisë në maj të vitit 2025 pas një tjetër drame nga pika e bardhë. Një krono-histori e shoqëruar me fakte dhe protagonistë, që tregon se si penalltitë kanë shkruar disa prej faqeve më të veçanta të futbollit shqiptar.

“KORABI” – “APOLONIA”, 20 PENALLTI NË DY DITË

Një histori e rrallë, e lidhur me një klub të vetëm, “Korabin” e Peshkopisë, i cili mban rekordin e një serie penalltish të ekzekutuara në një ndeshje. Bëhet fjalë për sfidën e 1/16-ve të Kupës së Shqipërisë në vitin 1963, “Korabi” – “Apolonia”. Të martën, më 26 shkurt, sportdashësit dibranë u bënë dëshmitarë të një ngjarjeje që në futboll përsëritet rrallë. Ndeshja e parë në Fier kishte përfunduar 2-1 për “Apoloninë”. Në kthim, “Korabi” hyri i mobilizuar për të përmbysur rezultatin dhe për të siguruar kualifikimin. Vendasit shënuan dy gola në pjesën e parë, duke kaluar në avantazhin 2-0. Në pjesën e dytë, fierakët shënuan një gol dhe rezultati u bë 2-1. Pas 90 minutave dhe dy pjesëve shtesë nga 15 minuta, rezultati mbeti i njëjtë me atë të ndeshjes së parë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Për ndeshjen me ‘Ajaksin’ bëra një palë doreza me peliçeri, i vesha me plastiket e raketave të ping-pongut, por kur më pa portieri holandez…”/ Dëshmia e rrallë e ish-“gardianit” të portës së “17 Nëntorit”

“Ajo finale s’ishte vetëm një duel mes Fischerit dhe Spasskyt, por momenti kur një njeri i vetëm sfidoi një sistem të tërë dhe u bë skena ku Lufta e Ftohtë…”/ Ana e panjohur e ndeshjes së shekullit, 11 korrik ‘72

Sipas rregullores, u gjuajtën nga pesë penallti për secilën skuadër. Të dyja ekipet realizuan nga tri herë. Rezultati mbeti i barabartë edhe pas pesë goditjeve. Por tashmë kishte rënë errësira dhe nuk mund të vazhdohej. U vendos që penalltitë të ekzekutoheshin të nesërmen. Dhe kështu ndodhi. Pesë lojtarë të secilës skuadër dolën sërish para pikës së bardhë. “Apolonia” realizoi një më shumë se Korabi dhe fitoi të drejtën për të vijuar në turin e ardhshëm, ku do të luante për vendet 1-8.

1963, KAVAJË – FINALJA DHE 11-METËRSHAT

Më 7 prill 1963, në Kavajë, u luajt finalja e Kupës së Republikës. Në ndeshjen e parë, “Besa” fitoi 3-2 ndaj “17 Nëntorit”. Një javë më pas, në kthim, tiranasit fituan 1-0 me golin e Bahri Ishkës në minutën e 12-të. Pas 120 minutash, rezultati i përgjithshëm ishte 3-3 dhe fituesi duhej të përcaktohej nga pika e bardhë. Pavllo Bukoviku realizoi të gjitha goditjet për “17 Nëntorin”, ndërsa Ali Mema, që luajti si portier në vend të Beliut të dëmtuar, priti tre penallti të T’habit Rexhës. Në atë edicion, ishte e detyrueshme që të ekzekutoheshin të pesë penalltitë nga secila skuadër.

1966 – PARTIZANI FINALIST PAS SHORTIT

Në finalen e Kupës së 25-Vjetorit të Themelimit të Partisë, më 6 nëntor 1966, “Partizani” dhe “Vllaznia” u përballën në “Qemal Stafa”. Pas 90 minutash, rezultati ishte 0-0. Nga pika e bardhë, Rragami për “Partizanin” dhe Rakiqi për “Vllazninë” nuk gabuan. Pas pesë goditjeve për secilën skuadër, rezultati ishte 5-5. Nuk pati seri shtesë penalltish. Arbitri Jorgj Godari hodhi shortin dhe fati i buzëqeshi “Partizanit”, që u shpall finalist.

1968 – EDHE ERRËSIRA NUK I NDAU PENALLTITË

Në vitin 1968, në fushën sportive “Vasil Shanto” në Tiranë, NTASH-i dhe “Erzeni” i Shijakut u përballën në fazën e tretë të Kupës së Republikës. Pjesa e parë përfundoi 1-1, ndërsa 90 minutat u mbyllën 3-3. U kalua në penallti, por errësira e bëri të pamundur ekzekutimin e tyre. Gjyqtari vendosi që goditjet të kryheshin të nesërmen. Edhe seria e penalltive përfundoi në barazim dhe fituesi u përcaktua me short. Fati favorizoi “Erzenin”.

1972 – RRAGAMI, PROTAGONISTI I 7 PENALLTIVE

Më 23 prill 1972, në Shkodër, “Vllaznia” dhe “Besa” u përballën në finalen e Kupës së Shqipërisë. Ndeshja e parë kishte përfunduar 2-0 për “Besën” në fushën e vjetër të Kavajës, ndërsa në kthim “Vllaznia” fitoi 2-0 në “Vojo Kushi”, me dy gola nga pika e bardhë, të Ramazan Rragamit. Pas dy pjesëve shtesë, rezultati mbeti 2-2 në total dhe erdhi radha e penalltive. Rragami nuk gaboi asnjë prej goditjeve të tij dhe “Vllaznia” fitoi 5-3, pasi për “Besën” Nimet Merhori humbi penalltinë e tretë, të pritur nga Paulin Ndoja. Rragami realizoi gjithsej 7 penallti në këtë përballje, një shifër e jashtëzakonshme për kohën dhe një rekord që mbetet pjesë e historisë së futbollit shqiptar.

1974 – “DINAMO” FITON SPARTAKIADËN NGA PIKA E BARDHË

Në finalen e Spartakiadës së 3-të Kombëtare më 17 tetor 1974 në Tiranë, “Dinamo” dhe “Vllaznia” barazuan 1-1 pas 120 minutash. Arbitri Ramiz Pregja urdhëroi ekzekutimin e pesë penalltive. “Dinamo” fitoi 5-3 dhe mori medaljet e arta. Për “Dinamon” realizuan Iljaz Çeço, Hume Kodra, Ilir Përnaska, Shyq Ballgjini dhe Llaq Zëri, ndërsa për “Vllazninë” shënuan Zan Rragami, Lutfi Basha dhe Çesk Ndoja. Gjuajtjet e Ismet Hoxhës dhe Zyhdi Bashës u pritën nga Met Ahmedani.

1977 – 16 PENALLTI, FITON “17 NËNTORI”

Më 11 janar 1977, në finalen e Kupës së Shqipërisë, “17 Nëntori” dhe “Dinamo” u përballën në “Qemal Stafa”. Ndeshja e parë përfundoi 2-1 për |17 Nëntorin”, ndërsa në të dytën “Dinamo” fitoi 2-1. Pas 120 minutash, rezultati i përgjithshëm ishte 3-3. Nga pika e bardhë u ekzekutuan plot 16 penallti. Pas dhjetë goditjeve të para, rezultati ishte ende i barabartë. serinë e dytë, “17 Nëntori” fitoi 7-6 dhe mori trofeun.

1982 – DY ÇEREKFINALE, DY DRAMA NGA 11-METËRSHAT

Në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë të vitit 1982, “17 Nëntori” eliminoi “Besëlidhjen” e Lezhës pas penalltive. Pas dy ndeshjeve, rezultati ishte 1-1 dhe tiranasit fituan 4-2 nga pika e bardhë. Në përballjen tjetër, “Labinoti” i Elbasanit dhe “Luftëtari” barazuan 1-1 në Elbasan dhe pas dy takimeve nuk pati ndryshim. Penalltitë i dhanë kualifikimin “Luftëtarit” të Gjirokastrës, që fitoi 3-1.

1985 – “VLLAZNIA” ELIMINON “DINAMON”

Në vitin 1985, “Dinamo” fitoi 2-0 në Shkodër, por “Vllaznia” përmbysi gjithçka në “Qemal Stafa”, duke fituar me të njëjtin rezultat. Pas 120 minutash dhe barazimit në total, arbitri Arsen Hoxha urdhëroi penalltitë. “Vllaznia” fitoi 4-2 dhe siguroi kalimin në gjysmëfinale.

1986 – MUSTA DHE DRAMA E 14 PENALLTIVE

Më 4 shkurt 1986, “Partizani” dhe “Dinamo” u përballën në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Pas dy ndeshjeve, rezultati ishte 3-3 dhe as shtesat nuk sollën ndryshim. Nga pika e bardhë nisën 11-metërshat. Pas dhjetë goditjeve të para, rezultati ishte i barabartë. Në serinë e dytë, portieri i Partizanit, Musta, priti goditjet e Koves, Imamit dhe Ben Vilës. Vetë Musta realizoi penalltinë vendimtare dhe “Partizani” fitoi 5-4.

1990 – STRAKOSHA PROTAGONIST NË GJYSMËFINALE

Më 9 maj 1990, “Vllaznia” dhe “Dinamo” u përballën në gjysmëfinalen e Kupës. Pas 120 minutash pa gola, kualifikimi u vendos nga pika e bardhë. “Vllaznia” fitoi 4-3. Për vendasit realizuan Ferit Rragami, Faslli Fakja dhe Ser Dedja, ndërsa për “Dinamon” shënuan Demollari, Noga, Ibro dhe Canaj. Strakosha priti gjuajtjet e Jerës dhe Zmijanit, ndërsa Dani priti atë të Abazit.

1990 – “DINAMO” FITON FINALEN NDAJ “FLAMURTARIT”

Më 6 qershor 1990, “Dinamo” dhe “Flamurtari” luajtën finalen në Durrës. Pas 120 minutash, rezultati ishte 1-1. Nga pika e bardhë, “Dinamo” fitoi 4-2. Ilir Bozhiqi priti goditjen e Iljadhit, ndërsa Paço e dërgoi topin jashtë. Trofeu shkoi në kryeqytet.

1991 – “PARTIZANI”, FITUES NGA PIKA E BARDHË

Në finalen e Kupës së Shqipërisë në maj 1991, “Partizani” dhe “Flamurtari” barazuan 1-1 pas 120 minutash në “Qemal Stafa”. Nga pika e bardhë, “Partizani” i trajnerit Sul Starova fitoi 5-3 dhe siguroi trofeun.

1995 – KASTRIOTI FITON TITULLIN NGA 11-METËRSHAT

Në maj 1995, “Skënderbeu” dhe “Kastrioti” u përballën për titullin kampion të Kategorisë së Dytë. Pas 120 minutash, rezultati ishte 0-0. “Kastrioti” fitoi 3-2 me penallti. Portieri krutan Leka priti disa prej goditjeve të korçarëve dhe u shndërrua në protagonistin e triumfit.

1995 – “TEUTA” FITON KUPËN PAS 14 PENALLTIVE

Më 31 maj 1995, “Tirana” dhe “Teuta” u përballën në finalen e Kupës së Shqipërisë. Pas 120 minutash pa gola, erdhi radha e penalltive. U ekzekutuan 14 goditje dhe shtatë prej tyre u humbën. “Teuta” fitoi 4-3 dhe mori trofeun.

1996 – “TIRANA” FITON NDAJ “FLAMURTARIT”

Në finalen e vitit 1996, “Tirana” dhe “Flamurtari” barazuan 1-1 pas 120 minutash. Nga pika e bardhë, kryeqytetasit fituan 4-3 dhe siguruan trofeun.

1997 – PARTIZANI FITON NDAJ “FLAMURTARIT”

Në finalen e 3 majit 1997, “Partizani” dhe “Flamurtari” barazuan 2-2. Nga pika e bardhë u ekzekutuan dhjetë penallti dhe “Partizani” fitoi 4-3.

1999 – NALLBANI, “MURI” I PENALLTIVE

Në finalen e 22 majit 1999, “Tirana” dhe “Vllaznia” barazuan 0-0 në “Qemal Stafa”. Protagonisti absolut ishte portieri bardhe-blu, Blendi Nallbani. Ai priti tri penallti radhazi të shkodranëve dhe “Tirana” fitoi 3-0 nga pika e bardhë.

2000 – TITULLI I TIRANËS VENDOSET NGA PENALLTITË

Më 28 maj 2000, “Tirana” dhe “Tomori”, me nga 52 pikë në fund të kampionatit, u përballën në Elbasan për titullin kampion. Pas 120 minutash, rezultati ishte 1-1. Nga pika e bardhë, “Tirana” fitoi 5-4 dhe u shpall kampione. Ishte hera e parë që titulli kampion në futbollin shqiptar përcaktohej nga penalltitë.

2005 – 15 GODITJE, 12 GOLA, TROFEU PËR “TEUTËN”

Më 11 maj 2005, “Tirana” dhe “Teuta” u përballën në finalen e Kupës së Shqipërisë në Elbasan. Pas 120 minutash pa gola, u ekzekutuan 15 penallti. U realizuan 12 prej tyre dhe vetëm në serinë e tretë u përcaktua fituesi. Teuta fitoi 6-5 dhe mori trofeun.

2011 – “TIRANA” FITON NDAJ “DINAMOS”

Në finalen e 22 majit 2011, “Tirana” dhe “Dinamo” barazuan 1-1 pas 120 minutash në “Niko Dovana”. Nga pika e bardhë u ekzekutuan 15 penallti. “Tirana” fitoi 4-3 dhe siguroi trofeun.

2016 – KUKËSI, TROFEU I PARË HISTORIK

Më 22 maj 2016, “Laçi” dhe “Kukësi” barazuan 1-1 në finalen e Kupës së Shqipërisë. Pas 120 minutash nuk pati ndryshim dhe trofeu u vendos nga pika e bardhë. “Kukësi” fitoi 5-4 dhe mori trofeun e parë historik të klubit. Për “Laçin” gaboi Mond Dosti, ndërsa për “Kukësin” realizuan Karioka, Dvomekoviç, Emini, Hallaçi dhe Musolli.

SUPER-KUPA E PENALLTIVE

Nga rekordet e “Korabit” te drama e “Dinamos” dhe “Egnatias”

23 PENALLTI PËR NJË KUPË

Pas më shumë se gjysmë shekulli, sërish “Korabi” do të ishte protagonist i një tjetër drame të jashtëzakonshme nga pika e bardhë. Më 19 maj 2016, në “Qemal Stafa”, “Korabi” dhe “Luftëtari” u përballën në finalen për titullin kampion të Kategorisë së Dytë. Pas 120 minutash, rezultati ishte 0-0. Nga pika e bardhë u ekzekutuan fillimisht nga pesë penallti për secilën skuadër dhe rezultati ishte 5-5. Në serinë e dytë, ekipet shënuan sërish dhe pas 20 goditjeve rezultati ishte 9-9. U desh seria e tretë. Guri shënoi, Ramadani realizoi, ndërsa Mziu gaboi për “Korabin”. “Luftëtari” fitoi 11-10 dhe mori trofeun. Një rast unik në futbollin shqiptar, ku disa prej të njëjtëve futbollistë u detyruan të ekzekutonin nga dy herë nga pika e bardhë.

2025 – “VLLAZNIA” ELIMINON “ELBASANIN” PAS 14 PENALLTIVE

Më 25 shkurt 2025, në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, “Vllaznia” dhe “Elbasani” zhvilluan një nga dramat më të mëdha të viteve të fundit. Në “Loro Boriçi”, pas 120 minutash spektakël, rezultati ishte 3-3. U deshën 14 penallti për të përcaktuar skuadrën që do të vijonte më tej. Pesë prej tyre u humbën ose u pritën. Në fund, “Vllaznia” fitoi 5-4 dhe siguroi kualifikimin.

2025 – “DINAMO” FITON KUPËN PAS 12 PENALLTIVE

Më 1 maj 2025, “Dinamo” dhe “Egnatia” u përballën në finalen e Kupës së Shqipërisë në “Elbasan Arena”. Ndeshja përfundoi 2-2 pas 120 minutash. Guindo shënoi për “Egnatian” në fundin e pjesës së parë, ndërsa Mandela realizoi dy herë për “Dinamon”. Bakajoko barazoi në minutën e 90+5-të. Nga pika e bardhë nuk mjaftuan dhjetë goditjet e para. U ekzekutuan 12 penallti dhe “Dinamo” tregoi saktësi më të madhe. Për blutë realizuan Aliji, Qardaku, Teqja, Zabërgja dhe Dita. Meksi gaboi gjuajtjen e dytë, e pritur nga Dajsinani. Për “Egnatia”-n shënuan Bakajoko, Ujka, Zejnullai, Xhemalji, ndërsa Aleksit dhe Jahajës u pritën goditjet nga portieri i “Dinamos”. Pas 15 vitesh, “Dinamo” riktheu trofeun e Kupës dhe këtë herë festa erdhi nga pika e bardhë.

SUPERKUPA E PENALLTIVE

1991 – “DINAMO”, PAS 12 GODITJEVE

Më 11 janar 1991, “Dinamo” dhe “Flamurtari” u përballën në finalen e Superkupës në “Qemal Stafa”. Ndeshja përfundoi 3-3 pas 120 minutash, me Kushtën autor të një triplete për “Dinamon” dhe golat e Tahirit e Demollarit për “Flamurtarin”. Nga pika e bardhë u ekzekutuan 12 penallti. “Dinamo” fitoi 5-4 dhe mori trofeun. Errësira që kishte rënë në stadium e bëri edhe më të veçantë atmosferën e serisë së 11-metërshave.

1998 – “VLLAZNIA” FITON PËR HERË TË PARË

Më 10 tetor 1998, “Vllaznia” dhe “Apolonia” u përballën në “Qemal Stafa”. Pas 90 minutash rezultati ishte 1-1. Nga pika e bardhë, shkodranët fituan 5-4 dhe u shpallën për herë të parë fitues të Superkupës. “Vllaznia” realizoi të pesë penalltitë, ndërsa për “Apolloninë” të pesta u ekzekutuan saktë, përveç asaj të Sulës, e cila u prit nga portieri Martini.

2005 – “TIRANA” FITON NDAJ “TEUTËS”

Më 21 gusht 2005, në “Qemal Stafa”, “Tirana” dhe “Teuta” u përballën për Superkupën. Pas 120 minutash pa gola, fituesi u përcaktua nga pika e bardhë. “Tirana” fitoi 5-4. Për “Teutën”, Hasani gaboi penalltinë vendimtare, e cila u prit nga portieri tiranas Isli Hidi.

2013 – “SKËNDERBEU” MERR TROFEUN

Më 18 gusht 2013, në Korçë, “Skënderbeu” dhe “Laçi” barazuan 1-1 pas 120 minutash. Nga pika e bardhë, korçarët triumfuan 4-3 dhe morën Superkupën. Për “Skënderbeun” realizuan Radas, Pejiç, Shehu dhe Fagu, ndërsa për “Laçin” Buljan, Veliaj dhe Teqja. Ademiri gaboi për vendasit, ndërsa Zefi dhe Baka nuk shënuan për kurbinasit.

2015 – 16 PENALLTI DHE TRIUMFI I “LAÇIT”

Më 12 gusht 2015, në “Qemal Stafa”, “Skënderbeu” dhe Laçi zhvilluan një nga seritë më të gjata të penalltive në historinë e Superkupës. Ndeshja përfundoi 2-2 pas 120 minutash. Një penallti ishte shënuar gjatë lojës, ndërsa pas përfundimit të saj u ekzekutuan edhe 15 të tjera. Në total u goditën 16 penallti dhe “Laçi” fitoi 8-7. Protagonisti absolut ishte portieri Selmani, i cili zëvendësoi portierin titullar M. Vujadinoviç, të dëmtuar. Selmani, portier i U-18 dhe ish-“Kastriotit”, ishte në ndeshjen e tij të parë si titullar me “Laçin”. Ai priti penalltinë e Lutajt dhe i dha trofeun kurbinasve.

PENALLTIA, NJË PIKË E BARDHË QË KA SHKRUAR HISTORI

Nga “Korabi” i vitit 1963, ku penalltitë u desh të vazhdonin edhe ditën pas ndeshjes, te seria maratonë e 23 goditjeve në vitin 2016 dhe dramat e Kupës e Super-kupës në vitet e fundit, pika e bardhë ka qenë shpesh vendi ku është shkruar historia. Portierë heronj, lojtarë që kanë kthyer në gol presionin më të madh dhe të tjerë që kanë parë topin të ndalet në duart e kundërshtarit. Ka pasur edhe short, errësirë, seri të dyta e të treta dhe madje futbollistë që janë rikthyer dy herë para topit. Por mbi të gjitha, penalltitë kanë prodhuar një kategori të veçantë emocionesh: ato momente kur një sezon, një kupë, një titull apo një kualifikim historik vendoset nga vetëm një goditje. Dhe në historinë e futbollit shqiptar, lista e këtyre dramave është po aq e gjatë sa edhe e paharrueshme./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Nga ajo luftë Serbia pushtoi 19.000 km. 2 në Kosovë e Maqedoni, duke u zgjeruar në 82% territor, me një popullsi prej afro një milion shqiptarësh dhe...”? Historia e masakrave serbe ndaj shqiptarëve

Next Post

“Shoku Foto Çami: Kjo ngjarje mund të jetë nxitur nga armiku, siç bënim ne gjatë luftës në ndeshjet sportive...”/ Zbulohet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë, për ndeshjen “Naftëtari” – “Dinamo”, 5 qershor 1988

Artikuj të ngjashëm

“Për ndeshjen me ‘Ajaksin’ bëra një palë doreza me peliçeri, i vesha me plastiket e raketave të ping-pongut, por kur më pa portieri holandez…”/ Dëshmia e rrallë e ish-“gardianit” të portës së “17 Nëntorit”
Sport

“Për ndeshjen me ‘Ajaksin’ bëra një palë doreza me peliçeri, i vesha me plastiket e raketave të ping-pongut, por kur më pa portieri holandez…”/ Dëshmia e rrallë e ish-“gardianit” të portës së “17 Nëntorit”

September 24, 2026
“Ajo finale s’ishte vetëm një duel mes Fischerit dhe Spasskyt, por momenti kur një njeri i vetëm sfidoi një sistem të tërë dhe u bë skena ku Lufta e Ftohtë…”/ Ana e panjohur e ndeshjes së shekullit, 11 korrik ‘72
Sport

“Ajo finale s’ishte vetëm një duel mes Fischerit dhe Spasskyt, por momenti kur një njeri i vetëm sfidoi një sistem të tërë dhe u bë skena ku Lufta e Ftohtë…”/ Ana e panjohur e ndeshjes së shekullit, 11 korrik ‘72

July 13, 2026
“Çobani nga Vajza e Vlorës, i dënuar 25 vjet për atentat ndaj Hrushovit, recitonte vargjet e Homerit, Dantes, tragjeditë e Shekspirit, Faustin e Gëtes, Shilerin, etj.,…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik, për “enciklopedinë” e burgjeve
Sport

“Skuadra ruse ‘Admiraltejec’ e stërvitur prej trajnerit Nikolaj Ljukshinov, i cili në periudhën 1956-1958 kishte punuar në Shqipëri, me ‘Partizanin’ dhe …”/ Historia e panjohur e ndeshjeve me sovjetikët

June 7, 2026
“Kur Bashkimi Sovjetik fitoi kupën e Europianit në 1960-ën në futboll, në Tiranë gazetat shkruanin me gërma të mëdha…”/ Historia e panjohur e përplasjeve të mëdha në kampionatet evropiane
Sport

“Kur Bashkimi Sovjetik fitoi kupën e Europianit në 1960-ën në futboll, në Tiranë gazetat shkruanin me gërma të mëdha…”/ Historia e panjohur e përplasjeve të mëdha në kampionatet evropiane

June 7, 2026
“Në Jugosllavi eliminimi i sovjetikëve nxit një eufori të madhe politike, në garnizonin e Prishtinës, fitorja festohet me të shtime artilerie, kurse Stalini shkriu…”/ Historia e panjohur e përplasjeve të mëdha në futboll
Sport

“Në Jugosllavi eliminimi i sovjetikëve nxit një eufori të madhe politike, në garnizonin e Prishtinës, fitorja festohet me të shtime artilerie, kurse Stalini shkriu…”/ Historia e panjohur e përplasjeve të mëdha në futboll

June 7, 2026
“Loro Boriçi, që njihte mirë që nga viti 1965-’66, kur drejtoi për një sezon ‘Lokomotivën’, në ‘70-ën do ta afronte me 16 futbollistët e Kombëtares…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit durrsak
Sport

“Loro Boriçi, që njihte mirë që nga viti 1965-’66, kur drejtoi për një sezon ‘Lokomotivën’, në ‘70-ën do ta afronte me 16 futbollistët e Kombëtares…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit durrsak

April 8, 2026
Next Post
“Shoku Foto Çami: Kjo ngjarje mund të jetë nxitur nga armiku, siç bënim ne gjatë luftës në ndeshjet sportive…”/ Zbulohet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë, për ndeshjen “Naftëtari” – “Dinamo”, 5 qershor 1988

“Shoku Foto Çami: Kjo ngjarje mund të jetë nxitur nga armiku, siç bënim ne gjatë luftës në ndeshjet sportive...”/ Zbulohet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë, për ndeshjen “Naftëtari” – “Dinamo”, 5 qershor 1988

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme