• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, September 26, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Anija ‘Petrovski’ e regjistruar në BRSS, gjatë lundrimit ndaloi në Durrës mes datave 10 dhe 15 janar 1952, ku shkarkoi 12 tanke të një tipi të ri, që ngjanin me modelin T-34…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Nga Petraq Kita, Nano, Pandeli e Ymer Minxhozi, te Nefo Myftiu dhe Todi Lubonja, ana e panjohur të drejtuesëve të Radio-Televizionit Shqiptar, të cilët…”/ Kujtimet dhe refleksionet e ish-gazetarit të RTSh-së
“Drejtori, foli me oficerin gjerman dhe na shpëtoi nga pushkatimi, në celulën komuniste të Radio-Tiranës, kurse ai vetë, u burgos si bashkëpunëtorë i tyre…”/ Rrëfimi tragjikomik i aktores së madhe
“Ajo mund të bllokonte daljen në det të mjeteve luftarake në raste alarmi, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e dy specialistëve, mbi misterin e gazit nënujor në Bazën Ushtarake të Bisht Pallës, në vitet ’80-të
“Anija ‘Petrovski’ e regjistruar në BRSS, gjatë lundrimit ndaloi në Durrës mes datave 10 dhe 15 janar 1952, ku shkarkoi 12 tanke të një tipi të ri, që ngjanin me modelin T-34…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
“Ajo mund të bllokonte daljen në det të mjeteve luftarake në raste alarmi, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e dy specialistëve, mbi misterin e gazit nënujor në Bazën Ushtarake të Bisht Pallës, në vitet ’80-të
“Kur Hurshovi pa se në vend të Enverit, kishte shkuar Ramiz Alia, i nevrikosur ai tha; nesër Hoxha do na dërgoj shoferin dhe më pas pantallonat e tija…”/ Incidenti në mbledhjen e Traktatit të Varshavës
“Ç’ka po t’lypet adresa, or tëj?! Hiç mos pyt për vendin, e di Partija ku i ngre burgjet dhe varret! Baj d’nimin që t’kan dhanë e mos bëzaj! More vesht’? – ulërinin policët dhe…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit
“Anija ‘Petrovski’ e regjistruar në BRSS, gjatë lundrimit ndaloi në Durrës mes datave 10 dhe 15 janar 1952, ku shkarkoi 12 tanke të një tipi të ri, që ngjanin me modelin T-34…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Pjesa e njëzetetetë

Memorie.al / CIA ka treguar rolin e madh që Bashkimi Sovjetik ka pasur në Shqipërinë komuniste. Në disa dokumente “Tepër sekrete” por prej vitesh të de klasifikuara tregohet se BRSS-ja ndërtoi disa baza të rëndësishme ushtarake sidomos në Jug të vendit. Aty tregohen me detaje nëndetëset që kishte Moska në ishullin e Sazanit dhe Gjirin e Vlorës, dhe po ashtu bazat ajrore, si ajo e Rinasit, e Kuçovës, etj. Më pas jepet një panoramë e zhvillimeve politike, ku përmendet shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes Beqir Ballukut në verën e vitit 1974, nga të gjitha funksionet në ushtri e parti. Po kështu një vend të veçantë në dokumentet që CIA ka de-klasifikuar, janë edhe ato ku flitet për emigrantët politikë shqiptarë në Jugosllavi, të cilët janë të inkuadruar në Komitetin e Prizrenit e kryesuar fillimisht prej Apostol Tanefit dhe nën presionet e UDB-së, që i rekruton me masa shtrënguese., siç është kthimi në Shqipëri, etj.

                                                      Vijon nga numri i kaluar

 

Gjithashtu mund të lexoni

“Duhet të godasin mbi rrugaçët e huliganët, për të mbrojtur popullin dhe pushtetin që e kemi fituar me gjak dhe duhet ta mbrojmë me gjak deri në fund…”/ Debatet në Plenum, 6-7 korrik 1990

“Mund të pritet ndoshta një sulm ushtarak nga jugosllavët, po edhe nga grekët, duke thënë: ‘Do të hyjmë të mbrojmë vëllezërit tanë në minoritet’, prandaj Ushtria…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Plenum, 6 korrik ‘90

Përplasja me jugosllavët

Megjithëse ky është në fakt anti-komunizëm me emër revizionist, ne mendojmë se operacioni mund të jetë efektiv nëse kemi informacionin e duhur në dispozicion. Gjithashtu ne jemi në favor të përmbajtjes anti-komuniste sepse nuk preferojnë të mbajmë në Shqipëri të njëjtën linjë transmetimesh si ato jugosllave. Jugosllavët kanë interesat e tyre në Shqipëri dhe ndoshta kanë burime më të mira inforamcioni që mund të shfrytëzojnë në tekstet e tyre të propagandës, prandaj ne nuk duhet të jemi një plotësues i propagandës së tyre, sepse revizionizmi ynë është i njëjtë me revizionizmin e tyre, edhe pse ne i sulmojmë here pas here.

Opinionet tona në lidhje me operacionet janë thjesht vlerësuese për të ardhmen e programit. Aktualisht mendojmë se operacioni po vepron në maksimumin e tij sipas kushteve të personelit, atyre teknike dhe të tjerave në përgjithësi. Pas trajnimit të stafit shtesë besojmë se drejtuesit e rinj do të marrin përgjegjësi për projektin dhe besojmë se do të vazhdojmë të punojmë me të njëjtin intensitet. Brenda disa javëve do të dërgojmë kërkesën tonë për rinovimin e projektit edhe për vitin fiskal 1960, me argumentimet kryesore të ruajtjes së programeve në nivelin aktual të transmetimit. Nëse selia kryesore ka komente paraprake në lidhje me planin e rinovimit, do t’i pranojmë me kënaqësi.

Mars 1952

Anija “Dimitrov” e flotës rumune të ngarkesave Sovrontransport, ndaloi në Vlorë, ku shkarkoi 84 arka me mallra farmaceutike dhe 10 persona të kombësisë së panjohur, anija nis lundrimin nga Konstancia në Rumani dhe kaloi në Bosfor më 30 dhjetor 1951. Anija “Petrovski” e regjistruar me BRSS, gjatë lundrimit nga Murmansk drejt Poti, ndaloi në Durrës mes datave 10 dhe 15 janar 1952, ku shkarkoi sa më poshtë: Dymbëdhjetë tanke të një tipi të ri, që ngjanin me modelin T-34. Tanket nuk kishin shenja dallimi ndërsa topat e tyre ishin ambalazhuar në arka të drunjta.

Katër topa të mëdhenj artilerie së bashku me bazat e tyre, që besohet se do të përdoren në instilacionet mbrojtëse bregdetare. Një barkë luftarake me silura që besohet se do të përdoren në patrullimin e ujërave shqiptare. Mes personave që zbritën nga Petrovski ishin të paktën katër sovjetikë. Tanket e sipërpërmendura u lanë në kalatën e portit për një natë deri në mbrëmjen e nesërme, kur u pajisën me personel shqiptar nën drejtimin e specialistëve sovjetikë. Petrovski qëndroi në portin e Durrësit për tetë orë, deri në mbarimin e shkarkimit, pas së cilin raportohet se u largua.

Këmbim të mundshme mallrash mes Çekosllovakisë dhe Shqipërisë

Janar 1950

Raporti i mëposhtëm ka lidhje me këmbimet e mundshme të mallrave mes Shqipërisë dhe Çekosllovakisë dhe është marrë në gjuhën angleze. Megjithëse dërguesit nuk njohin origjinën e saktë të dokumentit besohet se është përgatitur në zyrën çekosllovake të ministrisë së Tregtisë së Jashtme, dhe një sinjal për këtë është emri i përkthyesit O. Cardeë, që shënohet në fund të raportit.

Raport mbi negociatat e ekspertëve tanë në Shqipëri

Observime tregtare-politike

Mes importeve kryesore të mundshme të Çekosllovakisë nga Shqipëria është minerali i kromit, i përcaktuar sipas marrëveshjes në 10.000 ton. Delegacioni ynë tregtar zbuloi se kjo kuotë mund të rritet në 15.000 ton. Ne na nevojitet krom për industrinë e qeramikës me përmbajtje minimale të mineralit të pastër, dhe përqindja e krimit shqiptar prej 40 për qind pastërti është e pranueshme.

Ne do të blejmë një total prej 200 tonë dru arre, sipas kushteve të marrëdhënies paraprake. Megjithëse druri shqiptar nuk është i prerë si duhet ai është i kontrolluar, dhe marrëveshja jonë mund të rritet në 500 ton në vit. Gjysma e masës mund të përdoret për industrinë, 30 për qind për qëllime teknike dhe pjesa tjetër për dërrasa.

Dru shqope: Megjithëse kuotat e marrëveshjes ishin për 50 ton, ne dyshojmë se mund të arrijmë këtë sasi pasi prodhimi vjetor i Shqipërisë në dru shqope, është rreth 200 ton. Tipa të tjera druri në Shqipëri nuk plotësojnë kriteret tona industrial, ndërsa lisi shqiptar gjithashtu nuk plotëson kriteret për ndërtimin e fuçive. Ai mund të përdoret vetëm në vagonët e hekurudhave.

Sipas marrëveshjes rreth 3.000 ngarkesa me të brendshme kafshësh do të dërgohen nga Shqipëria, të cilat delegacioni ynë llogariti se mund të blihen për rreth 5 milionë korona çeke, për të plotësuar nevojat tona. Prodhimi vjetor i Shqipërisë në të brendshme kafshësh është rreth 140.000 të brendshme delesh dhe 250.000 të brendshme nga gjedhë të tjera. Shqipëria prodhon dhe tipa të veçanta të thata të brendshme.

Barëra medicinale: Në marrëveshje nuk është specifikuar sasia e barërave medicinave, por Shqipëria ka shumë rezerva barërash të tilla disa prej të cilave janë tharë sipas kritereve, por sasi të mëdha janë neglizhuar dhe dalë jashtë funksioni. Deri tani nuk kemi organizuar blerje barërash dhe duhet dërguar një grup ekspertësh për të klasifikuar dhe zgjedhur barërat që Çekosllovakia kërkon të blejë. Ne nuk jemi të interesuar të blejnë kërp nga Shqipëria pasi mostrat e sjella nga ekspertët tanë rezultonin të një cilësie inferiore, prandaj këto importe pritet të ndalohen nga Çekosllovakia.

Brirë e thundra: Shqipëria ka ofruar të sjellë 10.000 kg brirë e thundra të përziera dhe 1.000 kg brirë, të cilat ende nuk kanë testuar apo verifikuar.

Asfalt natyral: Asfalti shqiptar është i cilësisë së lartë, pothuajse si asfalti i Trinidadit, por masa e prodhimit në Shqipëri është disi e kufizuar. Shqipëria prodhon rreth 30.000 ton në vit, nga të cilat llogaritet se rreth 6.000 ton mund të blihen për 8 milionë korona çeke. Ato mund të dërgohen në Çekosllovaki këtë vit. Prodhim ditor është diku te 80 ton. Për sa kohë të mos ketë furnizim me tabakë metalikë, Shqipëria nuk mund të shtojë prodhimin e saj të asfaltit dhe importet për ne.

Lëkura e pellushe: Shqipëria ka përmirësuar cilësinë e lëkurave dhe mbledhja e tyre është organizuar. Lëkura e tyre e dhive e deleve është e përshtatshme për prodhimin e këpucëve tona të eksportit. Edhe lëkurat e tyre të buta mund të përdoren në industri. Sikur Shqipëria të organizonte gjuetinë me çarqe ajo do të fitonte sasi të mëdha pellushesh.

Çekosllovakia është e interesuar të blejë pellushe kunadhesh dhe lundërzash, të cilat janë të cilësisë së lartë. Por nuk jemi të interesuar për lëkurë dhelprash, prej mungesës së kërkesës. Shqipëria ka pak mace të egra dhe arinj. Lisi i Vlorës është i bollshëm në Shqipëri dhe është material i mirë për ngjyrosjen e lëkurave dhe përpunimin e tyre. Ne do të ishim të interesuar të blinim lis Vlore nga Shqipëria, nëse zotëron 33 deri në 36 për qind përmbajtje ngjyrosjeje për lëkurat.

Vajra farërash: Prodhimi vjetor i Shqipërisë i lulediellit është 6.500 deri në 7.000 ton, i llogaritur me vlerë rreth 35 milionë korona ceke, ndërsa 100 ton kikirikë vlerësohen në 3 milionë korona. 1000 ton vaj kastori vlerësohen në 18 milionë korona ceke dhe rreth 500 ton fara susami vlerësohen në 5 milionë korona. Ne jemi gjithashtu të interesuar në farat e duhanit të Shqipërisë, në farat e rrushit dhe në rreth 100 ton vaj ulliri.

Pambuku i prodhuar në Shqipëri arrin në 3.500 deri në 4.000 ton në vit. Ne mund të përdorim çdo sasi pambuku nga Shqipëria dhe duhet të blejmë të paktën 1.000 ton me vlerë rreth 35 milionë krona.

Leshi: Prodhimi shqiptar i leshit arrin në 1200 deri në 1500 ton. Çekosllovakisë i intereson të blejë 300 deri në 500 ton me vlerë respektivisht 15 milionë ose 25 milionë krona, dhe gjithashtu na intereson blerja e leshit të kafshëve.

Dafina: Nuk jemi të interesuar të blejmë dafinë nga Shqipëria pasi kemi blerë tashmë 50.000 kg. nga Italia, Fanca e Jugosllavia.

Dëllinja: Këtë vit Shqipëria nisi të organizojë mbledhjen e dëllinjës dhe dëshiron të dijë nëse jemi të interesuar të blejmë. Kërkesa jonë mesatare është rreth 200.000 kg në vit.

Rrëshirë: Ka shumë mundësi prodhimi të rrëshirës në Shqipëri, por mungon sistemi i organizuar i mbledhjes së saj.

Minerale sulfurore (pirite): Çekosllovakia është e interesuar të blejë 10.000 ton. Prodhimi i vjetor i Shqipërisë është rreth 20. 000 ton. Në Shqipëri piritet nuk janë kërkuar nga industria e minierave pasi përdorimi i tyre në prodhimin e bakrit është shumë i kushtueshëm. Meqenëse ne jemi të interesuar për piritet për industrinë tonë të bakrit, do të duhej të furnizonim Shqipërinë me makineritë e përshtatshme për nxjerrjen.

Alabastra mund të përdoren në industrinë tonë ndërsa gipsi i bardhë për qëllime mjekësore. Kompanitë tona Keramiky dhe Metrans do të duhej të jenin transportin në rast eksporti, por për nxitjen e Shqipërisë të eksportojë, duhet ushtruar presion politik.

Bakri: Jemi të interesuar për bakrin e Shqipërisë, prodhimi vjetor i së cilës arrin deri në 2.000 ton.

Shqipëria kërkon në këmbim të eksporteve të saj materiale për zhvillimin e saj industrial si pjesë këmbimi për motorët e makinat e prodhuara në Çekosllovaki, pjesë për makineritë e tekstilit, injektorë motorësh, pjesë lokomotivash, makineri për prodhimin e cigareve, ka kërkesë të madhe për mjete matëse industriale, turbina, motorë nafte, tabakë metali dhe materiale për rafinerinë e sheqerit në Korçë.

Ne mund t’i japim Shqipërisë një masë të konsiderueshme ndihme në ndërtimin e rrugëve industriale të pyjeve dhe në trajnimin e punonjësve shqiptarë të pyjeve në përdorimin e saktë të drurit. Popullsia duhet të mësohet me metodat moderne të punës së pyjeve, pas Shqipëria nuk i ka përdorur sistematikisht këto rezerva. Ekspertët çekë mund të përgatisin një program afatgjatë për punën e pyjeve në Shqipëri. Shqipëria mund të dërgojë për trajnim një grup ekspertësh të pyjeve, të cilët të kualifikohen në përdorimin e sharrave moderne apo në prodhimin e fuçive.

Dhjetor 1961

Marrëdhëniet e Shqipërisë më Bllokun sovjetik

Marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik dhe vende të tjera të bllokut të satelitëve janë përkeqësuar dukshëm që prej prillit, ndoshta si rezultat i diskutimeve të nisura nga sovjetikët për të ashtuquajturin “devijim” të Shqipërisë nga linja e Bllokut. Mbledhja e konferencës politike të vendeve të Paktit të Varshavës në Moskë në 28-29 mars, ku morën pjesë të gjitha vendet komuniste evropiano-lindore përveç regjimit të Enver Hoxhës, vendosi nisjen e hapave për izolimin e Shqipërisë nga pjesa tjetër e Bllokut.

Më 8 prill Moska i rikujtoi shqiptarëve detyrimet e tyre ndaj kampit socialist. Në një transmetim radio thuhej se Shqipëria është një vend me të drejta të barabarta i Traktatit të Varshavës dhe ka përfituar ndihmë të madhe ekonomike nga bashkëpunimi me vendet e tjera socialiste. Marrëdhëniet politike shqiptaro-sovjetike arritën pikën më të ulët në nëntor në Moskë, kur Hoxha dhe Hrushovi këmbyen ofendime dhe kritika para delegacioneve të 81 vendeve komuniste. Shqiptarët duket se inkurajohen për këtë nga mbështetja e Kinës komuniste. Ata i kanë mbrojtur pozitat e tyre edhe në kongresin e fundit të partisë në Tiranë, si dhe në fjalimin e Hoxhës në festën e 1 Majit.

Në një kongres të sindikatave të punës, Shqipëria njoftoi vazhdimin e gjyqeve të “spiunëve dhe tradhtarëve” të përfshirë në grushtin e dështuar të shtetit verën e shkuar në Tiranë, të sponsorizuar nga Jugosllavia, Greqia dhe Shtetet e Bashkuara. Gjyqet e propozuara me shumë gjasa do të zhvillohen në kuadër të kritikave ndaj sovjetikëve. Këta të fundit dyshojnë se shumë nga të arrestuarit do të jenë simpatizantë pro-rusë. Mediat sovjetike nuk e kanë përmendur fare kongresin dhe kanë raportuar vetëm për fjalën e delegatit sovjetik.

Mes treguesve të tjerë për izolimin e ri të Tiranës është dhe lavdërimi i Moskës për konferencën e prillit në Athinë mes përfaqësuesve të Rumanisë, Bullgarisë, Jugosllavisë dhe Greqisë, duke e quajtur “konferenca e parë pan-ballkanike e pas-luftës”, edhe pse delegacioni shqiptar nuk arriti të merrte pjesë sepse Greqia u refuzoi vizat. Kritikat ndaj Shqipërisë janë përmendur edhe në një artikull liderit të Partisë Komuniste italiane Togliatti, në gazetën “Rinascita”./ Memorie.al

                                                  Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 26 Shtator 2026

Next Post

Kujtime nga takimet e mija për Dhimitër Shuteriqin, apo siç e konsideronin në atë kohë, ‘Diogjeni shqiptar’!

Artikuj të ngjashëm

“Duhet të godasin mbi rrugaçët e huliganët, për të mbrojtur popullin dhe pushtetin që e kemi fituar me gjak dhe duhet ta mbrojmë me gjak deri në fund…”/ Debatet në Plenum, 6-7 korrik 1990
Dossier

“Duhet të godasin mbi rrugaçët e huliganët, për të mbrojtur popullin dhe pushtetin që e kemi fituar me gjak dhe duhet ta mbrojmë me gjak deri në fund…”/ Debatet në Plenum, 6-7 korrik 1990

September 26, 2026
“Mund të pritet ndoshta një sulm ushtarak nga jugosllavët, po edhe nga grekët, duke thënë: ‘Do të hyjmë të mbrojmë vëllezërit tanë në minoritet’, prandaj Ushtria…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Plenum, 6 korrik ‘90
Dossier

“Mund të pritet ndoshta një sulm ushtarak nga jugosllavët, po edhe nga grekët, duke thënë: ‘Do të hyjmë të mbrojmë vëllezërit tanë në minoritet’, prandaj Ushtria…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Plenum, 6 korrik ‘90

September 25, 2026
“Hrushovi mund të përdorë vizitën në Shqipëri edhe për sulmet e tij ndaj NATO-s, atij mund t’i bashkohet dhe kryeministri gjermano-lindor Otto Grotewohl, i cili erdhi në Tiranë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Hrushovi mund të përdorë vizitën në Shqipëri edhe për sulmet e tij ndaj NATO-s, atij mund t’i bashkohet dhe kryeministri gjermano-lindor Otto Grotewohl, i cili erdhi në Tiranë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 24, 2026
“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90
Dossier

“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90

September 25, 2026
“Si u dënuan në burgje 7 nipërit e Hysni Kapos / Dëshmia e rrallë e djalit të vëllait: Kur Kadriu, e pyeti; ça do bëjmë…, Hysniu i tha; në burg si gjithë të tjerët…
Dossier

“Asnjë derr nuk duhet të lejohet të mbajë fshatari, dhe kafshët e ngarkesës si kalë, mushkë ose gomar, në asnjë mënyrë nuk duhet t’ia lejojmë, pasi ato…”/ Fjala e Enverit në Byro, 4 nëntor 1980

September 23, 2026
Xhelatët që ekzekutuan bashkëpunëtorët më të ngushtë të Enver Hoxhës
Dossier

“Kritikave të Jugosllavisë për një rritje të lidhjeve tregtare me Bullgarinë në kurriz të Beogradit, Tirana siguroi jugosllavët se ata do të kenë gjithmonë një mik te…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s, 1969

September 25, 2026
Next Post
Kujtime nga takimet e mija për Dhimitër Shuteriqin, apo siç e konsideronin në atë kohë, ‘Diogjeni shqiptar’!

Kujtime nga takimet e mija për Dhimitër Shuteriqin, apo siç e konsideronin në atë kohë, ‘Diogjeni shqiptar’!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme