• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, September 24, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90

“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90
“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90
“Përse sekretar i parë i Komitetit të Partisë së rrethit të Fierit, Pali Miska, kërkoj të merreshin masa ndaj meje… “/  Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90
“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90
“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90
2 korrik 1990/ Dëshmia e ish-funksionarit partiak: “Porositë që na jepnin në mbledhjet e shtabit që kryesonte Adil Çarçani, i cili dremiste dhe diplomatët e huaj që u implikuan…”
“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90
“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90
“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90
“Shna Ndou, nuk ua pranoi faljen, s’i pranoi as të afroheshin tek kisha, pasi pak para se të mbërrinin, makina shpërtheu në flakë dhe…”/ Historia tronditëse e katër djemve të rinj nga Laçi
“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90
“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90
“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90
“Kërkojnë sqarime për shoqen Lenka Çuko se; ‘ka mbajtur delfin në shtëpi, vajzën e ka dërguar në Francë për ta bërë nuse, ka sjellë birrë për dasmën që andej’ etj…”/ Raporti sekret për Ramiz Alinë, 25 shtator 1990
“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e nëntë

Memorie.al / Kur nuk kishte kaluar as një javë nga data 2 korrik e vitit 1990, ku me mijëra shtetas shqiptarë kapërcyen kangjellat e muret e ambasadave të huaja në Tiranë dhe u futën brenda ambienteve të tyre me qëllim për t’u larguar nga Shqipëria, udhëheqja e lartë e PPSH-së me në krye sekretarin e Përgjithshëm Ramiz Alia, mbajti plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, i cili zhvilloi punimet në datat 6 dhe 7 korrik. Edhe pse rendi i ditës ishte paracaktuar në tre pika kryesore, ku predominonte ajo për zhvillimin e arsimit në Shqipëri, pothuaj gjatë gjithë punimeve të atij plenumi (sidomos te pika 4, “Të ndryshme”), u diskutua dhe u debatua ngjarja e atyre ditëve, e njohur ndryshe si “2 korriku i ambasadave”. Në atë plenum ku merrnin pjesë të gjithë anëtarët dhe kandidatët e Komitetit Qendror të PPSH-së, sekretarët e parë të komiteteve të partisë të rretheve, ministra, kuadro kryesorë të sektorit të arsimit, kulturës, shkencës, ekonomisë, drejtues të organizatës së Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë, nga aparati i Komitetit Qendror të PPSH-së, Radio-Televizioni, ATSH-ja etj., mungonin Nimet Cani, Ali Vukatana, Reiz Malile, Shpëtim Çaushi, Zylyftar Ramizi, Qemal Lame, Zef Loka, Pirro Kondi dhe Hekuran Isai, të cilët prej disa ditësh ishin “në terren”, duke “menaxhuar”, ngjarjen e ambasadave.

Pas hapjes së mbledhjes nga Ramiz Alia, fjala iu dha ministrit të Arsimit, Skënder Gjinushit, i cili mbajti dhe raportin përkatës, (“Për përsosjen e sistemit arsimor dhe forcimin e mëtejshëm cilësor të shkollës”), kryefjala e atij plenumi ishte “ngjarja e ambasadave”, duke diskutuar dhe analizuar me detaje se si dhe pse ndodhi ajo, (“roli i agjenturave të huaja”), e deri tek detyrat që dilnin për menaxhimin e asaj situate në ato ditë të nxehta korriku, ku mbi pesë mijë shtetas shqiptarë nga të gjithë rrethet e vendit, ndodheshin në ambientet e brendshme të disa prej ambasadave kryesore në Tiranë, në pritje të largimit nga Shqipëria.

Gjithashtu mund të lexoni

“Asnjë derr nuk duhet të lejohet të mbajë fshatari, dhe kafshët e ngarkesës si kalë, mushkë ose gomar, në asnjë mënyrë nuk duhet t’ia lejojmë, pasi ato…”/ Fjala e Enverit në Byro, 4 nëntor 1980

“Kritikave të Jugosllavisë për një rritje të lidhjeve tregtare me Bullgarinë në kurriz të Beogradit, Tirana siguroi jugosllavët se ata do të kenë gjithmonë një mik te…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s, 1969

Përveç kësaj, gjatë gjithë asaj mbledhje, por kryesisht në pikën nr. 4 të rendit të ditës, (që u diskutua në seancën e fundit), u morën në analizë edhe disa prej ngjarjeve kryesore që kishin ndodhur në rrethe të ndryshme të vendit gjatë atij viti, si; protestat në Shkodër në muajin janar për heqjen e bustit të Stalinit; ngjarjet në qytetin e Kavajës ku populli i atij qyteti u përlesh me forcat e policisë; arratisjet masive nga kufijtë shtetërorë me Jugosllavinë e Greqinë, grumbullimet masive në vende të shenjta fetare, si Kisha e Shën-Ndout në Laç të Kurbinit; lejimi me ligj i besimeve fetare dhe hapja e objekteve të kultit; apo probleme të tjera që shtroheshin për zgjidhje, si; bisedimet e faktorin ndërkombëtar për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-ës, Bashkimin Sovjetik, (bisedimet e zhvilluar me zv. ministrin e Jashtëm sovjetik në Sofie nga Sofokli Lazri); problemi i Kosovës; presioni ndërkombëtar për hapjen e Shqipërisë me botën dhe aderimi i saj në disa konventa ndërkombëtare; privilegjet e udhëheqjes së lartë të PPSH-së e familjeve të tyre që jetonin kryesisht në “Bllok”; fjalët që qarkullonin në popull për familjen e Enver Hoxhës dhe raportet e Ramizit me Nexhmijen; ndryshimi i legjislacionit dhe kodit penal; lirimi i të burgosurve politikë; pisja me pasaporta e shtetasve që kërkonin të dilnin si vizitorë tek të afërmit e tyre jashtë vendit; mekanizmi i ri ekonomik; strehimi dhe zënia me punë e shumë shtesave në të gjitha rrethet e vendit; dhënia e tokës dhe bagëtive fshatarësisë kooperativiste; e deri të furnizimi i popullsisë së qyteteve me produktet bazike ushqimore e mallrave të ndryshme industriale.

Siç do të shohim dhe nga dokument arkivore që i përkasin plenumit të 11-të të Komitetit Qendror të PPSH-së, të cilat theksojmë se publikohen për herë të parë, përveç udhëheqjes dhe disa prej funksionarëve të lartë të asaj kohe, në atë mbledhje kanë diskutuar apo janë përmendur edhe disa figura të tjera të larta që vazhduan karrierën e tyre politike edhe pas viteve ’90-të, si p.sh.; Skënder Gjinushi, Fatos Nano, Sali Berisha, Rexhep Mejdani, Gramoz Pashko, Spiro Dede, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Moikom Zeqo, Mehmet Elezi, Lisen Bashkurti, Koço Kokëdhima, Ylli Popa, Aleks Luarasi etj.

Po kështu në dosjen voluminoze të këtij plenumi, me mjaft interes janë edhe ato dokumente që i përkasin sekretarëve të Komiteteve të Partisë së rretheve apo “Grupit të informacionit” të cilët kanë shkuar në të gjitha rrethet e vendit dhe kanë evidentuar të gjitha problematikat kryesore që kanë dalë në mbledhjet e organizatave bazë të partisë, ku është diskutuar “Mbi letrën e Komitetit Qendror”, dokumente që përbëjnë dhe pjesën më të madhe dhe gjithashtu më të rëndësishme të dosjes në fjalë. Madje mund të thuhet nga më të rëndësishmet të gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, pasi ajo periudhë kohe me ngjarjet që u zhvilluan, shënoi dhe prologun e rënies së atij regjimi.

Po kështu me mjaft interes janë dhe dokumentet që i përkasin seancës së fundit të asaj mbledhje me pikën nr. 4 të rendit të ditës “Të ndryshme”, e cila përbën edhe pikën më të nxehtë të gjithë plenumit, ku u diskutua, madje me debate të ashpra, edhe lirimi nga detyrat dhe nxjerrën në pension të tre anëtarëve të Byrosë Politike (Rita Marko, Manush Myftiu dhe Prokop Murra), apo lirimi nga detyrat ministrore apo funksionet e tjera të larta që mbanin prej vitesh të disa “udhëheqësve” të tjerë, si Simon Stefani, Pali Miska, Muho Asllani, Lenka Çuko, Vito Kapo, Pirro Kondi, Jovan Bardhi, etj., dhe emërimin e “shokëve të rinj” në udhëheqjen e forumet e larta të Partisë dhe Shtetit, si; Xhelil Gjoni, Abdyl Backa, Niko Gjyzari, Kiço Mustaqi, etj. Lidhur me këto etj., na njohin dokumente në fjalë të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (Fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al

                                                             Vijon nga numri i kaluar

PROCES-VERBALI I MBLEDHJES SË PLENUMIT TË 11 TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH-SË, I MBAJTUR NË DATAT 6 DHE 7 KORRIK 1990

  1. TË NDRYSHME
  2. Disa çështje të situatave të sotme dhe problemet politike që rrjedhin prej tyre.

SHOKU RAMIZ ALIA: Është e nevojshme të shkëmbejmë mendime për disa probleme të situatave të sotme. Duhet të kuptojmë se gjendemi përpara një organizimi dhe një sulmi të përgjithshëm të reaksionit kundër Partisë, kundër Shqipërisë, kundër socializmit dhe lirisë së vendit. Ky sulm nuk është i lidhur me veprime të disa vagabondëve ose rrugaçëve, siç thuhet e mendohet nga disa. Ai është i lidhur me veprimtarinë e të huajve dhe me një koalicion të plotë të gjitha fuqive perëndimore e të mbarë reaksionit, si dhe të Gorbaçovit, që vepron bashkë me ta.

Sigurisht, violinë e parë në këtë sulm janë jugosllavët, që janë direkt të interesuar që situata në Shqipëri të destabilizohet dhe ta largojnë vëmendjen e opinionit publik nga problemet e Kosovës. Nuk është e rastit që këto ndodhi tek ne, koinciduan menjëherë me masat që mori Serbia kundër Kosovës. Pardje u mbyll Televizioni i Prishtinës, u nxorën me forcë të gjithë punonjësit e televizionit e të gazetës “Rilindja”, u shpërnda

Kuvendi i Kosovës, pra Kosova u vu në një shtetrrethim ushtarak e vunë dhe nën okupacionin e Serbisë. Dhe të gjitha këto ndodhin kur tërë reaksioni botëror është ngritur në këmbë kundër socializmit e komunizmit. E kemi parë se ç’ndodhi në vendet ish-socialiste të Evropës Lindore. Pavarësisht se idetë e socializmit në këto vende ishin tradhtuar me kohë, synimi i armiqve ishte të zhdukej edhe emri i tyre si republika socialiste. Në këtë kuadër duhen parë edhe veprimet që bëhen kundër nesh.

Ato kanë filluar të organizoheshin që në muajin janar të këtij viti. Siç duket reaksioni në atë kohë e nënvleftësoi forcën tonë edhe mendoi se me ndonjë turbullirë të vogël mund ta përmbyste situatën në Shqipëri. Pas dështimit që pësoi atëherë, tani u përpoq të organizohej më mirë dhe duhet thënë hapur se ngjarjet që ndodhën më 2 korrik, na gjetën duke fjetur. Organet tona të Sigurimit të Shtetit, u treguan të paafta, nuk arritën të zbulonin që më përpara se çfarë po organizonte armiku. Po kështu u gjend e papërgatitur dhe në gjendje gjumi edhe organizata e Partisë në qytetin e Tiranës. Në një gjendje të tillë është edhe organizata e Partisë e Durrësit.

Ndërsa në Shkodër mendoj se ndoshta janë nxjerrë konkluzionet nga ato që ndodhën, por sidoqoftë organizata e Partisë duhet të jetë tepër e vëmendshme. Fakti që rreth 30 mijë veta shkojnë në Laç, për t’u falur në kishën e Shën Antonit, duke u nisur që nga Puka, Mirdita, Shkodra e Lezha, tregon se puna e Partisë në këto rrethe nuk është luftarake dhe në nivelin e duhur. Është e vërtetë që ne nuk jemi mësuar me një reaksion të tillë. Ne jemi mësuar që, po të jepte urdhër sekretari i Partisë, çdo gjë realizohej, ose po të nxirrte koburen polici, njerëzit tërhiqeshin së prapthi.

Mirëpo tani edhe reaksioni i brendshëm është acaruar e ka marrë kurajo. Atë e kanë inkurajuar edhe ngjarjet në Lindje dhe është hedhur në veprim. Është fakt që në këtë situatë njerëz të tillë nuk e pyesin as sekretarin e Partisë, madje në Tiranë e Kavajë i qëlluan edhe me gurë. Në minoritet ndonjëri del hapur dhe flet në fshat kundër Partisë e kundër socializmit, gjë që s’ka ndodhur më parë. Ngjarja që ndodhi në Tiranë me ambasadat e huaja nuk është një episod i rastit, as nuk mund të konsiderohet thjesht si një lajthitje e disa elementëve. Po të shihej kështu, çështja do të thjeshtëzohej.

Dyndja e njerëzve tanë nëpër ambasada është e nxitur dhe e organizuar nga armiku. Mirëpo në disa informacione që na dërgojnë shoqja Naumka Bozo, sekretare e Komitetit të Partisë të Tiranës dhe disa shokë të tjerë të rajoneve të Tiranës, thuhet se kjo ndodhi nga që u vonua dhënia e pasaportës, etj. Po cili është thelbi i problemit? Asnjë nga ata që hynë nëpër ambasada s’kishte kërkuar pasaportë. Jo vetëm kaq, por edhe deri tani nuk po kërkojnë pasaporta për të dalë nga ambasadat e për të shkuar jashtë shtetit.

As punonjësit e ambasadave të huaja nuk po kërkojnë t’i nxjerrin këta njerëz jashtë Shqipërisë, duan t’i mbajnë këtu, nëpër ambasada. Përse duan t’i mbajnë? Kuptohet, u duhet dhe një shtab për këta ushtarë të reaksionit, u duhen “oficerët”, që t’i komandojnë. Dhe ata shpresojnë se “oficerët” janë ende jashtë ambasadave. A ju ka shkuar në mend se, për qëllime të caktuara, mund të duan edhe t’i kthejnë territoret e ambasadave të huaja në Shqipëri në kampe refugjatësh?!

Prandaj nuk ka kohë që shokët tanë drejtues të punës së Partisë, të hutohen dhe të kërkojnë justifikime, siç konstatohet në shumë mbledhje që po bëhen e në shumë raporte që na dërgohen, duke filluar që nga instruktorët e aparatit të Komitetit Qendror të Partisë e deri poshtë në bazë. Në vend që këta shokë t’i sqarojnë e t’i bindin njerëzit për këtë reaksion që po ndodh dhe të ngrenë moralisht masat, na sjellin nëpër informacione disa parulla armiqësore që përhapen në formë thashethemesh, aq sa duket sikur gati-gati edhe vetë janë dakord me këto parulla.

Mjaftohen vetëm të thonë se konstatohet që diku “ka të papunë”, “në qendrat e punës po punohet me 70 për qind të pagës” etj., etj. I dimë këto vështirësi që ekzistojnë realisht. Ai që nuk i kupton dhe i fsheh, bën gabim, por çështja shtrohet që ne, si parti, t’u shpjegojmë njerëzve se nuk është e ndershme as patriotike që për shkak të këtyre vështirësive të bëhen vegla të armikut. Shqiptari i vërtetë nuk mund ta shesë atdheun për 30 lekë. Pa dyshim, për të gjitha këto sa ndodhën, ka përgjegjësi edhe propaganda jonë dhe Ministria e Punëve të Jashtme, e cila reagon vetëm brenda katër mureve të ministrisë, dhe duke mos e informuar publikun, lë shteg për thashetheme.

Por në një kohë që ne e kemi nxjerrë ligjin të largohen këta njerëz nga ambasadat, radiot e stacionet e huaja televizive flasin se vendet perëndimore kanë kërkuar të dërgojnë avionë me ilaçe, batanije, veshmbathje e ushqime. Ky fakt a nuk duhet të na bëjë të mendojmë thellë se deri ku shkojnë synimet e armikut?! Qarkullojnë këto fjalë, pleksen edhe me parulla të ndryshme, por në vend që të mendohen, disa nga punonjësit e organizmave tona i hanë “si fiq” këto parulla, pa treguar aspak pjekuri për rëndësinë e rrezikshmërinë e situatës që kalojmë.

Sot kërkohet që të gjitha organizmat e në radhë të parë Partia të jenë në krye të situatës dhe të mobilizuar mirë. Kjo situatë nxori në dukje një problem tepër serioz, janë dëmtuar mjaft lidhjet e Partisë me popullin. Ky konkluzion duhet t’i bëjë shokët e mbledhin mendjen. Kuadrot tanë janë shkëputur nga masat, sepse janë burokratizuar dhe sepse kanë krijuar privilegje, që nga lart poshtë. Mjafton t’ju përmend vetëm një fakt të thjeshtë, të cilin ua kam theksuar edhe një herë tjetër.

Nga 50-60 letra në ditë që marr nga populli për ankesa e probleme të ndryshme, asnjë letër nuk kam marrë nga ndonjë kuadër, jo më të nivelit të dikastereve, por edhe të rretheve, deri në shefa të seksioneve e të komiteteve të Partisë. Askush nga këta të fundit nuk ankohet që djali apo vajza i kanë mbetur pa punë, ose nuk iu është dhënë e drejtë studimi etj. Letra të tilla vijnë vetëm nga masa e popullit. Djemtë dhe vajzat e kësaj kategorie e kanë të vështirë t’i zgjidhin këto probleme, sepse vështirësitë ua krijojnë pikërisht fëmijët e kuadrove.

Apo ndoshta dhe në punë vetëm ata janë “të aftë” të punojnë nëpër zyra të ndryshme në Ministrinë e Tregtisë së Jashtme, në Parkun e Eksportit, nëpër ambasada jashtë shtetit etj. Këtë çështje kaq serioze shokët duhet ta vlerësojnë drejt. Që popullin ta kemi pranë, duhet një jetë më e thjeshtë, që nga shokët e Byrosë Politike e deri te të tjerët. Populli i shkon pas atij kuadri që lufton vështirësitë bashkë me të, që ulet e bisedon me të shtruar për zgjidhjen e problemeve. Të gjithë bashkë duhet ta mbrojmë Partinë dhe lufta kundër vështirësive u takon të gjithëve, jo vetëm disave. Nuk kuptohet drejt situata, pa u vënë gjoksin punëve, pa mbajtur secili peshën që i takon.

Po a jeton me këtë situatë shoku Marash Hajati, që në gazetën “Zëri i popullit” vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore?! A duhej vënë edhe sot, me një titull të madh në gazetë, lajmi se presidenti Mlladenov i Bullgarisë dha dorëheqjen nga presioni i demonstruesve? Po shoku Ismail Ahmeti që flet poshtë e përpjete se kërkohen jashtë shtetit mekanikë, muratorë e specialistë për ndërtim hidrocentralesh, a e kupton drejt situatën? Kujt i shërbejnë këto qëndrime?

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Po pse duhej vënë në gazetë lajmi për dorëheqjen e Mlladenovit, pikërisht në këto momente?!

SHOKU RAMIZ ALIA: … sepse kështu e ka gjykuar Marash Hajati.

SHOKU ISMAIL AHMETI: Unë nuk e di kush ka folur poshtë e përpjetë, shoku Ramiz…

SHOKU RAMIZ ALIA: Nuk e kam fjalën se ke dalë të flasësh poshtë e përpjetë nëpër popull, por atë bisedë e ke bërë me ministra të tjerë, ke shfaqur mendime edhe nëpër mbledhje dhe kështu qarkullojnë fjalët. Ju nuk e kuptoni thelbin e problemit, Ismail, se të flasësh që kërkohen jashtë shtetit mekanikë etj., do të thotë që edhe ne kemi mundësi të eksportojmë fuqi punëtore. Kush po na i kërkon ne këtë fuqi punëtore?!

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Shoku Ismail, ti kërkove autorizim edhe nga unë që t’ia jepje këtë njoftim edhe korrespodentit të televizionit.

SHOKU ISMAIL AHMETI: Unë mund t’i kem konsultuar me ju mendimet e mia, po poshtë e përpjetë nuk kam biseduar…! Dhe me ndonjë shok kam shkëmbyer mendime për të gjetur rrugën më të përshtatshme të zgjidhjes…!

SHOKU RAMIZ ALIA: Ja pra, mos të duken pak këto biseda?! Pardje në lajmet e agjensive të huaja që dalin në azhanse thuhej se do mblidhet Plenumi i Komitetit Qendror të Partisë dhe se do të merren disa masa për drejtuesit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Ministrinë e Mbrojtjes e do të lëvizin disa shokë të Byrosë Politike etj. Të gjitha këto janë të vërteta, por këto çështje i ka diskutuar vetëm Byroja Politike, pa asnjë dokument të shkruar.

Dokumentin e shkruar vetëm me dorën time e kam këtu dhe ende nuk është daktilografuar. Ta zëmë se ishte thjesht një hamendje lajmi se do të mblidhet Plenumi i Komitetit Qendror të Partisë, por ndryshimet që do të bëheshin askush tjetër nuk i dinte, përveç shokëve të Byrosë Politike dhe dy sekretarëve të Komitetit Qendror të Partisë që kanë qenë kur diskutuam për këto lëvizje kuadri.

E solla këtë shembull, shoku Ismail, që të bindeni se sekretin në këtë rast e ka nxjerrë ndonjë nga shokët tanë, (po e them hapur). Ndonjë nga këta shokë ka shkuar në shtëpi dhe i ka thënë gruas, djalit apo vajzës se çfarë u diskutua midis nesh. Ja, pra, si përhapen fjalët poshtë e përpjetë, pa qenë nevoja të dalësh e të flasësh në popull. Prandaj mendoj se duhet të reflektojmë mbi këtë fakt dhe të jemi tepër të kujdesshëm, sepse armiku përfiton pikërisht nga gabimet, të metat dhe bisedat e fjalët e shokëve tanë.

Në këto situata duhet të jenë shumë të kujdesshëm veçanërisht shokët e komiteteve të Partisë në rrethe. Duhet të kuptohet se qëllimi i armikut është t’i ngrejë e t’i përplasë masat popullore kundër pushtetit tonë, ta armiqësojë pushtetin me popullin. Natyrisht nuk janë populli e nuk e përfaqësojnë atë disa vagabondë. Kundër tyre organet tona të policisë dhe të sigurimit duhet të godasin fort. Por në një rast rrëmuje, siç ndodhi, policia, pa mundur t’i evidentojë, qëlloi edhe mbi ndonjë njeri të ndershëm, qoftë grua, djalë apo vajzë, punëtor apo intelektual.

Të mos e harrojmë këtë. Këto veprime e armiqësojnë popullin me Partinë e me pushtetin. Pra rruga e forcës dhe veçanërisht përdorimi i armëve është i gabuar. Edhe në ngjarjet e ambasadave, policia gaboi. Nuk duhej kurrsesi të përdorej arma. Disa arsyetojnë se polici armën e përdori nga që u kërcënua. Nga kush u kërcënua? Ndoshta ndokush nga turma qëlloi me tulla e gurë. Po kjo nuk e përligj përdorimin e armës nga polici. Veprime të tilla janë provokacione tepër të rrezikshme dhe të kërkueshme nga armiku. Njerëzit tanë nuk duhet të bien në këto kurthe.

Duhet të jemi të përgatitur mirë për ngjarje të tilla, për t’i shmangur ato e kur nuk shmangen, për të mos rënë në provokacione. Mund të ndodhin ngjarje të këtij lloji edhe në Shkodër, në Vlorë, në Gjirokastër, por mund të ndodhin dhe në Sarandë, mos e harroni këtë. Ne nuk e dimë çfarë i lind në kokë reaksionit. Mund të përdoren parulla nga më të ndryshmet e më fantastiket, mund të shtrohen kërkesa nga më të çuditshmet, por askush nuk duhet të mendojë se gjithçka zgjidhet duke qëlluar me armë. Pikërisht këtë dëshiron armiku. Prandaj ne duhet të jemi të organizuar, gjakftohtë e të vendosur.

Të organizojmë mirë në luftë kundër këtyre dukurive komunistët, forcat e rendit, forcat e rinisë. Të gjitha këto forca së bashku mund t’i neutralizojnë grumbullimet e rrëmujat, duke u futur midis njerëzve, e duke mënjanuar që në embrion ndodhitë e shëmtuara. Duhet të kemi shumë kujdes sidomos, këtu, në Tiranë, ku ka rrezik që këto grumbullime të kalojnë në demonstrata. Organet e Sigurimit duhet të zbulojnë që përpara se ç’veprimtari përpiqet të organizojë armiku, por edhe në gjithë masat e popullit duhet të rritet vigjilenca. Të mos mendohet se gjithçka e di Sigurimi.

Fakt është që në ambasadën gjermane një kamion me 30 veta shembi murin dhe Sigurimi nuk dinte asgjë, kur u organizuan e si u organizuan këta njerëz. Ose në Kavajë grumbuj njerëzish që ishin në ndeshjen e futbollit dolën në rrugë e hodhën parulla politike dhe asnjë masë nuk ishte marrë më parë për çka ndodhi. Këta shembuj flasin për dobësi të mëdha, prandaj duhet të jemi syhapur të gjithë. Për këto situata veçanërisht Partia të jetë më e përgatitur dhe përgatitja e saj kërkon një punë intensive, të përditshme për shpjegimin e ngjarjeve e për t’iu përgjigjur parullave të armikut.

U duhet shpjeguar masave çfarë qëllimesh kanë armiqtë tanë, ku synojnë ata dhe si duhet t’i bëjmë ballë kësaj situate. Partia duhet të jetë në këmbë kudo, në zona e rrethe, ku ka grumbullime njerëzish, si në Laç, ku janë vënë re turma besimtarësh që shkojnë në ish-kishën e Shën Antonit, në Durrës, Kavajë etj. Nga këto drejtime mund të vijnë njerëz edhe në Tiranë dhe mund të ndodhë çdo e papritur. Memorie.al

                                                            Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Asnjë derr nuk duhet të lejohet të mbajë fshatari, dhe kafshët e ngarkesës si kalë, mushkë ose gomar, në asnjë mënyrë nuk duhet t’ia lejojmë, pasi ato...”/ Fjala e Enverit në Byro, 4 nëntor 1980

Artikuj të ngjashëm

“Si u dënuan në burgje 7 nipërit e Hysni Kapos / Dëshmia e rrallë e djalit të vëllait: Kur Kadriu, e pyeti; ça do bëjmë…, Hysniu i tha; në burg si gjithë të tjerët…
Dossier

“Asnjë derr nuk duhet të lejohet të mbajë fshatari, dhe kafshët e ngarkesës si kalë, mushkë ose gomar, në asnjë mënyrë nuk duhet t’ia lejojmë, pasi ato…”/ Fjala e Enverit në Byro, 4 nëntor 1980

September 23, 2026
Xhelatët që ekzekutuan bashkëpunëtorët më të ngushtë të Enver Hoxhës
Dossier

“Kritikave të Jugosllavisë për një rritje të lidhjeve tregtare me Bullgarinë në kurriz të Beogradit, Tirana siguroi jugosllavët se ata do të kenë gjithmonë një mik te…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s, 1969

September 23, 2026
2 korrik 1990/ Dëshmia e ish-funksionarit partiak: “Porositë që na jepnin në mbledhjet e shtabit që kryesonte Adil Çarçani, i cili dremiste dhe diplomatët e huaj që u implikuan…”
Dossier

“Kush urdhëroi për hapjen e ambasadave, pse iu dha pasaporta për jashtë vëllait të Sadik Premtes, pse në RTSH doli fytyra e të arratisurit Gjergj Leka dhe…”?! / Raporti sekret për Ramiz Alinë, shtator ‘90

September 24, 2026
“Armët për komunistët grekë vijnë në mënyrë klandestine nga uzinat në Brescia dhe dërgohen në jug të Italisë e, më pas me barka në Shqipëri, duke kaluar nga…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Armët për komunistët grekë vijnë në mënyrë klandestine nga uzinat në Brescia dhe dërgohen në jug të Italisë e, më pas me barka në Shqipëri, duke kaluar nga…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 24, 2026
“Kërkojnë sqarime për shoqen Lenka Çuko se; ‘ka mbajtur delfin në shtëpi, vajzën e ka dërguar në Francë për ta bërë nuse, ka sjellë birrë për dasmën që andej’ etj…”/ Raporti sekret për Ramiz Alinë, 25 shtator 1990
Dossier

“Kërkojnë sqarime për shoqen Lenka Çuko se; ‘ka mbajtur delfin në shtëpi, vajzën e ka dërguar në Francë për ta bërë nuse, ka sjellë birrë për dasmën që andej’ etj…”/ Raporti sekret për Ramiz Alinë, 25 shtator 1990

September 23, 2026
“Sovjetikët po vendosin aty instalime ushtarake dhe rraketat e lëshuara nga Sazani, godasin lehtësisht Otranton, baza më e madhe e Italisë gjatë Luftës së Dytë Botërore…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Sovjetikët po vendosin aty instalime ushtarake dhe rraketat e lëshuara nga Sazani, godasin lehtësisht Otranton, baza më e madhe e Italisë gjatë Luftës së Dytë Botërore…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 23, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme