• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, August 21, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Për kryetar të Kuvendit, mendoj Kastriot Islamin, është i përgatitur, i aftë, ka frymë militante s’ është komunist, por ka gruan, babanë, farefisin dhe…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë në Byro, 11 prill 1991

“Lidhur me grevën e Sindikatave, i dhashë udhëzimet kryeministrit Fatos Nano, por ne s’duhet ta ndërpresim veprimtarinë tonë komuniste…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë, në mbledhjen e Byrosë, 11 prill ‘91
“Për kryetar të Kuvendit, mendoj Kastriot Islamin, është i përgatitur, i aftë, ka frymë militante s’ është komunist, por ka gruan, babanë, farefisin dhe…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë në Byro, 11 prill 1991
“Lidhur me grevën e Sindikatave, i dhashë udhëzimet kryeministrit Fatos Nano, por ne s’duhet ta ndërpresim veprimtarinë tonë komuniste…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë, në mbledhjen e Byrosë, 11 prill ‘91
“Për kryetar të Kuvendit, mendoj Kastriot Islamin, është i përgatitur, i aftë, ka frymë militante s’ është komunist, por ka gruan, babanë, farefisin dhe…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë në Byro, 11 prill 1991
“Në Tiranë kemi 15 mijë kërkesa për strehim, 6 mijë janë në rrezik shembjeje, janë liruar edhe nga burgjet, më erdhi Liri Belishova me Halim Ramohiton…”/ Fjala e Llambi Gegpriftit në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
“Për kryetar të Kuvendit, mendoj Kastriot Islamin, është i përgatitur, i aftë, ka frymë militante s’ është komunist, por ka gruan, babanë, farefisin dhe…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë në Byro, 11 prill 1991
“Rreth 2-3 mijë veta në Vlorë rrëmbyen anijet dhe ikën në Itali, sekretari i parë s’guxoi të dalë përpara e t’u flasë, por kur vajti Azem Hajdari…”/ Zbulohet fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
“Për kryetar të Kuvendit, mendoj Kastriot Islamin, është i përgatitur, i aftë, ka frymë militante s’ është komunist, por ka gruan, babanë, farefisin dhe…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë në Byro, 11 prill 1991
Viti 1994: “Kur Kuvendi vendosi që 27 qershori të njihet si: ‘Dita e genocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek’…”/ Kush e morri nismën dhe diskutimet e deputetëve
“Për kryetar të Kuvendit, mendoj Kastriot Islamin, është i përgatitur, i aftë, ka frymë militante s’ është komunist, por ka gruan, babanë, farefisin dhe…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë në Byro, 11 prill 1991

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e dytë

Memorie.al / Kur nuk kishin kaluar veçse dhjetë ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të para pluraliste të 31 marsit dhe dy forcat kryesore politike, Partia e Punës dhe Partia Demokratike, së bashku me aleatët e tyre, të dala nga ato zgjedhje, ishin në prag të hapjes së Kuvendit të parë Popullor pluralist, Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, me në krye sekretarin e përgjithshëm të saj, Ramiz Alia, (njëkohësisht mbante edhe postin e kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë), më datën 11 prill 1991, zhvilloi një mbledhje të gjatë, ku përveç ngjarjeve tragjike të 2 prillit në qytetin e Shkodrës, që ishte dhe pika e parë e rendit të ditës, diskutoi edhe për problematikat që po shfaqeshin me çeljen e seancës së parë të Parlamentit të parë pluralist, gjë e cila ishte një ngjarje tejet e veçantë, pasi ajo gjë ndodhte për herë të parë pas 45 vitesh të sundimit të regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia.

                                                                

Gjithashtu mund të lexoni

“Gjyshi im, Haki Hoxha (Sytari), kur fliste për mjerimin e Shqipërisë nga komunizmi, kujtonte Hafiz Musa Dërgutin, që thoshte; Enver Hoxha asht qafiri biddin…”/ Historia e panjohur e klerikut të famshëm të Shkodrës

“Lidhur me grevën e Sindikatave, i dhashë udhëzimet kryeministrit Fatos Nano, por ne s’duhet ta ndërpresim veprimtarinë tonë komuniste…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë, në mbledhjen e Byrosë, 11 prill ‘91

Siç do të shohim dhe nga proces-verbali në fjalë mbi zhvillimin e kësaj mbledhje të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së, aty janë marrë në shqyrtim dhe janë diskutuar disa nga problemet më radikale të dramës politike që po kalonte Shqipëria në pranverën e vitit 1991, ku zbulohen qartë edhe prapaskenat e pushtetit komunist në fuqi me në krye Ramiz Alinë, që ishte në grahmat e fundit dhe po përballej me rënien e tij të pashmangshme, por me ngjarje të përgjakshme, siç ishin ato të 2 prillit në qytetin e Shkodrës, si dhe me sfidat e panjohura të pluralizmit politik.

Sa më sipër, ky dokument arkivor hedh dritë dhe ndriçon tre çështje kyçe që po trazonin kupolën drejtuese të vendit në ato ditë kritike: ku pjesa më interesante është ajo që lidhet me “arkitekturën” politike që po projektonte PPSH-ja, për Kuvendin e Ri, ku kishte 54 agronomë e 35 mjekë. Diskutimet për ndarjen e komisioneve parlamentare, studimi i përvojës bullgare, propozimi i figurave të reja si Kastriot Islami në krye të parlamentit, si dhe përgatitjet për përballjen me opozitën e re (Partinë Demokratike), zbulojnë qartë të gjitha përpjekjet dhe demarshet që po bënte PPSH-ja ende në fuqi, e cila po përpiqej të ruante kontrollin e pushtetit përmes procedurave kushtetuese dhe diplomacisë parlamentare. Dokumenti në fjalë publikohet i plotë dhe pa asnjë shkurtim duke ruajtur të gjithë dinamikën e fjalimeve, terminologjinë e kohës dhe ndërhyrjet e anëtarëve të Byrosë Politike, duke filluar nga kreu i saj, Ramiz Alia, e me radhë Xhelil Gjoni, Adil Çarçani, Hekuran Isai, Spiro Dede, Abdyl Backa, e të tjerë.

Po kështu me mjaft interes janë edhe diskutimet e krerëve më të lartë të PPSH-së, jo vetëm ndaj emrave të forcës së tyre politike që ata po përzgjidhnin në krye të qeverisë, institucioneve kushtetuese apo grupit dhe komisioneve parlamentare, si; Fatos Nano, Ylli Bufi, Leontjev Çuçi, Haxhi Lleshi, Llambi Gegprifti, Shane Korbeci, Ismail Lleshi, Petro Dode, Fehmi Avdiu, Çun Jonuzi, Engjëll Kolaneci, Ajli Alushani, Kleanthi Koçi, Pëllumb Kapo, Bujar Kolaneci, Fatmir Minguli, Lush Përpali, Tahir Elezi, Lefter Xhuveli, Bilbil Jaupi, Agron Dibra, Hajredin Tahiri, Isuf Dautllari, Muharrem Mezini, Pavllo Bojaxhiu, Kostandin Hoxha, Sotir Kokeri, Fatmir Zaloshnja, etj., por edhe me opozitën e kryesuar nga Partia Demokratike, ku ata flasin e diskutojnë me emra konkret, si p.sh. Aleksandër Meksi, Genc Ruli, Emin Mysliu, Dhimitër Anagnosti, Petraq Kolevica etj.

Për më shumë rreth kësaj etj., na njeh dokumenti në fjalë i nxjerrë së fundmi nga Arkivi Qendror i Shtetit Tiranë, (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), që publikohet për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al, i cili në një farë mënyre tregon qartë të gjitha prapaskenat e tranzicionit shqiptar të asaj periudhe kohe, që padyshim përbëjnë disa nga ngjarjet më të rëndësishmet e Shqipërisë, që nga krijimi i shtetit, në 28 nëntorin e vitit 1912.

                                                                Vijon nga numri i kaluar

PROCES-VERBAL I MBLEDHJES SË BYROSË POLITIKE I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E BYROSË POLITIKE TË KOMITETIT QENDROR TË PARTISË

Më 11 prill 1991

Rendi i ditës:

  1. Mbi ngjarjet e Shkodrës më 2 prill 1991
  2. Mbi qëndrimin ndaj kërkesave të sindikatave dhe organizatave e shoqatave që krijohen.
  3. Problemet që dalin për hapjen e Kuvendit të ri pluralist.

(Rendi i ditës nuk ishte shpërndarë më parë)

Mungojnë shokët: Pali Miska, Vangjel Çërava, Xhemal Dymylja.

ZHVILLIMI I MBLEDHJES

RAMIZ ALIA: Rol të madh, sidomos këtu në Tiranë, ka puna që bëjnë organizmat drejtuese të Tiranës. Llambin (Gegprifti) kemi këtu nga shokët e Tiranës, por të gjitha forcat, mendoj unë, duhen trajtuar ndryshe. Veçanërisht organet e pushtetit në Tiranë duhet të vihen mirë në rolin e tyre. I njëjti fenomen që duket në Shkodër, natyrisht në anën më me ekstreme, në një farë mënyre, vihet re dhe në Tiranë: në qendrat e tregtisë, në qëndrimin ndaj fshatarësisë, në shpërndarjen e qumështit, të ushqimeve etj., ku vetë punonjësit e sektorëve të ndryshëm po i kryejnë shërbimet sipas përkatësisë partiake.

Shoku Llambi dhe shokët e Komitetit Ekzekutiv të rrethit, në qoftë se duan të punojnë, policia financiare e të tjerë, duhet të jenë rigoroz. Në qoftë se na ndodh ajo që po shkruhet në gazetë, që në Mjedë venë makinat dhe nuk ngarkohen, se u thonë që ju keni votuar për PPSH-në, atje duhet të kërcasë druri, jo në kuptimin figurativ, po ata duhen qëruar të tërë nga puna, organet shtetërore duhet të ndërhyjnë, prokuroria duhet të denoncojë, organet e kontrollit duhet të bëjnë punën e tyre. Ndryshe, në qoftë se lejojmë që politika shtetërore të bëhet sipas dëshirave të njërës apo tjetrës parti, vaj halli, nuk është gjë e mirë.

  1. Problemet që dalin për hapjen e Kuvendit Popullor

SHOKU RAMIZ ALIA: Ne do të shkojmë me versionin që, siç është përcaktuar, Kuvendi Popullor duhet të hapet ditën e hënë (15 prill 1991). Duke marrë parasysh që Partia jonë në Kuvendin Popullor ka shumicën absolute, ose siç thuhet, shumicën cilësore të votave, i takon të ketë vendet kryesore të drejtimit të Kuvendit. Për këtë çështje është e nevojshme të përcaktojmë ne si Byro Politike disa kritere bazë.

Këtu nuk e kam fjalën për punën që do të bëhet në Kuvend, sepse atë detyrë e ka organizmi i Partisë që do të kemi atje, nuk është më punë e Byrosë Politike dhe nuk ka pse futet në ato çështje. Byroja Politike do të përcaktojë vijat e përgjithshme të politikës sonë, të cilat, shokët që janë në Kuvend do t’i zbatojnë duke i konkretizuar me ligjet, diskutimet etj. që do të ketë Kuvendi.

Dëshiroj të theksoj një gjë: Kuvendi Popullor nuk do të jetë i lehtë, do të jetë një arenë lufte mjaft e vështirë. Shokët tanë janë mësuar të ngrenë dorën; “do vemi në Kuvendin Popullor dhe dy a tri ditë pushim”, kurse tani Kuvendi mund të vazhdojë dhe 10 ditë e më shumë. Prandaj do të dalë problemi i rishikimit të detyrave të disa individëve të Partisë sonë, të themi, a mund të vazhdojë të jetë më sekretar partie dhe deputet?

Për mendimin tim do jetë e vështirë, sepse ata do të jenë të angazhuar shumë dhe duhet t’u futen punëve të Kuvendit me seriozitet shumë të madh. Nuk do të ketë kohë atje që të shkojnë në rreth kur të ketë pushim Kuvendi, se në atë kohë do t’i duhet të studiojë ligjet, të bisedojë me specialistët etj.

Unë nuk e shoh këtë Kuvend të jetë një gjë e lehtë.

Unë ngarkova shokët e Ministrisë së Jashtme, për të pyetur si funksionon Kuvendi Popullor në Bullgari.

Aparati i parlamentit atje drejtohet nga byroja e Kuvendit Popullor, ku bëjnë pjesë: kryetari i Kuvendit Popullor dhe tre zëvendës të tij (ne këtë e quajmë kryesi të kuvendit).

Detyrat që ka byroja e Kuvendit. (Këto shoku Ramiz i lexon.)

Detyrat administrative ndiqen nga sektori i përgjithshëm i Parlamentit. Në vartësi të këtij janë dhe dy sektorë, njëri prej të cilëve përgjigjet për problemet juridike dhe informative të parlamentit, tjetri për punët administrative. Organizimi i brendshëm bëhet me disa sektorë: sektori juridik dhe informativ, administrativ, kancelari, financë dhe llogari.

Pranë sektorit vepron sektori i lidhjeve me jashtë dhe protokolli. Në shërbim të parlamentit është një personel prej 250 vetash, duke filluar nga juristët deri tek daktilografistet. Këto janë në shërbim të kryesisë së Kuvendit, jo të Presidencës.

Kancelaria ka një shef, i cili përballon detyrat e sekretarisë, stenografisë, shërbimet kseroks dhe deri administrimi i brendshëm i sallës së mbledhjes. Personeli administrativ nuk është në një vend, një pjesë e tij është atashuar pranë komisioneve. Ka komisione të përhershme dhe të përkohshme. Çdo komision ka administratën dhe sekretarinë e tij, që ka vartësi të dyfishtë, nga komisioni dhe administrata e parlamentit.

Përveç anëtarëve të komisionit, secili komision ka në përbërje dy këshilltarë specialistë jashtëparlamentarë, të cilët janë kompetentë për fushën përkatëse, që mbulon komisioni. Komisioni ka të drejtë të marrë dhe specialistë të tjerë dhe t’i paguajë ata me honorarë për sa kohë janë të nevojshëm. Secili komision ka ambientin e vet të punës.

Ka shumë rëndësi sesioni i parë i parlamentit të ri. Në seancën e parë nuk duhen lejuar ceremoni dhe diskutime të tjera veç zgjedhjes së udhëheqjes së parlamentit. Deputeti më i vjetër në moshë, nuk duhet të lejojë asnjë njeri që të diskutojë politikë, veç zgjedhjes së kryetarit dhe zëvendëskryetarëve. Me shumë rëndësi është vendosja e sistemit elektronik të votimit. Nga praktika e parlamentit bullgar, kjo mungesë ka shkaktuar shumë probleme dhe orë të tëra debatesh.

Rëndësi ka gjithashtu miratimi sa më mirë që të jetë e mundur i rregullores së brendshme të parlamentit. Ai sugjeroi që të mos bëhet praktikë transmetimi direkt me Radio-televizion i punimeve të parlamentit, se këto vendosen një herë në rregullore dhe mbeten. Këto i thashë sa për kuriozitet për t’i ditur, se ne jemi mësuar me praktikën e vjetër, kurse ka një praktikë të madhe, të re, e cila, është krejt e ndryshme nga e jona. Natyrisht, nuk është fjala që të kemi dhe ne 250 veta.

Konkretisht sot na duhet, e para, të përcaktojmë cili do ta hapi Kuvendin. Sipas normave mund ta hapi një ndër 10 deputetët më të moshuar.

E dyta, do të zgjidhet komisioni i mandateve, që, sipas rregullores së Kuvendit, është i përhershëm, prandaj ka rëndësi përbërja e tij. Nuk është si dikur që i përgatiste një njeri, por do të merren të gjitha dokumentet, do t’i shikojë komisioni një për një, do të ketë probleme, se të tëra këto që thonë sikur janë bërë manipulime në votime etj., do të diskutohen atje dhe do të hidhen poshtë, që të mund të hartohet një raport i përbashkët që do të dalë para Kuvendit Popullor. Nuk do të jetë komision i lehtë ky, do të jetë mjaft i komplikuar.

Është parashikuar që Kuvendi të miratojë një rregullore të përkohshme që t’i japë mundësi funksionimit të Kuvendit, siç është parashikuar një rregullore definitive, e cila do të dalë pasi të aprovohet kushtetuta, sepse duhet të përputhen të dyja. Fillimisht nuk mund të aprovohet një rregullore e plotë, prandaj do të jetë e përkohshme, deri sa të aprovohet Kushtetuta. Pasi të aprovohet rregullorja, do të zgjidhet kryesia e Kuvendit dhe komisionet e Kuvendit Popullor.

Pas kësaj fillon procedura konkrete, që në këtë sesion të Kuvendit Popullor, duke marrë parasysh se është nevoja të zgjidhen organet udhëheqëse të shtetit, nuk mundet të procedohet në zgjedhjen e këtyre organeve pa aprovuar Kushtetutën. Pra, në rend të ditës do të jetë aprovimi i Kushtetutës që është një kapitull më vete për këtë Kuvend dhe do të ketë vështirësitë e veta.

Ne duhet të mendojmë për komisionet e Kuvendit Popullor që do të zgjedhim.

Së pari, kush do ta hapë Kuvendin Popullor. Për mendimin tim, mirë do të ishte që ta hapte shoku Adil (Çarçani), se besoj hyn në ndër 10 më të moshuarit, ku hyjnë Haxhi Ileshi, Çun Jomuzi etj.

Shoku Adil natyrisht do të mbajë një fjalim të shkurtër hapjeje. Kanë rënë dakord me Partinë Demokratike që fill pas hapjes së Kuvendit të këndohet himni i flamurit (me incizim dhe duke pasur secili tekstin).

Pas kësaj duhet të aprovohet rregullorja, proces të cilin do ta udhëheqë shoku Adil, prandaj do të duhet t’i studiosh përpara. Aty mund të ketë tentativa për të bërë deklaratë politike, që zgjedhjet janë bërë kështu apo ashtu, apo lidhur me ngjarjet e Shkodrës, prandaj ti duhet të dish të manovrosh, të vendosim një herë rregullat do thuash, pastaj kemi kohë për deklaratë politike, në seanca të tjera.

Komisioni i mandateve përbëhet nga shtatë veta. Sipas normave të Kuvendit është parashikuar që katër veta të jenë të partisë sonë, duke përfshirë dhe kryetarin, dy të jenë nga Partia Demokratike dhe një të jetë i Omonias. Propozimet konkrete mundet t’i thotë shoku Xhelil këtu. Për miratimin e këtyre duhet kohë, se atje do të lindin probleme, do të bëhen pushime, do fillojnë të bëjnë naze etj., po mbase dhe nuk bëjnë shumë, varet nga ata.

Mbas zgjedhjes së komisionit të mandateve bëhet betimi i deputetëve që e udhëheq prapë (deputeti më i moshuar). Pas kësaj do të bëhet zgjedhja e kryesisë së Kuvendit Popullor. Sipas kushtetutës dhe rregullores së përkohshme në kryesi, do të jenë tre veta, kryetari dhe dy zëvendëskryetarët. Për sekretarë nuk ka nevojë të ketë siç kishte më përpara.

Pranë kryesisë së Kuvendit do të ketë aparat, nuk do të jetë formale, siç kishim ne Sali Shijakun (sekretar të kryesisë), po do të jetë sekretaria e organizuar mirë që do të ketë të gjitha procesverbalet e të gjitha. Presidiumi do të ketë aparatin e vet, që ka të bëjë me kontrollin mbi qeverinë, marrëdhëniet me parlamentin etj.

Në bazë të rregullit, në kryesinë e Kuvendit ne do të kemi një kryetar, i cili do të jetë përfaqësues i Partisë sonë, dy nënkryetarë, njëri nga të cilët i Partisë sonë, tjetri i Partisë Demokratike. Omonia nuk ka si të përfaqësohet në këtë Kryesi.

Kryetari i Kuvendit, për mendimin tim, merr rëndësi të veçantë në këtë kuvend ku është prezenca e partive të tjera, prandaj duhet një kryetar i shkathtë, të luajë rolin e moderatorit, të jetë hazërxhevap, kur i thonë fjalës, megjithëse ndërhyrjet e tij duhet të jenë sa më të pakta, se zakonisht kryetari i mbledhjes ndërhyn pak, por veprimet e tij duhet të jenë shumë të sakta.

Këtu kam parasysh procedurën, jo të hezitojë siç bënte Petroja (Dode) që një pyetje i bëhej dhe mbetej. Ai duhet t’i ketë shumë të qarta procedurat, idetë, mendimet, ligjet, rregulloret; për çdo material duhet të jetë konsultuar më përpara me konsulentët juridikë, që çdo gjë që del nga pikëpamja e procedurës, ai duhet të jetë tepër korrekt dhe tepër i prerë, mos të lejojë të bëhet çorap në parlament, se tendenca do të jetë për t’u bërë han.

Duke marrë parasysh këtë fakt, unë mendoj që, si kryetar të Kuvendit Popullor të caktonim Kastriot Islamin, që sot është ministër i Arsimit. Unë nuk e njoh mirë, po me ç’kam dëgjuar nga shokët që e njohin, Kastriot Islami është i përgatitur, i aftë.

Është doktor i shkencave, me ç’kam lexuar nga ato që ka shkruar në gazeta, kanë qenë me frymë militante. Nuk është në parti, por ka babanë, gruan e të tjerë komunistë. Është nga familje luftëtarësh, vetë është njeri me shumë karakter, i qartë në mendime e ide, me moshë rreth 40 vjetëve, nga Çorrushi i Mallakastrës si origjinë, deputet po në Mallakastër.

Them se ky mund të ishte njeri që mund t’u bënte ballë, veçanërisht sofizmave të Partisë Demokratike. Kryetari i parlamentit, natyrisht ka detyrë të dëgjojë, por çdo tentativë për ta kthyer procedurën, për t’i shfrytëzuar në favor të kësaj apo asaj teze, ma merr mendja se ky është në gjendje t’u bëjë ballë.

Përsa i takon nënkryetarit, ta shikojmë mbas, keni ndonjë propozim më konkret ose Xhelili që i ka menduar. Atëherë le t’i thotë Xhelili këto që kanë menduar dhe pastaj të japim mendime./ Memorie.al

                                                               Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Gjyshi im, Haki Hoxha (Sytari), kur fliste për mjerimin e Shqipërisë nga komunizmi, kujtonte Hafiz Musa Dërgutin, që thoshte; Enver Hoxha asht qafiri biddin...”/ Historia e panjohur e klerikut të famshëm të Shkodrës

Artikuj të ngjashëm

“Në Kongresin e Paqes në Helsinki, Schoeman, foli kundër metodave që u përdorën ndaj delegacionit shqiptar…”/ Zbulohet korrespodenca e Enverit me filozofin anglez Berntrand Rasëll, në ’66-ën
Dossier

“Gjyshi im, Haki Hoxha (Sytari), kur fliste për mjerimin e Shqipërisë nga komunizmi, kujtonte Hafiz Musa Dërgutin, që thoshte; Enver Hoxha asht qafiri biddin…”/ Historia e panjohur e klerikut të famshëm të Shkodrës

August 20, 2026
“Lidhur me grevën e Sindikatave, i dhashë udhëzimet kryeministrit Fatos Nano, por ne s’duhet ta ndërpresim veprimtarinë tonë komuniste…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë, në mbledhjen e Byrosë, 11 prill ‘91
Dossier

“Lidhur me grevën e Sindikatave, i dhashë udhëzimet kryeministrit Fatos Nano, por ne s’duhet ta ndërpresim veprimtarinë tonë komuniste…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë, në mbledhjen e Byrosë, 11 prill ‘91

August 21, 2026
“Kur m’i dogjën librat e bibliotekës, njitu para fshatit, arrita të shpëtoj këto copa dhe thoja njerëzve: më ndihmoni t’i shpëtoj librat e mi…”/ Historia e panjohur e Imam Musa Hoxhës të Shkodrës
Dossier

“Kur m’i dogjën librat e bibliotekës, njitu para fshatit, arrita të shpëtoj këto copa dhe thoja njerëzve: më ndihmoni t’i shpëtoj librat e mi…”/ Historia e panjohur e Imam Musa Hoxhës të Shkodrës

August 21, 2026
“Në 1959, Adem Demaçi e ka pranuar para hetuesve, se u kishte sugjeruar shokëve për të vrarë Dushan Mugoshën dhe Fadil Hoxhën e, pas atentatit, t’u vihej një…”/ Ana e panjohur e ish-udhëheqësit të Kosovës
Dossier

“Në 1959, Adem Demaçi e ka pranuar para hetuesve, se u kishte sugjeruar shokëve për të vrarë Dushan Mugoshën dhe Fadil Hoxhën e, pas atentatit, t’u vihej një…”/ Ana e panjohur e ish-udhëheqësit të Kosovës

August 20, 2026
“Për 18 muaj, agjentët e Sigurimit me ndihmën e KGB-së, kishin transmetuar mesazhet mbi të cilat bazoheshin vendimet amerikane…”/ Si dështuan misionet për rrëzimin e Enver Hoxhës në vitin 1953
Dossier

“Për 18 muaj, agjentët e Sigurimit me ndihmën e KGB-së, kishin transmetuar mesazhet mbi të cilat bazoheshin vendimet amerikane…”/ Si dështuan misionet për rrëzimin e Enver Hoxhës në vitin 1953

August 18, 2026
“Kur kryepeshkopi i Greqisë Serafim, takoj në Athinë në ’93-in R. Karaxhiçin dhe ky donte t’i puthte dorën, kryepeshkopi i tha; unë duhet të puth këmbët e tua, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur  
Dossier

“Grekët jo vetëm që e realizuan dëshirën e tyre për çrrënjosjen e elementit shqiptar të Çamërisë, por me taktikën dhe metodën e tyre të zakonshme, bënë…”/ Çfarë shkruante gazeta “Dajti” në vitin 1924?

August 17, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme